Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Smile Poezi Shqipetare

    Qetesi Nate
    nga: Ismail Kadare

    Dhe malet i zu gjumi
    Ne fusha-qetesi:
    Tek udha afer lumit
    Veshtroj dhe rri tani.
    Cdo gje eshte qetuar
    Cdo gje po fle mbi dhe…
    Dhe n’eshte njeri zgjuar
    Per ty mendon, Atdhe.

    Nena
    nga: Ismail Kadare

    -Balade-

    Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
    i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.

    Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
    do ngjise ai traktet kudo ne qytet.

    -Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
    -Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.

    Ai si i vdekur ne gjume! ra pastaj
    dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.

    Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
    <<Fli, biri i nenes, se ora s’eshte nje.>>

    Akrepi leviz, me ngadale leviz
    pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.

    Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
    nje fushe te bukur, nje qiell pa re.

    Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
    ne fushe te sahatit me dore tregon.

    Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
    ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.

    Por befas ne fushe u degjua qe larg
    nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!

    Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
    sahati i thyer sec ra permbi dhe.

    I mbytur ne djerse u zgjua ai
    <<O nene>>, dhe doren e vuri ne gji.

    Atje trakte s’ka. <<O nene ku je!>>
    Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.

    <<O nene!>>, por nena nuk eshte me perqark
    diku mitralozi troket: trak a trak!

    Dicka neper mendte atij shpejt I erdh’
    u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.

    Ne dor’ revolverin, ne rrugen e shkret’
    vrapoi n’erresire, kudo ne qytet.

    <<O nene, o nene, o nene, ku je!!!!>>
    Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.

    Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
    …<<Ndal!>> ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!

    N’agim afer pyllit, ne an’ te nje perroi
    pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.

    …Qe biri te flinte i qete gjer n’agim,
    mesnata per nenen s’do kete mbarim.

    ---------------------------------------------------------

    Bilbilenjte
    nga: Dalan Luzaj

    Permbi shkembin thepa – thepa
    ku rron rrapi kraherende,
    Bilbilenjte ngritur gjeta
    ca ne valle, ca ne kenge.

    Digjej guri neper gjak,
    pritej pylli jenicer,
    Bilbilenjte trembedhjete
    harte e lisave s’i merr.

    Re e zeze fshehu qiejt,
    vetetimat varur rrine,
    vetetijne Bilbilenjte
    vi shandane per Laberine.

    Viteve vrapoi kenga,
    Bilbilenjte trembedhjete;
    gjaku dallgezoi ne zemra,
    zemrat japin – marrin jete!

    Permbi shkembin thepa – thepa
    Rrap i kenges krahet tund,
    Bilbilenjte ngritur gjeta
    Laberise gjer ne fund.
    ---------------------------------------------------------
    nga: Kujtim Murati

    Ky duket si varrim.
    Mbi ju po hedh plisa dheu dhe mbi plisat nje pllake
    betoni te rende.
    Ky eshte tamam varrim, por nje varrim me
    shpresen e jetes per te nesermen.
    Po shpetuat ju do te shpetoj edhe une, po jetuat ju
    do te jetoj edhe une, qofte i ngujuar ne qelite e errta
    te burgjeve, i prehur perjetesisht nen toke.
    Sepse ju vargjet e mia jeni uni im i vertete, uni im i
    dukshem e i padukshem.
    Sot po iu mbuloj qe neser te ngrini krye si fijezat
    rebele te barit dhe te shpertheni betonin e rende,
    frymemarres. E me pas te lulezoni te lira ne
    kopshtin magjik te poezise, njerezore e kryenece, te
    sinqerta e jokonformiste.
    Edhe po s’qeshe une do te jeni ju, poezite e mia, uni
    im, qe vdekja dhe harresa nuk e mberrijne dot…

    Shqiperia
    nga: Kujtim Murati
    Burrel 1970


    Nje zog bie mbi pullaz
    shpirtin plot me vrer
    nuk mund ai te fluturoje
    nje krah e ka te prere

    Ne ata sy te pikelluar
    qe me shohin me pergjeri
    une veshtroj si ne pasqyre
    dramen qe mban ne gji.

    Largohuni vegime te buta
    ne shpirt po ndiej trishtim
    se te ai zogu une po shoh
    dhembjen e vendit tim.

    Te Dua
    nga: Kujtim Murati
    Ballsh 1976


    Te dua
    jo pse je e bukur
    as per natyren tende te qete
    te dua pafundesisht
    ja kjo eshte arsyeja
    e vetme dhe
    e vertete

    Te dua
    jo pse ke virtyt
    as per qendresen tende
    permes shqotes,
    te dua marrezisht
    madje dhe tej
    caqeve te botes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 29-09-2003 mė 10:50

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Veshtruesja , thx per baladen '' Nena ''...megjithese e di permendesh , ndjeva kenaqesi qe e pashe ketu.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Veshtruesja , thx per baladen '' Nena ''...megjithese e di permendesh , ndjeva kenaqesi qe e pashe ketu.
    MI CORAZON,

    no hay de que.

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Flamuri i vendit t’im
    Nexhat Peshkepia

    Eshte Flamuri i vendit t’im
    Me i bukuri ne bote,
    Flamuri me lavdiplote.

    Flamuri qe m’ep zemer
    Dhe me be te jem krenar,
    Eshte Flamuri Shqipetar.

    Me nje Zhgabe dykrenore
    Eshte Flamuri Skenderbeut,
    Eshte Flamuri i Atdheut.

    O Flamur i Dukagjinit,
    O Flamur i Myzeqese,
    O Flamur qe me jep shprese.

    Krahasohe me te tjeret:
    Ku gjen fushe me te zjarrte,
    Ku gjen Flamur me te larte!

    Gjithnje jeten t’a kan’ falur
    Qytetare e malesore,
    Si ne Kruje, si ne Vlore.

    Si mund?
    Nexhat Peshkepia

    Kur,
    Duke dihmuar njeri-tjetrin,
    Patem aq mundime
    Per te kaluar perroin e veres,
    Si mund ta kalosh vetem,
    O i shtrenjti vella lufte,
    Lumin e vjeshtes?

    Dhe pas lumit te vjeshtes
    Na pret lumi i dimrit,
    Lumi vershues i dimrit!

    Si mund ta kalojme,
    O i shtrenjti vella mergimi,
    Si mund ta kalojme vetem
    Lumin vershues te dimrit,
    Kur,
    Duke ndihmuar njeri-tjetrin,
    Per te kaluar perroin e veres
    Patem aq mundime?

    C’u bene,
    O i shtrenjti vella bese,
    O i shtrenjti vella shprese,
    C’u bene ato premtime?

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Zemra ne mergim
    Agim Karagjozi

    Nje zemer ne mergim
    Na mblidhte reth tij,
    Me breng’e me gezim,
    Si vellezer, si bij.

    Te zemra ne mergim,
    Mallit djegur per Atdhe,
    Ne gjenim ngushellim…
    Se dhembje ndjente per ne.

    Por zemra qe na donte
    U-nda nesh per gjithmone,
    Shpirti qe na ngrohte
    S’eshte me ne mes tone.

    Tani, si vete ai tha,
    Per te kunvendojme,
    Zemren qe shkrete na la
    Me zemrat e kerkojme.

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Syte e tu
    Desareta Mitre
    nga libri “Sepse ti e harrove dashurine”


    Syte e tu,
    lare me driten e diellit
    Syte e tu,
    si rrjedhe e kristalte lumenjsh,
    Syte e tu,
    me jeshilen e ylberit.
    Syte e tu,
    per mua shume te shtrenjte.

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Endrra e bardhe
    Nuhi Vinca

    Oj enderr e bardhe me djerse e ujitur
    Oj enderre e badhe me gjak e stolisur
    Ti linde guximshem nga zjarri I tytave
    Jehove me shqipet majave, luginave.

    Ku bujte ti mahnite me butesine
    Prandaj ta falen perjete dashurine
    Dasnoret, pas teje treten shkrepave
    Qe veli yt I bardhe t’u behet stoli djepave…

    Dhe zbrite nga malet ne muaj Nendor
    Ti enderre e bardhe, ti re qumeshtore
    Ne vatren e djegur ne gji e kraharor
    E prure shiun, freskine verore –

    - Ti enderr e gjate e krismave,
    Ti flake krenare e zaurimave,
    Ti bije gjaku e djerse shekullore
    Ti moter e agimeve qumeshtore!


    Keshille
    Nuhi Vinca

    Kushtoja nje ideali kete enderr
    te shkurter o njeri,
    para se te behet
    molle e kalbur ne pleqeri.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    10
    Dashuroj?!!

    I urrej lotet,
    ashtu si urrej dallget e detit,
    ashtu si urrej malet e larta,
    se me kujtojne vitet e kurbetit.

    I urrej kujtimet,
    dhe dua te harroj.
    Te jem gjithmone I paster,
    Pa kujtime te jetoj.

    E ti moj vajze e bukur,
    ta dish se do te te harroj.
    Dhe gjithe bukurine tende,
    prapa kraheve do ta qoj.

    E ta dish se s’te shijova,
    por dhe ti se bere dot.
    Se zemra ime moj vajze,
    larg gezimit s’dashuron dot
    luracal dora vete
    ..........................................

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Acar
    Irma Laze
    nga libri “Bisede me valet e detit”


    Acar,
    Acar…
    dhe vetm acar.
    Fundosi
    nje popull
    Nje histori
    ne varr.
    Jo per caste
    as per ore,
    Per dyzet e pese vjet
    me zemer
    ne dore!…

    Vendlindjes
    Irma Laze
    nga libri “Bisede me valet e detit”


    Ne rruget e tua
    u rrita, o Vlore,
    mengjeset pershendetin
    kodrat me ullinj,
    bukurite e tua
    i thur si kurore
    brigjet t’i rreh deti
    me mall e dashuri!

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Jeta ka shume lote
    Irma Laze
    nga libri “Bisede me valet e detit”


    Nje lot rreshqiti neper faqe
    dhe humbi, s’di se ku,
    ndofta ne toke ka bere oaze,
    ndofta mbeti harruar diku!

    Ndofta permbi ndonje gjethe
    si margaritaret ka rene,
    por prap ne toke do te bjere
    prej eres i humbur dhe i lene.

    Nje lot rreshqiti, u harrua
    a ndofta mbi faqe u tha;
    ndofta me te tjere u bashkua
    prej syrit tim ai u nda.

    S’dua te di se c’u bene
    s’e di as vete se c’do te jem,
    kam frike se pas loteve te lene,
    mijera te tjere do te kem!…


    Ata qe duan lirine
    Irma Laze
    nga libri “Bisede me valet e detit”


    Kush eshte ai zog
    qe kafazin e pelqen?!
    Kush eshte ai yll
    qe naten e urren?!

    Kush valle prej jush
    jeten do ta shkurtoje?!
    Ne shpirt e mendime
    nje kyc i zi qendroi.

    Te kollarisurit defrenin
    kur plumbi korrte jete;
    dhe vdekja e mallkuar
    mberthente mijera vete!…

    Po kush e do vdekjen,
    kush prangat i pelqen?
    Ai qe do Lirine
    kurre diellin s’e urren!

  11. #11
    Agideba Maska e AgiDeeba
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    17

    Poezi nga Agim Bacelli

    Jam Fshatar



    Zbukurimin nuk e gjej nė qytet;

    Si fshatar kam shum’ favorizime,

    Livandoja, ah, mė vjen nga retė

    Dhe pudrėn e prodhon toka ime.


    Me kollaron mbaj pėr dore kalin

    Krekosur vij vėrdallė fshatit tim.

    Mos ma qani miq e shokė hallin

    E kur punoj natėn deri n’ agim!


    Made in Paris, London, shkel me kėmbė,

    Kozmetikė tė klasit tė parė!

    S’ka si puthja e Natyres-Nėnė.

    Le tė ngelem pėr jetė njė fshatar!




    Tė jap shpirtin


    Nėse tė jap zemrėn, mund t’ ja falesh dikujt tjetėr,

    Nėse tė jap sytė, mund tė shohėsh njė mik tė vjetėr,

    Nėse tė jap buzėt, mbase ti puth dhe armiku im,

    Nėse tė jap poezi, mund t’ mos u hedhėsh asnjė sy

    Por, nėse tė jap shpirtin nė njė tė bukur agim

    Besomė, unė do tė jetoj pėrgjithmonė tek ty!
    Njeriu qė s'ka nėnė ose baba ėshtė jetim por ai qė nuk lexon njė libėr ėshtė fukara.

  12. #12
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    Lasgush Poradeci
    -----------------------------------/

    Kush ta fali bukurine

    Kush ta fali bukurine
    Qe t'e me trerosh te zine!

    Kur te pashe per te vluar,
    Pellumbeshe pende-shkruar,
    Bubu!plumb ne kraharuar,
    Plumb qe vret dyke gjemuar!

    Mbledhur shoqet me nje qoshe,
    Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
    Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

    Pa me syckezat e tua,
    Sy-larme!c'me fole mua.

    Leshrave t'ju binte hija,
    Yll i ndezur me shkendija,
    Ndezur mun ne mes ne balle,
    Te me vesh ne dhe te gjalle.
    if love is the answer, could you rephrase the question?

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e alfabetit tė gjuhės shqipe - Stavri Skėndo
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Revista per femije “Tinguj malli”
    Nga Tirana nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-07-2014, 07:55
  3. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •