Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Bankat ne shqiperi

    NJE BANKE NGA SHQIPERIA QE INVADON NE BALLKAN



    Teuta Shamku



    Emigrantet shqiptare qe jetojne ne shtetin fqinj Greqi, tash e tutje mund t'i kryejne sherbimet bankare ne nje banke qe qendren e ka ne atdheun e tyre. Banka Amerikane e Shqiperise do te hape nje dege te saj ne Athine. Lajmin e kane konfirmuar per gazeten "Koha Jone", drejtues te Bankes se Shqiperise. "Banka Amerikane e Shqiperise ka marre OK-in nga BSH-ja per te celur nje dege ne Athine. Kjo eshte e para banke nga Shqiperia qe shtrihet ne rajon me nje dege te re", thane dje burime zyrtare nga Banka e Shqiperise.

    Specialistet bankare thone se ky fakt eshte nje zhvillim pozitiv qe tregon se sistemi bankar ne vendin tone eshte ambicioz.

    Vendimin per te hapur nje dege te re te Bankes Amerikane ne Athine e ka qeveria amerikane, pasi BA financohet nga Fondi Amerikan per Zhvillimin e Ndermarrjeve. Burime nga Banka Amerikane thane se deri tani jane gjetur ambjentet e deges se bankes dhe pritet se shpejti te filloje aktiviteti, sapo te jape miratimin Banka Qendrore e Greqise. Celja e kesaj dege ne Athine shihet si nje perparesi per emigrantet tane ne Greqi, pasi numri i tyre shkon deri ne 500 mije.

    Banka Amerikane e Shqiperise mund te konkuroje denjesisht ne tregun bankar ne Greqi, pasi ajo operon me sistemet e fundit te bankingut, duke ofruar edhe bankingun me internet. Ne projektet e saj Banka Amerikane synon shtrirjen e saj me dege edhe ne shtete te tjera ne rajon. Burime te sigurta thane dje se Banka Amerikane eshte duke u pergatitur per te celur nje dege tjeter ne shtetin fqinj Italine, ku edhe atje numri i emigranteve shqiptare eshte i madh. Banka amerikane do te ofroje shume sherbime per emigrantet shqiptare, si transferta bankare, depozita, etj.



    Bankat shqiptare drejt shtrirjes ne rajon

    Sipas specialisteve te Bankes se Shqiperise, Banka Amerikane

    eshte e vetmja ne tregun bankar shqiptar qe ka nje dege jashte kufijve. Ndersa bankat e tjera me kapital te huaj, duke qene se banken meme e kane ne vendet nga vijne, u sherbejne shqiptareve nepermjet tyre. Mundesine per t'iu sherbyer shqiptareve ne rajon kohet e fundit e ka ofruar edhe banke me kapital 100 per qind shqiptar. Credins Bank ka nisur bashkepunimin e saj me tri banka ne Kosove dhe Malin e Zi, nepermjet te cilave u ofrojne sherbime te shpejta shqiptareve ne keto vende. "Ne kemi krijuar marredhenie bashkepunimi me dy banka ne Kosove, Banken Kreditore te Prishtines dhe Casa Bank, si dhe nje banke ne Malin e Zi, Atlasmond Bank", thote per "KJ" Artan Santo, Drejtori i Credins Bank. Sipas Santos marredhenia me tri bankat ofron mundesine per transfertat bankare, si dhe per bashkepunimin mes bizneseve te Kosoves dhe Malit te Zi. "Ne ofrojme sherbime me kosto shume te lire dhe per me teper ne nje kohe shume te shkurter", shton Santo

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Cani: Na falni pėr rėnien e dollarit
    “Ka ndikuar nė rritjen e importeve dhe uljen e eksporteve



    Tiranė

    Guvernatori ka kėrkuar falje pėr rritjen e vlerės sė lekut nė treg. “Ne duhet tė kishim ndėrhyrė mė parė pėr tė frenuar rritjen e vlerės sė lekut”.

    Kėshtu ėshtė shprehur dje Cani gjatė paraqitjes sė programit monetar pėr vitin 2004, nė Komisionin e Ekonomisė. Sipas tij, rritja e vlerės sė lekut, nė krahasim me monedhat e tjera, ka bėrė qė tė rriten ndjeshėm importet dhe ka influencuar negativisht mbi eksportet shqiptare. “Ne kemi ndėrmarrė ndėrhyrje nė treg pėr pėrmirėsimin e kėtij raporti”, ka theksuar Cani, duke pranuar se kėto ndėrhyrje janė bėrė mė vonė se sa duhej. Aktualisht, raporti i eksporteve me importet ėshtė 1/4. Pra, Shqipėria eksporton 1 produkt dhe merr katėr tė tillė nga vendet fqinje. Deficiti i lartė tregtar ka bėrė qė shpesh Banka e Shqipėrisė tė japė alarmin pėr mungesėn e mjeteve monetare pėr importe. Nga ana tjetėr, Cani ka paraqitur pėrpara deputetėve programin monetar tė Bankės dhe bashkėjetesėn e tij me politikėn fiskale. “Nė funksion tė objektivit, programi monetar synon kontrollin e rritjes sė ofertės monetare, nė mėnyrė qė niveli i mjeteve monetare reale t’i pėrgjigjet nevojave reale tė ekonomisė, pėr njė rritje ekonomike prej 6 pėr qind. Programi Monetar garanton respektimin e objektivave sasiorė tė BSH-sė dhe kontrollin e huamarrjes sė brendshme tė qeverisė nė nivelin 2.7 pėr qind tė PBB-sė”, tha Guvernatori Cani. Sipas tij, gjatė vitit 2004, depozitat nė valutė pritet tė rriten me 17.7 miliardė lekė, paraja jashtė bankave parashikohet tė rritet me rreth 14.9 miliardė lekė, depozitat nė lekė do tė rriten me 14.8 miliardė lekė dhe kėrkesa e qeverisė dhe e sektorit privat pėr mjete monetare nė lekė parashikohet nė 14.5 miliardė lekė. Gjithashtu, financimi i deficitit buxhetor nga ana e sistemit bankar ėshtė parashikuar 20 miliardė lekė ose 2.3% e GDP-sė.

    “Gjatė vitit 2004 ėshtė parashikuar qė, kredia pėr ekonominė tė rritet me 16.5 miliardė lekė”, theksoi Cani. Krahasuar me rritjen e tepricės sė kredisė pėr vitin 2003, kjo rritje ėshtė rreth 3.6 miliardė lekė ose 28% mė e madhe. “Rritja e kredisė nė valutė supozohet tė jetė rreth 14.5 miliardė lekė, ose 88% e rritjes totale tė kredisė pėr ekonominė”, tha ai. Diferenca midis normave tė interesit tė kredisė nė lekė ndaj atyre nė valutė, do tė sjellė njė rritje mė tė madhe tė kredisė nė valutė, ndaj asaj nė lekė. Gjithashtu nė rėnien e ritmit tė rritjes sė kredive nė lekė, do tė ndikojė edhe niveli i lartė i likuiditetit tė sistemit bankar gjatė vitit 2003. Pėr kėto arsye, kredia nė lekė pritet tė rritet vetėm me 2 miliardė lekė, gjatė vitit nė vazhdim.



    Islami paraqet projektbuxhetin: Rriten ēmimet, nuk rriten pagat

    Rritja e ēmimit tė energjisė, telefonisė, rritja e akcizės sė karburanteve dhe e taksave tė tjera, nuk janė tė kompensuara nė buxhetin e vitit tė ardhshėm. Kjo ka qenė akuza e deputetėve tė opozitės nė Komisionin e Ekonomisė, kur Islami parqiti projektbuxhetin pėr vitin e ardhshėm. Sipas Islamit, nė buxhet ėshtė parashikuar qė tė ketė njė rritje pagash prej 8 pėr qind. Por inflacioni ėshtė parashikuar tė jetė 4 pėr qind dhe rritja reale e pagave ėshtė 4 pėr qind. Sidoqoftė, reagimi i opozitės pėr buxhetin nuk ka gjetur pėrkrahjen e deputetėve tė pozitės. Kėto tė fundit vazhdojnė tė heshtin lidhur me problemet e buxhetit. Nga ana tjetėr, Islami vazhdon tė mbrohet me organizmat ndėrkombėtare, megjithėse nė paketėn fiskale nuk u mbrojt dot me kėto organizma. “Projektbuxheti ėshtė pėrputhur me projekt paketėn fiskale 2004 dhe ėshtė hartuar duke u mbėshtetur nė Strategjinė Kombėtare pėr Zhvillim Ekonomik dhe Social, nė Programin Buxhetor Afatmesėm dhe mbi bazėn e rezultateve tė pritshme tė parashikuara pėr vitin 2003”, tha Islami. Sipas tij, edhe pėr vitin 2004, rritja ekonomike ėshtė parashikuar tė jetė 6% dhe inflacioni nė kufirin 2-4%. Tė ardhurat totale do tė rriten nė 24% tė GDP-sė, tė ardhurat tatimore nga 20.1% e GDP-sė do tė rriten nė 20.7% tė GDP-sė, fondi i asistencės sociale do jetė 4% e GDP-sė, tė ardhurat jotatimore 2.5%, huamarrja e brendshme 2.7%, shpenzimet operative 2.7%, subvencionet 2.5%, fondi i pagave 6.15%, shpenzimet kapitale do zenė 2.14% e GDP-sė etj. Nė projektbuxhetin e vitit 2004 ėshtė parashikuar qė sektorėt prioritarė tė jenė arsimi, shėndetėsia dhe transporti. Sipas Islamit, nė projektbuxhetin e vitit 2004, pėr arsimin ėshtė parashikuar njė fond prej 24.3 miliardė lekėsh ose 2.95% e GDP-sė. Pėr shėndetėsinė janė parashikuar rreth 20.3 miliardė lekė, pėr transportin 15.6 miliardė lekė dhe pėr bujqėsinė rreth 16 miliardė lekė.

    Treguesit ekonomikė 2004

    Rritja ekonomike 6 pėr qind
    Inflacioni 4 pėr qind
    Rritja e pagave 8 pėr qind
    Tė ardhurat 20.1 pėr qind e GDP
    Shpenzimet e operative 2.7 pėr qind e GDP
    Shpenzimet kapitale 2.14 pėr qind e GDP
    Huamarrja e bredshme 2.7 pėr qind e GDP


    Agrobiznesi
    Paketa fiskale zgjidhje tė pjesshme

    Paketa fiskele 2004, e miratuar nė Komisionin parlamentar tė Ekonomisė, i jep zgjidhje tė pjesshme kėrkesave dhe problemeve me tė cilat ndeshet sektori i agroindustrisė sot nė vend. Kėshtu deklaruan dje gjatė njė takimi kombėtar, pėrfaqėsues tė Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar (KASH). Agim Rrapaj, president i KASH-it, tha se, “kėrkesat e agrobiznesit pėr disa ndryshime nė paketėn fiskale 2004, u pėrcaktuan qė nė Kongresin e 3-tė tė KASH-it, madje ato u mbėshtetėn dhe nga Komisionet Parlamentare tė Bujqėsisė, Ekonomisė e Financave. Por ky mirėkuptim nuk ishte i mjaftueshėm me organet tatimore dhe Ministrinė e Financave. Sipas tij, konferenca kėrkoi uljen e ēmimeve pėr tė gjitha burimet energjetike nė bujqėsi e, veēanėrisht mos vendosjen e taksave pėr mekanikėn bujqėsore. Megjithėse u paraqit njė studim serioz pėr heqjen e akcizės sė karburanteve pėr mekanikėn bujqėsore dhe serat me ngrohje, i diskutuar dhe vlerėsuar nga komuniteti i biznesit, (sipas tė cilit buxheti i shtetit fitonte 12 milionė USD dhe GDP-ja rritej mbi 100 milionė USD, e pėrmirėsohej efektiviteti i prodhimit), ky studim nuk u pėrfshi nė paketėn fiskale 2004. Pas insistimeve tė KASH, Komisioni parlamentar i Ekonomise dhe Financės pranuan qė tė hiqet akzica pėr karburantet e serat me ngrohje si dhe projektin pilot tė mekanikės bujqėsore. Nė paketėn e re, sipas Rrapajt, i jepet zgjidhje vetėm industrisė sė qumėshtit, ndėrkohė qė KASH-i ka kėrkuar diferencim dhe rimbursim tė TVSH-sė pėr tė gjitha lėndėt e para qė blen sektori i agropėrpunimit drejtpėrdrejt te fermeri.
    PAUCA SED MATURA

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  4. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  5. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •