Duke marre shkas nga disa interpretime qe behen per shqipetaret katolike, vendosa te hap nje teme me vete per te vertetuar aq sa mundemi origjinen e vertete te ketyre shqipetareve katolike.
Jo pak eshte aluduar me hipoteza, se shqipetaret katolike, jane me prejardhje sllave.
Mbasi te hedh ketu, disa shpjegime te vogla por me shume interes historik, do te deshiroja edhe nje pergjigje nga te gjithe ju qe do merrni pjese ne kete teme.
Postuar nga Albo disa dite me pare tek tema pa pergjigje e titulluar "Historia e copetimit te trojeve shqipetare"
Nuk ka dyshim se kuēėt, piperėt dhe vasojeviēėt, siē tregojnė rapsoditė, nuk rrjedhin nga familje shqiptare. Martesa bėhen edhe sot ndėrmjet serbėve tė Malit tė Zi dhe shqiptarėve katolikė tė Shqipėrisė kufitare. Pėrkundrazi, mirditorėt ruajnė traditėn se paraardhėsit e tyre janė me origjinė sllave, dhe kjo mbėshtetet nga Hahni dhe Hequardi. Mendimi i shprehur nga kėta dy udhėtarė ėshtė mbėshtetur nga dėshmitė e personave tė denjė pėr ti besuar, qė i kanė vjelur kėto kohėt e fundit nga goja e mirditorėve (ndėrmjet tė cilėve edhe kapiteni Ndue Gjoni), tė cilėt thonė se janė tė prejardhur nga tre vėllezėr me origjinė nga fusha e Kosovės. Sipas kėsaj legjende, njė nga tre vėllezėrit mbeti nė atdhe, i dyti erdhi nė Mirditė dhe i treti shkoi nė Shalė.
Pėrshtypje e rremė
Edhe sot mirditasit dhe shalianėt konsiderohen si kushėrinj me lidhje martesore dhe, pėr mė tepėr, nuk do tė ndodhė kurrė qė njė mirditor tė marrė njė vajzė nga Shala, ose anasjelltas. E gjithė kjo tregon se mbivendosjet e fiseve, tė popujve dhe tė ndikimeve kanė qenė tė vazhdueshme si dallgėt e njė deti nė stuhi nė kėtė zonė kufitare ekstreme tė Ballkanit perėndimor dhe tė humnerave dinarike, tė Alpeve shqiptare, tė Akroēeraunisė, ku popujt mė tė ndryshėm janė pėrleshur egėrsisht pėr sundimin e detit dhe tė pasurisė, nė kėrkim tė vendqėndrimeve mė tė mira. Njeriu nuk ėshtė ndalur kurrė, dhe aq mė tepėr nė kėto anė, ku instinkti bredh si endacak i shqetėsuar, ndoshta edhe nga vėshtirėsitė e jetės endacake qė u ka krijuar mjedisi i varfėr nė burime blegtorale ndėrmjet kullotave bregdetare dhe maleve.
ANTONIO BALDACCI (Romė, 1917)
Se pari do te isha kurioz te degjoja ose lexoja origjinalitetin e mendimeve, pohimin ose mohimin e ndonje katoliku shqipetar ne lidhje me theniet e mesiperme nga Anėtari i shoqėrisė mbretėrore gjeografike italiane Baldacci .
Do te theksoja se me rracen sllave lidhja e vetme mund te jete ajo e para 10.000-100.000 viteve(sic deklaron Drini tek tema me titull "Cfare jane shqipetaret?".
Kam perjetuar shume nga realiteti shqipetar katolik por kurre, nuk kam degjuar ndonjehere simpati ose thenie te tilla te pakuptimta, rasti i Baldacci-t.
Ndue Gjoni sipas leximeve ne mos gaboj ka qene kapiten i Mirdites por ai nuk ka qene historian dhe aq me shume nje version i tille eshte marre vetem me goje dhe ndoshta per interesa te caktuara.
Gojedhenat kane ndryshime thelbesore po te krahasohen me dokumentat e shkruajtura historike.
Versioni i paraqitur i zotit Baldacci eshte nje version jo i mbeshtetur ne fakte origjinale historike por ai version ngelet vetem nje hipoteze ose gojedhene(tipike shqipetare shume konfuze).
Perse duhet ta quajme hipoteze kete dokument te zotit Baldacci?
Sikur e dime te gjithe ne, pushtuesit ose kolonizuesit osmane, qendruan ne territoret shqipetare pereth 500 vjet.
Ne Shqiperi ose trojet shqipetare kishte nga ata Shqipetare qe nuk pranuan asimilimin Oriental, te detyrueshem ose me deshire.
Shtresa katolike, duke mos pranuar ndryshimin e fese dhe te kultures dhe traditave shqipetare evropiano-perendimore, te lidhura ngushte me njera tjetren, u mbyllen ne vetvete(per te mbrojtur vlerat e tyre), u larguan prej territoreve pjellore dhe u dynden drejt maleve te larta, atje ku pushtuesi osman e kishte shume te veshtire te futej dhe te dhunonte kete pjese te popullsise qe nuk i nenshtrohej perandorise osmane.
Per kete fakt ka dokumenta ashtu sikurse sot kemi nje krahine te vetme ne zona te thella malore, te quajtur Mirdite, e cila banohet vetem nga shqipetare katolike.
Por shqipetare te besimit katolik gjen me perqindje te larta gjithashtu ne Shkoder, Lezhe, Mat, Diber,, Puke, Lac, Kruje, Durres, Tropoje, Kukes dhe Kosove.
Krijoni Kontakt