Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 42
  1. #21
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Dy ditė pas arrestimit tė Sadamit, mblidhet dhe Kėshilli i Sigurimit


    Njė zyrtar i lartė amerikan ka lėnė tė kuptohet se ka pak gjasa qė Sadam Hyseini tė dalė para gjyqit nė njė tė ardhme tė afėrt.

    Ai tha se nė fillim duhet vendosur se si mund tė ndiqet penalisht ish-udhėheqėsi irakjan dhe tė shqyrtohet njė mal me prova tė mundshme kundėr tij.

    Zyrtari i Departamentit tė Shtetit tha se Uashingtoni do ta mbėshteste dėnimin me vdekje tė Sadam Huseinit, nėse atė do ta merrte njė gjykatė irakjane.

    Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, ka theksuar se OKB-ja mbetet kundėr dėnimit me vdekje. Ai bėri thirrje pėr njė gjyq tė hapur dhe tė ndershėm.

    Sadam Huseini ende po merret nė pyetje nga amerikanėt nė njė vendndodhje qė nuk ėshtė bėrė publike.

    Presidenti amerikan Bush ka deklaruar se Sadam Huseini do tė gjykohet nė publik dhe se Shtetet e Bashkuara do tė bashkėpunojnė me irakjanėt pėr procedurėn e gjyqit.

    "Ajo qė duhet tė ndodhė ėshtė qė Sadam Huseini tė dalė para drejtėsisė. Dhe shtetasit irakjanė duhet tė pėrfshihen nė ngritjen e njė sistemi pėr ta nxjerrė atė para drejtėsisė. Duhet tė bėhet njė gjyq publik, qė tė nxjerrė nė dritė tė gjitha krimet dhe tė vendoset drejtėsia. Dhe unė kam besim se kjo do tė bėhet nė njė mėnyrė tė drejtė, " tha z. Bush

    Debate nė Amerikė

    Ndėrkohė, kapja e Saddam Hussein vazhdon tė qė ketė jehonė nė jetėn politike tė Amerikės.

    Kandidati kryesor pėr garėn presidenciale nga rradhėt e Demokratėve, Howard Dean, ka pėrsėritur kundėrshtimin e tij ndaj luftės nė Irak.

    Nė njė fjalim, ai tha se ndėrsa arrestimi i Sadam Huseinit ėshtė lajm i mirė, ai nuk e ka bėrė amerikėn automatikisht njė vend mė tė sigurt dhe nuk e ka zvogėluar kėrcėnimin nga terrorizmi global.

    Njė nga kandidatėt e tjerė pėr presidentė nė rradhėt e Demokratėve, Joe Liebermann, ėshtė kundėrpėrgjigjur duke e akuzuar z. Dean pėr promovimin e politikave qė do ta kishin lėnė nė pushtet dhe nuk do ta kishin ēuar nė burg Saddam Hussein.

    Takim nė OKB

    Iraku dhe zhvillimet atje do tė jenė tema e diskutimeve tė martėn nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.

    Kėshilli takohet pėr tė shqyrtuar planet pėr tė ardhmen pėr Irakun, vetėm dy ditė pas kapjes sė ish-udhėheqėsit tė vendit.

    Anėtarėt e Kėshillit do tė shqyrtojnė planin e hartuar nga koalicioni i drejtuar nga amerika dhe nga Kėshilli Qeverissė Irakjan qė parashikon dorėzimin e pushtetit nė duart e njė qeverie tė pėrkohshme irakjane nė muajin qershor.

    Ai do tė prezantohet para KS nga ministri i Jashtėm irakjan, Hoshyar Zebari.

    Nė takim do tė flasė dhe sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan.

    Javėn e kaluar, Z. Annan kėrkoi qė irakjanėt dhe koalicioni i drejtuar nga Amerika, tė specifikojnė se ēfarė roli duan ata qė Kombet e Bashkuara tė luajnė nė Irak.

    I pyetur I pyetur nėse kapja e Sadam Huseinit do ta pėrshpejtonte rikthimin e Kombeve tė Bashkuara nė Bagdad, Z. Anna tha:

    "E vetmja gjė qė do ta pėrshpejtojė rikthimin e OKB-sė nė Bagdad ėshtė vendosja e sigurisė atje dhe nėse kapja e Sadam Huseinit do tė ēonte drejt kėsaj, kjo do tė na ndihmonte

  2. #22
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Bush tha se Sadami do tė merrte dėnimin e merituar


    Presidenti amerikan tha se ish udhėheqėsi irakian do tė merrte dėnimin e merituar.

    Duke folur nė Shtėpine e Bardhė, zoti Bush tha se opinioni i irakianėve tė thejshtė ishte shumė i rėndėsishėm.

    I pyteur nėse kishte ndonjė mesazh pėr Sadam Huseinin, presidenti amerikan u pėrgjigj.....

    "Kemi shpėtuar.
    Bota ėshtė mė mirė pa ty zoti Saddam Husein, dhe pėr mua ėshtė shumė interesant fakti qė kur u bė nxehtė, ti i hape vetes njė gropė dhe hyre brenda saj, por trupat tona dhe shėrbimet inteligjente tė gjetėn."


    Zoti Bush shtoi se armiqėt e Irakut tė lirė i kishin humbur tani shpresat pėrgjithnjė pėr tė rimarrė pushtetin nė Irak.

    Ai tha se puna e forcave tė koalicionit do tė vazhdojė tė mbetet e vėshtirė.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Kapja e Sadamit, si triumf i sė drejtės

    Bashkė me Sadamin, u kap dhe dikush tjetėr

    Nga Fahri Balliu

    Njoftimin pėr kapjen e Sadamit, diktatorit gjakatar, fondamentalistit dhe terroristit islamik aq tė urryer, e prisnin miliarda njerėz. Sigurisht, qeveri apo liderė qeverish qė i kapi njė mallėngjim provincial e nostalgjik nė zgjatjen e ditėve tė moskapjes sadamiste, po jetonin meskinitetin me pasoja tragjike pėr tė tjerėt. Moskapja e Sadamit ishte nje vaditje me uje e se keqes terroriste islamike, por dhe mė shumė se kaq, vaditej me tė mediokriteti politik, vaditej me tė dhe rritej figurina qeveritare, e cila kishte bėrė kalkulime tejet antihumane per luften ne Irak.

    Moskapja e Sadamit ishte shpresė e sė keqes. Por e keqja ka veprim, por kurre nuk ka shprese. Duke e kapur si nje mi diktatorin qe s'mundet te vrase as veten, me nje valixhe parash, bota, mbare njerėzimi, pa shembelltyren neveritese te atyre qe hane te drejten e te tjereve, qe cenojne lirine e te tjereve, qe bien e digjen ne llaven e mallkimit te atyre te tjereve qe thame me lart.

    Kapja e Sadamit eshte shpresa jone, shpresa e mbare vlerave te njerezimit, qe kėrkojnė te shumėfishohen, te lartesohen. Ky shumefishim dhe lartesim i vlerave te njerezimit, nuk eshte gje tjeter, veēse perballja me krimin shteteror, perballja me mashtrimin shtetėror, me shfrytezimin e keqperdorimin e religjioneve e shnderrimin e tyre ne antraks kunder demokracise, lirise apo njeriut, si individ dhe si shoqeri. Kapja e Sadamit eshte triumf i se drejtes dhe te drejten e kishte me vete Xhorxh Bush, i cili ishte dhe eshte nje amerikan dhe Amerika vete.

    Te drejten, kurre presidenti Bush nuk e keqperdori, perkundrazi me nje modesti thellėsisht diturore ai heshti, punoi, luftoi dhe fitoi, perkunder nje buzeqeshjeje aziatike ne Kremlin, apo nje megallomanie ne Paris, apo nje entuziazmi sindikalist ne Gjermani. Bush, si nje teksan i vertete, hyri ne duel dhe fitoi!

    Dhe bashke me Sadamin, si triumf i se drejtes, u "arrestuan" shume te padrejta, te thena e te pathena rrugėve e kancelarive te botes.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #24
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    ti toro jo qe smerr vesh nga historia po ashtu ta kane mesuar gabim.toro duhet te dish ashtu sic e dine te gjithese sadamin ne pushtet erdhi me ndihmen e Cias edhe kete njeh mire historia bashke me partine bath dhe une e di pse e pruri ne pushtet .Por po ja le nje teme tjeter kete sepse nuk dua ta bej Cia si Bin ladeni duke i dhene prestigj si i jepni ju bin ladenit me reklamat etuaj mediatike. Tani degjo se po te flas si njeri dhe pa te fyer
    Kujdes sepse ti ke pak gjak cifuti dhe merr hor menjehere saqe do djegesh ndonje dite veten tende.Amerika e pushtoi irakun dhe kete e fakton mire manipulimet e dokumnetave nga cia ne lidhje me armet e shkatarrimit ne mase >po keshtu vrane dhe shkencetarin britanik per ti mbyllur gojen se u nxorri sekretin po keshtu i bene dhe tenderin e puseve te naftes pa mabruar lufta akoma duke ia shitur kooperatave trireterale qe do ti bej me nje shkrim special per ty.Pra pse u be tenderi i naftes pa mabruar lufta kush perfitoi tek tenderi heeeeeee po dritat pse u hoqen ne amerike kush kooperate energjetike perfitoi ne fondet per dritat heee di gje zoterote asgje sdi je mbyllur ne kafazin amerikan dhe nuk e di se cndodh jashte tij.

    Ne afganistan sia ke iden fare se cu be sepse afganistani kishte dale nga kolonizimi britanik erdhen kolonizatoret ekuq rus .u ngrit populli afgan per lufte cliruese .Amerika dhe luften eftohet eharrove zotrote donte te shkattaronte rusine dhe ateher i dha ndihme muxhahidineve afgane e kepare filmin rambo me stivesten stalonen lol ok tani i dha arme per te shkattarruar rusine dhe lane kockat ne afganistan 400000 luftetare ruse.Duke vrare me shume se 2 milione njerez te pafajshem duke lene me mijera njerz pa shtepi 20 vjet lufte e imagjinon dot apo jo .Miliana njerz pa nene dhe baballare mijera te tjere te gjymtuar dhe te sakatuar nga lufta .MIJERA zemra te vuajturaaaaaaa.Kur iku rusi nga afganistani tha kam lene mina sa per 70 vjet lufte .Me largimin e ushtrise ruse nga afganistani ishte nje prej shkaqeve te kapitullimit te rusise se madhe per kete deshmojne historianet dhe koha.Mbas 20 vjet lufte vendi ishte si mos me keq luftera etnike midis gjeneraleve droga dhe opiumi ne kulm .Nje nate disa gjenerale kishin garbitur nje vajze dhe ekishin perdhunuar aateher prinderit e kesaj vajze shkuan tek mulla omari per ndihme >mulla omari mblodhi talebanet ose perkthyer ne shqip nxenes e dijes i ra repartit te gjeneraleve duke emarre vajzen dhe qe ate dite u ngrit madhstia e ketij njeriu ne ate vend edhe filloi luften per vendosjes e rregullit dhe qetesise ndaloi kultivimin e opiumit .I vari liderit komuniste dhe filloi jeta na afganistanin e 50 vjet lufte qe ju ma merrni per shembull si prapambetje se ju ma merrni per shmebull Zoti i nderofte ato njerez jane njerzit me te vuajtur te kesaj toke.te sihte bere ne amerike 50 lufte sdo kishte kembe robi ne amerike sot ekesaj dite.Mirepo droga dhe ato qe kishin interesa per te dhe qe merrnin leket nga ajo u iku nje dicka e madhe nga dora prandaj filluan te kojne lobet e botes per te bere dicka filluan te gjene sheh mesudin dhe filluan ta furnizojne me arme nga rusia e ndonje shtet tjeter qe sdua tia permen emrin.Mbas gjithe ketyre ndodhive dhe per pasurine qe ka afganiostani ne gaz natyror filluan te levizin duart e fshehta.Shkoi unicefi te rregulloje buden se ishte statuje e bukur ajo duhet rregullu edhe qeveria afgane se kishte mendjen tek buda miliona njerez vdisnin nga uria te tjere vdisnin nga minat te tjere ishin pa prinder te tjere pa shpi .Jo duhet rregullu buda tha unicefi.Atehere qeveria afgane i thote unicefit leket ti perdorim per te pastrehet dhe per te varferit per jetimet dhe sakatet .jo tha unicefi do ti perdorim per buden.Imagjino femijet pa buke ne i japim perparesi gurit.A ashtu dakort edhe afganet i vune minat budes por mbas kesaj filluan mediat te flasin per humbjen ekultures harruar fare se njerzit vdisnin per site po ju pyes keni degjuar me shume per njerzit apo per buden.Pastaj filloi lufta qe te gjithe e dinin por ne fillim Cia bashkepunonte me bin ladenin kunder ruseve dhe ajo ia shiti raketat stinger per kete ka dhene emision BBC por kur ste pelqen se merr te verteten.Prandaj mos ia fut kot o toro por meso te vertetn ti dhe ndonje tjeter si puan jote se jeni fut ne televizoret cifute dhe sdini gje tjeter jeni kundra dhe gjhermanise dhe rusise sepse keshtu ju inetreson vetem lobit cifut mos i dilni kundra.Megjithate koha ka per te terguar shume gjera dhe te verteta.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Eni_Gambeta
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Postime
    30
    k tani i dha arme per te shkattarruar rusine dhe lane kockat ne afganistan 400000 luftetare ruse.
    15,000 ushtare Sovjetik u vrane ne Afganistan, jo 400,000. Afersisht humbjet e Sovjetikve ne Afganistan jane te ngjashme me humbjet e Amerikanve ne Iraq sot...gati 2-3 veta ne dite.

    Per sa i perket Mulla Omarit dhe vujatjen e popullit Afganistanez...kto i ka Amerika persiper. Te mos kish fut duart Amerika ne kte pune, Talibanet dhe ekstremisted Islamic nok do kishin fituar dot kurre ne Afganistan. Qeveria socialiste qe eksistonte ne vitet 80 e nxori Afganistanin nga shekulli i 14...dhe i dha universitete, doktor e inxhinjer. Amerika me Talibanet i dhane bomba edhe lufte...

  6. #26
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    ishte nje gabim ndreqshkrimor 400000 .por nuk e di nga e ke mesuar se komuistet para talebaneve i dhane unerversitete kam nje material ne lidhje me historine e afganistanit po deshe mund ta jap ta lexosh eshte ne shqip ose te jap faqen dhe shikoje vete.Por une mendoj se lufta e afganistanit qendron me shume ne interesa te gazit dhe minierave te arit qe ka afganistani ne te njeten kohe dhe per te sherbyer afganistani si baze strategjike ndermjet superfuqive rusise kines indise dhe pakistanit.Pastaj embargo qe u vendosen ketij shteti te rrenuar ekonomikisht mbas 40 e disa vjetev lufte nese sdo ksihet embargo besoj me pasurine nentokesore dhe me gazin natyror ekonomia e vendit kishte per te pesuar ngritje drastike,Por sic e shikoni nafta e irakut dhe gazi i natyror i afganistanit jane dy prej shume faktoreve te ndyshimit te historis sepse lufta ka brnda saj qellime ekonomike politike ideollogjike-fetare etj.Por Sot po luftohet shume per nje sundim ekonomik e per kete nevojiten dy produktet kryesor te lenve te para pa te cilat do ti terhiqte amerika me kavo avionet e saj dhe ekonomine e saj.Prandaj qe nje lufte kundrejt nje populli te justifikohet nuk eshte shume lehte duhet dramtizuar pak ne popull dhe duhet justifikuar ne OKB.Pra eshte thjeshte teoria makieveliste thote qellimi justifikon mjetin.dhe hudhjen e kullave nga Cia amerikane justifkon qellimin per sundim boteror ushtarak dhe ekonomik.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet nė Bllog
    17
    Eni Gambeta, behu edhe ti revolucionar si Bin Laden dhe Sadami se ku i dihet, nje dite te nxjerrin edhe ty nga vrima e miut amerikanet sic nxorren Sadamin. Do behesh hero sic u be Sadam Husein, jo per gje. Ne ne forum do shkruajme VIVA ENI GAMBETA!

    Amerika e ka pushtuar dhe po e shfrytezon shume keq Irakun, sic shfrytezoi Italine, Gjermanine, Francen, Japonine, Korene e Jugut e plot vende te tjera. Aq keq i katandisi me ate pushtimin e tyre, aqsa sot keta nuk kane buke te hane dhe e urrejne ne kulm ameriken.

    Injorante nuk jane ata qe nuk dine, injorante jane ata qe nuk duan te mesojne.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Mire ben qe e kapen qafirin, por ushtria amerikane beri gabi qe e nxorri ashtu ne TV Sadamin, nje transmetim qe mund te perceptohet si dehumizues e degradues jo vetem ndaj Sadamit por ndaj gjith Arabve ne pergjithesi meqe sadami fundja fundit arab eshte. Ne vendet Arabe nderi dhe dinjiteti kane rendesi te dores se pare, (si ne Malsine shqiptare) ndaj Amerika do kete probleme kur vazhdon te perdhose dinjitetin arab me kete menyre.

  9. #29
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    E di si eshte puna me ju majtistet ( komuniste, socialiste, islamike -aty ke majtistet futeni dhe ju) qe ndryshe quheni antiamerikane....Ju ekzistencen tuaj e mbeshteshni si e si do kundershtoni Ameriken. Ju per cdo gje qe ben Amerika, do thoni kjo eshte shkaktarja e cdo fatkeqesie ne bote. Po po tju pyesesh, cili eshte programi juaj, ju nuk dini se cfare te thoni.

    Ju gjykoni Ameriken pse ndihmoi Izraelin, pse ndihmoi "talibanet" ( ne te vertete nuk ndihmoi ata po nejse e zeme se keshtu eshte), pse vuri ate ne fuqi, pse vuri ate.
    Amerika ndihmoi dhe BRSS gjate LIIB dhe me pas sovjetiket dolen armiqte me te terbuar te Amerikes.
    Amerika cliroi Francen. 200 mije amerikane dhane jeten qe "purkuate" e bordellove franceze te pinin shampanje te lire, por sot francezet jane antiamerikanet me te terbuar.
    Amerika nuk i la gjermano-perendimoret ti hanin te gjalle me gjithe lecka ruset, po sot gjermanet ama e hedhin perpjete dhe guxojne dhe flasin kundra Amerikes...Sepse harruan qe pas LIIB barkun me buke ua u mbushi Amerika.
    Kemi dhe arabet....Amerika i mbushi me dollare duke u blere naften.Tani na hidhen perjete pse Bushi ( president i SHBA per 3 vjet na beri lufte ku u vrane 2000-3000 civile - 100 mije here me pak se c;jane vrare ne cdo lufte ne shekullin e XX) na qenka kriminel, pse hoqi nga pushteti Sadamin qe per 30 vjet rrjesht ka vrare dhe ka marre ne qafe gati 1 milion myslimane ( irakiane, kurde, iraniane, kuvajtiane).

    Kur SHBA nuk nderhynte ne "punet e brendshme" te Evropes Milloshevici shkaterroi nje Ballkan te tere. Te gjithe ju ANTIMERIKANET, bertisnit :"Pse nuk nderhyn Amerika, apo ajo nderhyn vetem atje ku ka interes". Kur Amerika u fut ne Ballkan, ishit perseri ju antimerikanet, te paret qe bertisnin:"Nuk nderhyn se do te qetesoje gjakrat, po jo Bosnja ka ar, jo Kosova ka uranium, jo mish po peshk"!
    Sa kohe nuk nderhynte SHBA ne Afganistan, te gjithe ju bertisnit:"Talibanet i vuri SHBA!".Kur SHBA nderhyri, pereseri ishit ju qe dolet ne demostrata kunder luftes duke thene:" Po nderhyn SHBA se do te marri ne kontroll drogen!!!!!!!!!". Tani doli ne skene "gazi natyror" afgan dhe minierat e arit....Po kur i kishin minierat e arit kaq kohe afganet, pse prodhonin opium dhe nuk nxirrnin ar?
    Sa kohe nuk nderhynte SHBA ne Irak, ju ishit dhe jeni qe thoni se Sadamin e vune amerikanet, packa se Sadami sa erdhi ne fuqi shtetezoi koncesionet amerikane ne Irak! Kur Sadami sulmoi Kuvajtin dhe Amerika nderhyri perseri:"Po e ben per naften" thonit. Kur nuk e hodhi Sadamin ne 1991, ju ishit te paret qe bertisnit :"Pse e la Sadamin dhe punen pergjysem? Apo pse Sadami eshte njeriu i tyre!" Kur ne 2003, Amerika e hodhi zgupthi Sadamin, tani thoni :"Po e ben per naften....prape!".Sa kohe nuk kapej Sadami:"Pse nuk e kapin Sadamin?"...Tani qe kapen:"Oh po pse e nxjerrin ne televizor ashtu, se po i prish dinjitetin arab"
    Hahahhaaa. Te merresh me ju, ju jep rendesi qe nuk e meritoni. Ju ekzistoni vetem per te bere "gam gam"....Per asnji gje tjeter.
    "Who is John Galt?"

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Eni_Gambeta
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Postime
    30
    E di si eshte puna me ju majtistet ( komuniste, socialiste, islamike -aty ke majtistet futeni dhe ju) qe ndryshe quheni antiamerikane.
    E para e punes....une...dhe besoj dhe Ahmedi (;-))...jam Shqiptar. S'kam asnje arsye qe te jem "pro-Amerikan". S'kam asnje arsye qe to me plasi **** per Ameriken. Te ta them drejt...nuk kam asnje pik respekt per nje vend qe ka nje majmun per president.

    Kemi dhe arabet....Amerika i mbushi me dollare duke u blere naften.Tani na hidhen perjete pse Bushi ( president i SHBA per 3 vjet na beri lufte ku u vrane 2000-3000 civile - 100 mije here me pak se c;jane vrare ne cdo lufte ne shekullin e XX) na qenka kriminel, pse hoqi nga pushteti Sadamin qe per 30 vjet rrjesht ka vrare dhe ka marre ne qafe gati 1 milion myslimane ( irakiane, kurde, iraniane, kuvajtiane).
    E pra...c'kane ata qe qahen???

    Arabet u "mbushen me para" se kane naften. Jo se ja bleu Amerika, po se ja blen te gjithe.

    E vetmja gje qe ben Amerika atje eshte qe mban ne fuqi mbreterite. Mbreteria Saudite eksiston vetem se ne vitet 90 kishte ushtrine Amerikane qe a mbrojti kundra nje kryengritje. E le te mos flasim fare per Shaun e Iranit...e Saddamin vet.

    Saddami...sic thash me perpara...ishte agjent i CIAs. Saddami i vun ne ate pozicjon nga Amerika...asnje tjeter. Kshuqe cfare "lirije" i dhane Amerikanet Irakenve?? Lirine prej agjentit te tyre?? A e mban mend Manuel Norigan???...mos vall e ke haruar.

    E persa i perket viktimave te Amerikes ne Irak...Amerika ka vrare gati 1.2 MILJON Iraken qe prej 1991. I vrau me snaksionet, e i vrau me bomba. Ne kte luften e fundit, u vrane te PAKTEN 10.000 civile...dhe ca grupe thone deri ne 50.000 njerez. E qe kur ka mbaruar lufta, vetem ne Bagdad vriten gati 600-700 veta ne muaj nga criminel ose nga ushtria Amerikane.

    Tani ti me pyt mua c'kane kta arabet me Ameriken?? Pse si pyt Iranianet sa shume e donin Shaun.

    Amerika ndihmoi dhe BRSS gjate LIIB dhe me pas sovjetiket dolen armiqte me te terbuar te Amerikes. Amerika nuk i la gjermano-perendimoret ti hanin te gjalle me gjithe lecka ruset, po sot gjermanet ama e hedhin perpjete dhe guxojne dhe flasin kundra Amerikes...Sepse harruan qe pas LIIB barkun me buke ua u mbushi Amerika.
    Ngadal o ngadal!!...mos vall e fituan Amerikanet Stalingradin...o mos vall ishin Amerikan ata qe vdiqen ne Leningrad???

    E verteta eshte pak me ndryshe. E verteta eshte qe Bashkimi Sovjetik ja shpetoj ****** Amerikanve dhe Anglezve e gjith te tjerve...se Ushtria e Kuqe shkatroj 80-90% e ushtrise Gjermane.

    E...po c'flas une...ti e ke pare ke History Channel...Amerika e fitoj LIIB.

    Sa kohe nuk nderhynte SHBA ne Irak, ju ishit dhe jeni qe thoni se Sadamin e vune amerikanet, packa se Sadami sa erdhi ne fuqi shtetezoi koncesionet amerikane ne Irak! Kur Sadami sulmoi Kuvajtin dhe Amerika nderhyri perseri:"Po e ben per naften" thonit. Kur nuk e hodhi Sadamin ne 1991, ju ishit te paret qe bertisnit :"Pse e la Sadamin dhe punen pergjysem? Apo pse Sadami eshte njeriu i tyre!" Kur ne 2003, Amerika e hodhi zgupthi Sadamin, tani thoni :"Po e ben per naften....prape!".Sa kohe nuk kapej Sadami:"Pse nuk e kapin Sadamin?"...Tani qe kapen:"Oh po pse e nxjerrin ne televizor ashtu, se po i prish dinjitetin arab"
    LOL...nuk e di ku i ke digjuar gjithe kto bukurira...po une s'kam thene asnje gje te ktille.

    Me sa duket ti ske gje me rendesi per te thene. Ti te paktun mud te ishe MUNDUAR ti pergjigjeshe akuzave qe ne beme ndaj Amerikes dhe Saddamit. Po me sa duket...s'ke gje me rendesi per te thene. E kush eshte per "gam gam"???

    por nuk e di nga e ke mesuar se komuistet para talebaneve i dhane unerversitete kam nje material ne lidhje me historine e afganistanit po deshe mund ta jap ta lexosh eshte ne shqip ose te jap faqen dhe shikoje vete.
    Qeveria socialiste e Afganistanit ne ate kohe e beri Afganistanin nje shtet "modern" (ne krahasim me cishte). I beri grate te barabarta me burrat, i dha shkolla, i dha ligje...dhe po...i dha dhe universitete.

    Me sa kuptoj un, ti je Islamik fetar. Mire per ty...po une jam atheist. Ktu s'eshte pun feje, eshte pun c'fare eshte me e mira per popullin Afganistanez. Qeveria socialiste nuk ishte as anti-islamike dhe as anti-fetare. Te vetmen gje qe beri ishte qe e nzori Afganistanin nga shekulli i 14...dhe i dha te drejta grave, dhe i dha edukim grave. Nje nga arsyet me kryesore qe Mujahidinet luftuan kunder qeverise ishte se qeveria i dha shkollim grave. Kjo ishte fyerja me e madhe!!

    Ktu ska te bej feja...me kupto. Ktu ka te bej qe Talibanet dhe shoket e tyre (Mujahidinet dhe ata kriminelet e Aleances Veriore) donin ta mbanin Afganistanin ne shekullin e 14.

    Amerika i armatosi dhe i financoj kta njerez se ata po luftonin Sovjetiket dhe nje shtet qe ishte "anti-Amerikan" (tja bejm qefin Toros). Si plasi se populli Afganistanez po vuante..ose se qeveria socialiste ishte alternativa me e mire per Afganistanin.


    -------------------
    Nuk i plasi...po do ti plasi tani

    Sic thote kushuriri im per Ameriken.. "Mir ja bon!!"

    ------------------

    Eni Gambeta, behu edhe ti revolucionar si Bin Laden dhe Sadami se ku i dihet, nje dite te nxjerrin edhe ty nga vrima e miut amerikanet sic nxorren Sadamin. Do behesh hero sic u be Sadam Husein, jo per gje. Ne ne forum do shkruajme VIVA ENI GAMBETA!
    Ahh...do me beni dhe mua nje statuje??

    Le ti leme shakarat...une nuk jam as pro-Saddam as pro-Bin Laden. Po s'kam asnje arsye pse te jem pro-Amerikan. Po e le ate pune per rednecks dhe per ate majmunin qe kane per president.

    Amerika e ka pushtuar dhe po e shfrytezon shume keq Irakun, sic shfrytezoi Italine, Gjermanine, Francen, Japonine, Korene e Jugut e plot vende te tjera. Aq keq i katandisi me ate pushtimin e tyre, aqsa sot keta nuk kane buke te hane dhe e urrejne ne kulm ameriken.
    Ose si ai vendi...si quheshe se e harrova...qe fillonte me V??? Ose ca here te tjera qe jane harruar tani...si ne Filipine ne 1899-1900...ose nja 30 here neper vended a Amerikes Latine...ose me gjithe ata diktatore e fashista qe Amerika ka vene ne fuqi...duke filluar nga Pinoche e batista e Samoza e Shaun e Iranit...e Saddam Husseinin e te tjera e te tjera.

    Tamam e ke ti...Amerika...cne...vetem te mira ben.

    Injorante nuk jane ata qe nuk dine, injorante jane ata qe nuk duan te mesojne.
    Tamam. Injorant jane dhe ata qe e harojne historine e vendit te tyre....qe harojne se kur vendi jot pushtohet nga fuqira te huaja "qe ta duan te miren"...populli lufton.

    Injorant jane ata qe nuk shikojne realitetin.

    Ky eshte realiteti!


  11. #31
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ky eshte realiteti? Tek kjo fotoja qe ke sjelle ketu? Pse ne vitet '80 jeton akoma ti Eni? Une e di se jemi ne 2003!!!!Nga 1980 deri ne 2000 ka rrjedhur shume uje ne mullirin e historise....po ti si duket ke pas te tjera halle ne cerdhe dhe ne kopesht ku ke qene ....Pa ofendim fare , po je shume i vogel te gjykosh per politike. DHe aq me teper Ameriken!

    Dhe cdo diplomat e ka per detyre dhe protokoll ti shtrengoje doren presidentit te nje shteti kur e viziton ate....Mire qe nuk na solle ndonji foto te Enverit duke puthur Hrushovin..apo te Ribentropit duke shtrenguar doren me Stalinin....se ky do ishte realiteti akoma me i gjalle....

    Sa per ate qe nuk plasi ****** per Ameriken ( ***** jane = me cfare?) e shof sa nuk te ka plas...Aq shume saqe shkollen nuk gjete cep tjeter te botes pervec Amerikes ta besh...Te mira , te mira i kane shkollat imperialistet mo? Apo ke ardhur dhe ti ne SHBA per ta "studiuar " armikun nga afer?

    Sa per diktatoret qe ka vene Amerika.....sot ne vendet ku ata nuk jane me, pine uje ne shendet te tyre dhe i kujtojne me nostalgji....Se vertet Pinocheti ishte "diktator" qe zhduku 3000 komuniste....por ama deri me sot nuk kam pare ndonji kilian emigrant une...Kubaneze po!Me tonelata!!!!!!.....Se vertet Shahu i Iranit ishte ca "diktator", por ama me armet qe bleu Shahu u mbrojt Irani nga Sadami, jo me p*rdhet e islamisteve....Sot ne Iran kane 10 here me pak liri politike nga c'kishin ne kohe te Shahut...Nga Guatemala nuk di te kete ikur me anije e me tr_apa te ngujuar me qindra si bletet vetem e vetem qe te shpetonin koken nga komunistet....Nga Kuba e Kastros po!
    Kastoja me the eh? Dhe Aliendeja? Kastro nuk ishte ai qe 1 muaj para se te vinte ne fuqi , doli ne televizonin amerikan dhe premetoi zgjedhje te lira, demokratike, qe do te respektonte vullnetin e popullit ? Kastro nuk ishte ai qe u deklaroi gjithe amerikaneve publikisht se pasurite amerikane ne Kube do te respektohen?.......Po Aliende , a nuk ishte ai qe mori jo pak po 300 mije dollare amerikane ( rreth 30 milione $ me vleften e sotme)ne zgjedhjet qe fitoi si financim nga sovjetiket? A nuk ishte ai qe premtoi se do ta bente Kilin te kuq? A nuk ishte ai qe deklaroi se :"Kastro ne veri, une ne jug, do ta ndezim zjarrin e revolucionit ne Ameriken Latine!? Pse ca ishte Amerika Latine keshtu ...mullar me bar qe te ngrohej Aliende?

    Po jemi ke Sadami vogelush ( me lejo te te quaj te tille, sepse ne krahasim me mua je)....Mos valle i tha Amerika Sadamit "ec dhe shtetezo kompanite anglo-amerikane ne Irak?" Mos valle i tha Amerika Sadamit shko e bej nje lufte me Iranin per arsye koti dhe shpenzo 400 miliarde dollare? Mos valle i tha Amerika Sadamit shko e nderto nga 1 pallat presidencial ne cdo qytet te Irakut dhe veri njerezit te gatuajne nga 4 ( kater) here ne dite ne cdo pallat se mos dukej Sadami per pushime? Mos valle i tha Amerika Sadamit qe progamin nafte per ushqim ( rreth 1,5 miliarde ne vit, hicgje fare dmth) "Shko e bliju kalamajve te tu nga 3 Ferrari, 4 Lamborghini, 2 Bentley , 5 Cadillake secili?" Apo mos valle i tha Amerika te sulmonte Kuvajtin ne 1991?
    Jo per gje, por une e di se kur urdheron eprori, "agjentet" binden....Kur ShBA i tha Sadamit:"Leviz nga Kuvajti" ai nuk u bind...pra ose nuk ka qene agjent amerikan....ose nuk i ka thene Amerika te levizi...Si ta merr mendja ty?
    "Who is John Galt?"

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet nė Bllog
    17
    Irakianet festojne kapjen e Sadam Husein dhe nuk dine cfare bejne nga gezimi, gjermanet gezohen per kapjen e Sadam aqsa Shreder perfitoi nga rasti per ti shkruajtur nje leter pergezimi presidentit Bush, Shurraku i Frances u mallengjye nga kapja e Sadamit aqsa premtoi uljen e borxhit qe Iraku i ka Frances dhe "klubit te Parisit", Moska nga ana tjeter tha qe kapja e Sadam eshte nje hap i madh drejt stabilizimit te Irakut, kurse Eni Gambeta qe flet ne numrin shume ne emer te gjithe shqiptareve dhe gjithe botes, e mallkon Ameriken qe lufton dhe eleminon diktatoret e kesaj bote, qofshin Hitler, Milloshevic apo Sadam.

    Ndryshe nga Toro, une nuk u hedh argjend derrave sepse ata nuk dine se cfare te bejne me te.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  13. #33
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Atehere meqe deshmuesi na e hapi kete teme edhe mua me behet obligim ti them dy fjale.

    U kap diktatori Sadam Husejn.
    U kap karremi amerikan,pasi mbaroi misjonin e tij me shume sukses.
    U kap njeriu qe ndertoi 56 seli presidencjale, ne te gjithe Irakun.
    Megjithese ndertoi tere keto per gati tre muaj jetoi nen dhe Zere se i vdekur, e i katandisur mysybet.
    KY eshte nje shembull i mire per te tere prijesit muslimane qe duke zbatuar me perpikmeri urdherat Amerikane, shtypin popujt e tyre, ju mohojne atyre te drejtat qe ju ka dhene Zoti.
    Ky eshte nje mesim per ata qe duke u mbeshtjellur ne petkun Islam kundershtojne kembe e krye kete fe dhe madje e dhe parimet e saja baze.
    U kap diktatori qe shume here tentoi te shduke gjurme te islamit ne irak, U kap ai qe burgosi dijetaret muslimane, u kap ai qe hapi varre te perbashketa per popullin e tij.
    Ky njeri qe qebverisi Irakun per 35 vjet, fundin e karrieres se tij e kalun nen dhe disa metra, po ashtu nuk i dihet se si do e kaloje edhe kete pjese tjeter te kesaj jete te mbetur.
    Kjo nuk mjafton, por ai do ti nenshtrohet nje tjeter gjukimi, me te rrepte, gjukimit te Allahut Te madheruar. i cili thote:" Kush vepron njje te mire sa grimca do ta gjeje dhe kush punon nje te keqe sa grimca do ta gjeje"
    Po ashtu thote:" Ne e krijuam njeriun ne formen me te bukur, dhe me pas e beme ate me te uletin e te ulurve"
    por valle te gjithe njerezit i beri keshtu? jo jo vetem disa, [pasi ka edhe te tjere qe perjashtohen :"Pervec atyre qe besuan, vepruaan mire, atyre do ju japim nje shperblim te pamase"

    Pra kjo eshte nje shenje per te gjitjhe prijesit arabe, se nese fundi i tyre nuk do te jete keshtu ne kete bote, apo edhe nese mund ti shpetojne Amerikes ketu, kjo nuk do te thote qe do ti shpetojne drejtesise se Zotit.

    Se fundi une doja tju them se jam mjaft i kenaqur qe u kap, por kjo kenaqesi do te ishte me e madhe nese e kapte vete populli irakjen e jo gjakpiresit Amerikane.
    Ai do litarin.
    Injoranca nuk zhduket me top

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Eni_Gambeta
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Postime
    30
    Irakianet festojne kapjen e Sadam Husein dhe nuk dine cfare bejne nga gezimi, gjermanet gezohen per kapjen e Sadam aqsa Shreder perfitoi nga rasti per ti shkruajtur nje leter pergezimi presidentit Bush, Shurraku i Frances u mallengjye nga kapja e Sadamit aqsa premtoi uljen e borxhit qe Iraku i ka Frances dhe "klubit te Parisit", Moska nga ana tjeter tha qe kapja e Sadam eshte nje hap i madh drejt stabilizimit te Irakut, kurse Eni Gambeta qe flet ne numrin shume ne emer te gjithe shqiptareve dhe gjithe botes, e mallkon Ameriken qe lufton dhe eleminon diktatoret e kesaj bote, qofshin Hitler, Milloshevic apo Sadam.
    E para e punes...une isha i pari qe thash mir bene qe e kapen Saddamin. Une nuk jam pro-Saddam.

    Por persa i perket popullit Iraken...ata dine se cfar te bejne nga gezimi. Ajatollat e Shiitve ne Iraq thane 2 dite mbasi u kap Saddami..."ok...Amerika tani IK!!!"

    Te jesh anti-Saddam nuk do te thote te jesh pro-Amerike. Dhe populli Iraken e di kte me mir nga te gjithe...se dy dite mabsi Shiitet bene manifestime ne gezim te kapsej te Saddamit, ata ben manifestim kundra Amerikes dhe kerkonin qe Amerika te ikte sa me shpejt nga Iraku.

    Ktu eshte puna...e ti me sjell gjera qe skane lidhje fare si Hitler dhe Milosevici. Hitlerin e vrau Xhaxhi Stalini e para e punes...Po kto s'kane lidje fare me njera tjetren.

    Ky eshte realiteti? Tek kjo fotoja qe ke sjelle ketu? Pse ne vitet '80 jeton akoma ti Eni? Une e di se jemi ne 2003!!!!Nga 1980 deri ne 2000 ka rrjedhur shume uje ne mullirin e historise....
    Ahhh...shume mire e shpjegove o Toro. E kaluara eshte e kaluar...s'ka me rendsi sot. Le ti harrojme qe Amerika e vuri Saddamin ne fuqi e i dha lista me mera per ti vrare e i dha armet kimike e i dha asistence ushtarake, politike dhe ekonomike per te vrare Kurdit e te tjeret. Le ti harrojme gjith ato sot...dhe le ta akuzojme Saddamin per te gjitha ato qe ndodhen ne te kaluaren. E kaluara jone harroet...e kaluara e Saddamit nuk harroet kurre.

    Qe ta dish ti o Torro... Rumsfield u takua me Saddamin ne ate fotografi ne 1983...dhe ne ate takim firmosi kontrata per arme Amerikane dhe per miljarada dollar per ndertimin e nje naftsjellsi per nje kompany nafte Amerikane. Kjo nuk ishte visit dipllomatike...kjo ishte visit per te lidhur kontrata armesh.

    Sot ne Iran kane 10 here me pak liri politike nga c'kishin ne kohe te Shahut...
    Ngadal o ngadal...mos vall s'ke degjuar ndonje here ti per SAVAKun?? Mos vall nuk e di ti sa mira njerez vrau Shau ne demonstratat e 78??

    E verteta eshte qe Irani sot eshte vendi me demokratik i Lindjes se Mesme.

    Kastro nuk ishte ai qe u deklaroi gjithe amerikaneve publikisht se pasurite amerikane ne Kube do te respektohen?
    E pse duhet te ishin respektuar Amerikanet ne Kube?? Apo se kishin gjithe mafien, prostitucionin dhe controllonin gjithe ekonomine e Kubes?? Te shkretet Amerikan...mos vall i kishin ofenduar Kubanezet??

    Jo per gje, por une e di se kur urdheron eprori, "agjentet" binden....Kur ShBA i tha Sadamit:"Leviz nga Kuvajti" ai nuk u bind...pra ose nuk ka qene agjent amerikan....ose nuk i ka thene Amerika te levizi...Si ta merr mendja ty?
    Mendja ma merr se ai nuk u bind. E prandaj Amerika e sulmoj.

    Po ama...leri gjithe kto bullaeqet e pallateve te Sadamit e Lamboginit e kalamjve te tij. S'eshte puna atje. Puna eshte...qe Amerika sot e ksaj dite e akuzon Sadamin se ai ka vrare 300,00 Iraken. Une e pranoj kte. Po ai ka vrare aq. Por ama...e harron Amerika se kush i dha Saddamit emrat e thjetra mijra Irakenve ne 1978-79 qe CIA i akuzoi si komunist e socialist, dhe Saddami i varri nga pemet neper bulevarde??? Pse e harron ta thote kte Amerika...qe Saddamin kta i thani ti vriste gjith ata.

    Amerika sot e akuzon Saddamin se ai ka vrare Kurdit me gas helmus. Po i ka vrare. Po pse harron Amerika ta thote qe jo vetem gasi qe ai perdori ishte blere ne Amerike nga nje kompani ne Maryland...dhe helikopteret qe u perdoren per ta shperhapur gasin ishin helikopter Amerikan qe ja shiti Rumsfield ne 84...po qe dhe sulmin vet e kishin pergatitur "vezhgusit" e ushtrise Amerikane ne Irak...duke perdorur fotografi satelliti te ushtrise Amerikane???? Pse i harron ti thote kto gjera Amerika?? Pse i harron qe ishin vezhguse te ushtrise Amerikane qe e pergatiten sulmin...dhe kta vezhgus ishin atje bashk me ushtrine Irakene kur sulmoj...dhe thane qe sumi u krye ne menyre shume te sakte dhe efective...dhe i lavderuan pilotet Iraken per punen qe bene??? Pse harron Amerika te thote qe mbas sulmit ndaj Kurdve Amerika i dha disa miljarada dollare ndihme Saddamit per te riparuar demet qe i shkaktoj blektorise Irakene.

    S'eshte puna se Saddami eshte njeri i mire aop jo. Ai eshte kriminel...po ai si beri vet gjithe kto gjera. Se para 10 tjetesh Saddami ishte shoku me i ngushte i Amerikes...e para 10 vjetesh Amerika i thoshte Saddamit vrit sa me shum Kurd se jane pro-Iranian.

    E tani me cfytyre me del Rumsfiled ne televizor e me ben akuza???

    Ne Amerika eshte per te "drejten"...athere le ti ver dhe Rumsfieldin dhe Bushin dhe Reganin ne gjyq per ato 300,000 vrasje. E ti ven ne gjyq ne Iran bile...se Iranin ata e sulmuan.



    Po deri tani s'ke thene asnje llaf o Torro per kto pune. Si thua ti...une te jap emrat e urdhrat per te vrare ca njerez...e ti i vret. Kush e ka fajin ne kte mes?? Vetim ti...apo ne te dy bashk??

    Leri Lamborginin e pallatet...se ato jane pa rendesi. Se sishin Lamborginat e Saddamit qe vrane 1.2 miljon Iraken ne vitet 90...ishin sanksionet dhe bombat e Amerikes. Saddami ashu ka qene gjithmon, po para sanksioneve Iraqu ishte vendi me i pasur i Lindjes se Mesme. Si beri Saddami qe te vdisnin per bukn e gojes...po sanksionet e Amerikes.

    Per ca po e akuzoni Saddamin?? Se kishte Lamborgini?? E po athere duhet ti fusni ne burg gjithe miljarderet ne Amerike gjithashtu. Do ta beni si me Nexhmien qe e futet brenda se kishte perde e pjata qe si pelqenin Sales??

    Apo do ta akuzoni per gjera konkrete. Ne do ta akuzoni per ata 300,000 te vraret...athere vini ne gjyq te gjithe ata qe jan te fajshem. Se sishte vetem Saddami ne kte mes...po ishte dhe CIA e qeveria Amerikane.

    ---------

    Dhe kuptohet...reaksioni i pare i "pro-amerikanve" eshte ta akuzosh tjetrin qe eshte "anti-Amerikan". E po jam anti-Amerikan...dhe si thash s'kam asnje arye te jem pro-Amerikan se jam Shqiptar e sjam pro asnje vendi tjeter.

    E filloni me historira te Kastros e Guatemala a Kili e kot me se koti...me gjera qe as me plas **** fare e as kane lidhje me mua ose me Saddamin. Se me sa duket...nuk keni gje me rendesi per te thene per kte pune.


    Po e drejta eshte e drejt...Amerika i ka duart te gjakosura me gjakun e Kurdve e Irakenve qe ka vrare Saddami aq sa i ka ai vet.

    Populli Iraken e di kte aq mir sa e di edhe une...e prandaj 2 dite me vone Shiitet dolen ne proteste kunder Amerikes...e le te mos them gje per Sunnit ne veri.

    Kapet agjentin tuaj?? Mire bete...tani ikni!!!

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Toro, perpara se te replikosh duke i fut te gjithe me i thes lexo me me vemendje se pastaj behesh qesharak.

    Thashe qe amerika beri gabim qe e trajtoi me aq perbuzje Sadamin jo se me plasi per Sadamin por sepse keshtu Amerika i krijon probleme te paqena vetes dhe e veshtireson misionin e vet per demokratizimin e Irakut ne te ardhmen. Pra mu duk si nje gabim strategjik qe do i kushtoje ne te ardhmen, e ndoshta jo. Prandaj lexo iher masnej fol.

  16. #36
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    O toro e di si flet ti sikur te thoja une ty ta perdhunoj nje vajze sepse do i dhuroj nje femije edhe ti bie dakort me mua sepse po bie ne jete nje femije , eshte gje e madhe femija me thua ti perdhunoje se na shton popullsine dhe harron fare nderin denjitetin e asaj vajzes te perdhunuar harron se ajo ka deshira dhe liri qe te zgjedhi vete per bashkeshortin e saj .E kujdes kur flet

  17. #37
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    Edhe dicka po ju them hiqeni nga mendja se me keto gjera amerika do bie ndonjehere paqe ne lindjen e mesme perkundrazi do te marri hore me shume lindja e mesme dhe dihet nje grimce duhet merr hor gjithe bota>Ju e dini si filloi lufta e pareapo e dyte se mbaj mend u vra nje njeri edhe mori hor bota.Nese amerika mendon se do te vendos paqe me metoda pushtuse dhe gjakderdhese e ka gabim biles ky pushtim do i ktheht kundra e saj.Po qeken debila keto bushtrat si familje dashken vetem lufte .Amani ere do na kthej amerika 1000 vjet mbrapa me keto luftra nuk vjen zhvillimi me luftra.Lereni njerzit te jetojn ne paqe/Sa per nderhyrjen amerikane ne kosove dhe cdo gje qe amerika e ben te mire ka perkrahjen enjerzve dhe muslimaneve por kur ben gabime ka kundershtine njerzve te drejte.Shikoje pak bosnjen e mori pavarsine ja dha amerika lollllllllllll ja dha gjaku i boshnjakeve po kosoves pse nuk ia japin heeeeee .Pse e vonojne dhe pse kane ndare mitrovicen .Pse luhet shume me fatin e popullit shqiptar.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Sadami, bota arabe dhe ankthi i terrorizmit

    Rezear Xhaxhiu

    Njė javė pas fundit mjeran tė Sadam Hyseinit, pamjet e para tė arrestimit tė tij vazhdojnė tė rishfaqen nė tė gjitha ekranet e stacioneve televizive tė vendeve arabe. Po kėshtu gazetat mė prestigjioze tė Kajros, Damaskut, Teheranit apo Tripolit po publikojnė fotot e njėrit prej “miteve” tė rezistencės antiperėndimore dhe asaj amerikane, i cili shfaqet tani pėrpara syve tė miliona myslimanėve, i frikėsuar dhe i zhytur nė njė pamje tė pistė. Efekti i parė shokues pėr shumė myslimanė tė hapėsirės arabe duket se ka kaluar. Pakkush nė kėto vende, e aq mė tepėr nė Irak, e besoi fillimisht se njeriu me mjekėr tė pistė dhe vėshtrim tė mjegulluar ishte pikėrisht Sadami i vėrtetė, simboli 30-vjeēar i dinjitetit arab dhe i shtetit, i cili pėr afro tri dekada inspiroi qėndrime e filozofi, terroristė e kamikazė nė tė gjithė spektrin e lėvizjes islame...

    ...Por efektit tė parė dhe dinjitetit tė nėpėrkėmbur arab, duket se i ėshtė lėnė vendi dilemės dhe panikut qė ka mbėrthyer disa prej regjimeve mė radikale, udhėheqėsia e tė cilave te Sadami ka parė modelin e liderit nė qėndrime dhe rezistencė. Popujt e zonės arabe kanė parė ditėn e dielė njėrin prej 22 drejtuesve gjysmė mit tė kėsaj bote myslimane, tė zhvishet nga pushteti i tij perandorak dhe tė pėrfundojė sikundėr prej shekujsh nuk kanė patur tė njėjtin fat qindrat e diktatorėve, sheikėve dhe mbretėrve. Analistė tė ndryshėm janė tė medimit se njė fund i tillė pa lavdi i “udhėheqėsit tė lavdishėm tė Ikrakut”, nuk do tė kalojė pa efekte edhe nė hapėsirėn rrotull kėtij vendi, pra nė disa shtete limitrofe me tė, por edhe mė gjerė. Pas amplifikimit qė iu bė nė fillim tė luftės kundėr Irakut, se ajo ēka po ndodhte me popullin iraken ishte mė shumė njė betejė e Perėndimit ndaj islamit, tonet tani shihet tė jenė zbutur. Kėshtu nė Teheran, Damask, Algjer etj., vendin e protestave tė rrugės tė fillimit tė konfliktit tani e kanė zėnė tituj gazetash dhe komente pėr njė frymė mė liberale dhe demokratike si dhe njė distancim i heshtur nga miti Sadam. Regjimet nė kėto vende, por edhe makineria propogandistike e tyre, po lėviz kujdesshėm nė njė kah tjetėr. Edhe pse ngadalė, familjet mbretėrore apo kastat diktatoriale e gjysėm diktatoriale nė kėto vende, po kėrkojnė tė hapen e tė mbjellin njė frymė mė demokratike e gjysėm transparente. Zhvillimet e shpejta politike nė Irakun e postsadamit si dhe ato ēka priten nė kėtė vend, zgjedhjet e lira, kushtetuta demokratike, ēlirimi i medias dhe administrata e re, nuk do tė kalojnė pa u ndjerė edhe nė rregjimet e tjera despotike tė disa vendeve arabe nė njė pjesė tė tė cilave, madje, ka filluar tė nxitohet drejt meremetimit tė parė qė mund t’i bėhet hapėsirave institucionale. Kėshtu, qeveria e Kajros sė fundmi krijoi tė parin Kėshill Kombėtar tė tė drejtave tė njeriut, nė pėrbėrje tė tė cilit janė disa nga emrat mė tė spikatura tė opozitės. Po kėshtu njė erė e lehtė ndryshimesh ka filluar tė ndjehet edhe nė Damask apo edhe nė Teheran. Edhe pse tė gjitha kėto nuk i kalojnė caqet e ndryshimeve kozmetike amerikanėt mbeten optimistė, pasi vetėm njė zbutje e rregjimeve radikale tė botės arabe do tė ēonte gradualisht drejt njė konfigurimi tė ri tė sistemeve, tė cilat mė pas do tė mbanin larg konfliktet, ndėrhyrjen ushtarake amerikane dhe nė synim tė fundit do tė dobėsonin bazat e terrorizmit islamik, tė cilat me arrestimin e Sadamit morėn njė goditje, por jo nė atė masė sa mund tė thuhet se nuk do ta rimarrin veten. Nėse do tė qėndrojmė nė kėtė arsyetim, dalim nė konkluzionin se fundi i Sadamit nuk pritet qė tė stopojė rezistencėn irakene, e cila nė disa segmente tė saj ngrihet mbi frymėn antiamerikane dhe dėshirės pėr ta ēliruar Irakun nga “pushtuesit perėndimorė”.

    Shėrbimet e fshehta angleze shkojnė mė tej nė argumentet e tyre kur heqin paralele mes celulave tė Al Kaeidės dhe grupeve tė vendosura tė rezistencės irakene. Pėr shumė prej analistėve tė terrorizmit, shihet se pjesa mė e rrezikshme e kėtyre celulave dhe sofistikimi i goditjeve dhe akteve terroriste, ka si bazė infiltrimin e terroristėve tė importuar pėrtej kufijve irakenė. Heterogjeniteti i disa prej kėtyre grupeve guerilase me luftėtarė tė Al Kaeidės, apo vullnetarė tė mbėrritur nga Jordania, Siria, Libani, i kanė kthyer kėto celula nė bėrthama tė rrezikshme, tė cilat riprodhojnė nė territorin iraken goditje e akte terroriste tė nivelit tė parė. Eshtė gjithsesi ende shpejt tė dilet me konkluzionin se arrestimi i Sadamit do t’i mpakė dhe frenojė kėto celula nė planet e tyre goditėse nė tė ardhmen. Gjithēka mbetet pėr t’u parė nė ditėt dhe javėt nė zhvillim.



    Gazeta Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  19. #39
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    oj alba po desh qejfi ma sill pak llogarine bankaren tend3en qe leket qe blej gazeta cdo dite ti sjelle ty si thua.Mund te biesh artikuj ne forum sa te duash por mundohu te pakten te heqesh pjeset fyese ndaj nje popullsie te madhe shqiptare islame.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    hehheh Meqe paske aq para o Ahmed efendi dhe qenke aq human, te kujtoj se ka sa te dush te varfer ne bote , dhe shumica i perkasin fese myslymane qe ndoshta me ato parat e tua ka nevoj per ushqim . Lere Alben te shprehi ate qe mendon dhe ate qe llogjikon .ok
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Imam Husein Mensur El-hallaxhi (857-922)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 07:59
  2. Enver Hoxha: Historia e nje Diktatori
    Nga Borix nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2009, 03:16
  3. Sadam Husein dėnohet me vdekje me varje nė litar
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 20-01-2007, 14:51
  4. Iraku nen Sadam Husein. Kronologjia Historike e nje Diktature.
    Nga Enri nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:35
  5. Lufta ne Irak dhe psikologjia e njerezve
    Nga Lule Portokalli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 13-06-2003, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •