Moderator..mos ma fshi kte shkrim e mos e fut ne tema tjera..
Nje SKENAR interesant po realizohet ne Tirane.
Korrieri sot shkruan:
************************
"Hakmarrja", zbulohet dhe pasaporta e "Elton Ujkes"
Pas nje kontrolli ne dokumentacionin e vitit 1997, te Zyres Pasaportave ne policine e Durresit, zbulohet origjina e pasaportes false. I dyti i vellezerve Sadiku, u pajis me dokumentin nderkombetar, nga ish-referenti Llazar Bebi. Nis ceshtja penale
Identifikohet edhe pasaporta e dyte e falsifikuar me te cilen, ishin pajisur vellezerit Gazmend dhe Artan Sadiku. Si i dyshuar i prodhimit te paligjshem te saj, eshte 49-vjecari Llazar Bebi, ish referent i zyres se prodhimit te pasaportave ne policine e Durresit, ndaj te cilit, ka nisur dje, procedimi penal. Lajmi konfirmohet per "Korrieri"-n, nga burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Durresit. Sipas tyre, "pas nje kontrolli qe ushtroi drejtoria e policise ne dokumentacionin e vitit 1997, qe kishte te bente me pajisjen me pasaporta nderkombetare te shtetasve, rezultoi se me nje te tille, por te falsifikuar, ishte pajisur Elton Ujka". I njejti burim zyrtar tha se "nga verifikimet rezultoi se kjo pasaporte ishte perfituar nga nje prej vellezerve Gazmend e Artan Qamil Sadiku, perkatesisht 26 e 33 vjec, nga Elbasani". Vetem nje dite me pare, u shpall person ne kerkim, edhe Shaziman Doko, ish-punonjesi i Zyres se Pasaportave ne Drejtorine e Policise se Korces, i cili akuzohet se pajisi me pasaporte me emrin Elton Kola, djalin tjeter te Qamil Sadikut, te ndaluar ne Belgjike, ne castin kur u ndalua Altin Arapi. Ky i fundit, eshte i dyshuar per vrasjen dy muaj me pare, te Genci Sines, ish-shoferi i Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku. Nderkohe, ne prokurorine e Durresit, konfirmohet se, "nen akuzen e shperdorimit te detyres, ka nisur procedimi penal ndaj 49-vjecarit Llazar Bebi". Sipas burimit, ka nisur ceshtja penale ne gjendje te lire, ndaj ish-kreut te prodhimit te pasaportave, banues ne qytetin bregdetar. Aktualisht, Bebi, eshte pergjegjes i informatikes ne Ndermarrjen Elektrike te Durresit. Por dy dite me pare, ne seancen e vleresimit te mases se arrestit ne Gjykaten e Faktit Tirane, perfituesit e ketyre pasaportave, dolen me identitetin e tij te vertete. Hetimet per vrasjen e ish-shoferit te Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, dhe zbulimi se autor i mundshem i ketij atentatit rezulton Altin Arapi, nje nga pjesetaret e dyshuar te organizates se perfolur si "Hakmarrja per Drejtesi", vazhdoi me riatdhesimin e dy vellezerve Gazmend e Artan Sadiku nga Elbasani, te larguar nga Shqiperia me identitetet e rreme, Eltion Kola dhe Elton Ujka. Mbi bazen e ketyre hetimeve, jane identifikuar keshtu, te dy komisariatet, qe nxorren pasaportat e personave te dyshuar si te njohur te Altin Arapit.
********************************'
Koment..
Kur lexoj pallavrat e Korrierit dhe gazetave tjera mbi banden "Hakmarrja" dhe "luften" kunder "Baroneve te KRIMIT..te inicuar nga XHEFRI nuk di pse mu kujtua nje ngjarje e treguar nga nje Xhaxho i mencur i cili kish qene ne Moske ne vitet 1954-60 si student.
Ai tregonte..
Kishte disa Kohe qe kishte ngordhur STALINI por Hija e tije sundonte mbi gjysmen e Rruzullit.
Beri buje te madhe ate kohe guximi i Hrushovit ( kryetar i Partise Sovietike ) i cili denoncoi Stalinin duke e quajtur Terrorist e Kriminel.
Megjithse Stalini kishte vdekur qe prej nje viti e ca ky lajm ra si BOMBE.
Ju sot tha Xhaxhoja nuk mund ta kuptoni se pse ky lajm beri nji efekt te jashtzakonshem.
Pas kesaj HRUSHOVI inicoi fushaten e de-stalinizimit te Bashkimit Sovietik dhe vendeve tjera staliniste te bllokut socialist e vuri si detyre per gjithe partite e qeverite komuniste te zbulojne krimet qe ishin bere ne kohen e Stalinit e te e rehabilitojne gjithe viktimat e terrorit stalinist.
Na beri shume pershtypje ...thoshte miku .. nje fenomen interesant ne MOSKEN e atyre ditve.
Ndihej nji hare e nje gezim ne syt e njerzve dhe dritat e MOSKES nuk po fikeshin deri vone ne apartamentet tip furrik te qytetareve Moskovite.
Nuk po kuptonim ne si albaneza..nga vinte ky ndryshim ne sjelljet dhe fytyrat e Moskoviteve
Cfare kishte ndodhur..
MOSKA kishte arsye te gezohej por ne nuk dinim gje.
Ky Gezim lidhej me nje shkak madhor qe ne athere e mesuam megjithse kishim vite ne MOSKE.
HRUSHOVI kishte dhene urdher te zbrazeshin gjithe GULAGET e TMERRSHME staliniste te SIBERISE ku kishin lenguar per motive politike ( ne nuk dinim gje) miliona e miliona qytetare sovietik e ajo qe na habiti ishte se gati cdo familje moskovite priste kthimin e NJEREZVE te tyre te dashur nga ajo Siberi e Mallkuar me dimra nen minus 40 grade..
Pra mesuam se gati cdo apartament Moskovit e mbante driten ndezur se nga casti ne cast do vinin ata te Internuarit e Siberise. Ata ishin miliona.. Gati cdo familje kishte pjestarin e saje atje ne ate HUMBETIRE ..kur thote Ili i Kadareve..
Dikush priste Nenen dikush Babane dikush motren dikush Vllane dikush burrin dikush djalin.. Pra Hrushovi i shkurter e Tullac..po bente nje cudi..po i binte pran familjes miliona te mjere..
Nisma e Hrushovit u mirprit kudo ne te gjithe Boten..
Kuptohet me te gezuar ishin ata qe e kishin pesuar nga Terrori i gjate gati 40 vjecar Stalinist.
Mirpo nuk gezoheshin te gjithe..
Ishte nje kategori dy kembeshish qe hungerinte si BISHA e plagosur..
Keta ishin ajo pjese e Nomenklaturave staliniste nga MOSKA deri ne Pekin..nga HAVANA deri ne Tirane..nga Varshava deri ne Phenian..
Diktatoret po dridheshin..
Deri ku do shkonte dora njerzore (deri ne ate Kohe) e Hrushovit..??
Njerzit prisnin me Shprese..
Te luftojme KULTIN e INDIVIDIT.. ishte parulla e Hrushovit qe do te thoshte .. te luftohet e korigjohet ajo metode pune qe krijoi kaq gabime e qe solli kaq krime e tmerre..
Ne te gjitha vendet Komuniste te asaj Kohe me urdher te HRUSHOVIT filloi te vihej ne zbatim Lufta kunder Stalinizmit.. te STALINIT dhe Stalinave tjere ne vendet satelite..
Mirpo Dardha e ka bishtin prapa thote Populli ine..
Ne shume vende ish staliniste fryu era e ketij liberalizmi Hrushovian dhe u zbrazen Burgje e Gulaget..e njerzit filluan te marrin fryme..
Por jo kudo mbrriti te realizohet kjo ide e Hrushovit..
Konkretisht Shqiperia e ENVER HOXHES tregoi nje mjeshteri te larte per te tu tallur me Hrushovin e per te lene ne Fuqi cdo gje Staliniste..
Enveri e ndjeu se Zbatimi i luftes kunder Kultit te Individit do te thoshte ne kushte e Shqiperise.. largimi pikerisht i Enver Hoxhes nga drejtimi i Partise dhe i SHTETIT sepse pikerisht ishte Ai strategu i Stalinizmit me Gun Cobanesh por i eger aq sa ai i gulageve Siberiane..
Shqiperia ishte plot me Gulage por me emra te tjere.. si MALIQ, TERBUF, BURREL, QAF BARI, BULQIZE, SPAC etj etj etj..ku mijra Shqiptare nen modelin Sovietik ishin kalbur e kalbeshin gulageve Enveriste..
Posiii ..tha Enveri..edhe neve kemi cfaqje te stalinizmit e te kultit te Individit..dhe...
Hmmm..
U gjeten dhe Viktimat .. ata Stalinat shqiptare te cilet do i raportoheshin Shokut HRUSHOV..
Ata ishin sipas ZP-se nje brigadier Blegtorie ne Progonat te Kurveleshit qe u kish bertitur ca si shume grave mjelse.. nje Brigadier Gollobordas ne NSHN te 21 dhjetorit i cili nuk degjonte Zerin e MASES.. por i bente muret sic dinte vet.. nje Kryetar koperative ne Lushnje qe nuk degjonte zerat e Popullit e mbillte spinaq ne vend te Lakrave...etj etjj..
U zbuluan pra te tille "Stalina" e u demaskuan keqas ne Popull..
Keto raportoi PPSH tek Baba Hrushovi si rezultate te kenaqshme te Luftes kunder Kultit te individit..
Dhe Shqiperia e mori nje pershendetje miratuese nga Hrushov trapi dhe mbeti perseri nen thonjte e Enver Ramiz Ali Kapove e Mehmet Kadri Ballukve..
Cfar shikojme perseri keto dite..
E njejta LOJE si ajo e Enverit me Hrushovin dikur po zhvillon PS me XHEFRIN..
Do ti Xhefro..luft kunder Baronve??
Posi mer jahu..nji ku i ke..kena kap ne Bruksel dy katunar Elbasani ( tani ne nuk i kapem po shoket ton belgo Brukselas..i kan kap) qe kan qen tu shetit neper rrug me nji far Altini..
Dhe po zbulojme "Baronet" ..neper zyra Pasaportash se si u kan dhene ca fukarejve si puna ktyre katundareve nga Shpati Elbasanit Pasaporta "FALLCO".
Gjurmet e Baroneve shkojne per cudi tek Llazari..nje mesues Fizik-Matematike i nderuar .. ish nepunes pasaportash ne 1997..ten.. ne Durres qe i ka dhene pasaport nje far Elton Xhonsit nga Devolli..(Durresi eshte mbush me Devollij dhe ata aty do i marrin pasaportat) e tani pra Prokuroria thote.. jemi ne rregull..
Baronet ja ku jane.. ky presor Llazi, nje nga njerzit me te ndershem te armates se arsimtareve Shqiptare..nga nje familje fisnike e mir njohur....
Ehh.. Prokuroria Shqiptare e mbushur me kelish Vishinsk-ash e Aranitash..do ja hedhe dhe Xhefrit.. sic ja hodhen Hrushovit kur pushkatuan gruan shtazane ne vitet 1960 e thane ..joo ska qen fare me barre..
Kjo Loje e ndyre i kenaq sigurisht te dy Kupolat MAFIOZE ne TIRANE.. KUPOLEN NANOISTE DOGAN-iste si dhe Kupolen Gjinushiste Ed-Mejdan-iste..
Por XHEFRI a do ta haje kte tollumb si Hrushovi dikur??
Hrushovi nuk e vuri ujin ne zjarr shume se ata qe ishin ne Gulaget e Enverit nuk ishin ukrainas e Ruse por Shqiptar te mjere..dhe Xhefri mundet te mendoje si Hrushovi.. se .. ata qe vuajne nga ky regjim Hajdutesh e Kriminelesh nuk jane Kusherij te Xhefrit nga Nju Jorku ose Teksasi por Shqiptar te mjere Fotoksin-Pires..
Kjo lufte Kunder Baronve eshte PROV per Xhefrin dhe per vet Departamentin Amerikan.
Populli Shqiptar nuk ja pa Amerikes per 50 vjet doren e ngrohte..perkundrazi mbas ca vjetve te qelbura demokratike qe i fitoi prej Studenteve te vet .. Amerika ja ri-Solli ne Kurriz dhe njihere Nomenklaturen Staliniste me ane te Mafiozes MARIZ LINO..
Ne do e duam Ameriken per hir te Kosoves..por me qe Xhefri vet e nisi luften kunder Baronve ai vet i ka hyre nji Prove..e ne kemi te drejte ta kerkojme konseguencen e tije ose ndryshe bie perfundimisht dhe Lavdia Amerikane..
Pyetja eshte.. A Eshte Xhefri Ambasador i nje Shteti qe rrezaton Demokraci..ose nje Pirat qe vjen te mjele si ambasadoret e tjere kte popull te mjere e te ike nga syte Kembet..
Ska me lojna..Ja sheshi ja Mejdani..ja dhe Celo kapedani..
......
Krijoni Kontakt