Nga Hashim Thaci/ Sulmet terroriste te 11 shtatorit kunder Uashingtonit dhe Nju-Jorkut nuk ishin vetem tragjedi njerezore, por ishin akte, qe bene kthese ne politiken dhe zhvillimet e shoqerise boterore. Deklarimet se bota po shkonte drejt perplasjes se vlerave me kundervlera u intensifikuan. Kampi terrorist ate dite goditi, jo vetem SHBA-te, por ne pergjithesi vlerat e civilizimit global. Kryeurrejtjet e parimeve perendimore ate dite ishin aktivizuar si kurre me pare.
Pas ketij sulmi, ne disa vende te tjera kishte lekundje, ngurrim, vonese, por jo edhe ne Kosove. Ate mbremje ne Prishtine, dhjetera-mijera qytetare mbushen rruget e kryeqendres se Kosoves ne mbeshtetje te popullit dhe te Qeverise amerikane.
Kosova, qytetaret dhe institucionet e saja, u ngriten ne perkrahje te vlerave, te cilat kane ushqyer shpresat e mbare civilizimit per ngadhnjimin e lirise dhe te rendit demokratik kudo. Permes prononcimeve dhe veprimeve shume permbajtesore publike, ne me vendosmeri e beme te qarte vazhdimin e percaktimit tone per te organizuar jeten tone individuale dhe shoqerore ne Kosove, duke u mbeshtetur mbi parime, te cilat jane te padiskutueshme. Edhe per ne, qe kemi sakrifikuar per lirine kohe te gjate, keto parime jane absolute.
Shpresat tona mbeshteten ne liri, ne respektimin maksimal te te drejtave te njeriut, te modeluara mire ne sistemin demokratik, qe hap mundesite per nje te ardhme me te mire dhe me te sigurt per te gjithe. Jemi thellesisht te vetedijshem se sistemi demokratik eshte celesi per lirine individuale dhe kolektive.
Me shume se nente muaj pas sulmeve te tmerrshme te 11 shtatorit, njerezit vazhdojne edhe me tej ta pyesin veten se cili eshte qendrimi i tyre, ku jane ata perballe ketyre vlerave absolute?
Cfare ishte ajo qe e beri vendin dhe qytetaret te zgjedhin kete rruge?
Si mund te behej demokracia vertet funksionale dhe e qendrueshme?
Ne Kosove vazhdojne te bejne te njejten pyetje, sepse optimizmi dhe percaktimi yne mbeshtetet ne ngadhenjimin e demokracise.
Keto jane kushtet me thelbesore, qe duhen permbushur qe te sigurohet funksionimi i suksesshem i rendit demokratik ne kete proces tranzicioni ne Kosove:
- Zgjedhjet e lira duhet vazhduar te mbahen rregullisht, te jene demokratike dhe rezultatet e tyre duhet te respektohen pa asnje kushtezimi nga te gjithe.
- Duhet te krijohet sistem i mirefillte partiak demokratik, i cili do ta orientonte drejt vullnetin e shprehur te qytetareve. Kjo do te te reflektohej me stabilitet institucional.
- Shoqeria civile, edhe pse shume e pranishme, do duhej te jete me teper ndikuese apo percaktuese, sesa pasive apo vezhguese e proceseve, sic eshte sot.
- Tregu i lire duhet te jete fuqishem i pranishem ne sistemin ekonomik. Ne Kosove ky proces eshte ne stadin fillestar, por me perspektive te mire.
Te gjithe keta elemente te domosdoshem duhet te jene stabile ne nje administrate te mirefillte institucionale, e cila duhet te jete e pergjegjshme, efikase dhe transparente.
Jane bere levizje shume domethenese ne permbushjen e kerkeses se pare. Jane mbajtur zgjedhjet e para te lira lokale dhe parlamentare, te cilat u vleresuan te suksesshme, ndersa tani jemi ne pergatitje te zgjedhjeve te reja lokale.
Zgjedhjet nuk ishin te shoqeruara me ndonje parregullesi te madhe, qytetaret me pjesemarrjen e tyre deshmuan pjekuri te larte qytetare dhe demokratike, qe do t'ua kishin lakmi shume vende te rajonit.
Rezultatet zgjedhore u pranuan nga te gjitha subjektet politike, pa vene asnje lloj kushtezimi.
Tashme eshte duke u vendosur sistemi i qendrueshem i partive politike, perkunder dallimeve normale konceptuale.
Keto dallime nuk e kane shume zanafillen ne pikepamjet programore, por ne rruget dhe format, te cilat duhet te perdorim per te arritur qellimin perfundimtar, qe pa asnje perjashtim na unifikon te gjitheve: Liria e plote dhe demokratizimi i vendit.
Partia Demokratike e Kosoves (PDK), parti qe e drejtoj une, udheheq Qeverine e Kosoves. Ajo po profilohet gjithnje e me teper sipas standarteve perendimore, po jep impulse pozitive dhe dinamizim te zhvillimeve te gjitheaneshme ne vend.
Duke bashkepunuar me institucionet nderkombetae, ne Kosove jane krijuar kushtet per zhvillimin dhe perparimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme (korniza per privatizim eshte vene ne diskutim). Kjo kornize mundeson zhvillimin e ketyre ndermarrjeve dhe faza e zbatimit besoj se do te ecen me sukses.
Sistemi i ri bankar i themeluar dhe rregullat perkatese jane mirepritur nga qytetaret. Tregtia me vendet fqinje po rritet qendrueshmerisht. Prape se prape, akoma mbetet shume per te bere.
Edhe pse papunesia eshte me e larta ne rajon dhe Evrope, Kosova sot eshte vendi me i qete dhe i me i sigurte ne rajon. Institucionet vendore, megjithese me kompetenca te kufizuara, po u thone "stop" fenomeneve negative te vendeve te tranzicionit, por qe nuk shpetuan pa prekur edhe Kosoven, si korrupsioni, kontrabanda, prostitucioni, trafiqet ilegale etj.
Ceshtjet e pronesise mbeten qe te diskutohen. Rruge me te mira per integrimin e Kosoves ne strukturat e Bashkesise Evropiane po mendohen dhe diskutohen mire, ne menyre qe te stimulojne dhe drejtojne vitalitetin, kreativitetin dhe energjite pozitive te qytetareve te Kosoves.
Kosova, tani e tutje, do te jete e perfaqesuar edhe ne Paktin e Stabilitetit per Ballkanin.
Shoqeria civile ne Kosove ka nje prani te madhe. Shume OJQ jane aktive ne ballafaqimin e gjithe ceshtjeve, te cilat e preokupojne shoqerine kosovare, duke filluar nga mbrojtja dhe respektimi i te drejtave njerezore, mediat e lira, mbrojtja e ambientit, ruatja e vlerave kulturore dhe fetare etj.
Megjithate, keto komponente duhet qe te fuqizohen ne nje strukture institucionale te mirefillte demokratike. Ketu, ne ballafaqohemi me probleme, te cilat nuk jane zgjedhja e jone. Per shkaqe te ndryshme, administrata nderkombetare nuk po mund te nderlidhet dhe t' i pershtatet aq sa duhet shoqerise vendore.
Perpjekjet e vazhdueshme te Beogradit per kantonizimin e Kosoves jane evidente. Komuniteti serb ne Kosove gjithnje e me teper po e kupton se e ardhmja e tyre eshte ketu, duke bashkepunuar me shqiptaret, me minoritetet joserbe dhe me nderkombetaret. Serbet me veshtiresi, por gradualisht, po integrohen ne institucionet dhe ne shoqerine kosovare. Hapat e ndermarre nga institucionet e Kosoves dhe mekanizmat relevant nderkombetare per krijimin e kushteve per kthimin e refugjateve, nga qytetaret vendore po priten gjithnje e me pozitivisht. Per te gjithe ata (refugjatet) duhet te krijohen mundesite dhe siguria per t' u kthyer ne vend, ne shtepite dhe pronat e tyre.
Kosova eshte e te gjithe qytetareve te saj.
Integriteti i Kosoves duhet te ruhet patjeter. Ne kete kontekst, ceshtja e Mitrovices po behet plage gjithnje e me e rende. "De facto" Kosova eshte ndare nga mekanizma joinstitucional. "De jure" ajo duhet te bashkohet institucionalisht nga faktori vendor dhe ai nderkombetar.
Celesi per nje Kosove dhe rajon me stabel eshte afrimi i nevojshem i strukturave te ndryshme dhe siguria. Kjo do te permiresonte marredheniet ndermjet vendeve fqinje, do te nxiste zhvillimin ekonomik dhe do te krijonte mundesi, qe keto komponente te demokracise te behen themel dhe pjese integrale e jetes shoqerore, ekonomike dhe politike te rajonit.
Jam i bindur se qytetaret e Kosoves dhe lideret e tyre politike do te vazhdojne te mbesin te palekundur ne realizimin dhe avancimin e vlerave demokratike. Ne kemi bere zgjedhjen tone. Ne besojme se ekzistojne parime, te cilat jane absolute dhe te aplikueshme per te gjithe: e drejat e lirise, te drejtat njerezore dhe mundesi te barabarta. Ne jemi duke punuar seriozisht qe t'i permbushim ato.
Gjithashtu shpresojme per mirekuptim dhe perkrahje nga vendet e tjera, per te cilat ne besojme se jane ne anen tone te perbashket, ne kete lufte midis terrorit (kampit terrorist) te pas 11 shtatorit dhe shprese per liri (botes se civilizuar).
Kosova dhe qytetaret e saj vazhdojne te mbesin pjese e rendesisshme e koalicionit global demokratik antiterrorist.
Marre nga Korrieri
Me behet qejfi qe kosovaret kane ne krye lidere me largpamesi dhe hapesire.
Krijoni Kontakt