Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Rrefimi i 18-vjecares: Si me prostituuan egersisht.

    Policia greke ka riatdhesuar nepermjet Kapshtices,nje prostitute 18 vjecare e cila mbas qendrimit 24 ore ne Drejtorine e Polocise se Korces eshte mare ne dorzim nga policia e Lushnjes. Historia rrenqethese e 18 vjecares lushnjare E.Mujo e ka zanafillen e saj dy vjet me pare,kur adoleshentja ka lene ne shtep ine e saj te mbuluar nga mjerimi dhe fatkeqesia e humjes te babait,nenendhe 4 motrat e vogla."Burri im ka erdhur ne shtepine tone-ka nisur rrefimine saj prostituta-i adresuar nga nje i aferm i familjes.Sjellja e tij ka qene shembullore sa nena eshte bindur duke e quajtur fatin qe do te na ndryshonte jeten".Keshtu historia embushur me te papritura do te kthehej ne dramen dhe fatkeqesine e saj te madhe. Dukagjinasi me banim ne Shkoder me inicialet G.S.e ka mbajtur per disa dite "gruan"e tij ne nje motel ne dalje te Vlores duke e trajtuar si nje princeshe. "Ai me mbulonte me dhurata dhe lule-tregon ende e shokuar vajza-ndersa tmeri im do te niste mbas nje muaji te vendosjes sone ne Milano".Mosbindja per te dale ne rrugee vajzes ka treguar fytyren e vertete te bashkeshortit-tutor i cili duke e terhequr zvare ka lejuar ta perdhunojne ne shtepine e tyre 3 sho ket e tij vlonjate.Me tej dalja ne rruge naten me vajza te tjera duhej te shoqeruar me 1 milion lireta fitim ne nate,ose perndryshe nisnin torturat cnjerezore."Ajo qe smund ta harroj-thote E.Mujo-ishte kurme fuste ne vaske me uje te ftohte per te me mbytur". Qendrimi ne Itali ka zgjatur,vetem 5 muaj ndersa me pas tutori 38 vjecar ishte denoncuar nga nje tjeter vajze e prostituar nga Malesia e Madhe.Greqia do te behej stacioni tjeter i vajzes fatkeqe,ndersa jetimja mundohej te ndihmonte edhe familjen ne Shqiperi pa trguar te verteten qe e torturonte.Ne shtetin fqinj vendndodhja e re e ciftit do te vazhdonte ne qytetin turistik te Kalki dhikise.Atje realiteti nuk do te ndryshonte aspak,ndersa torturat nuk do te mernin fund per lushnjaren qe jetonte ditet e ankthit te saj.Policia greke e ka ndaluar 18 vjecaren ne oret e vona te dy diteve me pare,ndersa ajo ishte ne pritje te klienteve te "uritur" te nates.Ka qene nje sherr qe vajza nga Shqiperia po bente me dy te rinj te cilet po e godisnin.Polocia e njoftuar nga vete E.Mujo ka shoqeruar kete te fundit dhe ka vendosur kthimin e saj ne atdhe per mungese te lejes se qendrimit.Ne Kapshtice prostituta iu eshte do- rezuar autoriteteve policore te cilet e kane nisur ne Drejtorine e Policise ne Korce,per llogari te zyres antitrafik.Vajza nga Lushnja ka trguar histori ne e saj duke bere te ditur dhe identitetin e sakte te tutorit te vet.

  2. #2
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Me te vertete me vie keq per vajzen qe ne moshen 16 vjecare eshte detyruar te mirret me prostitucion. Tragjedi e vertete.

    Nuk duhet te mbeshtetemi vetem ne efikasitetin e policise se Italise, Greqise apo Shqiperise. Duhet vete populli te ndermarre masa per parandalimin e ketyre rasteve, te tregohet me i zgjuar dhe me i guximshem qe t'u thote STOP tutoreve te cilet pothuaj publikisht mirren me "biznesin" e tyre, pa u gjykuar nga askush.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Prostitucioni,nje nga plaget me te medha qe jetojme.Fatkeqsisht njoh dhe kam degjuar shume histori te tilla ,pavarsisht se jo te gjitha dalin ne driten e gazetarise se televizionit.
    Uroj dhe shpresoj te gjithe se bashku te luftojme semundje te tilla qe shemtojne boten ku jetojme.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Tequila Sunrise
    Anėtarėsuar
    07-08-2003
    Vendndodhja
    ktu...
    Postime
    2
    tmerr i vertet per t'u menduar jo me per t'u jetuar!
    Don't worry, Be happy...

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Babe
    Anėtarėsuar
    18-07-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    54

  6. #6
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    speechlesssss...again and again...and again....
    plasem duke i degjuar keto histori....ca l*** po ben gje policia jone ose e italise ose e greqise....krye pimpi mund te jete nano vete...ose noj depuded tjeter....lol...
    muaqqqqqqqqqqqqq
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  7. #7
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    SHKODER

    Dorela ėshtė njė vajzė e re, e bukur dhe e urtė. Jam e bindur se dikush e ka mashtruar. Do Zoti qė tė mos ketė shkuar jashtė shtetit se, po tė jetė kėshtu, ka mbaruar ēdo gjė". Kėshtu ėshtė shprehur dje pėr Gazetėn gjyshja e Dorela Pepajt, e cila paraditen e sė shtunės qė shkoi ėshtė larguar nė mėnyrė tė mistershme nga shtėpia. Shtėpia e 16-vjeēares nga fshati Hot i Shkodrės qė prej katėr ditėsh ėshtė mbuluar nga ankthi dhe frika pėr fatin e saj. Tė gjithė familjarėt janė nė alarm. Ata dyshojnė se Dorela ėshtė trafikuar jashtė vendit. Njė telefonatė e Dorelės, bėrė dy net mė parė, ka shtuar akoma mė shumė frikėn e familjarėve. "Jam nė Greqi", ka thėnė vajza dhe ka mbyllur telefonin. Gjithsesi prindėrit e saj ende shpresojnė qė adoleshentja tė mos ketė mbėrritur nė vendin fqinj. Dje gjyshja e saj ka rrėfyer pėr Gazetėn lidhur me ngjarjen e sė shtunės. "Ishte ora 11 paradite kur Dorela doli nė rrugė. Nė shtėpi isha unė dhe prinndėrit e saj. Pamė njė makinė nė rrugicėn pranė shtėpisė, por nuk dyshuam pėr ndonjė gjė tė keqe. Vetėm kur vajza nuk erdhi, u bėmė merak pėr tė", thotė 75-vjeēarja nga Hoti. Sipas gjyshes sė Dorelės, mbesa e saj ėshtė mashtruar dhe ka ikur me makinėn qė po e priste afėr shtėpisė. "Para se tė dilte mbesa, dėgjuam borinė e makinės. Ajo ra dy herė. Me siguri ishte sinjali pėr Dorelėn", sqaron gjyshja. Sipas 75-vjeēares, Dorela kishte nisur njė kurs njėvjeēar pėr italisht nė qendrėn "Don Bosko" nė Shkodėr. Tė shtunėn ajo e kishte pushim, ndaj ishte nė shtėpi. Gjithashtu, gjyshja e Dorelės thotė se vajza me siguri ėshtė mashtruar nga shoqėria e saj. E pėrlotur, e moshura tregon se kishin denoncuar nė polici dhe se tė gjitha shpresat i mbajnė te pėrfaqėsuesit e Rendit. Ndėrkaq, policia e Shkodrės ėshtė vėnė nė kėrkim tė pesė adoleshentėve tė arratisur nga shtėpia (2 vajza dhe tre djem). Ekspertėt citojnė se fotot e tė rinjve janė shpėrndarė nė tė gjitha komisariatet e policisė sė vendit.

  8. #8
    Shkodran Maska e BOY_UK
    Anėtarėsuar
    18-06-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    196
    ja nje nder tmerret e zakonshme ne shkoder me vjen shum keq per pjestart e familjes uroj qe te kthehet se shpejti ne shtepi pa marrur rrugen e prostitucionit

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2003
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    33
    Gazeta thote mes tjerash :

    "Dukagjinasi me banim ne Shkoder me inicialet G.S.e ka mbajtur per disa dite "gruan"e tij ne nje motel ne dalje te Vlores duke e trajtuar si nje princeshe. "Ai me mbulonte me dhurata dhe lule-tregon ende e shokuar vajza-ndersa tmeri im do te niste mbas nje muaji te vendosjes sone ne Milano".Mosbindja per te dale ne rrugee vajzes ka treguar fytyren e vertete te bashkeshortit-tutor i cili duke e terhequr zvare ka lejuar ta perdhunojne ne shtepine e tyre 3 sho ket e tij vlonjate.Me tej dalja ne rruge naten me vajza te tjera duhej te shoqeruar me 1 milion lireta fitim ne nate,ose perndryshe nisnin torturat cnjerezore."Ajo qe smund ta harroj-thote E.Mujo-ishte kurme fuste ne vaske me uje te ftohte per te me mbytur"."


    Pse po ja ruajn erzin kti Dukagjinsit e nuk ja thon krejt emer e mbiemer?
    Sternipi Lek Dukagjinit tutor vajzash shqiptare. Kulmi i Turpit jo vec per fisin e kti banditi por per krejt Shkodren qe eshte bere Rrethi me i ndyre ne Shqiperi. As atdhetar as fetar nuk jan por vec kafshe.
    shifi punen e jo gunen

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Hej ti cjapi, mendohu kur flet si flet ti duke pergjithesuar gjithe qytetin e shkodres (si qytet me kafshe, e po na tragon Leke Dukagjinin) Me cilin qytet na u krenoka stroma jote, qe me flet keshtu per Shkodren?
    Apo je i biri i ndonje nga ata te "hakmarrjes per liri" dhe i dem baba dem komunist qe te pelqekeka te quhesh si nip sternip i Leke Dukagjinit????
    Ti duhet te godasesh gjestin , vepren dhe individin, por nje qytet e aq me pak qytetin e Shkodres.
    Te shkon shume menyra e te biseduarit me nikun qe ke. Tamam cjap e cfare cjapi se.!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TEMA:

    --------------

    RAJONI

    Sekreti i parrėfyer i shqiptares Xheni

    E dėshiruar pėr t'u larguar prej jetės sė dhunshme nė Shqipėri, Xheni ikėn nė mėnyrė klandestine nė Britani. Por menjėherė kėtu adoleshentja rrihet, dhunohet dhe detyrohet tė prostituojė. Ndėrsa historia e saj ėshtė mjaft e njohur nga policia shqiptare qė po pėrpiqet tė pėrmbajė shpėrthimin e trafikut tė qenieve njerėzore.

    Sophie Arie, The Guardian

    Xheni ėshtė njė vajzė trupvogėl, e kėndshme, 20 vjeēare, me sy tė shndritshėm, me xhinse tė shtrėnguara fort dhe me njė rrip pėrreth belit me njė tokėz tė dukshme. I pėlqen shoqėria deri ku nuk mban mė. Por asaj nuk i ka rėnė rasti tė dalė kėto kohėt e fundit. Nė tė vėrtetė asaj i ėshtė dashur tė qėndrojė e mbyllur nė qytetin e saj tė ndyrė nė Shqipėri larg prej detit dhe qyteteve tė tjera, ndarė prej maleve tė ashpra. Ndėrsa njė fashė drite bie mbi dhomėn e qetė e familjare, ajo ndez pafundėsisht cigare dhe bubrron me mua nė anglisht me njė theks tė rėndė, pėrballė mamasė me fytyrė tė hequr nga lodhja. "Nuk mundem tė dal jashtė. Nuk kam mundėsi", thotė ajo ndėrsa motra e saj drejton gotat me raki nga miqtė anglezė. "Njerėzit tė shikojnė. Ata mund tė thonė se kam qėnė jashtė. Ata e dinė se ēfarė kam bėrė."

    Qė kur u kthye nga Britania nė fillim tė kėtij viti pa asnjė dokument, Xheni (kėshtu i pėlqen asaj ta quajnė) nuk ka guxuar t'i thotė familjes sė saj se ajo ka qenė e detyruar tė punojė si prostitutė. "Ata do tė turpėroheshin. Ata do tė mė pėrzinin", tregon ajo e sigurt se mamaja dhe motrat e saj tė strukura ndanė nesh nė divan, nuk kuptonin qoftė dhe njė fjalė. Ata vazhdojnė tė mendojnė se ajo pati fat duke fituar afro 45 dollarė nė ditė nė njė bar kafe si kamariere nė Londėr, punė qė nė tė vėrtetė ajo e kishte bėrė pasi iu arratis kodoshit. Familja e saj krenohet. Ėshtė e vetmja e afėrt qė ia ka arritur. Xheni ėshtė njė prej qindra vajzave shqiptare tė ēoroditura, tė traumatizuara qė i janė rikthyer vendit tė tyre tė ashpėr, pasi janė detyruar t'iu shėrbejnė qindra burrave nė Perėndim pėrpara se tė kthehen mbrapsht. Mė vonė duart e saj dridhen ndėrsa sytė i lėngėzohen kur mė tregon larg prej syve kureshtarė tė familjes sė saj dhe e ndihmuar nga njė gotė verė shqiptare, atė qė i kishte ndodhur nė tė vėrtetė.

    Nė moshėn 15 vjeēare, Xheni, njėra prej shtatė fėmijėve tė njė babai tė vrarė nga fqinji pas njė sherri pėr njė rrip toke, iku me mamanė e saj tek shtėpia e motrės mė tė madhe. Por burri i motrės i shtrėnguar prej shumė gojėve qė i duhej pėr tė ushqyer, filloi tė rrihte vajzėn e re. Fqinjėt mund tė shikonin sherrin dhe shpesh asaj i duhej tė mos shkonte nė shkollė ngaqė ishte shumė e rrahur. Njė pėrpjekje e dėshtuar pėr tė marrė njė overdozė e rriti mė shumė zemėrimin e kunatit tė saj. Por njė ditė njė fqinj erdhi nė shtėpinė e shpėtimtarit tė saj, i tha se kishte rėnė nė dashuuri me tė dhe dėshironte ta ndihmonte. Ai pagoi "taksinė" qė i nxori ata kontrabandė nėpėrmjet kufirit me Greqinė ku ai i kishte premtuar asaj se do tė gjenin punė dhe njė jetė mė tė mirė. "Ai mė tha se do tė martoheshim. Por sapo hymė nė Greqi ai nuk e pėrmendi mė njė gjė tė tillė," tha ajo. "Ne morėm pasaporta false dhe i hypėm tragetit pėr nė Itali". Nė Itali "i dashuri" i Xhenit - tė cilit ajo ka frikė t'ia pėrmendė emrin se mos ndonjė ditė ai mund ta zbulojė - u lidh me ca shokė tė tij nė njė apartament nė Torino. Ata filluan tė rrihnin adoleshenten e tmerruar, derisa ajo ra dakord tė punonte nė rrugė. Ajo u mbyll nė njė apartament pa mundėsi komunikimi me telefon dhe e kėrcėnuar me vdekje, nėse nuk do tė dorėzonte fitimet e pėrditshme. "Gjithė kohės iu thoja se doja tė kthehesha tek mamaja ime. Por ata mė kėrkonin vazhdimisht qė tė punoja. Isha kaq e frikėsuar. Mė kishte ardhur shpirti nė majė tė hundės", thotė ajo. "Doja vetėm tė vdisja". Biznesi filloi tė bjerė dhe kodoshėt ishin tė shqetėsuar se kishin dėgjuar pėr rritjen e efektivitetit tė aksioneve tė policisė. "Na duhet tė lėvizim pėr nė Angli. Atje ėshtė mė lehtė," tha 'i dashuri' i saj njė ditė. "Ka sauna dhe masazhiste, ndėrsa klientėt kanė mė shumė parą".

    Xhenin e rrasėn nė njė veturė qė u nis nė drejtim tė njė tjetėr apartamenti-burg nė Bruksel. Atje, thotė ajo, "i dashuri" e rrahu aq keq sa policia dėgjoi ulurimat, gjeti ēiftin dhe arrestoi kodoshin. Xhenit iu dha strehim si azilkėrkuese, por, - tha ajo, - ishte e frikėsuar tė shkonte nė shtėpi nga frika se prindėrit e saj do ta pėrbuznin atė. Nė vend tė kėsaj ajo u drejtua pėr nė Britani, e fshehur, pa dijeninė e shoferit, nė njė kamion sė bashku me 15 tė tjerė. Ajo u kap nga policia sapo kamioni zbarkoi nė tokė ndėrsa shėrbimi social i dha asaj strehim nė pritje tė statusit tė saj. Ndėrsa punonte nė njė kafe "djemtė shqiptarė vinin rrotull" thotė ajo duke i kėrkuar tė kthehej nė apartamentin e tyre. "Shqiptarėt mė vendosėn nė njė shtėpi nė Paddington," thotė ajo duke mbajtur frymėn nė ēdo fjali qė shqipton.

    "Ishin pleq. Klientėt ishin pleq. Ne ishim tre. Na duhej tė vishnim T-shirts tė gjata dhe tė bardha. Vetėm kaq. Ngjante si njė uniformė infermieresh". Pėr afro tre muaj Xheni punoi nė bordellin e zymtė nė Paddington, duke u rraskapitur nė mė shumė se 16 orė seksi nė ditė, ndėrsa njerėzit vetėm disa rrugė mė tutje shkonin e vinin nė punė tė tyre. Klientėt paguanin nga 30 deri nė 50 stėrlina pėr ēdo gjysėm ore "varej nga ēfarė ata donin". Ata tė gjithė pėrdornin profilaktikė, thotė ajo e bindur se nuk kishte marrė asnjė sėmundje. "Njė natė kam patur 26 klientė," thotė ajo duke ngulur vėshtrimin mbi mbulesėn e tavolinės. "Do tė doja tė bėja seks njė ditė me atė qė dashuroj. Por nuk ma merr mendja se do tė arrij tė bėj njė gjė tė tillė, pa mė shkuar mendja tek gjithė ata burra." Pas pune kodoshėt mund ta pėrdhunonin atė njėri pas tjetrit duke e lidhur dhe duke pėrdorur mesin e saj tė zhveshur pėr tė thithur kokainė. Njė ditė, njė prej vajzave qė qau shumė duke larguar klientėt, i thyen gishtėrinjtė e dorės me derė, ndėrsa ia rruan edhe flokėt si dėnim. "Nuk kishim njeri me kė tė kėmbenim dy fjalė. Nuk kishim ku tė shkonim. Njeri pa njeri. Nuk kishim kujt t'i besonim", thotė ajo. Xheni u gjet disa herė e rrahur ndanė rrugėve nga patrullat policore gjatė natės, por pėr tė mbrojtur kodoshėt qė e kishin kėrcėnuar me vdekje, ajo kurrė nuk e hapi gojėn pėr tė thėnė se ishte e detyruar tė prostituonte. Ajo ia arriti tė largohej nga bordelli pas njė aksioni tė policisė duke u zhdukur pėr ca kohė nė turmėn masive tė kryeqytetit, teksa gjeti punė nė njė kafene londineze. Ajo u kthye nė fillim tė kėtij viti. Me tė mbėrritur nė Shqipėri, Xheni ia tregoi gjithė historinė e saj, pėr herė tė parė, policisė sė qytetit tė saj. Ajo thotė se nuk e di ēfarė ka ndodhur me "tė dashurin" e saj dhe jeton me frikėn se ai do tė kthehet e do ta gjejė. Me aq sa di ajo, kodoshėt e saj nė Londėr kanė skllavėruar vajza tė tjera. "Ndihem fajtore", thotė ajo e kthyer nė qytetin e saj. "U miklova nė moshėn 15 vjeēare. Kisha nevojė pėr dikė tė kujdesej pėr mua. Por duhej tė kisha qendruar dhe tė duroja kunatin tim tė mė rrihte. Nuk ma merr mendja se do tė kishte qenė mė keq se kaq".

    Xheni ėshtė njė rast klasik i njė brezi vajzash pak tė arsimuara tė Shqipėrisė sė varfėr qė pėrbėjnė lėndėn e parė pėr trafikantėt pėr tė ushqyer shpėrthimin e industrisė sė seksit nė Evropė sa mė shumė tė jetė e mundur. Pėrfitimet nga skllavėria e seksit janė shumė mė tė mėdha dhe rreziqet tejet mė tė ulėta se trafikimi i drogės apo i armėve. Qeveria amerikane llogarit se janė mė shumė se 700 mijė njerėz tė trafikuar pėr qėllime shfrytėzimi nė tė gjithė botėn gjatė vitit.

    Dhe ndėrsa Italia ka vėnė pėrposhtė me sukses vėrshimin e gomoneve nėpėrmjet Adriatikut, kodoshėt shqiptarė janė drejtuar pėr nė veri, duke synuar Britaninė dhe vendet e tjera evropiane. "Rruga italiane tashmė ėshtė ndėrprerė. Dhjetėra gangsterė kanė lėvizur nė drejtim tė Britanisė sė Madhe, Hollandės, Suedisė dhe Norvegjisė", thotė Avni Jasharllari, qė drejton njėsinė qeveritare antitrafik, e krijuar dy vjet mė parė. "Ne kemi dijeni pėr 330 kriminelė tė fshehur nė Britani. Ata janė mė tė lirshėm tė merren me aktivitetet e tyre atje". Ka filluar bashkėpunimi midis policisė shqiptare dhe asaj britanike, por mesazhet ėshtė e vėshtirė tė transmetohen shpejt, pėr shkak tė linjave telefonike mjaft tė dobėta dhe fakseve qė mungojnė. Policia shqiptare ndjen se pėrpjekjet e saj "nė luftėn kundėr trafikut" janė tė rrudhura pėr shkak se Britania thonė ata "e ka injoruar industrinė e seksit". Ndėrsa klubet e Londrės po pėrballen me ēėshtjet e trafikut gjithkund nė Britani problemi kuptohet fare pak. Kodoshėt shqiptarė po "zotėrojnė arenėn evropiane" tė trafikut tė qenieve njerėzore sipas Organizatės Ndėrkombėtare pėr Migrim (IOM), pjesėrisht sepse ata po punojnė nė grupe tė vogla familjare dhe vėnė nė lojė emocionet pėr t'iu mbushur mendjen vajzave tė largohen njėherė e mirė. Vajzat e trafikuara shumica prej Evropės Lindore, Afrikės Perėndimore dhe Azisė tashmė gjenden qė nga Napoli nė Nottingham dhe afro 65 pėr qind e atyre qė kanė ardhur nga Shqipėria, janė nėn moshėn 18 vjeē. Ministria e Brendshme numėron 1,420 ēėshtje mė 1998, por ekspertėt nė terren tė thonė se kjo "ėshtė maja e ajsbergut" pėrderisa biznesi po shkulmon dhe pjesa mė e madhe e vajzave tė skllavėruara janė aq tė tmeruara sa nuk shkėputen dot. Shumica e vendeve evropiane edhe sot nuk kanė ligjin pėr tė ndaluar kėtė formė moderne tė skllavėrisė. Nė Britani projektligji pėr shfrytėzimin seksual ėshtė ende nė parlament dhe duhet tė aprovohet pėrpara mbarimit tė vitit qė do tė thotė se trafikantėt do tė pėrballen me njė dėnim qė shkon deri nė 14 vjet heqje lirie. Ndėrkohė Shqipėria po lufton tė rregullojė vėrshimin e vajzave qė kanė dalė apo kanė rrėshqitur nė industrinė e trafikut. Ato postohen nėpėr shtėpira kur ka vende bosh nėpėr linjat ajrore, por kur ato arrijnė atje, nuk ėshtė se gjejnė familjarėt e tyre qė mezi i presin krahėhapur nė aeroport. Prostituimi ėshtė krimi mė i rėndė qė mund tė bėjė njė grua nė kėtė vend musliman me madhėsinė e Uellsit.

    3.1 pothuaj e njohin njeri tjetrin ndėrsa nė zonat rurale sipas kodeve sociale tė lashta vetėm gjaku i hasmit mund ta paguajė shkeljen nė nder. Kthimi nė njė jetė normale pėr njė ish prostitutė ėshtė pothuaj e pamundur. Nė veriun e pashtet e tė drobitur, agjencitė e ndihmave iu mėsojnė nėnave si tė mbrojnė vajzat e tyre nga miklimi i trafikantėve, ndėrsa tė tjerė afrojnė strehim pėr gratė qė nuk duan tė dalin nė publik dhe refuzojnė shtėpi apo punė pėr shkak tė turpėrimit tė tyre nė tė kaluarėn. Shumė prej tyre e gjejnė njė shteg nė ndonjė qytet tjetėr, disa largohen sėrish nė ndonjė vend tjetėr tė huaj dhe shumica bien sėrish nė duart e kodoshėve tė tyre. "Opinioni publik ėshtė gjėja mė e vėshtirė pėr kėto vajza", thotė Krenar Kasi, skuadra antitrafik e tė cilit nė qytetin e Beratit ka pritur mė shumė se 200 vajza tė trafikuara nėpėr Evropė gjatė 18 muajve tė fundit. "Shumica e tyre e gjejnė njė zgjidhje. Ato vendosen nė njė qytet tjetėr ku nuk i njeh kush. Ose dhe ndoshta largohen nė ndonjė vend tjetėr tė huaj sėrish. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė gjetur atė qė iu mungon kėtu- normalitetin".

    Policia shqiptare ia ka arritur tė bindė gjithmonė e mė shumė vajzat e kthyera tė tregojnė emrat e kodoshėve duke i ruajtur vetė ato fillimisht dhe mė pas duke ia dorėzuar IOM dhe shėrbimeve tė tjera mbėshtetėse me kalimin e muajve. Rojet iu rrinė gati kodoshėve qė vėrdallosen nėpėr strehėzat e vogla tė IOM-it pėr ish prostituta nė Tiranė, qė shpresojnė tė bindin apo tė tmerrojnė ish skllavet e tyre pėr tė tėrhequr denoncimet.

    "Njė vajzė qė denoncoi kodoshin e saj, na u desh ta shoqėronim atė nė disa qytete tė ndryshme me truproja dhe me dritare tė qarkuara me hekura", thotė Spartak Guma, shef i policisė sė antitrafikut nė Tiranė. "Kur ajo u kthye mė sė fundi nė qytetin e saj tė lindjes nė Fier, mbi derėn e shtėpisė sė saj qe shkruar njė parrullė e madhe nė mur "prostitutė".

    Ndėrsa trafikimi ėshtė njė plagė pėr Moldavinė, Rumaninė dhe Bullgarinė, pėr Shqipėrinė ajo ėshtė krejt gjė tjetėr. Nė fundin e regjimit gjysėm shekullor stalinist, kriminelėt shpėrthyen ndėrsa policia vetėm tashmė ka filluar tė merret me ta. Pothuaj gjysma e numrit tė viktimave tė identifikuara nė rajon janė shqiptare, thuhet nė njė raport tė botuar nė muajin korrik nga IOM-i dhe Komisioni Ndėrkombėtar i Migracionit Katolik. Qė nga janari 2000, janė numėruar 2.241, por ekspertėt thonė se tė dhėnat e vėrteta janė shumė mė tė mėdha. Me thėnė tė drejtėn Xheni tashmė ėshtė shumė mė e zgjuar - pasi ka mėsuar si tė merret vesh me tė gjithė llojet e burrave - por ajo ėshtė gjithashtu me njė fėmijėri tė lėnė pėrgjysėm qė i gėzohej ėndrrės se njė ditė do tė bėhej njė modele apo njė yll opera, kur u kthye nė Britani.

    "Tashmė Anglia ėshtė shtėpia ime", thotė ajo pasi ka kaluar disa ditė nė pritje tė njė vize nė konsullatėn britanike nė Tiranė. "Njė minutė pasi mbėrrita kėtu u ndjeva e drobitur. Mė merr malli pėr EastEnders. Mezi mė zė gjumi gjatė natės.






    -------------

  12. #12
    Ceceni Tirons
    i/e ftuar
    E ca pret nga dukagjini?

  13. #13
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Juliana Gropa 23 vjec, i dha fund jetes me 22 dhjetor te vitit te kaluar, nje vit pas marteses, duke refuzuar kerkesen e te shoqit Artur Gropa, per te prostituuar ne Itali, pasi bente prej kohesh prostituten, ne Fier. Ne motivimin e arrestimit, policia i tha te dyshuarit se ka detyruar bashkeshorten te vetesakrifikohet, per te mos prostituuar ne Fier dhe jashte shtetit. Duke mos gjetur rrugedalje tjeter vec detyrimit per te prostituuar dhe vetevrasjes, Juliana Gropa nje grua 23 vjecare, i dha fund jetes duke pire tre kokrra fotoksine. Artur Gropa, ose sic e therrisnin, "Vesho", ka qene nje here i denuar ne Greqi ne burgun e Koridhalose, per vjedhje banese. Po ne kete burg, ne godinen e femrave, per mungese dokumentesh emigrimi dhe pune te paligjshme ne vendin fqinje, ndodhej Juljana Muka nga Bilishti i Korces. Te dy jane njohur duke shkembyer letra dhe fotografi. Sipas rrefimit te nje shoku te tij, Arturi ka arritur nepermjet avokateve, te fitoje lirine bashke me vajzen dhe, pas daljes nga burgu jane kthyer ne Patos, per te bashkejetuar ne Shqiperi. Nderkohe, sipas te afermve te vajzes, 23 vjecarja veren e vitit 2001, ishte martuar me Arturin banor i fshatit Dukas. Sipas burimeve te policise vendore, Arturi kishte gjashte muaj qe e perdorte gruan e tij Julianen si prostitute, neper motelet e Fierit dhe se fundi, kishte vendosur ta dergonte per te prostituuar edhe ne trotuaret e Italise.

  14. #14
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    "Martohemi", e perdhunon dhe ben prostitute


    Nje e mitur nga Korca, ka provuar dite te tmerrshme dhune seksuale dhe detyrimi per te prostituuar, nga "njeriu i zemres", qe i premtoi martese. Altin Latollari, 25-vjecari nga Maliqi, eshte arrestuar dje, si i dyshuari i trafikimit te 15-vjecares A.T. Deshmite rrenqethese te viktimes se perdorur fillimisht ne Maqedoni dhe me tej, ne Greqi. I ndaluari: "Jam i pafajshem"

    I premton martese, e merr me vete per ne Greqi dhe e perdhunon ne Maqedoni. Per te perfunduar ne vendin helen, si vajze trotuaresh, ne Selanik. Keshtu akuzohet te kete vepruar nje 25 vjecar nga qyteti i Maliqit, me nje vajze te mitur nga qyteti i Korces. Viktima e dyshuar e dhunes seksuale dhe detyrimit per te prostituuar, ka denoncuar disda dite me pare, pretendentin e saj per bashkeshort, duke bere qe ai te bjere dje, ne prangat e policise se Korces. Burime zyrtare te policise vendore, thane per "Korrieri"-n, se Altin Latollari, 25 vjec, banues ne Maliq, u arrestua pasi ka perdorur dhe trafikuar per qellime fitimi, 15-vjecaren A.T., lindur dhe banuese ne Korce. Para dy ditesh policia greke ka i ka kapur te dy, ne qytetin e Selanikut. Pasi eshte konstatuar se dy te lartpermendurit, kane qene te papajisur me dokumentet e duhura gje qe i ka detyruar t'i kthejne ne Shqiperi. Me te mberritur ne Korce, 15 vjecarja ka denoncuar se Latollari e ka detyruar te bente prostituten. Mbas ketij denoncimi 25 vjecari ka rene ne pranga ndersa gjate hetimeve nuk ka pranuar akuzen, duke thene se e donte vajzen e mitur dhe do te martohej me te. Nderkohe, nga qelite e paraburgimit, ku ndodhet i dyshuari i prangosur, nuk ka pranuar te kete kryer vepra te tilla penale. Ai ka thene dje pas arrestimit, se e donte te mituren dhe se kishte ndermend te martohej me te, sikurse edhe i kishet premtuar kohe me pare. Policia tha se vajza fillimisht ishte derguar ne Maqedoni, nga burri i saj virtual, 25-vjecari nga Maliqi, Altin Latollari. Atje sipas te njejtave burime, dyshohet qe vajza te jete perdhunuar nga i arrestuari dhe me pas, eshte derguar ne Greqi, nepermjet shtetit tjeter fqinje, Maqedoni. Burimet e mesiperme te policise, bejne te ditur se vajza e mitur, eshte riatdhesuar vetem dy dite me pare, se bashku me tutorin e saj, premtues i marteses. Vajza sipas deshmive te mbledhura ne policine vendore, ishte perdorur nga "i shoqi" per rreth nje muaj, si prostitute ne Selanik te Greqise. Por me kthimin e tyre ne token ame, per shkak te kapjes nga policia greke, Altini, dyshohet se nuk e ka prezantuar vajzen 15-vjecare si gruan e tij, e per rrjedhoje me mbiemrin e tij, (Latollari). Kjo mesohet ta kete revoltuar 15-vjecaren e cila duke i kujtuar se nuk kishte qene burri i saj, por tutori shfrytezues per nje muaj ne Selanik, ka "detyruar" policine ta vere ne pranga. Irena Vreto

  15. #15
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ja si donim ta ēonim nė Greqi 15-vjeēaren"

    SHKODER

    I kanė prerė flokėt, ia kanė lyer me bojė dhe i kanė vėnė syze qė tė mos njihej nga policia. Kėshtu me luk tė ndryshuar e kanė mbajtur plot njė javė tek ish-hotel "Peza" nė kryeqytet 15-vjeēaren nga Hani i Hotit. Katėr tutorėt shkodranė ishin nė tratativa pėr ta trafikuar nė Greqi tė miturėn. E keqtrajtuar dhe e trembur, Dorela Pepaj ka bėrė sikur ka pranuar ofertėn pėr tė shkuar nė vendin fqinj, derisa tė shtunėn qė shkoi, ajo ka mundur tė largohet nga tė rinjtė trafikantė. E ndėrsa vajza ėshtė kthyer nė shtėpinė e saj, policia ka mundur tė verė nė pranga tre shtetasit: Gj.V (18 vjeē), B.D(17 vjeē) dhe S.S (17 vjeē) dhe kushėrirėn e saj 17-vjeēare, banuese nė lagjen "Skėndėrbeg" nė qytetin verior. Ndėrkohė, burime nga dikasteri i rendit bėjnė tė ditur se katėr tė rinjtė e arrestuar kanė mashtruar Pepajn, me qėllim trafikimi nė Greqi (kjo ėshtė dhe akuza atashur atyre). Sipas bluve, si "karrem" ka shėrbyer kushėrira e viktimės. Dy javė mė parė, 17-vjeēarja e ka ftuar nė shtėpinė e saj nė Shkodėr, Dorelėn. Kursantja e italishtes tė shtunėn ishte nė shtėpinė e saj, nė Han tė Hotit, pasi ishte ditė pushimi. E trembur se prindėrit nuk do t'i jepnin leje, pasi ajo vetėm pėr fundjavė kthehej nė shtėpi, ka vendosur tė ikė fshehurazi. Gjithsesi kushėrira e saj ėshtė treguar shumė "xhentile". Ajo bashkė me njė prej tre shokėve tė saj, me tė cilėt kishte bėrė planin pėr tė ikur nė Greqi, ka shkuar pėr ta marrė Dorelėn me makinė. E ndėrsa dy tė rinjtė kanė marrė me vete 15-vjeēaren, nė qytetin e Shkodrės nė makinė kanė hipur dhe dy tė tjerė. Kėshtu tė katėr tutorėt pa humbur kohė janė nisur nė drejtim tė Tiranės. Kanė zėnė njė dhomė te ish-hotel "Peza" dhe aty kanė ndenjur njė javė pa ndėrruar vend. Kjo pėr faktin se prindėrit e tė miturės kanė dhėnė alarmin dhe policia e Shkodrės kishte dėrguar foton e saj nė rajonet e policisė nė tė gjithė vendin. Sipas bluve, tė katėr tė rinjtė kanė tentuar tė gjejnė njė person qė do t'i niste nė Greqi. Ndėrkaq e mitura ka mėsuar qėllimin e vėrtetė tė udhėtimit tė saj. Ajo ėshtė kėrcėnuar dhe keqtrajtuar. Vetėm dredhia, njė OK fals, e ka shpėtuar vajzėn. Tė shtunėn qė shkoi ka mundur tė ikė e tė kthehet nė shtėpi tė saj. Ndėrkohė policia e Shkodrės ka zbuluar vendqėndrimin e mashtruesve tė tė miturės, tė cilėt i ka prangosur menjėherė.


    Tutorėt: Tė miturėn e mashtruam para 1 jave

    Lajmi se ishte rrėmbyer njė 15-vjeēare nga Shkodra mori dhenė. Tė katėr mashtruesit e sė miturės, megjithė pėrpjekjet pėr tė ikur nė vendin fqinj, dėshtuan. Tė shtunėn ata u prangosėn. Fillimisht tė rinjtė (tre djem e kushėrira e sė miturės) nuk kanė pranuar qė tė flasin. "Kėrkojmė njė avokat", kanė deklaruar ata. Vetėm pas kėmbėnguljes sė ekspertėve dhe pėrballjes me faktet e provat e mbledhura prej tyre, katėr tė rinjtė kanė pranuar se e kanė mashtruar 15-vjeēaren nga Hani i Hotit dhe se kanė dashur ta trafikojnė atė nė Greqi. Burime nga dikasteri i rendit pohojnė se katėr shtetasit nė fjalė akuzohen "pėr mashtrim tė njė tė miture me qėllimin trafikimin e saj jashtė shtetit". Materialet nė ngarkim tė tė pandehurve i janė pėrcjellur organit tė Prokurorisė sė Shkodrės. Dosja pothuajse ėshtė e kompletuar me prova.

Tema tė Ngjashme

  1. Rrėfimi dhe Kungimi i duhur
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-12-2012, 23:27
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 18:39
  3. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-08-2003, 12:35
  5. Rrėfimi: Ėndrra ime ishte tė bėhesha prostitutė
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •