Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    At Anton Harapi (1888-1946)

    DUKE KUJTUAR ATĖ ANTON HARAPIN (1888-1946)

    Kanė kaluar mė shumė se 50 vjet pas zhdukjes sė njė prej intelektualėve mė tė shquar shqiptar tė kėtij shekulli, Atė Anton Harapi. Duke pasur parasysh faktin se pak prej shqiptarėve sot njohin kėtė njeri tė kulturės dhe politikės, i cili gjatė periudhės komuniste vetėm u pėrmend si ”tradhėtar dhe armik”, vendosa tė shkruaj njė lloj prezentimi tė tij, njėmend fragmentare dhe me boshlleqe.

    PAK FJALĖ PĖR JETĖN E ANTON HARAPIT
    Anton Harapi ka lindur nė Shirokė afėr Shkodrės. Pas mėsimeve tė para nė Shkodėr ai kreu mėsime tė larta nė Vjenė tė Austrisė. Shėrbeu sė pari si famullitar nė Grudė tė Malit tė Zi, mė vonė si drejtor i Kolegjės Franēeshkane tė Shkodrės, edhe si drejtor dhe profesor i filozofisė nė gjimnazin ”Illyricum” dhe nė vitet 1941-43 si provincial i franēeskanėve.
    Me 13 shtator 1943 emėrohet anėtar i Kėshillit tė lartė tė Regjencės, ku ka qėndruar deri nė fund tė vitit 1944. Ky post qeveritar nė kohėn e okupacionit gjerman nė Shqipėri vulosi fatin e Atė Antonit. Pas fitorės sė Ushtrisė nacional-ēlirimtare ai u detyrua tė fshihej nė pyjet e thella tė Dukagjinit, nė katundin Pulth-Plon, dhe prej andej ai bėri pėrpjekje pėr tė organizuar njė rezistencė nacionaliste kundėr pushtetit komunist.
    Nė qershor 1945 njė kompani ushtarėsh erdhi nė atė zonė pėr tė kapur priftin antikomunist, dhe nė ditėn e tretė e gjetėn nė atė shtėpi ku kishte marrė strehim. Ai u zbulua pėr arsye se kishte lėnė njė protezė dhėmbėsh nė njė gotė uji mbi parmakun e oxha ut. Mbrapa vatrės ishte njė vend i fshehtė ku rrinte patėr Anton Harapi.
    Me vendim tė datės 19 shkurt 1946 tė Gjykatės speciale nė Tiranė, Atė Anton ėshtė shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. Ai u dėnua me pushkatim dhe u ekzekutua po atė vit. Nuk dihet ku gjendet varri i tij.

    RĖNDĖSIA E ANTON HARAPIT SI SHKRIMTAR
    Pėrveē artikujve dhe studimeve nė fushat e kulturės, artit, filozofisė dhe sociologjisė Atė Anton Harapi ka botuar edhe librat Edukata ose Mirėrritja e Fėmijėvet (Shkodėr 1925), Vlera shpirtėrore (Shkodėr 1936) dhe romanin psikologjik Andrra e Pretashit qė mė parė u botua nė vazhdime nė revistėn Hylli i Dritės (1933-1940). Si vepėr e plotė posthume u ribotua nė Romė mė 1959. Nė vitet e fundit fondacioni Hylli i Dritės ka botuar njė vėllim me veprat Vlera shpirtėrore, Andrra e Pretashit dhe Valė mbi valė, qė mund tė porositet prej Kuvendit franēeskan nė Tiranė.
    Siē ka vėnė nė dukje studiuesi Shpend Shpata, Edukata ose Mirėrritja e Fėmijėvet ėshtė pėrkthim e veprės sė pedagogut A.Herget, tė cilin Anton Harapi ka ditur ti pėrshtasė moshės sė re shqiptare, duke pasuruar pedagogjikėn shqiptare me elemente tė pedagogjisė botėrore.
    Vepra e dytė e Harapit, Vlera shpirtėrore, ka pasur si qellim tė dėshmonte se besimi katolik nuk ėshtė kundėr diturisė e pėrparimit, as kundėr aspiratave tė njeriut, as kundėr ndjenjave kombėtare.
    Kryevepra e Anton Harapit, Andrra e Prekashit, i kushtuar bashkėveprimtarit tė tij tė dashsur Luigj Gurakuqi, ka vlerė tė madhe dokumentare, etnografike, psikologjike dhe filozofike mbi jetėn dhe idealet e shqiparėve tė krahinės sė Grudės, ku Harapi shėrbeu si famulltar nė vitet 1918-19. Nė kėtė vepėr ai jep pamje nga jeta e tyre tė pėrditshme por synimi i tij kryesor ka qenė thjesht kombėtar: fiset e Hotit dhe tė Grudės, tØmbetura jashtė kufirit politik tė sotėm, janė thjesht shqiptare. ”Me veprėn e pėrvuejtė tė virtyteve shqiptare do ta ngrehim madhinė e kombit tonė” shkruan Harapi.


    MENDIMET SHOQĖRORE-POLITIKE TĖ HARAPIT
    Anton Harapi me tė vėrtetė ishte kundėrshtar i rreptė i komunizmit nė formėn e bolshevizmit stalinist. Ai kishte kuptuar herėt, se prapa fjalėve mashtruese pėr barazi dhe drejtėsi shoqėrore fshihej njė realitet krejt tjetėr. Tragjika e Anton Harapit mbetet nė pranimin e tij tė tezės sė hidhur ”armiku i armikut tim duhet tė jetė miku im”. Ai pranoi pushtimin gjerman si mbrojtje kundėr komunizmit, sepse nazistėt gjerman ishin armiq tė betuar tė popujve sllav nė pėrgjithėsi dhe tė Bashkimit Sovjetik nė veēanti. Por dihet se nazistėt gjerman vazhdimisht kryenin krime tė tmerrshme kundėr vlerave mė tė larta tė njerėzimit. Kur gjermanėt dėshtuan dėshtoi edhe bota e Anton Harapit. Nuk dihet ēfarė pushtet real ka pasur ai si regjent, ēfarė pėrgjegjėsi kishte ai pėr ngjarje si ajo e 4 shkurtit 1944 kur u vranė shumė komunistė tė Tiranės nė shtėpitė e tyre. Njė gjė ėshtė e qartė: ishin komunistėt qė filluan masakrat dhe nxitėn luftėn civile. Gjermanėt nuk donin tė cenonin shqiptarėt me zaptimin e Shqipėrisė, vetėm donin tė luftonin kundėr forcave komuniste. Nė kėtė luftė nė shumicėn e rasteve ata qė u bėnė viktima ranė nė luftė midis komunistėve dhe nacionalistėve apo si viktima tė masakrave dhe represaljeve nė kėtė luftė civile.
    Roli i Anton Harapit gjatė Luftės sė dytė botėrore duhet ndriēuar nė mėnyre shkencore pėrmes njė hulumtimi objektiv. Pėr kėtė nuk egzistojnė ende parakushtet. Mė lehtė pasqyrohen parimet qė ka shprehur nė rrethana tė ndryshme, tė cilat dėshmojnė se kishte pikėpamje pėrparimtare patriotike. Shumė herėt nė studimet e mia tė shqipes, nė njė libėr mėsimi tė albanologut tė shquar gjerman Maksimilian Lamberc, gjeta njė tekst tė pėrsosur pėr Shkodrėn dhe Korēėn, nė tė cilin Anton Harapi tregon patriotizmin e tij shqiptar , pa rezerva krahinore apo fetare. Nė njė fjalim qė mbajti nė vitin 1936 nė njė rast shumė tragjik, kur dy shqiptarė nga jugu, patriotėt Ēerēiz Topulli dhe Mustafa Qulli, ishin vrarė nga dora mizore nė Shkodėr, Harapi jep qartė mendimet e tij pėr parakushtet e nevojshme pėr tė ardhmen e Shqipėrisė:
    ”Por para se tė niseni, eni kėtu, e mbi kėta eshtėn, shembllesė ideali, forcė dhe bashkimi, t’i shtrījmė dorėn shoqishojt, Toskė e Gegė, muhamedanė e tė krishtźnė, e me besėn e burravet, me besėn shqiptare, tė lidhemi pėr t’i a mbajtė shqiptarit tė paprekun nji Zot tė vėrtetė, nji atdhé tė lumtun, pėr ta bām Shqipnin e re, tė fortė e tė madhnueshme, tė denjė pėr Skanderbén. T’i diftojmė, po, botės se shqiptarėt janė njimend burra; se mund tė jemi Toskė e Gegė, muhamedanė e tė krishtźnė, e njiheri shqiptarė tė njimendėt.”
    Kur situata nė Shqipėri nė fund tė luftės u bė shumė e nderė pėr nacionalistėt, miqtė e Harapit e kėshilluan tė mėrgojė jashtė vendit por ai refuzoi:
    ”Kam punue pėr Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shpėrblim, por as dėnimi nuk ka pasė me pret. Bashkatdhetarėt e dijnė se kurrė s’i tradhėtova. Me ta vuejta, pėr ta punova, me ta qindrova. Me ta edhe do tė vdes.”
    Pėr fatin e Atė Anton Harapit shkruan Prenk Gruda nė Ditarin e vet nga Tirana me datė 15 fruer (shkurt) 1946:
    ”Gati mbas nji vjeti torturash shnjerzore nėpėr burgje, nė Shkodėr nė fillim, mandej nė Tiranė, Pater Anton Harapin e gjykuen pėr vdekje, pa kurrfarė fajit dhe dje paradritet e pushkatuen.
    Kishės Katolike iu shtue nji i shźjtė e kombit shqiptar edhe nji martir i shquem. Atdheu mbeti pa nji patriot shumė tė madh, pa nji burrė me virtyte e tradita kreshnike tė lashta. Qe gjithmonė i gatshėm, me pėrpjekje e vepra nė shėrbim tė Shqipnisė, si askush tjetėr i kohės sė tij pa qellim shpėrblimi, gja qi dihet prej tė gjithė shqiptarėve.”
    Pėr patėr Antonin jepet kjo karakteristikė nė Ditarin e Prenk Grudės:
    ”Oratori i pėrvujtė, mėsuesi e edukatori i ndėrgjegjshėm, afruesi i vėllaznimit tė shqiptarėve dhe shkrimtari tejpasė e shumė i mprehtė, e njomi me gjakun e pastėr tokėn e tė parėve, tė cilės, bashkė me besimin nė tė Plotėfuqishmin, ua kishte kushtue jetėn dhe, pa droje aspak, u flijue pėr atdhe. E vranė tradhėtarėt mercenarė tė Moskės e tė Beogradit pėr hyllin e kuq tė pansllavizmit, sepse adhuronte Zotin e Shqipen e Gjergj Kastriotit. Zhdukėn hijen, por jo veprat monumentale tė Pater Harapit, tė cilat do tė pėrkujtohen gjithmonė me nderim prej shqiptarėve tė vėrtetė, ashtu sikurse e ēmojshin pėrherė edhe Patėr Antonin.”

    FATI TRAGJIK I NJĖ INTELEKTUALI ANTIKOMUNIST
    Gjatė procesit tė montuar politik Anton Harapi dha testamentin e tij shpirtėror pėrpara gjyqit, me kėto fjalė qė kundėrshtuan me krenari pretendimet komuniste:
    ”Nė qe se me u ndigjue ligjevet hyjnore tė Atdheut, me edukue rininė kah idealet e nalta tė sė Vėrtetės e me i nxitė kah e Mira; nė qe se me vuejtė pėr popull e me popull dhe me luftue pėr Fe e Atdhe asht punė e dobėt e tradhti, atėbotė jo veē unė por mbarė franēiskajtė e Shqipnis jemi tė dejė pėr dekė.”
    Dhe Prenk Gruda na kallėzon mė tej:
    ”Nė gjyq i hodhi poshtė akuzat e thaniet e trupit gjykues pėr dėnim si tradhėtar jo nga populli, por nga anmiqt e kombit qi trillojnė shpifje. Theksoi burrnisht me fakte pafajsinė, tue mos pranue me lypė falje. U tha: ”Zoti pastė mėshirė pėr ju, qi nuk jeni tue dashtė me dijtė se ēfarė krimesh po bani kundėr popullit e atdheut, jo vetėm pėr dėnimin tem e tė qinda tė tjerėve tė pafajshėm sikurse unė, por pėr tragjedinė qi keni vulosė kundėr tanėsisė kombėtare, nė dhunim shqelmues tė tagrit tė shqiptarėve pėr atdheun etnik. Mundimet dhe jeta ime i qofshin falė kombit!”
    Fjalėt e fundit e Harapit nė gjyq pėrmbajnė njė profetėsi: ”Shqipnija u fitue me gjak; me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do tė vijė dita e me Paqe e Drejtėsi do tė fitohet.” Me pėrmbysjen e regjimit komunist nė pranverė tė vitit 1992 u vėrtetuan kėto fjalė.
    Regjimi i Enver Hoxhės ishte pa skrupuj, pa parime normale njerėzore. Dhe mė e keqja nė veprimtarinė politike tė Enverit ishte gatishmėria e tij tė flijojė tė gjitha vlerat kombėtare dhe humane pėr hir tė pushtetit. Serbomėdhejtė shpirtligė dinin me mjeshtėri tė pėrdornin persona si Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu pėr qėllimet e tyre, pėr tė shkatėrruar elementet mė tė mira tė popullit shqiptar qė ishin kundėrshtarė tė sllavo-komunizmin. Rrėfimi i Prenk Grudės nė Ditarin e ditės 20 shkurt ėshtė shumė kuptimplotė:
    ”Profesor Kolė Shiroka ka konfidencė tė madhe pėr ēdo gja me mue. Ka gruen ruse. Ajo asht pėrkthyese besnike e Enver Hoxhės pėr gjuhėt rusisht e serbisht. Si femėn nuk asht durue pa i diftue tė shoqit, nė besė, me njiqind porosi pėr me e mbajtė sekret tregimin e kobshėm, pėr ēka paska sajue me ba Beogradi nė Shqipni kundėr klerit katolik.
    ”Mbas vrasjes sė Patėr Anton Harapit, ambasadori jugosllav ka shkue pėr vizitė zyrtare te Enver Hoxha. Nė bisedė e sipėr, Enveri asht mburrė pėr zhdukjen e Harapit. Ambasadori i ka thanė se i gjithė kleri katolik shqiptar asht Patėr Antona, prandej pėr mbarėvajtjen e partive e tė qeverive tona motra, kam porosi tė shpejtė rezervate prej Beogradit, qi me ēdo mjet, duhet me i likuidue tė gjithė sa ma parė. Ata janė tė lidhun me Vatikanin, me atė ēerdhe tė spiunazhit tė kapitalistave imperialista.”
    Dhe Prenk Gruda bėn pėrfundimin:
    ”E atėherė a ka se si besohet shestimi i kėsaj katastrofe pėr ne prej Beogradit? Pse Enveri pranon me u ba vegėl serbe kundėr shqiptarėve? Ma nė fund, pse komunistat serbė nuk e hjekin qafet klerin e tyne, qi gjatė luftės pėrgjithėsisht ka qenė me ēetnikė?!...”
    S’kam kurrfarė dyshimi pėrsa i pėrket korrektėsisė se arsyetimit tė Prenk Grudės. Dora e ndytė e Beogradit ka infektuar, ka helmuar edhe jetėn shqiptare, jo njė herė por gjithmonė!
    Fati tragjik i Atė Anton Harapit na tregon: kur faktori i jashtėm negativ ėshtė shumė i fortė, vetėm njė faktor i brendshėm qė ėshtė mė i fortė dhe pozitiv mund tė shpetojė njė popull tė vogėl nga kiameti. Situata e Shqipėrisė nė fund tė luftės sė dytė botėrore ishte tejet negative. Kjo mund tė thuhet p.sh. edhe pėr Finlandėn, por populli finlandez u shpetua nga kthetrat sovjetike pėr arsye tė forcės sė bashkimit tė tij kombėtar. Edhe komunistėt finlandez, natyrisht me zemėr tė vrarė, shkuan nė luftė me ushtrinė kombėtare, kundėr armikut sovjetik! Ishte ky bashkim qė dėshironte Anton Harapi ndėr shqiptarėt, dhe pėr kėtė ideal luftoi dhe vdiq ai. Dhe realizimi i kėtyre idealeve ėshtė edhe mė i rėndėsishėm, edhe mė i ngutshėm nė ditėt tona, sepse edhe sot populli shqiptar ėshtė i ndarė, i copėtuar. Tė mos harrohet pėr asnjė ēast!

    ULLMAR QVICK



    Literaturė e shfrytėzuar:

    Anton Nikė Berisha: Ēėshtje e porosi tė qenėsishme (”Rilindja” (Zvicėr) 10 gusht 1996
    Prenk Gruda: Ditari i nji zemrės sė lėndueme 1937-1975. 766+XXXI faqe. Detroit 1985.
    Atė Anton Harapi: Dy lotė e njė betim (”Rilindja” (Zvicėr) 10 gusht 1996
    Anton Harapi: Korēė e Shkodėr (nė Lambertz: Albanisches Lesebuch. Leipzig 1948.)
    Zija Kambo: Mbrojtja e pushtetit tė ri popullor (Rrėfimi ”Proteza e dhėmbėve). Tiranė 1980.
    Zef Simoni-Fritz Radovani etj.: Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare 1944-1990. 220 f. Tiranė 1993.
    Ullmar Qvick

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Po shtoj e une dy rradhe mbi Pater Antonin*

    Duke lexuar nje nga vleresuesit dhe njekohesisht koleg & shok i Pater Harapit O.F.M, prej At Danjel Gjeēaj, kam mesuar se Pater Antoni ishte biri i Loro & Ēile Harapit, lindur ne Shiroke. I vellai i tij, Marku u fut ne Kolegjen e Jezuiteve, nen Urdherin e Shen Saverit, kurse Gaspri, sic ishte emri i vene prej prinderve te tij, u fut ne Kolegjen e Franceskaneve dhe ishte nje nga nxenesit e At Gjergj Fishtes.
    Me pas ai shkon per studime ne Autri, dhe perkatesisht ne Tirol, Salzburg, ku studion per teologji, filozofi. Si bashke-studente te tij ne gjymnazet e shkollat ne Ausri kane qene dhe freterit, Justin Rrota, Anton & Leon Ashiku, Martin Gjoka, David Pepa apo Imzot Bernandin Shllaku..
    Me 1910 Pater Antoni kthehet ne Shkoder, ku tashme thirret nga te gjithe me emrin Anton dhe i perket brezit te studentave teologjike te arsimuar ne Austri, ndryshe nga brezi i meparshem i mesuesve te tyre, Fishta, Bardhi & Gjeēovi te edukuar ne Bosnje e Kroaci.

    Nder ngjarjet kryesore te Patros, permendim, Rrethimin e Shkodres (tetor 1912- prill 1913) i cili e gjeti ne Kuvendin e Arres se Madhe, ku banesen e priftave e kthen ne strehe per popullaten civile, te cilen e ndihmon me ushqim e u jep nje strehe mbi koke.
    Pranvera e 1916 e gjen duke luftuar kundra koleres qe kishte rene ne Dukagjin dhe duke u ardhur ne ndihme banoreve te Bjeshkeve te Dukagjinit.
    Kemba e tij shkel nder viset me te thella te Shkodres apo Malsise se Mbishkodres si ne, Theth, Ndersylaj, Kaprré, Gimaj, Lekaj e Curraj, duke predikuar fjalen e Zotit.
    Me 1918 Anton Harapi caktohet famulltar ne Grude, dhe kohen e vajtjes aty dhe ngjarjet kryesore te asaj periudhe i pershkruan shume bukur ne dy librat e tij, Vale mbi Vale & Andrra e Prźtashit.
    Me 1923 merr drejtimin e Kolegjes Franēeskane ne Shkoder dhe sjell nje fryme te re. Ja si e pershkruan punen e fratit Pater Gjeēaj: “Ne konceptin edukativ harapjan Frati shqiptar do te paraqitėte ne jete pervehtesimin e qarte te shpirtit kalerues te Shen Franceskut t’Assisi-t bashke me karakterin dallues te Pater Palit nga Matja qi ne kalan e rrethueme te Rozafes shkjeu flamujt hane-e-hyll tuj i xevendsue keta me shqipen dykrenare. S’e pat te veshtir me e ndikue kete ideal nder filizat e njome te Provinēes Franēeskane, qi i rriteshin nder duere: ai vete e pat mishnue qe perpara. Ne kete misjon nuk i munguen shembujt e kohevet te fundit. I viejten anekdotat e jetes se Fretenvet tiparė nder male e nder fusha. Ishin keto fetyra te shkelqyeshme, nder te cilat secili nga xanesat e vogjel me zhgun zgjidhte, mbas andje, Fratin, te cilit do t’i ngjante ne jete.”
    Pater Antoni ishte dhe drejtor i Liceut Illyricum dhe njekohesisht jepte mesim dhe ne Normalen Femerore te Motrave Stigmantine ne Shkoder. Ai ishte gjithashtu dhe anetar i Institutit te Studimeve Shqiptare me qender ne Tirane. Autor i me shume se 50 artikujve ne revisten prestigjoze Hylli i Drites, drejtor i se ciles dhe ishte prej 1930-1936, Pater Antoni eshte dhe autor i disa librave. Libri i pare i botuar prej tij ishte nje perkthim pedagogjik i profesorit austriak A. Herget, me titull, “Edukata asa Mireritja e Femijvet”, botuar me 1925. Me 1936 boton librin, “Vlere Shpirterore” qe permban 6 konferenca fetare te mbajtura po ate vit prej tij ne Korce. Dy libra te tjere te tij jane perkatesisht, “Vale mbi Vale” dhe “Andrra e Prźtashit”, ku i pari eshte nje pershkrim i udhetimit te Patres mbi Liqenin e Shkodres per ne Grude ku ishte emeruar si famulltar. Ndersa libri i dyte, jep nje pershkrim teper te bukur te ngjarjeve kryesore qe ndodhen ne Grude dhe Cem, gjate vitit 1918 ku Patri ishte famulltar. Ne to ai jep qarte karakteristikat kryesore te shqiptarit, jeten e perditshme, traditat e doket tona.


    Me 14 shkurt 1946 nje flete tjeter legjendare e historise sone kombetare gjakoset prej plumbave te pushkatareve te kuq, qe rane mbi trupin e Pater Antonit.
    Pater Anton ra per te mos u ngritur me ne kete jete, dhe amaneti i tij nukduhet harruar, ” Shqipnija u fitue me gjak; me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do vije dita e me Paqė e Drejtesi do te fitohet”


    --------------------------------------------

    * Per te lexuar dicka me shume mbi Pater Anton Harapin, jeten e tij e c'ka shkruar ju ftoj te lexoni: ketu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 29-10-2003 mė 09:22

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Per respekt te Mikut tone te nderuar Uillmar, si dhe per gjithe ata qe kane admirim per figuren e atdhetarit te shquar Pater Anton Harapit, po postojme ne Forum ligjeraten (fjalimin) e Anton Harapit ne Shkoder, ne ceremonine e percjelljes se eshtnave te dy Atdhetareve tane te medhej, Ēerēiz Topullit dhe Mustafa Qullit, per ne vendlindjet e tyre, Gjirokaster e Leskovik.

    Ky fjalim brilant e i pashoq ne oratorine shqiptare, u mbajt ne 14 Shtator te 1936-es ne qender te Qytetit te Shkodres, ne pranine e mijra e mijra qytetareve Shkodrane si dhe te perfaqsuesve te qyteteve Gjinokaster e Leskovik e nga gjitha trojet shqiptyare.


    Teksti eshte kopjuar sipas revistes " Hylli i Drites", Shkoder 1936.



    **********************







    DY LOTE E NJE BETIM






    Ndalnju ! Ku veni, o burra ?!...

    Ēerēiz e Muēo, dy fjale ka me ju Shkodra kreshnike, ketu ne log te kuvendit, para se te ndaheni.
    Doni t'a leni Shkodren, te shkoni e te pushoni atje, ku se pari pat t'amblat rreze te diellit, ku, si filiza te shendoshe, gezueshem e rritet shtatin, atje prej kah Shqipnija u qiti edhe u ndriti !

    Le te levdohen, po, per ju Gjinokastra e Leskoviku, vendet ku ju u lindet per jete, por grime ma pak s'do te gezohet me ju Shkodra, vendi, ku ju nuk vdiqet, por u lindet per atdhe.
    Njimend se ato u dhane tamblin e gjiut, e u jane nana te natyreshme, por ju tashma, nuk jeni njerez te zakonshem, nuk jeni ēfardo shqiptaresh, jeni kreshnike, jeni burrat shqipetare; e si te tille u priti e ju mbajti, si te tille sot me gezim u percjell Shkodra, lama e nana e kreshnikise s'uej .

    Jo, nuk u leshon ju Shkoder lokja, ambel pa u puthun ne te dyja faqet, thekshem pa u lėmuem te dy krahet, permallshem pa u derdhun dy pika lotesh, lote gezimi e pikllimi, mbi eshtėnt t'uej.

    Eshtėn te pamort, u falem ! Te pavdekshem, po, pse nder veme t'ueja rueni nje visar te ēmueshem, njat ide e cila e patrandun do te jesė ndėr ne deri sa te jete Shqipnija.

    E udha e mbare u qofte !
    Veē, o burra, qi vdekun, flitni ; te mbetun, ngjalleni; te hupun, sot ndritni, kah rreth e rrokull t'i bini Shqipnise, deh, leshonje nje za, at zanin t'uej kumbues si te luajvet, diftoni djelmnise shqiptare shka u a ushqeu idealin, shka u a mbajti karakterin, shka u bani te pavdekshem.

    Diftoni, po, se ka e do te ket Shqipni deri sa te kemi e te mbajme nji Zot mbi vehte; ka, po, Shqipni deri sa te dalin Shqiptare fatosa; ka dhe do te kete Shqipni derisa gjaku i juej i kėrthnesėt e i gjalle te vloje ne kujtim e ndėr ndjesi te Shqiptarvet, deri qi ne Shqipni, pa ndryshim krahine e besimi, te ēmohen e te madhnohen themeluesat e atdheut.
    Kemi pse te jemi e te mbahemi Shqiptare, deri sa te shenjta te ruhen besė e burrni.

    Me tė tanė fuqine t'uej vigane m'i a bani nje urim Shqipnise; m'i ndillni te mbarė e perparim, pagjė e ngadhnim.
    Por dhe nje namė, si rrufeja, m'i a leshoni kulshedres se re, rrymvet derrmuese, qi po e brejne jeten shqiptare: atyne po, te cilet thone se po bashkojne e na shkaterrojne: levdohen per dashuni, e na qesin mėnin e fitmen, duen te na mesojne e po na zhburrnojnė.
    Heu ! ata mos qofshin, e Zoti i vrafte njata, te cilet duen t'i lane Shqiptaret pa bese ndėr vehte, duen t'i qesin nga morali dhe karakteri, nga familja e historia.

    Nuk po u pyes kush jeni e kah po veni. Kudo shkojshi, te bardhe qofshi ; ku ndejshi, flori ndritshi. Ideali i juej me tregon se kush jeni, vdekja e juej me dishmon se ku dueni. Nuk me duhet gja kush u vrau, por knaqem, kah marr me mend ate per shka ju rat preja e dores mizore. Nuk marr parasysh ē' krahine qet e ē' besim patėt, mė mjafton te dij se besuet ne nji Zot, e si kristal i kulluet rrodhi ndėr dejt t'uej gjaku shqiptar.

    Ju mesyt Shkodren per strehe atdhetarije, per lamė veprimi, per strofull sigurie. Edhe Shkodra me kėnaqė ju priti e iu dha nderimin qe ju perkitte: pa ndryshim ju rreshtoi nder fatosat e vet, nder te vdekunit e pavdekshem, krahas me nji Dedė Gjo' Lulė e tjerė sokola.

    Eh, moj Shkoder, moj mizore ! Si s'u ngine ma njihere me gjak ? Deri kur ma do te m'i a kendojsh kangen vdekjes e shemtimit?
    Shka asht ne ty, qi dukesh si tė ngadhnojshesh ma fort mbi vdekje se sa ne jete, si te gezojshesh ma fort per te mbetun se per te gjallė? Me shka ma mund do te shuhet ajo etja e jote, qi tashma sot te rreshkė e te pervlon?...

    Ti, mizore njimend, por fatose , pse sikurse ne djep t'and perkunde burrat e maleve, ashtu ne prehėn t'and mblodhe, ne votren t'ande rreshtove kreshniket e kombit. Mizore, po, por trimneshė, pse kurdohere ne vdekje pave shpetimin; ne therori ,fitimin; ne burrni, forcen. Mizore po, por fisnike, pse nderėr e burrni i pate gjithmone per piri.
    Zotnij te ndritshem ! Nuk due t'u ndali ma. Keni udhe te gjate. Mirrni kto visare te ēmueshme, e shkoni. Por para se te niseni, eni ketu, e mbi keta eshtėn, shėmblles ideali, force dhe bashkimi, t'ia shtrijme doren shoqishojt, Toske e Gege, muhemdane e te krishtene e me besen e burravet, me besen Shqiptare, te lidhemi per t'i a mbajt Shqiptarit te pa prekun nje Zot te vertete, nje atdhe te lumtun, per te bame Shqipnine e re, te forte e te madhnueshme, te denje per Skenderben.
    T'i diftojme, po, botes, se Shqiptaret jane njimend burra; se mund te jemi Tosk e Gege, muhamedane e te krishten, e njiheri Shqiptare te njimendėt.

    Zoti i vertete e atdheu le tė na bashkojne, Zoti e atdhu te na mbjane;
    Me Zot e me atdhe te lumnojme !





    ************************'





    veme - embrion
    per piri - per natyre, per doke.




    Marre nga "Hylli i Drites", 1936. Nr 9, fq 462.





    Brari

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    Patėr Anton Harapi

    Nė vitin 1956 ėshtė botuar nė Gjermaninė Perendimore njė libėr me titull “Misioni i posacėm nė Juglindje- Raport i njė diplomati fluturues“. Autori i tij ėshtė Hermann Neubacher i cili ka kryer detyė n si „I plotfuqishmi i Ministrisė sė Jashtme pėr Juglindjen” Mė pėrpara ai ka qėnė kryetari i bashkisė sė Vienės.



    Nė librin ė pėrmendur mė sipėr ai i ka publikuar kujtimet e tij gjatė periudhės sė ushtrimit tė kėsaj detyre nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore. Nė kėtė libėr shumė interesant i kushtohet njė vend shumė i gjėrė dhe Shqipėrisė sė asaj kohe.

    Interesant ėshtė fakti se nėpėrmjet Neubacher krijohet njė mundėsi krejt e vecantė pėr t’a parė Shqipėrinė e atyre viteve me sytė e njė tė huaji, konkretisht tė njė diplomati tė lartė gjerman.

    Duke lexuar shkrimin pėr Patėr Anton Arapin mė lindi dėshira tė kontribuoj sadopak nėpėrmjet pėrkthimit tė njė fragmenti nga libri i sipėrpėrmendur, qė bėn fjalė pėr disa detaje tė vogla nga jeta e tij. Sado tė vogla tė jenė kėto fragmente, besoj se kanė vlerė tė madhe sepse janė fragmente tė vogla nga jeta e njė njeriu tė madh.

    Pa dashur tė vazhdoj me komente po nis pėrkthimin e pjesės:

    * * *

    Shkodėr 1943: ajėr i rėndė, presione nate pėr para, vrasje nė mes tė rrugės, nė shtėpitė e vogla, nė kafene. Nė mes tė ditės! Nė njė rreth tė vogėl shqiptarėsh e gjermanėsh. Patėr Anton Harapi tregon se si natėn e kaluar tre burra tė njohur tė levizjes ilegale komuniste kishin shkuar tek ai nė manastir pėr tė zhvilluar njė debat politik me tė. Partia komuniste, thonin ata, nuk luftonte kundėr kishės. Komunizmi ėshtė nė njė fazė tė re zhvillimi, ai lufton pėr lirinė kombėtare dhe pėr njė demokraci tė vėrtetė. Cfarė kėrkon priori i franceskanėve patėr Antoni nė njė Kėshilli Regjence, i cili bashkėpunon me okupatorėt fashistė? Njė oficer gjerman policie, qė ishte i pranishėm. e kapėn ethet e gjuetisė:

    „ Sa interesante Patėr Antoni,! A do tė mund tė na thoni se kush ishin ata tre burra?”

    Fytyra e tij prej asketi si e gdhendur nė dru e me njė hundė tė madhe u nxi prej

    trazimit:

    “Mos harroni se unė jam shqiptar!”



    Tė tre burrat, edhe pse tė pa ftuar, ishin miq nė shtėpinė e tij, pra ishin nėn mbrojtjen e tij gjatė kėsaj vizite.



    Megjithatė komunizmi nė Shqipėri nuk i njeh mė vlera tė tilla. Pas tėrheqjes sė trupave gjermane nga Shqipėria, Patėr Antonin e kapėn nė njė strehė tek njė shtėpi miku, dhe ata tre burrat ka gjasė tė kenė qėnė midis gjykatėsve ose spektatorėve kur ai u var nė litar.

    * * *



    Vazhdim prej njė fragmenti tjetėr tė librit
    * * *

    Pater Anton Harapi ishte nga Shqipėria e Veriut, arsimimin e mesėm e kishte kryer nė shkollat e manastirit nė MERAN dhe nė HALL tė Tirolit tė Jugut, nė Romė ai kishte studiuar Teologji.Ai i kishte parė edhe njė herė qytetet e rinisė pak para fundit tė tij. Udhėtimi i atėhershėm i tij pėr nė Tiranė ėshtė i habitshėm.



    Ishte fundi i Qershorit tė vitit 1944, kur unė i ngopur nga kriza qeveritare, u largova nga Tirana. Pėr shkak tė “fqinjėsise” sė avionėve gjuajtės angleze nga ana tjetėr e Otrantos, mund tė ngrihesha me avion me mirė natėn. Avioni filloi tė lėvizė nėpėr rrugėn e rrethuar me llampa, kur personeli i bordit me vėshtirėsi e britma frenoi avionin. “C’ka ndodhur, kush ėshtė aty” “Pater Anton Harapi!”. Dhe menjeherė franceskani i vogėl u ngjit nė barkun e avionit dhe qėndroi i qeshur nė kabinėn e vogel tė pasagjerėve.



    “Unė nuk mund ta duroj mė politikėn! Do tė fluturoj me Ju!“



    Heinkel-i (tipi i avionit personal te Neubacher-shėnimi im) lėvizi pėrpara, u ngrit dhe fluturoi pėrmes luginės, mbi vargun e maleve, endej mbi masivet shkėmbore, ndėrkohė qė mbi faqet e tyre vezullonte purpuri i parė i kuq i diellit qė po lindte. Patėr Anton, qė me zhgunin e tij ishte ulur pėrballė meje, nxori nga canta e tij e dorės, qė ishte i vetmi bagazh i tij, librin e lutjeve dhe filloi tė lutej. Pėr disa ditė qėndroi si miku im nė Beograd. (Nė Beograd ka qėnė selia e Neubacher - shėnimi im). Unė e kam ende pėrpara syve shtatin e vogėl prej asketi me fytyrėn e zeshkėt si tė gdhendur nė dru, prej tė cilės dilte njė hundė e madhe, se si endej duke mbajtur nė dorė librin e lutjeve nėpėr kopėshtin tim madhėshtor e tė lulėzuar. Patėr Anton Harapi udhėtoi mė vonė pėr nė Vienė dhe nė Tirolin e Jugut. Pas disa javėsh ai u kthye nė Shqipėri, ku tashme e priste vdekja.



    Asnje revolucion nuk mund ta shuajė kujtimin e njė njeriu tė tillė. Drita e amshuar tė cilės ai i ka shėrbyer e ndricoftė atė!



    Marre nga http://www.mirdita.net/paterantonarapi.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 28-10-2009 mė 06:53 Arsyeja: korrigjim nė emrin e personit.
    Ignore List: Den Bossi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232

    At Anton Harapi, Martiri i Atdheut e Fese - 60 vjetori i vrasjes (17 shkurt 1946)

    I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė kulluar

    “A e dini se ēdo ndertese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, ne hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quajm Shqypni”
    At Anton Harapi (1888-1946)

    marre nga www.albanovaonline.com

    nga Klajd Kapinova Manhattan, New York

    Njė sqarim i “vogėl” pėr lexuesit shqiptarė

    Kam lexuar para disa kohe me njė kujdes tė veēantė njė shkrim kuptimplotė tė publicistit tė mirėnjohur z. Mergim Korēa, nė gazetėn shqiptaro-amerikane “Illyria” nė Manhattan Neė York.

    Ju pėrgėzoj i dashur bashkėatdhetar, qė jeni shumė i shqetėsuar pėr mosfutjen e emrit tė veprės martire tė At Anton harapit nė fazėn e kanonizimit, qė Selia e Shenjtė nė Vatikan aplikon pėr meshtarėt e Krishtit. Dhe pikėrisht pėr atė ushtar besnik tė Urdhėrit tė Shėn Franēeskut, qė me sandale dhe varfėri qendroi pranė dhe mes popullit tė vet, ku gjithnjė pėr te Shqipnia ishte NJI.
    U privua nga kjo e drejtė e merituar, pikėrisht franēeskani i pėrvujtė, qė u pushkatua barbarisht me fjalėt e Krishtit nė gojė: “Fali o Zot se nuk dijnė ēka bajnė”, “Rrnoft Krishti Mbret!”, “Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!”.

    Keni shumė tė drejtė i nderuari z. Korēa, kur thoni, se me At Antonin, do tė ndodhė njėsoj sikurse i ngjau Padre Piu-t, i cili, kur ishte nė jetėn tokėsore thoshte: “La Benedizione del Signore scenda su di te, sulla tua casa e su tutte le persone a te care”. Atėherė ē’vlerė ka pendesa, kur veprimi i padrejtė, pėr mosshėnimin e emrit nė listėn e martirėve shqiptarė ėshtė bėrė me dėshirėn e njė individi apo “komisioni” shqiptarėsh.
    Askush nuk ka drejtė t’i jap tė gatshėm nė tabaka Selisė sė Shenjtė, ku meshtar e meriton apo jo, qė tė bėhet martir i lterit!

    Me sa di unė, Komisioni i Rishqyrtimit tė Aktit tė Martirizimit tė Klerikėve Katolikė nė kohėn e masakrave tė komunizmit (sikurse nė tė gjithė vendet diktatoriale dhe komuniste tė ish - Evropės Lindore) nga Vatikani, ka kėrkuar prej Konferences Ipeshkvnore tė Kishės Katolike nė Shqipėri dokumentet (tė marra nga Arkivi Qendror i Shtetit, aktet e gjyqeve), dėshmi me deklarata autentike nga pėrsona qė dėshmojnė vėrtetėsinė e faktit tė kėrkuar, dhe jo tė paragjykohet nga gjyqi i dytė shqiptar, etj. “komisioni” apo individė, kushdo kjoftė, duhet t’i ketė parė pikturat ose arkivat, qė i kushtohen pushkatimit tė klerikėve katolikė, njė prej tė cilėve ėshtė edhe At Anton Harapi.

    Frati i pushkatuar e i anatemuar pa mėshirė, ka nevojė qė tė qitet nė shesh me dokumente autentike dhe jo tė marrė tė gatshme nga zyrat e ekzekutorėve etėrit dhe bijtė e tė cilėve ende drejtojnė Shqipėrinė dhe ende nuk kanė bėrė “mea culpa” pėr krimet qė kanė bėrė kundėr njerėzimit dhe popullit tė vet.

    Veprimi i njėanshėm dhe me tendenca diskriminuese qė kanė pėrdorur sot servilėt e sistemit qofshin kėto dhe me petk meshtarak, ėshtė njė shkelje ndaj martirėve tė krishtėrimit qė e kanė derdhur gjakun e tyre pėr ungjillizimin e popullit dhe dashninė e besimtarėve shqiptarė.

    Shpesh po abuzohet pa tė drejtė pėrmes njė fotografie, ku ka dalė frati qė ka kaluar nė amshim At Anton Harapi me njė gjeneral gjerman Fitstum asokohe tė Luftės Dytė Botėrore...
    Mirėpo, kushdo e di, se e gjithė hierarkia qė ka 10 vjet pushtet shpirtėror nė Shqipėri (25 Prill 1993-2003), pas vitit 1993 me pėrjashtim tė Shkėlqėsisė sė Tij imzot Zef Simoni Ipeshkėv (qė ka vuajtur kalvarin komunist pėr 12 vjet nė Spaē, Burrel, Sarandė, etj.), pėrsa i pėrket historisė sė martirizimit tė prelatėve tanė, nuk i njohin, dhe mendoj se nuk kanė tė drejtė tė vendosė apriori.

    Nuk ėshtė vonė tė bėhet dorėzimi i materialeve pėr fratin Anton Harapi nė Vatikan, mbasi drejtėsia herėt ose vonė do tė triumfojė... Do tė vijė njė ditė qė madhėshtia e Pader Anton Harapit, tė rritėt ashtu sikurse ngjau pas shumė dekadash me shenjtin Pader Piu-n.

    Faqet e historisė, tė mbshura me male kufomash tė pafajshme nga kmerėt e kuq tė polpotit tė Tiranės sė kuqe tė diktatorit largkjoftė, me heshtjen e tyre stoike po flasin dhe kėrkojnė drejtėsi. Opurtiniteti e konformizmi me xhelatėt ekzekutorė qė janė sot nė pushtet pas revolucionit jevgjito-komunist tė vitit tė zi 1997, do tė shkrihet si kripa nė ujė...

    Nė njė natė tė errėt e tė vranėt, u hapėn gropa tė mėdha kolektive. U gjakosėn qielli e toka, u thanė trungje shumėvjeēare. U vranė nga komunistėt, bijtė e kėsaj toke, qė shquheshin pėr nga lartėsia shpirtėrore, pėr nga zgjuarėsia e trimėria.
    Shumė klerikė katolikė u pushkatuan me gjyq fars dhe pa gjyq, u burgosėn, internuan dhe zhdukėn pa lėnė asnjė gjurmė.

    U vranė mizorisht 8 kryeipeshkėvij, 4 ipeshkėvij, 53 priftėrinj dioqezanė, 25 franēeskanė, 10 jezuitė, 10 seminaristė. Ata sė bashku kishin bėrė 881 vjet burg ose gati 9 shekuj vuajtje. Ata sė bashku kishin kryer 450 vjet studime nė 24 universitete tė ndryshme.

    Kėtė fat tė zi kishte edhe At Antoni. Nė kėtė mėnyrė, historia njerėzore mbetet njė meteor, qė shndritė pėrjetė veprėn e prelatėve tė kishės dhe tė kombit shqiptar tė mbisalvuar.

    Asnjė pėrkujtimore shkencore nuk ėshtė bėrė pėr pėrkujtimin e veprės dhe jetės sė tij nė dobi tė shqiptarizmės sė kulluar. Tash 14 vjet nė Shqipėri dhe pėr mė tepėr nė vendlindje nė qytetin e Shkodrės, nuk ėshtė bėrė asgjė, as nga Urdhėri Franēeskan qė e ka pėr detyrė tė pėrkujtojė martirėt e Shėn Franēeskut, njė shembėlltyrė e tė cilit ishte edhe frati shqiptar At Anton Harapi. Vetėm nė Prishtinė, revista kulturore “Jeta e Re” nė vititn 1997, i ka pėrkushtuar njė numėr tė veēantė At Anton Harapit. Asnjė pendesė, nuk ka nga ata autorė qė dje e mallėkuan me shkrime turpi dhe sot pėrsėri po rishkruajnė me metorėn e “realizmit social-komunist”, “Historinė e Letėrsisė Shqipe” (Antologjinė) dhe tė ashtėquajturėn “Histori e Populli Shqiptar” (2002), ku domonojnė “Prof.dr.” e komunizmit. Tashmė hipokrizia ka dalė sheshit dhe po han bukėn e marres sė vet nga pushtetarėt socialkomunist qė janė bėrė padronė shpirtėrorė, kulturorė, fizikė dhe ekonomik nė vendlindjen tonė e pėrtej saj...

    (vijon)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Kush ishte dhe mbeti At Anton Harapi

    Ai lindi nė Shirokė tė Shkodrės, mė 5 janar 1888. I biri i Loros dhe i Ēiles, shtoi gėzimin e familjes qė jetonte buzė valėve tė Liqenit piktoresk. Babai merrej me peshkim, tė cilin e kishte traditė. Nė fėmijėri bashkėmoshatarėt e thėrrisnin Gaspėr, sepse ishte i pagėzuar me kėtė emėr.

    Qė nė moshė tė re hyri nė Kolegjin e Jezuitėve dhe mė pas nė Kolegjin Franēeskan, qė ishte dhe mbeti shtylla e traditės sė mirėfilltė kombėtare shqiptare, duke qenė pėrherė njė pikė e mirėfilltė referimi pėr tė gjithė gjeneratat e mėvonshme, qė dolėn nga kjo qendėr e rrezatimit tė fortė tė gurrės sė pashtershme popullore fetare e atdhetare.

    Vocėrraku, aty mori njohuritė elementare tė teologjisė, rriti cilėsinė e mendjes sė vet, duke fisnikėruar zemrėn me kulturė fetare, u mėkua me dashurinė e thellė pėr Atdheun. Si fėmijė dallohej pėr mirėsi, butėsi, pėrshpirtėri, duke qenė njė dashamirės, me vepra tė lloj-llojshme mėshire.

    Rezultatet e larta nė shkollė i mundėsuan adoleshentit tė menēur, tė vijojė studimet e larta nė disa qytete tė rėndėsishme tė Austrisė, qė njihen si metropole tė rrezatimit tė kulturės sė lashtė e bashkėkohore botėrore. Kėtu rregullisht studio nė Villach tė Tirolit, Salezburg dhe Shvarc pėr degėn adhuruese tė tij teologji.

    Ai ishte njė enciklopedi qė ecte me dy kėmbė mbasi, preferonte shumė tė ishte nė kontakt me bibliotekat, si njė frekuentues shumė i rregullt dhe i azhurnuar me tė gjithė median e huaj evropiane qė vinte nė kėtė bibliotekė.
    Pranė profesorėve tė mirėnjohur austriakė dhe tė traditės fetare vendase, kėtu studioi pėr degėt e adhuruara teozofi e filozofi, ku menjėherė pėrfitoi njė kulturė tė shėndoshė oksidentale, dije tė qėndrueshme, pėrpikmėri tė dalluar tė stilit gjerman, qendresė tė shpirtit tė hekurt franēeskan.

    Duhet vėnė nė dukje se pikėrisht nga ky element i vlefshėm franēeskan, rezulton, se franēeskanėt nėtė tėrėsi, pa kursim derdhin energjitė e tyre nė kulturė, dije, pėrparim, cilėsi me vullnet pune dhe inisiativė tė lirė pėrsonale.
    Kėsisoj, mbi tė gjitha nė unitet dominoi bashkimi i tė gjithė virtyteteve pozitive, duke plotėsuar mė tej shpirtin e pastėr franēeskan, me tė cilin frati ynė ishte i edukuar qysh nė fillim...

    Gaspėri i ri, bėhet At Anton Harapi nė Shqipėri. Dijet e thalla akademike, qė ai i kishte akumuluar gjatė viteve tė studimeve akademike, nuk do ta tulatshin kujtesėn e tij tė freskėt, por do tė shpėrthenin valė - valė, gjithnjė nė nivele tė reja rritjeje, me njė dinamikė pėr t’u pasur zili, tė cilat falė aftėsive pėrsonale, do t’i reflektonte me finesė.
    Argumentet qė buronin nė mėnyrė tė natyrshme, nė ēdo kohė dhe rrethanė, do t’i parashtronte me njė logjikė tė hekurt gjermane. Kjo ishte aftėsi profesionale vetėm e njė gjeniu tė rrallė. Dhe njė njeri i tillė, dy herė nuk do tė pėrsėritet nė tokėn shqiptare. Mbi freskinė dhe mendimin e gėrshetuar filozofik, pėr stilin e matur karakteristik, tė lidhur me rrjedhshmėri, Dom Kolec Prenushi, na ofron para 67 vjetėve kėto rradhė vlerėsimi: “...mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillt disa janė kryvepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojn gjith shkrimet e tija. Mund tė jetė i thatė, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem” (Shih, “Hylli i Dritės”, 1936, fq. 583).

    Pėr tė gjithė ata qė hodhėn vrerė, pėr jetėn dhe veprėn e At Antonit (kujtojmė se posaēėrisht pėr tė ulur figurėn e martirit shqiptar franēeskan, pseudoshkrimtari Skėnder Drini, pėr tė pėrfituar poste dhe “merita”, zhgarravitė me urretjen e tij latente, dramėn pėrvese “Shembja e hidhujve” me pėrsonazh kryesor tė ashtėqujtunin “Harapi i Shkodres”, duke fyer edhe mė tej me skenarin e filmit dhe libretin e drames me te njejtin titull figuren e At Anton Harapit.

    Me ardhjen e demokracisė ky shkrimtar nė vend qė tė bėnte “mea culpa” u shpėrblye pėr bėmat e tij si Atashe Kulturor nė Konsullaten e Shqipėrisė nė Turqi shėnimi im K. Kapinova), qė vraponte shpejt pėr tė pėrhapur paqen, dashurinė pėr njeri - tjetrin, e drejtėsinė midis njerėzve, do tė ishte me vend, qė nga thellėsia e shekujve, t’u pėrgjigjemi me njė fjalė tė urtė tė skalitur nga Paskal: “Ndėrgjegja, ėshtė libri mė i mirė moral qė kemi dhe me tė cilin, duhet tė kėshillohemi mė shumė”.

    Si intelektual model, sillte me vete mentalitetin e misionarėve pėrparimtarė europianė, qė nė shumicė asokohe kishin nė zotėrim shartet e Provincės Franēeskane (shek. XII - XIII), qė po hidhte shtat me palcė e fizionomi shqiptare, tėrėsisht me taban solid, e cila gradualisht kishte ēelur gonxhe, qė shpėrthyen nė tė ardhmen lulėzimin e kulturės amtare shqiptare, ku nė rezonancė dominonte fryma e ngrohtė franēeskane “lutu e puno”.

    (vijon)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Veprimtaria fetare e atdhetare

    Nė vitin 1910, At Antoni kthehet nė Shqipėri dhe shugurohet meshtar, duke qenė deri nė flijim meshtar besnik i zhgunit tė Shėn Franēeskut e popullit qė e donte dhe e respektonte me veneracion. Ai punon si mėsues nė Kolegjin e Fretėnve, ku, kishte mėsuar qysh I vogėl. Si I ri, kishte ide e objektiva tė veēanta, duke I kanalizuar nė njė shtrat tė vetėm, formimin dituror tė rinisė sė ardhshme, me metoda tė tilla, ku, dallohet universaliteti I dritės, pėr t’i ndriēuar tė gjitha sė bashku pa dallim bindjesh, pėrkatėsish, krahinash, origjinė edukimi, lloje shkollash, duke nisur qė tė edukoj kėsisoj njerėz me virtyte, ku mirėsia, dashuria, feja, nacioni tė jenė bashkėudhėtarė tė pandashėm gjatė gjithė jetės tek shqiptarėt.

    Gjatė tetorit tė vitit 1912 deri nė prill 1913 (vite tė trazimeve tė mėdha tė Luftės sė Parė Botėrore), I pėrkushtohet shėrbesave fetare nė kishėn “Zoja Rruzare” nė Arrėn e Madhe nė Shkodėr, ku ishte edhe Kuvendi Franēeskan. Nė kėtė lagje u njoh dhe u ballafaqua me varfėrinė e tejskajshme, tė cilėn e pėrjetonte vetė, mes banorėve pa dallim feje. Viti 1916, pėr banorėt malėsorė tė Dukagjinit, ishte njė vit I vėshtirė, vit I sėmundjes epidemike tė kolerės, ku, njerėzit njeri pas tjetrit vdisnin dhe askush nuk u gjendej pranė nga frika e lėngatės. Por meshtari karizmatik, me shpirt tė pastėr fisniku, u gjend si shėrbetor pranė tyre, pėr t’i ngushėlluar dhe ndihmuar.

    Frati 25 vjeēar, me ndjenja tė holla tė humanizmit, ecte nė kėmbė, nėpėr katunde tė thella e tė ashpra malore, nė tė gjitha shtėpitė e bjeshkėve tė thepisura tė Dukagjinit (Malėsia e Mbishkodrės), pėr tė shpėtuar nga vdekja e sigurtė malėsorėt, duke I ndihmuar drejtpėrdrejtė nga ana profilaksike kundėr kolerės, kėsaj murtaje tė fillmshekullit XX, qė kishte pėrpirė miliona jetė njerėzish nėpėr botė...

    Viti 1918, fratin e Urdhėrit tė Shėn Franēeskut (vendosur nė Arbėri nė shek. XIII), e gjeti famullitar nė katundin Grudė. Binomi “Fe e Atdhe”, qe aorta e zemrės sė tij, e Gruda ishte terreni, ku edhe njė herė shpalosi zgjuarėsinė dhe dituritė e thella enciklopedike, tė cilat spikaten sipas mendimit tim, nė dy rrafshe: sė pari, nė fushėn e gjėrė politike, ku, pėr interesat e larta tė nacionit pranonte tė flijohej, pėr tė mirėn e pėrbashkėt; sė dyti, spikat me sukses nė lėmin e letrave shqipe, duke pasur pendė e mendim tė mprehtė, tė cilat admiroheshin nga qarqet preferuese tė sferės sė letrave albanologjike.

    Pėr tė tillė publicist, me polemikė rezultative dhe mendime tė reja, pohohet me tė drejtėn e qytetarisė, se epoka e njerėzve tė mėdhenj vulos me gjurmėt e veta tė pashlyeshme, ku, kėtu dallohen mirė njerėzit e ndritur, qė denjėsisht i pėrfaqėsojnė, nė paradėn e sė cilės, bėn pjesė edhe emri i ndritur i At Anton Harapit.

    Pa hyrė nė hollėsira e zgjatje tė tepėrta, nė kontekstin e kėtij shkrimi modest, dua tė nėnvizoj idenė e ndonjė mediokri, qė e trajton apo vlerėson si sakrilegj bashkėpunimin e Kishės Katolike nė Shqipėri me problemet nacionale, kur dihet historikisht, se nė shekuj kemi tė pėrcaktuar parimet kryesore tė kėtij uniteti nga etėrit dhe dijetarėt e shquar tė Kishės.
    Nė kushtet kur populli ynė jetonte errėsirėn mė tė gjatė mesjetare dhe njėkohsisht tė shoqėruar me plot kalvare pėrsekutimi, nėn pushtimin mė tė egėr tė barbarėve otomanė, nė veēanti klerikėt katolikė (nė trojet etnike shqiptare dhe shtetin amė), kanė qenė sistematikisht gjatė shekujve vetėdija e nacionit shqiptar, duke sjellė pėrherė zgjimin e ndėrgjegjės sė mirėfilltė nacionale. Nė kėtė kohė, shekull pas shekulli, kultura shqiptare u ngrit nė nivele tė reja, brenda kishės sonė, por qė gjatė pėrbuzjes sė gjatė, zėvendėsoi me dinjitet Akademinė e Parė Shqiptare brenda universit shqiptar
    .

    Sa pėr ilustrim, po sjellim njė shembull, tė cilin esencialisht po e trajtoi mė poshtė. Nė veprėn mė tė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės: “Angazhimi ynė shoqėror”, nė mėnyrė filozofike, autori i saj, prof. Giorgio La Piera (1904-1977), nėnvizon:"Nga pikėpamja katolike, politika ėshtė veprimtaria udhėheqėse e jetės njerėzore, qė ushtrohet nga shteti, gjinia ose nga klasat me plotėsinė e problemeve shpirtėrore dhe materiale tė individit dhe komunitetit”.
    Kėto dije tė kohės, I kishte si vizione tė kjarta At Anton Harapi dhe po udhėtonte nė rrugė tė sigurtė. Ai, pėrherė mendonte e vepronte nėn shembullin e idealeve, qė i kishte si pika referimi, se “...njerin e ban shpirti dhe ndergjegja, e paraqet sjellja, e vlerson puna; apostullin e rrit ideali, qendresa e guximit; bamirsin e krijon zemer-gjansija e vetmohimi. Para plumbit, qi e rrzoi perdhe, shqiptoi pa za: “Lumin e ep deka kunoren e ven varri”, - shkruan nė parathanien e vepres “Andra e Pretashit”, studiuesi i afėrt i tij Gjin Duka (alias At Daniel Gjeēaj)...

    Ai njohu me tė gjitha pėrmasat e saj zonėn e Grudės sė Malėsisė sė Madhe, koloritin e gjallė tė zakoneve, vajet, dasmat, epiken, psikologjinė origjinale tė trevave kreshnike tė marra nė studim, pra tėrėsinė klasike tė kulturės sė pasur nacionale ende tė palėvruar asokohe...
    Nė kėtė mjedis tė ri dhe tė pėrshtatshėm pėr mendjen dhe punėn e tij me pasion lindi dhe u rrit romani “Andra e Pretashit”, qė vlerėsohet nga vetė biografėt mė tė afėrt tė autorit, si njė ndėr kryeveprat e dorėshkrimeve, qė i la si pasuri tė paēmuar Atdheut tė vet. Ai ruajti me mjeshtėri kompozimin unik tė njė vepre letrare.

    Midis malėsorėve tė zonės sė Vajzės sė Kastratit (Malėsi e Madhe), spikat njohja e hollė e psikologjisė sė njerėzve, kultura e pasur dhe e gjerė fetare, si bari I popullit, duke qenė pėrherė nė shėrbim tė tij, pėr t’i pajisur ata me nivele tė reja tė civilizimit pėrparimtar. Zelli pėr kulturė qytetare ishte pjesė e edukatės, falė aftėsive tė lindura dhe tė kultivuara nė fushėn pedagogjike, pėr rininė shqiptare brenda famullisė, ku, ai posaēėrisht kontribuoi ēdo ditė nė formimin e tė krishterėve katolikė tė ndėrgjeshėm, tek e ktheu atė nė qendėr tė rėndėsishme tė akumulimit tė diturive tė reja perėndimore.

    (vijon)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Vijim...

    Nė rrafshin politik, mbeti njė zbulues i gjallė i fatit tė popullit shqiptar. Nė kujtesėn e historisė, kanė mbetur tė pashlyera shumė ngjarje, qė gjithsesi kanė emrin e kontributit tė meshtarit tė shqiptarizmės.
    Nė kohėn e turbullirave politike, midis tė cilave ishte mbėrthyer kontinenti i Europės, Fuqitė e Mėdha, hartonin harta tė reja, ku, pa tė drejtė, Shqipėrisė sė vogėl gjeografikisht, i cungoheshin arbitrarisht, njėra pas tjetrės disa treva tė trungut amė.

    A mund tė heshte frati i urtė, pėrballė kėsaj masakre, qė u bėhej ditėn pėr diell tokave shqiptare!? Normalisht, qė jo. I veshur me zhgun, me nismėn e vet, organizon menjėherė tre bajrakė, si: Gruda, Hoti e Triepshi dhe pėrmes tyre, i dorėzon Memorandumin e pėrgatitur nga ai vetė nė vitin 1918, komandantit francez nė Shkodėr (asokohe nė Shkodėr, kishin zyren e tyre konsullore 7 pėrfaqėsi tė huaja).

    Nė bashkėpunim me liberatorin e madh Luigj Gurakuqin dhe “Poetin Nacional” At Gjergj Fishta OFM, harton njė Peticion, tė nėnshkruar nga 200 pėrfaqėsues tė tre bajrakėve, drejtuar pėrkatėsisht Konferencės sė Paqes nė Paris, Ministrave tė Jashtėm tė ShBa-sė, Anglisė, Francės dhe Italisė.
    Nė pėrkrahje tė negociatave diplomatike, pėrfaqėsuesit e Grudės, Hotit e Triepshit nė Shkodėr, organizuan demostratėn te Ura e Maxharrit, duke brohoritur:

    “Hot e Grud kekan betue
    Pa gjak malet mos me i l’shue...”


    Frati ynė, kishte miq e dashamirė, duke bashkėpunuar ngushtė me At Marin Sirdanin, At Shtjefen Kryeziu Gjeēovin, Ēerēiz Topullin, Isa Boletinin, Fan Stilian Nolin, At Gjergj Fishtėn, Imzot Vinēenc Prennushin, At Donat Kurtin, Dr. At Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen, Hilė Mosin, Mehmet Shpendin, etj., nė Jug e Veri tė Shqipėrisė.

    Cicėroni i oratorisė nacionale nė ligjeratat fetare e nacionale

    “Kjo ishte edukata harapiane. Ai ishte i kryqzuem n’Kryq per Fe e Atdhe”
    At Daniel Gjeēaj (1913-2002)


    Nė ligjeratat e tij tė famshme, tė mbajtura nė “Parisin e vogėl”, sikurse njihej nga intelektualėt asokohe qyteti kulturdashės Korēa, ndėr tė tjera At Anton Harapi u shpreh: “Jam fetar, por kam tager dhe detyr shoqnor”.

    E rėndėsishme pėr At Antonin, ishte fati i nacionit dhe i martirėve, tė cilėt pėr vemendjen qė i kushtonte rėndėsisė sė tyre, ishin pjesė e jetės sė tij.
    Populli i Shkodrės, kurrė s’do ta harrojė pėrshėndetjen e fundit tė titulluar: “Dy lotet e nji betimi”, si shembull i oratorisė klasike shqipe, nė pėrcjelljen e eshtrave tė martirėve nacionalė Mustafė Qullit dhe Ēerēiz Topullit, shtrėnguan duart nė shenjė betimi nacional: “Pėr nji Shqipni tė bashkueme e tė lidhun me idealin e herojve”.

    Ajo qė i jep konture tė plota portretit tė tij, ėshtė se ishte dhe mbeti si teolog, konferencier me mendim tė freskėt e cilėsi tė spikatur, ku nė mėnyrė tė dukshme shquhet nė drejtime parėsore fetare e nacionale. Gojėtaria e tij, ishte pėrherė e kjartė nė mendimet e shprehura, arsyetimin e lidhur mbi bazėn e njė logjike tė kristalizuar e tė ngjeshur mirė, ku ēfarėdo qė tė lexosh nga erudicioni solid, tė bie nė sy tema e kuptueshme dhe e pėrshtatshme e veprave qė shkroi dhe kumtesave historike qė ligjėroi para njerėzve me nivel pėrgatitjeje e dije tė ndryshme kulturore.

    Frati stoik, vazhdimisht ishte i pritur pėr njė bashkėjetesė paqėsore, vėllazėrore nė katėr besimet fetare (bektashi, myslimanė, ortodoksė dhe katolikė), ashtu sikurse ka vlerėsuar me tė drejtė biografi i pasionuar At Daniel Gjeēaj, ku, nėnvizon: “Kjo ishte edukata harapiane. Ai ishte i kryeqzuem n’Kryq pėr Fe e Atdhe”.

    Viti 1920, mbetėt pėr meshtarin e Shėn Franēeskut, kohė e ingranimit me lėvizjen atdhetare shqiptare, nė kushte e rrethana tė reja, falė enėrgjive tė pashtėrshme tė prelatit, mori njė shtytje dhe organizim tė ri. Mė 1921-1924, bėhet drejtues i grupit tė njohur atdhetar “Ora e Maleve”, sė bashku me poetin e njohur At Gjergj Fishtėn (1870-1940), demokratin liberator Luigj Gurakuqin, Dom Lazėr Shantojėn, duke qenė njėkohsisht themelues, drejtues e botues i aftė i fletores “Ora e Maleve”, qė rregullisht filloi tė nxirrte grupi nė fjalė.

    Pėr mė tepėr, liberatorit tė madh Luigj Gurakuqit, i pėrkushton veprėn e vet tė titulluar: “Andra e Pretashit”, ku shkruhet: “Luigj Gurakuqit- burrit vėrtetė burrė”.
    Mė 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para nė Shqipėri, ku, gjendet mes “opozitės” sė kohės pėrkrah Gurakuqit, Fishtės, Bajram Currit, At Benardin Palaj, Nolit etj. , qė ishin pararoja e kėsaj lėvizjeje, duke sjellė njė mendim tė epėrm e veprim mė tė pėrshpejtuar racional pėr nacionin shqiptar.

    At Anton Harapi, ka meritė pėr organizmin politik tė kristiandemokratėve shqiptarė (1920) dhe qė lidhen pastaj me pėrpjekjet mė fisnike tė njė partie tė re Demokristiane shqiptare, mė 1930, e cila shquhej me programin e saj bashkėkohorė pėr palcėn me tipare tė thella atdhetare e humanizmi, duke pėruar dhe reflektuar parime tė shėndosha tė burime kristiane, duke mos qendruar pas nacioneve civilizuese me tradita tė lashta politike, si italianėt e gjermanėt, nė pėrputhje me nevojat e kohės.

    Me logjikė mė tė zhvilluar, demokristianėt e parė shqiptarė nė ide e shpirt, mė 1946, ishin tė njėkohshėm me De Gasperi-n nė Itali dhe Audenhaurin nė Gjermani, ku, shqiptarėt kristiandemokratė, paraqiten si alternativa mė shpresėdhėnėse nė periudha tė ndezura antifashiste e antikomuniste tė nacionit tonė tė rrėnuar nga Lufta e Dytė Botėrore...

    Pas rrėzimit tė Qeverisė sė Nolit, pėr shkaqe, qė tashmė dihen mirė, sikurse shumė tė tjerė, frati demokrat arrestohet 3 herė dhe burgoset sė bashku me At Benardin Palaj e mė vėllezėr tė tjerė nė Krishtin tė Urdhėrit tė Shėn Franēeskut, mbasi kishin pėrkrahur alternativėn e demokracisė liberale tė popullit, “Pėr njė Shqipni t’Lir e t’Perparueme”.

    Mbasi lirohet nga burgu, me vendosmėri dhe klajtėsi ideore, vijon pa ndėrprerje misionin e shenjtė, duke predikuar doktriminėn e krishtėrė. Si i Derguari i Franēeskanėve tė Veriut, i kėrkon Qeverisė sė Tiranės haptazi: “Flamurin Kuq e Zi, Gjuhėn Nacionale, Lirin e Pavarsin e plot t’popullit”. Edhe pse kishte detyren e rėndėsishme tė Provincialit, nuk e shkėpuste pėr asnjė ast veprimtarinė adhuruese atdhetare.

    Mė 1933, ishte drejtues i Kolegjit Franēeskan (Rektor), drejtor i Liceut “Illyricum” dhe pedagog nė Shkollėn Normale Femrore tė Motrave Stigmatine nė qytetin e Shkodrės (Gjuhadol).
    Nė harkun kohor tė viteve 1930-1936, ėshtė drejtori i sė pėrkohshmes prestigjioze revistes sė mirėnjohur nė Ballkan “Hylli i Dritės” (Botuar pėr herė tė parė mė 1913), bashkėdrejtues i gazetės “Posta e Shqypnisė”, revistės fetaro - kulturore “Zani i Shna Ndout” etj.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Me pendėn e fuqishme nė fushėn e letrave shqipe

    Frati, krahas pėrkushtimit fetar dhe vlerave tė ēmueshme sociale tė komunitetit, dallon me po atė madhėshti, nė filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikė dhe letėrsi artistike.

    Homelitė e kėndshme, qė mbajnė peshėn e fjalėve frymėzuese tė At Antonit, si vlerė autentike zbukurojnė letėrsinė e pasur fetare tė traditės gegė, ku, nė tėrėsi kulmoi erudicioni esencial plot elokuencė elegante e me njė diksion tė kjartė.
    Nė mėnyrė tė rregullt, ndiqte rrymat e letėrsisė botėrore, lexonte nė origjinal autorėt e famshėm tė pedagogjisė moderne tė kohės, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe pėrherė pranė librave, mendonte se mendja e tij dhe e ēdo njeriu, nė pėrgjithėsi, duke lexuar bėn njė gjimnastikė tė mirė, sepse zgjeron dritaret e diturisė njerėzore, tė cilat pėrherė duhet tė jenė tė interesuara, pėr tė lejuar depėrtimin e njohurive tė reja bashkėkohore.

    Shpesh At Antoni porosiste: “Gjimnastika e mendjes, me ushtrimin e vullndeses, duhet tė shkojė krahas me penden, si krahet e shqipes, qi ket e naltojn n’ajer dhe e mbajn n’drejtpeshim”. Si pasojė e njė akumulimi tė dijeve dhe tė pėrvojės si pedagog, nė vitin 1925 boton veprėn e parė pedagogjike, e cila njiherazi mund tė cilėsohet, njė pėrshtatje tė leksioneve tė pedagogut A. Hergert, njė punim i mirėfilltė shkencorė, tė cilin e kishte pagėzuar me emrin: “Edukata ose mirėrritja e fėmijėve”.

    Synimi fisnik dhe final i tij, ishte qė brėnda lėvizjeve tė reja reformatore tė krijohen hapėsira pėr modernizimin e metodave mėsimdhėnėse, didaktika e shkollės sė re shqiptare, dhe nė veēanti kėtė rrymė tė kohės kėrkonte ta shpėrndante me pasion nė veēanti midis moshės sė re, duke i pajisur nė kėtė mėnyrė, me njė kujdes e maturi, me parimet progresiste tė shkollės sė traditės sė hershme demokratike e kulturore tė Evropės Perėndimore. Pėr ēudi, sot ende studiohen nė universitetet e vendlindjes autorėt e pedagogjisė sovjetike (pedagogė pedantė komunistė rusė) dhe jo pedagogėt e traditės shqiptare nė trojet etnike shqiptare.

    Siē pohojnė biografėt, meshtari shkrimtar e studiues i vėmendshėm, nuk harronte tė ishte i kujdeshėm, kur analizonte, se mė e rėndėsishme nė shpirtin e shqiptarit ėshtė bindja, si akti mė cilėsor dhe frytdhėnės, se sa dajaku e frika.
    Pikėrisht pėr kėtė edukatori At Anton Harapi, duke qenė mė pranė rinisė e kuptonte krejt mirė, se forca fizike e thyen shqiptarin, por nuk e lakon, porsi butėsia, si njė mirėsi e pėrhershme. Duke qenė drejtues pėr shumė vjet me radhė i disa revistave, me dorėn e vet nėnshkruan mbi 50 artikuj, editoriale, qė tė ndara nė disa tematika I pėrkasin disa lėmive shkencore.

    Ajo qė e lartėson mė shumė martirin At Anton Harapin, sipas mendimit tim, ėshtė elokuenca nė gojėtari dhe filozofi, aftėsi tė cilėn, nė mėnyrė tė merituar e shfaqi nė qytetin e Korēės, ku, spikati dukshėm para intelektualėve. Me anė tė 6 ligjeratave tė mprehta tė kohės, analizoi tė gjitha dukuritė e kohės, qė e shqetėsojnė shqiptarin. Sot pėr fat tė mirė, dhe falė vullnesės sė Zotit, ata gjenden tė ruajtura nė veprėn “Vlerė Shpirtnore”.

    Duhet vėnė nė dukje, se shtysė pėr autorin e kėsaj nisme tė guximshme, ishte ēasti i njė krize shpirtėrore nė Shqipėri, dukuri kjo me rrjedhime negative dhe shkatėrrimtare. Aty autori referues, analizoi me hollėsi shkaqet e kėsaj krize, duke bėrė gradualisht njohjen me etilogjinė dhe terapinė e kėsaj sindrome kanceroze, ku, si epidemi e rrezikshme kishte nderhyrė ideologjia shterpe dhe vdekje prurėse e marksizmit (Marx-it) edhe nė vendin tonė, shenjat e sė cilės i importoi nė Shqipėri Ali Kelmendi me kompani nė vitin 1936...Tashmė ndėrgjegja shqiptare ishte paralajmėruar nga frati At Anton Harapi, qė ndiqte me kujdes vėrshimet marramendėse tė reve tė zeza komuniste, qė mbillnin obskurantizėm, gjak, dhunė dhe ateizėm tė shfrenuar. Me deklaratėn e tij franēeskani shkodran, zbuloi se: “Por u pa n’Rusi, se si parimi i komunizmit, nė vend qė tė zhdukte tė zezat, u ba burim mjerimi”.

    Duke nuhatur dhe studiuar me kujdes rrezikun e shtrirjes sė kėsaj epidemie asfikėsuese nė Shqipėri, shpejt e kuptoi se Ballkani, i lodhur nga luftrat do tė pushtohet, mbasi po vėzhgonte lajmet, qė vinin me shpejtėsi nga Evropa Perėndimore, si alarme tė kobshme, se ēfarė po ndodhte nė stepat e Siberisė Lindore nė Rusi, ku, miliona rusė tė pafajshėm, atdhetarė, filozofė e kundėrshtarė tė regjimit tė sovjetėve po rezistonin si antikomunistė, klerikė tė besimeve tė ndryshėm, po pėrsekutoheshin pa mėshirė nga gijotina e armėve tė vdekjes, qė ishte ateizmi dhe diktatura e proletariatit me hekur dhe litar...

    At Antoni, kėrkonte tė ndėrtonte godinėn e re tė mendimit mė pėrparimtar nacional shqiptar. “Njė frat i thjeshtė, renditet pėrkrah mendimtarėve tė mėdhenj nacionesh tė tjera”, vlerėsin studiuesi e kritiku bashkėkohor Dr. Aurel Plasari.
    Frati ynė kishte shumė pasion letėrsinė e traditės dhe atė bashkėkohore tė shkruar nga Fishta, Naimi, Poradeci etj.

    Ai shkruante nė prozė tė ėmbėl nė gjuhėn e bukur dhe tingėlluese gegė, me njė stil tė kėndshėm, tė latuar e fin, ku shquhet larmia e argumenteve qė parashtronte. Kushdo sot kundron me kėnaqėsi thjeshtėsinė e tė shkruarit. Vepra e dytė “Andra e Pretashit”, si roman u botua pjesė - pjesė prej vitit 1933 - 1942, nė revistėn e njohur kulturore “Hylli i Dritės”, ne nėntituj: “Urti e Burrni nder banorėt e Cemit” dhe “Valė mbi valė”. Ajo u dėrgua pėr botim nė mėrgim, sė bashku me veprat e tjera tė letėrsisė sė kohės, pranė Insitutit tė Studimeve Shqiptare, nė Shtėpinė Botuese “Valecchi” tė Firencės (Itali), por shkaku i Luftės sė Dytė Botėrore, bėri qė kjo nismė qėllimmirė tė mbetet e paplotėsuar. Disa vjet mė vonė, nė vitin 1959, veprat nė fjalė u botuan nė Romė, nė saj tė kujdesit tė drejtpėrdrejtė tė albanologut tė shquar Prof. At Zef Valentinit dhe nga prozatori i famshėm shkrimtari i shquar i traditės ish-Ministri i Kulturės Prof. Ernest Koliqi dhe franēeskani i pėrkushtuar kulturės shqiptare At Daniel Gjeēaj ofm.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    p. Anton HARAPI

    Tri zānamare ase harmonija nder elementa tė nryshem nė Shqypnķ

    Lodhė e kėputė, u ula me pushue. Kahė mushknķt e mija merrshin e epshin sį ku muejshin, kahė me gjymtyrė, tue luejtė, kerkojshin vend e mnryrė si m’e e shkue tė lodhunt, disi pį u kujtue u gjeta mjedis nji bukurije e stolije, qi por nana natyrė āsht e zoja m’e e sajue: aty diku afer, prej nji shkami tė gjallė, ēurrel dikojshin pikat e ujit tė ftohtė, qi, tė prarueme prej rrezeve tė diellit tė bjeshkve, si t’ishin thermija ari e argjani bishin tė shkelqyeshme mbi at ledinė tė njomė; piptina e kerthnestė pervujtshem i gjallnote ato brija, e, mbi krepa e gur njimi herė tė motnuem, endte agimi e jetės prendverore.

    I ap vetit edhe njiherė, siellem nė tjetren anė, e syvet tė mij u shtrihen fushat e hapta, qi nė blerimin e vet, porsi plisa tė qindisun me gjithnduer njyrje e trajte, grabitshem mė tėrhiqshin me i kundrue, kahė thekshem e andshem prekshin ahtet e zemrės seme; mbi krye tem, tė rrebta posi vigana, ngrehun rrishin ato maje tė thepisuna, rendue e stivue pa simetri, por me nji perpjekje tė kanshme, si t’ishin motra tė kapuna dora-doras; kundrimi i tyne mat madhni e rrebsi disi mė shtite nji drojė e nji tramė, e cilla amel tue mė kerkue ndisit, mė knaqte e mė qetėsote, kahė flladi i erandshem dallkadalė m’i terte djersėt e mė pertrite fuqit, zogj gjinduersh kėrcejshin gemb mė gemb, e me ato levizje, me at shpejtsi e shkathtsi, qi janė vetun tė tyne, m’u bate se po gėzoheshin per mik t’ardhun, e me at za aq tāmel e plot kumbim, qi lėshojshin tue kėndue, kahė thejshin monotonin e perjetshme t’atij vendi, njiheri pajtoshshin nė mue ma t’imtat pejza tė thalbit tė jetės.

    Por menja nuk mė pushote, m’u bate se diē mė mungon e se tė gjith ajo bukuri e stoli natyre po mė thonė: Kerko ma pėrtej, se ke me e gjetė. Ngela e u vuna si nė pėrgjim; mat vetmi m’u bate se po ndiej nji za kange. Thue janė zanat, qi po kėndojn?... i ap vetit, e braf,- ēohem mė kamė; kur qe, mbi nji mogilė, aty afėr shi tre bari tė cillėt njeni ma i bukur se tjetri po u bijshin zanamareve me nji perkim tė binshem, me nji harmoni tė pashoqe, e si mos t’ishin ato tri zaje, mė nji po merrshin kangen e kreshnikut. U meka e treta, harrova tė lodhunt, s’dijta ma ku ishe:

    Barit ishin tre shqyptarė, njeni mysliman, njeni ortodoks e tjetri katolik. Mos t’i kishe pa tė tre me zanamare nė dorė, kishe ba be, se nuk janė tre, por nji qi po i bjen, njikaq perkueshem jehote zani i zanamarevet tė tyne.

    Fshana kthelltė, e sa ku muejta, brohorita me at fjalen e Arkimedit: Eureka! E gjeta. M’u freskue shpirti kahe m’u ba se po mė ēilet perdja e po shoh e po hetoj n’at harmoni tė bindshme tė tri zanamarevet shemullin e simboline kjartė e tė gjallė tė paqes e tė qetsis kombtare nder tre elementa fetarė tė nryshėm. Thaēė me veti, thue se na shqyptarėt do tė jemi qė mos kurrkush nė botė?

    Thue do tė jemi aq tė namun si mos tė muejm me rrnue porsi shokė e vėllazen si jemi, por do ta lajm buken me gjak, do ta shkojm motin tue ndejė bark e shpinė, e, me helmin e dasis, do tė prishim doke, giuhė e karakter, do tė shkojm kundra interesave tona e do tė t’rrenojm njata shka vetė Perendija na ka falė e bota marė na ka njohtė, njisin kombtare?

    Jo kurr, po n’at mnyrė si secilla zanamare, tue majtė kenen e cillsit e veta, bjen njiheri me tjerat motra tė nryshme, tue perftue kėnaqė e harmoni, njashtu tre elementat fetarė nė vendin tonė, pa ndeshė n’ata nė shka nuk perkojn, por tue u qandrue n’ata shka kan tė perbashktė, do tė formojn njatė harmoni kombtare, nė tė cillen jeta shqyptare do tė marrė frymė, do tė pushojė, do tė mkambet e do tė pėrparojė. Kush i thotė vetit shqyptar e don me rrnue i lirė nė shtet tė lirė, porsi gjytetas eporsi nenshtetas e ka me detyrė tė bashkohet me ne e tė punojė pėr perfitimin e harmonis sė jetės shqyptare, tė cillen kemi me e majtė e me e gėzue, jo tue marrė me i ra krahi njatyne tastavet, qi me disonancen e vet dajn e shkatrrojn; por tue intonue marė tė gjitha njato fille e veti tė jetės shqyptare, qi perbajn njisin e karakterit e t’interesavet tona.

    (vijon)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Fishta
    Nga Kallmeti nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 06-08-2022, 03:45
  2. At Anton Harapi OFM
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-02-2007, 02:32
  3. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-01-2007, 14:14
  4. Kėnga e Gjergj Elez Alisė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:29
  5. Kontributi Katolik per tolerance eshte i paarritshem
    Nga FLORIRI nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •