KESHILLAT E DJALLIT nga Dio Gelev (volumi i dyte)
-Nese nuk keni ndonje gje te mire per te thene per njerezit, ejani te rrime bashke.
-Kot perpiqeni ti mesoni njerezit jo rralle mund tju ndodhe qe kur ju i tregoni Henen, ata te mos shohin Henen por gishtin tuaj.
-Individualiste te te gjithe botes bashkohuni, ju skeni cfar humbisni pervec personalitetit tuaj.
-Hidhu perpjete sa te duash gjerat do te vene atje ku duhet dhe kur ti ja keput gjumit.
-Jo te gjithe paragjykimet duhen vene ne diskutim. Mbase shumica e tyre jane te drejte. P.sh ndoshta qente mbajne vertet ere, apo te gjithe pushtetaret vjedhin ose te gjithe politikanet genjejne.
-Kot perpiqeni te sajoni dicka nga asgje! (Me perjashtim te ndonje politikani).
-Nese bini ne nje grope ku nuk ka asgje dhe nuk dilni dot qe andej, vazhdoni te germoni se dicka do te gjeni. Ai qe e kishte hapur nuk e kishte hapur kot!
-Mos harroni! Ne kemi lindur vetem per vete. Kush nuk ka kuptuar kete ska kuptuar asgje.
-Vajza te pamartuara! Eshte me mire nje fjale e ashper nga burri, sesa nje fjale e bute nga vellai.
-Sa me injorante te jeni, aq me shume do tju pelqeje Bibla.
-Ruhuni nga te cmendurit e ditur!
-A doni te beheni poet? Bini ne dashuri!
-Gra te dashura! Doni sdoni, por burri duhet te jete kudo dhe kurdohere i pari. Perse? Sepse eshte ai qe u krijua i pari dhe eshte po ai, qe i dha jete gruas nepermjet brinjes se vet.
-Krijues! Komedite shkruajini mire. Nuk eshte aspak e bukur qe me to te qeshin, kur te lexohen apo te shfaqen!
-Beni si te beni dhe blijeni nje ore diellore. Ajo perben nje kollajllek te madh. P.sh. ajo te tregon...kur eshte dite dhe kur eshte nate.
-Gra, vetem dy lloj burrash ka: Burra te vdekur dhe burra vdekjeprures.
-Beni si te beni dhe zini nje dashnor(e)! Ai (ajo) do ti jape jete jetes tuaj dhe do tju beje te harroni jeten qe jetoni.
-Arin provoje me zjarr, gruan me ar dhe burrin me grua.
-Hiqni dore nga koprracia!Ckuptim ka te jetoni te varfer dhe te vdisni te pasur?!
-Njerez nuk jeni as te perjetshem dhe as te pazavendesueshem. Jeta duhet menduar si puna me turne: Mbaro turnin dhe leri vendin tjetrit.
Krijoni Kontakt