Shqiptar
(7/10/00 7:54:10 am)
Reply Qendrimet e klerit katolik mbi pavaresine
--------------------------------------------------------------------------------
Dr. Romeo Gurakuqi
Aspekte tė qėndrimit tė Klerit Katolik Shqiptar nė agimin e pavarėsisė shqiptare:
(mars 1911 - maj 1914)
(Mbajtur nė Simpoziumin "Krishterimi ndėr shqiptarė")
1-Kushtet historike.
Fillimi i dekadės sė dytė tė shekullit tė 20-tė pėrkon nė Shqipėri me njė moment vendimtar fillestar nė procesin e ringritjes sė pozicionit nacional, politik dhe kulturor tė popullit shqiptar pas 500 vitesh robėrie tė imponuar barbarisht, nė tė cilen do tė thyhet pėrfundimisht ndėrvarėsia e politike me shtetin pushtues. Shqipėria do tė rizbulohet gradualisht nė skenėn europiane si njė ndėr problemet mė tė ndėrlikuara tė juglindjes sė kontinentit tė vjetėr, qė do tė shqetėsojė tashmė thuajse pėrherė diplomacinė perėndimore. Nga pikėpamja kulturore, duke nisur nga kjo periudhe do tė fillojė konsolidimi i asaj linje rilindase shqiptare qė synonte rikthimin natyral tė vetėdijes sė tronditur kombėtare nė shtratin e origjinės sė vet europiane, tė mishėruar nė rrėnjet e kulturės mijėravjeēare iliro - arbėrore. Duhet tė pranojmė se kjo dėshirė e udhėheqėsisė mė tė pėrparuar shqiptare pėr ripėrvijimin e pozicionit kombėtar nė binarin e vet natyror tė origjinės, do tė pengohet nga shansi historik, domethėnė nga faktorė tė brėndshėm tė lidhur me bagazhin konservator e anakronist tė trashėguar, sidomos nga dy shekujt mė tė fundit tė sundimit otoman, dhe nga faktorė tė jashtėm, ku kėtu do na duhet tė rreshtojmė vėrsuljen e shfrenuar tė shteteve ballkanike dhe pamundėsinė e fuqive europiane pėr tė kapėrcyer kontradiktat e thella mes vehtes.
Por Shqipėria kishte njė klasė intelektuale rilindase tė formuar kulturalisht nė Europė, e cila do tė dinte gradualisht tė shkėpuste zemren e kombit shqiptar nga pozicioni i imponuar prej pushtuesit dhe do ta lidhte me origjinėn e vet tė natyrshme europiane. Brenda kėsaj klase udhėheqėse, ose mė saktė, brenda pjesės mė iluministe tė saj, do tė shquhet pėr njė pozicionim plotėsisht tė qartė konseguent pėrparimtar, Kleri Katolik Shqiptar. Nė kėtė proces historik ripėrcaktimi dhe rilindjeje, ku zemra e kombit shqiptar do tė vendoset gradualisht, por nė mėnyrė tė pandėrprerė, drejt pozicionit europian jo vetėm gjeo-politikisht, por mbi tė gjitha kulturalisht, Kleri Katolik Shqiptar ka luajtur njė rol tė dorės sė parė. Nė shqyrtimin e veprimtarisė sė Klerit Katolik do tė duhet tė dallojmė, veprimtarinė praktike tė planit tė brėndshėm, qė ka pasur si objektiv kryesor njėsimin e plotė tė faktorit shqiptar, dhe veprimtarinė e planit tė jashtėm politiko-diplomatik, qė konsistonte nė mbėshtetjen e kualifikuar tė ēėshtjes sė pavarėsisė sė plotė tė tė gjitha trojeve etnike shqiptare. Nė planin e veprimtarisė politiko-diplomatike dy janė momentet apo aspektet kryesore qė do tė duhej tė konkretizonim qendrimin e mėsipėrm:
1-nė vitet e Kryengritjes sė Malėsorėve tė Malėsisė sė Madhe tė vitit 1911;
2- dhe nė veprimtarinė organizuese tė pavarėsimit shqiptar dhe mbrojtjen diplomatike tė ēėshtjes kombėtare.
1-Qėndrimi i klerit katolik ndaj kryengritjes sė Malėsise sė Mbishkodrės
Kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės e vitit 1911 pėrbėn njė nga momentet kulmore tė periudhes sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ajo shpėrtheu nė njė nga rajonet mė tė shtypura nga pushtuesi turk, ku kontradikta themelore ashpėrsohej nė njė mjedis fetar krejtėsisht tė ndryshėm me tė pushtuesit. Kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės e vitit 1911, paraqitet si njė shpėrthim i dhunshėm revolucionar, i njė popullsie rajonale me njė pozitė politike nacionale, sociale, ekonomike dhe fetare tė nėnshtruar kundrejt pushtuesit nė fuqi. Duke filluar gradualisht si njė rezistencė e paorganizuar e popullatės nė kushtet e dhunimeve tė rėnda tė statusit vetqeverisės, pas ekspeditės sė Turgut Pashės nė vitin 1910, ajo do tė merrte karakteristikat e njė kryengritjeje tė mirėfilltė me pikėsynime tė kristalizuara nacionale nė periudhen mars-gusht 1911
Kleri Katolik Shqiptar ndoqi me njė vėmendje dhe pėrkujdesje tė veēantė tė gjitha ngjarjet dhe proceset ēlirimtare nacionale duke u paraprirė nė shumicen e rasteve drejtimeve pėrparimtare qė do tė duhej tė merrte kjo lėvizje ripėrcaktuese dhe identifikuese kombėtare.
Veprimtarinė e Klerit e kemi vlerėsuar kryesisht nėpėrmjet shqyrtimit tė veprimtarisė sė Arqipeshkvit Serreqi dhe klerikėve tė tjerė tė implikuar vullnetarisht nė ngjarjet e Malėsisė 1911-tė. Imzot Serreqi diti qė tė mbante njė qėndrim tė kujdesshėm. Sadoqė personalisht, ai, si edhe tė gjithė shqiptarėt katolikė shikonin nė aksionin e qeverisė njė shtypje brutale, tė njė opozite shume ose pak tė drejtė tė popullsisė sė krishterė kunder barrave fiskale tė imponuara atyre, nė fillim ai nuk doli prej rezervimit tė tij tė diktuar nga pozita qė mbante dhe prej situatės tepėr armiqėsore tė fanatizuar tė krijuar nė Shkodėr ndaj malėsorėve prej propagandės turkofile. Nė kėtė qėndrim ka ndikuar edhe politika austriake1) Veprimi tij u ēmua si korrekt prej autoriteteve lokale. Qėndrimi i tij ishte gjithashtu krejtėsisht i matur edhe nė ēėshtjen e incidenteve qė preknin protektoratin e kultit. Ky veprim i Imzot Serreqit u pėlqye vetėm prej njė pjese tė Klerit dhe nė radhė tė parė prej Abatit tė Mirditės, Imzot Doēit, i cili shkoi edhe njė hap mė tutje, duke ushtruar njė ndikim qetėsues mbi Mirditen.2) Karakteristikė pėr qėndrimin e Arqipeshkvit Serreqi pėrgjatė kryengritjes ėshtė njė vijė rritėse gjithnjė dhe mė e qartė nė pėrkrahje tė kėrkesave tė malesorėve edhe nė planin praktik. Kjo lėvizje pozitive u kushtėzua para sė gjithash nga njė ndėrhyrje energjike qė erdhi nga njė grup me mjaft ndikim klerikėsh katolikė, sidomos nga krahinat kryengritėse dhe nga njė qartėsim gjithnjė dhe mė i madh i situatės nė terren: kryengritja ishte thjesht njė produkt realitetit konfliktual tė brėndshėm dhe jo i inskenuar nga faktorė tė jashtėm artificialė. Kėshtu, midis klerit tė krahines kryengritėse filloi tė ndihej shpejt njė rrymė e vijės sė ashpėr. Klerikėt e Malėsisė, duke theksuar nevojen qė tė rezistonin pranė bashkėvendasve tė tyre tė arratisur dhe popullsisė sė dėbuar, u larguan sė bashku me ta dhe qėndruan nė Mal tė Zi. Dhe kėta qenė, sipas dokumentave arkivore, gjashtė priftėrinj: Pater Karl Prennushi, - famullitari i Vuksanlekajt, Pater Lorenc Mitroviq, -famullitari i Bajzės, Pater Mati Prennushi, -famullitari i Kastratit, Pater Sebastian Hila, -famullitari i Rapshės, Pater Bonaventura Gjeēaj,- famullitari i Grudės, Pater Luigj Bushati, - famullitari i Traboinit3). Ata i bėnė thirrje kryebariut tė tyre qė t'u dėrgonte ndihma, mbasi nuk dėshironin tė jetonin dhe tė mbaheshin me lėmoshat malazeze. Famullitarėt e ndodhur atje bėnė njė mbledhje dhe me anėn e letrave tė drejtuara kolektivisht Arqipeshkvit kėrkonin qė tė ndikonin nė qėndrimin e tij, qėllim tė cilit ata fillimisht nuk ia arriten menjėherė, mbasi reklamimet dhe ankimet e parashtruara prej tyre, Imzot Serreqi, sipas tė dhėnave qė disponojmė, i shqyrtoi duke ruajtur pozicionin e tij zyrtar si kryepeshkop.
Gjendja u bė mė imponuese kur me ta u bashkuan edhe anėtarė tė Klerit Katolik tė Shkodres, tė shtyrė nga motive edhe fetare, por mbi tė gjitha kombėtare, si Dom Luigj Bumēi, qė mbante rolin e kooperatorit tė famullitarit tė Shkodrės dhe Dom Ndre Mjedja, famullitar i Kuklit, vėllai i arqipeshkvit Mjedja.4) Me pėrpjekjet e tyre tė bashkuara, ata mundėn mė nė fund qė tė nxirrnin Imzot Serreqin prej rezervimit tė vet fillestar dhe e bindėn pėr dėrgimin e dy letrave nė drejtim tė "Propaganda Fide-s" nė Romė dhe tė Arqidukės Franz Ferdinand. Konsulli austriak nė Shkodėr, Zambaur, shkruan nė raportimet e tij se, redaktimi i teksit tė lutjes drejtuar Arqidukės Franz Ferdinand, ishte bėrė prej Dom Luigj Bumēit dhe Dom Ndre Mjedės, pasi nė to theksohet prirja pėr tė interpretuar nė mėnyrė sa mė intensive protektoratin e kultit nė drejtimin politik.5)
Kėshtu, mė 23 prill 1911, Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Jak Serreqi i dėrgoi njė lutje Arqidukės Franz Ferdinand tė Perandorisė Austro- Hungareze lidhur me zhvillimin e ngjarjeve nė Malėsinė e Mbishkodrės dhe mbi dhunimin e tė drejtave jetėsore tė popullsisė katolike atje.
Nė pėrgjigjen e tij, Princi trashėgimtar u shpreh se mbrojtja e interesave katolike nė Shqiperi kishte pėr tė qenė si edhe mė pėrpara objektivi i kujdesit tė veēantė tė qeverisė perandorake. Kjo qeveri angazhohej se do tė vepronte kundėr cėnimeve tė mundshme tė interesave klerikale, ashtu si edhe pėrsa u pėrket interesave tė civilėve katolikė, nė kuadrin e hapėsirės qė i krijonte e drejta ndėrkombėtare.6)
Nė fillim tė muajit maj 1911, Arqipeshkvi i Kishės Katolike nė Shkodėr, Imzot Jak Serreqi refuzoi tė zbatonte kėrkesen e Shefqet Turgut Pashės qė tė ndikonte sė bashku me klerikėt e tjerė tė dioēezės pėr t'i bindur malėsorėt tė dorėzonin armėt. Arqipeshkvi i deklaroi atij se pabesia dhe sjellja e keqe e shfaqur nga turqit nė tė kaluaren bėnte tė pamundur ndėrhyrjen dhe ndėrmjetėsimin tani.7) Qėndrimi i Arqipeshkvit shprehte besnikėrisht ndjenjat e klerikėve shqiptarė, tė cilėt vitin e kaluar ndėrhynė tek besnikėt e tyre tė dorėzojnė armėt me kushtin e premtimit nga ana e turqve qė tė ndėrtonin rrugė, shkolla dhe lehtėsira tė tjera komunikimi. Priftėrinjtė mė me ndikim kishin deklaruar me rastin e kryengritjes se, nė qoftė se turqit pėrpiqeshin tė depėrtonin nėpėr rrethet kishtare malore, ata do tė kryesonin rezistencėn me kryq nė dorė8).
Por, nė zhvillimet e ngjarjeve tė Malėsisė janė ndėrthurur interesa nga mė tė ndryshmet. Mbi tė gjitha nė qėndrimet e vogla zyrtare ka ndikuar diplomacia e Fuqive tė Mėdha. Austro-Hungaria sidomos ka qenė tepėr e interesuar nė ruajtjen e qėndrueshme tė situatės, pavarėsisht se ky stabilitet mund tė kushtonte jetė njerėzish dhe mund tė shoqėrohej me zgjatjen e sundimit tė njė shteti despotik. Austria, nė momentin nė fjalė, i pėrmbahej ruajtjes strikt tė status quo-sė ekzistuese nė Ballkan dhe integritetit tė Perandorisė Otomane. Kėshtu, diplomacia austriake ndėrhyri pranė Vatikanit duke sugjeruar qė peshkopėve shqiptarė t'u dėrgoheshin udhėzime nga ana e "Propagandes Fide"-s, qė ata t'u flisnin nė mėnyrė fashitėse klerit dhe popullit.9) Austria dėshironte ta pėrdorte klerin katolik shqiptar, pėr tė mundėsuar njė pengim tė zgjerimit tė mėtejshem tė kryengritjes, nė mėnyrė qė ta kontrollonte vetė situatėn dhe tė ruante ndikimin tradicional mbi popullsinė katolike dhe klerin. Vatikani, nėpėrmjet kardinalit Gotti, e priti mirė propozimin austriak tė paraqitur prej princit Shynburg dhe shprehu njėkohėsisht miratimin pėr paralajmerimet e qeverisė austriake ndaj Portės sė Lartė mbi ēėshtjen shqiptare. Kėshtu, mė 22 qershor 1911, "Propaganda Fide" i drejtoi shkresen pėrkatėse Arqipeshkvit shqiptar Serreqi, nėnshkruar nga kardinali Gotti. Imzot Serreqi vuri mė pas nė dijeni, rreth pėrmbajtjes sė saj, Abatin e Mirditės, Imzot Prengė Doēin dhe administratorėt e dioēezeve tė tjera duke i ftuar pėrsėri qė tė ndikojnė nė mėnyrė fashitėse mbi popullsinė. Siē duket, nė kėtė frymė ėshtė ndėrrmarrė edhe misioni i Imzot Serreqit nė Podgoricė, pėr tė cilin, do tė spjegojmė nė vijim.
Misioni i Arqipeshkvit te Shkodres, Imzot Serreqit
Nga tė dhėnat dokumentare diplomatike rezulton se prelati katolik shkodran ishte udhėzuar nga Vatikani pėr tė ndėrhyrė tek malėsorėt me qėllim qė tė arrihej njė zgjidhje e kėnaqshme dhe afatgjatė e ēėshtjes.10) Rreth datės 4 korrik, Arqipeshkvi i Shkodrės, Jak Serreqi, i shoqėruar nga At Gjergj Fishta dhe Dom Luigj Bumēi, arriti nė Podgoricė me qėllimin pėr tė biseduar me malėsorė dhe refugjatėt pėr tė pranuar njė zgjidhje tė bazuar nė lėshime.11) Nė fakt, paraprakisht, ai u kishte dėrguar fjalė atyre se, misioni i tij, "nuk duhej as tė ndikonte dhe as t'i bėnte tė largoheshin nga qėllimi qė ata ndiqnin".
Pra, qė nė momentin fillestar, Serreqi nuk iu pėrmbajt besnikėrisht udhėzimeve tė sugjeruara indirekt nga Vjena, gjė qė ėshtė vertetuar edhe nga relacionet e diplomacisė austro-hungareze.12)
Mė 4 korrik, Serreqi dhe shoqėruesit e tij mbajtėn njė konferencė paraprake me prijėsit shqiptarė nė Podgoricė. Ata duhej t'i ftonin malėsorėt tė ktheheshin nė territoret e tyre, tė hidhnin armėt, duke besuar nė qėllimet vullnetmira tė qeverisė perandorake, pėr tė plotėsuar tė gjitha dėshirat e tyre. Nė fakt, sikurse shpjegohet nė raportin e tyre pėrfundimtar, "me pėrjashtim tė pozitės sė tyre fetare, ata nuk kishin asnjė bazė tjetėr mbi tė cilen tė mund ta mbėshtesnin marrėveshjen". Kjo sepse qeveria lokale, "nuk e kishte quajtur tė pėrshtatshme t'ia bėnte tė ditura lėshimet qė ishte e gatshme t'u bėnte malėsorėve pėrpara riatdhesimit tė tyre".13) Prijėsit kryengritės qė nė fillim e shprehen qartė qėndrimin e tyre tė prerė ndaj kėtij propozimi tė shprehur nė mėnyrė formale, qė siē edhe duket, injoronte tė gjitha ato qė paraprakisht kishin ndodhur dhe deklaruan se do tė insistonin nė kėrkesat qė kishin formuluar.14) Kryengritėsit nė tė vertetė vazhduan tė kėrkojne garanci ndėrkombėtare pėr trajtimin e ardhshėm tė kėrkesave tė tyre.
Sikurse shpjegohet nė raportin e cituar mė sipėr, duke qenė se nuk ishin pajisur me sigurime tė qarta, Imzot Serreqi, tė nesėrmen e mbėrritjes sė tij, nė mėngjes, u nis pėr Cetinė, sė bashku me At Gjergj Fishten, Dom Ndre Planin dhe Luigj Gurakuqin, pėr tė marrė sqarimet e nevojshme nga Legata Perandorake atje lidhur me lėshimet konkrete tė palės turke. Duke mos i marrė parasysh kėrkesat e tyre, Saddredin Beu, ministri turk i akredituar pranė qeverisė mbretėrore tė Cetinės, u kufizua duke i vėnė nė dijeni pėr zhvillimin e bisedimeve qė ai kishte pasur me malėsorėt pėr tė njėjtin qėllim.. Nė rrethana tė tilla, tė shqetėsuar gjithnjė e mė tepėr nga dyshimi pėr suksesin e misionit, mė datėn 6 korrik misionarėt mė tė lartė tė klerit katolik shqiptar u kthyen nė Podgoricė.15)
Nė pasditen e 4 korrikut, Kėshilli i Ministrave i Turkisė mori njė vendim nė parim pėr tė bėrė lėshime tė mėtejshme ndaj kėrkesave tė malėsorėve, pėr tė respektuar mbajtjen e armėve, pėrdorimin e gjuhės shqipe, shlyerjen e taksave nė kėtė distrikt qė kishte vuajtur nga luftimet e kohėve tė fundit16). Lėshimet e mėsipėrme qeveria turke kėrkonte t'ua bėnte tė ditura malėsorėve nėpėrmjet Ministrit otoman nė Cetinė, duke i thirrur pėrfaqėsuesit e tyre tė kalonin kufirin prej datės 9 korrik, pėr tė diskutuar kėto kushte nė territorin e vet, sepse njė gjė e tillė nuk mund tė bėhej pėr sa kohė ata qėndronin nė territorin e huaj. Nė shtesė tė lėshimeve tė dhėna paraprakisht, raportohej gjithashtu se qeveria kėrkonte tė kėnaqte malėsorėt mė dhėnien e njė shume nė tė holla pėr shėrbimin e pjesshėm rajonal ushtarak ndaj malėsorėve tė rekrutuar, tė cilėt mund tė kalonin njė vit nė Kostandinopojė dhe dy vjet tė tjera nė Shqipėri.17)
Arqipeshkvi i Shkodrės u takua mė 9 korrik nė Podgoricė me njė numėr tė madh prijėsish tė kryengritjes shqiptare. Paria e malėsorėve ėshtė takuar me Arqipeshkvin nė hapesirėn e kopshtit tė patriotit Nush Koēi. Asnjė pėrparim nuk u bė nė bisedimet e zhvilluara, pasi prijėsat shqiptarė vazhdonin tė ngulnin kėmbė nė 12 pikat e dokumentit tashmė popullor tė quajtur "Libri i Kuq", (nga ngjyra e kapakut tė versionit tė botuar tė tij). Nė raportin e tij drejtuar autoriteteve turke Arqipeshkvi Serreqi shkruante se "si pėrgjigje ... na u vu nė dukje se mėshira dhe lėshimet e qeverisė perandorake po vinin tepėr vonė dhe se garancia jonė ishte e pamjaftueshme pėr t'i siguruar ata mbi sinqeritetin dhe seriozitetin e premtimeve qeveritare dhe se, prandaj, ata ishin tė vendosur tė mbanin ate qėndrim tė paepur qė kishin treguar ndaj vetė qeverisė dhe operacioneve ushtarake tė gjeneralit Shefqet Turgut Pasha".18) Nė fakt, lėshimet tė cilat Saddredin Beu ishte i autorizuar tė bėnte, pėrbėnin njė pėrparim tė dukshėm nė krahasim me premtimet e bėra mė pėrpara, por ato ishin ende larg kėrkesave tė bėra nė "Librin e Kuq". Sipas kėtyre lėshimeve tė reja, Porta ishte dakord me kufizimin e shėrbimit ushtarak tė malėsorėve nė vilajetet e Shkodrės dhe Konstantinopojės; nė postet e mudirėve dhe tė kėshillave administrative do tė mund tė caktoheshin shqiptarė; taksat do tė zbriteshin dhe shuma e taksės sė deles do tė zvogėlohej; armet do tė dorėzoheshin, por do tė mbaheshin nė depo tė veēanta tė etiketuara me emrin e pronarit tė tyre, tek i cili ato mund tė rijepeshin nė kushte tė veēanta; dėshirat e malėsorėve pėr rindėrtimin e rrugėve dhe shkollave do tė merreshin parasysh; personat nevojtarė do tė punėsoheshin ndėr punė publike dhe lehtėsime do t'u jepeshin refugjatėve qė do tė ktheheshin.
Siē shihet qartė, asnjė aluzion nuk bėhej mbi kėrkesat e gjera tė malėsorėve tė mishėruara nė "Librin e Kuq", si pėr shembull garancia pėr respektimin e ardhshėm tė fesė, zakoneve dhe traditave tė tyre, njohja e ekzistencės nacionale, liria e zgjedhjes, e drejta pėr tė themeluar dhe mbajtur shkolla, nė tė cilat gjuha shqipe do tė mėsohej nėn mbikqyerjen e krerėve fetarė, riorganizimi i admnistratės sė Vilajetit shqiptar dhe emėrimi i shqiptarėve nė postet e larta administrative dhe gjyqėsore, caktimi i njė inspektori tė pėrgjithshėm pėr zbatimin e reformave dhe pėrcaktimi i shqipes si gjuhė zyrtare sė bashku me turqishten, shpėrndarja e tė ardhurave tė posaēme shtetėrore pėr ndėrtimin e rrugėve dhe tė hekurudhave dhe mirėmbajtjen e shkollave, dhe e drejta e Kėshillit tė Vilajetit pėr tė pėrpiluar Buxhetin dhe kontrollin e shpenzimeve.19) Libri i Kuq pėrmbante disa pika, tė cilat Luigj Gurakuqi i kishte pėrgatitur pėr mbarė Shqipėrinė.20)
Mė datėn 10 korrik, Kėshilli i Ministrave i Turkisė e zgjati pėriudhėn e faljes pėr malėsorėt deri me 1 gusht.21) Po kėtė ditė, Arqipeshkvi i Shkodrės zhvilloi njė raund tjetėr shqyrtimi me dhe afro 300 malėsorė e prijės tė kryengritjes shqiptare. Malėsorėt njėzėri u pėrgjigjen se bashkoheshin me deklaratat qė kishin bėrė krerėt e tyre, ēfarė nėnkuptonte Memorandumin e Gėrēes. Tė gjithė malėsorėt vazhdonin tė kėrkonin njė garanci ndėrkombėtare pėr plotėsimin e premtimeve turke.22)
Kur u pa se nuk po arrinin nė pėrfundimin e dėshiruar, bisedimet e filluara nė mbledhjen e dytė me krejt e popullin, erdhi nga Cetina Saddredin Beu, i cili u solli atyre lėshimet e tjera tė bėra nga Qeveria Perandorake. Lėshimet iu paraqiten krerėve dhe malėsorėve tė tjerė qė ndodheshin kėtė ditė (10 korrik) nė Podgoricė nga vetė Ministri turk nė sallen e Konsullatės turke nė Podgoricė, duke u premtuar madje edhe lėshime tė tjera, me kusht qė kryengritėsit tė lėshonin armėt dhe tė ktheheshin nė vatrat e tyre. Por edhe kėsaj radhe ministrit turk "iu desh qė tė konstatonte ... papėrkulshmėrinė e tyre, ndėrsa paraqisnin gjithnjė 12 kėrkesat e tyre tė formuluara nė Librin e Kuq"- shkruan Imzot Serreqi.23) Pėr ta hulumtuar edhe mė mirė gjendjen e vėrtetė shpirtėrore tė kryengritėsve, kryetari i misionit vendosi tė dėrgonte njėrin nga anėtarėt e kėtij misioni, Dom Luigj Bumēin, ne Triepsh, Poprat dhe Koritė, ku nė bisedat private, qoftė edhe nė mbledhjen e pėrgjithshme qė u mbajt nė Kishen e Triepshit diten e diel 16 korrik, ai ndeshi po atė ndjenjė, qė ata kishin shprehur edhe nė dy mbledhjet e Podgoricės. "Tė gjithė iu referuan memorandumit tė lartėpėrmendur, duke mbėshtetur secilen nga kėrkesat e tij, - shkruan Imzot Serreqi, -e pėr mė tepėr paraqiten edhe pretendime tė drejta mbi vetė territorin e Malėsisė, duke nxjerrė si pretekst faktin se Qeveria e Kostandinopojės ia kishte lėshuar atė Malit tė Zi me Traktatin e Berlinit, por se ata, me armė nė dorė dhe me gjakun e tyre, nuk kishin lejuar qė ai tė pushtohej".24)
Krijoni Kontakt