Miratohet kalendari i shenjtërimit në Tiranë
Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi dje vendimin “Për financimin e veprimtarive me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës”.
Grupi Ndërinstitucional i Punës për Organizimin dhe Ndjekjen e Veprimtarive me rastin e Shënjtërimit të Nënë Terezës, drejtuar nga Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, Blendi Klosi, vendosi për aprovimin e një kalendari veprimtarish, të cilat do të realizohen nga institucionet shtetërore me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve:
Koncert me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Veprimtari kulturore në qytetin e Shkodrës “Bashkëjetesa e Rinisë me Komunitetin Fetar Shqiptar”
Realizimin dhe vendosjen e shtatores së Nënë Terezës.
Muzeu Historik Kombëtar:
Ekspozitë figurative kushtuar Nënë Terezës;
Realizmi i një libri-album me format të madh, ku do të paraqiten dokumentet që vërtetojnë shqiptarësinë e Nënë Terezës dhe objektet që disponon Muzeu Historik Kombëtar
Krijimi i Memorialit në hollin e Muzeut Historik Kombëtar
Botimi i bibliografisë “Nënë Tereza dhe Shqipëria”
Konferenca akademike për Nënë Terezën në Muzeun Historik Kombëtar
Vendosja e një pano-je të madhe me fytyrën e Nënë Terezës në fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar.
Akadamia e Shkencave:
Konferencë shkencore “Nënë Tereza dhe Vepra e saj”
Bashkia e Tiranës:
Koncert rekuiem në Katedralen Qëndore nga Orkestra Kombëtare “Madre Tereza”
Koncert i madh simfonik në ditën e Shenjtërimit në Sheshin “Nënë Tereza”.
Duke u bazuar në preventivat për secilin aktivitet, të përgatitur nga institucionet e mësipërme, vendimi parashikon disa shtesa në buxhetin e këtyre institucioneve me qëllim përballimin e financimit të veprimtarive, në një total prej 15 milionë.
Krijoni Kontakt