Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345

    Heraldika Shqiptare

    Studiuesit janė tė mendimit se nė Ballkan, sė pari tek arbėrit filloi tė praktikohet heraldika.


    Jaho BRAHAJ



    Heraldika si disiplinė e ka fillimin e praktikimit nė Europė nė shekullin e XI, kohė kur filluan tė kristalizohen rregulla nė paraqitjen e simboleve nė armėt ushtarake, vulat dhe flamujtė e feudalėve, shteteve e koalicioneve ushtarake. Kėto rregulla fillesen e kanė nė karakterin praktik, qė tė lehtėsonin identifikimin e forcave ushtarake nė fushat e bėtejės ku simbolet qė mbanin nė mburoja dhe nė flamurėt e tyre e bėnte tė lehtė njohjen e reparteve ndermjet tyre dhe kundėrshtarit dhe lidhjet me komandantėt e tyre. Kėto simbole qė nė fillim u praktikuan pėr qėllime identifikimi mė vonė u zhvilluan edhe nė drejtimin artistik tė tyre dhe nė momentin qė ata filluan tė krijonin rregullsi njohje e individualiteti tė feudalėve, shteteve etj. Kjo tėrėsi rregullash u kristalizua nė disiplinė e cila duhej njohur nga bashkėkohasit pėr nevojat e organizimit politik, ushtarak e shoqėror.



    Kjo disiplinė u emėrua "heraldikė" nga emri i atij personi qė kishte detyrė tė njihte kėtė rregullsi tek fqinjėt, eprorėt e feudalit qė i sherbente, tė vasalėve tė tij dhe tė mbretit nga i cili varej.



    HERALDI



    Heraldi kishte detyrė tė drejtonte ceremonitė e oborreve, tė mbante tė vizatuara emblemat, vulat dhe flamujt e tė gjithė atyre qė kishin tė bėnin me zotin e tij. Emblemat heraldike ishin tashmė tė percaktuara qartė nė ndryshim nga periudha paraardhėse ku kushdo, pa njė rregullsi mbante simbole tė ndryshme si nė kohė dhe territor, por edhe brenda tė njėjtit formacion politik e shoqėror. Emblemat ndryshonin, por tashmė me rregullsi dhe tė shpallura publikisht. Ndryshimet bėheshin pėr arsye tė zgjerimit ose zvoglimit tė territorit, tė vasalitetit nė tė cilin i perplaste jeta, nga lidhjet me krushqi, nga aleancat dhe nga ndarja e njė dere nė dy apo mė shumė degė. Nė Shqipėrinė mesjetare kemi raste nga tė gjitha kėto raste tė ndryshimit nė vazhdimsi tė emblemave. Nga martesa e Andrea Topisė ndryshoi stema e tij duke perqafuar edhe simbolet e mbretėrisė sė Francės, dhėndėr i tė cilit u bė. Me njohjen e derės sė muzakajve titulli despot, ajo futi nė perdorim elemente tė simbolit perandorak, shqiponjėn dykrenare, tė cilės i shtoi yllin gjashtėcepash tė Balshajve nga kishte varėsi. Nė kėtė vazhdė nipi i Skenderbeut, i cili u hyri nė kierarkinė kishtare, u detyrua qė simboleve tė emblemės trashėguese tė i shtojė dhe trekėndėshin, simbol i trinisė sė shenjtė dhe ndryshime nė ngjyra etj.



    Nė trojet shqiptare heraldika u zhvillua dhe praktikua qė nė fillimet e saja nė Europė, si rezultat i kontakteve me ushtritė europiane tė kryqzatave qė zbritėn nė bregdetin Adriatik. Kėtė fakt e kanė pranuar studiuesit e heraldikės, por e kemi tė mbėshtetur dhe me dėshmi monumentale heraldike. E shekullit XII ėshtė emblema heraldike e shtetit tė Arbėrit e zbuluar nė Gėziq (Mirditė), po ashtu e kėsaj periudhe ėshtė emblema e vjetėr e Muzakajve qė mban njė burim uji dhe dy pishtarė. Pėr perqafimin e disiplinės heraldike, tek arbėrit ndikuan shumė faktorė ekonomik e kulturorė por po veēojmė vetėm dy nga kėto. Nė kėtė periudhė, pėr vetė pozicionin nė tė cilin ndodhej, vendi ynė njohu njė zhvillim ekonomik e shoqėror. Nė njė udhėpėrshkrim tė fillimshekullit XIV shkruhet: "Vendi (Arbėria) ėshtė i ndarė midis princave tė vendit tė cilėt e sundojnė vetė pa ju nėnshtruar kėrkujt...". Albanologu kroat M. Shuflai shkruan: "...Ndėr tokat shqiptare heraldika u pėrdor heret nė ceremoni e kancelari... qysh nė kontaktet me Anzhuinėt dhe kalorsit francezė..."



    Nė drejtim tė zhvillimit tė artit nė truallin tonė, nė fillmin e mijėvjeēarit tė dytė kemi monumente kulti me vepra arti e mbishkrime tė gjuhėve greke e latine qė pa u zgjatur tregonin se vendi ishte nė njė lulzim tė artit e kulturės ku gjallėronin si ndikimet kulturore tė perėndimit dhe tė lindjes qė njiheshin.



    Pėr zhvillimin e heraldikės ndikoi edhe ndėrgjegjja e arbėrve, si vazhduese e lashtė nė trojet e veta, ku ishin ruajtur nė mitologji, tregime e gojėdhana, ornamente veshjesh etj. simbole tė parardhėsve qė nga lashtėsia tė cilat tė konkretizuara ishin dhe nė monumentet qė ruheshin nė ēdo cep tė truallit tonė. Pra si popull kishim njė trashėgimi simbolesh shumė tė pasur, e cila gjallonte nė objekte tė kulturės materiale bashkė me shpjegimin mitik, ritual etj.



    Nga ato tė pakta monumente tė fillimeve tė heraldikės shqiptare qė ruhen, shpaloset hapur se kjo disiplinė njihej mirė me tė gjitha rregullat e saja qė nė shekullin XII dhe ishte frut i njė shoqėrie qė kishte oborre feudale me njerėz me kulturė e artistė tė nivelit tė lartė artistik. Emblema e Shtetit tė Arbėrit e shek XII ishte e vendosur nė njė ansambėl arkitektonik me vlera artisitke dhe mbishkrimi qė e shoqėron ėshtė latinishte e sferave tė larta kulturore tė kohės, dhe emblema ėshtė e njė cilsie qė tregon dorėn e njė artisti tė vertetė.



    Stema heraldike e Topiajve e shek XIV qė ruhej nė manastirin e Shėn Gjon Vladimirit, Elbasan (sot nė Muzeun Kombėtar Tiranė), ėshtė sipas gjitha rregullsive heraldike qė kishte kjo disiplinė nė atė pėriudhė. Ajo ėshtė gdhendur nga mjeshtėri vendas Dhimitėr Spada, shoqėrohet me mbishkrimin nė tre gjuhė: latinisht, greqisht e sllavisht qė tregon se edhe kasneci (heraldi) i kasaj dere fisnike shqiptare ishte me njė kulturė tė lartė dhe artist i vertetė.



    STEMA



    Mė qė pėrmendem fjalėn stemė, duhet tė dimė qė kjo kupton fazėn mė tė lartė tė zhvillimit artistik e disiplinor tė heraldikės. Nė fillim ishin pėrbėrės tė heraldikės vetėm forma e shqytit dhe simboli (njė ose disa) tė paraqitura nė ngjyra dhe mė vonė kėsaj baze iu shtuan edhe elementė tė tjerė, po simbas njė rregullsie tė pėrcaktuar. Tėrėsia e kėtyre elementėve dekorativo - artistik u quajtė stemė. Por nuk ka heraldikė pa bazėn e saj, qė ėshtė emblema (simboli) e cila i plotėson kriteret disiplinore edhe kur ėshtė e vetme pa shtesat e mėvonshme. Psh. i plotėson kėrkesat e heraldikės edhe emblema e Arbėrit qė ka vetėm simbolin shqiponjė, po ashtu si dhe emblema e Topiajve qė ka simbolin nė shqyt, helmetėn, kreshtėn, kurorėn, pėlhurėn dhe pendėt.



    Nė po kėto shekuj heraldika u pėrqafua krahas klasės sė bujarėve, edhe nga shtetet, qytetet, bashkėsitė shoqėrore e fetare dhe artizanati. Vendi ynė njohu zhvillim tė heraldikės nė tė gjitha kėto drejtime.



    MONUMENTET HERALDIKE



    Monumentet heraldike qė ruhen nė truallin autokton shqiptar janė tė pakta pėr arsyet qė dihen p.sh pushtimi pesė shekullor osman zhduku qytete e dogji krahina, por pushtuesit e armiqtė tanė kanė punuar sistematikishtė pėr zhdukjen e kėtyre monumenteve qė dėshmonin fazėn e lartė tė qytetėrimit tė kombit tonė nė mesjetėn e vonė. Nga pushtimi i serbėve, nė vitin 1912 u zhdukėn tre emblema nė kalanė e qytetit tė Lezhės, po nga trazirat e kėtij fillim shekulli u zhduken disa emblema nga muret e kėshtjellės sė Durrėsit, gjatė gjysmės sė parė tė shek. XX u zhduk emblema me shqiponjėn dykrenare nė Jabllanicė (Kosovė), nė vitin 1912 u grabitėn gurėt e disa varreve monumentalė nga serbėt nė periferi tė Tetovės, gjatė trazirave tė vitit 1997 u zhduk emblema e Shtetit Shqiptar tė Skenderbeut nė portėn e kėshtjellės sė Himarės e mundet tė rendisim dhe fakte tė tjera tė njohura. Pėr fat na janė ruajtur nė truallin tonė emblema e Skurajve, Engjėllorėve, Topiajve, e Kastriotėve, Gropajve, Shtetit tė Arbėrit e disa emblema tė tjera tė gdhendura nė gur ose tė pikturuara. e disa tė tjera tė pa identifikuara nga studiuesit.



    EMBLEMAT E RUAJTURA



    Nga faza e parė e zhvillimit tė kėsaj disipline, heraldika shqiptare sot njihen emblemat e fisnikėve Balsha, Muzaka, Topia, Skuraj, Bue Shpata, Engjėllorėt, Bukja, Araniti, Buzezi, Dukagjini, Dushmani, Gropa, Himara, Kopili, Matranga, Tribaldi, Zakarija, Spani etj. Nga dinastitė arbėrore kemi emblemat e Kastriotėve, tė Shtetit tė Arbėrit tė shekullit XII dhe emblema e "Mbretėrisė Shqiptare" nėn sovranitetin Anzhuinėve e fundit tė shek. XIV etj. Zhvillimi i shoqėrisė shqiptare pėsoi njė frenim si rezultat i pushtimit otoman qė fisnikėrinė shqiptare ose e pėrndoqi nga atdheu, ose e detyroi tė bėhej vasale tė Portės sė Lartė, e cila nuk njihte as nuk lejonte heraldikėn. Nė kėto shekuj robėrie si e gjithė kultura kombėtare pėsoi goditje edhe heraldika e cila ishte faktor dhe tregues i zhvillimit kulturor e shoqėror i kombit tonė pėrkrah vendeve europiane.



    Faza e dytė e heraldikės shqiptare ėshtė e shekujve XVI~XVI, kur afirmohen nė ngjarjet historike pinjoj tė dyerve arbėrore nė sherbim tė shteteve perėndimore e nė fusha tė ndryshme kulturore, shkencore e fetare tė rilindjes europiane, tė cilat arritėn ti ruajnė e tė fitojnė tituj tė fisnikėrisė. Disa nga kėto dyer tė para shqiptare mbajnė tituj fisnikėrie tė trashėguara nga atdheu si dera fisnike De Rada, Kladha, Maruli, Ralli, Vlora, por nuk dimė pėr shekujt e mėparshėm si ishin emblemat e tyre. Na shfaqen nė kėto shekuj fisnikėria shqiptare e afirmuar e njohur nga oborret e perėndimit: Peta, Marmora, Makri, pasardhės tė Aranitėve e Muzakajve. Bokali, Basta etj, tė cilat u shquan nė fushėn ushtarake e administrative. Nga dyert fisnike shqiptare u shquan nė hierarkinė kishtare shumė pinjoi qė ju a njohim emblemat, tė cilat shumė elementė tė simboleve i trashėguan nga emblemat e paraardhėsve tė shekujve XIII ~XV si Konstandin Kastrioti, Bogdani, Mekajshi, e disa tė tjerė qė i fituan titujt mė vonė si Vulgari, Lapacaja, Parrino etj.



    Nė fushėn e kulturės, shkencės e artit u dalluan pinjoj tė dyerve tė vjetra shqiptare, jashtė trojeve tė tyre dhe qė trashėguan ose fituan tituj fisnikėrije dhe ju a njohim emblemat Gjon Gazullit, derės Karajani, Maruli etj.



    Zhvillimi ekonomik, kulturor e legjislativ i Arbėrisė nė shekujt e para pushtimit otoman kristalizoi forcimin e zhvillimin e shumė qyteteve shqiptare tė cilat disa kishin vazhdimėsi qė nga kohėt e lashta si Shkodra, Lezha, Durrėsi, Prizreni, Janina, Ulqini, Berati, Janjeva, Vlora , por krahas tyre linden e u zhvilluan nė njė hap me qytetet e vendeve europiane edhe Danja, Zvaqi, Drishti, Shurrdhahu. Me kėtė zhvillim qė patėn kėto qytete arritėn tė kenė statutet e emblemat e tyre. Nga kėto ne sot njohim emblemat e qyteteve, Shkoder, Ulqin, Lezhė, Artė, Zvaq (Shasi i sotėm), Drisht etj.



    VULAT



    Objekt studimi tė heraldikės janė edhe vulat qė ishin tė domosdoshme pėr aktivitetin e kancelarive tė oborreve e tė shtetit mesjetar shqiptar. Nga ato tė dhėna tė pakta, kjo edhe pėr mungesė studimesh e gjurmimesh na janė ruajtur dhe kemi dėshmi pėr kėtė fushė qė nė literaturėn shkencore quhet sfragjistikė. Kemi dėshmi grafike pėr vulėn e Gjon Kastriotit, vulėn e Gjergj Strazimir Balshės dhe kemi dėshmi por nuk e njohim paraqitjen grafike tė tyre pėr vulėn e qytetit tė Durrėsit, tė qytetit tė Himarės, tė Ulqinit, Tivarit, Lezhės. Edhe gjatė pushtimit turk vazhduan tė ruajnė pėr koresdencėn e tyre vulat peshkopėt si Bardhi, Mekajshi qė nė emblemat e tyre kishin simbolin e derės fisnike qė i pėrkisnin etj. Por shumė e rėndėsishme nė kėtė drejtim ėshtė se njohim vulėn e Kryezotit tė Shtetit Shqiptar tė shekullit XV, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, e cila ruan edhe simbolin e flamurit tonė kombėtar. Nga Kuvendi i Dukagjinit i vititeve 1601 ~ 1602 ku morėn pjesė pėrfaqsues nga 13 krahina, qė nga Kosova, Dukagjini, Shpati e Myzeqeja nė pėrpjekje pėr ēlirim nga pushtuesi, aktet i vulosėn me vulėn e cila na ėshė ruajtur forma grafike e saj. Ajo ka mbishkrimin: "Sigillum Regni Macedoniae et Albaniae", Vula e Mbretėrisė Maqedonisė dhe Shqipėrisė e cila ka edhe ajo nė mes shqiponjėn dykrenare tė trashėguar dhe bashkudhėtare e shqiponjės sė flamurit tė kombit tonė.



    FLAMUJT



    Nė mesjetė dyert fisnike kishin dhe flamurėt e tyre qė kryesisht kishin tė njtėjtin simbol si emblemat heraldike. Me krijimin e Shtetit Shqiptar nga Kuvendi Shqiptar i Lezhės me 2 mars 1444 edhe kombi ynė unifikoi e njohu si flamur tė tij flamurin qė deri ahere ishte i dinastisė Kastrioti. Nė luftė tė gjithė repartet e fisnikėve shqiptarė mbanin flamurėt e tyre, por nė ballė tė luftės e tė ceremonive tė tjera ishte flamuri i mbarė kombit. Simbas hulumtimeve dhe dėshmive arkivore shqiptare dhe tė huaja, flamuri kombėtar shqiptar, megjithėse i ndaluar nga pushtuesit, u ruajt e praktikua nė ngjarje historike tė krahinave tė atdheut tonė pa nderprerje deri mė 28 nėntorin e 1912.



    Nė drejtim tė heraldikės sė bashkėsive aritzanale shqiptare mesjetare, shpesh permenden nė dokumente e udhėpėrshkrime se bashkėsitė e ndryshme tė qyteteve kishin flamuj tė veēantė. Njohim konkretisht emblemat e hekurpunuesve tė Pejės, tė tabakėve (lėkurpunuesve) tė Elbasanit dhe emblemėn e mjeshtėrve tė punimit tė armėve nė Hajmel (Shkodėr). Nga shoqatat e klubet kulturore, atdhetare e botuese tė periudhės sė rilindjes njohim shumė emblema si nga ato brenda dhe jashtė atdheut nga fotot e botimet. Pėr fat na ruhet e qėndisur e krijuar nga Marubi emblema e Klubit Gjuha Shqipe e vitit 1908.



    TERMINOLOGJIA



    Sot nuk kemi tekste tė shkruara nė gjuhėn shqipe pėr shekujt XII ~ XV qė tė njohim terminologjinė e kėsaj disipline tė popullit tonė. Por nga gjuha e folur dhe tė periudhės kur shqipen e kemi tė dokumentuar, kemi pasuri dhe terminologji tė pasur shqipe. Nė zonat e thella, ku pushtuesit kishin pushtet tė kufizuar, kemi nė pėrdorim pėr disa pinjoj tė dyerve fisnike fjalėn Zoti, zotėrinjėt (p.sh. Zotnit e Iballes), qė gjuha e jonė i pėrdor pėr tė cilėsuar dyert e para. Tek xhupeta e veshjes popullore tė Mirditės dhe Matit ėshtė e ruajtur e qėndisur emblema e Kastriotėve dhe quhet "maroja", qė ruhet bashkė me emrin e mburojės ku vendosej. Pjestarėt e dyerve tė mėdha, si na e dokumenton edhe F. Bardhi, por edhe goja e popullit, quhen "fisnik" e "bujar". Termi bujar ėshtė ruajtur deri sot tek arbėreshėt e Italisė nė formėn "buljar".Termi "kasnec" ėshtė i gjuhės shqipe dhe i pėrgjigjet termit tė pėrdorur nė Europė "herald". Ky term ėshtė me shumė rėndėsi e tregues se qysh nė fillimin e praktikimit tė heraldikės nė Arbėri ekzistonte terminologjia nė gjuhėn tonė pėr kėtė disiplinė. Nga Bogdani kemi termin "shqyt" pėr mburojėn, dėshmi qė vėrteton qė edhe fjalėt e huazuara, shqipja ia kishte pėrshtatur strukturave morfologjike tė saja. Emblema shqiptare tė shekujve XII ~ XV ruhen nė katalogje tė ndryshem tė arkivave private e shtetėrore tė Europės, tė cilat shumė pak janė tė njohura. Heraldika shqiptare ėshtė pak e studiuar, deri tashmė vetėm sa janė bėrė hapat e para.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    KODIKU I LAURENCIANĖS SI DHE DY STEMA TĖ FAMILJEVE FISNIKE SHQIPTARE - KASTRIOTĖVE DHE ENGJELLORĖVE NGA SHEK. XVI

    Kėrkimet shkencore janė shumė interesante pėr studiues, veēanėrisht pėr Mesjetėn, sepse tė papriturat dhe sfidat janė shumė befasuese. Jo rrallė ka ndodhur, qė tė shpenzohen orė, ditė e muaj tė tėrė, pa pasur ndonjė rezultat konkret, pėr njė temė a personalitet tė caktuar. Njė gjė e tillė, nuk ndodh kur fillon tė bėsh kėrkime ose hulumtime shkencore pėr disa nga familjet fisnike shqiptare, tė cilat ishin mjaft tė fuqishme dhe kishin ndikim nė zhvillimet e pėrgjithshme politike, kulturore, ekonomike, ushtarake... etj., jo vetėm nė trojet shqiptare, por edhe mė gjerė. Pėr familjen e Kastriotėve, tashmė ėshtė e njohur, se ata pėrmenden pėr herė tė parė nė vitin 1368, nė njė diplomė - origjinali i sė cilės ruhet nė Dubrovnik dhe janė shkruar shumė studime, libra, artikuj, etj. Familje tjetėr, me shumė interes pėr historiografinė nė pėrgjithėsi dhe Mesjetėn shqiptare nė veēanti, ėshtė ajo e Engjėllorėve tė Drishtit. Burime tė shkruara, dorėshkrime, dokumente dhe libra pak tė njohur ose fare tė panjohur, ruhen nė shumė arkiva e biblioteka tė ndryshme tė Italisė, Kroacisė, Spanjės, Austrisė, Francės, Rusisė, Shkodrės, [te disa pinjollė tė kėsaj familjeje, si p.sh. Kamsi] etj. Deri mė sot, nuk ėshtė bėrė njė punė sistematike, hulumtuese-studiuese, identifikuese pėr gjithēka ruhet pėr kėtė familje. Ėshtė folur e shkruar shumė pėr disa nga dorėshkrimet e njohura tė familjes Engjėllore nga Drishti, tė cilat ruhen nė biblioteka shtetėrore dhe private. Njė pjesė fare e vogėl e tyre janė botuar, ndėrsa pjesa mė e madhe, vetėm janė zbuluar dhe ende nuk janė botuar, presin studime dhe analiza tė gjithanshme kritike tė specialistėve nga fushat pėrkatėse, pėr tė bėrė njė vlerėsim sa mė real dhe tė preciz, si pėr tė dhėnat qė ofrojnė ato, ashtu edhe pėr saktėsinė e trajtimit tė tyre, origjinalitetin, autenticitetin dhe vlefshmėrinė historike. Dorėshkrimet e pabotuara, qė na janė ruajtur nga familja fisnike Engjėllori prej Drishtit, pėrveē se janė tė pabotuara, kanė si elemente tė pėrbashkėta [katėr prej tyre, ato nga Vatikani (dy dorėshkrime), Firence dhe Venediku] faktin se janė shkruar nga e njėjta dorė nė fund tė shekullit XV ose fillim tė shekullit XVI.

    Ka shumė gjėra qė duhen sqaruar, parė me sy kritik, rivlerėsuar, ballafaquar me burime dhe dokumente tė tjera, tė drejtpėrdrejta apo tė tėrthorta, pėr tė nxjerrė pėrfundime tė sakta, tė qėndrueshme dhe tė vlefshme, qoftė pėr familjen, qoftė pėr pjesėtarėt e kėsaj familjeje, tė cilėt kishin ndikime tė jashtėzakonshme nė shumė zhvillime tė kohės nė shekujt XV-XVII. Pothuajse, tė gjitha dorėshkrimet [ato qė janė mė shumė se disa faqe] tė cilat sot ruhen nė origjinal dhe janė shkruar nga pjesėtarė tė kėsaj familjeje tė madhe, ose pėr kėtė familje, ne mendojmė se duhen botuar. Botimi i tyre ėshtė me shumė vlera dhe interes, sepse aty ka tė dhėna tė shumta nga fusha tė ndryshme, pėr tė cilat njohuritė tona janė tė pamjaftueshme, pėr kohėn kur ato u krijuan apo pėr kohėn kur ato flasin.

    Pėr shkak tė peshės sė tyre, nuk do tė flasim nė kėtė shkrim pėr librat e botuar qė kanė pėr autorė disa nga anėtarėt e familjes Engjėllori, nuk do flasim as pėr ato libra, botimin e tė cilėve e kanė mundėsuar ata si mecenė, por do tė fokusohemi nė publikimin e njė dokumenti nga Arkivi Sekret i Vatikanit dhe informacionin e plotė pėr dorėshkrimin e Laurenzianės sė Firences, dorėshkrime kėto, qė siē thamė i lidh e njėjta dorė qė i ka shkruar.

    Nga ASV, botojmė gjithashtu edhe njė stemė tė Engjėllorėve dhe njė tė Kastriotėve; ndėrsa nga Biblioteka Laurenziane e Firences, informacionin e plotė pėr dorėshkrimin e Kodikut tė Pal Engjėllit, tė ashtuquajturin "Dorėshkrimi i Formulės sė Pagėzimit". Natyrisht, qė nuk dėshirojmė tė bėjmė njė klasifikim, duke pohuar se dorėshkrimet dhe dokumentet e tjera janė mė pak tė rėndėsishme, pėrkundrazi, ato janė me shumė vlera dhe numri i tyre ėshtė shumė mė i madh, se sa mendohej apo ėshtė shkruar nė shtyp deri tani. Familjet fisnike shqiptare nė Mesjetė, ashtu si edhe familjet e tjera evropiane kishin jo vetėm tituj tė lartė fisnikėrie, por gėzonin edhe privilegje tė caktuara, tė cilat herė pas herė i konfirmonin dhe i rikonfirmonin, sipas nevojės me diploma pėrkatėse tė lėshuara nga autoritetet mė tė larta tė kohės siē ishin; perandorėt bizantinė dhe mė vonė papati, pėrkatėsisht Selia e Shenjtė. E tillė ėshtė njė diplomė [bulė] solemne pėr familjen e Engjėllorėve, pėrkatėsisht pėr Ndre Engjėllin, lėshuar nga papa Piu V [1566-1572].

    Diploma e lėshuar nga papa Piu V, nė vitin 1567, pėrmbledh nė vetvete, disa diploma qė janė lėshuar nga perandorėt dhe princat qė nga perandori Leone deri tek Michaeli. Arsyeja, se pėrse ato gjenden tė gjitha nė tė njėjtin vend, ėshtė njohja qė u bėn atyre papa Piu V dhe nė bazė tė kėsaj njohjeje, bėhet edhe konfirmimi i tyre dhe i privilegjeve qė ato pėrshkruajnė. Dokumenti i parė, i pėrmendur nė kėtė bulė ėshtė lėshuar mė 25 prill 1293, nga Androniku II Paleolog, perandor i Konstantinopojės. I konsideruar si njė instrument publik i sė Drejtės Kanonike, papa Piu V i konfirmon Andrea Engjėllit, fisnikut, dukės, princit dhe kontit tė Drishtit, Durrėsit, Pultit tė Ulėt, lidhjet e tij tė gjakut me perandorėt romakė, si dhe me perandorėt e Konstantinopojės.

    Lėshuar dhe rikonfirmuar rishtas, ato janė bėrė tė vlefshme nga papa Piu V, [1566-1572], nė vitin 1567, sikurse edhe nga paraardhėsit e tij, pėrkatėsisht papėt Kaliksti III, [1455-1458], Piu II, [1458-1464], Pali II, [1464-1471], Siksti IV, [1471-1484], Inocenti VIII, [1484-1492], Pali III, [1534-1549], Juli III, [1550-1555], dhe papa Piu IV, [1559-1565], nė emėr dhe pėr llogari tė Andreas Angelus [Ndre Engjėllit], nga Vincentium de Hippolitis Pistoriensem ac Gasparem de Mercado Romanum Jures.

    Bula nė fjalė, ruhet nė Arkivin Sekret tė Vatikanit, dhe daton nga viti 1567, dhe nė tė ndodhen edhe dy stema tė mirėmbajtura, qė nė tėrėsinė e tyre paraqesin elemente heraldike tė familjeve fisnike shqiptare.

    Heraldika, si shkencė qė merret me studimin dhe prejardhjen e simboleve dhe elementeve tė ndryshme, origjina e tė cilave ėshtė e shumėllojshme, nė Shqipėri, i gjen fillimet e saj qė nė fund tė shekullit XII, pėr tė vazhduar deri nė ditėt e sotme, si pjesė pėrbėrėse e heraldikės evropiane me tė gjitha zhvillimet, ndryshimet dhe arritjet e saj. Stemat mė tė hershme i gjejmė nė fillimet e Principatės sė Arbrit, e mė pas nė njė vazhdimėsi tė pandėrprerė, pothuajse nė tė gjitha dinastitė dhe familjet patronomike shqiptare mesjetare si: Albani, Araniti, Balsha, Beēikemi, Bogdani, Dukagjini, Dushmani, Engjėllorėt, Gazuli, Golemi, Gropa, Jonima, Kastrioti, Komneni, Maneshi, Matranga, Muzaka, Shpata, Skura, Spani, Topia, Zaharia etj., pėr tė mos vazhduar me familjet e tjera shqiptare nga shekujt nė vijim, pėrkatėsisht deri nė fundin e shek. XIX apo fillimin e shek. XX.

    Diploma ėshtė e shkruar nė pergamenė dhe ėshtė zbukuruar me flori. Nė tė tri anėt, pa pjesėn e poshtme ku ėshtė pėrthyerja dhe ka qenė vula e papa Piu V, e cila pėr fat tė keq ka humbur, dokumenti ka njė bordurė tė zbukuruar me gjerėsi qė varion anash 5.6 cm dhe lart 6.3 cm. Zbukurimet janė kryesisht me motive floreale. Tė dyja anėt e bordurės fillojnė me nga njė figurė qė i ngjan kupės (simbol i kalistit) nga ku dalin lule qė ngjiten lart dhe kanė fruta prej ari. Lart kurorėzohen me nga njė kokė engjėlli, sipėr tė cilėve qėndrojnė tre stema. Dy stemat anėsore, tė vendosura sipėr dy kokave tė engjėjve, respektivisht ajo nė tė djathtė dhe nė tė majtė, janė stema tė familjeve fisnike shqiptare, qė kishin lidhje gjaku me Engjėlloret, ndėrsa ajo e mesit ėshtė stema e Republikės sė Raguzės (Dubrovnikut tė sotėm).

    Ngjyra dominuese e dekorimeve ėshtė e kuqja. Lart, motivet duket sikur dalin nga dy figura engjėjsh, qė janė nė dy meset e bordurės kur ajo ndahet nė mes. Engjėjt janė nė kėmbė dhe nė tė dy duart mbajnė dy si shpata me maja tė ngulura nė tokė, por qė tek doreza shpėrthejnė egėrsisht nė degė dhe lule, qė kanė fryte mė tė mėdha se ato anash dhe qė janė tė lara me flori. Dimensionet e diplomės janė 51.5 x 72.2 cm.

    Stema e parė, e cila ndodhet nė anėn e majtė tė diplomės, ėshtė nė formė tė rrumbullakėt dhe ka dimensione 7.5 x 7.5 cm. Stemat e vendosura nė trupin e shqiponjės janė katėr, tė ndara nė dy shqyte, sipėr tė cilave ėshtė kurora mbretėrore. Secila nga stemat ndahen nė disa kuadrate, tė cilat kanė simbolet e tyre, pėrkatėsisht paraqesin stemat e familjeve fisnike shqiptare tė Topiajve, Muzakajve, Arianitėve, dhe Balshajve. Tė gjitha elementet heraldike, qė ndodhen nė kėto stema janė tė njohura dhe paraqesin traditėn dhe lidhjet e ndryshme nė mes tė kėtyre familjeve me familjen Engjėllore, tė gėrshetuara pėrmes njė simbolike interesante dhe shumė pėrmbajtjesore.

    Ndėrsa stema tjetėr, e cila ka dimensione 7.5 x 7.5 cm dhe ėshtė nė anėn e djathtė tė diplomės, gjithashtu ėshtė e vendosur nė njė rreth, por me mė shumė elemente dekorative tė zakonshme pėr kohėn kur u krijua stema. Brenda rrethit janė tė vendosura dy stema, tė ndara nė katėr fusha identike nė tė cilat dominon stema e Kastriotėve dhe ajo e Topiajve. Stema e Kastriotėve ėshtė njė shqiponjė dykrerėshe, me krahė tė ngritur lart dhe sfond tė verdhė, e cila ėshtė e njėjtė me stemat e tjera tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, tė njohura nga dorėshkrime tė tjera, qoftė nga Arkivi Sekret i Vatikanit, Biblioteka Apostolike e Vatikanit apo edhe nga bibliotekat e Venedikut.

    Nė fund tė tekstit, nė anėn e majtė tė diplomės, ėshtė shenja dhe firma dalluese e noterit. Poshtė ėshtė njė yll nė formė freskoreje, me tetė cepa tė vijėzuar nga qendra. Mbi yll gjendet njė kryq dhe poshtė yllit, nė dy anėt janė inicialet e noterit R. B. Poshtė tyre vjen njė shirit i hapur, por me anėt pak tė kthyera nga brenda, brenda tė cilit shkruhet "o[mn]ia morte cadunt."

    *****

    Qė nga viti 1915, kur N. Jorga, pėr herė tė parė e bėri publik lajmin pėr zbulimin e Kodikut tė Pal Engjėllit, nga Biblioteka Laurenziane e Firences, ėshtė shkruar e debatuar shumė pėr tė. Si informacion, ky gjendet nė tė gjitha tekstet e Historisė sė Letėrsisė, Historisė sė Popullit Shqiptar, nė monografi tė specializuara, nė botime tė veēanta tė Akademive e Instituteve tė Gjuhėsisė, si nė Tiranė, ashtu edhe nė Prishtinė, nė bibliografi, studime dhe artikuj qofshin ata tė mirėfilltė shkencor, qofshin popullarizues. Natyrisht, tė gjithė deri nė njė, thirren nė atė informacion qė e ka dhėnė N. Jorga, duke botuar edhe tė shumtėn e rasteve, njė faksimile fotomontazhe [gjė kjo e palejuar nė raste tė tilla], qė me sa duket e ka burimin qė nė botimet e para. E vėrteta ėshtė, se deri mė sot, Kodiku i Pal Engjėllit, tė cilin e zbuloi N. Jorga, nuk ėshtė botuar kurrė i tėri! Kjo duket e pabesueshme, por ėshtė shumė e vėrtetė. Tė paktėn, para dy vitesh, u botua njėri nga 15 dokumentet [mė parė ėshtė pohuar se janė 13 dokumente (siē!) qė pėrmban ky Kodik, nė gjuhėn shqipe [K. Frashėri, Dokumente..., 2005], por qė pėrkthimi lė shumė pėr tė dėshiruar.

    Numri i autorėve qė janė marrė me Kodikun si tėrėsi, ėshtė i vogėl dhe pėrmblidhet pėrafėrsisht nė kėto punime: "1. G. Valentini. Il manoscritto ASHB 1167 della Laurenziana. Shpirti Shqiptar. Torino. Viti I, nr. 3, janar - mars 1955, fq. 15-23; 2. Willy Kamsi, "Dorėshkrimi ASHB 1167 i Laurencianes" nė revistėn: "Phoenix" Shkodėr. 1999, nr. 9/1, artikulli 3; qė ėshtė pėrkthim i studimit tė G. Valentinit tė cituar mė lart; 3. Namik Resuli, I piu antichi testi albanesi. Shpirti Shqiptar. Torino. Viti I, nr. 2, tetor - dhjetor 1954, fq. 13-14, referenca nr. 1; 4. Aurel Plasari, Mbi Skėnderbeun "mbret" sipas Ashburnhamit. Gazeta55. Tiranė, 9 mars 2003, fq. 12-13; 5. Musa Ahmeti. Ja dokumenti qė sfidon Formulėn e Pagėzimit. Ballkan. Tiranė. 21 shkurt 2004, viti III, nr. 2732 /6232/, fq. 29; 6. i njėjti: Pal Engjėll, personalitet i madh i kohės sė Skėnderbeut. /Monumenta albanica/. Ekskluzive. Prishitnė. Qershor 2003, nr. 38, fq. 84-87". Pėrkundėr faktit, se autorėt e lartė pėrmendur, nė disa raste edhe ndonjė tjetėr, kanė provuar tė merren me pėrmbajtjen e Kodikut, ajo ėshtė me plotė mangėsi, pasaktėsi dhe lėshime.



    © Gazeta Shqip

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Heraldika si fenomen evropian dhe brenda saj heraldika ballkanike e heraldika shqiptare

    Identiteti nė vulė: Simbolet heraldike tė Muzakajve

    Heraldika ėshtė njė dukuri historiko-kulturore evropiane qė lindi dhe u kristalizua gjatė mesjetės sė shekujve XI-XII e mė pas. Ajo pati refleksione tė njėjta, nė tė gjitha aspektet, nė mbarė Evropėn, e duke u pėrfshirė nė Evropėn Mesdhetare dhe nė Shqipėri.
    Heraldika nė Shqipėri, si pjesė pėrbėrėse e heraldikės evropiane ėshtė e barazvlerėshme historikisht, artistikisht dhe bashkėkohėse me tė. Nė trevat shqiptare ajo kaloi nė faza tė pėrcaktuara zhvillimi. Periudhat e saj tė zhvillimit pėrkojnė me periudhat e zhvillimit, si dhe me periudhat e ndėrprerjes tė heraldikės ballkanike me tė cilėn e lidhėn fate, pak a shumė tė njėjta historike, shoqėrore dhe artistike. Identiteti nėpėrmjet stemės sė vendosur nė vulė kancelarike dhe mė pas dhe nė shqyt pėrbėn zgjidhjen praktike tė kohės: tė njohjes, pėrcaktimit, cilėsimit qė do tė ēojė mė pas nė evidentimin e shkallės shoqėrore tė njė familjeje, njė klani, komuniteti etj.. Heraldika mbart identitetin historik, artistik dhe moral tė njė kohe tė caktuar. Ėshtė pėrcaktuar si shkencė njohjeje, ndihmėse e historisė. Ajo pėrbėn njė ndihmesė me vlerė nė datimin dhe identifikimin e mjaft ngjarjeve, objekteve historike. E parė nė aspektin artistik ajo meriton respekt tė veēantė, sepse pėrbėn njė disiplinė artistike qė ndėrthur pėrsosmėrisht mesazhe simbolike tė psikologjisė sė kohės.
    Heraldika mban mbi vete dhe aspektin moral qė pėrcaktohej me identifikimin e vetes me kėtė apo atė stemė. Duhet thėnė se aspekti njohės ēon mė pas nė aspektin dallues tė saj jo vetėm pėrkatėsor, por dhe cilėsor dhe do tė pėrbėnin njė burim frymėzimi dhe force morale tė atyre qė i gėzonin e trashėgonin dhe mė gjerė. E parė nė planin krahasimtar, nė rrjedhė tė kohės, heraldika shqiptare rezulton se gjurmėt mė tė hershme tė saj i gjejmė qė nė shek. XIII me simbolin e sundimtarit tė Principatės sė Arbrit, Dhimitrit tė Arbrit, e ndjekur mė pas prej Gropajve, Skurrajve, Jonimajve, Dukagjinėve, Arianitėve dhe qė mė pas arrin kulmet e saj me stemat e Balshajve, Topiajve, Muzakajve e Shpatajve e qė kurorėzohen me ato tė Kastriotėve, simbolet e tė cilėve me shpalljen e Gj. K. Skėnderbeut “hero kombėtar” u bėnė simbolet tona kombėtare. Kjo fazė pėrbėn periudhėn themelore dhe jep thellėsisht fytyrėn e heraldikės shqiptare mbi tė cilėn u ngritėn dhe u pasqyruan zhvillimet e mėvonshme e tė mėtejshme e qė shėnuan arritjen cilėsore dhe masive tė heraldikės shqiptare. E bėra kėtė hyrje disi panoramike tė vijave themelore qė pėrshkon heraldikėn si fenomen nė vetvete, lidhjet dhe marrėdhėniet e saj, pėr tė pasur mė tė qartė nė kohė, brenda lidhjeve historike dhe heraldike, simbolet heraldike tė Muzakajve.

    Pak histori pėr familjen e Muzakajve
    Familja fisnike Muzaka sundoi nė shekujt XIII, XIV e XV. Sundimi i Principatės sė Muzakajve ndahet nė dy periudha. E para lidhet me vitet 1286-1343 dhe periudha e dytė me vitet 1350-1417. Nė dokumentet historike Muzakajt pėrmenden qysh mė 1090. Pushtetin e tyre politik dhe administrativ Muzakajt e shtrinė, kryesisht, nė Muzaki (Myzeqe) dhe Toskėri me qendėr (pas vitit 1350) Beratin, i cili ishte dhe qyteti mė i madh i fortifikuar i Shqipėrisė. Ky qytet dikur pat qėnė qendėr administrative dhe ushtarake e Despotatit tė Beratit i cili mė 1308 pėrfshiu nė territoret e veta qytetin e Janinės dhe mė gjėrė. Atėkohė perandori bizantin Androniku II Paleologu pati emėruar si qeveritar nė Berat Sevastin Skurra (1308-1336). Kulmin e lulėzimit tė formacionit tė tyre shtetėror e arritėn nė kohėn e sundimit tė despotit Andrea i II- tė Muzaka (1335-1372), i cili para vitit 1335 mori titullin “despot” qė nė shkallėn e hierarkisė bizantine ishte i dyti pas atij tė perandorit. P Androniku i III Paleologu.
    Despoti Muzaka gjatė viteve 1335-1341 ishte nė krye tė lėvizjeve antibizantine nė Arbėri.
    Mė 1336 njeh pėr kryezot mbretin Robert Anzhu tė Napolit, i cili nga ana e vet ia pranoi titujt, trashėgimet dhe gradat dhėnė Andreas sė II Muzaka prej perandorit tė Bizantit, por me kusht tė lėnies peng nė Durrės, pranė pėrfaqėsuesit tė mbretit tė Napolit, njėrin djalė tė tij.
    Pas vitit 1336 njė degė tė familjes fisnike Muzaka e ndeshim tė vendosur nė Peloponez (sot ndeshim fshatin me emrin Muzaki nė perėndim tė Kalamatės dhe Muzakio nė verilindje tė Pirgosit nė Peloponez). Mė 1370 Kosturi bėn pjesė nė Despotatin e Epirit. Pinjollėt Junt dhe Teodori i II Muzaka morėn pjesė me trupat e tyre nė Betejėn e Kosovės kundėr pushtuesve osmanė, mė 1389. Teodor Koron Muzaka dhe Gjin Muzaka morėn pjesė nė Lidhjen e Lezhės, mė 1444. Gjin Muzaka ka qėnė bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut. Pas vitit 1479 Muzakajt, kryesisht, u vendosėn nė territoret e Mbretėrisė sė Napolit (nė Pulje).

    Simbolet heraldike tė Muzakajve
    Deri mė sot informimin mė tė hershėm dhe mė autentik lidhur me origjinėn e mbiemrit; titujt e fisnikėrisė, simbolet si dhe zotėrimet e familjes feudale shqiptare Muzaka i gjejmė tė pėrshkruara nė “Memorie” (Pėrkujtesė) - “Historia dhe gjenealogjia e shtėpisė sė Muzakajve” (Historia e genealogia della casa Musacchia), shkruar mė 1510 nga Gjon Muzaka, (i biri i Gjin Muzakės; pėrfaqėsues i Muzakajve nė Lidhjen e Lezhės mė 1444).
    Pas pushtimit Osman tė Arbėrisė, Gjon Muzaka jetoi nė emigrim, nė Pulje (Itali), qė asaj kohe ishte nėn Mbretėrinė e Napolit dhe tė Aragonės. “Memorien” e shkroi nė fund tė jetės sė tij. Gjoni u varros nė Kishėn e Madhe nė Frankavila Fontana (Brindizi).
    Lidhur me origjinėn e emrit tė kėsaj familjeje tė madhe feudale shqiptare nė “Memorie” shkruhet: “Mbiemri ynė vjen nga njė vend qė quhet Molosi qysh nga kohėt e hershme dhe kemi qenė zotėr tė kėtij vendi dhe kėshtu na kanė thirrur dhe kjo Molosakė ndryshoi dhe fjala u bė Muzakė”. Kujtoj se ky vend qė quhej Molosi, sot quhet Zagori, qė shtrihet nė lindje tė rrugės automobilistike Janinė – Tepelenė. Nė Zagori (nė lindje tė Janinės) ndeshim njė vendbanim me emrin “Muzakaj”. Po nė “Memorie” pėrmenden varret e tė parėve tė Muzakajve qė ndodheshin pranė kishės sė Shėn Triadhės nė Lavdar tė Oparit. Nė dokumentet historike emrin e kėsaj familjeje e ndeshim pėr herė tė parė mė 1090 si komandant nėn perandorin bizantin Aleksi I Komneni. Mė 1279 shquhet Andre Muzaka, i cili ishte aso kohe “marshal i Arbėrisė”, nė Mbretėrinė Anzhuine tė Arbėrisė. Pas largimit tė pėrkohshėm tė anzhuinėve nga Arbėria, mė 1286 Andre Muzaka njihet si “sevastokrator” nga perandori i bizantit Androniku II Paleologu. Andre Muzaka sundoi deri mė 1319, vit ky kur bujarėt Muzaka afrohen me Anzhuinėt dhe me Papatin nė frontin antiserb. Deri mė kėtė vit nuk kemi tė dhėna qė Muzakajve t’u jetė njohur stemė heraldike. Stemat heraldike tė familjes Muzakaj, katėr prej tė cilave vijnė tė dokumentuara u pėrkasin kohėve nė vazhdim.

    Stema e hershme
    Paraqitjen artistike mė tė hershme tė kėsaj steme e ndeshim nė relief, nė murin e njė vile nė rrugėn “San Xhovani” nė Frankavila Fontana, nė siujdhesėn e Salentinės-Itali, kumtuar nga Jurlaro, R. nė veprėn e tij “ I Musachi despoti d’Epiro in Puglia Salvamento, Bari (s.a.).
    Stema pėrbėhet nga njė shqyt “zemėr” i kaltėr(?) mbi tė cilin paraqiten: njė shatėrvan i argjendtė(?) i cili rrjedh nga tė dyja anėt, shoqėruar me nga njė pishtar po tė argjendtė (?). Shqyti “zemėr” i brendashkruhet njė shqyti akartoēiato mė tė madh, sipėr tė cilit qėndron njė pėrkrenare nė pozicion pėrballė. Lidhur me ngjyrat e kėsaj steme jemi tė pasigurt, pasi stema paraqitet me shtresime boje nga lyerjet e herėpasherėshme duke e bėrė tė vėshtirė leximin e shenjave pėrkatėse tė ngjyrave qė janė vendosur sė pari mbi sipėrfaqen e stemės dhe nėse ato nė kėtė rast nuk janė pėrdorur, atėherė mbetet pėr t’u parė ngjyrosja fillestare e stemės.
    Mė 1336 Andrea II Muzaka (1335-1372) njihet si “Despot i Arbėrisė” nga Androniku i III Paleologu, si edhe nga Mbretėria e Napolit. Pėr kėtė mbreti Robert Anzhu, caktoi nipin e tij, princin Luigj pėr tė kryer aktin e njohjes sė titullit “Despot“, i cili shoqėrohej me njohjen e stemės sė fisnikut qė paraqitej nė vulė kancelarike.
    Mendoj qė kjo ėshtė stema qė iu njoh mė 1336 Andrea II Muzakės. Nė kohė lufte stema aplikohej nė shqyt luftarak, por deri mė sot nuk ka mbėrritur ndonjė vulė kancelarike e Muzakajve. Nė “Memorie” kjo stemė qė patėn pėrdorur Muzakajt pėrshkruhet, por e pashoqėruar me paraqitje artistike. Pėr tė shkruhet: “Stema e derės sonė ka qėnė njė krua i gjallė, i cili, rridhte nė tokė me dy rrjedha nė dy anė dhe ky ishte kroi i Epirit, pėr tė cilin kanė shkruar shumė autorė qė: njėri shuan njė pishtar dhe tjetri tė shuarin e ndez. “Kroi i gjallė” apo “kroi i Epirit” pėr tė cilin kanė shkruar shumė autorė, mendoj se ėshtė “Pyriflegetoni” qė pėrmend Aristoteli nė veprėn e tij “Mbi mrekullitė e dėgjuara” nė tė cilėn shkruhet: “…pranė Epirit, burojnė ujėra tė nxehta, prandaj ky vend quhet Pyriflegeton”. Kjo stemė, siē e thashė dhe mė lart, vjen e dokumentuar nė murin e vilės 13 nė rrugėn “San Xhovani” nė Frankavila Fontana, nė siujdhesėn e Salentinės-Itali. Me gjasė tė plotė, kjo vilė duhet tė ketė qenė vila ku u ngulėn pas ikjes prej Arbėrisė familja fisnike Muzakaj pas pushtimit turk tė Shqipėrisė, dhe, sikurse gjithė fisnikėt gdhendnin nė mur stemėn e tyre , po ashtu do kenė vepruar dhe Muzakajt nė atė vendbanim. Duke iu referuar kohės sė emigrimit gdhendja e saj lidhet me vitet 1476 deri mė vitin 1510 kur shkruhet “Memoria”, por dhe mė pas, kur ndonjė pinjoll i kėsaj familjeje nė pėrshkrim tė stemės ka realizuar ekzekutimin e saj. Por gjithsesi mbėshtes mendimin se kjo stemė mė tė ngjarė ka tė jetė gdhendur prej vetė Gjon Muzakės e shumta prej Kostandinit, birit tė tij. Analizimi i saj nė vendndodhje do tė mė jepte mundėsi t`i saktėsoja mė mirė gjėrat.

    Stema nė luftėra e ceremoni
    Pas 34 vjetėsh, mė 1370 “sevastokratori dhe despoti Andrea i II Muzaka njihet si “despot” dhe nga perandori bizantin Johani i V Paleologu, perandori kryesor i shek. XIV (1341-1391), i cili vazhdoi tė kishte shpresėn se Perėndimi do tė vinte nė ndihmė tė bizantėve pėrballė presionit gjithnjė nė rritje tė turqve nė Lindje. Qė prej vitit 1369 ishte konvertuar nė katolik. Ai i njohu Andreas sė II Muzaka tė drejtėn e mbajtjes dhe pėrdorimit tė simboleve perandorake. Pėr kėtė stemė nė “Memorie” shkruhet: “Perandori urdhėroi qė t’i jepnin atij stemėn e tij, domethėnė shqiponjėn me dy krerė, tė kurorėzuar me njė yll nė mes qė do tė thosh stema perandorake dhe i dha titullin “Despot i Epirit dhe si privilegj vulėn e artė, si dhe dėrgoi njė fron despotik, nė tė cilin ishin pėrvijuar me gurė diamante shqiponja qė thamė dhe i kishte blatuar edhe qytetin e Kosturit… qė ky zot Andrea ia kish marrė me forcėn e armėve mbretit Marko Kralit”. Dhe nė njė vend tjetėr, po nė “Memorie” shkruhet: “… qysh atėhere i kemi mbajtur nė luftėra e ceremoni”.
    Kėto simbole heraldike tė kėsaj periudhe si paraqitje artistike nuk kanė mbėrritur deri nė ditėt tona, por duke u mbėshtetur nė rrėfimet e mėsipėrme pėrshkrimi i saktė heraldik i tyre ėshtė: Mbi njė shqyt tė kuq njė shqiponjė e artė dykrenore krahėhapur dhe e kurorėzuar. Nė ballė njė shqytėz trikėndor i kaltėr me njė yll tė artė gjashtėcepėsh. Simbolet e kėsaj steme ne i ndeshim mė vonė tė skalitur nė murin e kishės sė Santa Maria della Misericordia nė Mezanjė (Pulie-Itali), si dhe tek vepra e Jurlaro R. “I Musachi despoti d’Epiro in Puglia” Salvamento, Bari (s.a.) si pjesė pėrbėrėse nė njė stemė tė mėvonshme.
    Kjo stemė pėrbėhet nga njė shqyt i ndarė: nė tė djathtėn heraldike paraqitet njė shqiponjė e artė dykrenore, krahėhapur dhe e kurorėzuar, nė ballė njė shqytėz trikėndor me njė yll gjashtėcepėsh. Theksoj se ngjyra e artė e shqiponjės ėshtė e shėnuar nė relief me shenjėn grafike pika-pika; nė pjesėn e majtė heraldike paraqiten njė luan i ngritur mbi dy kėmbėt e pasme, i cili mban lart njė shpatė, nė ballė nga e djathta qėndron njė zambak. Kjo pjesė e majtė e stemės paraqet simbolet heraldike tė Topiajve, tė paranjohura prej Mbretėrisė sė Napolit si familje feudale ne Arbėri. Kjo fazė e stemės shpreh nė gjuhėn heraldike njė bashkim martesor, krushqi, midis familjes Muzaka, nė tė cilėn po nė gjuhėn heraldike sipas pozicionit qė zėnė simbolet heraldike nė shqyt i martuari ėshtė mashkull, me familjen Topia, ku e martuara i bie tė jetė femėr. Mbi shqyt qėndron njė kurorė e lartė e zbukuruar me trėndafilė e ngjashme me kurorėn mbretėrore tė Skėnderbeut. Shqyti nė tė dyja anėt shoqėrohet nga armėt e kalorėsit, nė tė djathtė njė hushtė e vendosur pingul me majė poshtė, njė shpatė dyluftimi, njė sėpatė, njė pėrkrenare me njė kokėrreth tė artė (e shėnuar grafikisht) dhe nė tė majtėn e shqytit njė hark me tufėn e shigjetave. Koha e pėrdorimit tė kėsaj steme lidhet me vitin e njohjes si despot i Andrea II Muzaka mė 1370 e mė vonė, para edhe pas skalitjes sė stemės sė tyre nė murin e kishės sė Santa Maria della Misericordia nė Mezanjė. Koha e skalitjes sė kėsaj steme lidhet me periudhėn e emigrimit tė Muzakajve, mė 1476, kohė kur emigruan bijtė e Gjin Muzakės, pjesėmarrės nė Lidhjen e Lezhės i fundit despot Muzakė nė vendin e tij ( vdekur nė Epir 1466). Kjo stemė duhet jetė skalitur prej Andrea Muzakės, djalit tė parė tė Gjin Muzakės, pasi ai ish martuar me Jela Topian, simbolet e tė cilėve (Topiajve) ndodhen nė pjesėn e dytė tė stemės.
    Dua tė evidentoj se njohja e tė dy stemave tė Muzakajve lidhet me figurėn qendrore tė familjes Muzaka, Andrea i II Muzaka. Nė “Memorie” ėshtė shtuar nga i biri i Gjon Muzakės, Kostandini, teksti i epitafit pėr tė atin e tij qė u skalit mbi varrin e Gjonit nė kishėn e madhe tė Frankavila Fontanės:
    “I plotėfuqishėm Jezu, tė falet kėtu ty Gjon Muzaka, i biri i Gjin Despotit, Zot i Myzeqesė dhe i Epirit qė nga qyteti i Bizantit trashėgoi shqiponjėn dykrenore, e mbante nė flamur , i dedikohet kurorė detyrimi nė vitin e Krishtit 1510”. Si dhe tekstet e dy epitafeve tė tjera:
    “Gjon Muzaka i biri i Gjinit, zotėrues nga Molosėt, despot i Epirit, gjak dhe fis mbreti me trashėgim nga qyteti i Bizantit i dėbuar nga tirani e Turkut nė fundin e vet, Kostandini i biri, atit dhe vetes ia ngre nė vitin…”
    dhe: “Gjon Muzaka i biri i Gjinit, princ i Molosėve dhe Epirotėve nga tirania e turkut i dėbuar nga principata, Kostandini atit dhe vetes ia ngre”. Po nė “Memorie” shkruhet: “Dera jonė vjen nga qyteti i Kostandinopojės dhe ka sunduar Epirin nė Arbėri”. Nga kėto perifrazime tė nxjerrė nga “Memoria” kuptojmė se titulli i fisnikėrisė “despot” me simbolet pėrkatėse bizantine u njihen me trashėgim Muzakajve nga froni perandorak pėr tė sunduar Epirin nė Shqipėri, por dhe duke i analizuar thjesht nga simbolet heraldike pėrdorimi i shqiponjės si simbol heraldik i kėsaj familjeje tregon se Muzakajt konsideroheshin si anėtarė nderi tė familjes perandorake bizantine.

    Vėrejmė se pėrshkrimi i kėsaj steme na kujton stemėn heraldike tė heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, e cila ndryshon me ngjyrėn e zezė tė shqiponjės dykrenore, gjė qė sipas rregullave tė heraldikės pėrbėn stemė krejtėsisht mė vete.

    Stema stratiostėsh me emrin Muzaka
    Nė dokumente historiko-heraldike njihemi dhe me dy stema tė tjera stratiotėsh me emrin Muzaka. Tė dyja i pėrkasin gjysmės sė parė tė shek. XVI. Janė tė botuara nga Sturza nė veprėn e tij “Fjalori historik dhe gjenealogjik i familjeve tė mėdha tė Greqise, Shqipėrisė dhe Kostandinopojės”, botuar nė Paris mė 1983. Kėto stema kanė qenė tė njohura nga perandori gjerman Karli V. Njėra stemė pėrbėhet nga njė shqyt i kaltėrt me dy yje tė artė gjashtėcepėsh tė vendosur vertikalisht, njėri pas tjetrit tė cilėt ndahen prej tyre nga njė brez i artė mbi tė cilėn paraqitet njė gjysmėhėnė e argjendtė, e shtrirė. Kjo stemė paraqitet nė blazon e punuar nga N. Manesku. Stema tjetėr vjen vetėm e pėrshkruar: e kaltėr me njė qiparis tė blertė e qarkuar me dy luanė tė artė pėrballė njėri–tjetrit me nga njė shpatė tė ngritur lart. Nė ballin e artė tė shqytit qėndron njė shqiponjė e zezė dykrenore. Mbi mburojė qėndron njė pėrkrenare stratioti.
    Dua tė nėnvizoj se nga tė gjithė kėto stema, stema autentike e Muzakajve do ta thoja kėtė nė njė kuptim tė thellė tė fjalės autentike, sepse nė heraldikė fenomeni autentik merret gjithnjė me njė lloj rezerve, ėshtė stema e parė, njohur mė 1336 Andreas sė II Muzaka, ku historikisht jemi nė kulmin e lulėzimit tė familjes sė tyre dhe simbolet heraldike lidhen natyrshėm me veēori natyrore tė vendit ku ato u lindėn dhe lulėzuan dhe kėtė informacion e pėrcjellin deri mė 1510 vit kur u shkruajt “Memoria”.Gjithsesi studimet e mėtejshme heraldike mund tė hedhin mendime tė reja dhe mė tė plota nė kėtė fushė.

    Gjin Varfi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Heraldika ne Filateli

    HERALDIKA SHQIPTARE
    9/2005

    1. Stema e Karl Topise

    Fisniku Karl Topia eshte figura me e shquar e Topiajve , gjate sundimit te te cilit principata e Topiajve arriti kulmin e lulezimit te saj me qender ne Durres ku ndertoi dhe nje flote luftarake detare. Me 1368 Republika e Venetikut e quan “Karrollus Topie, priceps Albaniae” (Karl Topia, prince i Shqiperise).Papa Gregori XI i njeh titullin “Konti i madh i Arberise”. Me 1374 Karl Topia njihet ne dokumentat e kohes dhe me titujt : “Sundimtar i gjithe tokes se Arberesheve” , “Duke i Shqiperise”. Prane stemes se tij ai shkruan: “Keto jane shenjat e Zotit te Madh Karl Topia”.

    2. Stema e Dukagjineve II

    Familjen fisnike Dukagjini e ndeshim ne shek. XV te ndare ne dy dege. Pushteti i kesaj dege te re shtrihej kryesisht ne verilindje te Shkodres (ne Dukagjin te Ri dhe ne Rrafshin e Dukagjinit). Qendra e tyre administrative ishte ne Ulpiane.Nder figurat me te shquara te kesaj dege te re ishte Pal Dukagjini dhe i biri Lek Dukagjini. Stemen e kesaj dege e ndeshim dhe ne Raguze me 1595.

    3. Stema e Engjejve

    Familja princerore Engjelli eshte nje nga familjet fisnike me te hershme ne Shqiperi e cila permendet ne shek. XII. Qendra administrative e zoterimeve te saj ishte ne Drivast (Drisht). Kjo familje fisnike kishte lidhje farefisnie me familjen perandorake Engjelli e cila hipi ne fron per here te pare me 1185 me Isakun II Engjelli. Figurat me te shquara te kesaj familje jane Pjeter Engjelli dhe Pal Engjelli. Pal Engjelli ka qene dhe kancelar i I i Gjergj Kastriot Skenderbeut.

    4. Stema e Despoteve Bua

    Despote te familjes fisnike Bua jane: Gjin Bua Shpata (? – 1400), Murriq Bua Skurra ( ? – 1418) dhe Pal Bua Shpata (?-1408). Gjin Bua Shpata eshte figura me e shquar e periudhes mesjetare ne trevat e jugut te Shqiperise. Jetoi dhe sundoi ne gjysmen e dyte te shek. XIV . Rreth viteve 1355 shpallet prej vendasve Despot ne Etoli dhe me gjere me qender ne Angjelokaste. Gjin Bua Shpata themeloi despotatin e arkes dhe u be Despoti i saj (1374-1400),duke udhehequr Principaten me te fuqishme ne Shqiperine e Jugut.


    Heraldika Shqiptare reflektimin me cilesor dhe masiv e pati ne simboliken e familjeve fisnike. Kjo , per faktin e pjesemarrjes se tyre ne jeten politike te vendit, vecanerisht ne luftra ,mardheniet e tyre aktive me njera – tjetren brendaperbrenda vendit dhe me fqinjet jashte saj. Stemat e tyre i gjejme ne vulat kancelarike, ne monedha, te skalitura ne gur, ne afresket e rezidencave feudale, ne botim te ndryshme heraldike.
    Stemat datojne prej me se hershmes qe eshte ajo e Dimitrit te Arbrit (1208-1216) deri te me te vonat. Stemat familjare perbejne bazen e Heraldikes ne Shqiperi. Simbolika e tyre eshte mjaft e pasur dhe me vecori psikologjike te dallueshme, gje qe krijon fytyre te saj. Gjejme te perdorur dendur simbolin e Shqiponjes, Luanit, gjymtyre te trupit, fortesa, yje etj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Disa vėzhgime nė traditėn emblematike qė ruhet nė fortesėn e Tivarit

    "Stemmatographia Illyricanae"



    Monika Stafa

    Fortesa e Tivarit gjendet nė pjesėn e vjetėr tė qytetit, qė njihet sllavisht me emrin "Stari-grad". Atje, nė lagjen e vjetėr, edhe sot ka njė popullsi tė pėrhershme banuese shqipfolėse, qė duket sikur pak nga pak po e humb gjuhėn amtare, pėr shkak tė komunikimit me turistėt, tė cilėve shqipja nuk u hyn nė punė. Stari-grad vizitohet me njė biletė me ēmim modest, kryesisht nga turistė tė huaj, qė vijnė kėtu me qėllime shkencore. Brenda kalasė ka disa kisha, njėra prej tė cilave, mė e vjetra, pas zbulimit tė njė mozaiku ikonografik mural kėtė vit ėshtė identifikuar si Kisha e Shėn Antonit. Po ashtu ka mullinj bluarjeje dhe mullinj tė vajit tė ullirit, furra tė pjekjes sė bukės, burgje tė periudhės paraosmane dhe osmane, njė kullė sahati dhe njė muze. Dikur kjo fortesė ka funksionuar si qytet-kėshtjellė.

    Mė herėt Tivari ka qenė qendėr ipeshkvnore dhe nė disa periudha edhe qendėr arkipeshkvie. Nė dy periudha historike klerikėt e Tivarit luajtėn njė rol historik tė jashtėzakonshėm pėr shqiptarėt: nė fund tė luftės austro-osmane (1689), kur arkipeshkvi Vinko Zmajevic (Vincenc Zmajevic) mundėsoi strehimin e disa fiseve klementine nė Zarė tė Arbėreshėve dhe mė pas edhe nė Srem tė Kroacisė; si dhe nė kohėn e marrjes sė vendimeve tė traktatit tė Shėn Stefanit (1878), kur arkipeshkvi tjetėr, Karl Poeten, qė ishte dhe kunat i perandorit austro-hungarez, nė emėr tė doktrinės "cultus protektorati" u ofroi mbrojtje sa mundi shqiptarėve tė malėsive tė Veriut.

    Tivari, ashtu si dhe Kotorri, Ulqini, Shkodra, Drishti, Danja dhe Durrėsi, nė periudhėn mesjetare kishin statute tė sė drejtės urbane, me tė cilat rregullonin jetėn e brendshme. Kėto qytete nuk drejtoheshin me Kanun, por me kushtetutė. Nė statute pėrcaktohej gjithēka: prej rolit tė proveditorėve, prokurorėve, klerikėve, vizitorėve apostolikė, gjyqtarėve, noterėve, esnafėve dhe shoqėrive tė ndryshme tė artizanatit, deri te pozita e tė huajve, tregtarėve, lundėrtarėve, peshkatarėve.

    Njė pjesė e historisė shumėshekullore tė Tivarit ėshtė ngurtėsuar nė shenjat heraldike, qė gjenden me shumicė tė gdhendura nė pllaka guri dhe shkėmbinj. Kohė tė ndryshme dhe kultura tė ndryshme kanė lėnė gjurmėn e tyre tė pashlyeshme nė stematografinė bregdetare tė qyteteve nė veri tė Shqipėrisė shtetėrore. Me sa dihet, askush s‘ėshtė marrė me ēkodifikimin e kumteve tė kėtyre emblemave. F. Crispi, i cili botoi mė 1892 njė libėr studimor me ilustrime pėr traditėn emblematike arbėrore, ndoshta nuk kishte tė dhėna pėr stemat qė gjenden nė kėtė fortesė. Nė studimet e mėvonshme tė Dh. S. Shuteriqit pėrmenden emblemat e familjeve tė mėdha patronimike arbėrore, si Kastriotėt, Arianitėt, Muzakajt, Dukagjinėt, Engjėllorėt, Shpatajt, Balshajt, Zenebishėt, Skurajt. Por nuk pėrmenden mjaft mbiemra tė tjerė tė fisnikėrisė arbėrore, si Gasullėt, Kazazėt, Mazrekajt, Kryezinjtė, Palabardhajt dhe Bogdanėt.

    Pak e ēuditshme kjo indiferencė e dijes ndaj traditės stematografike arbėrore, kur dihet se emblemat dhe shenjat e tjera heraldike janė paraprirėse tė simboleve kombėtare. Ishte pikėrisht Faik Konica ai qė pėrshkroi i pari flamurin kombėtar qė mendonte tė mbanin shqiptarėt, duke iu referuar simbolit tė emblemės sė Kastriotėve, atė flamur qė kemi edhe sot, me ndonjė ndryshim fare tė vogėl. Nė novelėn disi tė harruar, "Emblema e dikurshme", Ismail Kadare pati tėrhequr vėmendjen te fenomeni i "fotografimit tė kohės" dhe i kriptimit tė sekreteve epokale nė alfabetin e emblemave (Nė njėrėn prej tyre, tė njė familjeje aristokratike nė Myzeqe, sipas shkrimtarit, ishte sekretuar kumti se ajo zonė kishte naftė, dhe pikėrisht kėtė kumt pėrpiqen tė zhdukin "kapuēonėt e zinj", tė ardhur s‘dihet prej ku).

    Nė tė vėrtetė, me gjithė studimet e kryera deri mė tani, nuk ėshtė hartuar ndonjėherė njė "alfabet i shenjave" apo "fjalor i simboleve" heraldike, qė do tė lejonte leximin e sekreteve historikė tė kyēur nė stematografinė arbėrore e paraarbėrore. Aq mė pak mund tė pretendohet pėr njė leksikon tė tillė pėr stematografinė arbėrore tė qyteteve jashtė kufijve shtetėrorė. Kjo indiferencė ka ndikime jo vetėm nė dije. Tradita stematografike bėn pjesė nė traditėn e krijimit tė identitetit tė njė populli dhe nėnēmimi i saj mund tė ēojė nė errėsim tė pamerituar tė historisė.

    Nga pikėpamja e tipologjisė sė shenjave, stematografia e gurtė e fortesės sė Tivarit mban vulėn e njė qyteti bregdetar, tė hapur pėr ndikime, tė afėrta e tė largėta, tė krishtera e islamike, arbėrore e sllave, kėndej e pėrtej-adriatike, perėndimore e lindore, tė hershme e tė vona. Pranė e pranė gjenden luani ekspansiv i ngritur mė kėmbė i anzhuinėve, qė u ngulit shumė shpejt jo vetėm te familja fisnike e dhėndrit tė Karlit tė Madh, Topia, por madje dhe nė thellėsi (hinterland) tė Arbėrisė mesjetare deri nė Dardani, si dhe luani mbrojtės i Sinjorisė veneciane apo Republikės sė Shėn Markut, sikurse njihet nė histori. Nuk duhet tė ēuditesh aspak nėse njė shenjė heraldike tė sjell ndėrmend menora-n hebraike (shandanin tripjesėsh qė njihet me emrin "life‘s three") dhe njė tjetėr fare aty pranė pėrmban si shenjė qendrore palmėn tridegėshe, sot simbol shtetėror saudit. Madje mund tė gjesh bashkė njė shqyt samit me njė shenjė hamite! Aq mė pak mund tė habitesh nėse nė mjaft shenja heraldike vendin qendror e zė trinia e krishterė, nė formėn e tri rozetave, tri motiveve floreale, tri vijave vertikale dhe ca mė tej mund tė gjesh tugranė e ndonjė pashai qė pati ndėrtuar pėr lartėsimin e emrit tė vet ndonjė ēezmė a tyrbe; ose yllin e Davidit nė njė dizenjo fare tė thjeshtė.

    Pikėrisht kjo ndėrthurje kulturash dhe qytetėrimesh: vendėse dhe tė ardhura, veneciane dhe anzhuine, tė krishtera e hebraike, arabe e islamike, detare e tokėsore, pastorale e tė lundrimit, laike e fetare, pagane e monoteiste, pėrbėn njė argument shumė tė rėndėsishėm pėr tė studiuar nė detaje atė trashėgimi qė fotografuan epokat nė stematografinė e fortesės sė Tivarit. Studentė shqiptarė qė bėjnė praktika dhe ekskursione mėsimore, tė tjerė qė pėrgatisin teza diplomash dhe studime masteri e doktorate, mund tė ngarkohen me detyra shkencore pėr kėtė argument. Ndoshta nuk ėshtė e tepėrt qė tė mendohet edhe pėr formimin e specialistėve heraldistė dhe stematografė, qoftė brenda vendit, qoftė jashtė, duke e lėnė mė pas nė pėrgjegjėsi tė tyre shkencorizimin e studimeve nė kėtė fushė. Tani qė kompleksi ideologjik ndaj bujarisė arbėrore ka kaluar, tashmė qė gjykimi pėr mesjetėn s‘ka pse tė jetė gjithnjė i shoqėruar me cilėsorin "e errėt", kėto janė hapa pėr t‘u hedhur me shpejtėsi.


    gazeta shqip 15 07 2007

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    foto ilustruese per shkrimin e mesiperm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Heraldika si njė identitet perėndimor i qytetėrimit shqiptar

    Bashkėbisedim me prof. dr. Pėllumb Xhufin studiues i historisė mesjetare arbėrore

    Gjatė njė udhėtimi nė Tivar kam pasur rastin tė vizitoj kalanė mesjetare tė qytetit, ku pa ndonjė vėshtirėsi kam mundur tė identifikoj dhe fotografoj afro 20 stema tė gdhendura nė gur. Disa prej tyre nuk gjenden nė studimet heraldike shqiptare. Duke e ditur se Tivari, Ulqini, Kotorri nė burimet mesjetare paraqiten si qytete nė pėrbėrje tė asaj qė quhet "L‘Albania Veneta", apo "Arbėria veneciane", sikurse e ka shqipėruar studiuesi austriak, Oliver Shmidt; si autor i njė prej librave monografikė kushtuar Mesjetės shqiptare, mendoni se kjo traditė ka rėndėsi kulturore-historike pėr tė dėshmuar procesin e gjatė tė vetidentifikimit tė popullit shqiptar prej periudhės para-etnike nė atė etnike dhe mė pas kombėtare?


    Njė gjė doja tė saktėsoja qė nė fillim: heraldika ėshtė njė produkt i Mesjetės evropiane, qė lidhet me qytetėrimin e tipit kristiano-perėndimor. Pėr rrjedhojė, edhe dimensioni shqiptar i saj ėshtė rezultat i kontakteve me Evropėn Perėndimore, qė deri nė shek. XV kanė qenė tepėr intensive. Nga ana tjetėr, tradita heraldike nė Shqipėri nuk lidhet me ato qė ju i quani periudha "para-etnike", me tė cilat besoj se shėnoni shekujt e ashtuquajtur "tė errėt" tė Mesjetės (shek. IV-IX). As edhe epoka veneciane, qė nė Shqipėri, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, mbulon shekujt XIV-XVI, nuk mund tė quhet periudha kur zė fill kjo traditė. Fillimet e heraldikės nė Evropė datojnė aty nga shek. XI dhe jo shumė larg nga kjo datė ajo shfaqet edhe nė Shqipėri. Burimet e ardhjes sė saj janė padyshim kontaktet e para me ushtritė kryqtare (1096), qė kaluan sa nėpėrmjet Tivarit, aq edhe nėpėrmjet Durrėsit me drejtim Kostandinopojėn. Por akoma mė shumė se kryqėzatat "fluturake", adaptimi i simboleve heraldike nė mjedisin shqiptar u detyrohet mė sė shumti marrėdhėnieve tė qėndrueshme me shtete, dinasti e principata perėndimore. Flasim pėr Tivarin, p.sh. Princėrit autonomė tė Dioklesė, krahinės qė sot i pėrgjigjet pak a shumė Malit tė Zi tė sotėm e qė pėrveē Tivarit pėrfshinte edhe qytetet e Budvės, Ulqinit, Shkodrės, Drishtit, konkretisht princi Bodin, nė fund tė shek. XI ishte martuar me vajzėn e Argjirit, qeveritarit tė qytetit tė Barit. Lidhjet e kėtij qyteti tė fundit italian me Tivarin tonė kanė qenė jashtėzakonisht tė ngushta. Vetė emri Tivar ėshtė njė produkt i emrit tė qytetit italian: Tivar vjen nga Antibari, qė ka kuptimin qyteti pėrballė Barit. Ashtu si krejt Dioklea, Tivari ishte njė qytet me traditė fetaro-kulturore katolike, dhe mbeti i tillė edhe pas pushtimit tė Dioklesė nga zhupani i madh i Serbisė, Stefan Nemanja, mė 1199. Mbretėrit serbė, edhe nėn presionin e Papės sė Romės e tė shteteve feudale tė Perėndimit, u detyruan ta njohin autonominė fetare, kulturore e deri-diku edhe politike tė Dioklesė. Kėshtu, nė vitet 1260-1310 Dioklea u qeveris nga Helena, gruaja e mbretit serb, Urosh II, e cila ishte njė princeshė franceze dhe qė bėri shumė pėr ruajtjen e traditave vendėse dhe forcimin e lidhjeve me Perėndimin tė kėsaj treve. Por nė njė kuptim mė tė gjerė se Dioklea dhe Tivari, heraldika u shfaq edhe nė trevat mė jugore shqiptare, nėn ndikimin e kontakteve me dinastitė sunduese tė Italisė sė Jugut: tė dinastisė normane Altavila (1080-1185), tė dinastisė gjermane Hohenshtaufen (1185-1266), tė dinastisė franceze Anzhu (1266-1370) e mė tej edhe tė dinastisė spanjolle tė Aragonės, qė ndikoi nė truallin shqiptar deri nė fillimet e shek. XVII. Po t‘u shtojmė kėtyre kontakteve edhe ato disa-shekullore me Republikėn e Venedikut (shek. XI-XVI), me Mbretėrinė e Hungarisė (shek. XIV-XV) apo ato me Papatin, qė vazhduan pa ndėrprerje deri nė fillimet e shek. XVIII, kuptohet se burimet pėr shfaqjen e kėsaj dukurie perėndimore, siē ėshtė heraldika, kanė qenė tė pafundme nė Shqipėri.


    Duke qenė nė hyrje tė kėtij argumenti, sikurse e dini, nė studimet shqiptare ėshtė folur pėr traditė heraldike, pėr emblematikė shqiptare, por edhe pėr traditė stematografike, sikurse u pėrdor disa shekuj mė parė autori i librit "Stematographie Illyricanae", Pavel Ritter (Zagreb 1702). Cili ėshtė dallimi terminologjik midis kėtyre koncepteve dhe cili do tė ishte termi mė i pėrshtatshėm pėr studimet shqiptare?


    Ju flisni saktė pėr njė dallim terminologjik e jokonceptual midis kėtyre dy termave. Stematologji vjen nė fakt nga fjala e greqishtes sė lashtė stemma, qė do tė thotė kurorė. Ndėrsa fjala heraldikė vjen nga latinishtja mesjetare heraldus, qė do tė thotė lajmėtar (dhe lajmėtari paraqitej gjithnjė me shenjat dalluese tė sundimtarit tė vet). Por vetė latinishtja e ka huazuar kėtė fjalė nga gjuha gjermanike e shekujve tė hershėm tė Mesjetės. Nė gjuhėn shqipe, pėr meritė edhe tė I. Kadaresė, ėshtė afirmuar mė sė shumti fjala greke emblema, krahas fjalės stema, qė ka marrė njė kuptim mė modern. Kurse fjala heraldikė, ashtu si kudo, pėrdoret pėr tė shėnuar degėn e diturisė qė merret me studimin e emblemave mesjetare, qofshin ato shtetėrore, familjare apo qytetėse.


    Shkrimtari Ismail Kadare ėshtė shprehur nė parathėnien e njė libri tė botuar italisht se arbėrorėt qė mėrguan nė fund tė Mesjetės drejt Italisė ishin kryesisht familje fisnike dhe si tė tilla ato morėn me vete kambanat, dorėshkrimet, ikonat, memoaret, kodikėt, statutet dhe bashkė me to dhe flamujt e emblemat. Sa e vėrtetė ėshtė qė mėrgimi mesjetar i shqiptarėve e ka varfėruar traditėn stematografike qė mbeti e trashėguar nė hapėsirėn shqiptare?


    Mendoj se pėrtej simbolikės sė shprehur nė mėnyrė mjeshtėrore nga gjiganti i letrave shqiptare I. Kadare, tradita heraldike nė Shqipėri u shua, pasi nė Shqipėri ndodhi njė zhvendosje gati tektonike qytetėrimesh. Me pushtimin osman, me islamizimin e pinjollėve tė familjeve kryesore fisnike shqiptare, kjo traditė erdhi duke u bjerrė. U ruajt pėr njė farė kohe, deri nė vitet 1570, nė disa qytete qė vazhduan tė qėndrojnė nėn sundimin e Venedikut, siē ishin, p.sh., Tivari apo Parga. Nga kėto dy qytete ne kemi njė mori stemash apo emblema tė familjeve fisnike qytetėse, siē duhet tė jenė edhe ato qė ju vetė keni ndeshur nėpėr kishat, muret apo rrėnojat e Tivarit. Ndėrkohė, pinjollėt e familjeve princore tė: Kastriotėve, Arianitėve, Muzakajve, Matrėngėve, Skurajve, Buave, Vranajve, Zenebishėve, tė cilėt pas vdekjes sė Skėnderbeut u vendosėn nė Itali, i ruajtėn dhe i pasuruan emblemat e tyre familjare. Shumė prej tyre i gjejmė sot tė gdhendura apo tė pikturuara nė varret, nė qelat familjare, nė hyrjet e pallateve, nė dorėshkrimet e shumta. Nuk mund tė mos kujtoj me emocion ndeshjen time tė papritur, nė vitin 1988, nė njė kthinė tė kėshtjellės sė Barletės (Itali), me varrin e kėshtjellarit Gjon Kastrioti. Guri mortor kishte tė gdhendur fare bukur emblemėn e kėsaj familjeje, ndėrsa mbishkrimi i gjatė sqaronte se kėshtjellari nė fjalė, vdekur nė vitin 1787, ishte njė pasardhės i Skėnderbeut. Por shenja tė tilla tė familjeve fisnike shqiptare i gjen pa fund nė qytetet e fshatrat e Kalabrisė, Puljes apo Sicilisė.


    Nėse do tė provonim tė krijonim njė "alfabet tė shenjave" tė stemave qė gjenden nė trajtė tė gurtė nė kalanė e Tivarit, do tė vėrehej pa ndonjė vėshtirėsi prania e simboleve anzhuine, veneciane, kristiane, arbėrore, por edhe tė tilla qė duken disi tė pashpjegueshme, si palma. Si e shpjegoni ju kėtė pėrzierje tė shumėfishtė tė alfabeteve tė shenjave?


    Atėherė, pėrzierja e motiveve nė stemat qė ju keni parė nė mjediset e kėshtjellės sė Tivarit, kėrkon njė vėshtrim diakronik e tipologjik, pėr tė identifikuar e pėr tė vėnė nė mjedisin e duhur historik e social secilėn prej tyre. Sigurisht, shfaqja e simboleve tė tilla "imperiale, si luani, shqiponja apo ujku na paralajmėrojnė se kemi tė bėjmė me emblema qė janė shprehje e njė pushteti shtetėror, ndryshe nga emblemat qė kanė si simbol elemente florealė apo gjithsesi, "soft" dhe qė shprehin realitete pushtetesh mė modeste: ekonomike, sociale apo fetare. Luani nė vetvete, jo luani venedikas nė pozicion normal, por ai i ngritur fuqishėm mbi dy kėmbėt e pasme, ėshtė simbol i dinastisė normane Altavila, qė sundoi nė Italinė e Jugut nė shek. XI-XII. Si i tillė, ai u huazua edhe nga dinastia pasardhėse e Anzhuinėve (shek. XIII-XIV). Por kėta i shtuan luanit edhe simbolin e vet historik, atė tė zambakut. Karl Topia, zoti i fuqishėm i Shqipėrisė sė Mesme nė vitet 1370, ka adaptuar si stemė tė principatės sė vet pikėrisht kėtė tip luani, tė shoqėruar me simbolin e zambakut, tė kryqit dhe tė rozetės. Luani nė kėmbė bashkė me zambakun pėrbėjnė motivin heraldik edhe te Skurajt, zotėrit pararendės tė Topiajve tė krahinės sė Arbrit, siē shihet nė varrin e Anton Skurės, gjetur nė kishėn e Shėn Anunciatės nė Lezhė. Tė gjithė kėta elementė kanė kuptimin e tyre. Luani me zambakėt anzhuinė nėnvizojnė marrėdhėniet e ngushta qė Skurajt e Topiajt kishin me shtėpinė Anzhu, jo vetėm si "vasalė" tė anzhuinėve tė Napolit, por edhe si krushq tė tyre: nė fakt, njė paraardhės i Karl Topisė ishte martuar me njė princeshė anzhuine. Pra, jo vetėm marrėdhėniet politike tė varėsisė, por edhe krushqitė shėrbenin si shkas pėr tė rimarrė motivet heraldike tė tė tjerėve, apo pėr tė pasuruar me elementė tė rinj emblemėn origjinale tė familjes. Dihet, p.sh., se motivi heraldik i Kastriotėve nė kohėn e Gjonit ishte shqiponja me dy krerė. Me ardhjen e Skėnderbeut, ky motiv u pasurua duke shtuar simbolin e luanit me zambakun, si dhe atė tė yllit me gjashtė cepa, qė fillimisht kishte qenė simbol i Balshajve. Nė kėtė formė e gjejmė tė riprodhuar emblemėn e Kastriotėve nė njė libėr lutjesh tė porositur enkas pėr Skėnderbeun nga mbreti Alfons i Napolit, mė 1458, si dhe nė njė sėrė monumentesh e varresh tė tjera, siē ėshtė edhe ai i pėrmendur i kėshtjellarit tė Barletės, mė 1798.


    Pse ruhen kėto gjurmė tė pėrziera nė titulaturėn arbėrore?


    Nuk ėshtė e panjohur, qė nė Shqipėri, nė tė gjitha kohėrat, ka pasur njė afeksion tė veēantė pėr emra tė nomenklaturės ushtarake, tė ēfarėdo prejardhjeje qoftė ajo. Jo pėr shaka, po kujtoj njė fakt qė lidhet me vitet e fėmijėrisė sime, kur mė qėlloi tė njoh katėr vėllezėr, qė quheshin me emra tė tillė, si: Artiljer, Aviator, Tankist (emri i tė voglit s‘mė kujtohet). Ishin bijtė e njė oficeri, ushtarak i rreptė e njeri shumė i mirė. E pra, si nė asnjė vend tjetėr e nė tė gjitha kohėrat nė Shqipėri kanė lulėzuar emra tė tillė tė huazuar nga arsenali ushtarak i tė gjitha mbretėrive e perandorive tė botės, si p.sh. Admiral, Kont e Konteshė (shek. XIV), Komnen e Komita, Qezar, Sebast, Despot e Despinė (shek. XIII-XV), dhe nga shek. XVI emra si Sulltan e Sulltane, Dizdar, Agė-Agush, apo Bej-Bejkush, Pashė (Pasholl apo Pashuk) etj. Pėr t‘u kthyer te Skėnderbeu (qė ėshtė njė bashkim i emrit antik, Aleksandėr, dhe i titullit ushtarak osman, bej), ekziston njė shembull mė i hershėm i pėrdorimit tė titullit bej, siē rezulton nga njė shėnim historik i vitit 1356 tė Kodikut Nr. 50 tė Beratit, ku flitet pėr njė fisnik vendės me emrin Skuribeg. Siē duket, vetė Perandoria Bizantine e kohėve tė dekadencės (shek. XIV-XV) ka kontribuuar pėr shpėrndarjen "paradhėnie" tė titujve ushtarakė osmanė, shumė kohė para se kėta tė bėheshin zotėr tė vėrtetė tė saj.


    Kėto stema, qė zakonisht i kanė bartur familjet patronimike, a janė paraprirėse tė periudhės kombėtare shqiptare?



    Janė padyshim shenjė e njė maturimi politik e kulturor tė shoqėrisė shqiptare, e cila, pasi kishte arritur njė nivel tė caktuar autonomie politike nga shtetet e perandoritė e huaja, kėrkonte tashmė tė ballafaqohej si e barabartė, edhe nė aspektin e solemnitetit e tė ceremonialit, me shtetet mė tė zhvilluara tė Evropės Perėndimore. Kėtė e provon mė sė miri edhe fakti, qė familje tė tilla si: Kastrioti, Dukagjini, Engjėlli, Muzaka, Arianiti, Zaharia, Jonima, Bua, Blinishti, qė kishin krijuar principatat e veta tė pavarura nė shekujt XIII-XV, me t‘u vendosur nė Itali u pranuan e u integruan sakaq nė fisnikėrinė vendėse. Emrat e tyre, sė bashku me emblemat pėrkatėse, i gjen rėndom nė katalogėt e fisnikėrisė sė Venedikut, Napolit apo Palermos tė shekujve XVI-XVIII.


    Cilat prej familjeve patronimike arbėrore nė viset shqiptare jashtė kufirit shtetėror kanė pasur emblema?


    Ėshtė njė dukuri qė na diferencon pozitivisht edhe nga shoqėritė fqinje sllave e greke. Nė raport me kėto tė fundit, qė i pėrmbaheshin modelit oriental bizantin, ne kemi pasur edhe njė qytetėrim urban, qė njohu humanizmin, rilindjen dhe tė gjitha rrymat mė tė avancuara tė qytetėrimit perėndimor. Kujtoj qė nė Tivarin e shek. XIII kishte shkolla ku mėsohej gjuha, logjika e filozofia. Pėrhapja e emrave tė tillė si Merilin, Lancelot tregon qartė se nė atė qytet njihej mirė qė nė atė kohė eposi evropian i "Kėngėve tė Rolandit". Tivari e disa nga qytetet tona, si Durrėsi, Shkodra, Drishti, Danja, ishin tė organizuara si komuna qytetare dhe qeveriseshin mbi bazėn e statuteve, forma mė e avancuar e sė drejtės pozitive. Fati e desh qė tė ruheshin deri te ne statutet e Shkodrės, shek. XIV, (tashmė tė botuara) dhe ato tė Drishtit (qė janė nė botim e sipėr). Pėr sa i pėrket pyetjes suaj, posaēėrisht lidhur me heraldikėn, njihen emblemat e disa prej tyre: ajo e Kastriotėve, nė shndėrrimin historik tė saj, stema e Muzakajve, e cila fillimisht kishte si simbol njė fontanė uji (apo nafte?), mė vonė adaptoi shqiponjėn dykrenore dhe nė fund, kur Muzakajt u shpėrngulėn nė Itali, stema e tyre u unifikua me atė tė Kastriotėve, siē provohet nga ekzemplari i ruajtur nė altarin e kishės sė Shėn Mėrisė nė Mezanjė tė Italisė. Dukagjinėt kishin nė stemėn e tyre shqiponjėn e bardhė njėkrerėshe, trashėguar nga princėrit e parė tė Arbrit, shek. XII, dhe njė ekzemplar tė sė cilės e shohim nė gurėt e gdhendur tė kishės sė Gėziqit (Mirditė). Njė emblemė mjaft tė elaboruar kanė edhe Topiajt, ashtu siē ajo shihet nė murin e jashtėm tė manastirit tė Shėn Gjon Vladimirit, themelim i Topiajve. Balshėt e Shkodrės, nė fazėn e pjekur tė qeverisjes sė tyre, kishin pėr simbol tė emblemės njė kokė ujku, ndėrsa Skurrajt kishin luanin normano-anzhuin. Edhe Zahariajt kishin stemėn e tyre qė bazohej nė motivin e shqiponjės njėkrerėshe, siē shihet nga njė mbeturinė afresku nė murin e brendshėm tė rezidencės sė tyre brenda kėshtjellės sė Danjės. Emblema e Buave tė Epirit gjen formėn mė tė plotė e tė elaboruar tė saj nė stemėn e stratiotit Merkur Bua, njė luftėtar i shquar i shek. XVI, qė pati ofiqe tė larta ushtarake nė oborret e Napolit, Venedikut, Francės e Gjermanisė. Njė stemė e veēantė, pasi pėrfaqėson pushtetin fetar, ėshtė edhe ajo e ipeshkvit tė Stefaniakės e tė Bendės, Nikollė Mekajshit (shek. XVI) apo ajo e arqipeshkėvit tė Shkupit nė vitet 1680, Pjetėr Bogdanit. Ndėrkohė, stema tė familjeve tė tjera tė shquara shqiptare ruhen sot nė ndėrtesa tė vjetra laike e fetare nė qytetet e fshatrat e Italisė, ku kėto familje u strehuan pas rėnies sė Krujės.


    Nuk ka pasur dhe aq kėrkime nė stematografinė arbėrore qė gjendet nė kėshtjellat e qyteteve bregdetare shqiptare. Mendoni se ka njė nėnēmim tė trashėguar ndaj tyre, duke u nisur prej faktit se ka nė to gjurmė tė kulturave tė tė huajve?


    Mė lejoni tė kujtoj ndėrkaq, njė vepėr tė lavdėrueshme tė studiuesit tė pasionuar Gjin Varfi mbi heraldikėn shqiptare, botuar nė vitin 2000 nga shtėpia botuese "Dituria", pėr tė mos folur pėr ndonjė studim specifik, si ai i Prof. Dhimitėr Shuteriqit mbi stemėn e Arbrit. Por ju keni tė drejtė kur nėnkuptoni neglizhimin e shkencės ndaj njė fenomeni tė tillė historiko-social, siē ėshtė heraldika. Sigurisht, heraldika lidhet me "familjet e mėdha" dhe me ndikimet e botės perėndimore mbi realitetin shqiptar, dhe si e tillė ajo nuk mund tė pėrbėnte njė objekt studimi pėr historiografinė komuniste. Por moslėvrimi i saj lidhet edhe me kapacitetet e kufizuara pėr studimet mesjetare, nė pėrgjithėsi, tė cilat kėrkojnė njohjen e gjuhėve tė rralla e tė vėshtira, si latinishtja, greqishtja, sllavishtja kishtare, osmanishtja, apo njohuri nė paleografinė e diplomatikėn e kėtyre gjuhėve. Ajo ēka trishton mė sė shumti ėshtė fakti qė nė rast se nė vitet e diktaturės u bė kujdes nga Akademia e Shkencave pėr tė pėrgatitur tė paktėn disa bėrthama tė specializuara nė kėto fusha, sot askujt nuk i bie ndėrmend pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Dhe kjo ėshtė njė kambanė alarmi pėr tė ardhmen e shkencave albanologjike, nė pėrgjithėsi.

    gazeta shqip 15 07 2007
    bisedoi Monika Stafa

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    foto ilustruese
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mu duk si Tiara ajo stema ne fortesen e Tivarit!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •