Kur me shkoje moj n'ato varre
Te vdekurit sec i ngjalle
Te gjallet c'i vdiqe fare...
PS. Rrofshi per keto kenget. Jam kenaqur!
Kur me shkoje moj n'ato varre
Te vdekurit sec i ngjalle
Te gjallet c'i vdiqe fare...
PS. Rrofshi per keto kenget. Jam kenaqur!
Summertime, and the livin' is easy...
Shkoder
Ne mjerim ket vjersh po e flas
Tuj kja hallet e dashnise
Si bylbyl i ndrym n’kafaz
M’kaloj koh’e djalerise
Pem’e lule tuj shikjue
I mjeri, kah shkoj e vij
Kang’ mjerimi tuj kendue
Kerkush hallin nuk ma din
O ju lule peme qe jeni
Hija e juj ne ket zor, me len
Ju per mue kujdes nuk keni
As s’e dini deshprimin tem
Lulzoi fusha, lulzoi mali
Dhe persi gjithçkahi gzoj
Syve mij s’ju pushon vaji
S’u gjind kush qe t’mi ngushlloi
Prej marakut dhe deshirit
Mir’e shof se do t’mbraroj
Bahem verdhe si flakt’e qirit
Kto vjersha kur t’i kndoj
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Obot
Nji pëllumb i bardh’e i bardhë
Ndër gemba të njasaj dardhë
Po me e ndjell a kish me ardhë?
Un e ndolla: - vida, vida
A vjen mishi a vjen shpirti?
Mos arsh ti te vin jot amë
Hajde lahena në bậjë
Bậja ndodhi plot me çika
Me çika me kadençika
Ma të mirën e grabita
Mora malin e ika
Ika nën nji mollë
Mbusha nji shtemall me mollë
Hypa ne çardak qirova
Tek po vinte vetullholla
Holl’e gjat porsi menjolla
Me dy riza plot me molla
Ma fal nji t’u lumtë dora!
Shtrije doren, merre vetë
N’daç merr mollën, n’daç merr dardhën
S’mora mollën, s’mora dardhën
Mora vashë faqebardhën!
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
..Interesante...Komplimente Autorve dhe juve qe i keni sjell ketu per ne. Nuk e di ndofta do jene keto kenget tek seksioni i muzikes ne albasoul?
Driloni...
Jam JETUS jo TREGUS!.
Lunxheri
O MORE QELQI ME ANE
Ne porte dola nje cike,
Ne ballkon me vane syte,
Kish dale e zonj' e shtepise,
Mbante qelqin e florinjte.
0 more qelqi me ane,
Kur te mbush e te ve prane,
Kur te pi, me sheron xhane.
Trimi i mirë me shoqe shumë
Lunxheri
KUR ME DILJE NE PENXHERE
Kur me dilje ne penxhere,
Me vetulla sec me there,
Syri yt, vetulla jote,
C'me treti sevdaja jote.
Sevdaja qe me ka rare,
Me ka nxire e me ka thare,
Me ka bere si longare.
O longar o dru i thate,
C'englendis te bukurate,
Ato qafefluturate,
Ato meskeputurate.
Trimi i mirë me shoqe shumë
Lule t'bukura ka Tirana
Lule t'bukura ka Tirana
Na i mbush rrugët plot me erë.
Lule t'bukura ka Tirana,
Na i mbush rrugët plot me erë.
Moj esmere , ku t'ka lala,
Merrja kangës edhe një herë.
Moj esmere , ku t'ka lala,
Merrja kangës edhe një herë.
Mos më rrri i dëshperu,
Jam e jotja prap të du.
Mos më rri i dëshpëru,
Jam e jotja prap të du.
Rreth e rreth bahçes u solla,
Për me t'pa moj bukuri.
Rreth e rreth bahçes u solla,
Për me t'pa moj bukuri.
Një tufë lule , moj, për ty mblodha,
Si kujtim për dashuri.
Një tufë lule, moj ,për ty mblodha,
Si kujtim për dashuri.
Trëndafil , moj , të vjen era,
Ti na mbush me dashuri.
Trëndafil , moj , të vjen era,
Ti na mbush me dashuri.
Unë ty , moj , të pëlqeva,
Ditë e natë mendoj për ty.
Unë ty, moj , të pëlqeva,
Ditë e natë mendoj për ty.
Where does a thought go when it's forgotten?
Se mu kujtua edhe një tjetër, por nuk ia di titullin...
* * *
Për midis pazarit t'Durrësit,
Mos ma hudh dorën serbes,
Mre Selim i Sefer Hutës,
Mos m'i zen vetllat me thes.
Dallandyshe, vaj , vaj, vaj,
Sylarushen me lot ma qaj.
Dallandyshe, hej, hej, hej,
Kurr' nuk ndahem prej teje.
N'penxhere m'ke dalë,
Për me ba sehir,
Pse s'më thu një fjal', o mi goce,
Një fjal' për të mir'.
Where does a thought go when it's forgotten?
Po e postoj ne kongën e Zenepit se merak e ka plaku im këtë këngë .
Babush shife , shife , n'forum ta kom nxjerr kongën , mos m'thuj pastaj s'të le mami me e knu
Fustoni me pika
sa hije të paska
Ngrije pak shaminë mi
Nepi sa të shoh se plasa.
Ngrije pak shaminë mi
Nepi sa të shoh se plasa.
Dy sahati notës
t'erdha tek porta
Zanin ta nigjojsha Nepi
Thojshe po m'dhem koka.
Shkoj të marr doktorrin
Turp më vjen nga Bota
Zanin ta nigjojsha Nepi
Thojshe po m'dhem koka.
Kur të pashë tek shkallët
Me çantën nën sqetull.
Sa shumë qënke zbehur Nepi
Sa shumë qënke tretur.
Elna
Kalldërmit po më shkon si shah
Ma ke qit qirkun mi krahë
Aman vashë, pashë pereninë
Falja bacës naj sabah
Po të boj be pashë dinë e imanë
Mos ma bon zemrën me vnerr
Mos ma bon zemrën me vnerr
Ta kesh në mend për tjetër herë
........................
Nuk e di të tërën
Kjo është një këngë shumë e vjetër por e përpunuar nga Afrim Muçiqi dhe Fatmir Makolli para disa vitesh.
Jam adhurues i madh i folklorit erotik klasik shqiptar të trevave veriore shqiptare..
Sa e kisha gjyshin gjallë (Ndjesë pastë), e bëja të më këndoj këngë të tilla për orë të tëra.
Anton Çetta ka botuar disa përmbledhje me këngë të tilla.
Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 21-07-2004 më 19:43
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Ok pra, edhe një nga Kosova mos na i mbetet hatri ndonjërit!
Kur më del në derë
Kur më del në derë,
Shtatin si qemer, hej aman , aman.
Kur më del në derë,
Shtatin si qemer, hej aman, aman.
Ani mora, mora briskun-o,
Ani për me premun, moj mollën-o,
Ani me shpëtoi, preva dorën-o,
Dorën edhe gishtin-o,
Oh, ç'ma këpute, moj, shpirtin-o.
N'daç, më duaj, moj, n'daç mos më duj,
Jam jabanxhi në mëhallën tuj,
Oh, nji sahat më duket nji muj.
Kur më del në shkallë,
Dukatin në ballë, hej aman , aman.
Kur më del në shkallë,
Dukatin në ballë, hej aman, aman.
Kur më del n'oborr,
Pse ma bën me dorë, hej aman, aman.
Kur më del n'oborr,
Pse ma bën me dorë, hej aman, aman.
Tung..
Where does a thought go when it's forgotten?
korason (meqe ja paske marre si andej nga kosova) amon po s'ma kendove nje here "xhamadani kuq si gjaku" Une vetem dy llafe di...
Xhamadaniiii....
Kuq si gjaku kuq si gjaku
Xhamadaniiii....
Kuq si gjaku kuq si gjaku
Ta qendisa, prej maraku
Dil ne der' te t'shikjoj pak
Ma ke shtatin si bajrak
Sa ta shof si t'rrin ne shtat
Hajde djalo te rrim' pak
Hajde djaloooo, te rrim' pak
Plasa e splasa dot per ta degjuar diku por se kam gjetur. Me pelqente shume kur isha vogelushe
Summertime, and the livin' is easy...
Po kjo te kujtohet? Une se harroj dot (lol) akoma me dhemb koka
Keputa nje Trandafil
Erdh' pranvera me t'jeshile
Ci rash baces per midis
Keputa nji trandafile
Per kujtim te dashunis
Keputa nji trandafile
Per kujtim te dashunis
Rreth e qark lule te kuqe
Karajfilat o ne saksi
S'te ka kush moj buze berbuqe
Sikur un' s'te don njeri
S'te ka kush moj buze berbuqe
Sikur un' s'te don njeri
Jasemin te vinte era
Kur ti putha moj te dy syt'
Asaj note oj mun ke dera
Ne kranor ma vune kryn'
Asaj note oj mun ke dera
Ne kranor ma vune kryn'
Me buzqesh nje here me goje
Ma jep zemren o te qendroj
Te lutem moj mos me lene
Se pa ty nuk mund te rroj
Te lutem moj mos me lene
Se pa ty nuk mund te rroj...
ps. fitnete rexha e qan fare kete
Summertime, and the livin' is easy...
Jo per gje,po ti qendrojme besnike krijuesve kenga e mesiperme eshte keshtu.Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
Hanko mos kalo mbi varre
Se te vdekurit i ngjalle
Te gjallet i vdiqe fare.
Ps Cupke si e ka ajo kenga juaj
Perendeshe e bukurise me je
Une per ty moj do te pelcas...................
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Çupke,Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
Nje version te kesaj kenge mund ta degjosh tek Muzika Albasoul Hitet Shqiptare 2003, e kendon Ingrid Jushi. Sa per tekstin, nuk me duket se ka me shume 'llafe' se ato qe ke shkruar ti
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Qarr
“Mori e mira syxhixharre
Me m’marrë n’grykë, mos të vjen marre
Mos t’vij marre me m’marrë grykë
Më ka keput malli i yt
Më ka këput malli për ty
Gjith kët verë s’të kam pa me sy
Nuk t’kam pa, mori ti zanë
A di besën qi m’ke dhanë?”
“Vetun, djalë, nuk kam me t’lanë
Marak, n’bjeshkë kur t’ra me shkue
Hiç nuk pate dert për mue
Hiç për mue nuk pate dert
S’erdhe, djalë noi nat me fjet”
“Jam kanë, dadë, nja dy tri net
Lyp të kam s’un të kam gjet!”
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Edhe pse humba nja 20\30 minuta
paskam pase per cka te lexoj..
me pelqyn shum.. dhe bravo shigjeta
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
uaaaaaaaa.....shume kenge te bukura
na kenaqen
~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~
Faleminderit Gjilanasi_csi dhe sweet_babe
Moj bardhoke, o moj flokë kunorë
Moj bardhoke, o moj flokë kunorë
ma ke shtatin bardh' si borë
bardh' si bora ne Shkëlzen
her' po dejet, her' po bjen
ma ke shtatin bukuri
përmjet (mes) t'holl, n'unaz' me t'shti;
syt' e zi, qerpik' me rrema
kur po t'shoh, po m'dridhet zemra
Je m'e mira n'bjeshk' e në vrri
të ka ra o diftek' i zi,
t'ra difteki, e t'u skuq faqja
ku e ke rrit', bardhok', lum dada?
N'hije të venit po pushon
shpat e m'shpat djali po shkon
shpat e m'shpat, e mriz mas mrizi
kur pran' tij pushon bilbili
Ftyra jote drit' si rrezja
m'i ke vetllat t'holla, t'drejta
faqet gjak e n'gastarli
t'ash ba huq, pa e përbi
Kur po qesh, buza me faqe
po t'vjen era manushaqe
manushaqe, lule blini
me ty jetën po e lidhi
Tropojë
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
FRYN VERIU NE MAL TE THATE
Fryn veriu ne Mal te Thate,
thote vasha: - Lele, ngriva!
- Duro, vashe te durojme,
si duron mali debore.
Ne te shtenca dot ne dore,
do te shtryth si shuk debore.
Ti, moj vajza zenevishe,
as u marto, se m'u prishe,
te shkoj lezeti qe kishe.
Ti, moj vajza rrumbullake,
as u marto, se m'u mplake,
te shkoj lezeti qe pate.
Pogradec, 1982
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Krijoni Kontakt