Po dobėsonet e mėngjėra o shokėni ...leshon allarmen komunisti na berxolli , i pavotuari nga populli..deputeti i perjetshem e zv/krieministeri ine, kenua i gjingjinufeve..
Ky njeri i trembet diteve te qeta te demokracise si macoku kanalit vadites vjos-levan-fier ku i ziu Skender nuku muarr asnje vote nga Levan-asit e mencur..
Levani dy gjera i ka bere te mira.. Fasulet dhe qe e nxorri gjinushin pa vota..
Megjithate ai qerrata kish investuar me pare per kete dit te zeze qe mos te ngelej pa Mercedes qeveritar me benzin gratis pa plumb..Nuk e muarr kot ai Limpreht- mengjarashin dhe i poqi qengjin ne hell staneve te Smokthines e ku i shkoqiti mire e bukur muhabetet e i ujdisi punet per te ardhmen..
Ja c'na mollois Kenua nga Koha Jone..
--------
"Nano-Berisha, po monopolizojne politiken"
Erl Murati/ "PS-ja po e leshon pushtetin. E majta eshte absolutisht ne dobesim". Ky eshte "alarmi" qe leshon kryetari i PSD-se, Gjinushi pas marreveshjes pozite-opozite per ceshtjen e presidentit. Sipas tij, PS-ja po i eliminon aleatet e saj nje e nga nje, nderkohe qe PD-ja po i shton ata perdite. "Ne shohim qe PD-ja po i shton aleatet, pra jo vetem nuk po i eliminon, por po i shton. Perkundrazi eshte PS-ja qe po i eliminon aleatet. Ka humbuar Aleancen Demokratike, perflet per perplasje me PSD-ne, PBDNJ-ja gjithashtu u dyzua ne nje moment te caktuar", thote lideri socialdemokrat. Ai tregon ne nje interviste per "KJ" se perse eshte kunder ndryshimeve ne qeveri dhe kunder menyres se si u zgjodh presidenti i ri i Republikes. "Eshte e pakuptueshme se si PS-ja pranoi t'i jepte opozites presidentin, per paqen e madhe, per hir te stabilitetit", shprehet ai.
Z. Gjinushi, brenda muajit korrik Partia Socialiste nepermjet forumeve te saj do te kerkoje ndryshime ne perberjen e ekzekutivit. Sipas jush a jane te nevojshme keto ndryshime ne kete moment dhe perse kerkohen vetem 5 muaj pas formimit te qeverise Majko?
Ne nuk shohim asnje motiv per ndryshime ne qeveri. Kjo qeveri arritjet i ka te lexueshme, eshte qeveria qe rifitoi kohen e humbur ne lidhje me negociatat me BE-ne, gjithashtu u arrit firmosja e marreveshjes me FMN-ne dhe Banken Boterore. Ne kete periudhe qeveria kaloi nga lista tre ne listen dy per trafiqet qe ishte nje nga shqetesimet me serioze te shfaqura nga mazhoranca. Keto jane disa nga arritjet me kryesore pa harruar edhe probleme te tjera sic eshte zbutja e krizes energjetike. Ne kete kohe eshte bere e mundur qe edhe ne kushtet me te veshtira te superkrizes te behet vjelja me e madhe e te ardhurave. Ky ka qene nje proces zinxhir pasi vjelja e te ardhurave ben qe te zhbllokojme te gjithe kreditimet, pra te gjitha marreveshjet me partneret e tjere, qofte me Italine, qofte me Banken Boterore ne fushen e energjetikes. Ka tashme nje mbeshtetje shume te madhe nga qeveria italiane, eshte lidhur marreveshja me KEK-un e Kosoves dhe duke patur nje sistem ne hidro ata termo, krijojme nje sistem komplementar, mjaft i fuqishem ku prodhimi eshte me i larte se sa nevoja. Keto jane efektet me kryesore te punes dhe qe bejne qe te jete nje moment teresisht i papershtatshem, per te disktuar ndryshimet ne qeveri, qofte edhe te idese per te mos mbeshtetur plotesisht qeverine. Disa here eshte bere thirrje qe per hir te procesit te integrimit, keshtu ka filluar madje dhe paqja pozite-opozite qe per kete periudhe te rendesishme te zbusin marredheniet me njeri-tjetrin, te rrisin leshimet ndaj njeri-tjetrit dhe keshtu kryesia e komisionit ad hock per kete qellim iu dha opozites dhe presidenca iu dha opozites.
Kryeministri Majko ka deklaruar se nuk ka ndermend t- beje ndryshime ne qeverine e drejtuar prej tij. Nderkohe ka nje presion nga deputete dhe ish-ministra qe keto ndryshime te realizohen sa me shpejt. A mendoni se renia e qeverise Majko mund te riktheje krizen ne politiken shqiptare?
Nje aspekt qe ne e kemi vene re vazhdimisht eshte edhe paraprirja e ndryshimeve ne media apo si te thuash perpunohen ndryshimet ne rruge mediatike dhe pastaj futen ne institucione. Nderkohe qe duhet te jete e kunderta, keto duhet te diskutohen me pare ne institucionet respektive te partive. Ketu nuk e kam fjalen per ato ndryshime qe dalin ne media, kur vete opinioni publik apo media kerkon ndryshim, kjo eshte nje tjeter gje. Kur nje qeveri vleresohet nga media si jo eficente apo me difekte apo kur sektore te caktuar sulmohen, kjo eshte nje tjeter gje. Por, kur ndryshimet stimulohen nga segmente te caktuar per te lancuar median, per te parapergatitur, kjo na duket nje rruge absolutisht e papershtatshme, sepse krijon nje destabilizim ne nje qeverisje te shendoshe, te mbeshtetur. Eshte krijuar pikerisht pervoja qe qeverite me pare fliten per ndryshim se sa i jepet mbeshtetja. Pra, kur qeverite jane te sapoformuara, menjehere fillojne tezat apo hipotezat per ndryshime. Kjo nuk eshte nje menyre qeverisjeje stabel. Absolutisht. Kjo nuk eshte nje metode e shendoshe dhe demokratike. Ketu nuk e kam fare per rastin konkret, por si shqetesim qe ne ia kemi adresuar edhe PS-se ne letren e hapur qe i kemi derguar menjehere pas zgjedhjeve te 24 qershorit, ku kemi verejtur qe nje nga aspektet negative te bashkepunimit mes partive te koalicionit eshte dhe ajo qe me pare jane mediat qe parapergatitnin, se sa tavolinat partiake. Keshtu qe e njejta gje mund te thuhet ne aspektet e luftes ndaj korrupsionit, ku perseri shihet se ka nje kontrate ku shpesh sulmohen ata qe i bejne rezistence korrupsionit dhe mbrohen apo i vishen nje qyrk tjeter atyre qe bejne kompromise. Ka qene nje nga semundjet, nje nga problemet e shoqerise ku opinioni eshte i keqorientuar. Forcat e pushtetit te katert jane skandalet, por kur skandalet jane te perditshme ato nuk jane me skandale apo sensacione, si te thuash sfumohen.
Kryetari socialist, Fatos Nano nuk e ka mohuar faktin se mund te jete ai kryeministri i ardhshem i vendit. A do ta mbeshtesni ju nje rikthim te tij ne krye te ekzekutivit?
Keto jane probleme te brendshme te PS-se. Ne rast se do te shtrohet ceshtja per ndryshime ne qeveri dihet se si eshte procedura, sa here qe eshte shtruar ceshtja per te zgjidhur apo percaktuar kryeministrin, kete te drejte e ka pasur KPD-ja e PS-se. Pasi ajo merr nje vendim per zgjidhje politike, grupi parlamentar normalisht i eshte bindur vendimit te ketij forumi. Nese posti i kryeministrit do te mbetej vakant, eshte ajo parti qe e percakton pasardhesin.
Duket qe ka nje eufori ne rritje per marreveshjen e nenshkruar nga z. Nano dhe z. Berisha per ceshtjen e presidentit te ri te Republikes. A mendoni se nese marreveshja bisensuale do te shtrihet edhe per ceshtje te tjera madhore, minimizohet apo elimonohet roli i partive te vogla ne politike?
Une e kam firmosur marreveshjen ne parim, marreveshja ne parim eshte pozitive ku pozite-opozite deklarojne qe do te bashkepunojne dhe do te merren vesh edhe per problemet qe lidhin Shqiperine me Europen, per procedurat euroatllantike. Une nuk i kuptoj ata qe e quajne kete marreveshje historike, te shohi sa historike do te jete! Ne kemi bere marreveshje shume me te rendesishme, ne momente shume me delikate si ne '91 apo '97. Prandaj ne duhet te jemi me te matur me entuziasmin. Problemi eshte tek rezultati, kriteri ishte te kerkonim nje president mbi palet, dhe doli nje qe s'u prish pune paleve. Ne kemi thene qe do te ishte me mire nje politikan qe del nga gara dhe nuk ua di per nder te tjereve, por qe ka mbeshtetje, ka personalitet dhe te respektoje institucionin qe perfaqeson. Po ashtu te jete dhe nje figure te vertete publike. Kurse aty u tha hapur qe kriteri te jete i ngjashem me '97, te mos jete nga qeverisja, thoshte Berisha. C'domethene ta kerkosh kreun e shtetit jashte nga qeverisja, kjo eshte absurde ta vesh si kusht! Te privosh garen gjithashtu eshte absurde dhe jo demokratike. Partite normalisht negociojne, eshte e drejta e tyre te mbeshtesin maksimalisht ke te duan, por nuk kane asnje te drejte te ndalojne te tjere te kandidojne dhe t'i anatemojne se po prishin konsensusin. Konsensus do te thote qe ta japesh me deshire voten jo me dhune. Edhe vota tregoi se nuk kishim nje konsensus brenda mazhorances. Absolutisht nuk kam asgje personale me presidentin e ri. Shqetesimi eshte sepse ka nje tendence per ta monopolizuar politiken. Dhe nese kemi nje tavoline qe emeron presidentin e Republikes, kjo tavoline del mbi institucionet, rrjedhimisht behet institucioni numer nje i vendit, pra partia behet behet shteti. Po te vazhdojme qe nepermjet kompromisit te caktojme pikat kyce te shtetit, kjo do te thote qe nuk do te ngreme insitutcione te pavarura dhe institucione mbi palet. Drejtuesit e ketyre institucioneve nuk duhet te jene te pranuar vetem nga ne, duhet te jene te pranuar nga opinioni, nga Kushtetuta nga ligji. Keshtu qe ne ketu ngaterrojme kompromiset e medha qe behen per zgjidhje me kompromise qe behen per interesa te caktuara. Pra une do te uroja qe tavolina te punoje ne mbeshtetje te reformes institucionale, qe te jete reforma konsensuale. Perndryshe do te vazhdonte monopolizimi dhe monopolizimi edhe kur eshte monopartiak edhe kur eshte bipartiak eshte i njejte. Tek te dyja palet qarkullon kjo politike e re qe le te pranojme dy te medhenjte riciklimin dhe te mos i sjellim shqetesime njeri-tjetrit gjate kohes se qreverisjes, por te eliminojme kundershtaret reciproke. Ne shohim qe PD-ja po i shton aleatet, pra jo vetem nuk po i eliminon, por po i shton. Perkundrazi eshte PS-ja qe po i eliminon aleatet. Ka humbuar Aleancen Demokratike, perflet per perplasje me PSD-ne, PBDNJ-ja gjithashtu u dyzua ne nje moment te caktuar. Kurse PD-ja eshte bere me tete-nente edhe me shume aleate, te cilet vazhdimisht i ka mbeshtetur, madje edhe gjate ketyre negociimeve konsultohej me aleatet. Pra, PD-ja shton aleatet, shton pushtetin, ndikimin mbi pushtetin, ndersa eshte PS-ja qe po leshon pushtetin. Pra e majta absolutisht eshte ne dobesim. Dikush i fryn ketij dobesimi per interesa te caktuara, dikush kerkon nje ekuilibrim e majte, e djathte. Eshte e pakuptueshme se si PS-ja pranoi t'i jepte opozites presidentin, per paqen e madhe per hir te stabilitetit.
Shefi i Unmikut ne Kosove, Mikael Shtajner ka anulluar nje memorandum per bashkepunimin ekonomik te nenshkruar nga ministrja shqiptare e Ekonomise, Ermelinda Meksi dhe homologu i saj ne Kosove. Cili eshte qendrimi juaj si zv/kryeminister per kete "incident" qe shkaktoi dhe reagimin e shefes se diplomacise shqiptare, Dade?
Kjo ka ardhur vetem nga probleme procedurash teknike sepse sapo eshte krijuar qeveria e re ne Kosove, Unmiku ka fuqite e veta dhe ne keto periudha kalimtare nuk jane te qarta gjithmone ato nese jane gabime te njerit apo tjetrit. Probleme me marreveshjet ka pasur edhe ne raste te tjera, psh si rregul marreveshjet ekonomike duhet te ratifikohen ne Kuvend, ndersa marreveshjet kulturore nuk ratifikohen ne Kuvend. Vete ne Shqiperi here pas here ngrihet debati qe perse kjo lloj marreveshje duhet te shkoje ne qeveri apo mjafton ta firmose direkt ministria, pastaj pas qeverise duhet te shkoje ne Kuvend apo mjafton deri ne Keshillin e Ministrave. Aq me teper mund te ndodhin gjera te tilla ne Kosove ku qeveria eshte e sapoformuar dhe legjislacioni eshte jo i plote.
© Koha Jone 2001 All Rights reserved
---------
Krijoni Kontakt