* * *
Duke nguruar filloj te te shkruaj, gjithnje me deshiren e mire qe naiviteti yt te fitoje mbi djallezine tende dhe te mos e mendosh si shantazh mesazhin tim.
E kam si ves te keq qepur mbi muret e trurit tim qe gjerat qe mbarojne ti filloj aty ku mbeten pezull.
E mban mend festen qe gjysmedarkuam ne nje atmosfere blu.
Kur erdha une , duke pluskuar ne ate ambjent pas te dashures sime qe terhoqi shikimet e te pranishemve. ?
Ky fakt nuk me beri as te ndihem keq as mire, edhe pse diku breda meje ndoshta dremiste nje ego e vogel mashkullore.
Mirepritjen tende me ate buzeqeshje fallso te fshehur djallezisht pas shkelqimit te syve te ty, ia fala asaj, pasi une te njihja prej kohesh dhe nuk kisha pare me pare xhentilese te tille nga ju.
Me vone qosheve te tavanit dy pale sy leshonin shikime lavire qe ndiqnin njeri tjetrin pas shpines sime qe per cudi ate nate shihte gjithcka. Une e di qe ti nuk e di qe kur levize koken njenane me nje xhest vetetues si te qenit qe tremb nje mize mbi hune, une me bisht te syrit te kisha pare. Edhe e dashura ime bukuroshte e pasoi ate me te njetin vetetim por pak ndryshe nga qeni qe tremb mizen mbi hune, por si ai qeni qe e kap ate.
Me vone u merzita duke soditur shikimet tuaja lavire qe lepiheshin tangent me shkelqimin e gotave plot pije, isha i sigurte qe ju nuk kuptuat qe une ju kisha kuptuar, sajova nje zile dhe mora vesh nga ana tjeter ineksistenete se me duhej te largohesha per nje pune me rendesi.
Ishte hera e pare qe pashe keqardhje te vertete ne syte e tu per nje cast ,por pasi more vesh qe ajo do qendronte me percolle deri tek dera me te njetin shikim domethenes keqardhjeje por kesaj here fallso.
Ishte i njeti shikim qe mund te kete nje kalores per kaloresin kundershtar te rrezuar nga kali. E sheh si me dhimbje por pas perdes se dashamiresise qe humbja e tij te dha fitoren ty.
Une dola ,ndoshta dera u perplas pas direkeve te saj njekohsisht me brrylat tuaj . Ktheve edhe nje here koken per tu siguruar ne ikjen time. Qe je gabuar edhe ne kete pike une e di se ti nuk e di, tu duka si kalores i humur. Ne te vertete ate nate une humba humbjen time.
Te kisha porositur me vone si mik, ( ti me ngjite nje parashtese te vogel "ish") ne do ta fitosh ish te dashuren time mos u hiq si ai qe isha une, qe ajo mos ta ndjeje mungesen time. si dhe mos u hiq si ai qe une nuk isha qe te ndihesh i sigurte qe ajo nuk te braktis.
Te porosita mos u hiq si i pasur , pasi ajo e di kete, loja jote vetem se do i duket sikur ti po i kujton asaj cdo moment arsyen qe e fitove. As si xhentilmen mos luaj.
Jo se ajo nuk pelqen si cdo femer ti perkushtohet nje mashkull, por ajo ka nje ituite prej djalli te kuptoje gjerat fallso.
E vetmja gje qe ajo ste kuptoi kurre ishte arsyeja pse e doje ti ate. Dhe une te porosita ruaju kesaj arsye.
Dihej qe ti kishe mundesi te fitoje cdo femer te bukur, qe te kete kofshet e lemuara apo gjoksin ..apo floket... Ajo nuk mori vesh asnjehere qe ti pelqeje syte e saj, me e keqja e gjitha kjo jo nga bukuria e syve te saj, por nga shikimi i saj joshes. Ti e doje shikimin e saj per te ndezur shikimet lakmitare te partnereve te tu, qe te ndjeje brenda vetes knaqesine e perkedheljes se embel te egos tende.
Ti bere te njetin gabim qe bera une..te dy harruam ta ruajme nga miqte tane.
Ajo iku nga ti..?
Tani ty te takon te jesh ish i dashuri i ish te dashures time.
Ajo diku mbush atmosferen me shikimin joshes.
Doja te te tregoja qe ajo do kthehet.
Une e di , ajo do shume gjera ne jete, nje dite do e marre malli per nje cope njeri.
Por rrugen e kthimit nuk e ka nga ti.
* * *
Krijoni Kontakt