gazeta shekulli:
-----------
Aktori i njohur i humorit shoqėrohet nė polici. Aksidentoi pėr vdekje Minella Kumarakun
Cekja nė qeli, shtyp me makinė njė 55-vjeēar
Sulo Gozhina
BERAT - Aktori i njohur i humorit, Sejfulla Myftari, i njohur me emrin Cekja, ka aksidentuar dje pėr vdekje, njė 55-vjeēar. Aksidenti i rėndė me protagonist humoristin e njohur, ka ndodhur rreth orės 17:30 tė ditės sė djeshme nė aksin rrugor Berat-Lushnjė. Burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se Cekja i Beratit ishte duke drejtuar njė automjet tip Benz kur ka pėrplasur pėr vdekje 55-vjeēarin Minella Kumaraku, banor i Komunės sė Poshnjes. Fill pas aksidentit tragjik aktori i njohur ėshtė shoqėruar nė qelitė e komisiariatit tė Beratit ku sipas burimeve do tė qėndrojė deri nė zbardhjen e plotė tė rrethanave tė ngjarjes.
Aksidenti
I vetėm nė automjetin tip Benz me targė KO 73 96 A, Cekja i Beratit po udhėtonte drejt Tiranės pėr njė punė urgjente. Pikėrisht nė vendin pranė njė fabrike vaji, e quajtur Dimali, nė rrugėn kur hyn pėr nė komunėn e Poshnjės sė rrethit tė Beratit ka ndodhur dhe aksidenti tragjik. Viktima, 55-vjeēari Kumaraku ishte duke ecur me biēikletė, drejt shtėpisė sė tij. Burime nga vendngjarja thanė pėr gazetėn se viktima kishte ngarkuar nė biēikletė disa materiale pėr tė mbuluar shtėpinė, pasi ajo pikonte. Shiu i pasdites sė djeshme kishte depėrtuar nė banesėn e Kumarakut qė jetonte i vetėm me gruan, pasi 5 fėmijėt i kishte nė emigrim, thanė pėr gazetėn tė njohur tė viktimės, qė u gjendėn menjėherė nė vendngjarje. Kėshtu duke pasur frikė nga koha e keqe babai i 5 fėmijėve u nis pasdite vonė pėr tė marrė disa tjegulla, por gjatė rrugės ai ėshtė pėrplasur me mjetin qė drejtohej nga Cekja. Sipas dėshmitarėve okularė mjeti qė drejtohej nga aktori i njohur ishte duke ecur me shpejtėsi. Po sipas kėtyre burimeve, si pasojė automjeti ku udhėtonte Cekja e ka pėrplasur Kumarakun disa herė ndėrsa makina pėr tė shmangur pėrplasjen ka pėrfunduar nė kanal, duke iu thyer xhami i parė. 55-vjeēari i dėmtuar rėndė ka gjetur vdekjen e menjėhershme, ndėrkohė qė kalimtarėt e rastėsishėm, midis tė cilėve dhe banorė tė Poshnjes kanė identifikuar bashkėfshatarin e tyre dhe kanė lajmėruar policinė.
Policia
Uniformat blu tė shoqėruara nga shefi i komisariatit Fatos Hasani dhe kryeprokurori Kozma Ziu kanė shkuar nė vendngjarje dhe kanė nisur hetimet e menjėhershme. Policia ka bllokuar automjetin qė shkaktoi aksidentin tragjik, ndėrkohė qė drejtuesi i mjetit, Cekja, ėshtė shoqėruar nė komisariatin e Beratit. Ende nuk bėhen tė ditura rrethanat e aksidentit me pasojė vdekjen e 55- vjeēarit Minella Kumaraku, por burimet thanė se po hetohet intensivisht lidhur me kėtė ngjarje. Po ashtu aktorit tė njohur tė humorit i duhet tė qėndrojė 24 orė nė qeli, nė pritje tė masės qė do tė vendosė ndaj tij prokuroria e rrethit. Po ashtu mėsohet se Cekja ėshtė marrė nė pyetje dhe mėsohet tė ketė deklaruar se nuk e di ēka ndodhur. Kuptova se kishte ndodhur diēka kur e pashė veten nė kanal. Ndėrkohė shumė dashamirės tė artit tė Cekes, por edhe miq e kolegė tė tij kanė qėnė dje nė mjediset e jashtme tė komisiariatit tė Beratit. Sipas policisė, ky ėshtė aksidenti i 5 qė ndodh nė rrethin e Beratit brenda 2 muajsh.
--------------------
Gazeta thot mes tjerash:
.....
Ndėrkohė shumė dashamirės tė artit tė Cekes, por edhe miq e kolegė tė tij kanė qėnė dje nė mjediset e jashtme tė komisiariatit tė Beratit.
......
Te ai Burri qe vdiq skan vajtur Dashamiret e Artit beratas e te gjithe kan vetem nje hall...Cekja mos te na merzitet ne Polici..pa c q temen atij fukarait qe iku..
Popull i Keq..
Edhe ne koh te PPSH-se..
Te tere vraponin kur binte ne burg ndonje hajdut ose shofer qe shtypte dike me makine..e me vrap gjenin mikun prokuror a hetues dhe pa mbush 24 ore dilte keqberesi megjithse denimet per hajduto-banditet e pijanecet kriminele ishte vec pun muajsh...
Kur futej ne burg dikush per politik...askush nuk guxonte te tregonte interes per te lehtesuar qyqarin megjithse e dinin se per dy fjale ai i mjere te pakten 7-8 vjet burg Spaci i kishte te sigurta.
Ky eshte populli Shqiptar..Le koken per Rrugacet..
Krijoni Kontakt