Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12

Tema: Agron Tufa

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ifigjeni
    Anėtarėsuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    Dikund ne bote
    Postime
    17

    Thumbs up Agron Tufa

    III. RRETHINAT E ATLANTIDĖS

    (vargje heraldike)


    PROLOG
    Ditėn e shtatė tė lėngatės rrėshkita nga kurthet e hijeve: marsi sybuhavitur e buzmavijtė shkiste si uji nė kofshėt e kolme tė vashave; po ishte dikush qė kish vėnė kujėn: "a tė khashė! - se s'mund tė pritej gjė tjetėr nė mė tė humburin spita ushtarak qė kishte provinca. Ai ia kishte kallur sytė pėrsheshit me shkronja qė ftohej mbi komodinė. Mė kot rrihja ta mbledh fillin e tretur ndėr fasha tė trasha resh mbi objekte: do ta mblidhte ardhja e numėrorit nga Peqini.
    Ai kish sjellėdy-tri fije tė njoma dorzonjash, shkulur me gjithė rrėnjė nga shpatet e Sheldisė. "A tė khashė" - pėrsėriti ai pikėllueshėm, dhe gjithēka tjetėr zhvishej nga perceptimi. Precipitonte veēse thelbi - "a tė khashė", thelbi-shkronjė. Pėrsheshin me shkronja e ngjyroste "kh - ja " grykore. Numėrori nga Peqini u zhduk pas dyerve tė nginjura me erė ilaēesh duke lėnė tė ftohen dorzonjat ndanė pėrsheshit me shkronja, ndėrsa mua, - tė rrotullohesha ankthshėm si njė predhė, nė vijaskat e asaj zgafelle mijvjeēare, asaj "kh - je" tė pamort qė oshėtinte nėpėr labirintin e laringut tė shqipes nė Peqin.




    1. NJĖMIJĖ VJET VETMI TĖ SHKRONJĖS "KH"

    (ia kushtoj I. Kadaresė)

    ...Sepse koha krijohet me vdekje, ndaj ne
    Jemi urna e saj, jemi qarku pėrmbyllės,
    Jemi ashkla plluskore mes gjethit dhe ritit -
    Vegulli efemere, shkumė detare a re
    Lojcake nė qiej, bij tė shembėlltyrės -
    Loti qė humb nė lumin e Heraklitit.

    ...Sepse koha ėshtė qenia nė prani e mungesė,
    Dhe mungesa krijohet me vdekjen tonė.
    Do hapet sipari dhe heret a vonė
    Papraninė do shohim tė gjithė nė Zbulesė:
    Do jemi boshti i veshur n'kuptim
    Dhe lumė Herakliti sė prapthi n'vėrshim.

    ...Sepse koha rikthen nė po atė tryezė
    Tė ngjėrojė grimat qė pati lėnė,
    Dhe dita e lume ndrron natėn e zezė,
    Dhe nata prapton me shéjza e hėnė -
    Ngathėt si vargjet nė anakrezė,
    Koha rikthen nė atė tryezė.

    ...Sepse koha nuk ėshtė domosdo shkatėrrim
    I thelbit tė Qenies, i shpirtit nė Hiē.
    Ana e prapme e saj ėshtė gjallim.
    Vdekja ėshtė Oazi dhe Krishti nė Kryq,
    Ku koha pushon, zgjanohet dhe ngre
    Tė tjerė profetė pėr sendet dhe ne.

    ...Sepse vdekja ėshtė veēse ē'lodhja e Frymės,
    Pastrimi i saj pėr gjakimin e ri
    Nė pulsin e gjallė tė Qenies nė kohė.
    Vdekja ėshtė djegia e gjethit prej brymės -
    E po atij gjethi qė gjen pėrsėri
    Degėn e blertė dhe Frymėn qė ngroh.

    Vdekja ėshtė gjendje e Qenies nė gjumė, -
    Rrjedhė e papastėr kohe tė amullt,
    Ėshtė edhe nyje kohe e gangullt
    Dhe zor se mund tė shprehet me gjuhė.
    Se koha lėviz veēse nė Qenie
    Si anė e prapme germe, fonéme.

    Mos koha lėviz dhe ngrin nė njė germė?
    "O shpirt i mumosur, o merrmė, o lermė,
    O kthem ti sėrish nė Zanafillė -
    Nė kllapa Logosi vulosur me dyllė,
    Nė kohė kaosi, nė Frymė pėshtjellimi,
    O kthemė nė gjendje tė grirė vetmimi" -

    Tha shkronja kh dhe u suall vėrtik
    Profil-grirė karshi pėrjetėsisė
    Njė nate me prenka yjsh nė fytyrė -
    Dhe mbeti peng i pezullt nė grykė
    Nė cepin qėndror tė Ilirisė:
    Nė laringun e shqipes - e para mėnxyrė.



    2. NJĖMIJĖ VJET KEQARDHJE PĖR SHKRONJĖN "H"

    Pyeti presja: ē'ndodh kur takohen dy pykpyetje?
    Pėrgjigjet kllapa: tri pikēuditėse.

    Anton Pashku

    I
    Herioglife hidhėrimi hanė hėnė. Hulli
    Hundorėsh hapėn Hunėt e humbėn humbellash.

    Hepohen Hamletė harrakatė hamendjesh:
    Huti hapat heq humnerash.

    Hov e hidhem hamulloresh,
    Hyj humbas nė heshtje hithrash.

    Hoje honesh historikė -
    Hy e himne himerikė.

    Hapen hallkat hapėsisė:
    Helenizėm.
    Hurb harresa helm hazdisė:
    Histerizėm.


    II
    Hordhi hardhucash - halė hakmarrje hipokrite.
    Horizontit hungėrijnė hymne hetite.

    Hurdhė.

    Hemoragji.

    Hiēi hėngėr hudhra hijesh hijerėnda.
    Hark i hapur hanxharonte hyjzit hėna.

    Hajmali havasė harushat hapėrdarė,
    Huqe-holla si havjari mbi hoshmar.

    Herė hare harbojnė hatullat e hirta,
    Herė hollohet hink e hellit - hingėllima.

    Hł haraēi, hurmė hendeku, hatą has,
    Harpa hup hire hapash nė hashash.


    III
    Huti hutat hir' i horės harrimtare!
    Hyr e ha haje e hije hijerorje!
    O haliē hallesh halldejase habertare!
    Himene! hukamė harqesh humbėtorje.

    Hamės humbėsi horroresh: hosana!
    Hekur han havan' i huaj: hosana!
    Heralkitin honeps Hegeli: hosana!
    Heraherė hidet janė Hidra: hosana!

    Heshtin heshta e habitur harmoninė.
    Hallvė hakmarrje hap hamshori me hanxhinė.
    Hyn hajduti, hyn harbuti si harap -
    Hartė e harxh hamalli hodhi nė hesap.

    IV
    Heliocentrizėm. Humababa humbi hartės:
    Hallat hallve horasani harrimegėr.
    Hungurijnė Hesperidet hymn Helladės
    Dhe Hermesit: Huserl. Hajdeger.

    Halė e hyjve hyjnizues - Hiroshima.
    Hajku hupas hjek hise harakiri.
    Hapsanė hanesh hem hutoresh has Harkovi,
    Hunj harrimi heq hebreu: hime hiri.

    Herr Halili hoje hejesh hajdutnisht,
    Hapin hijshėm hedh hajatit pas Hyjrisė.
    Hoshgjelden! - hundėzon Harambashi.
    Hasta la vista! - heq harrimi hurbė hashashi.


    V
    Herė hero, herė hasėm hyqimeti,
    Herė hutim, herė harrim hapėsisė,
    Herė hulli i hardhuar n'hall Hamleti -
    Hijerore herė harlisur hajmalisė.

    Himalajė, - hon heterash huamarrė,
    Hordhi hindėsh harrakatur, hapėrdarė.
    Hilozoizėm heraldik: hiperbolė.
    Hipoteza - haku i humbjes: hekatombė.


    3. EKZISTENCĖ

    Njėmijė vjeshta rrodhėn gjak nė ijet tona.
    Njėmijė vera gjaku eshkej dhe nė grykė
    Shtjellej Qenia, kutullohej shkronja,
    Frushullonte verb' i shqipes, kallej thikė

    Mbi dremitjen fusharake - pelte trush,
    Ku lakorja e horizontit puthej epshėm
    Dhe skajonte rrjedhėn lumi krejt nė tush
    Nga kujtesėn nxin i Letės breg i mnershėm.

    Pėrsėthelli shkulme ngrinte prapė shtėrngata.
    Tjetėr sy cikloni mbarsej shkrepėtima.
    Nga themel' e thelb' i Qenies trandej Fryma -

    O baticė qė vdekjen vetė vure nė kllapa!
    Dhe n'u kthefsh nė atė thelb Zanafillor, -
    Kthen sėrish tė pish ambrozin tėnd hyjnor.


    4. TMU - TARRAKAN

    "Dhe nėse fantazma gjalloi dikur kėtu,
    E braktisi kėtė shtėpi. E braktisi".

    Josif Brodskij

    I
    Kėtu koha ėshtė shkallmuar nga erėra tė errėta
    Dhe dergjet distiluar nė Detin e Zi.
    Me shkopinj tė trashė rrebeshesh tė verbėra
    Mbi kafkuj qafgjata dunash pėrmbi-
    Zgjohen kumte tė fjetura deliresh tė hershme
    Pėr brenga tė ardhme prej vreresh tė djeshme,
    Qė barten, shkapeten si thneglat e treten
    Nė rėrė anonime ku bjerrin vetveten

    II
    Kėtu "pasardhėsit" i sajojnė apologji
    Njė tė shkuare qė kurrė s'e kanė patur.
    Kėshtu dhe terzia, pa cohė, gjithsesi,
    Do sajojė prej leckash njė rrobe tė varfėr.
    Kėshtu historisė i japin tė pijė
    Prej gurrash tė lashta uji tė vjedhur,
    Dhe hedh shtat pėrēudshėm mashtrimi i ri
    Pėrkundėr rrjedhės me memorie tė tredhur.

    III
    Krejt ēka lanė perandoritė kėtu
    Janė rrėnojat e qytetit antik: Gorgypa.
    Po koha kafshoi dhe shtroi nėr tru
    Shtresa pomade ndėr fasha e rrypa.
    Eh! Qenia si Kukule nė Fshikėz mbėshtjellė
    Dremit nė jermi alfabetesh, delir e narkozė,
    Dhe nė pėrmendet shpellash pėrthellė -
    Vetvetja-Proté i shket-metamorfozė.

    IV
    Me triskuj ernash t'misterta, ē'mund tė na thotė ende
    Kjo natė tingujsh tinzarė qė trazohet gjethnajash?
    Me akuariumin qė tallazit faunė yjesh t'arrirė?
    Me palcė historie shtanguar ndėr pengje?
    Me kafka t'nėndheshme dergjur thirravajash?
    Me fushatėn kobzezė tė Svjatosllavit pėrfshirė
    Vorbullash qorre? Me lavdinė e bjerrė t'atamanit
    Mbi gėrmadhat e pakthyeshme tė Tmu-Tarrakanit?

    V
    Njeriu. Njerėzit. Njėrėzimi. Mendimi pėrsėri
    Rikthen duarthatė nocioneve tė bjerra.
    Mendimi fyhet. Mes dunash pėlcet era.
    Njeriu. Njerėzit. Gjithė kjo industri
    Prej mishi cullak qė pėr diell theket -
    Kėto fryte tė errėta gjaku - mizėri -
    Janė iluzion’ i mbramė qė nuk don tė shembet, -
    (Iluzion nė kllapa plus-minus pėrjetėsi).


    VI
    E lėmė detin tė fshajė e rrahė nė breg
    Me rropullitė, ēafkat, sytė e Ifigjenisė
    Qė sogjetojnė nga ky ngulim grek
    Hapėsirėn sakrale gjirit tė Pontisė.
    I kthehemi stepės, ku pas shpine ēurg
    Kanoset zhyer-gjak perėndimi turk.
    Muzgu enjtet. Merimanga dhe akrepa
    Shqyhen prąjshėm rrengjesh nėpėr rrjeta.

    Vitjazjevo, korrik 2000


    5. KĖNGĖ INFANTILE

    Amshimi ha lastarė
    Pėr ty o gaztar
    Amshimi ha prapė
    Pėr ty o gazngratė
    Amshimi ha fruta
    Aguridhe tė buta
    Amshimi ha triskuj
    Me vriguj pa vriguj
    Me bishta nervurė
    Pėr ty more burrė

    Amshimi ha gurė

    Amshimi ha fletė
    Pėr ju mori bletė
    Ai ha lėvore
    Pėr ju hijerore
    Amshimi ha shumė
    Pėr ty mor i lumė
    Amshimi ha shkronja
    Pėr ju mori zonja
    Amshimi ha shpesė
    Pėr ty mori mbesė
    Ai ha zanore
    Pėr ju o lotore

    Amshimi nuk nginjet
    Amshimi nuk thinjet

    Amshimit s'i merr as dhe njė thėrrime.
    Amshimi ha gjethet e veta prej dorės sime.



    6. TRANSHENDENCĖ

    (peisazhi tjetėr)

    I
    ...Dhe i hapa sytė nė kėtė botė krijesash qė mpaken nė pėrjetėsi.
    Vezullinte stepa nėn hėnė.
    Hėnė, o hėnė e derdhur nė Mongoli!
    Me kulte hijesh, angėshti baticash,
    e qumėshtin e tundur nė gjinj amėsie,
    Me rite mortore magjistricash
    Ti anėn e prapme tė Qenies e shpie
    Nė tjetėr alfabet qė ēartur rravgon,
    Nėpėrdredh flatra t'padukshme mshehtėsie:
    Kufijtė e kohėrave tėhollen dhe Fryma
    Somnambule ndėrkallet ndėr trupa tė tjerė.
    Irrele materia.Vėrshon Leta a bryma,
    Vetėdija, kujtesa, xhelati, viktima, -
    Rimishėrojnė nocionin e bjerrė.
    Dhe pengje tė lashta, pengje qė s'vdesin
    Kthejnė tė ē'mallin mortarėt e vet,
    Dhe det’ra-martirė, liqej-asketė,
    Shestime tė turbullta pėrbrenda djérsin.

    II
    ...Dhe i hapa sytė nė botėn qė madhohej nėn hėnė.
    Tjera kohėra, tjera vrunduj qeniesh shkapeteshin mbi dhera.
    Tjera shira tingujsh, tjera epopera
    Shplojnė Qenien nė mundėsi, qajnė Qenien e ngrėnė.
    Qyteti hyjnor sė larti hukaste sendet pėrposh
    Dhe palcėn e tyre brumonte me Frymė e Vullnet.
    E di: sapo gjethi i zi i ditės tė rijė - "tė rrosh a
    tė mos rrosh"
    Do bėhet sinori diskret.

    Tungjatjeta natė, ty o art hermesian!
    Kjaroma trurin dėng me skolastikė!
    Nė kordat e zėrit tonė pėrshkėndit
    Plazma e valė e verbit ilirian.
    Po kthen biri yt plangprishės Atlantidė!
    Avitet ngarkuar pasthirrma t'paemra,
    Se qyteti, pėr banorėt zė fill nga qendra
    Kurse pėr udhėtarin - nga periferitė .



    EPILOG

    RRJEDHĖ E DYANSHME KOHE

    (Palindrom)

    Aristokracia athėt tė tha: ai Car kot si ra?
    Tagra-argįt, įri i ra:
    aks ashik kisha s'ka.
    Teksa asket ishi, mishmash-amshim: kal' e lak.
    Ah, ok! Koha hark e krah ka hak.
    Kref ferk e reze zer -
    e litera, a re ti le?
    Shi ish. Ish shi: rrush Įdi i dashur!
    A visha ū Shiva? Cigare je. Ej, era gic! -
    Shava avash'. Jam maj, jam Liza - azil:
    Kish dhe shik. Her' reh prek kerp, her' reh prek kec -
    merr rrem.
    Opo jam maj e luloj jo lule:
    Jam maj, rreshje e sherr. -
    Agoj Joga!


    Moskė - Vitjazjevo, korrik 2000
    dridhe Like dridhe
    :^xhan2

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ifigjeni
    Anėtarėsuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    Dikund ne bote
    Postime
    17
    Agron Tufa


    Sonet

    Kupen e kujtimit tend ku ta fsheh e ku ta hedh?
    Bej ta flak e bej ta thyej, bej ta le e me rrenqeth.
    Kupa e kujtimit tend valon shkume dashurie
    M'u ka ngri si nje servis mbushur pije ēmendurie.

    M'u ka ngri ne doren time ky bardhak i fildishte,
    I hedh zjarrit, zjarri digjet si ne ethe kaltersisht.
    Nuk e pi kujtimin tend. Kupa le ta pasqyroje
    Sonte qiellin lakuriq edhe henen e pagoje.

    Le te rėndet e perlotur permbi kupen e mallkuar
    F'tyra ime nder reflekse zbehtesisht e vizatuar.
    Kupa e kujtimit tend me s'do mbushet kurre me ty.

    Bej ta flak e bej ta thyej, bej ta pi e dot s'e pi.
    Do te rend pra krejt i marre me servisin e hėnuar
    Gjersa shkuma neper kohe do jete tretur, avulluar...


    1991
    dridhe Like dridhe
    :^xhan2

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ifigjeni
    Anėtarėsuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    Dikund ne bote
    Postime
    17
    Balade

    Baladat jane te gjata, te trishta
    Pothuajse mbarojne me nga nje varr nen bli:

    Do ta humbas per pak kohe vdekjen
    Serish per te vdekur mohuar nga ty.

    Asnje cep te botes ku vertitem si hije
    S'me le pa dhimbjen tende te lashte.

    Si shira te shkermoqur - tinguj sharkie
    Mbjellshin pa pra krymba ne rrashte.

    A heret as vone s'ka qene per varret
    Nderkoha e pengut qe tret nje vdektar.

    Vdekja eshte rroba jote qe kallet
    Qysh nuk mbarove se qeni gjalle?

    E zjarret terbohen, shkrumbohen nder vete
    E zogu i hirit rritet n'ajri.

    Universi fle ne sarkofagun e mallit
    Baladat mbarojne me nga nje varr nen bli
    dridhe Like dridhe
    :^xhan2

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ifigjeni pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje togfjalesh me ka bere vecanerisht pershtypje ne nje nga artikujt e shkruar nga zoti Tufa:

    "Majmunade e ububushme".

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Zgjeroj postimin e djeshem.


    I pershtatshem per situata ku gajasja nderthuret me shkuljen e faqeve, me duket se eshte e pershtatshme per t'u perdorur si shprehje edhe ne situata te tjera shoqerore. Nuk di nese i kane gjetur vend edhe te tjere, por personalisht si shembull te pare jashte letersise i gjeta vend ne politiken shqiptare me rastin e zgjedhjeve per bashkine e Tiranes (zhvillimi me date 12 tetor perfshi ketu dhe rezultatin e dale prej tyre, se nga 345 qendra votimi, rezultati ishte i rregullt vetem per 60 prej tyre e per 285 te tjerat i parregullt).

    "Majmunade e ububushme".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 27-10-2003 mė 22:51

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Ku je IFIGJENI?

    marre nga FJALA


    Anno Domini*


    Agron TUFA



    Anno Domini

    Dėborės, janarit, fundosej parvazi.

    Retinat e saj: tė qeta, pa frikė.

    Dhe vetėm nė kupat e thella tė syve

    Dridheshin dy hije si tush nė qerpikė.



    Objektet, banorėt, bimėsia dremisnin.

    Kalonte ajo mes dyersh, e prapė

    Me zhurmė sikur njė letėr tė grisnin –

    Nuk thoshte njė fjalė, nuk hidhte njė hap.



    Ajo kapėrcente parmaqet, kėshtjellat,

    Dhe kish tė pėrndritur nė ankthin e prekjes

    Nė takat e saj, korsenė dantellat,

    diē paksa prej jetės, diē paksa prej vdekjes.



    Pėrshkonte dritaret nė piskun e erės,

    Asgjė pa lėndur, askujt pa iu trembė,

    Pa krisur as qelqin, as tylin pa fshikur –

    Gjerdan pikėlor, plumb i bardhėllemė,



    E thinjur, e pluhurt, qylymash pėrmes

    Ajo vetvetiu pėrshkonte – shigjetė

    Pambukun, mėndafshin, mes kockash e dejsh

    Kollaj si amvisė,

    si mysafire e qetė.



    Paracaktimi

    Shitohen ditėt lik pėrbri

    Dhe mineral’ i territ rėndet.

    Unė rrah tė shpik njė histori

    Qė shap’ i shpirtit tė mos ēmendet.



    Mė kanė lėshuar pa mė pyetur:

    “Ji dhe mbroje kėtė trajtė!

    Dhe kur ky mish tė jetė venitur,

    Do ēojmė njė engjėll tė tė mbartė.



    Po qė kjo trajtė tė mbijetojė,

    ky shap i mish-e-shpirtit tėnd,

    ėshtė parathėnė qė tė durojė

    gjithėsa vdektarėve iu rėnd.



    Ia bėmė kafshės rrėnjėt zorrė –

    dhe ty – idesh tė ngjizėm Frymė.

    Krijimit tonė i vumė kurorė:

    Ti mos e ler ta pėrkasė brymė!”



    Me kėtė kumt – ogur tė zi

    dėnuar jam tė kalamendem,

    tė shpik, ėndėrroj njė histori

    qė shap’ i shpirtit tė mos ēmendet.



    Nyja

    ...E tash gjithēka vjen lidhet nyje

    qė duhet zgjidhur herėdokur.

    Mes tokė-e-qiellit asnjė fije

    Siē duhet shthurur, nuk u shthur.



    Na vijnė prej s’largu ca t’vėrteta,

    me shushurimė, me pėshpėrimė.

    Drithmohet hithra dhe lėpjeta:

    Jo zemra jonė, jo veshi ynė!



    Ajme, si mblidhet-kutull vjeshta –

    I lashti fat si njė iriq!

    Njė garderobė sajon gėnjeshtra

    pėr tė vėrtetėn lakuriq.



    Dhe shkepet klithma gjer nė yje

    Dhe sprapset-gozhdė pėrmbi qivur:

    Mes tok-e-qiellit asnjė fije

    Siē duhet shthurur, nuk u shthur.



    Enigma

    Me ankth tė pjekur e zemėr tė mekur

    Pranoje enigmėn e madhe:

    Enigma e vogėl ka mbetur paprekur,

    Nė shmang, e flakur jashtė rradhe.



    Ti ditėt njėlloj vazhdon t’i shtysh,

    si shtjella trallisur ndėr valle.

    Enigmėn e vogėl e vdire prej sysh

    Si ēelėsin e shpisė sė madhe.



    Do shtrihesh nga lodhja, dėrrmuar tė flesh

    Me fllugėn e gjumit ndėr valėza.

    Prore kanatesh shtėpinė do ta kesh

    Pėr hije, kukudhėr, fantazma...



    Mbi truall tė dobėt – fundamenti yt –

    Gulēon nėn ngrehinėn e errėt.

    Gremisja – dije – nė ndodhtė njė ditė, -

    Enigma e vogėl hakmerret.



    Pengu

    I tmerrshėm! Pikon dhe shkrihet nė dėgjimin e vet!

    “Kopshti” – Boris Pasternak



    Me ēapet e shiut rrėzohet pėrtokė,

    njė hije qė shket n’errėsirė.

    Kjo degė nė kopsht e rrok a s’e rrok,

    Ē’ia shtiu atė drithėtirė?



    Me barrėn qė mbajti tundet sikur

    Njė “po” dhe njė “jo” tė kumtojė.

    Po barra e Hijes rėndon si njė gur

    Dhe fshihet pas shirash tė pshojė.



    Me ēapet e shiut e ndjej si ofshan

    Ky peng i njė Shpirti pamort...

    Nga cila kohė, cila rrėnojė,

    dhe cilin ka zgjedhur t’ia thotė?



    Po shiu ahtin e Bujtėsit e fsheh

    Gjethnajės me fruta-purpur...

    Mos kopshtin ndėrgjegjja e ngjeth ende

    E krimit qė ndodhi dikur?



    Mos ndoshta ky Shpirt kurrė s’do ikė,

    Mos ndoshta shirash pafund,

    Pezmin e vet e zbraz pikė-pikė

    Ndėrgjegjen e kopshtit tė mundė?



    Erėmimi

    Kėqyr kėto plepa ndanė udhe...!

    Rol tjetėr s’kanė nė histori:

    Tė ndryjnė rrathėsh si tru Bude

    Historinė qė shket pėrbri.



    E kur nė mish tė bardhė plepash

    Sakica, sharra do ngjėrojė,

    er’mim i njomėsht tė vėrtetash

    do tė bredh’ rrugės i pagojė.



    Diē do tė thotė e s’mundet prore

    Ky erėmim qė shket nė rrugė,

    Se plepi zbrazi pėr ēdo pore

    Atė qė kish si plep, si Budė.





    Fantazmat

    Se si zė erret nė rrethina,

    dhe shurdhėr shirat rrahin tokėn!

    Pėrreth qullen dy rjabina

    Dhe dy fantazma qesin kokėn.



    Njėra ndėrmend njė rrahje ore, -

    Njė damar kohe lėnė shkretė.

    Tjetra me sy tė tretur prore

    Diē duket pret e dot s’e pret.



    Pėrskej rjabinash rrahin hapa

    Fusharakėsh qė nxitojnė.

    U qepen fill fantazmat prapa

    Me sytė qė ethshėm prushėrojnė.



    Dhe mu nė prag tė njė shtėpie

    Pėrplasin krenjat aq rropamshėm,

    dhe ndjejnė se mes kėsaj njerėzie

    qenkan tė dy tė Pėrmatanshėm.



    Kėta dy shpirtra harrakatė,

    Tė kredhur rishmi nė mėrzi

    Rikthejnė tė vrerėt nėpėr natė

    Ku qullen rjabinat nė shi.





    Kalorėsi

    Me flatrat e krrillave u bart perėndimi

    Dhe ra si ndryshku i plugut.

    Njė bronx i sėmurė nė pisk tė thėllimit

    Larton statujėn e muzgut.



    Mes malit e fushės, kur jelet e zeza

    Tė territ tė prekin nė tokė, -

    Zvarrė do ta heqė dikė nė varreza

    Kalorės’ i Dyrerit galop.



    Ti portėn e kyē dhe ndjen si pėrjashta

    Statuja e muzgut mėsyn: -

    Rishmi rikthejnė ndijimet e lashta

    Qė tjetėr Kujtesė pėrtėrijnė.



    “Ti nuk m’i nderove altarėt e mi,

    As Frymėt ndėr kafshė e natyrė.

    Ti engjėjt m’i talle! Mė mbetet tani

    Demonė tė tė ēoj mysafirė”.



    Portėn e ndjen si shkallmohet, gjerkur –

    Shpirtin ndėr lutje pėrndezė –

    Kalorės’ i Dyrerit fytyrėqivur

    Ta merr me galop nė varrezė.



    Lilitė

    Dromcat e territ shkoqen e bien –

    Tespihe tė zeza pėrtruall.

    Ti rishmi ua shkon kokrrave fijen

    Dhe terrin e mbledh pėrkundruall.

    Ē’engjėll besėlashtė ta kallėzoi gjestin

    Gjithė hir tė mė bėsh reveransė?

    Fisnik dro kam qenė qė gjestet mė prekin,

    A ndoshta poet nė Provansė?



    Ndjej terrin tinzar tė mbushė ēdo enė,

    Pa prekur mesdita, as mbrėmja.

    E ngre dhe e kthej gurmazit si venė

    Terrin me shtėmba tė rėnda.

    Me bie nė kokė kjo venė e trashė

    Dhe shapin e shpirtit ma trand.

    Nė rrashtė pėlset me dijen e lashtė

    Qė ruajti kaq vjet kontrabandė.



    Kėputet e bie ēikrik qetėsia

    Pusesh qė plasin – shkundull.

    Nė rrathė shpėrhapen ėndjet e mia –

    Dyndet kujtesa e turbullt:

    Dallėndysha qė nisa ra e pėrgjaku

    Njė valė tė terrtė e pluskon...

    Dhe bef pėr njė timtė sytė m’i pėrflaku

    Profili yt si grifon.



    Ja kopshtet... rimbushen rishmi statuja

    Me shpurė e skllevėr t’kalosh...

    Kur shpata tė bjerė, kur zjarri, rrėmuja

    Tempujt t’i vėnė pėrposh –

    Tjetėr perandori do kesh ti ndėrruar

    Nė tjetėr kohė e shkėlqim –

    Dhe rishmi nė sytė e tu t’yllėsuar

    Bie viktimė fati im.



    S’do mundem ta shpreh me fjalė vdekėtarėsh

    Grimėkohėn kur syri yt

    Mė kallet si ethe margaritarėsh

    Dhe shapin e shpirtit trondit.

    Ti flegrat m’i mbush athtėsira disfatash -

    Pikėllime e pezme pa mort:

    Jo dashurinė, - vrigėllima shpatash

    Vjen e mė shtie pėr short.



    S’do mundem t’i shmangem misterit shtangues

    Qė mė ngallmon kjo seancė:

    Ti vjen dhe skenarin paracaktues

    Shpalos me kėtė reverancė.

    Pėrvoja tė lashta hidhėrimi tė ri

    Rishmi na shtyjnė nė rol:

    Tė shpik pra mė duhet njė histori

    Vetveten ta kem nėn kontroll.



    Sonet

    A.L.

    Kur shirat shkrehen shtrazė-shtrazė

    E rrahin rrahet me rrėshekė,

    Me kėrp e kulpra e kėlkazė

    Bredh barit burri breg mė breg.



    Baret bariu buzė burimi -

    surb shirat surbull me rrebesh,

    vėrvit vetimė asi vėshtrimi

    shpėrpush e shprish shirat pėrshesh.



    Pėrpiqen plym pikat nė parzmė

    Dhe burri barit shtang vetiu:

    E merr bariu pėr fantazmė:

    Shajni i del atij bariu...



    Tek pėr njė timtė tė vetėtitmtė

    Koha kėmbėn kambanė tė grymtė.



    Vdekja e qytetit

    Pasditeve dielli rrėmihte njė shteg tė fshehtė…

    Visore t’padukshme natėn rrisnin shtatzaninė:

    E nesėrmja hovte e tradhėtohej n’pandehmė…

    Pluskonin tė prapmet e sendeve. Me zjarrminė

    Dhe uji dhe limfa zvetėnoheshin nė djersė.

    Shkarja. Shkarrėzimi i madh shkagonin kujtesė:

    Praptonin zogjtė: njė nga njė binin, piqeshin si qiqra

    Nė tė kundėrt tė perspektivės. Bulevardi

    i mysėt e kruspull si shpinė krokodili nė hithra -

    A si lundėr e kalbur pėrmbys – tash nga inati

    i zhdukjes sė afėrt i hante, i mbante pėr vete:

    Dhe zhurmėn e takave, patkonjve, dhe kėrkkėllimėn e qerreve.

    Tash e shoh gjithkah: njė pjesė mblidhet tė ikė nga njė pjesė

    Qė nuk ngutet tė vdesė. Pėrmidis, tejendanė – mėrira –

    Kėrpudha pikėlore helmkuqe. E me gjuhė nepėrke tė zezė

    Ajri gulēon mes pllakash betoni, barrela, fuēira.

    Njė vozė cit me yje u vetėvra e gjaku pėlciti, i errėt e i trashė

    Mbrėmėherė, nė njė qoshe ku kriheshin melekėt

    Qė digjeshin zjarrmie n’ekstazė mullarėve me kashtė

    Kumtri. Kumti. Kurmi. Kulmi. Kumbi. Kusuri...

    Ne bjerrur i kishim dhe gjestin, dhe fjalėn dhe rėndė si buaj

    Pėrtypnim dhe ndillnim pandehma tė egra tamburi

    Nėn ritmin e ēartur, nėn jehun epsharak tė ēizmes sė huaj.

    Qenė pjekur gėshtenjat. Dhe binin. Si gėzhoja pėrtokė

    Mbi kalldrėme, gjerkur, njė ditė edhe boēet mbetėn

    Gojėshqyera, pa dhėmbė, si vezme tė zbrazėta e, tok

    Me ta, duarlart, spaletat e gjetheve ndėr erėra shkapetėn.

    Dielli pėrvidhej – e thamė – njė shtegu tė murrmė:

    Nė prisnim. Ditėnatė. Gjuhėjashtė. Agsholesh me brymė.

    Ēatisėn rrebeshet dhe dhėmbėt i thyen nė shkumė.

    Atėherė kurrizi i krokodilit lėvizi: pluskoi n’lundrim.

    Si lundėr e kalbur bulevardi kalamendej i dehur

    Dhe shiu i shkrehu epshet e errėta gjer nė mėngjes,

    Dhe pirgjet me ėndrra dheu dhe gurėsh tė pjekur

    U shuan tė gjitha nė gėlqere harrese: as kėrma, as shpesė,

    As engjėj krahėthatė s’denjuan tė jenė, pėr besė,

    Sė paku, cezurė efemere nė pauzėn e vdekur.





    Epshi trupor i territ

    Territ ungjillor u shtri dhe preu hapėsinat ajo dorė. Diptik zbrazėtie: bardh-e-zi. E bardhė, e bardhė, si njė direk me vela frushullonte frushkėt andrra e tij, nėsa pėr bashi pėrplasej e thyhej grimė, si shishe shampanje, pulėbardha torollake e Soreskut.

    E hapėsina?

    E pamė qysh tallazitej, hapėsina, qysh stėrfryhej, shkumėzueshėm, hapėsina, mu si njė demon konkav, qysh shkurajohej saora, hapėsira, pa aks e ashtnor.

    Pėranash e pėrskej e pamė qysh pėrvidhej epshi trupor i territ, e pamė qysh mbartej n’ato ethe ngutie, qysh avullonte e pamė mbi ujėra e sterre epshin trupor tė territ dhe e pamė, e pamė, e pamė qysh zbriti e mbet vjerrė - mjegullishtė, e pamė qysh varej i ngimė mbi lumė si plėnc kau, epshin trupor tė territ e pamė tė mbartej nxitimthi, si mish kau vagonash tė rėndė t’atij treni-fantazmė me binarė tė lamė nė djersė e dritė, dhe pamė, pamė, pamė, epshin, sidomos, mishin, vagonat dhe djersėt nė dritė etj, etj...

    E drita, drita qysh?

    Tembrāma, pasagjerė tė ardhur ē’prej akseve tė diptikut, e thėnė qe t’pėrballeshim me kėso bote ku ēdocili e njohu sozinė e vet me angrra, pėrbrenca engjėjsh pėrqafe.

    Aherė nga perroni nė sfond u ndie qysh kthehej nata tjetėr me copat e gjarpnit tė premė tek gjakonin me kapė njena-tjetrėn - vagonat e trenit pėrplot me epshin trupor tė territ; aherė u ndie qysh shpoi qiellin, si njė i pa pikė kah yjzit njė kėngė n’arrati:

    “Nėnshkruaj, shpirti im, nėnshkruaj,

    edhe kallxona qysh s’t’u pėrgjigj njeri...”





    Hamleti (i riu)

    Ndėrgjegjia e ashpėr e tokės topitet.

    Shpėrprush ndėr ethe mijėra sy yjėsia.

    Njė zė vjen sė largu e zgripeve mbytet:

    Kėndon Ofelia? Vajton Ofelia?



    Sharroj pagjumėsie. Mesnatės mbaj vesh:

    Fėrfėllon barėrash, fshan nė gjethnajė, -

    Ky zė qė s’tė lė sfilie tė flesh

    Ėshtė kėngė apo vaj?



    Kur ndaj agsholi dal nga kėshtjella

    Dhe kalit i grah me galop,

    Shkrehur shoh shelgjet vajesh tė thella,

    Yllėsia shpėrtheu nė lotė.



    I pabesė, tinėzar shket lumi pėrposh

    Me shtėllunga avujsh pėrmbi:

    “Ti Ofelinė mė s’do ta dėgjosh,

    S’do kesh mė nė Botė Ofeli!”



    Kalin e ngava teposhtė flauri,

    Mes shelgjesh tė qullur nė vesė...

    S’mė duhej mė Bota pa Ofeli

    Ndaj lypa njė vend qė tė vdes.



    Vendi s’u gjet atė ditė. As mė pas.

    Tė vdisja mė s’kish interes.

    Tanimė jam plak. Kujtohem tė flas:

    Hamlet mė thonė, - princi danez.



    Wolfstür

    Nė sheshin e Katedrales “Dora e Ujkut” nė Aachen.

    Pėrnėn ēinarėt e lashtė,

    Dhe hapat dhe zemra vibruan e rrahėn

    Me kumb fshehtėsire nė asht.



    Gjithēka sa s’po klith nga njohja e beftė:

    E njohur gjithēka gjer nė eshtra.

    Dhe shiu i zbrazi kujtimet pėrreth

    Me heshta panciri tė mprehta.



    “Kėtu unė kam qenė!”, e di qysh mė parė

    Ēka fshihet, ēka gjendet pėrtej...

    Kam bredhur mbi kalė, hercog, legjionar

    Me zulmėn qė rrahu ndėr dej.



    Ja, kohėrat shkėrmoqen e sprapsen nė zgrip:

    Njė mall mijėravjetėsh mėton

    T’ringjallė nė mua Heinrich-un e Dytė

    Me pathos e rreshk teuton.



    Kaq malle tė brera mė thonė nė i njoh!

    Sa jetė k’tij parzmi burgosa?

    Jam shpirti i ujkut gotik nėpėr kohė,

    A vetė Frederik Barbarosa?



    Ah, sheshet nė Aachen! Katedrale, ēinarė...

    Dhe shirat kujtimesh mė sprapsin:

    Kush jam? Kush kam qenė? Pėrgjigjja do marrė

    Nga harqet qė luajnė Brahmsin.



    Formulė mėngjie

    Ngadalė e mundimshėm, si toka kur ēliret rraposur nga rrėnjėt e njė rrapi tė moēėm, prej rrėnjėsh qė si tentakula tė verbra oktapodi stėrmadh mbėrthyer kanė njė kafkė viktime, prajshėm si toka qė rrėnkon me dhera e gurė, si toka nėn rrėnjėt e rrapit dhe si kafka, - si kafka e viktimės nėn tentakulat e verbra tė njė oktapodi stėrmadh, - o tokė, o kafkė, o torfė e angėsht e trurit ti ēliresh... shkulet teje e shkuara, sprapset: tash ejani t’i shihni – golle, zgavra, vrima tė zeza, tunele e labirinthe ku tė pashpresė e fillhumbur bredhin n’jermi turrma Tezéjsh harrakatė... pėrposh uturin nėntoka; veē hadi i zymtė nė hyrje mirėpret dhe gėlltit saora lakuriqėt e vet, pasi ua ēarmatos hijen: nėntoka sa s’vithiset nga tektonika e refrenit: “Fatpremja Ariadnė, fillsosura Ariadnė...!”.

    Si toka kur ēliret (prej rrėnjėsh kur ēliret dhemb si dhėmballė), ke mbetur ti tash zgafellė, tunel (me Tezé e Tantalė), ashtu kujtesa e shkur nuk shkulet e dhemb, dhe zjen njė had zėrash herė kėngė e herė nėmė:

    Atė nėmė qė ma dhe – merre.

    Atė kėngė qė ke nxėnė – shterre.

    Atė gjėmė qė ta lashė – ktheje.

    Atė dash flijimlashtė – there.

    Vetėm salikimi mes meje e teje!

    Po toka po ftohet, se ka dhe mėngjes kur mitologjia vdes: zvetėnohet gjithēka pėrthellė nė terrina (labirinthet shemben dhe korja zė dregzė me rrjeta gjembaēe murrizėsh), me mijėra milonė tonelata dritė derdh dielli mbi tezé e tantalė, shndėrruar nė minj e urithė gjirizėsh.



    Sakrale

    E ndjej: nuk jam kėtu, por jashtė...

    Ku fillthi ngjėroj ēudira intime,

    Ku gjumė mbi gjumė, i ri dhe i lashtė,

    Ku unė s’jam unė, por qenie anonime.



    Emri im pėrplaset, pėrshkon si njė rreze

    Kurmin tim tė gjallė (hėpėrhė tė gjallė).

    Fillikat spikat mes ēarjes sė reve

    Nyja qė i lidh dhe i ndan nė njė fjalė.




    *Anno Domini (Lat. – era e re). Poezitė janė nga romani “Fabula Rasa” nė proces botimi.



    =====

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje shenim qe e kishte vendin ne fund te postimit te meparshem....Pershtypja nga poezite: ne fund te duket se fjalet te jane bluar nga nje force e padukshme ne gojen tende e ty te mbetet te clirosh brendine e magjepsur, duke e kaperdire hirin teksa kollitesh nga rendesa e tij.

    E gezuar qe me shkoi mendja te lexoja sot ne "FJALA".

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #8
    i/e regjistruar Maska e Ifigjeni
    Anėtarėsuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    Dikund ne bote
    Postime
    17
    Jam ketuuuuu, te lule mbydhuuuuur!
    Pershendetje Dita! Kisha kohe pa hyre ne forum, por ja me ne fund, erdhi koha e "kthimit". Nuk kam cfare t'u shtoj pershtypjeve te tua mbi keto poezi. Sa here qe i lexoj, me duket sikur i lexoj per here te pare, me shperfaqet gjithmone nje dimension i ri, thuajse i katert...
    dridhe Like dridhe
    :^xhan2

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ifigjeni pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    1
    me vjen mire qe ky autor eshte dhe i njohur.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sierva pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #10
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    600 euro

    600 euro

    Agron Tufa


    Bujar Sh., pedagog i ri nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, po pėrpiqej tė ruante durimin atė ditė shtatori nė provimin me vjeshtukėt e par-time. I pakėnaqur me sjelljen e pafytyrė tė studentėve mbetės, me kopjet e zėna nė flagrancė apo nėpėrmjet mesazheve dhe teknikave bluetooth, i pakėnaqur me lutjet e pėshpėritura nėpėr dhėmbė pėr mėshirė, i skandalizuar nga llomotitjet plot gabime tė pafalshme, pa asnjė grimė logjike, atij iu ngulit njė mendim i pashqitshėm: "e vetmja lidhje qė kanė kėta studentė me lėndėn, ėshtė urrejtja dhe pėrbuzja e saj". Auditori i provimit po boshatisej, lavdi Zotit, dhe ai pa me njė ndjenjė lehtėsimi edhe dy vajzat e fundit qė prisnin tė pėrgjigjeshin. Bujar Sh., pa orėn, mati kohėn hipotetike dhe mendoi se i mbetej kohė e mjaftueshme pėr tė marrė vajzėn nga kopshti dhe pėr tė blerė disa ilaēe nė farmaci pėr vajzėn tjetėr, tė voglėn, e cila ndodhej prej dy ditėsh e sėmurė nė shtėpi, nėn kujdesin e sė ėmės.
    - S'ka mė studentė tė tjerė? - pyeti ai dy tė mbeturat, thjesht pėr t'u siguruar.
    - Jo presor... Kemi mbetur vetėm ne, dy kunatat, - tha duke u spitulluar njėra.
    - Aha... - bėri Bujar Sh., me njė grimasė dhe gjest tė papėrcaktuar, sikur t'i kujtohej diēka e turbullt.
    Ndėrkaq, ajo qė foli, kunata bionde, u ngrit dhe u afrua nė tavolinėn e Bujar Sh, pėrballė tij, e gatshme tė pėrgjigjej.
    - Mund tė ulem presor?
    - Sigurisht, ē'prisni tjetėr.
    Nga sasia e paktė e rreshtave tė shkruar nė fletė-format, Bujari kuptoi se edhe ky ishte njė rast i pashpresė. Kunata tjetėr, brunia, qe afruar nė tavolinėn pėrbri. Nuk shkruante. Dėgjonte.
    Kunata bionde dukej tip energjik. Ndoshta dhe nervoze. Nėpėr kyēet e zhveshura tė duarve kishte disa rrathė, byzylykė e gjithfarė xhinglash, qė tringėllinin sa herė bėnte gjeste tė panevojshme me duar, herė duke shpjeguar kunfuzionin e vet, herė duke shtruar flokėt e gjatė, tė cilėt nuk se po i bezdisnin pamjen. Megjithatė llomotitja e saj nuk iu duk profesorit tė ri aq pa lidhje dhe me origjinė aq obskurante, andaj nuk po e ndėrpriste. Por pas njė copė here iu desh ta ndėrpresė, pasi kunata bionde, pa ndonjė shkak tė dukshėm, po pėrsėriste disa herė ca togfjalėsha, mė gjasė, pėr tė rėnė nė sy, sidomos nė nisje tė fjalive: "Se ne intelektualėt presor... se ne poetėt presor... se nė qė merremi me leximin e letėrsisė...", et, etj.
    - Ju lutem pėrqendrohuni nė tezėn tuaj, zonjė; mos u hapni shumė jashtė teme... Nuk e di pse i pėrmendni kaq shpesh atributet e intelektualėve, poetėve, artistėve a ku di unė...
    - Po sepse edhe unė, presor, jam poete... e madje edhe piktore!
    - Aha, - bėri prapė Bujar Sh., - shumė mirė! Ku punoni? Ose lėreni fare..., tha ai i penduar menjėherė. - Nuk ėshtė ky thelbi, - shtoi ai. - Thjesht ju sugjeroj tė mos shpėrqendroheni nga tema.
    - Jo, s'ka absolutisht asgjė... desha tė them nuk ėshtė sekret, presor... Unė kam njė parukeri andej nga stacioni i Trenit. Jam shumė e kėnaqur... jam si tė them, vetė zot, vetė shkop. Herėn tjetėr do desha t'ju dhuroj dy librat e fundit me poezi dhe madje, po deshėt, tė vini dhe tė zgjidhni njė nga pikturat, cila t'ju pėlqejė.
    - Faleminderit, por do ta kem parasysh t'i blej...
    - Jo presor, jo. E kam kėnaqėsinė t'jua dhuroj vetė.
    - E lėmė kėtė bisedė, zonjė. Mė duket se dolėm jashtė teme. Mė mirė pėrqendrohuni nė pėrgjigjen e tezės.
    - Po, po. Sigurisht, - tha ajo, duke i futur thellė gishtat, deri nė rrėnjėt e floknajės sė vet: "...James Joyc-in, apo mė saktė romanin e tij "Uliksi" e kanė quajtur njė enciklopedi tė modernizmit. Vepra pėr herė tė parė na paraqet metodėn narrative tė "pėrroit tė ndėrgjegjes"...
    - E thatė njėherė kėtė, zonjė. Mė tutje. Meqė ra fjala Xhojsi nuk ėshtė i pari qė e ka zbatuar kėtė metodė...
    - Mė falni presor, tani e kujtova: kėtė metodė tė paraqitjes letrare atij ia dha miku i vet triestin, Italo Zvevo, gjatė viteve tė miqėsisė qė kaloi me tė nė Trieste.
    - Krejtėsisht gabim... Por vazhdo me gjėra tė tjera, mos kėmbėngul kėtu, - e kėshilloi Bujar Sh. - Na fol pėr njė episod po deshe... shoh, se e ke tė vėshtirė tė flasėsh pėr tėrė veprėn.
    - E di, presor, por s'mė kujtohen. E kam lexuar librin, por asgjė s'mė kujtohet. Nuk mė ngjiti si roman.
    - Po mirė, atėherė, fol pėr arsyet se pse nuk tė "ngjiti". Nė ē'pikėpamje?
    - Nuk e di, presor... ndoshta nuk mund ta lexoja mė tutje, qėkur kuptova tradhtinė e Molit ndaj Leopold Blumit... s'mė bėhej ta vazhdoja romanin.
    - Domethėnė, "t'u prenė krahėt"?
    - Po, presor.
    - Por ky episod qė ju paska shkurajuar dhe ju ka bėrė ta braktisni leximin, gjendet nė dyzet faqet e fundit tė romanit ama. Ndėrsa romani ka, saktėsisht, 777 faqe!
    Kunata bionde u turbullua. Shtroi disa herė me nervozizėm flokėt, mandej e kėputur dhe e pafuqishme tha:
    - Presor, mė pyesni pėr diēka tjetėr. Unė jam tip qė kam lexuar... nė pėrgjithėsi...
    Bujar Sh., i bėri dhe disa pyetje tė tjera dhe i pakėnaqur prapė nga pėrgjigjet, po lėkundej nė duhej kaluar apo jo. Me kėtė dilemė nė mendje sytė i kapėn procesverbalin e notave, varganin e gjatė tė katrave qė kishte vėnė atė ditė. Tė paktėn kjo edhe mund tė lexojė... emrat e shkrimtarėve dhe veprave i thotė saktė, jo si tė tjerėt, qė Andre Bretonin e bėnin Andre Beton, surrelizmin e deformonin nė surratalizėm, ndėrsa Virgina Woolf e bėnin Virxhinia Golf. Dhe meqenėse pretendon, se shkruan e boton poezi, pikturon madje, megjithėse...
    - Mirė zonjė, do t'ju kaloj me njė kusht. Nėse jini e sinqertė me veten dhe kėto vepra do t'i lexoni menjėmend, pa qenė e shtrėnguar t'i jepni provim. Thjesht pėr kulturėn tuaj, pėr begatimin e pėrvojės tuaj me kėto vepra, qė janė themeli i artit letrar tė shekullit XX...
    - Patjetėr presor, ju betohem! - shpėrtheu me njė zė tė gjallėruar kunata bionde, e cila tashmė qe ngritur dhe ndiqte shėnimin e notės nė librezė.
    Vendin e saj e zuri kunata brune. Ata vetėmse kėmbyen vendet, ngase biondja tani po e priste e ulur nė tavolinėn pėrbri.
    - Ju kam parė shpesh kėto kohė nė aoeroport presor, - tha brunia. - Udhėtoni shpesh pėr jashtė?
    - Ju punoni aty? - pyeti indiferent Bujar Sh.
    - Po, me grupin e Sigurisė.
    - Epo shumė mirė. Kjo do tė thotė se keni patur mjaft kohė pėr tė lexuar, apo jo?
    - Po, - tha me entuziazėm tė ftohur kunata brune.
    - Tė tė dėgjojmė atėherė. Mund tė filloni pėrgjigjen.
    Brunia u kėrrus mbi letėr dhe filloi tė lexonte njė shkrim tė imėt e tė dendur. Dukej qartė qė kishte kopjuar fjalėpėrfjalshėm njė pjesė tė leksionit. Qė nė pyetjet e para sqaruese mbi ato ēfarė kishte shkruar, brunia u bllokua, u shushat dhe nuk hapi mė gojė.
    Heshtjen qė dukej se do tė vazhdonte e ndėrpreu sekretarja e Departamentit, njė grua mbi tė dyzetat. Ajo kishte qėndruar nė derė.
    - Mė falni, prof. Bujari, a do ta dorėzoni sot proce-verbalin e notave?
    - Po, sigurisht. Pas pak madje...
    - Mirė atėherė, po ju pres sa tė mbaroni.
    - Po ju mi? E dhatė? - iu drejtua sekretarja kunatės bionde. Mandej iu afrua. Seē i ēuēuriti nė vesh dhe u largua, duke i pėrshėndetur tė dyja.
    Brunia vazhdonte tė thellonte ca vija tė pakuptimta mbi letėr, duke u mėshuar fort me stilolaps.
    - Presor, unė kam lexuar, por... nuk e di pse u bllokova. Bujar Sh., vuri re se ajo nuk ishte krejt brune: flokėt e saj tė drejtė e tė prerė sipas modelit tė njė aktoreje tė njohur hollivood-i kishin njė prarim me reflekse bluje tė thellė. "Vepėr e kunatės bionde, parukiere, poete dhe piktore", - mendoi Bujar Sh.
    - A keni lexuar ndonjė vepėr tė Programit tė detyrueshėm, pėr tė cilėn tė jeni nė gjendje tė flisni? - lėshoi pe profesori.
    - Kam lexuar "I huaji" tė Albert Kamy, - tha brunia.
    - Alber, - e korrigjoi ai.
    - Po, Alber. Nė kėtė roman - vijoi brunia, - personazhin e dėnojnė me vdekje, sepse nuk kishte qarė nė varrimin e sė ėmės. Pėrveē kėsaj ai kishte pirė cigare, kafe dhe... mė duket se edhe kishte qeshur.
    - Pėr kaq pakogjė? - pyeti Bujar Sh.
    Brunia u mendua gjatė e kėrrusur nė thellimin e vijave nė letėr, aq sa fytyra nuk i dukej mė. Mandej ngriti kokėn dhe tha:
    - Ai, Mersoi, kishte kryer njė krim... se pėrdesh harrova... Kishte vrarė njė arab nė plazh.
    - Po me ēfarė motivimi e kishte kryer krimin Mersoi?
    - Hiē mo presor, kot ashtu... pėr qejf, - u pėrgjigj brunia duke ngritur supet.
    Kjo pėrgjigje ia hoqi ēdo dėshirė Bujar Sh., pėr t'i bėrė pyetje tė tjera. Sepse kėta, mendoi ai, edhe mund ta kenė lexuar njė vepėr tė caktuar, por ēfarė dobie ka kur gjithė mahninė artistike tė veprės e reduktojnė kaq banalisht.
    Ndėrsa po mendonte si t'ia bėnte me vlerėsimin, ndeshi shikimin lutės e pėrgjėrues tė brunes. Atėbotė iu desh tė hapte njė mesazh tė porsambėrritur. Ishte e shoqja, qė e njoftonte, se tė voglės i ishte ngritur temperatura nė 39 e gjysėm. Me nervat e bėra ujem, Bujar Sh, gjykoi dashamirėsisht: "nuk bėn tė shkojnė nė shtėpi, njėra kaluese e tjetra jokaluese. Njė zot e di ēfarė kompleksesh inferiore i ngjallen kunatės brune. Njė zot e di...". Dhe megjithėse ky ishte njė gjykim jashtė kriteri, ai i vuri njė pesė nė librezė dhe e mbylli atė ditė tė mėrzitshme provimi. Kunatat po e falenderonin pėrzemėrsisht, ndėrsa ai po mblidhte mjetet. Kontrolloi edhe njėherė proces-verbalin e notave, plotėsoi formalitetet, pa orėn dhe u ngrit. Zbriti shkallėt pėr nė sekretari. Nė shkallėt e katit tė dytė ndeshi pėrsėri me dy kunatat, tė cilat i buzėqeshėn gjerėsisht, i tundėn dorėn dhe zbritėn shkallėt me shpejtėsi, njėra duke tringėllirė xhinglat e duarve, ndėrsa tjetra, tufėn e ēelėsave tė makinės.
    Bujar Sh., hyri me nxitim nė sekretari, i zgjati procesverbalet sekretares, pėrshėndeti dhe u mat tė largohej, kur sekretarja me njė buzagaz tė fshehtė i tha tė qėndronte. Mandej ajo mbylli dhe derėn me shul.
    -Dėgjo kėtu, presor Bujari... Ato dy kunatat ju kanė lėnė njė, si tė thuash... njė kafe, - tha ajo, duke i zgjatur njė zarf. Bujari Sh., e mori zarfin, pa bėrė ende lidhje me kuptimin e fjalėve tė sekretares. E hapi me lehtėsi zarfin, ndėrsa zėri i sekretares vazhdonte:
    - Kunatat tė janė shumė mirėnjohėse. Ata kanė besim tek ti dhe tė luten t'i ndihmosh edhe nė ndonjė rast tjetėr... me ata kolegė, qė ke mė shumė muhabet.
    Bujar Sh., e kishte parė tashmė pėrmbajtjen e zarfit: aty ishin gjashtė kartėmonedha njėqindeuroshe. Si duket, nga ky zbulim, po e shihte sekretaren me sy tė shqyer nga habia, andaj ajo nxitoi tė shtonte nėn zė mė njė ton konfidencial:
    - Mos e kij merak, i kam tė miat unė ato...
    - Ēfarė? - tha ai, duke e lėshuar zarfin mbi tavolinė. - Ēfarė je ti moj, sekretare apo seksere?
    Sekretarja u mundua tė buzėqeshė koketnueshėm, por u zbraps nė ēast nga tiparet dramatike nė fytyrėn e Bujar Sh.
    - O, jo, joooo, mė kupto... nėse nuk i pranoni, kjo ėshtė puna juaj, mos i pranoni... unė ua kthej.
    - Sa kohė ka qė e bėn punėn e sekseres, ti, zonja sekretare?
    - Tė lutem presor, unė mendova... thjesht, pėr mirė...
    - Mirė tani, dėgjomė me vėmendje: se ēfarė ke menduar ti, do ta thuash nesėr nė mbledhjen e Departamentit. Ndėrsa tani, deri nė mbrėmje, ke afat t'i lajmėrosh dy kunatat e tua tė mė marrin secila nė telefon dhe tė mė njoftojnė qė i kanė marrė mbrapsht eurot e tyre. Qartė?
    - Po, e kuptova presor, - tha e zverdhur e mė zė tė dridhur sekretarja.
    Pasi doli nė rrugėn e Elbasanit, Bujar Sh., ndezi njė cigare. Njė rribė erė ngrinte tek-tuk nėpėr trotuare vorbulla gjethesh tė thara. Pasditja qe e hirtė, me njė pikėrrimė gati tė padukshme piklash tė imėta. Zhurma dhe rrėmuja. Njė ndjesi sikur gjithė ai pėrshpejtim i njerėzve nė lėvizje, tėrė ajo katrahurė therėse borish dhe cijatje rrotash do tė vėrshonin nė trotuar. Pėrpiqej tė vendoste rregull nė mendime, tė pėrqendrohej nė radhėn e veprimeve qė e prisnin. Preku instinktivisht nė xhep dhjetėmijėlekshin e fundit, tė cilin me mendje e ndau nė para pėr ilaēet e recetės, qė kishte nė xhepin tjetėr dhe nė tepricėn e panjohur, qė do t'i shėrbente pėr tė blerė ushqime tė domosdoshme. Ora po shkonte tre dhe kohė pėr mbylljen e kopshtit kishte dhe njė orė. Kur kapėrceu Ambasadėn amerikane krejt turbullira nė kokėn e Bujar Sh., u kullua, duke precipituar nė njė inat kontradiktor, absurd, ndėrsa dora nė xhep kapej pas kartėmonedhės sė fundit. Sipas llogarive rrogėn i takonte ta merrte pas 3 ditėsh. Por nuk donte tė mendonte hollėsisht pėr mėnyrėn se si do t'i gjente lekėt deri atėherė. Aq mė tepėr kur sapo kishte refuzuar njė zarf me 600 euro! Inati i tij kishte tė bėnte mė shumė me faktin se, po ta gjykonte dikush tjetėr kėtė refuzim, do ta quante gomar, derdimen, donkishot. Kėtė ai e dinte mirė, por pikėrisht kjo e acaronte edhe mė shumė. "E ēudshme kjo punė, mendoi pavetėdijshėm Bujar Sh., - pėrse i sajon Zoti gjėrat kėshtu?". Por nuk donte tė ngatėrrohej nė zgjidhjen e kėsaj enigme. Kur mbėrriti nė kryqėzim, makinat qenė tubuar para semaforit. U ndal dhe ai nė pritje tė dritės jeshile. Nga bokset piskatėse tė njė makine qė kishte pėrbri fluturonin tingujt e pėrshpejtuar vajzėrorė tė njė refreni: "S'paske as makinė? Qenke ēun koti!".
    Kishte kaluar kryqėzimin dhe urėn e Rrugės sė Elbasanit. Vazhdoi mė tė djathtė, pėrshkoi sheshin me statujėn e tė persekutuarve politikė, derisa doli nė trotuarin e djathtė. Gjatė gjithė kėsaj kohe, herė pas here ndjente zilen kėmbėngulėse tė celularit. M'u pėrballė ndėrtesės sė Kryesisė sė Komunitetit Mysliman u ndal, i qetė, tė kundronte numrin qė po i binte. I panjohur. Gjykuar nga prefiksi me 037, duhet tė ishte nga Kosova. E hapi:
    - Allo! Zotni Bujari?
    - Po zotėri, mirėdita! Kush jeni?
    - Shiqo, unė jam Muhamed K., nga Prishtina. Kam ardh n'Tironė dhe due me ju takue, se ma kanė dhanė njė porosi pėr ju.
    - Ku ndodheni tani?
    - Po jam m'u kėtu... ke kafja e Operės... Kam xanė nė nji tavolinė pėrjashta.
    - Mė prisni aty, se vij pėr pesė minuta.
    - Ani, qashtu, po ju pres.
    Bujar Sh., nuk e pati tė vėshtirė ta njihte personin. U pėrshėndoshėn dhe u ul dhe ai. Erdhi kamerieri.
    - Urdhėroni, zotni Muhamedi, ēfarė do tė merrni, - i tha Bujar Sh., ndėrsa vetė porositi njė kafe.
    - Njė kolla, falemnderit.
    Bujar Sh., llogariti rrufeshėm shumėn qė do tė zbriste nga dhjetmijėlekshi dhe mendoi, se ilaēet nuk rrezikoheshin. Si iku kamerieri, i ardhuri nga Prishtina i zgjati njė zarf, duke i shpjeguar, se e ka amanet nga kryeredaktori i revistės "Jeta e re". Ai ju kėrkon ndjesė pėr vonesėn, zotni Bujari, por ua ka paguar tė gjitha honoraret e mėparshme me kėtė rast. Bujar Sh., kishte dėshirė ta hapte zarfin aty, por u pėrmbajt. Me tė mbaruar kafen, pagoi dhe u ngrit, duke i lyp ndjesė mysafirit. U hodh matanė sheshit "Skėnderbej" dhe sapo u gjend i patrazuar, midis lodrave tė fėmijėve, hapi zarfin. Bujar Sh., mbeti i shtangur. I numėroi pėrsėri: fiks 600 euro! Tė gjitha me prerje njėqindshe, identike si ato tė kunatave, qė sapo i kishte refuzuar nė Sekretari.
    Ne nuk e dimė me saktėsi, se ēfarė mendimesh e ngėrthyen kokėn e profesorit tė ri, Bujar Sh., por ato ishin mendime krejt tė ndryshme prej atyre, qė e mundonin pėrgjatė Rrugės sė Elbasanit. Por, tek e fundit, njėrit mendim edhe mund t'ia qėllojmė. Ani pse dhe atė mund paraqesim me pėrafėrsi: "A nuk ėshtė ky zarf njė mrekulli e Zotit? Pse e kanė tė vėshtirė njerėzit t'u besojnė mrekullive? Se Zoti, nuk ėshtė ndonjė shok lagjeje, qė tė merret ditė pėr ditė me ty, duke tė treguar prova!"
    "Shoku Mjekesise"

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar _Mersin_ pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Agron Tufa

    Published On: Sat, Oct 5th, 2013
    Kulturė | By standard

    Hyrje nė psikanalizėn e fshatit tonė


    Agron Tufa

    Speciale/ Fjalė e shkrimtarit, mbajtur nė festivalin e letėrsisė nė Berlin, e zhvendosur dje e sot, edhe nė Tiranė



    Agron Tufa

    Kur Ben Shporta u kthye nga studimet, e emėruan menjėherė pėrgjegjės sektori tė Kooperativės sė Bashkuar. Djalė simpatik, shtatlartė e kaēurrels, me njė fytyrė bardhoshe e te qeshur, gjithė energji djaloshare, ai i pėrshkonte njėlloj, me njė tė ecur sportive, si rrugicat e fshatit, ashtu dhe parcelat e fushave tė mbjella dhe, gjithkund, ndiqej me admirim e njė zili pa tė keq, si mishėrimi i njeriut tė lumtur e fatbardhė, si njė krijesė qė s’kishte lidhje me mėrzinė e madhe jeshile qė pllakoste njerėzit me jetėn e rėndomte tė fshatit, tė cilėve u kėputej kėrbishtja gjithė ditėn e lume midis malit e fushės, nė shi e nė dėbore, nė zheg e acar.

    Si pėr ta bėrė edhe mė tė pėrlarget distancėn midis tij e fshatarėve, nė krye tė vitit Beni ia kėputi njė martese dhe solli nė fshat njė nuse bukuroshe nga kryeqyteti, duke e bėrė edhe me pėrrallore idenė e lumturisė nė atė kaurdisje mėrzimadhe varfėrie, punėsh, mllefi e intrigash. Beni me bukuroshen e tij tė largėt, Albėn, me tė cilėn thoshin se kishte qenė i dashuruar vitin e fundit tė Institutit, nuk kalonin, por vėrtiteshin sė bashku, duke i pėrshkuar rrugicat e fshatit tonė tė madh me njė vals tė ngadalte, qė s’kishte tė sosur, tė ndjekur nga buzėqeshjet e pavullnetshme tė gjindjes gojėhapur. Ēdo gjė dėshmonte tek ēifti i ri njė shije, finese, larmi e gusto tė parėnduar, e cila pėrshtatej me thjeshtėsinė e mjedisit, pa u pėrsėritur dy ditė e njėjta.

    Kuptohet se kontrasti i ēiftit lumturak ishte aq i fuqishėm e demonstrativ, sa jo vetėm me fshatin dhe kooperativistet qė s’kishte lidhje, por as me njerėzit e shtėpisė, me tė cilėt banonte. Beni ishte shkollari, i pėrkėdheluri, qė e kishte puthur ylli i fatit nė ballė dhe njerėzia thoshin: “Qenka bėrė pėr tė kjo botė!” Vėllezėrit e tjerė tė Benit ishin njėsoj si gjindja tjetėr – punėtore tė pavėnė re, tė pambajtur, thuajse anonime; ata nuk dalloheshin pėr asgjė te veēante nga pjesa tjetėr e fshatarėve. Njė sforco, njė artificė ndihej nė sjelljen e tė vetėve me ēiftin, sforcim te cilin e diktonte prania thuajse jotokėsore e nuses sė bukur kryeqytetase.

    I vetmi qė s’e prishte asnjė grimė terezinė ishte i ati, Sabahudin Shporta. Ai vazhdoi si mė parė tė sillej siē e kishte zakon, tė fliste me njė zė tė ngadaltė e me shprehje tė mjegullta, tė pinte nga kutia tė njėjtin duhan tė grirė “Polic”, tė cilin e dridhte me gjethen e vet, i sigurt nė ritualet e veta – ditėn, duke bėrė ndonjė punė tė vogėl nė ograde, duke thurur ndonjė gardh, duke prerė ndonjė ferrė a tėharrur ndonjė barishte, ndėrsa mbrėmjeve – duke hequr me nge tespihet e zeza. Ky plak, me mustaqet e zverdhura nga nikotina dhe me kėsulėn e bardhė, ishte i vetmi qė nuk u impresionua as nga i biri, as nga nusja e tij bukuroshe. Pėrkundrazi, karshi tyre u bė mė i heshtur e fjalėpakė, pa ndėrhyrė e madje, pa pyetur pėr punėt e tyre.

    Ishte njė njeri tjetėr, me tė cilin Beni kalonte pjesėn me tė madhe tė kohės, si para, ashtu dhe pas martesės. Ky ishte kryeagronomi i kooperativės, Lori, njė djalė mjaft i sjellshėm e i pashėm nga Korēa, me tė cilin thoshin se Beni kishte pasur miqėsi tė ngushtė qė nė vitet e para tė Institutit tė Kamzės. Shpeshherė Beni nuk kthehej darkave nė fshat, pasi e kalonte nė qytet, nė shoqėrinė e Lorit dhe bashkėshortes sė tij, Dorinės, njė mjeke e re, me tė cilėn, me sa dukej, njiheshin gjithashtu qė nga koha e studimeve. Shėtisnin se bashku deri nė xhiron mė tė fundit tė darkės, mandej ose uleshin e darkonin nė restorantin “Turizmi”, ose mblidheshin nė shtėpinė e Lorit dhe tė nesėrmen, tė dy miqtė, ktheheshin sė bashku nė punėt e kooperativės. Sigurisht, kishte plot raste kur edhe Lori rrinte nė fshat, edhe vetėm, edhe me nusen e tij, por gjithsesi, Beni e mėsynte mė shumė shtėpinė e mikut jabanxhi, ngaqė si duket, e tėrhiqte qyteti qė edhe pse i vogėl, ishte i paqtė, miqėsor dhe i stolisur mirė. Pasi u martua Beni, vajtje-ardhjet fshat-qytet u dendėsuan edhe mė shumė, falė edhe miqėsisė sė vrullshme midis dy nuseve tė reja, ēka e pėrforcoi miqėsinė e tyre. Miqėsia midis kėtyre katėr intelektualėve tė rinj ishte bėrė mjaft e njohur, si pėr fshatrat e kooperativės sė bashkuar, ashtu dhe pėr qytetin; ajo, sigurisht, binte mjaft ne sy, pasi ishte mjaft e dukshme, e lirė dhe shpėrfillėse pėr ēdo lloj parametri paragjykues. Tek e fundit, ēiftet e reja shijonin nė maksimum thuajse tė gjitha ngjarjet kulturore, pak a shumė tė rėndėsishme, qė kishte ai qytet, pa shpėrfillur asgjė: filmat e rinj apo tė vjetėr nė kinema, shfaqjet e teatrit profesionist, koncertet dhe skeēet e Shtėpisė sė Kulturės, librat e rinj dhe bibliotekėn, madje dhe ndeshjet e futbollit e volejbollit – nė tė gjitha aktivitetet, si gjithmonė, ata shkonin tė katėrt, sė bashku.

    Duhet tė ketė qenė njė nga kulmet e miqėsisė sė tyre dhe s’dihet se si, njė ditė, njėri nga tė dy burrat, Lori, hodhi idenė e njė lidhjeje edhe mė tė ngushtė midis tyre: tė pinin gjak e tė bėheshin vėllamė. Ideja qe pranuar me ngazėllim nga tė dy ēiftet dhe, ashtu siē; ishin, tė katėrt, u pėrqafuan e u shtrėnguan vėllazėrisht e motrarisht, gjersa ngazėllimi ra paksa nė fashė, pėr t’ia lėshuar vendin procedurės ritualore, sepse kjo ide frymėzuese pėr ēiftet duhej vulosur me zbatimin e pėrpiktė tė njė repertori tė tėrė solemnitetesh. Pasi qenė informuar pėr rregullat, Benit i mbetej tė pyeste nė e jepte bekimin i ati pėr atė lidhje vėllamėsh me gjak, si qėmoti. U ul njė buzėmbrėmje dhe ia tha thjesht e troē tė atit gjithė nijetin qė kishte. Sabahudin Shporta vazhdoi tė rrėkėllente tespihet mes gishtave dhe nuk foli, a thua se nuk kishte ndier fare ēfarė i tha i biri. Pėrkundrazi, e urdhėroi nusen kryeqytetase, me tė njėjtin ton siē bėnte me nuset e tjera, t’i piqte njė kafe.

    - Pse po don me u ba vėllam me Lorin? A je nė gjendje me ma shpjegue pa farė zori, me dy fjalė? – e pyeti i ati, kur Beni e kishte humbur shpresėn se ai do t’ kthehej prapė atij kuvendimi.

    - Babė, ne e duam njėri-tjetrin si vėllezėr… kemi mendime e shije tė pėrbashkėta… njihemi qė nga koha e studimeve dhe e di se edhe ai mė do si vėlla.

    - Mirė, mor bir… mirė. Ti e do njė pėrgjigje, – tha Sabahudini dhe kapi prapė tespihet duke i tėrhequr para-mbrapsht, ērregullt. – Mblidhuni kur ta vendosni darkėn kėtu dhe atėherė do t’ju vė tė dyve tė kapėrceni njė provė. Nga ajo provė varet ose “Po”-ja, ose “Jo”-ja ime.

    Plaku nuk foli mė, por as Beni nuk e nguci mė tej, edhe pse gjithė mbrėmjen rrahu tė depėrtonte nė pėrgjigjet e mjegullta tė plakut. Por, gjithsesi, Beni me mendjen e vet e mori si miratim. Kėshtu, nė krye tė javės, u mblodhėn aty nė fshat tė dy ēiftet. Nė oborrin me avlli tė kullės trekatėshe vej e vinin amvisat duke bėrė darkėn. Dėgjoheshin tė qeshura. E ėma e Benit me rejat e veta e kishin larė e ndėrruar gjithė shtėpinė, sa ajo ndriste pasqyrė.

    Ndėrsa bėheshin pėrgatitjet e fundit para shtrimit tė darkės, Beni dhe Lori me nuset e tyre, nė prani tė vėllezėrve tė tjerė tė heshtur, diskutonin pėr kėngėt e reja tė festivalit tė majit. Prej grunoreve nė kallėza frynte njė fllad i butė poleni, i cili pėrzihej me aromėn e ėmbėl tė hallvės nė oborr. Pemėt e larta pėrskej avllisė, tė ndriēuara nga njė hėnė e verdhė, dukeshin si fotografi tė lashta me celuloid tė zbehur. Nė intervalet e heshtjes nėpėrdridhej metrika e kėngės sė bulkthave. Pas pak duhej tė mblidheshin nė

    dhomėn e ngrėnies. Vetėm Sabahudini nuk kishte zbritur ende nga oda e tij. Mė sė mbrami, ai dėrgoi njė nga nipėrit e vet tė lajmėronte ēiftet e reja tė ngjiteshin lart, nė odėn e tij.

    Ky i priste kėmbėkryq nė njė shilte rrėzė oxhakut. Pasi u pėrshėndoshėn me tė, ata pritėn ēfarė do t’u thoshte plaku. Por ai heshti. Mandej si me bezdi u hodhi ēifteve njė vėshtrim pyetės.

    - Ju prisni t’ju them ndonjė gjė tė madhe… Apo jo? Unė jam nga ata qė as nuk i dėgjoj, e as nuk i flas fjalėt e mėdha. Kam dėgjuar shumė gjatė gjithė jetės sime dhe ka kohė qė s’u zė besė. Por ju… jeni brez tjetėr, rini tjetėr… Ju vėllezėr jeni pa pirė gjakun e njėri-tjetrit. Ashtu do tė ishte mė mirė… Megjithatė, unė nuk ju pengoj, por (ai u kthye nga Beni), meqenėse im bir kėmbėnguli, simbas zakonit, tė them fjalėn time… e bekoj a jam kontra, atėherė, siē ia kam thėnė dhe Benit, unė do t’ju shti tė kapėrceni njė provė tė vogėl… mos u trembni… Masandaj jua them mendimin tim tė vėrtetė. Jena dakord?

    - Dakord, xha Sabahudin! – thirri Lori, me dy duart e ngritura lart.

    - Dakord, babė, – tha dhe Beni, duke u pėrpjekur t’ia qėllonte ēfarė po bluante i ati plak.

    - Atėherė gjegjmėni mirė: ti djalė, – iu drejtua ai Lorit, – shko e ulu kambėkryq nė shilten te dritarja, kurse ti, – i tha Benit, – zėr shilten kundruall mikut, te muri, ballas e karshi me tė.

    Lori dhe Beni u ulėn kėmbėkryq, kundruall njėri-tjetrit, njėri pranė dritares, tjetri rrėzė murit dhe prisnin pa kuptuar gjė. Sabahudini nxori sahatin e xhepit, e hapi si njė qepė tė ēarė pėrgjatas dhe tha:

    - Ti, moj nuse, – duke iu drejtuar Albės, – shko dhe ulu nė prehrin e mikut dhe do tė ngrihesh kur tė tė them unė. Edhe ti, moj nusja e Lorit, shko e ulu nė prehrin e Benit dhe do tė qėndrosh derisa tė tė them unė.

    Dy gratė e reja buzėqeshėn tė habitura dhe rrinin nė mėdyshje.

    - Po pse, baba? – pyeti e hutuar Alba.

    - Psehin e di unė. Shkoni e uluniju thashė! – dha urdhėr Sabahudini. E para shkoi Alba, gjithė pasiguri, duke kėqyrur herė plakun, herė Benin. Por mė nė fund u ul, siē i thanė, drejt e nė prehrin e Lorit. Edhe Dorina u ul nė prehrin e Benit.

    Atėherė Sabahudini tha se mund tė flisnin dhe vijoi ta mbante orėn e xhepit para syve. Meqenėse askush nuk po fliste, foli Sabahudini:

    - Sipas rregullit dhe kanunit, byrazeri, vėllau i gjakut, asht vlla ma i shtrenjtė se ai qė ta ka ba nana e baba. Ata nuk i ndan as e mira e as e liga. Me ndodhė me vdekė njeni prej vllamėve, babė pėr fėmijėt e tjetrit asht vėllami gjallė, kurse e shoqja e tij asht motėr, qė i bindet, e pret, e pėrcjell dhe e merr mbrapa kahdo. Po qe se nuk e keni kuptue kaq gja, at’herė kot e keni marrė mundin me u ba vllama. E unė tash do ta kqyri, a jeni menjimend nė gjendje me u ba ju vllazėn.

    Sabahudini nuk foli mė, por vazhdoi ta mbante nė gjunjė sahatin e xhepit me qostek, duke e kundruar pjerrtaz.

    - Kaluen dhetė minuta, – tha dhe e mbylli kapakun e sahatit. – Ngrehuni tash moj bija, – u tha ai dy nuseve.

    Sa u ngritėn nuset, Sabahudini i urdhėroi edhe dy djemtė tė ngriheshin nė kėmbė dhe t’i afroheshin. Beni u ngrit dhe po e shihte tė atin nė mėnyrė pyetėse, duke u pėrpjekur tė kuptonte domethėnien e asaj procedure tė ēuditshme.

    - Dhashė urdhėr me u ngritė, pse nuk ngrihesh or mik? – iu drejtua plaku Lorit, i cili qe mbledhė disi kruspull dhe ngurronte.

    Atėherė Sabahudini rrahu me bastun dyshemenė dhe i briti fort:

    - Qohu more pizeveng!

    Britma qe aq e beftė dhe e fortė, sa Lori u ngrit pavullnetshėm nė kėmbė.

    Mandej po me atė bastun, duke iu drejtuar tė birit, tha:



    - Kėqyr!

    Beni ktheu kokėn dhe pa andej nga shenjonte i ati me bastun: pėrnėn pantallonat e mikut tė tij, dilke dukshėm pėrpara, si njė tytė arme, ajo gjėja qė ai vetė nuk e kishte shkuar kurrė nė mendje. As pėr vete, as pėr tjetrin. Ndėrsa Lori u kishte kthyer shpinėn, pa u rezistuar dot vėshtrimeve nėnkuptuese tė tė tjerėve, duke rrahur tė nėnshtronte armėn e ndėrkryer nė pantallonat e veta.

    - Ja pse nuk mund tė bėheni vllazėn ju! – iu drejtua Benit Sabahudini, duke vazhduar tė shenjojė me shkop tytėn ende tė revoltuar nė pantallona tė mikut tė tij, i cili i kishte propozuar i pari tė bėheshin vėllezėr.





    ***



    Janė tė shumtė ata qė e fajėsojnė plakun Sabahudin (dritė i gjettė shpirti tani!), se me kėtė provė tė rėndė, ai prishi njė ndėr miqėsitė mė tė rralla qė kishte pasur ndonjėherė qyteti dhe krahina. Dhe e ndėrpreu atė miqėsi bash nė momentin kur ajo niste tė shpėrthente me vrullin e njė flakė tė trėndafiltė. Por s’janė tė paktė as ata, kryesisht, tė shkolluar, qė thonė se kushedi, plaku Sabahudin ka gjasė tė ketė lexuar tinėz ndonjė vepėr tė xhaxha Frojdit. Po nga cila gjuhė, xhanėm? – pyesin kureshtarėt, se Sabahudini kishte katėr klase shkollė dhe nuk dinte ndonjė gjuhė tė huaj! Mirėpo kanė dalė tė dhėna tė reja, tė cilat dėshmojnė se Sabahudin Shporta na e paskėsh ditur ujė italishten, qėkurse nė vitin 1941-1942 e kishte marrė qeveria italiane balil nė Bari e San-Benedeto. Thonė se kur u kthye Sabahudini i ri nga Italja, kishte sjellė nė shtėpi dhe njė trastė me libra. Ka gjasė ta ketė tėrhequr kuturu ndonjė libėr tė Frojdit dhe gjatė gjithė jetės ta ketė lexuar nė heshtje, bashkė me librat e tij fetarė, tė cilėt i mbante nė njė baule tė vjetėr nė tavan.

    Se, ēfarė nuk bėn vaki, apo jo!

    http://www.standard.al/hyrje-ne-psik...-fshatit-tone/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228

    Pėr: Agron Tufa

    E lexova me vemendje kete tregim te shkurten. Mendova se mos asht diēka si romani, " Bardha e Temalit" e Pashko Vases, ku nji qytetare martohet ne fshat, ne Temal te Malcis, por pershkrimi me doli krejte ndryshe, fundi i tregimit krejte i papritun me ato "tytat" e ngrituna, sa m'u dhā gaz i dhimbshem, per dy " vllamėt" … Jo frojdiste, por lujtjemendsh shqiptare me u bā "vlla gishti" " kumbarķ", "baxhanakė" etj. etj marrina qe s'kane kurrfare sigurie persa i perket "ruejtjes se " pushkes se gjate" qe veē ate ka "zanat" se jemi mishit e gjakut. Te gjitha poshtersinat ne kete jete bahen krejte nen masken e " fqinjit" djalit te tezes" kumbarise" vllazneve te gishtit" baxhandrakėve" e " shokeve e shoqeve "Pa t' keq". Larg, larg ketyne marrinave me thes. Nuk ka kurrfare sigurie ndershmenie a "burrnie" . Nuk ka burrnķ instingti. Kur nji kumbar shkonte tash e pare te ndrikulla, se burrin ajo e kishte n' kurbet, nji nate u "bā vone kumbari" e i tha ndrikulla:
    - " Rri sonte ku nā, se nuk kah shkon kaq vone neper nate!" E kumbari ndej, po ne nji fare kohe, kumbares i luejti "pushka" e shkoi te ndrikulla. Iu fut nen jorgan e filloi "pune". Ndrikulla bani sikur s' ndigioi gjā, por kur kumbari filloi me dihat, iu kthye: " A ti kumbar je aaa?!" - Po, he mos kjosha,- pergjigji i kenaqun burri qe tash i ishte zhgreh pushka. - A ta heq aaa?!- ia ktheu ambel ndriklles. _ Jo, jooo kumbara, mbasi erdhe n' kete derė, - nepi edhe nja dy- tri here,- ia ktheu ndrikulla " besnike" e burrit refugjat.

  22. 2 antarėt mė poshtė falenderuan BROZALINI pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bsdev (03-03-2017),skender76 (31-03-2016)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •