Nuk e kuptoj kete prirjen e shemtuar deri diku qe kemi ne shqiptaret: ne mburremi me bemat e te pareve tane, e atyre qe sa jane gjalle mezi i presim neper shtepite tona e pas vdekjes, pasi i ka nderuar nje bote e tere, atehere ne turremi per te perfituar nga respekti qe kjo bote ka per ta. Kujtoj rastin e Skenderbeut psh, qe e kemi krenari kombetare.Persa kohe ai luftoi kunder turqve shume pak nga te ashtuquajturit princa shqiptare i vajten ne ndihme,per te mos thene asnje. Mbare bota e quajti mbrojtes te krishterimit. Ne e kujtojme ende sot!!!
Ja dhe Nene Tereza tani. Sinqerisht mua me vjen keq, me vjen shume keq per te . Te kerkosh te vish ketu, per te pare nje varr apo dhe per te gjetur ato lidhjet mistike qe cdo njeri i ka me atdheun e te pareve, kjo eshte gjeja me normale ne bote, pas jetes. Por, te te mohohet kjo e drejte kjo eshte jo te mohosh me pas ate kombesi por te mos e kthesh me kurre koken pas.
Te kota dhe absurde ishin gjithe ato ceremoni koti qe u organizuan sa andej ketej, si kofini pas te vjelave. Ku e kishim kete dashuri me pare ne per Nenen e shenjte? Me kete nuk dua te them se jam kunder nje figure kaq madheshtore dhe te mire, por dua te them se me vjen turp nga vetja dhe te gjitheve ne duhet te na vije turp per ate qe nuk e beme per te. Pse jo, dhe nje falje publike nga ana e atyre qe nuk i mundesuan asaj ardhjen ne Shqiperi.
Nuk di cte them, por duhet te heqim dore nga emotiviteti i tepert dhe te fillojme te permiresojme genet. Une e dua shume Shqiperine, me kuptoni, por do e doja ende me shume ne rast se gjithe ajo dashuri qe ne kemi per kete vend te shprehej ne nje menyre me njerezore.
Krijoni Kontakt