Desha te shtroj kete teme shume aktuale dhe te bej disa pyetje te cilave une nuk arrij te ju gjej pergjigje.
A duhet te mbrohet e drejta e autorit?
Nese po, si duhet te behet kjo?
A eshte fare e mundur qe te mbrohet kjo e drejte apo e pamundur.
Mendoj qe te krijosh dicka me qellim perfitimi ka filluar te behet te pamundur. Kopjimi eshte gjeja me e perhapur dhe gati askush nuk merret me krijime personale.
Psh. Filmi, Muzika dhe pothuaj te gjitha krijimet artistike po deshtojne si biznese per shkak te piraterise dhe nuk di nese do tu gjindet ndonje zgjidhje ketyre problemeve.
Per te hapur kete teme mora shkas nga nje ngjarje personale. Kisha punuar me muaj ne nje program kompjuterik, dhe sapo ja shita nje personi (shume lire), te tjeret filluan te bejne biznes me programin tim. E kisha mbrojtur aq sa kisha mundur, po natyra e programit ishte e tille qe e dija se do te ishte e pamundur te mbroje.
Tani cfare mendoni? A ja vlen fare te punosh dicka te re, apo thjesht duhet te kopjosh dicka qe te besh biznes.
A keni ndonje ide, a ka fare gjasa qe e drejta e autorit te mbrohet ne shoqerine moderne???
Krijoni Kontakt