Unė jam ylli kėngės shqipe!
Ėndrrat e saj; tė ketė njė shkollė private pėr kanto
dhe tė lindė njė vajzė
Kush ėshtė Irma e pėrtej skenės?
Sa nė Zyrih, nė Londėr, nė Romė, nė Prishtinė a gjetkė, atė vetėm nė shtėpi ėshtė e vėshtirė ta gjesh. Kėnga I merr aq shumė kohė sa shumė gjėra tė tjera, pjesė tė njė jete tė rregullt familiare, I kanė mbetur pas dore. Madje nuk ka patur kohė as tė bėnte njė tjetėr fėmijė, njė vajzė, pėr tė cilėn I qan zemra. Por, asnjėherė nuk ėshtė vonė, falė edhe teknologjisė. Motra tjetėr, Irena ėshtė e mirė por jo sa Irma. Ajo nuk mė konkuron dot, thotė pėr tė motrėn. Irma pėlqen Tiranėn, nė dimėr dhe Durrėsin nė verė. Ajo ka shumė tė tjera qė si ka thėnė mė parė. Por kush janė sekretet e Irma Libohovės, yllit tė kėngės shqipe, nėse ėshtė vėrtetė e tillė. Ose, mė saktė si e njeh ajo vetveten. Tė tjerat le ti ndjekim nėpėrmjet intervistės ekskluzive pėr Albanian Mail.
Irma, me njė vilė nė Tiranė dhe njė tjetėr nė Durrės, e shtrejtė nė bisnesin e muzikės, a e mbani veten pėr tė pasur?
Jo, por nuk jam as e varfėr. Jam shumė mė e pasur nė shpirt dhe kjo pėr mua ėshtė mė e rėndėsishme.
Kush janė njerėzit qė doni mė shumė nė jetė?
Rrethi I ngushtė I familjes; im shoq Besniku dhe djali Ataoli.
Po ata qė urreni mė shumė?
Ndoshta njerėzit qė shtiren.
Jeni xheloze?
Jo, aspak.
A mendon se tė tjerėt janė xhelozė ndaj jush?
Ndoshta, por nuk mė interesojnė shumė.
Kė konsideroni si konkurentė nė Shqipėri?
Nuk mendoj se kam ndonjė konkurent mė falni pėr modestinė.
A mendoni se ka talente tė reja tė kėngės qė po lindin nė Tiranė?
Mendoj se talentet lindin njėherė nė 100 vjetė.
Po ju vetė, a jeni njė talent?
Unė mendoj se po.
Ju pėlqejnė pijet alkoolike?
Jo. Unė nuk jam dehur asnjėherė nga alkooli.
A ėshtė jot motėr njė konkurente pėr ju?
E dua shumė time motėr. Them se ajo ėshtė njė kėngėtare shumė e mirė, por edhe ajo vetė ėshtė e ndėrgjegjėshme se nuk mė konkuron dot. Ne bashkėpunojmė shumė mirė me njėra-tjetrėn.
Cila ėshtė kėnga juaj mė e preferuar?
Kėnga spirituale.
Nė njė koncert, ju tėrheq mė shumė publiku apo ana financiare?
Sipas radhės qė e thatė edhe vetė. D.m.th. nė radhė tė parė vė publikun. Nė fakt ana financiare nuk ėshtė fare puna ime. Kėtė e mbulon im shoq, Besniku.
Cili ėshtė hobi juaj?
Kėnga. Dikur kanė qenė edhe punėt e shtėpisė, por tashmė nuk jam mė ajo nikoqirja qė kam qėnė. Nuk kam kohė.
Cfarė ju ka mbetur pishman nė jetė?
Fakti qė nuk kam njė vajzė.
Dhe ia vini fajin vetes?
Sigurisht. Kam qenė shumė egoiste pas punės. Ndoshta nuk ėshtė ende vonė, pasi mjeksia ka pėrparuar aq shumė sa mund tė lindėsh nė cdo moshė. (qesh)
Pra e shikoni kėngėn si punė?
Nuk desha ta them nė kėtė mėnyrė, por meqė ju do tė kapeni nė atė qė thashė, kėnga ime ėshtė edhe punė pėr mua. Ato qė kam arritur nė jetė ia dedikoj kėngės.
Cili ėshtė projekti juaj mė I afėrt?
Njė kasetė me muzikė popullore. Shumė shpejt do tė nxjerrė edhe njė album me muzikė tė lehtė.
Cila ėshtė e reja nė albumet qė po pėrgatisni?
Aty, unė realizoj vetveten.
D.m.th.?
Nė tėrė komponentėt jam vetė. Krijimtaria do tė jetė kryesisht e emja, origjinale, po ashtu edhe interpretimi.
A jeni ekzibicioniste?
Jo. Jam vetvetja.
A I kushtoni rėndėsi paraqitjes sė jashtme?
Ndoshta mė shumė se c`duhet.
Mbani dietė?
Po. Merrem shumė me gjimnastikė ndėrsa bukėn dhe yndyrnat I kam hequr me kohė nga dieta ime.
Projekti juaj afatgjatė?
Njė shkollė kantoje, ku tė kem nxėnėsit e mi tė kėngės. Ky ėshtė njė projekt qė I pėrket vėrtetė tė ardhmes sė largėt. Ndoshta do ta bėj kėtė kur tė mos kem mė mundėsi tė ngjitem vetė nė skenė.
Krijoni Kontakt