Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Pėr Inatin Tim

    PĖR INATIN TIM


    Pėr inatin tim
    po bėhesh mė e bukur,
    Me ata sy jeshilė
    si thellėsia e deteve!
    Pėr inatin tim
    vjeshtės i dhe urdhėr,
    Tė ndalojė pėrkohėsisht
    bjondimin e pemėve!

    Pėr inatin tim
    vazhdon tė mė duash,
    Qė tė mė largosh
    nga krahėt e erėrave!
    Ti po bėn atė
    qė bėri Odiseu,
    Pėr tė mos dėgjuar
    kėngėn e sirenave!

    Pėr inatin tim
    po bėhesh mė e vogėl,
    Madje vetėm me ndryshimin
    e formės sė flokėve!
    Pėr inatin tim
    seē ke njė tė qeshur,
    (Niagara do kish zili
    po ta dėgjonte!)

    Pėr inatin tim
    vazhdon tė mė puthėsh,
    Duke larguar prej meje
    gjithė dimrat!
    Pėr inatin tim
    vazhdon tė mė mundėsh,
    Duke bėrė atė qė bėjnė
    vetėm tigrat!
    26 tetor 2005

    RIPI PREJ LĖKURE


    Nuk e di ē’i shkrepi njė ditė,
    Mė solli njė rip prej lėkure!
    Mė shihte nė sy duke pritur,
    Njė fjalė, apo ndoshta njė puthje!


    Ndėrsa unė zgjodha tė parėn,
    (Jo se ,nga puthjet,do ndahem!)
    Dhe ia kthej pas pak i menduar:
    -Tani,po,mund tė varem!

    26 tetor 2005

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Te dobeta.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63
    ERË BRENDA ERËS
    -një gruaje të divorcuar-

    Ty-Zoti,
    Nuk mund të të dënojë
    Dy herë,
    Për të të bërë grua!

    (Kam thënë,
    Ti je ajo reja në qiell,
    Që bëhet pulëbardhë
    Sapo e prek me duar!)

    Ty-fati,
    Nuk mund të të burgosë
    Dy herë,
    Duke të vënë prangat!

    (Kam thënë,
    Ti je ajo era brenda erës,
    Siç janë vetëm të dashurat!)

    Ty-vdekja,
    Nuk mund të të vdesë
    Dy herë,
    Duke prishur ekuilibrin e tokës!

    (Kam thënë,
    Ti je edhe Ekuadori,
    Edhe Poli i Veriut të botës!)

    25 tetor,2005

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63
    NËSE DO MË PYESNI




    Nëse do më pyesni
    kujt i ngjaj më shumë,
    Unë them,xixëllonjës,
    që kurrë s’fjeti!
    Gjysma e saj e shuar
    jam unë,
    Gjysma që ndriçon
    është poeti!

    27 tetor,2005

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63
    OTELLOJA I BARDHË


    Pas borës që ra,
    doli dielli,
    I kuq në fytyrë,
    i përflakur!
    Filloi ta shkrijë,
    që mos e shkelin,
    Këmbët e tokësorëve
    të përbaltur!


    Edhe dielli,
    E paska një të dashur!

    29 tetor,2005

  6. #6
    ** ParT oF mY LiFe ** Maska e LoveLyBruneTT
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    *** Same plaCe I was Last niGht ***
    Postime
    805

    Korce moj e mira moj, ( ja tha po kujt ja tha) lol

    Zoti Skender Nderime dhe respekte nga ana ime, kam kohe qe nuk kam lexuar nga poezit tuaja, Hera e fundit mbaj mend ka qene para 6 - 7vjetesh ne Korce mbasi merresha shpesh me aktivitet qe ju organizonit tek ( Pallati i kultures) per festen e nenave mbremje qendrore etj etj, por ju keni punuar me shume te rinj dhe te reja so anyway kam qene (nxensja juaj) eh me nostalgji i kujtoj ato kohe....... so shkruani me shume....... Ju uroj shendet.
    ****************************************

  7. #7
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    te bukura poezite Skender; urime!





    P.S. Lovely, aman po deshe shkruaj ne forum pa e bere tekstin me lloj-lloj ngjyrash, bold, zmahuar, etj, keshtu sic shkruajme ne te tjeret, se 2 sy mezi i kemi, gjynah te na shkojne jabana. Flm shume per mirekuptimin.

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga SkenderRusi
    NĖSE DO MĖ PYESNI




    Nėse do mė pyesni
    kujt i ngjaj mė shumė,
    Unė them, xixėllonjės,
    qė kurrė s’fjeti!
    Gjysma e saj e shuar
    jam unė,
    Gjysma qė ndriēon
    ėshtė poeti!


    27 tetor,2005

    shume bukur Skender. Flm

Tema tė Ngjashme

  1. Hiqet pezullimi i Greqise nga FIFA !
    Nga bayern nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 14:57
  2. Si e shpjegoni dhunėn dhe inatin?
    Nga Cosmopolitan nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-06-2006, 18:01
  3. Klubi i Milanistėve #14
    Nga StormAngel nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 18:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •