Per mendimin tim dashuria eshte familja qe do hapesh.Nuk duhet ngaterruar fjala dashuri,tjeter gje eshte e dashura qe e dua dhe ndaj me te c'do gje dhimbje,gezim,hidherim dhe dua te jetoj jeten time me te(familja e ardhshme)dhe tjeter gje dashnorja qe kaloj mire sa kaloj.
Po te ishte se duhet te vendoste familja (ne kete rast prinderit) atehere duhet te themi me plot gojen se kanuni i Lekes eshte ideal.Presim te na gjej familja nje vajze (ose ju vajzat nje djale)dhe cdo gje ne rregull. Pse lodhemi te dashurojme,e gjejme njeriun ideal dhe ne fund vrasim ndjenjat tona sepse nuk eshte dakort mami me babin.
Ne pergjithesi ata prinder qe nderhyn ne zgjedhjen e te rinjve jane ata:
-qe nuk kam besim tek femija e tyre,ngaqe nuk kane arritur te kuptojne qe eshte ne moshe madhore.
-qe ne te vertete se kane njohur ndonjehere dashurine.
- qe jeten e femijes e shohin si biznes per te ardhmen e tyre.
E rendesishme eshte besimi qe ke tek njeriu qe ke dashuruar dhe besimi qe ke tek vetja a je i dashuruar me ate njeri, se po qe ne diskutim kjo asnjehere s'do jesh i lumtur edhe sikur prinderit ti kesh me vehte.
I dua dhe i respektoj prinderit e mi, pamvaresisht se e di qe nuk do me vene kurre ne nje dileme te tille sepse respektojne mendimet e mia por edhe sikur te ndodhte nje gje e tille do mundohesha qe te mos ju thyeja zemren nqs e shikonin keshtu,te beja te pamunduren qe tju tregoja dhe ti bindja se pse dua te ndaj jeten time me ate vajze.
Rruga me e veshtire qe do te jete per tu ndjekur eshte ajo e frikacakut lenia e njeres apo e tjetres pale sepse nuk do dish asnjehere te perballosh veshtiresite e jetes qe per fat te keq jane shume.
Te gjitha keto qe shkruajta nuk i them per adoleshentet por per ato qe mendojne se jane rrahur me jeten.
Krijoni Kontakt