Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Ne dhe integrimi europian

    Nga Hashim Thaci/ Sulmet terroriste te 11 shtatorit kunder Uashingtonit dhe Nju-Jorkut nuk ishin vetem tragjedi njerezore, por ishin akte, qe bene kthese ne politiken dhe zhvillimet e shoqerise boterore. Deklarimet se bota po shkonte drejt perplasjes se vlerave me kundervlera u intensifikuan. Kampi terrorist ate dite goditi, jo vetem SHBA-te, por ne pergjithesi vlerat e civilizimit global. Kryeurrejtjet e parimeve perendimore ate dite ishin aktivizuar si kurre me pare.



    Pas ketij sulmi, ne disa vende te tjera kishte lekundje, ngurrim, vonese, por jo edhe ne Kosove. Ate mbremje ne Prishtine, dhjetera-mijera qytetare mbushen rruget e kryeqendres se Kosoves ne mbeshtetje te popullit dhe te Qeverise amerikane.



    Kosova, qytetaret dhe institucionet e saja, u ngriten ne perkrahje te vlerave, te cilat kane ushqyer shpresat e mbare civilizimit per ngadhnjimin e lirise dhe te rendit demokratik kudo. Permes prononcimeve dhe veprimeve shume permbajtesore publike, ne me vendosmeri e beme te qarte vazhdimin e percaktimit tone per te organizuar jeten tone individuale dhe shoqerore ne Kosove, duke u mbeshtetur mbi parime, te cilat jane te padiskutueshme. Edhe per ne, qe kemi sakrifikuar per lirine kohe te gjate, keto parime jane absolute.



    Shpresat tona mbeshteten ne liri, ne respektimin maksimal te te drejtave te njeriut, te modeluara mire ne sistemin demokratik, qe hap mundesite per nje te ardhme me te mire dhe me te sigurt per te gjithe. Jemi thellesisht te vetedijshem se sistemi demokratik eshte celesi per lirine individuale dhe kolektive.



    Me shume se nente muaj pas sulmeve te tmerrshme te 11 shtatorit, njerezit vazhdojne edhe me tej ta pyesin veten se cili eshte qendrimi i tyre, ku jane ata perballe ketyre vlerave absolute?



    Cfare ishte ajo qe e beri vendin dhe qytetaret te zgjedhin kete rruge?



    Si mund te behej demokracia vertet funksionale dhe e qendrueshme?



    Ne Kosove vazhdojne te bejne te njejten pyetje, sepse optimizmi dhe percaktimi yne mbeshtetet ne ngadhenjimin e demokracise.



    Keto jane kushtet me thelbesore, qe duhen permbushur qe te sigurohet funksionimi i suksesshem i rendit demokratik ne kete proces tranzicioni ne Kosove:



    - Zgjedhjet e lira duhet vazhduar te mbahen rregullisht, te jene demokratike dhe rezultatet e tyre duhet te respektohen pa asnje kushtezimi nga te gjithe.



    - Duhet te krijohet sistem i mirefillte partiak demokratik, i cili do ta orientonte drejt vullnetin e shprehur te qytetareve. Kjo do te te reflektohej me stabilitet institucional.



    - Shoqeria civile, edhe pse shume e pranishme, do duhej te jete me teper ndikuese apo percaktuese, sesa pasive apo vezhguese e proceseve, sic eshte sot.



    - Tregu i lire duhet te jete fuqishem i pranishem ne sistemin ekonomik. Ne Kosove ky proces eshte ne stadin fillestar, por me perspektive te mire.



    Te gjithe keta elemente te domosdoshem duhet te jene stabile ne nje administrate te mirefillte institucionale, e cila duhet te jete e pergjegjshme, efikase dhe transparente.



    Jane bere levizje shume domethenese ne permbushjen e kerkeses se pare. Jane mbajtur zgjedhjet e para te lira lokale dhe parlamentare, te cilat u vleresuan te suksesshme, ndersa tani jemi ne pergatitje te zgjedhjeve te reja lokale.



    Zgjedhjet nuk ishin te shoqeruara me ndonje parregullesi te madhe, qytetaret me pjesemarrjen e tyre deshmuan pjekuri te larte qytetare dhe demokratike, qe do t'ua kishin lakmi shume vende te rajonit.



    Rezultatet zgjedhore u pranuan nga te gjitha subjektet politike, pa vene asnje lloj kushtezimi.



    Tashme eshte duke u vendosur sistemi i qendrueshem i partive politike, perkunder dallimeve normale konceptuale.



    Keto dallime nuk e kane shume zanafillen ne pikepamjet programore, por ne rruget dhe format, te cilat duhet te perdorim per te arritur qellimin perfundimtar, qe pa asnje perjashtim na unifikon te gjitheve: Liria e plote dhe demokratizimi i vendit.



    Partia Demokratike e Kosoves (PDK), parti qe e drejtoj une, udheheq Qeverine e Kosoves. Ajo po profilohet gjithnje e me teper sipas standarteve perendimore, po jep impulse pozitive dhe dinamizim te zhvillimeve te gjitheaneshme ne vend.



    Duke bashkepunuar me institucionet nderkombetae, ne Kosove jane krijuar kushtet per zhvillimin dhe perparimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme (korniza per privatizim eshte vene ne diskutim). Kjo kornize mundeson zhvillimin e ketyre ndermarrjeve dhe faza e zbatimit besoj se do te ecen me sukses.



    Sistemi i ri bankar i themeluar dhe rregullat perkatese jane mirepritur nga qytetaret. Tregtia me vendet fqinje po rritet qendrueshmerisht. Prape se prape, akoma mbetet shume per te bere.



    Edhe pse papunesia eshte me e larta ne rajon dhe Evrope, Kosova sot eshte vendi me i qete dhe i me i sigurte ne rajon. Institucionet vendore, megjithese me kompetenca te kufizuara, po u thone "stop" fenomeneve negative te vendeve te tranzicionit, por qe nuk shpetuan pa prekur edhe Kosoven, si korrupsioni, kontrabanda, prostitucioni, trafiqet ilegale etj.



    Ceshtjet e pronesise mbeten qe te diskutohen. Rruge me te mira per integrimin e Kosoves ne strukturat e Bashkesise Evropiane po mendohen dhe diskutohen mire, ne menyre qe te stimulojne dhe drejtojne vitalitetin, kreativitetin dhe energjite pozitive te qytetareve te Kosoves.



    Kosova, tani e tutje, do te jete e perfaqesuar edhe ne Paktin e Stabilitetit per Ballkanin.



    Shoqeria civile ne Kosove ka nje prani te madhe. Shume OJQ jane aktive ne ballafaqimin e gjithe ceshtjeve, te cilat e preokupojne shoqerine kosovare, duke filluar nga mbrojtja dhe respektimi i te drejtave njerezore, mediat e lira, mbrojtja e ambientit, ruatja e vlerave kulturore dhe fetare etj.



    Megjithate, keto komponente duhet qe te fuqizohen ne nje strukture institucionale te mirefillte demokratike. Ketu, ne ballafaqohemi me probleme, te cilat nuk jane zgjedhja e jone. Per shkaqe te ndryshme, administrata nderkombetare nuk po mund te nderlidhet dhe t' i pershtatet aq sa duhet shoqerise vendore.



    Perpjekjet e vazhdueshme te Beogradit per kantonizimin e Kosoves jane evidente. Komuniteti serb ne Kosove gjithnje e me teper po e kupton se e ardhmja e tyre eshte ketu, duke bashkepunuar me shqiptaret, me minoritetet joserbe dhe me nderkombetaret. Serbet me veshtiresi, por gradualisht, po integrohen ne institucionet dhe ne shoqerine kosovare. Hapat e ndermarre nga institucionet e Kosoves dhe mekanizmat relevant nderkombetare per krijimin e kushteve per kthimin e refugjateve, nga qytetaret vendore po priten gjithnje e me pozitivisht. Per te gjithe ata (refugjatet) duhet te krijohen mundesite dhe siguria per t' u kthyer ne vend, ne shtepite dhe pronat e tyre.



    Kosova eshte e te gjithe qytetareve te saj.



    Integriteti i Kosoves duhet te ruhet patjeter. Ne kete kontekst, ceshtja e Mitrovices po behet plage gjithnje e me e rende. "De facto" Kosova eshte ndare nga mekanizma joinstitucional. "De jure" ajo duhet te bashkohet institucionalisht nga faktori vendor dhe ai nderkombetar.



    Celesi per nje Kosove dhe rajon me stabel eshte afrimi i nevojshem i strukturave te ndryshme dhe siguria. Kjo do te permiresonte marredheniet ndermjet vendeve fqinje, do te nxiste zhvillimin ekonomik dhe do te krijonte mundesi, qe keto komponente te demokracise te behen themel dhe pjese integrale e jetes shoqerore, ekonomike dhe politike te rajonit.



    Jam i bindur se qytetaret e Kosoves dhe lideret e tyre politike do te vazhdojne te mbesin te palekundur ne realizimin dhe avancimin e vlerave demokratike. Ne kemi bere zgjedhjen tone. Ne besojme se ekzistojne parime, te cilat jane absolute dhe te aplikueshme per te gjithe: e drejat e lirise, te drejtat njerezore dhe mundesi te barabarta. Ne jemi duke punuar seriozisht qe t'i permbushim ato.



    Gjithashtu shpresojme per mirekuptim dhe perkrahje nga vendet e tjera, per te cilat ne besojme se jane ne anen tone te perbashket, ne kete lufte midis terrorit (kampit terrorist) te pas 11 shtatorit dhe shprese per liri (botes se civilizuar).



    Kosova dhe qytetaret e saj vazhdojne te mbesin pjese e rendesisshme e koalicionit global demokratik antiterrorist.


    Marre nga Korrieri

    Me behet qejfi qe kosovaret kane ne krye lidere me largpamesi dhe hapesire.

  2. #2

    BE i thote JO hapjese se negociatave me Shqiperine

    Keshilli i Perhershem i ambasadoreve te Bashkimit Evropian vendosi dje me 12 vota pro, 2 kunder dhe 1 abstenim per mosceljen e negociatave per marreveshjen e stabilizim-asociimit

    Keshilli i Perhershem i ambasadoreve te Bashkimit Evropian (COREPERI) ka vendosur dje se Shqiperia ende nuk eshte e gatshme per hapjen e negociatave per nje marreveshje stabilizim-asociimi. Te mbledhur dje ne Bruksel, ambasadoret e 15 vendeve te BE-se kane vendosur me 12 vota pro, 2 kunder dhe 1 abstenim per moshapjen e negociatave me Tiranen. Vendim, qe pritet te zyrtarizohet gjate mbledhjes se 22 qershorit te Keshillit te Ministrave te BE.

    Pro hapjes se negociatave me Shqiperine mesohet te kene votuar dy vendet fqinje, Greqia dhe Italia. Ndersa, Spanja, e cila mban kryesine e radhes se BE deri ne fund te qershorit, ka abstenuar, megjithese dedri ne fund ka qene ne favor te hapjes. Madje ka tentuar te ndikoje pozitivisht ne kete drejtim. Vendet e tjera te BE-se kane renditur nderkohe 12 vota kunder celjes se negociatave me Shqiperine. Argumentat qe kane rrezuar kandidaturen e Shqiperise per takimin e 22 qershorit duket se kane qene pastabiliteti politik ne vend dhe mungesa e reformave. Gjate takimit eshte komentuar rrezimi i Qeverise Meta dhe mungesa e konsensusit te brendshem ne PS. Madje raporti problematic mes opozites dhe pozites eshte pare gjithashtu me mosbesim. Madje, Keshilli i Ambasadoreve eshte shprehur se megjithe nje lloj zbutje te opozites, terheqja dhe integrimi i saj nuk ka qene ne nivelin e duhur.

    Qeveria shqiptare shpresonte qe te niste negociatat per nje marreveshje stabilizim-asociimi brenda qershorit. Per kete qellim, gjate muajve te fundit diplomacia shqiptare ka tentuar te binde kancelarite kryesore per ecurine e reformave dhe stabilitetin ne vend. Pika me e veshtire e Shqiperise ne raport me Marreveshjen e Asociim Stabilizimit ka qene takimi i Goteborgut ne Qershor te vitit te kaluar, kur u arrrit drita jeshile per nisjen e procedurave. Gjate nje vizite disa muaj me vone ne Tirane, ne nentor 2001, Prodi premtoi qe hapja e negociatave do te fillonte brenda Dhjetorit, por edhe kjo deshtoi. Sipas nje interviste qe lideri i opozites Berisha dha dje ne TV KLAN, sqaroi se ne fund te Janarit 2002, para takimit te Brikselit, vetem nje vend, me sa duket Franca ishte e lekundur ne kete drejtim. Fatkeqesisht, zhvillimet e paparashikuara ne gjashte muajve te fundit e cuan kundershtimin e Shqiperise ne 12.

    Nderkohe, vendimi i djeshem, ndonese paraprak dhe i marre nga Keshilli i Ambasadoreve, duket se ka shtyre edhe nje here deshiren e Tiranes per te nisur bisedimet me Brukselin. Ndersa, sinjali i pare per kete mosmiratim te kerkeses se Shqiperise u dha gjate nje rezolute te Parlamentit Evropian.

    Ne Shqiperi pritet te vije ne mes te qershorit nje delegacioni i fundit i "Task Force" te BE, qe duhet te diskutoje me autoritetet shqiptare ecurine e bere ne rrugen drejt arritjes se hapjes se negociatave. Per te cilat, Keshilli i Ministrave te BE duhet te shprehet perfundimisht me 22 qershor.


    Korrieri, 06/07/2002

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Asociimi dhe Integruesi Marko ****

    www.balkanweb.com
    Faqja 3 - FAQE E PARE Qershor 18, 2002

    Ministri i Integrimit pak orė para mbledhjes: Kemi pak shpresa

    Kėshilli i Ministrave tė Jashtėm tė BE vendosi dje qė tė mos hapen bisedimet me Shqipėrinė pėr marrėveshjen e asocim-stabilizimit. Nė dokumentin e miratuar dje dhe qė do tė konfirmohet plotėsisht nga kėshilli i ministrave tė BE ku pėrfaqėsohen Kryeministrat, parashikon se vetėm nė vjeshtė dhe dimėr tė kėtij viti mund tė flitet pėr kėtė ēėshtje. Shkak janė problemet e dala me zgjedhjen e Presidentit dhe frika se kriza mund tė pushtojė vendin nė rast tė moszgjedhjes nė kohė. Njė vendim tė tillė tė ministrave tė jashtėm tė BE e paralajmėroi edhe Ministri i Shtetit pėr Integrimin Marko Bello. Ai i parapriu takimit tė Kėshillit tė Ēėshtjeve tė Pėrgjithshme tė Bashkimit Europian, i cili do tė diskutonte edhe pėr Shqipėrinė. Ky takim ėshtė paraprirė nga njė vendim i ambasadorėve tė BE-sė, tė cilėt votuan pėr moshapjen e negociatave me Shqipėrinė pėr Marrėveshjen e Asocim-stabilizimit dh pritet tė mbyllet pėrfundimisht nė 22 qershor nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave tė BE. Pro Shqipėrisė nė tė takim votuan vetėm Italia dhe Greqia; Spanja abstenoi, ndėrsa vendet e tjera janė kundėr. Mė radikalėt nė qėndrimet e tyre ndaj Shqipėrisė duket se janė Anglia, Suedia e ndonjė vend tjetėr. Ministri i Shtetit, Marko Bello, tha dje se shqetėsimi i vetėm i anėtarėve tė Bashkimit Europian, qė bėn tė mos hapen shpejt bisedimet pėr kėtė marrėveshje, ėshtė ēėshtja e presidentit dhe e zgjedhjes sė tij. Sipas Bellos, kėto vende duan qė tė shohin si do tė shkojė ky proces. Nėse ai zgjidhet pa problem, atėherė anėtarėt e BE-sė e japin vendimin pro hapjes sė bisedimeve me Shqipėrinė. Kjo mund tė ndodhė nė vjeshtė, nė njė nga mbledhjet e ardhshme tė Kėshillit tė Ēėshtjeve tė Pėrgjithshme. Sipas Bellos, shqetėsimi i BE-sė pėr zgjedhjen e presidentit vjen nga fakti se vendi mund tė futet nė njė krizė tė gjatė, me zgjedhje tė reja tė pėrsėritura disa herė, nėse ky parlament nuk arrin tė zgjedhė njė president. "Nėse nė pesė votime nuk zgjidhet presidenti, atėherė vendi shkon nė zgjedhje dhe ka rrezik qė as parlamenti i ardhshėm tė mos e zgjedhė dot presidentin, pėr shkak tė balancave qė mund tė vendosen", thotė Bello. Kushtetuta Shqiptare kėrkon qė numri Njė i shtetit tė zgjidhet me 84 vota nė 5 votime tė njėpasnjėshme. Pas kėsaj, janė zgjedhjet e parakohshme dhe i gjithė ky proces ka rrezik tė zgjasė deri nė 270 ditė ose gati njė vit tė tėrė kalendarik. Kjo ėshtė frika qė kanė edhe anėtarėt e BE-sė, tė cilėt presin se si do tė shkojė procesi i zgjedhjes sė presidentit, nga i cili varet edhe fati i vazhdimit tė reformave tė Shqipėrisė nė rrugėn drejt integrimit.


    www.korrieri.com
    BE: Ne shtator hapen negociatat me Shqiperine

    Ministrat e Jashtem te 15 vendeve te BE vendosen dje papritur ne Luksemburg, qe pas pushimeve te veres te nisin bisedimet me Tiranen per nje Marreveshje Stabilizim-Asociimi. Zgjedhja e Presidenti, pika kyce e vendimit
    Alketa MYFTIU
    Keshilli i Ceshtjeve te Pergjithshme te Bashkimit Evropian, i njohur dhe si Komiteti i Ministrave te Jashtem, vendosi dje, krejt papritur, qe negociatat per marreveshjen e Stabilizim Asociimit me Shqiperine te hapen menjehere pas zgjedhjeve presidenciale. Shefat e diplomacive te 15 vendeve evropiane jane mbledhur dje ne Luksemburg per te diskutuar mbi disa nga ceshtjet thelbesore, qe shqetesojne sot Evropen, si emigracioni ilegal dhe lufta kunder terrorizmit. Nje nder pikat e axhendes se 15-es ishte dhe ecuria e procesit te integrimit te Shqiperise, per te cilen ata u shprehen, qe "menjehere pas pushimeve te veres te miratohet draftmandati dhe te filloje hapja e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit". Vendim ky i papritur dhe befasues per Tiranen zyrtare. Vetem nje ore para mbylljes se takimit, ministri i shtetit per Integrimin, Marko Bello u shpreh pesimist per shanset, qe kishte Shqiperia per te marre mbeshtetjen e plote te ministratve te Jashtem te BE. Kur vetem dy jave me pare Tirana u trondit nga paralajmerimi, qe i beri Keshilli i Perhershem i ambasadoreve te BE, i cili vendosi me 12 vota pro, 2 kunder dhe 1 abstenim, se Shqiperia nuk ishte e gatshme te hapte negociatat per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit.

    Nderkohe, ne deklaraten perfundimtare te ministrave te Jashtem, e miratuar dje me konsensus nga Keshilli (vendimarrja e Keshillit, vecanerisht per ceshtjet e jashtme behet me konsensus), nenvizohet se hapja e negociatave pas perfundimit te sezonit te veres, qe do te thote ne vjeshte, do varet nga stabiliteti politik, qe ka ne thelb ceshtjen e zgjedhjes se Presidentit te ardhshem, dhe ecuria e reformave. Per kete shefat e diplomacive te vendeve te BE inkurajojne, qe procesi per zgjedhjen e Presidentit te jete brenda standarteve qe kerkon Evropa.

    Duke e lidhur fillimin e bisedimeve me zgjedhjen e Presidentit te Republikes, duket se ky vendim sherben si nje mesazh i forte per politiken shqiptare, vetem pak dite para fillimit te procesit te votimit per kreun e shtetit ne Parlament. Nese gjithcka do te shkoje mire dhe zgjedhja e Presidentit nuk do te rrise temperturen politike, ne shtator Komiteti i Ministrave do te autorizoje Komisionin Evropian te hartoje draftmandatin per hapjen e bisedimeve me Shqiperine. Ne te kundert, do te vihet ne zbatim varianti i dyte, per t'i shtyre negociatat pranveren e ardhshme.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 06/18/2002
    alumni,

    gjithmone nxenes

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Integrimi i Shqiperise ne Europe, eshte bere me te vertete qesharak pasi eshte kthyer ne nje loje politike. Jam i bindur qe nese pyet te gjithe ata qe jane "per integrimin e Shqiperise ne BE" se cilat do te jene te mirat e ketij integrimi, ata do te ngrene supet ose do te mbushin me fjale boshe. Personalisht mendoj se integrimit te Shqiperise ne mareveshjen e asocimit me BE, po i jepet nje rendesi fallco.

    Prioriteti i politikes shqiptare qenka "integrimi ne Europe", megjithese kjo nuk perkon me prioritetet e elektoratit shqiptar. Ne nje vend si Shqiperia qe ka probleme me furnizimin me uje e energji elektrike, ruajtjen e rendit dhe sigurise se qytetareve, papunesi e varferi, integrimi ne BE eshte si puna e embelsires qe i serviret nje te urituri qe ka dite pa vene gje ne goje. Ai do ta haje po nuk do te dije te shijoje, me shpresen se do ti prese urine, por ne fakt embelsira nuk te ngop, vetem te vel.

    Shqiperia nuk duhet te kerkoje me ngulm integrimin ne Europe, por duhet ta FITOJE vendin e saj ne Europe. Me kete dua te them qe perpara se te kerkojme me cdo kusht asocimit dhe "pranimin keshtu sic jemi", ne duhet ti tregojme perendimit se jemi ne gjendje te krijojme nje shoqeri demokratike. Mbi te gjitha, nje sukses ne reformat demokratike institucionale ne vend (pavaresisht se sa kohe do te kerkonte), do te qe prove edhe per vete ne shqiptaret, se nuk jemi aq fatkeq e te paditur sa na ka dale nami.

    Shteti shqiptar, qeverite dhe politika duhet tu japin jete reformave ne vend, dhe vetem pasi Shqiperia te kete arritur legjitimitetin dhe stabilitetin e institucioneve demokratike, atehere BE nuk do te vere kushte, por do ti lutet Shqiperise te integrohet ne BE. Vendodhja e Shqiperise na garanton ne shqiptareve qe cdo plan per nje Europe te bashkuar kalon neper territorin shqiptar, duan apo nuk duan Perendimoret.

    Askush ne Shqiperi nuk e ka te qarte se cilat jane anet pozitive dhe negative te mareveshjes se asocimit. Do te isha kurioz te degjoja arsyet qe servirin partizanet e pranimit ne BE per kete ceshtje. E perseris, prioriteti shqiptar nuk duhet te jete "pranimi me cdo kusht ne BE", por kthimi i vendit ne rrugen e legjitimit dhe reformave demokratike. Vetem kur ta kemi barkun plot, mund te kerkojme edhe embelsiren ne fund.

    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Mehdi Bej Frashėri: "Pse ia dhashė Shėn-Naumin Serbisė"
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •