Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Reduktimi i parase CASH.

    Bizneset nuk do tė paguajnė mė me para nė dorė taksat dhe tatimet, pagat do tė merren me ēeqe dhe jo mė nė dorė. Shumė shpejt do tė na marrė malli pėr lekun

    Seminar pėr reduktimin e parasė CASH. Ekonomistėt: Pėrfitojnė individėt, shteti, bankat dhe biznesi

    Si mund tė mos paguhet me para nė dorė
    Rreth 30 pėr qind e ekonomisė e pakontrolluar nga shteti

    r.gj.

    Tiranė

    Shumė shpejt pėr tė bėrė njė blerje do tė pėrdorim kartė dhe jo para nė dorė. Shumė shpejt, rreth 33 pėr qind e parave, nuk do tė qarkullojnė jashtė bankave.

    Bizneset nuk do tė paguajnė mė me para nė dorė taksat dhe tatimet, pagat do tė merren me ēeqe dhe jo mė nė dorė. Shumė shpejt do tė na marrė malli pėr lekun.

    Seminari
    Banka e Shqipėrisė, Ministritė e Financės dhe Ekonomisė dhe Shoqata e Bankierėve, organizuan dje seminarin me temė “Zėvendėsimi i CASH-it me Mjete Alternative Pagesė: Avantazhet dhe Problemet”. Nė kėtė takim ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit, bankave tė nivelit tė dytė, organeve tatimore, doganore, Albtelekomit, KESH-it etj.

    Qėllimi i seminarit ishte qė tė gjithė institucionet e pranishme tė ndėrmarrin angazhimet ligjore dhe administrative pėr rritjen e qarkullimit tė parasė nėpėrmjet sistemit bankar. “Tashmė janė hedhur hapat e parė dhe Banka e Shqipėrisė e konsideron tė suksesshėm faktin qė, mė nė fund tė gjithė jemi tė ndėrgjegjėsuar pėr domosdoshmėrinė e reduktimit tė “cash”-it”, theksoi Guvernatori nė fjalėn e hapjes. Sipas tij, tė gjithė do tė pėrfitojmė nėse i drejtohemi sporteleve tė bankave: “Banka e Shqipėrisė do tė mund tė zbatojė politika mė efikase, bankat e nivelit tė dytė do tė pėrfitojnė mė shumė klientė, biznesi do tė pėrfitonte mė shumė kredi dhe konsulencė, organet fiskale, tatimet dhe doganat, mė shumė tė ardhura tė siguruara dhe qeveria do tė ishte mė efikase nė ndėrmarrjen e politikave buxhetore afatmesme pėr zhvillimin ekonomik tė vendit dhe rritjen ekonomike”. Nga ana tjetėr, qytetarėt do tė pėrfitojnė shėrbime mė cilėsore tė pagesave te entet publike, Albtelekom, KESH, Ujėsjellės dhe pagesa pagash e pensionesh, nė mėnyrė mė tė qytetėruar e bashkėkohore, pa pritur radhė tė gjata e pa humbur kohė nė sportele.

    Islami
    Nė fjalėn tij, ministri i Financave theksoi se, “Ministria e Financave dhe nė mėnyrė tė veēantė administrata tatimore e doganore, janė tė interesuara dhe kanė angazhimin maksimal pėr tė qenė ndėr aktorėt kryesorė nė kėtė fushatė, e cila kėrkon paralelisht me ndryshimet e nevojshme nė legjislacion dhe impenjimin serioz nė forcimin e zbatimit tė tij nė drejtim tė kanalizimit tė transaksioneve financiare tė biznesit nėpėrmjet bankave dhe penalizimit tė tė gjithė atyre qė i shmangen kanaleve zyrtare”.

    Malaj
    Ministri i Ekonomisė, Arben Malaj u shpreh se, “ky aktivitet ėshtė fillimi i njė procesi apo programi shumėdimensional, ku mund dhe duhet tė pėrfshihen njė numėr i madh aktorėsh, duke filluar nga Qeveria, bankat, organizatat e biznesit, media, institucionet e edukimit etj.”. Sipas tij, “mos kanalizimi i parave nė sistemin bankar ka njė ndikim negativ nė rritjen ekonomike, nė veēanti nė nxitjen e investimeve nė sektorin e prodhimit. Cash-i ndikon gjithashtu nė frenimin e zhvillimit tė sektorit privat, duke reflektuar nė mosfunksionimin efikas tė sistemit tė kreditimit, qė pėrbėn bėrthamėn e rritjes sė akumulimit tė kapitalit dhe zgjerimit tė biznesit”.



    Konkluzionet kryesore tė seminarit

    Sistemi bankar ėshtė i gatshėm tė presė fluksin e futjes sė parave nė sistem, duke kėnaqur kėrkesat e komunitetit tė biznesit dhe organeve fiskale nėpėrmjet shtimit tė degėve tė tyre, rritjes sė numrit dhe cilėsisė sė shėrbimeve bankare, ofrimit tė mundėsive tė pėrdorimit tė mjeteve bashkėkohore tė pagesave, uljes sė kostos sė transaksioneve bankare etj.

    Organet fiskale, biznesi dhe bankat e nivelit tė dytė ranė parimisht dakord pėr gjetjen e zgjidhjeve konkrete pėr pagesat e detyrimeve fiskale nėpėrmjet sistemit bankar me mjete pagese jo cash. Duke filluar qė nga viti 2004, pėr pajisjen me ēertifikatė tatimore do tė jetė kusht qė tatimpaguesi duhet tė paraqesė adresėn e bankės dhe numrin e llogarive bankare me tė cilat do tė operojė.

    Entet publike, Albtelekom, KESH, Ujėsjellės, kompanitė e telefonisė celulare angazhohen pėr tė kaluar sistemin e pagesave tė faturave tė abonentėve nėpėrmjet sistemit bankar. Ky veprim do tė shoqėrohet me njė fushatė intensive pėr ndėrgjegjėsimin e publikut pėr pagesat nėpėrmjet llogarive bankare, duke kursyer kohėn dhe rritur cilėsinė e shėrbimeve ndaj qytetarėve.

    Banka e Shqipėrisė, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave dhe ajo e Tatimeve, angazhohen tė fillojnė tė parat veprimet e transferimit tė pagave nė llogari bankare pėr punonjėsit e tyre.

    Legjislacioni aktual pėrcakton si detyrues pagesat nė bankė pėr shuma mbi 1 milion lekė dhe Ministria e Financave do tė bėjė ndryshimet e nevojshme ligjore qė ky limit tė ulet nė 300 mijė lekė.

    Bankat e nivelit tė dytė angazhohen pėr reduktimin deri nė eliminim tė kostove pėr pagesat e brendshme dhe pėr tė mos aplikuar kosto dyfishe pėr njė pagesė, tė hiqen kostot “incoming”. Gjithashtu, bankat do tė bėjnė pėrpjekje dhe nė drejtim tė uljes sė kostove qė kanė lidhje me veprimet ndėrbankare, duke rritur bashkėpunimin ndėrmjet tyre.

    Palėt pjesėmarrėse kanė bindjen se sensibilizimi i publikut pėrbėn njė hap tė rėndėsishėm nė reduktimin e ekonomisė sė cash-it, sidomos pėr periudhėn afatgjatė.

    Banka e Shqipėrisė nė bashkėpunim me Shoqatėn e Bankierėve do tė ndėrmarrė njė sėrė masash sensibilizuese pėr shtresa tė ndryshme tė shoqėrisė, qė ta sjellė publikun sa mė afėr bankave.


    Shqipėria rekord i parasė jashtė bankave

    Shqipėria karakterizohet nga njė nivel i lartė i transaksioneve nė cash nė krahasim me ato nėpėrmjet sistemit bankar. Nė Shqipėri raporti i Parasė Jashtė Bankave nė krahasim me paranė, gjithsej lėviz rreth nivelit 30 pėr qind, ndėrkohė qė nė vendet nė tranzicion tė rajonit ky raport ėshtė rreth 20 pėr qind, nė vendet nė tranzicion tė Evropės Qendrore ėshtė rreth 10 pėr qind dhe nė ato tė zhvilluara rreth 7 pėr qind.



    Tatimet
    “Paraja jashtė bankave rrit abuzimet”

    Pėr pėrfaqėsuesen e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, kryerja e shumė transaksioneve jashtė sistemit bankar, pra nėpėrmjet kalimeve tė arkėtimeve dhe pagesave nėpėrmjet arkės, nga shitėsi te blerėsi ėshtė shteg pėr abuzim, te disa tatimpagues si pėr fshehjen e shitjeve deri nė bashkėpunim me blerėsin pėr anulim tė dokumentacionit tė arkėtimeve dhe pagesave tė kryera realisht. Nė qoftė se do arrihej njė ulje e konsiderueshme e qarkullimit tė cash-it jashtė sistemit bankar, kjo do tė kishte njė efekt tė ndjeshėm nė rritjen e tė ardhurave tatimore nė buxhetin e shtetit. Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, duke vlerėsuar me prioritet problemin e cash-it nė ekonomi, nė pėrputhje dhe tė propozimeve tė bėra nga organizmat ndėrkombėtare, nė paketėn fiskale tė vitit 2004, ka paraqitur projektin pėr ndryshimin e kufirit tė lejueshėm tė transaksioneve nė cash tė tatimpaguesve deri nė 1 milion lekė, nė shumė 300 mijė lekė, duke pėrjashtuar nga ky kufi transaksionet e individėve. Lidhur me ndryshimin e paraqitur nė projektligjin “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė” presim mendimin e institucioneve bankare, pėr mundėsitė aktuale tė pėrballimit tė rritjes sė fluksit tė transaksioneve tė tatimpaguesve nga ulja e kėtij kufiri dhe nga ana tjetėr mendimin nga biznesi lidhur me problemin e reduktimit tė cash-it nė ekonomi.



    Doganat
    75 pėr qind e pagesave bėhen me para nė dorė

    Pėrfaqėsuesi i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave u shpreh se, “pjesa mė e madhe e tė ardhurave qė arkėtohen nga dogana ndjekin linjėn e lėvizjes sė parasė nė cash, por gjatė dy viteve tė fundit janė rritur transaksionet nėpėrmjet sistemit bankar. Kėshtu, nėse para dy vitesh pagesat e detyrimeve doganore nė cash zinin mbi 90% tė rasteve, sot arkėtimet nė cash kanė zbritur nė 75% tė totalit tė arkėtimeve. Duhen gjetur rrugė e metoda tė mbėshtetura ligjėrisht, domosdoshmėrisht duke u mbėshtetur nė njė bashkėbisedim objektiv e korrekt edhe me pėrfaqėsues tė biznesit, pėr tė mundėsuar e deri duke detyruar ligjėrisht, shlyerjen e detyrimeve tė importit nėpėrmjet transaksioneve bankare.


    ...................
    ....................

    Cfare do te benit ju per te reduktuar parane CASH ?

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Shqipėria pėrballė ekonomisė informale

    Arben MALAJ *

    Stadi aktual i zhvillimit ekonomik tė Shqipėrisė, i orientuar drejt objektivave tė rėndėsishme strategjike, si ato tė integrimit euroatlantik, shtron pėrpara gjithė strukturave qeverisėse, por dhe atyre tė biznesit dhe shoqėrisė civile, njė sėrė kėrkesash dhe detyrash pėr t’u plotėsuar. Nė kėtė kėndvėshtrim, janė tė domosdoshme politika, instrumenta, institucione dhe projekte qė integrojnė ekonominė e vendit tonė drejt progresit dhe transformimit cilėsor. Lehtėsimi dhe liberalizimi i tregtisė, nėnshkrimi i marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė me vendet e rajonit, procesi i negociatave tė Stabilizim-Asociimit me BE-nė, forcimi i institucioneve tė tregut, eliminimi i barrierave administrative, toleranca zero ndaj korrupsionit, rritja e transparencės dhe zhvillimi i konkurrencės sė lirė nė treg, pėrbėjnė momente tė rėndėsishme tė sfidave tona afatgjata.

    Nė funksion tė krijimit tė njė ambienti sa mė konkurrues pėr biznesin, prioritet i rėndėsishėm i qeverisė ėshtė objektivi pėr reduktimin e ekonomisė informale. Bazuar nė studimet dhe vlerėsimet e bėra pėr Shqipėrinė, madhėsia e ekonomisė informale arrin 33% tė GDP-sė.

    Pavarėsisht nga debatet shkencore pėr efektet amortizuese tė ekonomisė informale mbi problemet e mprehta sociale gjatė tranzicionit, pavarėsisht nga debatet e ndryshme shkencore pėr nivelin dhe shumėllojshmėrinė e efekteve tė ekonomisė informale nė vende, zona apo faza tė caktuara tė zhvillimit tė tyre, ne jemi tė vetėdijshėm qė niveli aktual i informalitetit tė ekonomisė shqiptare ėshtė faktor pengues nė rritjen ekonomike.

    Edhe pse Shqipėria nuk ėshtė e vetme nė pėrballjen e kėtij fenomeni, i cili krahasuar me vendet e rajonit ėshtė mė i vogėl, si p.sh. me Bullgarinė e Rumaninė, ku vlerat e ekonomisė informale arrijnė respektivisht nė 37% dhe 34.4%, e ritheksoj, pėr qeverinė shqiptare reduktimi i ekonomisė informale pėrbėn njė sfidė dhe prioritet.

    Mbi kėtė bazė, Qeveria shqiptare, kėtė vit, paraqiti kėrkesėn zyrtare pranė OECD-sė pėr tė kryer nė ekonominė tonė njė studim kompleks pėr nivelin dhe faktorėt e ekonomisė informale, duke patur si objekt hartimin dhe harmonizimin e politikave dhe tė instrumentėve qė do tė ndėrmerren pėr tė ndikuar nė reduktimin e saj.

    Ne jemi tė shqetėsuar mbi efektet negative tė nivelit tė ekonomisė informale mbi qėndrueshmėri dhe cilėsinė e rritjes, mbi efektet negative ndaj biznesit konkurrues vendės edhe tė huaj, mbi efektet negative qė ekonomia informale jep ndaj efekteve tė pritshme tė politikave tė reja, mbi efektet negative nė studimin e treguesve makroekonomikė.

    Nė fillimet e tranzicionit, ekonomia ‘hije’ pati njė zhvillim tė shfrenuar, gjė kjo deri diku e paevitueshme nė njė ambient ku pėrvojat pėr liberalizimin e ekonomisė si dhe pėr privatizimin mungonin.

    Duke patur parasysh tėrėsinė e faktorėve qė mbėshtet informalitetin nė ekonomi, nė tė gjitha studimet ka njė korrelacion tė drejtpėrdrejtė midis nivelit tė cash-it nė ekonomi dhe nivelit tė informalitetit.

    Studimet tregojnė se ekonomia e ‘cash-it’ pėrbėn njė ndėr faktorėt e rėndėsishėm tė sektorit informal. Vetėm 1/3 e transaksioneve monetare kalojnė nėpėrmjet sistemin bankar. Njė fenomen i tillė ndikon edhe nė efikasitetin e politikės monetare. E parė nė kėtė aspekt, referuar vitit 2002, statistikat tregojnė se shqiptarėt mbajnė rreth 20% tė tė ardhurave tė tyre vjetore nė ‘cash’ krahasuar me bullgarėt, tė cilėt mbajnė 11% dhe maqedonasit qė mbajnė rreth 7% tė tė ardhurave.

    Moskanalizimi i parave nė sistemin bankar ka njė impakt negativ nė rritjen ekonomike, nė veēanti nė nxitjen e investimeve nė sektorėt e prodhimit. Cash-i ndikon, gjithashtu, nė frenimin e sektorit privat, duke reflektuar nė mosfunksionimin efikas tė sistemit tė kreditimit, i cili pėrbėn bėrthamėn e rritjes sė akumulimit tė kapitalit dhe zgjerimit tė biznesit. Dhe kjo ėshtė e qartė. Njė aktivitet informal krijon pasuri informale nė bilancet e kompanive dhe veēanėrisht nė asetet e tyre, por nė kushtet e zgjerimit tė aktiviteteve vlera aseteve pėrcakton nivelin e mundėsisė se kreditimit, duke sjellė efektin negativ tė raporteve midis pasurisė reale dhe mundėsive kufizuese tė kreditimit tė tyre nė projektet e reja.

    Janė pikėrisht institucionet bankare dhe financiare qė duhet tė luajnė njė rol tepėr aktiv, nė drejtim tė shpėrndarjes sė tė ardhurave atje, ku pėrdorimi i tyre do tė kishte mė shumė fitime.

    Rritja e sasisė sė parave jashtė kanaleve bankare ul ofertėn monetare pėrballė kėrkesave nė rritje pėr tė kredituar ekonominė shqiptare qė, sipas rregullit tė thjeshtė, rrit ose nuk kthen nė nivelet reale koston e ofertės monetare, e cila mė thjeshtė, rrit koston e borxhit qeveritar dhe koston e parasė pėr biznesin privat.

    Njėkohėsisht shkalla e lartė e informalitetit e ngushton bazėn e taksa-paguesve, ēka do tė thotė rritje e barrės tatimore pėr kompanitė e rregullta, duke e rritur artificialisht koston e tyre dhe, duke rritur njėkohėsisht abuzivitetin e administratės tatimore ndaj ekonomisė formale nė pamundėsi pėr ta shtrirė barrėn fiskale edhe nė ekonominė informale.

    Nuk duhet anashkaluar kėtu edhe fakti qė ekonomitė informale nė shumė raste mbijetojnė edhe pėr shkak tė pagesave tė larta korruptive, duke pėrkeqėsuar tė gjitha efektet mbi bizneset e rregullta.

    Pra, krijohet njė rreth tjeter vicioz, ku ekzistenca nė masė tė gjerė e sektorit informal dėmton perspektivat e zhvillimit pėr sektorin formal, i cili shtyhet drejt ekonomisė sė ‘fshehtė’.

    Shpresoj se objektivat tona pėr reduktimin e nivelit tė ekonomisė informale do tė kėrkojnė harmonizimin e politikave monetare dhe fiskale qė e ofrojnė pjesėn informale drejt formalitetit. Do tė duhet tė investojmė njėkohėsisht nė tre elemente: a)politika tė reja, b)trajnim intesiv dhe efiēensė nė rritjen e administratės, c)investime tė aplikimit tė teknologjive tė reja nė logjistikėn e sistemit tonė fiskal dhe bankar.

    Nėse do tė jetė e nevojshme tė ndėrtojmė apo tė pėrmirėsojmė kuadrin legjislativ, institucional si dhe zgjerimin e rrjetit bankar, qė do tė ndikojė nė pėrmirėsimin e kėtij treguesi, theksoj se njė program i tillė nuk duhet parė i njėanshėm ose kufizues. Ai duhet t’i shėrbejė gjithmonė pėrmirėsimit tė cilėsisė sė shėrbimit sė sistemit bankar, pėr tė krijuar kushte sa mė lehtėsuese, pėr tė ofruar sa mė shumė produkte pėr tregun, tė cilat do tė ndikojnė pėr tė afruar biznesin pranė bankave. Paralelisht masa tė tilla janė tė nevojshme pėr t’u shoqėruar me njė fushatė sensibilizimi dhe edukimi. Qė tė gjitha kėto duhet tė jenė pjesė pėrbėrėse e njė pakete tė kompletuar tė ofertės fitimprurėse pėr ekonominė e Shqipėrisė, biznesin vendės dhe tė huaj dhe qytetarėt nė pėrgjithėsi.

    Meqenėse kostot e “cash-it” janė tė tipit infrastrukturor, tė fiksuara nė kostot totale tė ekonomisė, kėto kosto nuk mund tė ulen nėse e gjithė kjo strategji nuk pėrfshin tė gjitha palėt e interesuara: Institucionet bankare, financiare, ligjvėnėsit, organet tatimore dhe doganore, biznesin dhe organet pėrfaqėsuese tė tij, shoqatat e konsumatorėve nė mėnyrė tė tillė qė reduktimi i volumit tė ekonomisė “cash” tė sjellė rezultatet e dėshiruara pėr tė gjithė.

    Tė gjithė aktorėt e sipėrpėrmendur duhet tė konsiderohen pjesė e kėsaj “taskforce” nėse mė lejoni ta quaj kėshtu, kėtė organizim, i cili tė funksionojė si njė organizėm ad-hoc pėr marxhinalizimin e “cash-it” nė ekonominė tonė.

    Pėrpunimi i treguesve tė standardizuar tė matjes sė ekonomisė “cash” mbetet njė detyrė e menjėhershme pėr formulimin e saktė tė politikave pėrkatėse.

    Dėshiroj t’ju siguroj se Ministria e Ekonomisė, bazuar nė rekomandimet qė do tė sjellė ky seminar, do tė luaj rolin qė i takon nė hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave apo programeve nė bashkėpunim me tė gjithė aktorėt e tjerė.

    Angazhimi qė ka ndėrmarrė qeveria pėr reduktimin e ekonomisė informale nė tė gjithė aspektet ku ajo ėshtė prezente, ėshtė mbėshtetur edhe nga organizmat ndėrkombėtare. OECD-ja ka njoftuar zyrtarisht se nė vitin 2004 nė programin e bashkėpunimit ka pėrcaktuar prioritar kėrkesėn e qeverisė shqiptare pėr studimin mbi ekonominė informale. Ky studim do tė bazohet nė rekomandimet e gjithė studimeve tė mėparshme, do tė pėrfshijė shumė studime sektoriale dhe mė mirė se deri tani, ekspertėt lokalė si qarqe universitare apo organizata jo fitimprurėse dhe do tė ketė nė ekip shumė nga institucionet ndėrkombėtare dhe donatore qė asistojnė vendin tonė.

    Politikat mbėshtetėse tė qeverisė, qė synojnė nxitjen e zhvillimit tė sektorit privat, nxitjen e investimeve tė huaja dhe krijimin e njė klime biznesi sa mė tėrheqėse, janė njėkohėsisht incentiva pėr formalizimin e ekonomisė.

    Qeveria shqiptare ėshtė e angazhuar qė reformat t’i realizojė me studime komplekse, strategji konkrete, programe bashkėpunimi dhe jo thjesht nivele tė produkteve konkrete nė sistemin e tarifave doganore.

    *Pjesė nga fjala e mbajtur dje nė konferencėn pėr reduktimin e parėsė CASH.
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Edhe dy fjale nga une.

    Ky nga goja eshte bilbil nuk e le fjalen te bjere ne toke. Vetem se nuk po na ben gje edhe pse ka shume ne dore.

    Nje rol te rendesishem kane edhe bankat. Ato me tarifat e tyre , me shpejtesine e transaksioneve dhe sigurine qe japin ndihmojne jashte mase ne uljen e ekonomise informale.

    Ja te marrim nje shembull:
    X bisnesman blen shet vere me shumice ne Tirane. Veren e blene nga disa prodhues duke filluar qe nga leskoviku e me radhe...
    Ketij bisnesmani i shkon me kosto me te ulet te shkoje vete e tja leje leket ne dore prodhuesit sesa te rri te presi 4-5 dite nese i kane vajtuar apo jo leket, te paguaj nje cmim te larte.....
    Me mire ja con vete dhe e di qe do arxhoje 30 litra nafte *70 leke 2100 leke nderkohe qe banga mund ti marri me shume se 2100 leke per transferten plus pagesa te tjera mujore qe ka per llogarine.

    Nga ana tjeter eshte edhe tradita e munguar e te punuarit nepermjet bankave.
    Edhe nqs tarifat e bankave jane te mira perseri ky bisnesmeni i vererave eshte mesuar ti coje vete leket dhe nuk do te prishe terezine me banka " me the e te thash".

    Bankat bashke me shtetin shqiptare po ashtu edhe unionet e tipit SME etj etj duhet te punojne per te bindur bisnesmanet se duhet te punojne me shume me bankat.
    Edhe vete bankat duhet te merren me shume me marketing.

    Nje vend te rendesishem ze edhe mosprivatizimi i bankes kombetare tregtare e cila ka ngrire prej 5 vjetesh , qe kur u hodh ideja e privatizimit. Kjo banke ka me shume se 50% te parase ne banka keshtu qe duhet privatizuar sa me shpejte per ti dhene ekonomise informale nje ngadalezim dhe te ndihmoje transaksionet bankare.
    PAUCA SED MATURA

Tema tė Ngjashme

  1. Reduktimi i trupave te NATO-s ne Kosovė
    Nga dias10 nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:08
  2. Fondet e Investimeve
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 14:22
  3. Rritet qarkullimi i parasė jashtė sistemit bankar
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 08:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •