ShQIPTARET NE BOTE;migrimet,zbulimet dhe te ariturat e tyre.
E fillova ket tem te re per ti fut ca gjana per ne shqiptaret qe deri sot pak dihet per to ,pra kush ka ndonje histori apo ndodhi a te aritura te ndonj shqiptari apo grupi qe pak dim per to ti fusim ketu,qe te mesoj te tjeret per to.
Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar
Astrit Lulushi
alulushi@voanews.com
11 Oct 2002, 17:51 UTC
Në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë rreth 200 komunitete etnike triracore. Këto bashkësi filluan te krijoheshin me mbritjen e kolonëve të parë evropianë të cilët sollën me vete afrikanë dhe gjetën ketu banorë autoktonë që Kolombi, gabimisht i quajti indianë. Anëtarët e një prej grupeve te tilla jane perfshirë sot nga një krizë identiteti. Ata njihen me emrin Melungeon dhe ka kohë qe janë hedhur në kërkim të rrënjëve të tyre etnike dhe disa prej tyre mendojnë se mund të jenë me prejardhje shqiptare.
Melungeonët jetojnë të përqëndruar kryesisht në Apalache, vargmale që shtrihen në një sërë shtetesh në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Thuhet se mbreti i rrokandrrollit Elvis Presley, aktorja e njohur Eva Gardner dhe presidenti i 16-të amerikan Abraham Linkoln kanë qenë me prejardhje melungeun.
Në listat e regjistrimit te popullsise melungeonët nuk kualifikohen as si indianë, as si zezakë dhe as si të bardhë.
Ndoshta është ky status i papërcaktuar etnik e racor, që i ka bërë Melungeonët të përfshihen nga një krizë identiteti dhe kjo krizë duket se është aq komplekse saqë po të pyesësh 10 melungeonë mbi prejardhjen e tyre etnike do të marrësh 10 pergjigje të ndryshme. Ata thone se të parët e tyre kanë qëne nga fisi i humbur i Izraelit, ndoshta turq, portugezë, ballkanas, shqiptarë, grekë, kroatë e të tjere të ardhur në Amerike nga mesi i viteve 1500.
Por ç’thonë burimet historike? Kur evropianët filluan kolonizimin e Amerikes në shekullin e 17, u befasuan kur duke hyrë në brendësi të kontinentit hasën grupe njerëzish që jetonin në gjendje thuajse primitive. Çuditërisht ata kishin tipare te ngjashme evropiane por me një ngjyre lëkure paksa të zeshkët.
Disa historianë thonë se melungeonët e sotëm jane pasardhës të qindra robërve armenë, grekë, boshnjakë, kroate e shqiptarë. Këtë përfundim ata e bazojnë në shënimet e admiralit britanik të shekullit 16, Fransis Drake.
Në vitet 1500, Britania ishte përfshirë në luftë më Spanjën, dhe flota e admiralit Drake duke lundruar në ujrat e Mesdheut u ndesh me një anije turke që britanikët menduan se ishte spanjolle dhe e sulmuan.
Kur beteja perfundoi në hambarin e anijes turke, britanikët gjetën qindra robër, kryesisht nga vende te Ballkanit. Admirali Drake në shënimet e tij thotë se i mori këta robër në bordin e anijes se tij dhe në ndalesën më të parë që qëlloi në brigjet e Virxhinias, i zbriti në tokën e re. Fakti që melungeonët shikohen tani si një grup i përzier racor e etnik, studiuesit argumentojnë se me kalimin e kohës, këta ish-robër ranë në kontakt me fiset vendase indiane dhe u perzien me ta.
Historiani Brent Kennedy, profesor pranë kolegjit Wise në Virxhinia thotë se tek melungonët edhe sot mund të vihen re tiparet evropiane. Zoti Kennedi vetë është melungeon.
Në librin e tij, Melungonët, Rilindja e nje Populli Krenar, Brent Kennedy, thotë se lidhjet e tyre evropiane duken edhe në një numër fjalësh e toponimesh.
Për shembull është pranuar se vetë emri Melungeon rrjedh nga frengjishtja Melange që do të thotë i përzier. Por zoti Kennedi këmbëngul se melungeon rrjedh nga turqishtja melunkam - të mallkuar. Ky argument duket disi bindës po të mendohet gjendja pa asnje shpresë e ish-robërve per t'u kthyer në vendlindjet e tyre. Por ndonjë studiues hedh tezën se melungeon mund të rrjedhë edhe nga shqipja mall-kam, ose kam mall, po të kihen parasysh shënimet e admirali Drake ku thuhet se mes robërve kishte qindra armenë, grekë, boshnjakë, kroate e shqiptarë.
Historiani Kennedy thotë se edhe emri i fisit indian Cherokee vjen nga fjala shirokë - e shprishur, e perhapur. Por shirokë quhet edhe era që sjell apo përhap retë e shiut; një fjalë kjo mbarë ballkanike.
Toponimin Alabama, Brent Kennedy e shpjegon me turqishten Allah - Bama, varreza e Zotit. Apo mos ndoshta rrjedh nga Albania si kujtim nostalgjik i të shpërngulurve për atdheun e të pareve të tyre.//kk//
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shqiptaret ne bote, zbulim i nje kalendari
Studiuesi Ferid Hudhri realizon nje kalendar, me vepra te piktoreve te huaj per Shqiperine dhe shqiptaret. Nje kalendar qe nuk shitet. Te kesh ne duar nje tille, eshte njelloj sikur ke para sysh nje nga riprodhimet e artisteve te shekullit te XIX-te qe kane shetitur neper keto vende dhe kane njohur balle per balle, shqiptarin. Jane 12 riprodhime, ne permasat e nje formati, por prodhuar ne nje cilesi te larte grafike. Ishte inisiative e drejtorite te INSIG-ut Lulzim Minxhozi, per te realizuar nje kalendar vjetor te ketioj lloji, me riprodhime te huaj per Shqiperine, duke ndryshuar ritualin e kalendareve vocerrake, pa nje motiv te qarte dhe jo shume serioze, qe ky institucion ka realizuar vitet e kaluar. Per kete drejtori Minxhozi ka bashkepunuar dhe ka aplikuar konceptin e studiuesit te njohur te kesaj Ferid Hudhrit. Imazhet e ketij kalendari shume cilesor, jane shfrytezuar nje pjese nga arkivi i studiuesit Hudhri "Shqiperia dhe shqiptaret ne artin boteror" dhe nje pjese nga fodni i tij ende i pabotuar po me kete teme. Jane riprodhime te piktoreve te huaj qe Hudhrit i kane rene ne duar pas vitit '89, ndersa kishte perfunduar gjurmimet dhe korrespondecat me muzete neper bote, apo koleksioniste te huaj qe posedoni vepra te kesaj moshe,me shume se 150 vjec.
Libri i qe Hudhri e hodhi ne treg aty nga viti '91, sot ka kapur shifren e 12 mije kopjeve te shitura, por studiuesi synon nje ribotim te plotesuar dhe te komentuar te kesaj vepre, me nje teknologji me te larte prodhimi dhe per nje sere pikturash do ishte i mundur botimi me ngjyra. Studiuesi Hudhri sjell vetem nje rast qe flet per pasurimin e ketij botimi te ri. Eshte rasti i piktorit francez te shek.XIX Leon Zherom, fondi i te cilit me vepra mbi Shqiperine eshte pasuruar deri ne 20 piktura ne vaj, ndersa ne librin e pare Hudhri kishte rene ne gjurme vetem te kater veprave.
Kalendari eshte prodhuar ne nje tirazh 4000 kopje dhe nje pjese e fotove te tij jane marre nga fotot e pikturave qe kane derguar muzete.
--------------------------------------------------------------------------------
Karl gega
Karl gega figur e shquar e teknikes hekurudhore e sh.XIX arkitekt e inzhinjer ka ber ndertimin e hekurudhes se par malore ne evrop,Hekurudha e Simmeringut.
Gjatsia e saj e limjes ne alpe 41 km,pjertsia 25 dhe reze 180 m,qe per at koh (1848-1854) ishte e pa aritshme.
Vepra eshte mar ne mbrojtje te UNESKO si veper me vlera historike arqitekturale botrore.
Hekurudha lidh Vienen me Triesten(Austri-Itali).
Karl Gega lindi ne Venedik,ku te paret e tij kishin merguare se bashku me shum bashkatdhetar te ikur nga Shqiperia veriore,pas pushtimit osman.
Pasi kreu nje kolegj per filozofi e matematik,ne moshen 15 vjeqare u regjistrua ne universitetin e Padoves dhe pas nje viti diplomohet ne degen e inxhinjeris.
Me 1819,kur sapo kishte mbushur 17 vjet,mer titullin doktor ne matematik.
Ai punoj ne hapjen e ruges malore ne provincen e Belunos.
Gjat periudhes 1824-30 ne provincen e Trevisos,ne nje pjes te ruges drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike.
Nga 1830-33 ishte inxhinjer ne Rovigo dhe pastaj deri ne 1836 u ne departamentin e ujrave pran drejtoris se bujqesis ne Venedik dhe ne 1848 si inspektor idrejtoris se pergjithshme te ndertimeve,drejtonndertimin e hekurudhave te jugut deri ne Laihah.
Mjerisht te dhenat e jetes dhe veprimtaris se Karl Geges na kan aritur mjaft te gjymtuara,aq sa nuk e knaqin kureshtjen e ligjshme per ta njohur tersishte.
Shtat vjet pas vetvrasjes se tij,ne 1867 eshtrat e tij u vendosen ne nje var permendorre,dhe ne stacionin e Simeringut,pas dy vjetesh,iu ngrit nje permendore ne kujtim te ketij nismetari te hekurudhave malore.Vite me von u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyren e Karl Geges.
Nderkoh filluan shtremberime tendencioze lidhur me kombesine,"gjoja"italiane apo gjermane te ketij personaliteti.Por ne vet qarqet e kultures Austriake nuk munguan autor objektiv,qe e kan ven ne dukje origjinen e tij shqiptare,siq eshte p.sh. rasti i Friedrich Wallisch,i cili ne librin me titull"Neuland Albanien" botuar ne Shtuttgart 1931,thot ne faqen 113arl Gega,ndertuesi gjenial i hekurudhes se Simmeringut,ka qen me prejardhje shqiptare,siq deshmon dhe mbiemri i tij "Gega",qe do thot nga Shqipria veriore.
Shtes te Karl Gega
Gjat shkrimit i kam kapercy disa te dhena me rendesi.
Perafersisht 42 km linje hekurudhore kalon permes alpeve te italise se veriut,duke aritur piken kulminante ne 898 msiper nivelit te detit.
Ne realizimin e kesaj hekurudhe iu desh ,ndertimin e 16 ujsjellsve pergjat linjes hekurudhore,me gjatesi te pergjithshme prej 1502 metra,dhe 15 tunele,me gjatsi te pergjithshme prej 4520 metra.
Perveq ketyre u ndertuan disa qindra ura te vogla dhe nje mori muresh mbrojtese per sigurimin e trenave nga shembja e dheut.
Per te gjitha keto u hodhen ne ere 1.500.000 m3 shkembinje,u u zhvendosen 3,500.000m3 dhe,u stivuan 65.000.000 tulla dhe u ngriten 80.000 blloqe guri.
Duhet pasur parasysh se asokohe,per shpimin e formacioneve shkembore,s'kishte mjete te tjera veq turjelave me dore.
Edhe ne ndertimin e ujsjellesve dilnin shum veshtersi.Meq ne at koh nuk njiheshin vinqat e medhenje,ndertimii atyre shtyllave madheshtore qe arinin deri ne 45 metra lartesi dhe nje gjersi deri 20 metra,behej nepermjet skelave te luhateshme.
Data e sakt e lindejes 10 janar 1802 Venedik-vdiq 14 mars 1860 Vjene.
Pak koh para se te perfundonte hekurudhen e Simmeringut,qeveria Austriake e dergoi at ne Sibebburg qe tye ndertoj nje rjet hekurudhor te ri.Ne fakt,kjo ishte nje manover e ber me paramendim per ta larguar se andeji,pikrisht ne nje koh kur po perfundonte vepra e tij kryesore.Mjaftonte nje lajthitje banale e teknikve,qe dy anet e tunelit te mos takoheshin ne piken e deshiruar,por ti shmangeshin njera tjetres,ne drejtime te kunderta.Gjithqka munde te ndodhte ne munges te tije.Ndodhej ne Vjen kur dikush i tha se dy anet e tunelit paskeshin devijuar gjat shpimit pa u takuar.
Ky lajm e tronditi tej mase Karlin.Me deshtimin e kesaj vepre,ne te cilen aj kishte derdhur te gjith pervojen e njohurite,per te nuk kishte me kuptim jeta.Ndoshta vdekja iu duk me e lehte se sa poshtrimi,perqeshja dhe perbuzja e kundershtarve!Perfundoi ne vetvrasje,ne nje banes te Vjenes,ne rrugen "Kulla e kuqe",nr.6.
Nderkoh doli se lajmi kishte qen jo i vertet dhe tuneli kishte perfunduar me sukses,por Karl Gega nuk ariti ta gezonte perurimin e vepres se tij madhrshtore.
Krijoni Kontakt