Qytetėrimi shqiptar dhe besa
Nikolle Loka
Njė trajtesė pėr librin e studiuesit tė njohur, Mėsuesit tė Merituar Isa Halilaj Besa ėshtė kushtrim.
Libri i studiuesit tė njohur Isa Halilaj
Tė jesh mėsues, pavarėsisht shkencės ku je diplomuar, bėhesh sė pari edukator, por edhe sociolog, studiues i dukurive shoqėrore. Nuk ėshtė rastėsi qė pas pasionit tė mėsuesit dhe vlerėsimit pėr njė karrierė tė shkėlqyer nė mėsimdhėnie, tek shumė mėsues tė njohur del nė pah edhe natyra e tyre e studiuesit, njė akumulim dhjetravjeēar me vlerė qė kurorėzohet me botime interesante. Njėri ndėr kėta ėshtė Isa Halilaj, mėsues i respektuar, drejtues i arsimit nė rrethin e Kukėsit, i cili ka botuar kohėt e fundit njė libėr interesant etno-historik pėr besėn shqiptare.
Studiuesi lumjan, Mėsuesi i Merituar Isa Halilaj, si intelektual, kėrkon tė japė ndihmesėn e tij, duke gėrshetuar me sukses pėrvojėn e gjatė, njohjen e gjėrė tė traditės dhe fakteve historike, me njohjen e gjerė si studiues. Duke analizuar situatėn nė tė cilėn kalon vendi ynė, ai mendon se ka ardhur koha e njė besėlidhje shqiptare. Besė burra! Besa-besė vėllezėr e motra e titullon ai librin qė u botua para pak kohėsh. Dhe jo vetėm titulli, por edhe lėnda qė pėrmbahet nė libėr e merr shtysėn nga tradita, historia, besėlidhjet e njohura lumjane qė i lejuan kėsaj krahine tu mbijetojė ekspeditave osmane dhe barbarizmit tė serbėve, ku siē dihet Luma ka shėnuar njė ndėr faqet mė tė ndritura tė historisė sonė kombėtare.
Studiuesi Halilaj e fillon librin e tij me kuptimin e besės, duke bėrė ndoshta trajtimin mė tė gjėrė qė i ėshtė bėrė deri mė sot nė studimet shqiptare. Dihet se besa ėshtė testamenti moral i shqiptarėve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat mė tė rėndėsishme tė folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi pėr ngritjen e njė kalaje dhe ngritja e vėllait nga varri pėr tė kthyer motrėn nė familje) lidhen me mbajtjen e fjalės sė dhėnė.
Nė librin e studiuesit Isa Halilaj merret nė analizė e kaluara e popullit shqiptar, tė gjitha momentet historike kulmore tė historisė sonė kombėtare, tė cilat janė shoqėruar me besėlidhje. Aty ideali kombėtar, bashkimi kombėtar dhe besa shihen si hallka tė pashkėputura tė njė zinxhiri tė vetėm. Nuk ka ideal pa besė dhe as besė pa ideal kombėtar. Pra besa shqiptare lidhet drejtpėrdrejt me atdhetarizmin e popullit tone dhe mbijetesėn e tij. Autori ka mundur tė nxjerrė dobinė e besės, rezistencėn nė kohėn e Skėnderbeut, ngritjen e shqiptarėve pėr mbrojtjen e trojeve tė tyre nė vitet e Lidhjes sė Prizrenit, besėn e shpalljes sė shtetit tė pavarur nė Vlorė e tė tjerė. Isa Halilaj nxjerr pėrfundimin: Pa besė nuk ka ideal, nuk ka bashkim Pikėrisht si nevojė jetike mendimtarėt e Rilindjes, drejtuesit e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, drejtuesit e Lėvizjes Kombėtare qė me Skėnderbeun e sidomos me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit pėrqendruan tė gjithė punėn dhe luftėn e tyre pėr realizimin e bashkimit kombėtar me anėn e besės dhe besėlidhjeve historike.
Besa ėshtė e nevojshme edhe nė ditėt e sotme, nė kohė paqeje pėr mirėqeverisje. Shqiptarėt e kanė pėrdorur besėn pėr tė eleminuar dhe pakėsuar dukuritė negative nė shoqėrinė e tyre si lakmia, smira, egoizmi. Njeriu me tipare shqiptare ėshtė patjetėr edhe njeri i besės, pra beson nė vlerat kombėtare qė janė trashėguar brez pas brezi, i ēmon kėto vlera, udhėhiqet prej tyre dhe betohet pėr to. Njerėzit e besės pra janė edhe atdhetarė, edhe familjarė tė mirė, drejtues tė duhur tė institucioneve shtetėrore, qytetarė tė denjė tė vendit, e tė tjerė. Sipas autorit besa dhe besėlidhja fillojnė me veten. Qytetari i gjendur pėrballė problemeve tė ndėrlikuara shoqėrore duhet ti kėrkojė zgjidhjet shqiptarisht me besė dhe mos tė udhėhiqet nga e keqja, ligėsia, tė mendojė qė mos tia bėj kujt atė qė nuk do ta dėshironte pėr veten e tij, e tė tjerė. Natyrisht qė realiteti na jep edhe shembuj tė mungesės sė kėsaj bese, prandaj vėrehen edhe dukuri negative nė shoqėri qė fillojnė me zyrtarėt e lartė dhe politikanėt dhe pėrfundojnė me qytetarin e thjeshtė.
Isa Halilaj krejt shoqėrinė e sheh si bashkim individėsh bestarė,qė japin familje bestare dhe nga familja qė ka rėndėsi shumė tė madhe nė edukim nė bashkėpunim me institucionet shtetėrore kalohet nė besėn e madhe qė i jepet Atdheut si garanci pėr tė ecur pėrpara.
Mėsuesi i Merituar Isa Halilaj, qė ėshtė marrė tėrė jetėn e tij me shkollėn, auditorin dhe edukimin vėren me keqardhje se nė emėr tė modernitetit po shkallmohen disa vlera shumė tė ēmuara tė shoqėrisė shqiptare. Kėshtu sipas tij besa, nderi e burrėria po quhen tė vjetėruara dhe si tregues tė prapambetjes shoqėrore(!) Dhe duke goditur me fakte dukuritė negative qė vėren nė shoqėrinė e sotme, autori kėrkon qė shkolla, institucionet e tjera edukative nė Shqipėri e nė trojet shqiptare, tė kėmbėngulin pėr tu mėsuar tė rinjėve qytetėrimin shqiptar, atė traditė shekullore qė e trashėguam brez pas brezi dhe qė na e vlerėsoi e gjithė bota. Sipas tij besa si institucion i pėrshtatet shumė mirė natyrės sė shqiptarėve dhe mund tė pėrdoret fare mirė si ēelėsi i zgjidhjeve tė problemeve shoqėrore. Nė kėtė nismė duhet tė marrin pjesė sociologė, etnologė, politologė, shkrimtarė e studiues tė tjerė tė fushave tė albanologjisė, si dhe intelektualė tė tjerė tė shquar vendės dhe tė huaj.
Libri i studiuesit tė njohur, Mėsuesit tė Merituar Isa Halilaj bėn edhe njė trajtim tė plotė tė besės, duke analizuar tė Drejtėn Zakonore Shqiptare, mendimet e albanologėve tė huaj dhe tė studiuesve mė tė mirė vendės, por duke sjellė kėndvėshtrim tė ri, duke analizuar besėn shqiptare nė rrethana tė ndryshme historike tė sė djeshmes dhe tė sotmes. Pėrmes kėtij libri dhe librave tė tjerė tė studiuesit Isa Halilaj mėsohet shumė pėr historinė e popullit tonė, pėr kulturėn e tij shpirtėrore, pėr vlerat kombėtare qė kemi si popull, prandaj ia vlen qė ky libėr, krahas librave tė tjerė tė autorit, tė jetė nė bibliotekat e studiuesve tė shkencave shoqėrore, juristėve, misionarėve tė pajtimit, mėsuesve e pedagogėve, si njė ndihmesė me vlerė nė ruajtjen e traditės sė vyer tė popullit tonė.
Krijoni Kontakt