Monografia “Hasan Prishtina” (33)
Vrasja e Hasan Prishtinės - heroizmi
Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski
Nė bisedimet e Vjenės tė mbajtura gjatė muajve prill-maj tė vitit 1924, nga pala maqedonase mori pjesė Dimitar Vllahov dhe Monev, tė cilėve mė vonė iu bashkuan Todor Aleksandrov, Aleksandar Protoger dhe Peter Ēaulev, “federalistėt“ e pėrfaqėsuar nga dr. Filip Atanasov dhe Sllave Ivanov dhe Serēani, tė udhėhequr nga Todor Pania, kurse nga ana e Kominternės, pėrfaqėsuesi sovjetik nė Vjenė, Golshtajn, i quajtur Ēerski dhe pėrfaqėsuesi i Kominternės Harlakov Nikolla. Pėrfaqėsuesit sovjetikė e kanė luajtur rolin e ndėrmjetėsit gjatė pajtimit tė VMRO-sė me “federalistėt" dhe “serēanėt”, ku askund nuk ėshtė pėrmendur nė dokumentet e miratuara.
Nė bisedimet e Vjenės kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsuesit e Lėvizjeve revolucionare ballkanike, me tė cilėt pėrfaqėsuesit e Kominternės kanė zhvilluar bisedime tė ndara me njė qėllim tė pėrbashkėt - bashkimi dhe mobilizimi i forcave revolucionare tė popujve tė Ballkanit nė njė front antiimperialist. Nė Vjenė ka ekzistuar edhe Qendra revolucionare ballkanike, e pėrbėrė nga kosovarėt, ideologėt progresivė shqiptarė, ideologėt e Dubruxhės, njė pėrfaqėsues i Komitetit tė Trakisė Perėndimore, malazezėt kundėrshtarė tė regjimit hegjemonist tė Jugosllavisė, kroatėt tė udhėhequr nga Stjepan Radiq, pėrfaqėsuesit e Federatės Komuniste Ballkanike si dhe Dimitar dhe Nahim Isakov dhe ideologėt e partive komuniste tė shteteve tė Ballkanit si dhe Filip Filipoviq, Kosta Novakoviq, Gjuro Cvijiē etj.
Pas pėrfundimit tė bisedimeve tė Vjenės dhe nėnshkrimit tė dokumenteve tė shumta (nga tė cilat mė i rėndėsishėm ishte Manifesti i majit tė VMRO-sė), pavarėsisht nga fakti se asnjė nga dokumentet nuk ishte zbatuar ose nuk ishte krijuar Federata Ballkanike e lajmėruar njė kohė tė gjatė, asgjė mė tepėr nė Ballkan nuk u bė ose mund tė bėhet sipas tė vjetrės. Pėr pėrfaqėsuesit e pothuajse tė tė gjitha organizatave filloi njė kohė e dhimbshme dhe e vėshtirė, e mbushur me luftėra, beteja, vrasje, terror dhe sjellje tė tjera tė pahijshme, tė cilat do tė pėrfundojnė vetėm pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė vitin 1945.
Bisedimet e Vjenės, megjithatė, janė tė rėndėsishme, sepse ato shpallėn ndarje tė re tė Evropės dhe botės qė do tė vijojė vetėm 20 vjet pas nėnshkrimit tė tyre me ndarjen e Evropės nė dy blloqe: socialiste dhe kapitaliste dhe krijimin e vendeve tė shumta socialiste dhe komuniste pothuajse nė tė gjitha kontinentet nė botė. Futja e komunizmit nė tė gjitha ato vende do ta kthejė botėn pėr gati njė shekull, por do tė tregojė nė vepėr se kapitalizmi ishte sistemi i vetėm i qeverisjes, se ka alternativėn e vet, e cila pak e moderuar nė njė sistem mė human dhe mė social socialist, do tė paraqesė njė konkurrencė tė vėrtetė nė sistemin kapitalist i cili sot shumė vite gjendej nė krizė dhe nė vėshtirėsi me veten e tij. Dhe kėshtu do tė jetė derisa nuk paraqitet alternativa e tij mė humane dhe mė njerėzore, qė nė tė vėrtetė ėshtė nė horizont. Dhe botės nuk i mbetet asgjė tjetėr, por vetėm tė presė. Koha do ta bėjė tė veten.
Mė 14 gusht tė vitit 1933, nė rrugėn Simitski nė Selanik Hasan Prishtina pėrgjithmonė shkoi nė legjenda. Relativisht i ri. Kishte vetėm 60 vjet. Megjithatė, vetėm ata me fat nė revolucion largohen nga kjo botė nė pėrjetėsi si tė rinj apo relativisht tė rinj. Kjo paraqet njė privilegj, sepse largohen deri sa kanė ideale, besojnė nė luftėn, pretendojnė dhe ėndėrrojnė pėr revolucionit, besojnė nė vetveten. Kur janė tė rinj apo relativisht tė rinj, ashtu njėsoj, ata janė tė liruar nga vitet qė vijnė, qė te shumica janė tė mbushur me oportunizėm, me pėrjashtim tė padorėzuar nga vetja, nga vitet kur njeriu e njeh veten e tij sa mė pak. Hasan Prishtina nuk e ka pasur atė problem, sepse me aktin e largimit e ruajti aktin e veprės revolucionare, dinjitetin e kryengritjes, vetėdijen e viktimės. Vetėm kėshtu ai mund tė qėndrojė i pastėr. Me atė ai i iku gjykimit pėr tė mbijetuar fitoren, tė bėhet pushtet, gjak dhe mish i pushtetit, pasion dhe mprehtėsi e tij, degjenerimi nga e njėjta.
Me shkuarjen nė legjendė ai e ruajti forcėn e tij, mendimin e tij, idealin e tij pėr njė shtet tė bashkuar shqiptar, ėndrrėn e tij pėr njė Shqipėri mė ndryshe nga ajo qė ishte. Me atė ai nuk lejoi qė askush dhe kurrė idealet e tij t’i shkatėrrojė, fshijė, varrosė. Mbeti si njė mal i madh pėr ta fryrė erėrat dhe stuhitė qė e godisnin Shqipėrinė dhe Kosovėn nga tė gjitha anėt. Por ata, edhe sikur tė donin, nuk mundeshin ta shkatėrrojnė paluhatshmėrinė e tij. Nuk lejoi tė vdesė forca, mendimi, ideali i tij. Nuk lejoi tė vdesė ardhmėria dhe pavarėsisht nga fakti se kohėt qė erdhėn pas tij, ishin kohėt e ēarshisė, kohėt e ditės sė sotme pėr tė nesėrmen, kohėt e mėshiruara tė cilat kishin shikim vetėm nė vendin dhe mendimin pėr tė arsyetuar tradhtitė dhe humbjet e tyre.
Me kėtė ai dėshmoi me vepėr se shekujt vdesin, mbretėrit vdesin, civilizimet vdesin, njerėzit e menēur vdesin, ēdo gjė vdes. Vetėm atdheu mbetet. Kurse atdheu janė varrezat dhe deri atje ku arrijnė varrezat, deri atje ėshtė edhe atdheu. Dhe vetėm deri atėherė ata ekzistojnė, varrezat me njeriun, tė djeshėm apo tė sotshėm, krejt njėsoj, i gjallė ėshtė edhe atdheu. Shqiptar, maqedonas. Krejt njėsoj. Kjo aq mė shumė se koha kur jetoi Hasan Prishtina dhe veēanėrisht ajo pas tij, ishte koha e zhvendosjes sė pėrgjithshėm, koha nė tė cilėn popujt njėri tjetrit thikė nė fyt i vėnin, koha e jotolerancės dhe pėrjashtimit, e urrejtjes, e mbylljes vetėvrasėse nė vetvete, e despotizmit tė mendimit, e ankthit nga mė i afėrti, dyshimit nė vete. Dhe nė mundėsi tė ardhmėrisė sė zgjuar, nėse ekziston.
Ajo ishte koha nė tė cilėn njerėzit e perceptonin veten e tyre, nuk njiheshin, miqtė e dikurshėm i shmangeshin dhe tjetėrsoheshin, ndėrmjet tyre rriteshin mure tė frikės dhe ankthit, urrejtjes, armiqėsisė, tradhtisė. Nė vend tė shkėmbimit tė mendimeve, afėrsive dhe ēiltėrsisė, vijnė te jo toleranca nė mendime, gjenin bindje tė ashpra pa drejtėsi te ato. Kjo ishte njė kohė e harresės sė shpejtė tė gjakderdhjes dhe viktimave tė rėnė, kohė nė tė cilėn idetė e humbjes filluan tė ēohen lugat dhe si kėrcėnim malinje lėshojnė rrėnjė nė mesin e gjeneratave tė reja. Nė mėnyrė tė dhunshme u paraqitėn shenjat e barazisė ndėrmjet idealeve tė lira, pėr tė cilat vdesin edhe praktikat vullnetare dhe doktrinat e sundimtarėve. Nė bankėn e prokurorisė nuk u gjetėn autorėt e krimit vullnetar dhe uzurpuesit e revolucionit, por vetė revolucioni.
Por tė gjitha ato dhuna retrograde tė Qeverisė sė atėhershme shqiptare, nė krye me Ahmet Zogun, u refuzuan nga personaliteti dhe vepra e Hasan Prishtinės. Ata menduan se me likuidimin e tij fizik do tė shkatėrrojnė pėrgjithmonė edhe mendimin, idealet dhe ėndrrat e tij pėr njė Shqipėri tė ndryshme. Por, Hasan Prishtina nuk ishte ai i cili ishte mposhtur, tė mposhtur ishin ata, sepse mendimet dhe idealet e tij shumė me parė rridhnin nė venat e gjithė popullit shqiptar. Prandaj, jo vetėm atėherė, por edhe tani me tė drejtė parashtrohet pyetja: kush i jep tė drejtė, duke mohuar revolucionin e Hasan Prishtinės dhe homologėve tė tij, pėr tė hedhur nė fytyrė se vdiqėn, luftuan nė rrugė tė gabuar pėr revolucionin e lindur. Kjo, aq mė shumė se askush nuk ka tė drejtė pėr tė vėnė shenjėn e barazisė mes viktimave qė e mbuluan Shqipėrinė, Kosovėn dhe tokat e tjera shqiptare me varret e tyre dhe prej tyre bėnė njė model botėror tė heroizmit dhe lirisė sė mendimit, me zogistėt e atėhershėm dhe politikokratėt e mėvonshėm, me mbulimin bolshevik qė pretendonin me tė madhe pėr ndonjė “revolucion tė tyre nė vazhdim”.
Gjeneratat e sotshme shqiptare kanė obligim tė shenjtė jo vetėm pėr Hasan Prishtinėn, por edhe pėr bashkėmendimtarėt mė tė dalluar tė tij, si Bajram Curri, Isa Boletini, Azem Bejta dhe shumė tė tjerė tė cilėt e dhanė jetėn e tyre pėr Shqipėrinė e lirė, tė pavarur dhe tė bashkuar, pėrgjithmonė nė ēdo vend, nė ēdo moshė pėr tė bėrė njė ndryshim, dallim midis aktit tė kryengritjes, tė revolucionit dhe aktit tė "qeverisė nė emėr tė klasės dhe popullit“. pėr shkak tė njė arsyeja e thjeshtė. Pėr shkak se ky dallim ėshtė dallimi nė mes tė vėrtetės dhe tė pavėrtetės. Dhe kjo aq mė shumė se nė pikėpamjen historike, tė pafajshėm nuk ka. Ėshtė e rėndėsishme pėr ardhmėrinė e brezit tė ri shqiptar qė tė marrė mėsim nga historia moderne shqiptare, nga tragjedia dhe nga arritjet e suksesshme tė popullit shqiptar. Nė kėtė mėnyrė ajo shumė mė lehtė do tė mund tė imunizohet nga pushteti i atėhershėm i ērregulluar mashtrues, tė imunizohet nga mėnyra e tij e tė sunduarit me njerėzit pa kontroll publik dhe demokratik.
Ėshtė e rėndėsishme pėr ardhmėrinė se revolucioni i tyre, revolucioni i brezave tė reja tė vendosė rendin e gjėrave tė bazuara nė mendimin e lirė dhe fjalės, tė lindet ndėrgjegjja pėr pėrgjegjėsinė e guximshme pėr secilin anėtar tė pushtetit. Vetėm atėherė revolucioni i tyre do tė jetė i vėrtetė, do tė rikthejė forcėn dhe bukurinė e idealeve pėr tė cilėn luftoi Hasan Prishtina dhe bashkėmendimtarėt e tij, pėr tė cilėt, gjithmonė, prej kur ekziston historia, meritohej pėr tė luftuar, jetuar dhe vdekur. Dhe ėshtė vdekur.
Atentati mbi Hasan Prishtinėn nė vitin e largėt 1933 ka historinė e vet. Ahmet Zogu nuk u kėnaq me largimin vullnetar nė ilegalitet tė Hasan Prishtinės. Armiqėsia e tij ndaj udhėheqėsit shqiptar dhe anėtarėve tė Komitetit tė Kosovės, pas marrjes sė pushtetit nė vitin 1924 jo vetėm qė vazhdoi, por u bė opsesioni i tij. Duke i premtuar Beogradit se do tė qėrojė hesapet me Hasan Prishtinėn, Ahmet Zogu organizoi disa atentate tė pasuksesshme kundėr liderit tė Lėvizjes Ēlirimtare Shqiptare nė Vjenė gjatė vitit 1928. Por, pasi nuk pati sukses nė atė, e gjykoi Hasan Prishtinėn me vdekje nė mungesė. I ka pėrndjekur dhe ndėshkuar pa mėshirė tė gjithė patriotėt shqiptarė. Pėr vrasjen e Hasan Prishtinės, Ahmet Zogu shpalli njė shpėrblim prej 2.000 franga nė ar. Tė njėjtėn e bėri edhe pėr Azem Bejtė Galicėn. Por, Hasan Prishtina nuk u frikėsuar nga rreziku i tillė real. Ai kėtė nė mėnyrėn mė tė mirė e tregoi nė vitin 1922, kur papritur u rrethua bashkė me gruan e tij, Igballen. Me rrezikun e njėjtė u pėrball edhe njė vit mė parė, mė 28 dhjetor tė vitit 1921, kur forcat zogiste e rrethuan shtėpinė e tij nė Tiranė, ku ishin Hasani dhe gruaja me 5-6 bashkėluftėtarė, por nė atė nuk patėn sukses. Njė hap tė njėjtė ndėrmori edhe vetė Hasan Prishtina, por atentati kundėr Ahmet Zogut dėshtoi. (VIJON)
Epoka e re
Krijoni Kontakt