Ata qe kane materiale, mendime, sugjerime mbi aspektin fetar te Nolit, me sakte per kontributin e tij kombetar-politik ne ortodoksine shqiptare, le ti hedhin ketu, pa paragjykime, nga cdo burim.
Une po e filloj, si gjithmone, me At Foti Cicin:
(Koha Jonė, 17 shtator 2003)
Pėrkthimet kishtare tė Nolit - periudha e parė: 1908-1914
At Foti Cici
Pjesa mė e madhe e krijimtarisė sė botuar tė Fan S. Nolit i pėrket lėmit kishtar. Me pėrkthimet e teksteve liturgjikė, Noli jo vetėm hapi udhėn nė njė fushė tė re tė shqipes, duke shtėnė njė hije imponuese edhe mbas njė shekulli nga konceptimi e lėrimi i kėtyre veprave, por ai bėri tė afrueshme tek bashkėkohėsit e tij synimet paraekzistuese pėr njė kishė shqiptare me tipare tė plota kombėtare. Themelimi dhe kanonizimi i famullisė sė parė shqipe nė ShBA, kishte si kusht, nga kisha ruse, shtypjen e njė libri shėrbesash nė shqip. Pa kėto pėrkthime dhe pa kėtė kishė tė parė, nuk mund tė fillonte lufta pėr njė kishė autoqefale shqiptare.
Frymėzimi pėrkthimor i Fan Nolit nė kėtė fushė nxitej edhe nga zemėrimi ndaj sloganit fluturak, feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria. Noli predikonte me nerv e pragmatizėm se besimet ekzistuese tė shqiptarėve, janė ato qė duhen shqiptarizuar. Por nė rastin e kishės ortodokse, duheshin mė parė librat. Duke parė se ishte njė fushė shumė e vėshtirė, e parrahur mė parė nė shqip, dhe e pafund pėr nga sasia e teksteve origjinalė, Noli i ri ngurronte. Madje dhe Kristoforidhi, siē shkruan peshkop Evllogji Kurilla, pati premtuar ti futej kėsaj pune, por nuk e provoi. Nė rastin e Nolit ekzistonin edhe vėshtirėsi praktike; projektet pėrkthimore kishtare ishin vetėm pjesė e jetės sė tij shumėpėrmasore.
Fillimisht Noli e hodhi idenė nė shtyp, duke u bėrė thirrje filologėve e teologėve shqiptarė tė bashkėpunojnė pėr njė pėrkthim tė pėrbashkėt. Sepse vetėm njė punė e tillė do tė jepte pėrkthime mė tė sakta dhe mė jetėgjata nė gjuhėn tonė. Dyzimi i Nolit justifikohej nė dy mungesa. Sė pari, ai nuk kishte studiuar teologji, e as kishte ndėrmend ta kryente; ai po pėrgatitej tė fillonte studimet pėr letėrsi nė Harvard. Sė dyti, Noli nuk kishte pėrvojė tė madhe me tė shkruarit shqip. Madje studiuesit e gjuhės sė tij me tė drejtė kanė vėrejtur se Noli po mėsonte pėr herė tė parė ato vite tė shkruante shqip, kėshtu qė dhe dramat e tij tė para nuk ėshtė e sigurt nėse u parėshkruan shqip. Kėtyre dy mungesave i shtohej dhe fakti se ai nuk kishte studiuar filologji, megjithėse ishte pėrpjekur dikur nė Athinė.
Por Fan Noli posedonte shumicėn e armėve tė duhura pėr pėrkthimet kishtare nė gjuhėn shqipe. Pėrkthimi i njė teksti liturgjik kushtėzon, veē shqipes, greqishten bizantine, nė tė cilėn ėshtė shkruar origjinali. Noli njihte mė mirė greqishten e re, por kishte studiuar nė gjimnaz mjaft tekste nga greqishtja klasike, dhe duke qenė qysh i vogėl nė kishė, pranė tė atit psalt, ai u familjarizua me greqishten biblike e bizantine, tė cilat urėzojnė greqishten e vjetėr me atė tė re. Krahas gjuhėve, Fan Noli njihte mirė muzikėn kishtare bizantine. Ai eci shumė nė kėtė fushė gjatė studimeve nė gjimnazin e Adrianopojės dhe, siē dėshmon tek shėnimet autobiografike, e pėrkreu kėtė disiplinė tė ēuditshme nė Egjipt, me mėsues njė murg grek. Pėrderisa gjithė himnet kishtare janė thurur nė njė muzikė, nė shumicėn e rasteve tė bashkėcaktuar me vargjet, mund tė themi se njohja e mirė e muzikės bizantine ishte ajo qė e trimėroi pėrkthyesin emigrant.
Nga kahu i ndėrsjelltė i debatit, mund ta mbrojmė mirė Nolin e ri dhe tė vjetėr, po tė themi se asnjė pėrkthyes qė ka studiuar teologji e filologji, por qė nuk njeh muzikėn bizantine, nuk mund tė pėrkthejė as edhe njė himn nė gjuhėn shqipe, pa e pėrshtatur mė parė me sukses nė muzikė. Shėrbesat dhe himnet janė parathurur pėr tu kėnduar dhe jo pėr tu recituar. Dhe pėr tė arrirė njė pėrshtatje muzikore mesatare, ndoshta nuk duhet me domosdo njohja e simiografisė (notacionit) bizantine, por tė paktėn nuk bėhet pa mėsuar e kėnduar me vesh meloditė e tetė tingujve pėrkatės. Theofan Noli ishte njė njohės i mirėfilltė i muzikės bizantine.
* * *
Janė gjashtė libra tė botuar gjatė periudhės sė parė pėrkthimore, shumica prej tyre kushtuar kryepeshkopit rus tė Nju Jorkut, Platon. Libri i parė ėshtė pėrkthimi i shėrbesave dhe himneve tė javės sė madhe, i cili u krye me nxitim pėr ta pėrdorur pėr pashkėt e atij viti (Shėrbes e Javės sė Madhe, 1908). Tek ky libėr vėrejmė se si autori, duke pėrkthyer me ngut, nuk del dot nga trajtat nėndialektore tė gjuhės sė tij tė folur tė trashėguar, nė pėrdorim tė njė gjuhe dialektore tė shkruar. Stili gjuhėsor tek ky pėrkthim nuk ėshtė njėtrajtėsisht i qėndrueshėm, ndėrsa kėndimet biblike janė cituar nga Kristoforidhi. Nė librat e mėvonshėm Noli do ti merrte pasazhet e Kristoforidhit vetėm si truall pėr ti ripėrpunuar e pėr tė bėrė ato tė njėgjuhshėm me poetikėn e himneve tė tij.
Mbas pėrkthimit tė librit tė dytė, Librė e Shėrbesave tė Shėnta tė Kishės Orthodoxe (1909), ai e qartėsoi qėllimin dhe natyrėn e projektit tė tij. At Fan Noli me sinqeritet iu premtoi sivėllezėrve tė tij shqiptarė ortodoksė se do ti pajiste ata me tekstet mė tė pėrdorshėm nė gjuhėn shqipe, si njė mjet i domosdoshėm pėr adhurim nė gjuhėn amtare. Por autori prift, student e gazetar, nuk kishte ndėrmend tė ndėrmerrte pėrkthimin e plotė tė gjithė literaturės adhuruese ortodokse (Bibla dhe tekstet liturgjikė), njė punė qė as sot nuk ekziston. Nė shėnimet e Nolit tek kėto botime, ai bėn thirrje pėr ndihmė ekonomike nga shqiptarėt kudo qė janė, pėr tė pėrfunduar projektin e tij sa kombėtar aq dhe fetar.
Vendimi i Nolit pėr tė botuar kėto pėrkthime, ngriti pyetjen e kanonit tė teksteve liturgjikė nė shqip. Ēfarė do tė pėrkthehej e ēfarė do tė lihej pėr mė vonė e pėr tė tjerė? Nė qoftė se Noli kishte njė motivim plotėsisht kishtar, krahas kohės sė nevojitur, ai do kishte pėrkthyer gjithashtu himnet e adhurimit tė pėrditshėm nga vepra nė dymbėdhjetė vėllime Mineon, dhe gjithashtu do tė jepte njė pėrkthim tė plotė tė veprės Triodion dhe Pentikostarion. Por nga tė tre kėto vepra joshteruese ai na dha nė shqip vetėm tre vėllime pėrzgjedhėse. Pėr festat e pėrditshme nga Mineon Noli pėrmblodhi dhe botoi njė vėllim: Libre e tė Kremteve tė Mėdha tė Kishės Orthodoxe (1911). Me tė njėjtėn frymė ai botoi Triodin e Vogėl (1913), duke pėrkthyer shėrbesat e sė shtunės nė mbrėmje dhe tė sė dielave, si dhe Pesėdhjetoren e Vogėl (1914), me tė njėjtėn metodė. Tek Triodi ai ripėrktheu gjithė shėrbesat dhe himnet e javės sė madhe, tė cilat ishin pėrkthyer tek libri i parėshtypur kishtar.
Nė vend tė librit tė tetė tingujve, Paraklitiki, ose siē quhet nė terminologjinė e muzikologjisė perėndimore, Oktaihos, ai na dha njė Lutjesore tė Vogėl (1914), duke pėrkthyer vetėm shėrbesat e fundjavės; mbrėmėsoren e sė shtunės dhe mėngjezoren e sė dielės, tė konceptuara kėto si njė seri e vetme, pa i shkurtuar shėrbesat dhe himnet. Qėllimi i tij ishte tiu jepte shqiptarėve mundėsinė tė kenė tė plota shėrbesat e sė dielės dhe tė kremteve mė tė festuara tė vitit liturgjik ortodoks, nė pamundėsi pėr ti pėrkthyer tė gjitha.
Tek kėto pėrkthime Noli e pasuroi gjuhėn me terma tė huaj dhe krijoi stilin e tij tė veēantė nė letrat shqipe. Ėshtė pėr tė vėnė re e pėr tė respektuar se, pavarėsisht nga futja e termave tė huaj, shumica e titujve tė librave greqisht dhe shumė terma teologjikė u shqipėzuan dhe mbetėn nė gjuhėn tonė tė tillė, ndryshe nga pėrkthime tė tjera liturgjike nė gjuhė tė tjera, pikėrisht se natyra e shqipes ėshtė krejt ndryshe, pėr shembull, nga anglishtja. Synimi i Nolit ishte tė pėrdorte njė shqipe letrare qė bazohej tek autorėt pararendės por dhe qė i tejkalonte ata, pėrderisa gjuha duhet te shprehte terminologjinė bashkėkohore tė gjuhėve evropiane.
Filozofia e kėtyre pėrkthimeve tė Nolit shkoi kundėr vullnetit dhe talentit tė tij krijues. Atij i duhej tė prodhonte pėrkthime tė fjalėpėrfjalshme, nė njė kohė qė gjithė e puna e tij pėrkthimore e mėvonshme nė letėrsi dhe nė lėmin kishtar dėftoi tė kundėrtėn. Noli ishte i prirė pėr pėrkthime-rikrijime, pėrkthime tė lira, muzikale. Nė periudhėn e parė pėrkthimore Noli u pėrpoq tė jepte njė kuptim tė saktė tė origjinalit nė greqisht. Mirėpo kjo solli sakrifikimin e pėrshtatjes muzikore tė kėtyre teksteve. Vetėm njė psalt i mirė dhe me pėrvojė mund tė kėndojė lehtė kėto libra tė para tė Nolit. Gjithėsesi, flasim kėtu pėr vėshtirėsi nė tė kėnduarit e teksteve tė pėrkthyer, duke pasur parasysh pėrkthimet e periudhės sė dytė nė vitet 40-tė, por ėshtė fakt se nė ēdo gjuhė ėshtė e vėshtirė tė balancohet gjuha e pėrkthyer me muzikėn e tingullit dhe tė melodisė pėrkatėse, gjė qė ėshtė vėshtirė tė shmanget, pėr shembull, tek tė pėrshėmbėlltat, siē i quajti Noli himnet e ndryshėm qė kėndohen me tė njėjtat melodi tė paradhėna.
Kjo ideologji pėrkthimore shpreh motivimin politik tė Nolit. Ai pėrktheu nė njė frymė qė mund tė lehtėsonte Kishėn Ortodokse tė pranonte dhe tė njihte kėto pėrkthime, si libra kishtarė nė shqip, ndėrsa njė qėndrim tjetėr nė pėrkthim do tė ngrinte pengesa tė tjera nė lėvizjen pėr pavarėsinė e kishės shqiptare. Me kėtė strategji Noli shpresonte se ēdo reagim negativ ndaj pėrkthimeve tė tij do tė ishte i kufizuar.
* * *
Ndėrsa po botonte librin e shėrbesave, Noli filloi tė informojė dhe organizojė shqiptarėt ortodoksė brenda dhe jashtė Shqipėrisė, duke iu kėrkuar tė dėrgojnė peticione nė Patrikanėn Ekumenike pėr pavarėsinė e kishės ortodokse nė Shqipėri. Noli sugjeronte qė njė nga tė dhėnat e kėtyre pėrēapjeve, tė ishte dhe fakti se mesha ishte pėrkthyer nga njė prift shqiptar ortodoks. Nga ana tjetėr ai kėrkoi nė disa raste tė shkruheshin letra tek kryepeshkopi rus Platon, pėr tė thėnė se pėrkthimet e tij ishin tė sakta, pavarėsisht se letėrshkruesit dinin apo jo greqisht. Edhe ky fakt tregon se sa vuante Noli pėr tė sendėrtuar projektin e pėrkthimeve kishtare, si pjesė e njė lėvizjeje kombėtare.
Receptimi i kėtyre botimeve ishte i ngrohtė nga figurat e letrave shqipe tė asaj kohe, Faik Konica, Lasgush Poradeci etj. Nė tėrė jetėn time, tha Fan Noli nė fjalėn funerale tė Konicės, skam njohur njeri qė interesohej pėr Kishėn tonė kombėtare aqė sa Faik Konitza. Ay na e shtypi Librėn e Meshės mė 1908 nė Bryksel; ay i ndreqi korektimat pas abecesė sė vjetėr njė herė; pastaj i ndreqi vetvetiu pėr sė dyti pas abecesė sė re, qė posa u-vendos prej Kongresit tė Manastirit. Ay e ka zgjedhur pikturėn e Shėn Joan Gojartit qė figuron nė mes tasaj libre. Dhe kėtė pikturė e ka kėrkuar nat e ditė, me javė e me muaj, gjer sa e zbuloj nė librat e vjetėra kishėtare. Siē mė shkruante, piktura duhej ta tregonte Shėn Joanin jo tė bukur dhe tė pashėm, siē e kanė imagjinuar disa piktorė, por tė mvojtur dhe tė shėmtuar, ashtu siē ka qenė me tė vėrtetė. Sa keq qė nuk shikojmė sot ndonjė patriot joortodoks, nga ata qė ndėrhyjnė me kryeneēėsi nė ēėshtjet tona kishtare, tė ketė frymė tė tillė bashkėpunuese e fedashjeje, si Faik Konica
Por veē vlerėsimit nga ana politike e letrare, pėrmes njė vendosjeje kulturore tė pėrkthimeve tė periudhės sė parė, kishte dhe reagime negative. Nė pjesėn mė tė madhe kėto vinin nga kisha greke. Patrikana i konsideronte pėrkthimet e Nolit me gabime dogmatike, dhe si rrjedhojė tė papranueshme pėr adhurim. Por cila ishte alternativa e Kishės sė Madhe pėr shqiptarėt, pėr mbarėvajtjen shpirtėrore tė tė cilėve ishte pėrgjegjėse karshi Zotit? Greqishtja bizantine nė kishė, e mėsimi i detyruar nė shkollat greke?
Kėtu duhet tė pėrpiqemi ta rilexojmė historinė, me parabindjen se ngarkesa emocionale qė vjen nga opinionet e gjithė burimeve greke, dhe nga shumė vlerėsime tė burimeve shqiptare, ėshtė njėsoj e pranishme. Pyetjet se, pėrse Patrikana Ekumenike dha lejen pėr pėrkthimin e Dhjatės sė Re shqip nė vitet 1820, dhe mė pas e ndaloi kėtė pėrkthim, dhe se pėrse qeveria greke sponsorizoi botimin e fjalorit tė parė tė mirėfilltė tė gjuhės shqipe nė vitet 1900, mbas vdekjes sė autorit, Kostandin Kristoforidhit, janė tė domosdoshme pėr tė filluar njė debat tė ri. Pėrkthimet e Nolit janė pjesė e kėsaj polemike, dhe ndoshta pika mė e skajshme. Duke i thirrur arsyes, nga njėra anė duhet kuptuar fryma e Kishės Ortodokse, tek raportet e tekstualitetit nė adhurim, por nga ana tjetėr duhet pranuar se ekziston nevoja e njė rivlerėsimi tė marrėdhėnieve shqiptaro-greke.
Pėr sa i pėrket reagimeve nga pala shqiptare, kėtu mund tė pėrmendim filologun patriot Aleksandėr Xhuvani, i cili kishte njė epėrsi ndaj Nolit sepse ai kishte pėrfunduar studimet nė Athinė pėr filologji, ndėrsa Noli ishte ende student nė Harvard, dhe me boshllėqe disiplinore nė shqip dhe nė greqisht. Nė disa pika kritika e Xhuvanit ishte me vend, nė tė tjera ishte pjesė e mbetjeve puritane, por qė atėhere mbizotėronte letrat shqipe.
Shfaqja dhe mirėpritja e kėtyre pėrkthimeve kishte rėndėsi historike sepse ishin pėrkthimet e para liturgjike nė gjuhėn shqipe. Me to u arrit organizimi i kishave shqiptare nė ShBA dhe pavarėsia e kishės nė Shqipėri nga Patrikana greke e Kostandinopojės. Gjithėsesi, ndėrsa stili mjeshtėror i Nolit mahniti njerėzit e letrave shqipe, nuancat teologjike i rrėshqitėn vėmendjes sė tyre.
* * *
Kjo ishte periudha e parė e pėrkthimeve tė Fan S. Nolit, me shumė dritė e me pak hije. Para pėrfundimit tė kėsaj pune nė dukje tė pamundur, prifti 30-vjeēar iu kishte premtuar bashkatdhetarėve tė tij, se do tiu dhuronte lutjet mė tė domosdoshme nė shqip. Tashmė atė e priste njė fushė tjetėr, pėrkthimi i letėrsisė botėrore, pėr tė cilėn kombi ynė ka kaq nevojė.
Njė pyetje mbetet ende habitore pėr studiuesit e Nolit: si mundi ai tė ishte kaq prodhimtar nė periudhėn mė tė ngjeshur tė jetės sė tij,1908-1914? Ai ishte student nė Harvard pėr disa vjet, ku po pėrpiqej tė pėrkryente anglishten, ishte prifti i parė nė shėrbim tė mijėra shqiptarėve ortodoksė, ishte gazetar dhe veprimtar i papushuar gjithė kėtė periudhė gjashtėvjeēare. Sikur tė mos ishin mjaft gjithė kėto, ai duhet tė pėrkthente vazhdimisht shėrbesat dhe himnet e vėshtirė bizantinė. Siē duket, njerėz tė tillė shenjohen pėr tė kaluar nga tė gjitha tundimet, e pėr tė ardhur tek ne tė paprishur e tė paplakur. Por ai nuk ėshtė trajtuar gjithmonė kėshtu. Kur pėrkthimet kishtare tė Fan Nolit kishin zėnė vend mirė dhe kisha ortodokse nė Shqipėri ishte mėvetėsuar, mjaft patriotė shqiptarė e quanin peshkopin tonė herė tė kuq, e herė me mjekėr fallco.
Periudha e parė pėrkthimore e Nolit nė kishė, i dha atij statusin e pėrhershėm nė ortodoksi. Sa profetik ishte Mitrush Kuteli nė vitin 1943, kur duke analizuar jetėn dhe poezinė e Nolit u shpreh: Imzot Theofani jo vetėm qė krijoj veglėn e parė qė hapi rrugėn drejt Autoqefalisė kishėtare, por edhe farkoj terminologjinė Shqipėtare pėr Kishėn Orthodokse. Kėto shqipėrimet e tija janė edhe sot, e do tė jenė pėr shumė kohė, librat e shėrbimit tė shenjtė tė Kishės sonė. Me tė vėrtetė edhe sot, kėto pėrkthime preferohen si alternativa e parė pėr pėrdorim nė kishė. Kėto libra janė baza nga ku do tė nisen njė ditė pėrkthyesit pėr tė pėrmirėsuar e plotėsuar pėrkthimet kishtare nė shqip.
Pėrkthyesit e sotėm tė pasazheve himnologjikė duhet tė kenė parasysh se pėrkthimet e periudhės sė parė tė Nolit janė mė tė pėrshtatshėm pėr tė cituar, sepse nė kėto botime himnet i qėndrojnė shumė mė afėr origjinalit, siē do tė shohim nė shkrimin pėrkatės mbi pėrkthimet e periudhės sė dytė. Ėshtė interesant fakti se njė shtėpi botuese nė Selanik, me fillimin e riorganizimit tė jetės fetare tė pasdiktaturės nė Shqipėri, filloi rishtypjen e librave tė periudhės sė parė tė Nolit, deri sa seria u ndal me botimin e librit tė tretė, pikėrisht sepse kryesia e kishės ortodokse nė Shqipėri nuk u interesua pėr marrjen dhe shpėrndarjen e kėtyre librave.
Por botimet e Selanikut janė njė pėrjashtim, ose tė paktėn dėshmojnė potencialin e njė debati tė mundshėm prodhimtar midis dy zonave. Ende sot Greqia zyrtare nuk i ka ndryshuar termat ndaj Fan Nolit. Nė tė vetmen vepėr historie mbi Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė nė greqisht, pėrpunuar e ribotuar nė vitin 1998, e cila pėrdoret si tekst mėsimor nė Universitetin e Selanikut, Noli kishtar vazhdon tė figurojė atje me tė njėjtat epitete pėrdorur nga kisha greke nė vitet 20-tė: hyjtallės e aventurier. Ndėrsa cilėsimi i parė ėshtė krejt shpėrfolės, i dyti ndoshta qėndron, sepse pa aventura, sidomos kur kėto shpirtėzohen e kanalizohen nė njė qėllim tė qashtėr kombėtar e fetar, nuk mund tė bėhet asgjė e mbarė nė botėn ballkanase.
Krijoni Kontakt