Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Interviste Ali Podrimja: KEMI KRIJUAR ATDHEUN SHPIRTEROR, KU S'KA MURE...

    Marre nga gazeta Koha Jone:

    KEMI KRIJUAR ATDHEUN SHPIRTEROR, KU S'KA MURE E GJERA TE TRISHTA

    Me poetin e madh kosovar Ali Podrimja

    Bashkebisedoi: Mark Simoni

    -Cfare mendoni per nivelin e kembimeve te kultures ne te dy anet e kufirit?

    -Megjithese vendet tona i konsiderojme te pavarura dhe shtete me vete, une konstatoj se mungon komunikimi normal mes shqiptareve. Perse ndodh kjo? As vete nuk e di. Por duhet bere cmos te rrenohet edhe ai muri qe ekziston ne logjiken e akcilit njeri tone, qofte ne pushtet apo intelektual. Ne nuk ben ta shohim veten perhere xhuxhe, sepse perpara botes dalim qesharake dhe deshmojme propaganden e fqinjve tane qe na konsiderojne ende si fis. Shqiptaret e dy aneve duhet te binden, se pari, se vetem si komb mund ta realizojme endrren tone.

    -Cili eshte Ali Podrimja, si shkrimtar e si qytetar ne keto momente?

    -Ne keto caste jam nje shqiptar i pakenaqur me vetveten dhe me ate qe me rrethon. E them kete se ajo qe ndodh shpesh eshte pjese edhe e elaborateve te huaja. Ne duhet te besojme ne fjalen dhe mendimin tone. Perkundrazi, cdo perpjekje e njeriut tone si individ do te shkoje dem. Qe kjo te mos ndodhe, ne duhet ta shikojme secilin krijues e intelektual si pjese e shoqerise shqiptare, e cila e kerkon veten ne familjen europiane.

    -Ku eshte pika juaj e ndodhjes ne boten e madhe te letrave?

    -Si shkrimtar, jam aty ku eshte edhe fjala ime, ku eshte edhe mendimi im dhe prania ime. E, kjo ka nje hapesire mjaft te madhe.

    -Shpeshhere edhe ju kane kritikuar. Perse ka ndodhur kjo?

    -Une kam deshire edhe te me kritikojne sepse vetem ashtu mund te korrigjoj ndonje lajthitje timen, por edhe te depertoj ne ceshtje qe kerkojne te shoshiten. Une nuk di krijues, qofte ai i letersise shqipe, apo i metropoleve qe nuk kane kaluar permes ferkimeve. Bile, me ca qe me kritikojne e pi dhe ndonje kafe. Asgje ne jete nuk eshte e persosur. Perse duhet te jene krijuesit perjashtimi i ketij rregulli?

    -A mund te flasim pak edhe per angazhimet e koheve te fundit ne letersi?

    -Kam ne gjendje doreshkrimi dy libra qe dalin kete vit. Njeri titullohet "Gjysme fotografia" qe do te thote "Gjysme Shqiperia", ndersa tjetri deri ne tani titullohet "Kur mungon atdheu". Ne, shqiptaret e Kosoves ka mbi nje shekull e gjysme qe na mungon, por megjithate ne kemi krijuar ate atdheun shpirteror ku s'ekzistojne mure e as gjera te tjera te trishta. Kete duhet ta lexojme me kujdes nga akcili shkrimtar qe vjen nga Kosova.

    -C'ndjesi provoni kur vini ne Shqiperi?

    -Une kur shkel ne Shqiperi, vij i cliruar, si nje shqiptar qe si perket asnje partie dhe qe partite ne Shqiperi i konsideroj si problem i i shqiptareve te krahut tuaj. Une perkrah opsionet demokratike, por kurre nuk dua te behem pjese e ferkimeve te asnje partie, mbasi te gjitha i konsideroj he jane shqiptare.

    -Duke patur parasysh se shkrimtaret perbejne nje nga komunitetet me sendimentin me te larte, a mund te na thoni se cfare keni ndjere ne momentet kur shqiptaret jane vene ne proven e rrezikut e te fatkeqesive?

    -Kam percjelle me dhimbje te madhe ngjarjen tragjike te 9 janarit. Sic duket, mbasi toka eshte mbushur me varre, tani e ka radhen deti. Nuk e di nese nenat e miqte tane kane per te mundur te na i gjejne varret. Dikur kishte varre vetem ne dhe te zi (sic thote populli yne) ndersa tani varret i kemi edhe te kalter, ne krah te ndonje pulebardhe. I dhimbshem e trondites ky realitet...

    -C'raporte keni me miqte tuaj dhe si ndiheni ne respektin, dashurine e vemendjen e tyre?

    -Shkelqyer. Driteroin e kam mik nga ditet e para, qysh kur fillova te shkruaj poezite e para. Mik e kam edhe Ismail Kadarene, me te cilin nganjehere dhe grindemi per ceshtje letrare. Por, kur vij ne Shqiperi, nuk mund te mos iu pi kafene Moikom Zeqos, Besnik Mustafait, Xhevahir Spahiut, e deri tek me te rinjte. Une nuk mund t'i shikoj shqiptaret te ndare, sepse jam edukuar ne nje familje qytetare, sic eshte Gjakova, familje e shume burrave te kombit qe te keqen nuk e shohin vecse perreth. E, fatkeqesisht, ne merremi pak si teper me vetveten, ne nje kohe kur na duhet te mposhtim imazhin e se keqes per neve.

    -Cili eshte formati i prezantimit te kultures shqiptare neper bote, sipas mendimit tuaj?

    -Vetem si etni, ku do te merrnin pjese krijuesit e te gjithe trojeve shqiptare qe nderojne kombin.

    -Cfare duhet te rregulloje shoqeria jone nga regjistri i marredhenieve mes njeri-tjetrit?

    -Patjeter qe duhet t'i leme ferkimet dhe te mendojme per te ardhmen tone, per besimin tone, mes nesh dhe t'i kujtojme me shpesh Rilindasit qe vertet ishin me te mencur se ne, sidomos kur ishte ceshtja e kombit. Nje mik i imi, Azem Shkreli, thoshte "nuk eshte poet ai nese s'vdes edhe per nje varr".

    Kete varg po e perifrazoj: nuk eshte shqiptar, ai qe ne fatkeqesine e popullit kerkon perfitimin e vet.

    Ju kerkoj me zemer ne dore juve te Shqiperise se vjeter, te beni kujdes edhe per pavaresine e Kosoves. Ne nuk dime me cka te merremi tani, kur ferkimet, ne te dy anet tensionohen e behen sic e deshiron ora e fqinjve tane, qe aq shume e aq gjate na kane pare keqas.

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ne nje prezantim te letersise se sotshme shqipe ne Salcburg te Austrise ne qershor te vitit te kaluar, ne gjinine e poezise breznine e vjeter ishte ftuar ta perfaqesonte Ali Podrimja e gjinine e prozes ish ftuar Ismail Kadare. Ishte kenaqesi te shihje sesi bisedonin keta dy njerez te medhenj te fjales se shkruar shqipe me njeri-tjetrin. Ka thene te verteten Podrimja, miqesia mes tyre ishte e shqueshme edhe per persona te trete qe munden t'i shohin ne ate rast.

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje artikull mbi krijimtarine e Ali Podrimjes, shkeputur nga gazeta Lobi ne internet (gjendet edhe tek trepca.net).



    PERSE SHKRUAN ALI PODRIMJA?


    Dua tė qėndroj te njė libėr i Podrimjes, “Lum Lumi”. Vetėm nė dyvjetshin e fundit e ka ribotuar dy herė dhe gjithmonė vjen i ndryshuar dhe i pasuruar. Duket se ky ėshtė libri i jetės pėr poetin. Njė tragjedi personale ėshtė sublimuar nė art tė madh. Ai ėshtė i dominuar nga tema e atdheut, njė poet simbol i identitetit kombėtar.


    Sadik BEJKO


    Ali Podrimja tashmė ėshtė njė poet me emėr tė madh. I ēiltėr, me njė buzėqeshje tė ėmbėl, i vetėdijshėm pėr sa ka bėrė, ai do ta pranonte njė epitet tė tillė. Aliu ka njė karrierė tė shkėlqyer letrare. Ai ėshtė nga ata qė kanė fituar sigurinė e njė embleme: pėrfaqėson njė vlerė tė shenjtė pėr shqiptarėt, them nė veēanti pėr shqiptarėt, ėshtė njė emblemė e poezisė. Nė biseda me tė ma ka shtjelluar gjatė temėn e vėshtirė: pėrse shkruaj, por nė pėrmbledhjen me ese Tkurrja e atdheut ai i jep njė pėrgjigje, si tė thuash, me shkrim kėsaj pyetjeje. Duhet veēuar qė ai ėshtė njė eseist i hatashėm dhe kohėt e fundit dhe njė antologjist (hartues antologjish). Esetė e tij kanė nervin e poetit, thuktėsinė dhe ngjeshjen e stilistit, ngėrthejnė faktin dhe pathosin, kanė dramatikėn e udhėtimit nėpėr njė gjeografi tė dhembjeve qė kullojnė gjak e tymojnė shkrumb eshtrash, sjellin dėshmi ngjethėse dhe refleksione tronditėse. Ato ushtojnė ankth e rrevoltė bashkė, kanė tingėllimėn e kėmbanės lajmėtare pėr atė kob qė po i pėrgatitej Kosovės. Kanė pezmin se veshėt e dyllosur janė ku e ku mė tė mirė se veshėt e atij qė e ka paravendosur kurrė mos tė tė dėgjojė. Por kambanat duhet tė bjenė. Deri ne qiell siē di ai t’u bjerė. Aliu, nė vazhdėn e poetėve tanė qė se ka filluar poezia ndėr ne, ėshtė i dominuar nga tema e atdheut, njė poet simbol i identitetit kombėtar.


    NDERI I POEZISĖ


    Qė nė vargun e parė me idenė e atdheut ia nis Iliada, kėnga e njėrit prej etėrve tė poezisė botėrore, e plakut Homer. Etnia nė Ballkan ėshtė njė brengė, ėshtė dhe njė paranojė. Pėr ne shqiptarėt ajo mbeti njė brengė. Pėr poetėt e popujve pėrreth nesh qė na sollėn aq dhembje, ajo u kthye nė njė sėmundje tė zezė. Nė fund tė fundit, shumė ndėr poetėt e Ballkanit u vunė tė bashkėjetojnė me xhelatin. Nė se poezia rreh nga absolutja, nga njė ėngjėllizim i botės dhe i njeriut, poetėt nė Ballkan u vunė nga situatat tė luajnė njė rol publik duke u vėnė nė shėrbim tė politikave shfarosėse. Ka poetė qė nga shpėrdorimi i fjalės, humbasin nderin. Nderhumbėsit janė nder i humbur i poezisė.Tek ne nėn diktaturė ndodhi qė shkrimtari tė ēojė nė burg shkrimtarin nė emėr tė shėrbimit ndaj njė kuaze, njė bote tė re. Tė tjerė tė ballkanas duke i shėrbyer shtetit, frymėzuan nacionalizmin, liturgjinė e zezė tė gjenocidit tė atyre qė do tė luanin futboll me koka tė prera njerėzish. Aliu dhe poetėt e Kosovės i shpėtuan kėtij kurthi tė zi. Tema e atdheut aty dhe se mori thekset programatike e tragjike tė njė thirrjeje-britmė qė, pėr rrethanat, ēdo poet do t’ia kishte zili: Kosova ėshtė gjaku im qė muk falet, u pėrtėri nė forma tė stėrholluara e mė shumė tė nėkuptuara, pėrēoi nga qėndresa individuale dhe kolektive. Nė kohė tė vėshtira ujiti rrėnjėt e thara tė njė identiteti nė grahmėn e fundit. Kjo poezi ėshtė e mbushur me respektin pėr njeriun, pėr vlerat e tij. Kėshtu Aliu dhe poetė tė tjerė tė Kosovės i shpėtuan nderin dhe njė ēėshtjeje tė madhe siē ėshtė vetė poezia. Ajo nuk degjeneroi nė njė magji tė zezė tė propagandės pėr kauza tė dėshtuara. Ajo mbeti vlerė se i qėndroi pranė njeriut, i forcoi nderin atij, i forcoi dinjitetin atij, i dha zemėr qė tė mos humbasė e tė mos tjetėrsohet. Poezia duhet tė jetė e ndershme, si njeriu. Kjo ėshtė njė ēėshtje e madhe pėr njė institucion themelor siē ka qenė poezia pėr shqiptarėt, por dhe siē ėshtė njė vlerė e shenjtė kudo nė botė (Kundera). Kėndej, nė anėt tona, figura e poetit lolo qė i vargėzonte propagandės, vaj mė det, ka ēuar sot tek Mazllėmi, qė, pėr pesė para, del nė pikė tė mėngjezit e bllamurit vargje (ē’t’i vijė nė mend) nga ekrani i njė kanali tė njohur televiziv. Aliu dhe pak si ai i dolėn pėr zot jetės, njeriut, kombit, poezisė. Fjalės.


    KATĖR NIVELE LEXIMI PĖR “LUM LUMIN”


    Pėr tė thelluar sa thashė mė lart, dua tė qėndroj te njė libėr i Podrimjes, Lum Lumi. Vetėm nė dyvjetshin e fundit e ka ribotuar dy herė dhe gjithmonė vjen i ndryshuar dhe i pasuruar. Duket se ky ėshtė libri i jetės pėr poetin. Njė tragjedi personale ėshtė sublimuar nė art tė madh. Do tė shfletoja katėr nivele leximi tė kėtij libri tė tragjikės universale qė i ka shokėt tė rallė nė poezinė tonė duke u vėnė pėrkrah me libra tė mėdhenj tė saj si: Milosao, Lulet e verės, Baba Tomorri, Juvenilja, Psalme murgu, Vargjet e lira, Lahuta e malcisė, Vallja e yjeve.


    a. Refuzimi i vdekjes. Nė nivelin e parė do tė shihja temėn e ikjes nga vdekja, njė temė e lashtė sa bota, e inicuar qė nė epin e akado-sumerėve, epin e Gilgameshit.


    Gilgameshi, qytetndėrtuesi, ati i qytetėrimit botėror, me dy tė tretat hyjni e vetėm njė e tretėn njeri, nė saje tė kėsaj tė fundit, nė atė qė ėshtė njerėzor, i duhet tė vdesė. Ia thonė perėnditė. E aty nis udhėtimi i tij i lemerisur nga qė nuk do ta pranojė vdekjen, kėrkon dhe nėn tokė barin e pandekėsisė. Te ky libėr i Aliut, nė jehonė tė Gilgameshit, ati endet nė koridoret e spitaleve, nė tunelet e metrotė nga Beogradi, nė Moskė, nė Paris, nė fshatin e vendlindjes, udhėton me njė fėmijė nė krahė qė t’ia shpėtojė vdekjes sė paralajmėruar nga kanceri. Aliu nuk do ta pranojė vdekjen se si Gilgameshi i lashtė njė fėmijė ėshtė dyfish hyjni: ėshtė fėmija, e ardhmja, ėshtė biri, njė hyjni pėr prindėrit, ėshtė dhe njeri vetėm pėr veten e tij, po njeri qė ikėn e s’ vjen mė. Kėtu poeti me tė drejtė e refuzon fatalitetin dhe rend t’i shpėtojė vdekjes. Lėnda rrėnqethėse qė e mbush librin ėshtė dhėnė nė hollėsi tė dridhshme nė ecurinė e sėmundjes, nė pafuqinė njerėzore pėrpara rrufesh tė tilla tragjike. Pafuqi qė na shtang e na bėn tė luajmė mendsh aq mė tepėr ndaj njė fėmije qė kėrkon mbrojtje. Poeti nuk abuzon si arti i lehtė i shumė filmave e librave me kėtė temė. Tonet tragjike mbahen nė njė solemnitet tė pėrzishėm


    b. Vizioni biblik. E kjo qė thamė lidhet me nivelin e dytė tė leximit. Pafuqia njerėzore ndaj tragjedive tė tilla na bėn mė tė thellė, na ēon nga katarsi, na pastron si kalimet nėpėr zjarret dlirėsuese. E nga kjo lartėsi poeti sheh botėn, shoqėrinė nė aq pisllėk e shnjerėzi. Po ėshtė njė hedhje nė lartėsi tė tilla qė kėrkon pastrimin e krejt njerėzimit, e metropoleve, e shoqėrisė njerėzore nė prerjen e sė sotme dhe tė sė djeshmes, njė njerėzim qė bashkėpunon e bashkėjeton me tė keqen. Ky ėshtė njė vision biblik i librit. Ky ėshtė vėshtrimi pa kohė e pa hapsirė. Ne jemi njė qytetėrim i rrezikuar pėrderisa e kemi shtuar tė keqen dhe e pėrtypim si bukėn nė tryezėn e pėrditshme. Thashė njė vision biblik, jo njė kritikė sociale siē do tė duket nė plan tė parė. Dhimbjet e bukura e pasurojnė botėn.


    c. Bota shqiptare. Niveli tretė ėshtė ai i zbulimit tė rrėnjėve, i rėnies nė themel tė identitetit vetiak e kolektiv. Nė tė keqe secili nga ne rend tė gjejė rrėnjėt e veta, fijet e holla tė qėndresės, rend nė brendėsitė e historitė e gjakut e tė vendlindjes. Do njė taban tė fortė dhe intim qė tė mbahet e tė burrėrohet. Dhe Aliu shkon e nga nuk shkon pėr t’u mbushur me botėn shqiptare, me bukuritė e historitė, me mitikėn e hiret e saj. Duke u burrėruar, duke marrė lėndė force e dinjiteti pėr vete ai ne i jep edhe ne qė e lexojmė atė. E kėtu vij tek ēka thashė mė lart se ky poet i etnisė e ka mbrujtur kėtė lėndė nė disa nivele: nga thirrja deri te kolonat ku mbahesh i rrethuar nga uji i zi i vdekjes. Kosova doli pėrtej Ujit Tė Zi. Fjala e shenjtėruar (Lasgushi) e shpėtoi Kosovėn.


    d. Mjeshtėri e lartė. Niveli i katėrt ėshtė ai i mjeshtėrisė poetike. Ky ėshtė i tillė qė ndonjėherė tė lė shtang. E tė bėn tė mendosh me ē’ forcė demoniake a ėngjėllorė ia ka dalė t’i thotė, t’i mbrujė vargjet. Aliu ėshtė poeti qė rrėfen, analizon, qė kalon nga intimja te e pėrgjithshmja, nga dhimbja tragjike te e madhėrishmja me lehtėsi e mrekulli gjuhe, vargu e fjale. Ky regjistėr i gjerė ndjenjash e situatash ėshtė nė pėrshtatje me njė arsenal artistic mjeshtėror qė do tė donte njė analizė mė vete. Po ėshtė ky taban arti qė i mban nė kėmbė tri nivelet e mėsipėrme. Nga libri del me ndjenjėn e shėndetshme tė gjallėrisė e tė thellėsive njerėzore tė cilave duhet t’u pėrulesh si tempujve. Kėto cilėsi dhe lartėsi artistike e kanė bėrė atė poetin tonė mė tė pėrkthyer e mė tė njohur ndėrkombėtarisht.


    Njė poet qė ka arritur lartėsi tė tilla mund ta shtrojė pyetjen: pėrse shkruaj? Si duket kjo ėshtė pyetja torturuese pėr ēdo poet tė vėrtetė. Nė rastin e Aliut kėsaj nuk mund t’i shpėtosh.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2004
    Vendndodhja
    tiran
    Postime
    5
    Sa mire e ben ali podrimja qe nuk mban anen e asnje partie.

    ne kte menyre ai ben si qengji bute qe pi ne shum sisa.

    keshtu na duhen poetet asnjeanes si ali podrimja.

    e po shqiperia dhe kosova jane dy lendina me qengja e iriqa qe vec han bare e pijne vese prandaj podrimja nuk u a prishe asnjerit.

    sa i mire eshte ali podrumja.


    ali hoxha hoxh alija njesoj jane prandaj.


    ksaj i thone hallv e ftohte.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214

    Re: Interviste Ali Podrimja: KEMI KRIJUAR ATDHEUN SHPIRTEROR, KU S'KA MURE...

    Gjithmone me ka pelqyer Ali Podrimja si poet, por pas kesaj interviste kaq te shkurter me duhet ta respektoj dyfish. Formati i tij eshte ai i intelektualit qe i duhet vecanerisht sot Shqiperise.
    Thenia e tij se " Shqiptaret e dy aneve duhet te binden, se pari, se vetem si komb mund ta realizojme endrren tone." eshte nje monument patriotizmi. Per fat te keq shume sharlatane te medhenj e te vegjel qe e mbajne veten per 'patriote me patente' ne vend te kundershtarit plotesues ne mendim apo politike shohin vetem armiq duke ngjallur nje urrejtje te eger qe shkon gjithmone ne dem te kombit.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  6. #6
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Ne Kosove ka mbi 30 parti shqiptare, nga te vejė shkrimtari i cili eshte me i madh se 30 partite tok!!!
    Te gjitha jane thene

Tema tė Ngjashme

  1. Fantazmat! Shpirti dhe mishėrimi nė njė trup tjetėr
    Nga White_Angel nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 250
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 11:16
  2. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33
  3. Kush Na Solli NĖ KĖtĖ BotĖ, Pasuri E Kujt Jemi Dhe Pse Jemi Krijuar...
    Nga Bekim Ismaili nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2004, 05:35
  4. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •