Isuf Mullai ėshtė njė nga agjentėt mė tė famshėm qė ka pasur sigurimi i shtetit komunist. Me veprimet e tij tepėr tė zgjuara ka arritur qė nė mėnyrėn mė spektakolare tė bėhet njeriu mė i besuar i Ahmmet Zogut. Pėr 10 vjet me radhė ai arriti tė shtijė nė dorė tė gjithė dokumentacionin sekret tė Partisė sė Legalitetit, funksionar i lartė i tė cilės u bė dhe vetė. Ėshtė pikėrisht personazhi i Manush Kelmendit te romani i shumėnjohur "Mėrgata e Qyqeve", i shkrimtarit Nasho Jorgaqi. Saktėsisht mė 24 prill Isufi mbushi plot 8o vjeē. Sot ai pranon tė flasė ekskluzivisht pėr gazetėn "Ballkan", nė lidhje me shumė ngjarje tė panjohura dhe tė pabotuara deri mė sot tė cilat lidhen me jetėn e tij tė vėshtirė nė emigrim kur kryente detyrėn e ngarkuar. Si u pėrzgjodh nga Kadri Hazbiu tė kryente misionin e veēantė pėr t'u dėrguar si agjent nė radhėt e partisė sė Ahmet Zogut. Ēfarė pasojash pati kur filloi persekutimi i vėrtetė. Pėrgatitja e kushteve pėr t'u arratisur dhe kursi special qė zhvillonte gjatė netėve pėr t'u profesionuar si zbulues.
Jeta e tij 10 vjeēare nė emigrim.Peripecitė dhe torturat qė u detyrua tė kalonte pėr tu bėrė i besuar se ishte arratisur vėrtet nga Shqipėria. Besimi qė krijoi te Ahmet Zogu dhe detyrat e larta qė mori nė partinė e tij nė mėrgim.si rivendosi lidhjet me Tiranėn dhe kodet me tė cilėt merrej vesh me Kadri Hazbiun.
Nė ēfarė periudhe ju ka dėrguar sigurimi i shtetit jashtė kufijve?
Saktėsisht kur ika, ka qenė data 6 Gusht i vitit 1955 dhe u ktheva nė 8 Dhjetor 1964, pra afėrsisht 10 vjet.
Si ėshtė ajo historia e fjalimit tė Enver Hoxhės?
Nuk e harroj atė moment qė isha kthyer nga Jugosllavia, ku kisha studiuar pėr dy vjet nė shkollėn e lartė tė marinės ushtarake. Ishte viti 1945. Mė caktuan si oficer nė repartin e marinės sė Durrėsit. Nė njė prej atyre ditėve, si shkuam nė Durrės, tė gjithė ne oficerėt e rinj tė ardhur nga jashtė, madje kur akoma nuk kishim filluar as punėn, na njoftojnė se Enver Hoxha do tė bėnte njė takim jo vetėm me kuadrot kryesorė, por edhe me banorė tė thjeshtė tė qytetit. Shkuam dhe ne tė gjithė. Ishim tė entuziazmuar ashtu siē ishin tė gjithė atėherė, aq mė shumė neve qė veē moshės sė re kishim dhe njė arsye mė shumė, se e fillonim punėn jo si punėtorė, por si oficera. Tubimi ishte mė shumė se madhėshtor, gjė qė na jepte mė shumė kurajo dhe optimizėm pėr tė ardhmen. Fjalimi i Enverit u mbėshtet kryesisht nė slloganin e njohur pėr mbrojtjen e fitoreve tė arritura. Kėtė e theksoi aq shumė, saqė kuptova se kishte ardhur tė jepte vetėm atė mesazh, nė ndėshkimin e fajtorėve tė popullit qė atėhere ishin cilėsuar "armiq". Kuptohej, fjalėn e kishte te njerėzit e shpallur kuislingė dhe tek ata qė quheshin klasa tė pėrmbysura, por qė kishin bėrė krime, pra kishin ikur qė t'i shpėtonin ndėshkimit komunist. Aty pėr aty mbaj mend qė ai, mes njė revoltimi tė papritur, ngriti zėrin me sa fuqi kishte dhe tha: "Mos tė kujtojnė armiqtė e popullit se kaluan kufirin dhe na e hodhėn. Tė gjithė ata qė kanė larė duart dhe e kanė bėrė hak, nuk do tė mund tė shpėtojnė dot. Njė gjė ta kenė tė qartė, se do tė na kenė mbrapa pėr tėrė jetėn, kudo qė tė shkojnė nė tė katėr anėt e botės." Gjithsesi unė me atė naivitetin tim tė karakterizuar nga mosha dhe duke mos i ditur mirė punėt e shtetit, ndėrsa isha duke ikur pėr nė dhomėn ku rrija, po mendoja pėr thėniet e mėsipėrme tė Enverit. I analizoja me vete. "Do tė na kenė mbrapa", e si do tė na kenė? Ata ēanė ferrėn dhe kaluan kufirin e s'dihet nga e kanė lėnė vrapin, e aq mė shumė se ku hanė e pinė. Si mund t'i gjenim neve!? Kėshtu qė nuk mė mbushej mendja pėr asgjė. Mendoja se ishte thjesht njė paradoks apo njė truk propagandistik i tij. Por mė vonė, jo shumė larg nė kohė nga ai moment, kur mua ashtu si dhe shumė shokė tė tjerė, na thirrėn pėr tė na dhėnė detyrėn e veēantė qė t'i shėrbenim sigurimit tė shtetit, duke shkuar jashtė tij, u kujtova pėr fjalimin qė ishte mbajtur.
A e pranuat detyrėn?
Si tė mos e pranonim? Madje ishim shumė tė bindur dhe tė ndėrgjegjshėm. Ju e analizoni me kohėn dhe mentalitetin e tanishėm, ku duket si fyerje qė tė kesh shėrbyer nė sigurimin e shtetit, kjo pėr faktin se ai ka marrė tashmė mbi kurriz dhe rrisqe qė nuk i takojnė. Po ta analizosh me kohėn qė ishte atėherė, kjo konsiderohej njė nder dhe vlerėsim qė tė bėhej, pasi ishte mėnyra mė e mirė pėr t'i shėrbyer popullit tėnd .
Si t'u komunikua detyra.
Mė thirri vetė Koloneli i sigurimit Kadri Hazbiu. Mė foli shkurt dhe pa demagogji tė tepėrt. "Partia dhe populli tė beson njė nga detyrat e veta mė tė vėshtira. Nė emigrim sė bashku me shumė njerėz tė ndershėm qė kanė ikur nga frika e ndonjė pėrsekutimi tė mundshėm nga pushteti komunist, kanė ikur edhe shumė njerėz qė kanė bashkėpunuar hapur me pushtuesin, madje dhe kanė vrarė njerėz. Ata nuk kanė pushuar sė vepruari. Kėrkojnė tė marrin sėrish pushtetin me ēdo mėnyrė dhe formė, cilado tė jetė kostoja e kėsaj. Kėtė do ta bėjnė ashtu siē e kanė bėrė me grupe diversioniste, ku viktimat e tyre janė shumė njerėz tė pafajshėm, si fshatarė, kooperativistė, punėtorė etj. Ti ke pėr detyrė qė kėta t'i neutralizosh dhe t'i bėsh tė padėmshėm, ashtu siē ke edhe detyrėn tjetėr qė tė pafajshmit t'i bindėsh se nuk do t'u ndodhė gjė, por tė kėrkojnė riatdhesim dhe tė vijnė pranė familjeve.
Kur u vutė nė dijeni se ishit i zgjedhuri i Sigurimit?
U kuptua thjesht fare. Siē thashė nė fillim, nė vitin 1948 ishim kthyer nga shkolla ushtarake e marinės nė Jugoslllavi. Nė momentin qė kishim filluar punėn, na vjen vetė Kadri Hazbiu pėr tė na graduar. Kėshtu ishte rregulli pėr oficerėt qė fillonin punė, gradat i akordoheshin mė pas dhe vendoseshin me ceremoni. Ndėrsa lexoheshin emrat dhe gradat, vura re se emri im nuk u zu nė gojė fare. Kjo do tė thoshte se ishte ndonjė ndėshkim. Pra, tė mbeteshe pa graduar nuk ishte gjė e lehtė. Ajo konsiderohej goditje politike. Pėr kėtė do tė fillonte natyrshėm distancimi qė do tė bėnin dhe shokėt e tu, pėr faktin se partia diēka i kishte zbuluar. Takoj menjėherė Kadri Hazbiun dhe i them: "Shoku Kadri nuk e di pse nuk mė keni graduar edhe mua! Unė njėlloj si shokėt kam mbaruar dhe rezultatet i kam nxjerrė shumė tė mira. Nuk e di ēfarė keni pasur parasysh, por unė nuk kam bėrė ndonjė gabim." Ndėrsa flisja, frymėmarrja mė shpeshtohej nga shqetėsimi i tepėrt, pasi nuk dija pėrgjigjen.
Kadri Hazbiu ishte shumė i qetė. Jo vetėm kaq, por kuptova saktėsisht se ai e priste ndėrhyrjen time, kėshtu qė ishte i pėrgatitur dhe pėr pėrgjigjen. "Dėgjo kėtu Isuf Mullai. Partia ka parasysh shumė gjėra, kėshtu qė dhe ty tė njeh mirė, dhe nuk ėshtė fjala se ėshtė e pakėnaqur nga ty apo nga familja jote, por pėr ty jemi pėrgatitur tė bėjmė punė tė mėdha. Hajde, mos e vra mendjen se i kemi menduar tė gjitha, mos u bėj merak." Ai mė shkarkoi nga tensioni i parė qė kisha dhe mė la tė kuptoja se do tė mė ngarkonin nė njė detyrė me shumė rėndėsi.
Nga tė njihte Kadri Hazbiu?
Qė ta dish ti, unė qė nė kohė tė luftės isha marrė me shėrbimin e fshehtė. Nė vitit 1942, kur isha shkuar nė luftė, mė dėrgonin nga shtabi partizan tė merrja informata pėr armikun apo pėr spiunė tė ndryshėm, madje dhe jam plagosur me dy plumba, njė nė kėmbė dhe njė nė fytyrė. Kėshtu qė Kadri Hazbiu e kishte lexuar dosjen time dhe kishte mėsuar pėr aftėsitė fizike dhe intelektuale.
Si ndodhi qė u plagosėt?
Ishte viti 1944. Ka qenė operacioni i Qershorit. Unė me njė shok u ngarkova qė tė shkoja deri nė kufi me Greqinė dhe po tė ishte nevoja tė dilja edhe matanė tij, siē kisha bėrė dhjetėra herė tė tjera qė kisha shkuar deri nė Janinė. Detyra ishte tė merrja informata dhe tė vrojtoja sasinė e ushtrisė naziste qė kishte marrė drejtimin pėr tė hyrė nė Shqipėri. Kjo bėhej me qėllim qė forcat partizane tė merrnin masa pėr t'i pritur me armė. Pikėrisht nė afėrsi tė fshatit Selcė tė Gjirokastrės (afėr Jorgucatit) u ndesha me njė formacion gjermanėsh dhe shkėmbyem zjarr. Aty u plagosa me dy plumba. Ja, plumbi i parė ka hyrė kėtu nėn mjekėr dhe ka dalė te hunda, ndėrsa tjetri ka hyrė kėtu nė kėmbė.
Si Vijoi historia jote e mėtejshme?
Sipas rregullave fikse dhe profesionalizmit tė sigurimit tė shtetit u vendos qė unė tė persekutohesha. Pėr kėtė nuk do tė mė bėnin asnjė pėrjashtim nga ata qė ishin quajtur armiq tė popullit. Arsyeja ishte qė kur tė shkoja jashtė shtetit me shėrbim, ku do tė paraqitesha si i arratisur dhe i pakėnaqur nga pushteti komunist, tė besohesha pasi dhe ata kishin informatorė tė kėtushėm qė do tė verifikonin ashtu siē verifikuan gjithēka. Pra unė, me njė fjalė, duhej tė persekutohesha nė atė mėnyrė qė tė bėhesha i pakėnaqur vėrtet. Njė faktor tjetėr pėr besueshmėrinė time qė mund tė isha kundėr pushtetit tė ri, ishte se unė kam pasur babain, Tefik Mullain, oficer nė kohėn e Zogut, madje me gradėn "Major".
Ēfarė persekutimi pėsove konkretisht?
Qė nė fillim, siē thashė, nuk m'u dha grada. Ky ishte persekutimi i parė, dhe menjėherė u hap fjala se Partia nuk kishte besim tek unė, ēka do tė thoshte se isha njeri i dyshimtė. Pas kėsaj vetvetiu u krijua distancimi i padurueshėm nga tė gjithė, madje dhe nga shokėt e ngushtė. Ishe i detyruar tė pėrjetoje poshtėrimin dhe mungesėn e besimit qė shfaqej hapur nė ēdo ambient. Pas tre-katėr muajsh erdhi goditja e dytė. U pėrjashhtova nga Partia. Nė atė kohė do tė thoshte pushkatim politik. Pėrjashtimi nga Partia u dha shkas tė gjithėve tė mė pėrēmonin mė hapur madje tė mė fyenin dhe pa takt fare. Kjo do tė vazhdonte jo pak por dy vjet. Pas saj erdhi ajo qė pėr mua pritej dhe qė nga tė tjerėt do tė konsiderohej goditja vendimtare. U pėrjashtova nga ushtria fare dhe u dha ultimatumi: Tė bėjė si tė dojė dhe tė jetojė ku tė dojė. Partia dhe populli nuk kanė besim tek ai. Atėherė, mbaj mend, ishte prilli i vitit 1951. S'kishe ēfarė bėje duhej krijuar imazhi se isha njeri i keq pėr shtetin dhe Partinė. Dhe mė mbrapa tė besohej se kisha arsye qė isha bėrė i pakėnaqur.
Ē'ndodhi mė pas?
Shkova nė fshatin tim nė Fushė-Bardhė tė Gjirokastrės. Aty kishte mesele tė tjera. Shumė fshatarė kur panė qė unė isha futur nė rreth nga Partia si njė njeri i dyshimtė, nuk mė takonin fare, por mė largoheshin si tė kisha zgjebe. Por kishte dhe nga ata qė nuk donin t'ia dinin dhe mė takonin si nė fillim. Gjithsesi familja ime dhe unė po e krijonim imazhin e familjes qė pėrndiqej dhe po bėheshim tė pakėnaqur. Aty jetoja vetėm duke dėgjuar njėrin apo tjetrin, qė tė takonte fshehur apo tė fyente nė sy tė tė tjerėve, duke tė quajtur harrėmsėz, i poshtėr, apo dhe maskara qė ia kisha pasur me hile Partisė dhe popullit, gjė qė nuk ishte e lehtė pėr mua.
Si i mbaje lidhjet me Sigurimin nga fshati?
Nė fshat mė vinin njerėzit e sigurimit dhe mė sillnin rrogėn.Vinte njė oficer i Ministrisė sė Brendshme dhe mė takonte jo mė shumė se njė orė. Duhet tė kesh parasysh se njerėzit qė shkonin nė fshat tė pėrzėnė nga Partia, mbaheshin nė mbikėqyrje nga njerėz tė shtetit qė s'kishin idenė se ēfarė loje po bėja unė. Kėshtu qė ata mė mbanin nėn trysninė e vėzhgimit. Nė kėtė rast dhe njeriu i sigurimit qė vinte nuk kishte tė drejtė tė takonte asnjė, por nė mėnyrėn mė tė fshehtė tė shkėmbente informacionet me mua dhe si mė dorėzonte rrogėn, mė jepte udhėzimet e radhės.
Pse u larguat mė pas nga fshati juaj?
Nė fshat, me gjithė durimin dhe gjakftohtėsinė qė tregoja pėr tė pėrballuar tė gjitha situatat ashtu siē kisha udhėzimet, u rrezikova qė tė dekonspirohesha pėr misionin qė po gatisja tė kryeja. Kėshtu qė nė njė situatė tė tillė u detyrova tė kėrkoja qė tė largohesha dhe ashtu u bė. Kjo bėhej me kėrkesė, se ēdo lėvizje e imja do tė bėhej me udhėzim nga lart, qė miratohej direkt nga Kadri Hazbiu. Kėshtu qė u pa e drejtė kėrkesa ime e bėrė mė lart dhe vonoi pėr t'u miratuar.
Ishte janari i vitit 1952, kur u njoftova se isha caktuar tė punoja nė shėrbimin sinoptik tė Gjirokastrės me detyrėn "vrojtues i motit". Aty do tė bėja pikėrisht hapin e fundit, para se tė merrja urdhrin pėr t'u arratisur, kursin e shėrbimit tė fshehtė.
Si e zhvilluat kursin e sigurimit tė fshehtė?
Askush nuk mund ta merrte me mend se pikėrisht nė atė zyrė tė ndodhur poshtė lagjes sė 18 shtatorit nė Gjirokastėr, unė qė njihesha sikur matja milimetrat e shiut dhe drejtimin e erės, gjatė gjithė natės bėja kurs tė shėrbimmit tė fshehtė shtetėror. Pėr kėtė, si mbaronte aktiviteti i zhurmshėm i ditės, nė darkė vinin direkt nga Tirana me njė xhip sovjetik dy kolonelė tė Ministrisė sė Brendshme, njėrin prej tė cilėve e mbaj mend qė quhej Asaf Kondi. Pėr orė tė tėra tė natės dhe pothuajse ēdo natė, mėsoja shumė rregulla dhe sekrete tė shėrbimit tė fshehtė. Mėsoja si ishte bota jashtė, qė tė mos isha i paditur se si funksiononte kapitalizmi. Mėsoja konkretisht pėr jetėn e atjeshme, rregullat, ligjet, qytetet, rrugėt, istitucionet, pikat turistike dhe shumė gjėra tė veēanta. Ndėrsa nė lidhje me shėrbimin qė do tė kryeja, po mė mėsonin qė nga momenti qė do tė arratisesha, rruga qė do tė kaloja dhe ku do tė arrija. Punoja me harta dhe me orientime praktike. Mund t'ju them se sigurimi i shtetit atėherė ka pasur njė informacion tė jashtėzakonshėm pėr ēdo veprim tė zyrtarėve tė pėrtej kufirit. Kėshtu mė mėsonin deri dhe se si do tė vepronin ata me mua. Kush do tė mė takonte, ēfarė pyetjesh do tė mė bėnte, ēfarė torturash do tė isha i detyruar tė pėrballoja, si dhe kush do tė m'i bėnte dhe sa kohė do tė zgjaste. Kush do tė mė merrte nė pyetje nė zyrė, si dhe ēfarė pyetjesh do tė mė bėheshin. Ēfarė tipi ishte ky apo ai. Unė duhej qė dhe nė ėndėrr t'i thoja tė njėjtat pėrgjigje pėr ēdo pyetje qė mė bėhej nga njerėzit e sigurimit qė imitonin zyrtarėt grekė. Nė kurs mė mėsonin se si do tė mė provokonin jo njė herė e dy, por me dhjetėra e dhjetėra herė, madje dhe me vite qė tė konstatonin qoftė dhe njėherė qė unė tė shmangesha nga ē'kisha deklaruar mė parė pėr kėtė apo atė pėrgjigje dhe tė dilej nė konkluzion se unė isha dėrguar nga sigurimi shqiptar.
Isuf Mullai sot mbush plot 80 vjeē. Ai ėshtė konkretisht personazhi real i Manush Kelmendit te romani, tashmė i shumėnjohur, Mėrgata e Qyqeve, i shkrimtarit Nasho Jorgaqi. Ka qenė njė nga agjentėt mė tė sprovuar tė sigurimit tė shtetit, i cili ka shėrbyer nė emigrim. Pėr 10 vjet nė Bruksel arriti tė bėhej njė nga njerėzit mė tė besuar tė Ahmet Zogut dhe familjes sė tij. Me aftėsit e tij prej zbuluesi, arriti jo vetėm tė futet fuqishėm nė radhėt e Partisė sė Legalitetit, por tė marrė edhe poste tė rėndėsishme nė tė. Sot ai rrėfen pėr ato momente, kur ka kryer misionin e tij tė vėshtirė. Nga numri i parė lexuat: Si u thirr ai nga Kadri Hazbiu pėr tu ngarkuar me detyrėn speciale. Ēfarė persekutimesh pėrjetoi familja pėr tu bėrė e besueshme alibia e arratisjes. Situata e tij dhe e familjes nė periudhėn para se tė nisej me shėrbim jashtė shtetit. Kursi special qė zhvilloi nė interes tė detyrės dhe si i erdhi urdhri i Kadri Hazbiut pėr tu arratisur. Pse shkoi nė fshat dhe ēfarė i tha familjes kur u largua. Takimi misterioz i tij nė Gjirokastėr me oficerėt e Ministrisė sė Brendshme. Ēfarė i ndodhi kur kaloi kufirin. Si kaloi nė mesnatė nė tokėn greke. Momentet e rėnies nė duart e ushtarėve tė zbulimit grek. Torturat qė u detyrua tė provonte, deri te humbja e dėgjimit nga elektroshoku. Gjarpėrinjtė e lėshuar nė qeli dhe si ndenji i mbėshtjellė nga ata pėr dy ditė. Ndėrsa sot ai tregon pėr situatėn qė kaloi nė kampin e emigrantėve nė Athinė. Jeta e tij mes zbuluesve tė disa vendeve. Si kaloi dhe provėn e fundit nė kamp pėr tė marrė viston e udhėtimit tė tij nė Belgjikė. Hyrja nė partinė e mbretit dhe funksionet qė mori nė tė. Si i vendosi lidhjet me sigurimin shqiptar. Kodet dhe mėnyrat e ndėrlidhjes me Tiranėn. Si e ftoi Ahmet Zogu nė shtėpi. Kėto dhe shumė detaje tė tjera do ti lexoni nė intervistėn e mėposhtme, tė vetė Isuf Mullait dhėnė ekskluzivisht pėr gazetėn "Ballkan".
Kur e mbarove kursin e zbulimit?
Kursi pėr instruktimin tim vazhdoi jo pak por plot dy vjet. Pra, siē theksova dhe nė fillim tė kėsaj bisede, dy kolonelėt e Ministrisė sė Brendshme vinin rregullisht nga Tirana me njė xhip sovjetik dhe gjatė natės unė vazhdoja tė instruktohesha, ndėrsa gjatė ditės prezantohesha si punonjės i shėrbimit sinoptik. Kjo vazhdoi deri nė korrik tė vitit 1955, kur unė kisha parasysh gjithēka. Dija se nga do tė kaloja, ku do tė shkoja, kush do mė kapte etj. Ēfarė do tė mė thonin dhe ēfarė do t'u thosha. Kush do mė fliste dhe pėr ēfarė, pa bėrė mė fjalė pėr kodet dhe shifrat e ndėrlidhjes e tė pėrballimit tė situatave tė vėshtira. S'po e zgjas, kursi me njė fjalė u quajt i pėrfunduar. Tashmė kishte ardhur momenti pėr tė ikur. Nga ai ēast do tė fillohej tė luhej ajo qė ishte mė e madhja dhe mė e rrezikshmja, loja e vėrtetė. Arsye kisha ta justifikoja se me ato qė mė kishin bėrė pushtetarėt e rinj komunistė, nuk kisha rrugėzgjidhje tjetėr pėrveē arratisjes. Prisja vetėm urdhrin pėr kėtė gjė.
Kur tė ikje, a do tė tė shoqėronte njeri?
Deri nė kufi po. Do tė caktonin njerėz nga Tirana sa tė mė kalonin te telat e kufirit, pastaj do tė mė thoshin mirupafshim, shpėtofsh gjallė dhe u bėfsh i vlefshėm. Nė momentin e parė qė do tė kesh mundėsi, krijo ndėrlidhje menjėherė. Por nga ēasti i kalimit tė kufirit si dezertor i shtetit, derisa tė tė jepej mundėsia tė hyje nė lidhje, mund tė kalonin jo muaj, por vite. Kjo punė nuk kishte garanci, qe tafti-bafti derisa tė krijoje besim qė ishe i arratisur vėrtet dhe kjo nuk ishte ndonjė lojė e sigurimit qė ata ia kishin shumė frikėn.
Ēfar pėrjetove kur tė erdhi urdhėri i Kadri Hazbiut pėr arratisje?
Nė fund tė gushtit mė erdhi dhe urdhri i shumėpritur, do tė nisesha natėn e 6 gushtit. Sa mora njoftimin pėr t'u nisur nė mision, sikur u pėrmenda nga njė gjumė i papritur. Kisha disa vjet qė po punoja pėr atė ditė, ku kisha kryer njė specializim tė veēantė si zbulues, madje as gruaja nuk dinte gjė. Jo vetėm kaq, por ajo nuk dinte as pse u pėrjashtova katėr vjet mė parė nga partia dhe nga ushtria. Askush nga njerėzit, si bashkėfshatarėt tanė apo ata qė na njihnin dhe qė na luftonin si tė deklasuar, as nuk mund ta merrnin me mend qė gjithēka ishte njė lojė. Por ja qė erdhi momenti dhe do tė mė duhej tė lija vetėm, nė mes tė katėr rrugėve, gruan time 26-vjeēare, Reson, qė atėherė ishte dhe shtatzėnė, dhe dy fėmijėt e vegjėl, vajzėn, Nėzaqetin, qė ishte veē 4 vjeēe dhe djalin 3-vjeēar, Kujtimin. Shkova nė shtėpi dhe s'ngopesha sė pari gruan dhe fėmijėt. Ata vinin mė pėrqafonin dhe mė puthnin duke mė thėnė herė pas here, "Babi". Thosha me vete: "e ē'thoni babi, babi. Po ta dini ju qė babin nuk do ta kini mė pas njė jave, nuk e di ēfarė do tė mė thonit." Nuk dihej nėse do tė shpėtoja i gjallė apo jo, nė do tė kthehesha apo do t'i lija fėmijėt jetimė. Nė njė moment m'u mbushėn sytė me lotė dhe ika nė dhomėn tjetėr pėr tė qarė. Ē'faj kishin fėmijėt dhe gruaja ime e mrekullueshme, qė ėshtė treguar e fortė dhe ka vuajtur shumė pėr shkakun tim. Kur mendoja qė atyre do t'u duhej tė pėrballonin persekutimin politik, ashtu si gjithė tė tjerėt pa as mė tė voglin pėrjashtim, mė mblidhej njė lėmsh nė fyt dhe nuk mė shqitej. Gjithsesi erdhi njė moment dhe unė e mblodha veten, duke menduar qė populli dhe atdheu im kishin nevojė pėr mua.
Ku e ēove familjen ?
Ē'tė zgjatem kot, sipas udhėzimeve do tė mė duhej tė ēoja gruan dhe dy fėmijėt e vegjėl nė fshat, qė t'i lija aty para se tė ikja. Sepse nė fshatin tim, nė Fushė-Bardhė tė Gjirokastrės, kisha babain, Tefik Mullai, gjyshen, dy motrat, Zerhaja dhe Ezmaja, si dhe tre vėllezėrit, Avniu, Demiri dhe Telini tė cilėt varionin nga mosha 20 vjeē deri nė 10 vjeē. Nėnėn s'e kisha. Kėshtu bėra mė 3 gusht (1955) me gruan dhe dy fėmijėt, arrita nė shtėpinė e plakut. Do t'i takoja, tė ēmallesha mirė pėr tre ditė dhe pastaj do tė ikja. Gjyshja sikur parandjente diēka, se nuk po ēmallej dot. Ndenja nė fshat deri nė datėn 6 gusht. Pastaj u ēova tė ikja qė nė mėngjes. Mbasdite do tė takohesha me tė dėrguarit e Ministrisė sė Brendshme, tė cilėt do tė bėnin pėrcjelljen time. Nė shtėpi u thashė tė gjithėve se do tė shkoja nė Gjirokastėr, pasi mė duhej tė dilja njėherė nga puna. Nesėr do tė takoheshim nė festė me tė gjithė.
Pėr ēfarė festė bėhet fjalė?
Nė datėn 7 gusht tė ēdo viti, nė zonėn e Kardhiqit nė Gjirokastėr, bėhej festimi i krijimit tė batalionit partizan "Asim Zeneli". Ajo u kthye si njė festė e madhe popullore dhe pėr tė u krijua njė traditė e shkėlqyer. Kėshtu, i binte qė tė nesėrmen e asaj dite e gjithė krahina tė shkonte nė festė, dhe unė lashė takimin me gruan, babain, motrat dhe vėllezėrit. Gjyshja, kur u ndamė, nuk e di nėse e shpjegova dhe mė lart, kishte njė parandjenjė tė ēuditshme qė nuk do tė takoheshim mė bashkė dhe qau, siē ndodhi nė tė vėrtetė qė nuk u takuam. Ajo mė pėrcolli deri jashtė, ndėrsa thoshte me lutje: "Tė keqen nėna o bir, pas festės hajde prapė nė shtėpi se nuk jam ēmallur fare. Nuk e di ē'kam kėshtu", dhe ia dha tė qarit duke mė pėrqafuar. Unė s'dija ku ta kisha mendjen para. Mendoja qė po i lija tė gjithė; gjyshen, babain, gruan dhe fėmijėt. Ishin shumė momente tė dhimshme pėr mua. Tė nesėrmen, kur ata do tė mė prisnin nė vendin ku bėhej festa qė tė kthehesha nga Gjirokastra, unė do tė isha matanė kufirit.
A e takuat mė gjyshen?
Jo. Ai ishte takimi im i fundit. Ajo nga meraku pėr mua dhe nga malli i madh nuk arriti tė jetonte gjatė. Vdiq vetėm katėr muaj para se tė kthehesha nga misioni. Madje dhe kur jepte shpirt, siē mė thanė, mbante fotografinė time te koka e krevatit dhe herė pas here thėrriste "Bir".
Ku u takuat me personat qė do tė tė pėrcillnin nė kufi?
Qė nė orėn 06.00 tė mėngjesit tė datės 6 u nisa pėr nė Gjirokastėr. Siē thashė mė lart, nuk pėrshkruhet dhimja qė ndjeja pėr familjen. Shkova nė Gjirokastėr dhe si u pėrgatita, vajta nė bazėn e urdhėruar. Ajo ishte njė shtėpi sekrete nė lagjen "Palorto". Aty pas disa orėsh erdhėn dhe ata qė duhej tė mė pėrcillnin dhe tė mė udhėzonin pėr tė fundit herė. Njėri ishte Koloneli Asaf Kondi, qė mė kishte bėrė dhe kursin e zbulimit. Kishte ardhur gjithashtu shefi i zbulimit tė kufirit tė republikės, qė ishte me gradėn Kolonel. Mbaj mend qė emrin e kishte LLazi dhe se ishte nga Korēa. Ndėrkohė kishin marrė dhe njė person nga Dropulli, i cili quhej Vasil Nasto, qė njihte mirė rrugėn e kalimit tė kufirit.
I njihje mė parė personat qė kishin ardhur pėr tė tė pėrcjellė?
Vetėm Kolonel Asaf Kondin qė mė kishte bėrė kursin. Tė tjerėt i njoha aty.
Ēfarė bėtė pasi u takuat?
Vazhduam me porositė e fundit dhe prisnim orėn qė tė niseshim pėr nė kufi. U pėrsėrit skenari i njohur se pėr ēfarė do tė deponoja, pasi tė kapesha nė tokėn greke. Unė do tė thosha se isha nisur mbasditen e datės 6 gusht nga Delvina, me njė makinė transporti pėr nė Gjirokastėr. Qėllimin e kisha pasur qė tė arratisesha patjetėr, se nuk mund tė duroja dot mė persekutimin qė po mė behej nga shteti. Pėr tė mos u kuptuar se ēfarė qėllimi kisha aty, nė njė fshat tė Dropullit i thashė shoferit tė ndalonte, pasi isha kujtuar nė moment pėr njė punė aty. Pastaj kisha pritur natėn dhe kisha marrė guximin pėr t'iu afruar kufirit dhe ashtu kuturu kisha mundur qė ta kaloja. Qė tė bėhej e besueshme kjo alibi, shokėt e ministrisė mė dhanė dhe njė biletė tė prerė nė Delvinė, tė cilėn, sipas udhėzimeve, e futa nė xhepin e vogėl tė pantallonave. Fjala ishte qė bileta tė zbulohej pa dashur nga ata qė do tė mė kontrollonin, pasi unė nuk dija fare se e paskėsha futur nė xhep. Kjo alibi do tė bėhej moto pėr mua. Qė nuk duhej ta harroja as nė gjumė, sikur tė shmangesha nga dėshmia e parė, do tė thoshte vdekje pėr mua, pasi zbulohej loja.
Pritėm mesnatėn. Ishte aty nga ora 24.00, kur te porta e shtėpisė qė rrinim u afrua njė makinė tip xhip sovjetik. Pas kėsaj hipėm nė xhip njė nga njė, i cili nė pak ēaste mori rrugėn e Dropullit. Aty ku do tė bėhej kalimi im, ishte pėrcaktuar qė mė parė. Pėr kėtė oficeri i zbulimit tė ministrisė kishte shkuar disa herė pėr inspektim ditėn dhe kishin pėrcaktuar tamam pikėn ku do tė nėnkaloja telat. Ushtarėt e kufirit nė atė orė kishin marrė njė situatė tjetėr, pėr t'u tėrhequr nga zona e operacionit. Kėshtu qė ne rrugėn e kishim tė lirė. Me vete, veē biletės qė e kisha futur nė xhepin e vogėl, kisha marrė dhe fotografitė e kalamajve dhe letėrnjoftimin tim. Tė gjitha kėto i kisha marrė sipas udhėzimeve tė dhėna.
Po pėr pasaportėn nuk patėt frikė se mund ta pėrdornin nė Greqi njerėzit e kundėrzbulimit?
Ėshtė e vėrtetė se mund tė ndodhte diēka e tillė. Por atėherė kishte njė specifikė tė veēantė me pasaportat, se pikėrisht pas dhjetė ditėsh nga momenti qė unė do kaloja kufirin nė shqipėri, do tė dilnin nga qarkullimi pasaportat ekzistuese. Kėshtu qė nuk mund ta pėrdorte mė kush pėr tė ardhur nga Greqia.
Ku e kaluat kufirin?
Isha pra nė makinėn e ministrisė me gjithė miqtė qė mė pėrcillnin. Aty nga ora 01.00 u ndalėm nė postėn e Radarit, e cila ndodhet nė afėrsi tė fshatit tė Kakavijės, rreth tre km larg kufirit. Pastaj tė gjithė tė heshtur morėm rrugėn e vendit ku do tė kaloja. Para printe Vasil Nashua (shoku nga Dropulli), qė e dinte si nė pėllėmbė tė dorės ēdo skutė dhe rrėzė. Pas tij vinte Koloneli i zbulimit, pastaj unė me Asaf Kondin. Aty rreth orės 02.35 minuta u gjendėm te shtegu, ku do tė kaloja nėn tela. U takova me tė gjithė me njė mall tė madh, sikur tė kishim vite qė njiheshim dhe jo sikur tė kisha vetėm pak orė (me disa). Mbaj mend qė Vasili mori njė shkop qė e kishte lėnė gati qė njė ditė mė parė dhe e futi poshtė telave dhe i ēoi lart. Nė ato ēaste unė kalova matanė. U ktheva dhe njė herė nga shokėt e kėtej kufirit dhe ua bėra me dorė nė formė pėrshėndetėse, dhe u nisa me vrap nė rrugėn e udhėzuar. Mbaj mend qė ashtu si nė pėshpėrimė shokėt mė thanė: "Tė vaftė mbarė".
Nė ēfarė rruge kaluat pas kėsaj?
U futa nė njė pyll dhe ecja kuturu. Ishte mesnatė dhe nuk dija ku do tė arrija deri nė mėngjes. Vetėm ecja dhe ecja. Gėrvishesha dhe shqyhesha nga ferrat dhe drurėt, se qė thua ti, aty ishte dhe njė pyll i dendur.
A kishit frikė?
Sigurisht. Ishte errėsirė e plotė dhe kisha frikė se mos qėllohesha nga ushtarėt grekė pa paralajmėrim. Dėgjonin tė kėrciturat e shkarpave qė nė ato orė tė tringėllinin disi me zhurmė dhe mė ngatėrronin me ndonjė derr apo ku e di unė.
Deri ku do tė vazhdonit tė iknit kėshtu?
Deri ku tė mė zinin rob ushtarėt grekė. Ky qe qėllimi im, tė dorėzohesha si i arratisur. Por ē'e do se nuk po mė kapte njeri. Vazhdova ashtu duke ecur derisa mė zuri mėngjesi. Pra aty nga ora 05.00, kur zbardhi, unė u afrova te lumi qė tė ikja anash tij. Dija se ku ndodhej posta dhe se sa larg ishte, se ma kishin pėrsėrituar aq herė, saqė mė dukej se kisha qenė me dhjetėra herė. Por qėllimi im ishte tė paraqitesha si i paditur, prandaj ecja dhe anash lumit, qė t'u shpjegoja se nuk dija nga tė shkoja, por ecja rrjedhės sė lumit, pasi e dija se tė paktėn ai vinte nga Greqia. Pasi bėra goxha rrugė, diku nė njė arė pashė disa fshatarė grekė qė po punonin arėn qė nė mėngjes. Aty e dija se isha shumė afėr postės ushtarake, e ndodhur nė njė lartėsi mbi neve. Fshatarėt sa mė panė, u sulėn me vrap pėr tė marrė armėt e lėna nė njė cep tė arės dhe mė rrethuan. Dinin shqip. Njėri mė tha: Ku shkon? Nė Greqi - i them. E di rrugėn? Jo - u pėrgjigja. Po pse erdhe? Nuk duroja dot mė nė Shqipėri. Nga kalove? Nuk e di, ja andej, ku di unė. Po ku do tė shkosh? Ku di unė, ku ka kėtu ndonjė vend tė dorėzohem. Hajde me neve thanė, se kėtu ėshtė posta ushtarake. Kėshtu, si mė vunė nė mes fshatarėt e armatosur, tė cilėt hiqeshin si triumfatorė se kishin kapur njė shkelės kufiri, u nisėm pėr te posta. Tani do tė mė fillonin peripecitė.
Krijoni Kontakt