Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime

    Tregon Nesti Kėrenxhi..

    panorama

    ---------

    dossier

    Zbulohen dorėshkrimet e fundit tė ish-anėtarit tė Byrosė Politike, Kėrenxhi, ku rrėfen njohjen dhe vlerėsimet e tij pėr udhėheqėsin komunist qė nga Lufta


    Nesti Kėrenxhi: “ Enveri mė urdhėroi tė kontrolloj xhepat e kufomės sė Nako Spirut nė spital”

    Nesti Kerenxhi

    Nesti Kėrenxhi, njė nga krijuesit dhe drejtuesit e parė tė Sigurimit tė Shtetit, i dėnuar dhe persekutuar nga Enver Hoxha, vetėm pak vite para vdekjes, i bėn “radioskopinė” komunizmit shqiptar deri nė ditėt e fundit tė tij. Pak ditė mė parė u zbuluan disa dorėshkrime, qė i pėrkasin viteve 1991-1992, ku ish- anėtari i Byrosė Politike, pėrveē tė tjerave, analizon edhe ndryshimet qė ndodhėn nė fund tė viteve “80-tė nė vendin tonė dhe Evropėn Lindore. Interesante janė pėrsiatjet e tij pėr figurėn e Enver Hoxhės, tė cilėn e “zbardh” nė njė kėndvėshtrim tė ri... Kur bashkė me Naxhie Dumen, bashkėshorten e Kėrenxhit, po redaktonim e korrigjonim bocetat e librit gati tė pėrfunduar me titull ”Njė grua e kohės sonė”, ku shpaloset intervista e gjatė e Naxhie Dumes dhe burrit tė saj Nesti Kėrenxhi ish-pjesėtar i lartė nė kupolėn komuniste shqiptare, rastėsisht, duke seleksionuar fotot e albumit familjar dhe disa dokumente tė arkivit personal tė Nesti Kėrenxhit, gjeta dorėshkrimet autentike tė autorit me laps nė dy variante dhe, pasi i pashė vlerat e tyre, me lejen e zonjės Naxhie Dume, vendosa t“i botoj nė gazetėn “Panorama”. gj.t.

    “Ndoshta dy vjet mė parė, megjithėse kjo nuk ka edhe ndonjė rėndėsi tė veēantė pėr ēka do tė shkruhet me poshtė, nė manifestime tė ndryshme masive, qė zhvilloheshin nė vende tė ndryshme tė Evropės Lindore, me kėrkesat pėr mė shumė liri e demokraci, shpalosej madhėshtore edhe njė parullė impresionante: “Proletarė tė tė gjithė vendeve na falni! ”Doemos, lajmet e dhėna nė ato vite ishin shpresėdhėnėse, tronditėse, veē tė tjerash, pėr kėtė parullė tė re, tronditėse do tė thoja, mė bėri shumė pėrshtypje, e them se pėr kushtet dhe gjendjen time, ky sllogan i ri, mė bėri mė shumė kureshtar se ēdo lajm tjetėr i atyre viteve pėr anėn e veēantė tė tij. Mė shumė se vetė lajmi pėr rrėzimin e Murit tė Berlinit, dhe kjo, jo sepse Muri i Berlinit ishte nė moshė mė tė re se parulla e famshme e shkruar nė mbyllje tė Mansifestit Komunist; as sepse Muri i Berlinit, ky simbol i shtypjes, i diktaturės, i krimit, i gėnjeshtrės dhe i mashtrimit diktatorial nuk ka se si krahasohet me bashkimin e proletariatit, me qėllimet e kėtij bashkimi, duke lėnė mėnjanė tė pėrbashkėtėn e tyre, ideologjinė; as edhe pse rreth 143 vjet mbas Marksit dhe Engelsit, gazeta “Zėri i Popullit”, organi qendror i PPSH, mban ende nė ballė po atė parullė, ashtu si gjatė gjithė ekzistencės sė saj, sepse nė kuadrin e vazhdimėsisė dhe tė rinovimit, ky organ, njė mėngjes tė bukur, do tė dalė me tė njėjtin emėr, por pa parullėn-thirrėse, tė njohur si kushtrim tė proletariatit botėror. E pra, pėrshtypja ėshtė mė e madhe, sepse mė pėrforcoi bindjen se jo vetėm nė vende tė tjera, por edhe te ne ishte imperative kėrkesa drejtuar popullit qė tė na falė: “Shqiptarė tė tė gjitha viseve, na falni!” A nuk do tė tingėllonte shumė fisnike kjo thirrje-kėrkesė e re! Dhe tė na falė, jo vetėm ne iniciatorėt e krijimit tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, qė kemi mbetur ende gjallė nga tė “200 petritat” zemėrplasur e sakatosur, syrgjynosur e burgosur (pėrjashto ata tė paktė bashkėpunėtorė tė ndėrtimit tė Shqipėrisė sė re socialiste, sipas mėsimeve tė “arkitektit tė ndritur” Enver Hoxha, por tė gjithė tė zhgėnjyerit e tjerė). Unė, patjetėr, ashtu si shumė shokė tė mi, faljen e kam kėrkuar heshturazi, nė zemėr tė pėrsėritur ashtu si rrahjet e saj sa herė mė dalin parsysh pasojat e rėnda tė asaj kohe qė Enver Hoxha e ka quajtur me mburrje “Kur hidheshin themelet e Shqipėrisė sė Re” dhe qė duhet quajtur: kur ēeleshin konturet e greminės sė re, kur ne, me atė sinqeritetin e kohės, moshės dhe zemrėn e ēiltėr ishim tė bindur se punonim e luftonim pėr lirinė, demokracinė, mirėqenien e, siē thoshim atėherė: pėr bukė, paqe e liri. Thirrja “Proletarė tė tė gjithė vendeve na falni!” i shtoi dhe po i shton radhėt e tė zhgėnjyerve. Me mijėra komunistė e anėtarė partie dorėzojnė sot teserat e Partisė, shumė tė tjerė, punėtorė, fshatarė, intelektualė nuk besojnė mė nė ideologjinė gėnjeshtare tė PPSH, nė demagogjinė e paskrupull tė saj, nė mashtrimet dhe gėnjeshtrat e Enver Hoxhės dhe sahanlėpirėsve tė tij bashkėfajtorė. Fushata pėr rinovimin e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, e filluar para Kongresit tė saj tė 10-tė, synonte tė ndalonte hemorragjinė e saj tė brendshme, shthurjen e saj, por pa dobi. Parapėrgatitja ose mė mirė pėrpunimi i opinionit tė brendshėm dhe tė jashtėm pėr orientimin e Kongresit tė 10-tė tė PPSH, lidhur me kėrkesėn pėr falje popullit pėr bėmat e “ndritura” (Intervista e Spiro Dedes) synonte tė shpėtohej ēka mund tė shpėtohej nga ajo qė tashmė e ka marrė tė tatėpjetėn. Nuk mund tė merret si njė pėrpjekje e pastėr, e tė pranohet si falje, njohja nė atė masė tė tė metave, gabimeve, krahas tė ashtuquajturit qėndrim kritik tė mbajtur ndaj figurės sė Enver Hoxhės. Jo! Kurrėsesi, jo! Pėrkundrazi, kėtu kemi tė bėjmė thjesht e vetėm me njė mashtrim. Me pėrpjekjen pėr vazhdimėsi tė PPSH enveriste, pa Enver Hoxhėn, por me Sekretar tė Pėrgjithshėm tė PPSH, Ramiz Alinė. Askush mė mirė se Kongresi i 10-tė i PPSH, nuk mund t’i drejtohej popullit dhe partisė pėr falje, pėr ndjesė, pėr njė rėnie mė gjunjė si fėmija miturak pėrpara nėnės. Vetėm ai i kish tė gjitha mundėsitė dhe atributet e plota, madje kishte nė dispozicion arkivin e KQ tė PKSH dhe PPSH, qoftė edhe atė pjesė tė pa zhdukur apo tė pa pėrpunuar (siē thuhet) pėr tė goditur drejtpėrsėdrejti, punėn shkatėrrimtare 47- vjeēare tė sistemit diktatorial stalinisto-enverian, pėr tė pėrcaktuar rolin e figurės sė Enver Hoxhės nė kėtė gjysmė shekulli tė sundimit tė perandorisė sė tij e tė lakejve tė tij: tė gėnjeshtrės, mashtrimit, frikės, tmerrit, shtypjes, krimit, dhunimit, zhdukjes sė njerėzve dhe tė debatit e tė sė drejtės sė fjalės e tė shtypit tė lirė, tė shkatėrrimit sistematik tė personalitetit tė njeriut e shpėrfytyrimit tė shoqėrisė etj. Por le tė mos keqkuptohemi, askush prej shqiptarėve nuk duhet dhe nuk ėshtė pėr njė pėrgjegjėsi kolektive me diktatorin Enver Hoxha, ashtu siē mund ta konceptojnė ose ta dėshirojnė pasonjėsit e tij. Vetėm ish-sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, Ramiz Alija, i cili zakonisht i lėkundur nė shumė ēėshtje, duket se pėrsėri ashtu i lėkundur, kėrkon rrugėdalje pa u lagur dhe kujton se po e gjen atė, me lėnien e pėrcaktimit tė figurės sė Enver Hoxhės nė dorė tė historisė. Me tė drejtė pyes: tė cilės histori? Tė asaj historie qė bėn populli me punėn, guximin dhe gjakun e tij, apo tė historisė qė mundohen tė bėjnė liderat, pseudoliderat, udhėheqėsit, pseudoudhėheqėsit, diktatorėt, mikrodiktatorėt, diktatorucėt, tė cilėt duhen quajtur, pa ngurruar, me emrin e tyre. Ndaj populli, i cili vuajti, vuan dhe do tė vuajė edhe pėr njė farė kohe nga bėmat e mbrapshta tė Enver Hoxhės, ka ende tė gjalla shumė kujtime qė nuk po ia lė historisė t’i gėrmojė dhe interpretojė, pėrkundrazi, me ēdo mjet po i denoncon sheshit, pėr ditė nėpėr sheshe. Sa kujtime kemi ne qė e kemi njohur Enver Hoxhėn pak si shumė nga afėr, kur atė ende nuk e njihte vetė e shoqja dhe bashkėfajtorja e tij, Nexhmija. Por a do tė mundemi ne vallė, t’i japim me njė herė, notėn qė i takon, vendin e merituar nė histori, t’i bėjmė tė njohura vetėm me vėrtetėsi, pa ndikime, fėrkime, frikėsime e imponime publike nga njerėz ordinerė qė do tė shfaqen e do tė na shiten si martirė tė diktaturės, si “demokratė” tė kulluar, si njerėzit mė tė pėrgjėruar pėr tė vėrtetėn. Besoj se jo. Do tė na duhet edhe shumė kohė ta presim kėtė ēast. Sepse nuk ka autoritete, personalitete, institucione, nuk ka dėshirė e guxim qė tė mund ta kryejnė kėtė aksion tepėr tė vėshtirė. Gjithsesi, do tė pėrpiqem tė pėrmend me vėrtetėsi shumė fakte pėr ēka ėshtė shkruar nė tė kaluarėn dhe tė vėrtetoj edhe njė herė me shumė sinqeritet se kush ėshtė Enver Hoxha, cila ėshtė fytyra dhe karakteri i tij tinzar”.

    Si u ngrit nė krye tė komunistėve shqiptar Enver Hoxha
    “E kam njohur Enver Hoxhėn qė nė Korēė, kur jepte mėsim nė Liceun Francez me orė tė reduktuara, si pedagog i jashtėm. E kam njohur edhe mė luftė, kur ndodhej nė Qarkun e Korēės. Kam qenė i pranishėm nė servilizmat patologjike tė tij ndaj Svetozar Vukmanoviē Tempos nė Kucakė, si dhe ndaj Miladin Popoviēit e Dushan Mugoshės nė Kucakė e nė Vithkuq. E kam parė nė Konferencėn e Parė tė Vendit tė PKSH, nė Labinot, kur me gjithė kėmbėnguljen e madhe tė Miladin Popoviēit pėr ta zgjedhur Enver Hoxhėn Sekretar tė Pėrgjithshėm, delegatėt e Konferencės e kontestuan propozimin e Miladinit pėr zgjedhjen e tij si Sekretar tė Pėrgjithshėm dhe kėrkuan qė nė vend tė tij tė zgjidhej Koēi Xoxja, megjithse ai nuk ishte i pranishėm, sepse ndodhej i burgosur nė Burgu e Ri nė Tiranė, ku ishte dėnuar me vdekje dhe nga ku ai dhe 27 tė burgosur tė tjerė u arratisėn nga tuneli i nėndheshėm i hapur nga vetė tė burgosurit politikė tė drejtuar nga Koēi Xoxja. Nė kėtė kohė, atdhetari i madh Enver Hoxha, i cili nuk kishte asnjė aktivitet tė shquar luftarak personal, ēka nė kohė lufte ky fakt ishte shumė i rėndėsishėm, propozoi sho-kun J.B.Tito pėr Sekretar tė Pėrgjithshėm tė PKSH, duke lėnė gojė hapur tė gjithė delegatėt me menēurinė dhe nė tė njėjtėn kohė me servilizmin e tij. A nuk flet ky fakt pėr atė qė Enver Hoxha nuk kishte asnjė lloj ndjenje atdhetarie. E kam parė nė Panarit, nė dimrin e 1943-1944, kur i kishin rėnė puplat dhe ngrehosja e vetėkėnaqėsisė karakteristike tė tij, kur Grupi operativ i Shtabit tė Pergjithshėm, jo vetėm pa drejtimin e tij nxorėn tė pa prekura nga rrethimi i madh asgjėsues gjerman i Operacionit Armik tė Dimrit, kur ai u kthye i turpėruar nga inkursioni “Triumfator i Martaneshit” dhe ku kryesisht pėr faj tė tij, Shtabi i Pėrgjithshėm i UANĒ i shkėputi tė gjitha lidhjet me forcat kryesore tė ushtrisė dhe me zor kaloi lumin Shkumbin, nė njė kohė kur nė zonėn e Martaneshit, Shpiragut, Arbanės, Shėn-gjergjit e Pezės kishte dy brigada sulmuese, Grupin e Elbasanit dhe Grupin e Pezės dhe nuk mundi tė lidhej me to e me ndihmėn e tyre tė siguronte kalimin nė Jug tė vendit, por gati sa nuk u asgjėsua efektivi kryesore i Shtabit tė Pėrgjithshėm. Kam pasur fatin e madh ta shoh nė Plenumin e Dytė tė KQ tė PKSH tė Beratit kur raporti politik i pėrgatitur nga Sejfulla Maleshova ia bėnte kurrizin mė tė butė se barkun, por askush nuk kishte synim ta izolonte Enver Hoxhėn, pėrkundrazi, ai pas Beratit, me miratimin e KQ tė PKSH u shpall Kryeministėr, Gjeneral-kolonel, Komandant Suprem, Sekretar i Pėrgjithshėm i KQ tė PKSH e plot ofiqe tė tjera. Pa shikoni ju lutem se ēfarė kameleoni tregohet Enver Hoxha thuajse nė tė gjitha rastet kur ai pėrgatitet pėr tė ngritur kurthe apo komplote makabre pa kursyer askėnd.

    Propozimi nė Plenumin e 8-tė tė KQ tė PKSH, qė Tito tė njihej si Sekretar i Parė
    Unė, edhe sot e kėsaj dite, nuk arrij ta konceptoj qartė nė logjikėn time qėndrimin politik, ideologjik, atdhetar, partiak e moral tė Enver Hoxhės, si dhe propozimin e shfaqur rishtaz nga ana e tij nė Plenumin e 8-tė tė KQ tė PKSH, qė shokun J.B.Tito, ne duhej ta konstutionim si Sekretar tė Pėrgjithshėm tė KQ Partisė Komuniste Shqiptare, ndėrsa atė (Enver Hoxhėn) si zėvendės tė tij nė Shqipėri! Marrėzi dhe poshtėrsi mė tė madhe unė nuk kam dėgjuar kurrė nga goja e ndonjė politikani shqiptar i ēfarėdo spektri politik qoftė! Kjo ėshtė e shkruar siē thotė populli, e zezė mbi tė bardhėn, nė proces–verbalin e mbledhjes sė Plenumit tė KQ tė PKSH, nė qoftė se nuk mė ka lėnė kujtesa, e kam mbajtur unė personalisht, veē nė qoftė se nuk e kanė zhdukur ose falsifikuar. Dua tė theksoj dhe tė pyes me kėtė rast pėr dokumentet themelore tė historisė tė PKSH, PPSH, Historisė sė Shqipėrisė, ku janė dokumentet si: proces-verbali i Mbledhjes Themeluese tė PKSH? Do tė thoni ju, e ka sekuestruar policia sekrete italiane gjatė njė aksioni “blic”. Bukur! Po pse nuk ėshtė kėrkuar nė arkivat italiane? Ku ndodhen materialet origjinale tė Konferencės sė Parė tė Vendit, ku kontestohet zgjedhja e Enver Hoxhės si Sekretar i Pėrgjithshėm dhe propozohet pėr kėtė post Koēi Xoxe? Pse nuk botohen origjinalet e tyre apo pėr tė fshehur gjurmėt e punės sė dobėt tė Enver Hoxhės, Miladinit dhe Dushanit? Ku ėshtė? Pse nuk gjendet pas kaq vitesh, raporti politik i mbajtur nga Sejfulla Maleshova nė Plenumin e Dytė tė KQ tė PKSH tė Beratit? Apo mos vallė se ky ėshtė raporti mė analitik pėr veprimtarinė negative, fajet dhe gabimet nė vijėn politike tė Enver Hoxhės gjatė luftės? Ku janė materialet e Plenumit tė 8-tė tė KQ tė PKSH? Pse nuk janė pėrfshirė nė veprat e Enver Hoxhės tė plota, pse janė manipuluar deri nė atė farė feje. Mos vallė pėr tė fshehur gjurmėt e servilizmit tė tij, krupėndjellės? Shembuj tė tjerė tė kėsaj natyre besoj se nuk ėshtė nevoja tė rendis tė tjerė se ka me dhjetėra.

    “Vetėvrasja” e Nako Spirut dhe roli i Hoxhės
    Njėri nga problemet shumė seriozė dhe qė ka mbetur i mbėshtjellė me tymnajėn e spekullimit politik ėshtė vrasja, vetėvrasja apo eliminimi fizik i shokut tonė tė mrekullueshėm Nako Spiru. Kush e vrau Nako Spirun? Veli i mjegullės vazhdon ta mbulojė kėtė ēėshtje mjaft tė rėndėsishme. Nuk e di me saktėsi nėse deri mė sot, jurisprudenca, pra shkenca e drejtėsisė, a ka mundur ta pėrcaktojė ndarazi teorinė e saj, lidhur me vrasjen dhe vetėvrasjen e detyruar. Sigurisht qė ka mundur. Nėse e ka pėrcaktuar drejt raportin apo masėn e njėsimit apo tė barazimit midis vrasjes “proprement dite” (e thėnė pastėr) siē thotė frėngu dhe vrasjes me vetėvrasje tė detyruar!? Nako Spiru vrau veten se e detyruan, kjo tashmė dihet mirėfilli dhe ėshtė e vėrtetuar qartė, si njė e njė qė bėjnė dy. Atė, Nakon pra, e detyroi udhėheqja e Partisė, Byroja Politike e KQ tė PKSH (ashtu si funksiononte ajo nė atė kohė, e plotė dhe jo, me mbledhje tė planifikuara e tė paralajmėruara ose jo, me rend-dite tė caktuar ose tė rastit). A ėshtė rasti kėtu pėr ta mbyllur ēėshtjen, duke pėrcaktuar vetėm pėrgjegjėsinė kolektive, apo ka vend tė nxirret krahas saj dhe pėrgjegjėsia personale? Unė them po. Ka vend. Pėrgjegjėsia personale duhet kėrkuar vetėm te personi Enver Hoxha, sepse ai ishte Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė, Kryeministėr i padiskutueshėm dhe arsyetimet e mėvonshme tė tij, pėr rolin e Koēi Xoxes nė drejtimin e punėve tė Partisė, nuk pijnė ujė. Logjika e ftohtė e sendeve thotė: ēėshtja e Nakos, akuzat kundėr tij janė thjesht ekonomike. Ē“ka tė bėjė Koēi Xoxe kėtu? Nėse Byroja Politike e KQ tė PKSH nuk luante rolin e saj qė i takonte, siē pretendohet, pėrsėri faji nuk ėshtė i Koēi Xoxes, por ėshtė i tij, i Enver Hoxhės, i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KQ tė PKSH. Sekretar i Pėrgjithshėm i KQ tė PKSH nuk do tė thotė paprekshmėri, do tė thotė pėrgjegjėsi, do tė thotė pėrgjegjėsi nė shkallėn mė superiore. Pėrgjegjėsia e tij del qoftė edhe duke gjykuar mbi vetė paraqitjen e ēėshtjes nga ai personalisht, duke arsyetuar mbi bazamentin e ēėshtjes tė pėrgatitur nga dora vetė. Po ashtu, nga ky shkrim, del edhe ndonjė vlerėsim apo pėrshtypje e veēantė e imja, qė ka tė bėjė me metodat e ushtrimit tė presionit, me koordinimin e masave qė nga refuzimi i dhėnies sė afatit tė kėrkuar nga vetė Nako Spiru pėr shqyrtimin e ēėshtjes sė tij deri edhe nė dhėnien e urdhrit pėr vėzhgimin e Nakos nga organet e posaēme tė Sigurimit tė Shtetit. Si mund tė shpjegohet ardhja e vetė Enver Hoxhės bashkė me Koēi Xoxen nė sallėn e spitalit, ku bėheshin pėrpjekjet intensive pėr mjekimin e shpėtimin e tij. Sipas porosisė sė Enver Hoxhės, unė qėndrova nė spital deri nė fund tė mjekimit tė pasuksesshėm dhe pas vdekjes sė Nako Spirut, kontrollova xhepat e tij, ku gjeta vetėm teserėn e Partisė, letėr njoftimin dhe njė shami, tė cilat ja dorėzova tė gjitha Enver Hoxhės. Ja, pra, ky ėshtė Enver Hoxha. Tė detyron tė vetėvritesh e pastaj jep urdhėr tė kontrollohet edhe i vetėvrari dhe pastaj mblidhuni o burra ta qajmė. Pastaj ta zhvarrosim e ta pėshtyjmė. Pastaj ta rivarrosim e tė tjera. Pyes mė insistim, po kėto varrime e zhvarrime Koēi Xoxja i ka bėrė, vepėr e tij janė kėto? Po represioni i dhjetėfishuar ndaj komunistėve dhe masės sė gjerė tė kuadrove pas pushkatimit tė Koēi Xoxes vepėr e kujt janė? A nuk janė tė Enver Hoxhės me shokė?...

    vijon nesėr



    Kush ėshtė Nesti Kėrenxhi

    U lind nė Korēė, mė 5 shtator tė vitit 1920, familja e tij ėshtė me origjinė nga Vithkuqi, kurse babai i tij, Pilo Kėrenxhi, ka qenė shok me Mihal Gramenon dhe Spiro Bellkamenin dhe sė bashku me ta ka luftuar pėr pavarėsinė e vendit. Arsimin fillor, plotor dhe liceun francez i ka kryer nė vendlindje. Me lėvizjen komuniste ėshtė lidhur qė nė vitin 1936-1937, kur zhvillohej Lufta e Spanjės. Nė Grupin Komunist tė Korēės ėshtė lidhur qė nė muajin qershor-korrik tė vitit 1939. Ka marrė pjesė nė tė gjitha demostratat GKK kundėr pushtimit fashist. Qė me themelimin e PKSH ėshtė anėtar i saj. Me krijimin e qarkorit tė partise dhe atij tė rinisė ka qenė anėtar i tyre. Nė vitin 1942 u zgjodh sekretar politik i Komitetit Qarkor tė Rinisė. Nė Konferencėn e Parė tė vendit tė PKSH nė mars 1943 ėshtė njė nga 6 delegatėt e Qarkorit tė Korēės. Mė pas nė mbledhjen kombėtare tė rinisė zgjidhet anėtar i KQ tė RKSH. Me krijimin e brigadės sė 4-t sulmuese caktohet pėrgjegjės i sektorit politik tė brigadės. Me hapjen e kurseve tė kuadrove politikė tė ushtrisė nė Panarit tė Korēės u caktua pėrgjegjės i shkollės sė parė tė partisė. Prej kėtej niset pėr tė shkuar si pėrfaqėsues i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė shqiptare pranė Shtabit tė Pėr-gjithshėm jugosllav dhe mareshalit Tito. Nė plenumin e 2 tė KQ tė PKSH rizgjidhet anėtar i KQ tė PKSH. Pas ēlirimit caktohet nė detyrėn e zėvendėsdrejtorit tė Mrojtjes sė Popullit (Sigurimit tė Shtetit), ku drejtor ishte Koēi Xoxe, me unifikimin e Ministrisė sė Brendshme, mi-nistėr u emėrua gjeneral-lejtnant Koēe Xoxe dhe kolonel Nesti Kerenxhi. Mė vonė emėrohet ministėr i Bre-ndshėm dhe anėtar i Byrose Politike. Pas Kongresit tė Parė, ai dhe gruaja e tij, e cila ishte ministre e Arsimit dhe anėtare e KQ tė PKSH u pėrjashtuan nga tė gjitha funksionet qeveritare dhe partiake dhe filloi kalvari i gjatė i persekucionit enverist.



    Nesėr do tė lexoni

    Dėnimi dhe rehabilitimi i Koēi Xoxes
    Pėrse Xoxe, ndryshe nga sa shkruan Nexhmije Hoxha dhe Ismail Kadare, nuk ėshtė sllavo-maqedonas
    Si e njoftoi Enveri Kėrenxhin pėr arrestimin e Xoxes dhe persekutimet qė nisėn pas kėsaj
    Letra sekrete e njė vendi Perėndimor qė kundėrzbulimi shqiptar shtiu nė dorė nė Sofje pėrpara KGB-sė dhe si Enver Hoxha ja dorėzoi ministrit tė jashtėzakonshėm dhe fuqiplot sovjetik nė Tiranė

    --nga gazeta panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    dossier II

    Dorėshkrimi i Nesti Kėrenxhit/ Pėrse Nexhmija dhe Kadareja e quajtėn vllaho-sllav Koēi Xoxen dhe ēfarė i tha Enveri atij ditėn qė u arrestua


    Sekreti qė Enveri i shiti Stalinit, dhe dėnimi i ministrave tė Brendshėm tė Shqipėrisė, Hungarisė e Bullgarisė

    Nesti Kerenxhi

    Nesti Kėrenxhi, ish-shefi i parė i Sigurmit tė Shtetit, pas Luftės sė Dytė Botėrore, ka lėnė nė shėnimet e tij disa nga kujtimet rreth mėnyrės se si Enver Hoxha erdhi nė krye tė Partisė Komuniste Shqiptare dhe vėshtirėsinė nė tė cilėn u ndie ai nė Plenumin e 8 tė KQ tė PKSH nė Berat, nė vitin 1944. Kėto shėnime janė zbuluar kohėt e fundut nga bashkėshortja e tij, Naxhie Dume dhe Gjergj Titani. Nė gazetėn «Panorama», dje, ėshtė zbardhur fakti se sipas Kėrenxhit, Enveri nė atė plenum, kishte hedhur idenė absurde qė tė njihej si Sekretar i Parė i KQ tė PKSH, Josif Broz Tito, njė propozim tė cilin ai e quan «tejet antikombėtar». Rrėfimi mė i dhimbshėm ėshtė ai mbi momentin kur i urdhėruar nga Hoxha, shkoi nė spitalin ushtarak, pak minuta pasi kishte vdekur Nako Spiru, dhe i kontrolloi atij xhepat… Nė numrin e sotėm tė gazetės «Panorama», ku botohet pjesa e dytė e kėtij materiali, qė ėshtė shkruar nga Nesti Kėrenxhi, gjatė viteve 1991-1992, «flitet» kryesisht pėr figurėn e ish-shefit tė tij, Koēi Xoxes. Pėrse u tentua pėr shumė vite qė tė hidhej baltė mbi kėtė figurė tė komunizmit shqiptar gjatė jetės dhe sidomos pas vdekjes sė tij. Cila ishte origjina e tij e vėrtetė dhe cilat janė arsyet qė Nexhmije Hoxha dhe Ismail Kadare e quanin «Vllaho-sllav», ide qė ka lindur pas takimit tė Enver Hoxhės me Stalinin nė Moskė. Kush ėshtė fisi patriotik i Koēi Xoxes, formimi intelektual dhe karriera komuniste e tij qė nė vitet “30-tė nė Shqipėri. Ēfarė i tha Enver Hoxha Nesti Kėrenxhit ditėn e arrestimit tė shefit tė tij? Si Tito i hapi luftė «zeusit» Stalin dhe pasojat nė vendin tonė. Letra sekrete qė Sigurimi i Shtetit «kapi» nė njė rezidencė diplomatike nė Sofje nė vitin 1948, pėrpara KGB-sė, ku kėrkoheshin lidhjet e ministrave tė Brendshėm tė Bullgarisė, Hungarisė, Ēekosllavakisė dhe Shqipėrisė me Jugosllavinė armike nė atė kohė me Stalinin. Si Enveri ja shiti kėtė informacion rusėve dhe pasojat fatale pėr kėta ministra. Kėto dhe mjaft zhbirime tė tjera interesante pėr kohėn kur Kėrenxhi ishte «kapo» i Sigurimit tė Shtetit do tė lexoni nė pjesėn e dytė tė dorėshkrimit tė tij zbuluar ditėt e fundit.
    Prof. As. Dr. Gjergj Titani

    vijon nga numri i kaluar

    « Sa shumė ėshtė folur pėr dėnimin dhe faljen e veprimtarisė sė Koēi Xoxes. Fushatė mė tė egėr pėr nga presioni policesk, madje brenda partisė; mė tė gjatė pėr nga shtrirja kohore gati 56- vjeēare; mė diskreditonjėse me mashtrime, shpifje e falsifikime; mė diskriminonjėse me tė pavėrteta monstruoze, me tė vėrteta qė nuk i takonin atij, por Enver Hoxhės, por edhe me gėnjeshtra, mashtrime, shpifje, akuza nga mė djallėzoret etj. Kryqėzatė tė tillė tė egėr nuk ka pasur kurrė asgjėkund. E shtrirė nė kohė, ajo mund tė quhet njė fushatė e tejzgjatur dhe e pambarim gjysmė shekullore, duke djegur heretikėt nė zjarrin e inkuizicionit enverist. Jo vetėm politikanėt, propagandistėt e KQ tė PPSH, por edhe shkrimtarėt si psh., Ismail Kadareja qė u ruhet shumė pasaktėsive historike e nxjerr Koēin Xoxen «dy thika tė kryqėzuara», tash sė fundi me origjinė tė dyshimtė sllavo-maqedonase?! Kur dihet mirėfilli se ai ėshtė nga lokaliteti i Negovanit, i cili ėshtė i banuar nga shqiptarė tė mirėfilltė e tė pastėr etnikisht, ai ėshtė nga vendi dhe fis i afėrt i Papa Kristo Negovanit i therur nga grekėt pėr shqiptarizėm tė pastėr. Nė Negovan, ku ka qenė mėsues i shkollės sė fshatit Petro Nini Luarasi e mė pas gjyshi i Koēit, Sotir Xoxe, i cili, veē tė tjerash, ka qenė drejtor i shkollės, kryeplak i fshatit, anėtar i kėshillit tė pleqėsisė tė fshatit etj. Petro Nini Luarasi dhe Sotir Xoxja kanė qenė delegatė nė tė dy Kongreset e Manastirit, ēka flet pėr influencėn e tij nė bashkėsinė e shqiptarėve qė banonin nė kėtė rajon tė Greqisė. Ndoshta burimi i pėrcaktimit tė pavėrtetė qė jep Ismail Kadareja pėr origjinėn e Koēi Xoxes nė atė variant tė librit tė vet, merr shkas nga takimi i dytė i Enver Hoxhės me Stalinin nė Moskė? Pėr ēudi, kėtė variant tė gėnjeshtėrt tė origjinės sllavo-maqedone tė familjes Xoxe e pėrmed diku qėllimshėm edhe Nexhmije Hoxha, e cila vetė ka lindur nė qytetin e Manastirit sllavo-maqedon, ēka nuk do tė thotė kurrėsesi se ajo ėshtė me origjinė sllavo-maqedone!? Atėherė pse Koēi Xoxja duhet tė jetė sllavo-maqedon? Pėrse ta ketė bėrė N. Hoxha kėtė deklarim, i cili nė vetvete nuk e ngarkon kurrėsesi me pėrgjegjėsi politike Koēi Xoxen? Arsyeja e vetme e kėsaj shpifjeje tė qėllimshme ėshtė qė Koēi Xoxe tė paraqitet jo si shqiptar! Tė paraqitet si i huaj! Veē kėtyre manipulimeve tė qėllimshme denigruese pėr kėtė figurė tė rėndėsishme tė lėvizjes komuniste e punėtore nė Shqipėri, pėr Koēi Xoxen fliten lloj-lloj shpifjesh si njeri pa vlera kulturore, teneqexhi i rėndomtė, kriminel e tė tjera, ēka nuk i pėrgjigjen nė asnjė mėnyrė realitetit. Sė pari, ai ishte njeri babaxhan e aspak kriminel.

    Formimi dhe karriera komuniste e Xoxes
    Grupi Komunist i Korēės e zgjodhi pa ngurrim kryetar tė tij dhe tashmė dihet se GKK nuk e kishte nė asnjė periudhė tė veprimtarisė sė vet, nė praktikėn e tij terrorin dhe krimin. Kjo praktikė u zbatua kur nė krye tė PKSH ishte Enver Hoxha e kur Koēi ndodhej nė burg. Gjatė luftės nuk ka asnjė rast tė vetėm qė tė jetė dėnuar kush me vdekje, apo qė tė jetė eliminuar pas shpine me urdhėr tė Koēi Xoxes, si nė ato raste qė urdhėrontė Enver Hoxha me Miladin Popoviēin e Dushan Mugoshėn. Pas Ēlirimit tė vendit nga okupatorėt nazi-fashistė, kurrėsesi nuk ėshtė bėrė asnjė veprim, arrestim, pushkatim, dėnim, sekuestrim e kėshtu me radhė, pa lejėn e Byrosė Politike dhe platformės sė saj, si dhe pa dijeninė e Enver Hoxhės. Ēdo deklarim i kundėrt me kėto qė po them unė janė shpifje apo mashtrime tė qėllimshme. Koēi Xoxe nuk ishte injorant, pėrkundrazi, ai njihte disa gjuhė tė huaja, ēka i kishte dhėnė kėtė mundėsi rajoni shumė gjuhėfolės, ku ishte lindur e rritur ai deri nė moshėn 18-19-vjeēare. Ai ishte njė nxėnės studioz i shkėlqyer, ēka vėrtetohet nga regjistrat shkollore e shumė dokumente tė tjera arkivore tė kohės. Ai ishte sportist i mrekullueshėm. I qeshur, i dashur dhe i shkueshėm me shokėt e tė gjitha shtresave; studionte pa u lodhur literaturė marksiste e pėrparimtare, perfeksionohej nė mėsimin e gjuhėve tė huaja e sidomos tė asaj frėnge ēka vėrtetohet edhe nga praktika zyrtare e korrespondencės me vendet e huaja kur ishte ministėr i Brendshėm apo Sekretar Organizativ i PKSH si dhe tė tjera fakte si kėto i dimė shumė mė mirė ne qė e kemi njohur nė rini e jetuam me tė nė luftė, nė burgje dhe pas lufte nė funksione shumė tė larta partie dhe qeveritare. Por, po i largohem kėtij fakti se do tė duket sikur unė po bėj biografinė e Koēi Xoxes, ndėrsa qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė krejt tjetėr, por nė funksion edhe tė kėtyre shtrembėrimeve banale tė Enver Hoxhės dhe shumė shokėve dhe shoqeve tė tij.

    Figura e Enver Hoxhės pėrballė asaj tė Koēi Xoxes
    Nė kėto kushte, dėnimi i Koēi Xoxes nuk duhet tė merret i shkėputur nga dėnimet e shumta qė u dhanė nė vendet e Evropės Lindore, pėrkundrazi. Nėse kėshtu, dėnimet qė iu dhanė atij, duhet tė ishin kufizuar vetėm me ato masa qė u vendosėn nė Plenumin e Xl-tė tė KQ tė PPSH pra: pėrjashtimi i tij nga Byroja Politike, shkarkimi nga detyra e zv.kryeministrit dhe ministrit tė Punėve tė Brendshme dhe caktimi si ministėr i Industrisė e lėnia si anėtar i KQ tė PKSH. Pėrse dhe si u hodhėn poshtė kėto masa? Si u kalua dhe pėrse nė masa tė tjera darstike, tejmase tė rėnda nė Kongresin e I-rė tė PKSH, nė kundėrshtim me atė qė kishte vendosur Plenumi? Pse iu bėnė PKSH mashtrime tė tilla rrugaēėrore? Gjithsesi kėto janė ēėshtje mė vete e shumė tė rėndėsishme dhe pėr sqarimin e tyre, mendoj se ka ende njerėz tė interesuar dhe dokumente autentike qė mund tė ndihmojnė nė zbardhjen e tyre. Unė mendoj, gjithashtu, se pėrcaktimi i saktė i figurės komplekse tepėr negative tė Enver Hoxhės, do tė pėrcaktojė dhe shumė tipare tė tjera pozitive tė figurės interesante tė Koēi Xoxes. Po iu pėrmend njė fakt tepėr domethėnės. Atė ditė qė u arrestua Koēi Xoxe, mė mori nė telefon Enver Hoxha dhe me zė shumė tė qetė mė tha: «Dėgjo Nesti, sot kemi arrestuar Koēi Xoxen, po ti mos u shqetėso se kjo nuk ka lidhje me ty». Ky lajm doemos mua mė befasoi e mė tronditi, ndaj nuk mund tė mos i thoja Enver Hoxhės: «Shoku Enver, po unė kam qenė zėvendėsi i tij dhe nuk di gjė pėr kėtė, pastaj ju po thoni tė mos shqetėsohem...». Masat e rėnda pėr mua dhe gruan time do tė vijonin mė vonė, por unė nuk e kam fjalėn atje. Pėrfytyroni, unė isha ministėr i Punėve tė Brendshme dhe nuk dija asgjė pėr kėtė arrestim kaq tė bujshėm! Domethėnė, Enver Hoxha ishte njė diktator, i cili me metoda mesjetare diktonte pėr ēdo gjė. Ai kishte policinė e vet tė padukshme dhe me anėn e saj godiste befasishėm kur deshte dhe kė person, ose grup personash tė deshte. Me gjithė presionet e vazhdueshme dhe pėrndjekjet e egra, gjithsesi, ka pasur komunistė tė ndershėm, tė cilėt nė ato kushte tė rėnda pėr PPSH dhe vendin tonė, kanė shprehur mendime ndryshe rymės sė shfrenuar tė fushatės kundėr Koēi Xoxes, si faktet qė pėrmenda pak mė sipėr dhe kjo dihet mė mirė se unė nga shumė shokė tė tjerė militantė tė partisė e idealistė tė saj. Por le tė kthehemi te dėnimi dhe eliminimi fizik i tij, i cili nuk mund tė merret kurrsesi i shkėputur nga dėnimet analoge, qė u dhanė me urdhėr tė Stalinit, nė tė gjitha vendet e Evropės Lindore.

    Tito guxoi kundėr «zeusit» Stalin
    Titizmi u godit si rymė «regresive antimarksiste e trockiste» kudo, sepse nuk mund tė mos goditej. Sė pari, sepse Tito ishte ai qė guxoi i pari t’i bėjė autopsinė personit tė Stalinit, e kjo ishte kryesorja, dhe sė dyti, sepse ky ishte urdhri, kėshtu urdhėronte, jo shoku Stalin, por Stalini i Madh. Pse? Sepse J.B.Titoja ishte i pari qė guxoi nga tufa e bindur e vasalėve komunistė kominternistė, qė nuk mendonin kurrė me kokėn e tyre, por sipas shkopit tė dirigjentit, tė thyente tabunė e hekurt tė autokratizmit e autoritarizmit stalinist. Ishte ndėr tė parėt, qė guxoi tė sulmonte kultin prej Zeusi tė individit tė Stalinit. Nė ato vite, kjo lėvizje, kjo rymė e re e shumė e guximshme e Titos, i ngjau njė shpėrthimi tė madh kozmik, njė tėrmeti tė vėrtetė me pėrmasa kontinentale dhe botėrore. Menjėherė pas kėtij «tmerri» tė jashtėzakonshėm, qė ndodhi me denigrimin e figurės «sė udhėheqėsit tė madh tė proletariatit botėror», duheshin marrė masa tė tilla tmerri qė jo vetėm tė llahtariseshin drejtuesit e bindur tė Kampit tė Socializmit, por edhe ēdo anėtar partie i thjeshtė. Pėr tė vėnė nė jetė kėtė kryqėzatė anti-Tito kokat e turkut u gjetėn shumė shpejt, ēka nuk ishte e vėshtirė tė gjendeshin disa tė tilla, nė pėrbėrjen e qeverive autokratike dhe autoritariste ose nė gjirin e partive tė majta tipike vasale tė vendeve tė Evropės Lindore. Fatkeqėt nė kėtė rast, i caktonte kryeregjisori Stalin me ndihmėn e KGB-sė e do tė ishin medoemos, ministrat e Punėve tė Brendshme tė tė gjitha vendeve tė Evropės Lindore pa pėrjashtim, si dhe represioni ndaj njė sasie marramendėse kuadrosh tė devotshėm e besnikėsh tė komunizmit, tė cilėt pėrfunduan nė plumb. Lind pyetja, a pati njė urdhėr tė tillė madhor apo jo? Logjika e sendeve dhe fenomeneve tė kohės, ajo e veprimtarisė udhėheqėse dhe e diktatit tė Stalinit, praktikisht e pakufizuar edhe jashtė Bashkimit Sovjetik, tė dikton tė pranosh pa u lėkundur: Po! Pėr kėtė “po”, nė vendet Perėndimore ka mė shumė se njė gjysmė shekulli qė po hetohet, gėrmohet, studiohet nė arkiva tė hapura e sekrete. Kėrkohet vėrtetimi absolut i kėsaj “PO” deri mė sot dhe njė pėrgjigje tė saktė askush nuk e ka gjetur.

    Letra sekrete e njė vendi Perėndimor qė Enveri ja dorėzoi sovjetikėve
    Nė atė kohė pra, nė vitin 1948, Sigurimi i Shtetit Shqiptar, me anėn e njė njeriu tonė tepėr tė besuar, shtiu nė dorė njė letėr, njė dokument shumė tė rėndėsishėm qė Ministria e Punėve tė Jashtme e njė shteti Perėndimor ia dėrgonte legatės sė vet nė kryeqytetin bullgar nė Sofje. Nė atė letėr sekrete, kėrkohej qė tė hetohej intensivisht, nėse edhe nė Bullgari po punohej e po hetohej pėr zbulimin e lidhjeve agjenturore tė ministrit tė Punėve tė Brendshme tė Bullgarisė me Jugosllavinė, duke vėnė nė dukje se njė aktivitet i tillė tashmė po ndodhte me ministrin e Punėve tė Brendshėm tė Hungarisė, i cili ishte vėnė nė pėrpunim. Kopjen e kėsaj letre, ia dorėzova menjėherė Enver Hoxhės. Tė nesėrmen, kėshilltari sovjetik nė Ministrinė tonė tė Punėve tė Brendshme mė kėrkon urgjentisht njė takim pune si dhe njė kopje tė kėtij dokumenti, madje ai ishte mbushur gjithė zemėrim e pakėnaqėsi ndaj nesh, sepse kėtė njoftim kaq tė rėndėsishėm e kish marrė e para, nėpėrmjet rrugėve agjenturore, Ministria e jonė e Punėve tė Brendshme dhe menjėherė Enver Hoxha, i cili ja paraqiti tė gatshme kėtė tė dhėnė ministrit tė jashtėzakonshėm dhe fuqiplotė sovjetik nė Tiranė, dmth., po merrte njoftim pėr pėrmbajtjen e kėtij dokumenti me vlera tė mėdha e shumė tė rėndėsishme nga Shqipėria, mė parė Ministria e Punėve tė Jashtme sovjetike e mė pas KGB-ja, ky organ fuqiplotė, i heshtur e impresionant me reputacion tė padiskutueshėm botėror. Pėrfundimisht, si rezultat i gėrmimeve intensive nėpėr analet e fėlliqura tė shėrbimeve inteligjente tė shumė vendeve tė Botės e trillimeve tė paskrupullta tė KGB sovjetike, Lazlo Raiku nė Hungari e mė parė se ai, Trajēo Kostovi nė Bullgari, Rudolf Slanski nė Ēekosllavaki, Koēi Xoxe nė Shqipėri u gjykua e u pushkatua i pari sipas radhės, nė kėtė proces trullosės si tė ishte njė reaksion zinxhir bėrthamor, nė tė gjitha vendet e Evropės Lindore. Sigurisht, pa gjė nuk do tė kenė kaluar edhe vendet e tjerė tė ashtuquajtura tė Demokracive Popullore si: Lukreciu Patrashkanu e tė tjerė nė Rumani, Berndt Shtainberger e tė tjerė nė Republikėn Demokratike Gjermane e kėshtu me radhė. Vetėm Vladislav Gomulka pati fatin tė mbetet pa u eliminuar fizikisht, sepse mė 5 mars 1953 “regjisori i madh” i kėtyre skenarėve makabėr, mė nė fund vdiq nė Moskė, nė kryeqytetin e vendit tė vet tė madh"...

    vijon nesėr

    Nesėr do tė lexoni

    Loja e rehabilitimit tė Koēi Xoxes
    Vizita e Enver Hoxhės nė Jugosllavi dhe “Republika e 7-tė” e Titos
    Pėrse nuk u rehabilitua Koēi Xoxe si homologėt e tij nė Bullgari, Hungari dhe Ēekosllavaki
    Bisedimet e Enver Hoxhės pėr vetėvendosjen e Kosovės dhe si ai shmangu vizitėn nė Prishtinė

    .nga gazeta panorama..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    538
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Faqe 12/13 - Speciale
    16Shkurt 2004

    dossier III

    Shėnimet autentike tė ish-shefit tė Sigurimit zbardhin disa momente tė rėndėsishme tė historisė sė PKSH dhe egėrsinė e pushtetit tė Hoxhės


    Nesti Kėrenxhi: Ēfarė s'u tha nga vizita e Enverit nė Beograd dhe biseda me Titon

    Nesti Kėrenxhi

    Nesti Kėrenxhi, ish-drejtuesi i parė i Sigurimit tė Shtetit, pas Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, nė fillim tė shėnimeve, nė disa nga kujtimet e tij, shkruan se si Enver Hoxha erdhi nė krye tė Partisė Komuniste Shqiptare dhe vėshtirėsinė nė tė cilėn u ndie ai nė Plenumin e 8 tė KQ tė PKSH nė Berat, nė vitin 1944. Nė gazetėn «Panorama», dy ditė mė parė, ėshtė zbardhur fakti se sipas Kėrenxhit, Enveri nė plenumin nė fjalė, kishte hedhur idenė absurde qė tė njihej si Sekretar i Parė i KQ tė PKSH, Josif Broz Tito, njė propozim tė cilin ai e quan «tejet antikombėtar». Rrėfimi mė i dhimbshėm i Kėrenxhit ėshtė ai i botuar nga gazeta ku flitej mbi momentin kur i urdhėruar nga Hoxha, shkoi nė spitalin ushtarak, pak minuta pasi kishte vdekur Nako Spiru, dhe i kontrolloi atij xhepat… Nė numrin e djeshėm tė gazetės «Panorama», ku u botua pjesa e dytė e kėtij materiali, qė ėshtė shkruar nga Nesti Kėrenxhi, gjatė viteve 1991-1992, «flitej» kryesisht pėr figurėn e ish-shefit tė tij, Ministrit tė Brendshėm Koēi Xoxes. Ai shpjegon edhe arsyet se pėrse u tentua pėr shumė vite, qė tė hidhej baltė mbi kėtė figurė tė komunizmit shqiptar, sidomos pas vdekjes sė tij. Kėrenxhi shpjegoi se cila ishte origjina e tij e vėrtetė dhe arsyet qė Nexhmije Hoxha dhe Ismail Kadare e quanin «Vllaho-sllav», ide qė ka lindur pas takimit tė Enver Hoxhės me Stalinin nė Moskė. Mė interesante bėhen shėnimet e ish-shefit tė Sigurimit kur ai tregon dhe bisedėn, qė kishte bėrė me Enver Hoxhėn ditėn e arrestimit tė shefit tė Xoxes, apo si Tito i hapi luftė «zeusit» Stalin dhe pasojat nė vendin tonė. Kėrenxhi tepėr i informuar shprehet dhe pėr njė letėr sekrete, qė Sigurimi i Shtetit «kapi» nė njė rezidencė diplomatike nė Sofje nė vitin 1948, pėrpara KGB-sė, ku kėrkoheshin lidhjet e ministrave tė Brendshėm tė Bullgarisė, Hungarisė, Ēekosllovakisė dhe Shqipėrisė me Jugosllavinė armike nė atė kohė me Stalinin. Sipas shėnimeve tė Nestit, del qė Enveri t“ia ketė shitur kėtė informacion rusėve dhe mė pas, do tė vinin vrasjet e kėtyre ministrave. Nė mumrin e sotėm tė gazetės, Kėrenxhi shpreh pikėpamjet e tij rreth rehabilitimit tė Xoxes. Si e kundėrshtoi kėrkesėn e udhėheqėsve tė Bashkimit Sovjetik pėr reabilitimin e Koēit, kur tė tjerėt si ai, ishin rehabilituar. Ēfarė nuk u tha nga vizita e Enver Hoxhės nė Jugosllavi nė vitin 1946, dhe biseda e tij me Titon pėr ēėshtjen e Kosovės, ku Kėrenxhi ishte anėtar delegacioni. Kėto dhe mjaft zhbirime tė tjera interesante pėr kohėn kur Kėrenxhi ishte i parė nė Sigurimin e Shtetit, do tė lexoni nė pjesėn e tretė tė dorėshkrimit tė tij zbuluar kohėt e fundit.

    vijon nga numri i kaluar

    Rehabilitimi i Koēi Xoxes, gjithashtu lidhet logjikisht e krejt natyrshėm me rehabilitimin e tė gjithė personave tė represuar nė vendet e Evropės Lindore. Raiku, Kostovi e Slanski, Patrashkanu, Shtajnbergeri e tė tjerė, u rihabilituan mbas analizave dhe rivlerėsimeve tė figurave qė u bėnė nė kėto vende, lidhur me direktivat e Kongresit tė XX-tė tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik e luftės kundėr kultit tė individit. Kurse Koēi Xoxe jo.

    Ai nuk u rehabilitua! Natyrshėm, lind pyetja: Pse Koēi Xoxe nuk u rehabilitua? Sepse nė Shqipėri, diktatura e Enver Hoxhės nuk u pėrmbys kurrė. Nė njė farė mėnyre, ideologjia e tij jeton ende edhe sot! Nėse normaliteti i zbatimit tė ligjshmėrisė do tė ishte respektuar nė Shqipėri pas eleminimit tė “grupit tė K.Xoxes”, ēdo gjė do tė ishte e justifikuar, por meqenėse ai vazhdoi edhe mė i amplifikuar se mė parė, do tė thotė se autori i raprezaljeve ishte po ai. Ja, ky ishte pėrbindėshi Enver Hoxha! Me sa dihet mirėfilli, nga pėshpėritjet vesh mė vesh nga tmerri i shtypjes diktatorile dhe nga dokumentet zyrtare, presion jo i vogėl ėshtė ushtruar edhe mbi udhėheqjen e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, nga ana e udhėheqjes sovjetike, pėr rihabilitimin e Koēi Xoxes e shokėve tė tjerė. Veēse, i sigurt ėshtė fakti se Nikita Hrushovi, duke rihabilituar plotėsisht personalitetin e Titos, punonte qė ky rihabilitim tė njihej, tė legalizohej kudo, nė ēdo vend ku ai ishte goditur padrejtėsisht si rymė ideologjike e si praktikė shtetėrore. Rehabilitimi i figurės sė Titos, donte tė thoshte, hedhja poshtė e gjitha akuzave qė i ngarkoheshin, doemos midis tyre edhe akuzat qė ēuan nė pushkatimin e ministrave tė Punėve tė Brendshme tė vendeve tė Kampit Socialist.

    Kundėrshtimi qė i bėri kėrkesės sė rusėve Enver Hoxha
    Enver Hoxha, pėr tė mbrojtur veten dhe bashkėpunėtorėt e tij, nuk mund t’i pranonte ato kėshilla qė jepte udhėheqja e lartė sovjetike, ashtu siē nuk pranoi dhe e kundėrshtoi me forcė tė pėrbindshme kėtė lėvizje, duke shtuar nė maksimum terrorin dhe represionin, shantazhin dhe mashtrimin brenda vendit dhe manovrat me ndėrkombėtarėt. Kėshtu, ėshtė i kuptueshėm edhe qėndrimi i guximshėm i Tuk Jakovės, lidhur me rishikimin e historisė sė Shqipėrisė, PKSH-sė dhe PPSH-sė qė u analizua nė Plenumin e V-tė tė KQ tė PPSH nė vitin 1955, qė e ēoi tė mrekullueshmin Tuk Jaskova, nė dėnimin e padrejtė politik me 20 vjet burg, bashkė me guximtarin e pashembullt Bedri Spahiu. Sa e sa komunistė tė tjerė tė ndershėm e guximtarė, hodhėn nė Konferencėn e Partisė tė Tiranės nė vitin 1956, mbi tavolinėn e diskutimeve, problemin e rehabilitimit tė Koēi Xoxes me shokė? Po diskutime nuk pati, pas Konferencės pati vetėm arrestime. Po ashtu, i kuptueshėm ėshtė edhe qėndrimi brilant i Bedri Spahiut nė gjyq pėr kėtė rehabilitim tė domosdoshėm. Rehabilitimin e K. Xoxes, atėhere dhe tani e kėrkon koha, sepse ai nė fakt, ėshtė “Nyja Gordiane” e historisė tė PKSH, PPSH dhe Shqipėrisė pėr kaq vite tė lodhshme. Politologjia, historiografia, sociologjia, diplomacia e tė tjera fusha tė ndryshme tė jetės shqiptare, janė tė lidhura drejtpėrsėdrejti me zgjidhjen e drejtė tė kėtij problemi juridik tė kancerizuar. Ai,lidhet me forcimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve midis vendeve fqinjė, rritjen e besimit midis tyre nė bazėn e koncepteve tė reja. Ashtu si edhe nė vendet e tjera, ēėshtja e rehabilitimit u bė problem qė kėrkonte zgjidhje edhe tek ne nė Shqipėri, por nė tė kundėrt, u hodh poshtė nėn goditjet e pamėshirshme e tė egra tė proceseve tė reja gjyqėsore tė regjimit tė Enver Hoxhės, i cili pėr tė mbajtur pushtetin e tij personal, nuk ndalte pėrpara asgjėje. Dua unė apo jo, duan apo nuk duan tė zhgėnjyerit, duan apo nuk duan demokratėt, socialistėt apo militantėt e ēdo rryme politike, duan apo jo enveristėt, duan apo jo ekstremistėt e djeshėm dhe tė sotėm, probleme tė tilla qė nuk kanė mbetur pak, si peng i sė kaluarės dhe i tė sotmes; shpejt ose vonė, kėto probleme do tė analizohen e do tė gjejmė zgjidhjen e saktė juridike, morale dhe qytetare medoemos. Historia do ta bėjė edhe kėtė detyrė madhore tė saj.

    Vizita e Hoxhės nė Jugosllavi
    Kam qenė anėtar i delegacionit qeveritar tė kryesuar nga Enver Hoxha me cilėsinė e Kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave tė Shqipėrisė nė Jugosllavi nė vitin 1946. Po ashtu, si shumė tė tjerė anėtarė tė delegacionit, edhe unė kam qenė nė delegacion sa pėr emėr e numėr, ashtu si edhe gjeneral-major Myslim Peza, kolonel Kristo Themelko, Manush Myftiu, Manol Konomi e shumė shoqėrues tė tjerė si gazetarė, specialistė tė ndryshėm, ekonomistė, financierė, inxhinierė, personalitete tė artit e tė kulturės, historianė, pedagogė etj. Gjithnjė mė ka ardhur pėshtirė e mė vjen krupė edhe sot kur e kujtoj, mė falni pėr fjalėn jo gazetareske dhe pa etikė qė po pėrdor, por s’kam ē’bėj, nuk gjej dot fjalė tjetėr ekuivalente, kur mė vijnė nė kujtesė tė ashtuquajturat tregime, ose mė mirė tė them mashtrime tė Enver Hoxhės mbi atė vizitė zyrtare tė nivelit tė lartė. Vizita qe e gjatė nė kohė dhe me shtrirje territoriale tė gjerė, deri nė Kroaci, Slloveni, Serbi, Maqedoni, Beograd etj. Vetėm kohė pėr tė vizituar Kosovėn, Enver Hoxha nuk gjeti, sepse plani i detajuar i vizitės nė Jugosllavi, ishte pėrgatitur muaj mė parė nė Tiranė e Beograd dhe nga servilizmi ndaj Titos se mos ai, mbetej qejfprishur pėr ndonjė send, nuk kėrkoi pėr tė shkuar tė vizitonte bashkatdhetarėt e vet. Pra, e shiti Kosovėn pėr dy grosh qejf tė Titos. Po njė delegacion tė madh tė kosovarėve pse nuk kėrkoi ta priste nė Beograd a kudo? Po njė telegram tė madh pėrshėndetės pse nuk ua dėrgoi “kryeprijėsi” i shtetit amė, apo nga frika se mos transmetohej nė radio apo botohej nė gazetė? Ne, anėtarėve tė delegacionit, doemos qė na bėri pėrshtypje shumė tė madhe mospėrfillja e Kosovės dhe kosovarėve, po a varej gjė nga ne?! Vetėm pėshpėrisnim. Pėrmasat e gėnjeshtrės, mashtrimit e tė qėllimit tė mbrapshtė pėr t’i fshehur popullit tonė gjithēka mbi atė vizitė, janė tė pakonceptueshme dhe ē“ka e bėjnė kėtė tregimtar shumė qesharak nė sytė e ndėrkombėtarėve, e sidomos tė fqinjėve, tė cilėt e ndiqnin ecurinė e vizitės me shumė interes. Pritjet pompoze dhe lajkat ishin aq tė mėdha, sa ne, anėtarėve tė delegacionit, na bėri pėrshtypje tė jashtėzakonshme, thua se po bėnim ndonjė vizitė nė perandorinė e Shahin Shahut tė Persisė. Gjithsesi, ne ishim tė prirur tė prisnim rezultatet e vizitės “madhėshtore”. Kur, aty pėr aty, pa pritur e pakujtuar, sė bashku me Nako Spirun dhe Hysni Kapon, pa njoftimin apo konsultimin mė tė vogėl e mė formal me specialistėt dhe anėtarėt e tjerė tė delegacionit, madje pa miratimin paraprak tė Byrosė Politike e tė Kėshillit tė Ministrave, Enver Hoxha nėnshkroi vetė tė gjitha marrėveshjet, qė nga marrėveshja mė madhore politiko-juridike, ajo e bashkėpunimit dhe ndihmės reciproke, e deri te marrėveshja pėr bashkimin doganor, marrėveshja e paritetit skandaloz monetar, marrėveshja e shoqėrive tė pėrbashkėta etj. Mė thoni, ju lutem, ē’i mungonte tjetėr kėtij vasaliteti total politik e ekonomik? Asgjė! Kurse shpifjet, pėr tė ashtuquajturėn Republikė tė 7-tė tė Federatės jugosllave, janė vetėm trillime tė Enver Hoxhės, sepse arkitekti i vėrtetė i kėtyre federatave (sepse ishte parashikuar strukturimi i disa federatave tė mėdha sllave) ishte dhe mbeti i madhi Stalin nė Moskė. Por, realizimi i kėtyre fantazive tė shfrenuara, pėr rikompozimin e kufijve tė Evropės, pas gjithė atyre sakrificave kolosale aq tė mėdha, qė bėri bota antifashiste dhe derdhi oqeanė tė tėrė gjaku, nuk e lejonin kurrsesi dokumentet, qė rregullonin ndėrtimin e botės sė pas Luftės sė Dytė Botėrore si: Karta e Atlantikut dhe Dokumentet e Konferencės sė Jaltės, si dhe aktet e tjera finale tė pėrfundimit tė Luftės. Pra, pas firmosjes tė gjithė atyre akteve zyrtare nė Beograd, personalisht nga Enver Hoxha, mungonte vetėm firmosja e akteve finale-formale, shpallja e datės sė bashkimit “vllazėror” tė Shqipėrisė me Federatėn e sllavėve tė jugut. Ky ishte mentaliteti oriental prej vasali i Enver Hoxhės. Por, shtetet, tė vegjėl apo tė dobėt qofshin, nuk mund tė gėlltiten ashtu si i tha Stalini pėr Shqipėrinė Milovan Gjilasit. Pra, kėto janė gjurmėt qė e kanė “preokupuar” dhe tmerruar vazhdimisht, komandantin tonė bukurosh Enver Hoxha dhe jo ujku, pra, jo marrėveshjet qė kish gatuar e nėnshkruar ai vetė me J.B.Titon qysh nė vitin 1946, por kolltuku i kreut tė vendit. Nėse do t’i kishte bėrė tjetėrkush kėto akt-marrėveshje, ai do ta kishte cilėsuar, patjetėr, jo vetėm agjent, por kryeagjent, superagjent e njė kosh plot me epitete tė kėsaj natyre, por me siguri, do ta priste edhe asgjėsimi fizik, ēka pėr Enver Hoxhėn tashmė ishte gjėja mė pa rėndėsi, gjėja mė e rėndomtė. Ai, eleminimet fizike i mėsoi qysh gjatė LANĒ, ustallarėt e tij ballkanikė, i kishte mjeshtra tė pėrsosur.

    Bisedat me Titon pėr vetėvendosjen e Kosovės
    Ėshtė e turpshme qė ēėshtjen e vetėvendosjes sė Kosovės, ajo ėndėrr aq e pėrkėdhelur me njė dashuri pėrvėlonjėse pėr tė gjithė popullin shqiptar gjatė LANĒ nė Shqipėrinė mėmė e nė Kosovė, e shtroi nė bisedime i pari Titoja dhe jo Enver Hoxha. Kjo ėshtė e vėrteta. Enver Hoxha, nuk guxonte tė bėnte njė “gabim” tė tillė pėrpara mareshallit J.B.Tito. Doemos, Enver Hoxha ishte i parapėrgatitur me kohė pėr atė qėndrim qė mbajti nė Beograd lidhur me ēėshtjen e tė drejtės pėr vetėvendosje tė Kosovės, qė nė kohėn e marrėveshjes sė Mukjes. Por, sidomos kur divizionet tona derdhnin gjakun nė Kosovė, Mal tė Zi, Sanxhak e nė Bosnje, sipas urdhėrit tė tij si Komandant Suprem. Duhet thėnė se pėr dėrgimin e dy divizioneve tona, me moton e ndihmės internacionaliste, nuk ka ndonjė vendim tė posaēėm tė KQ tė Partisė apo Qeverisė, por vetėm njė kėrkesė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė jugosllave tė firmosur nga Tito. Siē duket, pėr shokun Komandant, dėrgimi i forcave tė armatosura jashtė territoreve tė shtetit, nuk ishte ndonjė ēėshtje e rėndėsishme pėr ta shtruar nė Byronė Politike tė PKSH ose nė Qeverinė e RPDSH. Nė kėtė fushė, historisė bashkėkohore tė Kombit shqiptar, i del njė punė e madhe pėr sqarimin e qėndrimit tė Enver Hoxhės, duke u mbėshtetur veē tė tjerash edhe nė materiale e fakte zyrtare tė vlefshme e tė pavlefshme, qė na ka lėnė ai vetė nė “veprat” e tij tė ndritura, letra sekrete e njė vendi Perėndimor, qė kundėrzbulimi shqiptar shtiu nė dorė nė Sofje pėrpara KGB-sė dhe si Enver Hoxha ja dorėzoi ministrit tė jashtėzakonshėm dhe fuqiplotė sovjetik nė Tiranė.



    Shkruan Naxhie Dume, gruaja e Nesti Kėrenxhit

    Tė dashur miq!

    Me rastin e botimit nė gazetėn “Panorama” tė ciklit pėrmbyllės tė dorėshkrimeve tė fundit tė burrit tim Nesti Kėrenxhi, ne si familje, sė bashku me Gj. Titanin, autorin e librit, kemi menduar t’i botojmė kėto shėnime si pasthėnie nė librin me titull: ”Njė grua e kohės sonė” (kėtė titull ka pėrzgjedhur autori dhe kjo ėshtė e drejta e tij, me gjithė mendimin tim ndryshe) e me parathėnien e Akademikut, Profesor Zija Xholi, do tė doja t’ju pėrcjell dy fjalė tė pėrzemėrta mirėnjohjeje tė gjithėve ju, lexuesve tė shumtė tė gazetės “Panorama”, por veēanėrisht, do tė doja tė pėrshėndes dhe t’ju uroj, nė radhė tė parė shėndet e lumturi nė familje tė gjitha shoqeve dhe shokėve tanė, miqve e kolegėve, bashkėluftėtarėve, bashkėpunėtorėve e bashkėvuajtėsve tanė tė shumtė kudo qė janė edhe nė emrin e burrit tim Nestit, babait tė menēur e tė ndershėm tė fėmijėve tė mi, i cili fatkeqėsisht nuk ėshtė mė midis nesh. Me kushtet dhe mundėsitė dokumentare qė patėm, me sinqeritetin dhe pastėrtinė shpitėrore, me kujtimet tona realiste, pse jo ndonjėherė edhe shumė tė dhimbshme, fotografitė e gjithēka qė na ka mbetur pas bastisjeve sistematike e mjaft tė egra tė organeve tė Punėve tė Brendshme. Kohė mė parė, qė kur ende jetonte Nesti, menduam se bashkė, secili me stilin e vet tė tė shkruarit, menduarit e tė tė kujtuarit tė ngjarjeve tepėr heroike, por pse jo, shpesh edhe tė dhimbshme tė LANĒ, tė jepnim kontributin tonė, pėr tė ndihmuar nė zbardhjen e shumė problemeve madhore tė historisė sė PKSH tė mbuluara nga shtresimet politike e mjegullnaja enveriste, qė nuk po qartėsohet nė asnjė mėnyrė. Menduam, jo pėr qėllime dashakeqe tė evidentojmė e tė denoncojmė, periudhėn enveriste tė diktaturės, nė mėnyrė qė tė nxirren mėsime nga e kaluara. Le tė ndihmojmė tė gjithė me sinqeritet qė gjithsesi, kjo situatė, ndoshta mė e rėnda nė fushėn e sociologjisė e politologjisė shqiptare tė qartėsohet. Ne me Nestin, mendoj se e dhamė ndihmesėn tonė.

    Me shumė respekt
    Naxhie Dume

Tema tė Ngjashme

  1. Zhani Ciko tregon intimitetet e jetės dhe pasionet
    Nga drini_nė_TR nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 28-09-2013, 14:47
  2. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo nė forumin Informacion mbi IRC@Albasoul
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 15:04
  3. Tregon oficeri, “Si mbeta i paralizuar nga orteku”
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 17:37
  4. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  5. Ish studenti ne Moske tregon...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 18:12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •