Shekulli tregon..
-------
"Meksi: Shehu ka shpifur
TIRANË - Aleksandër Meksi, ish- kryemisnistër, nëpërmjet gruas së tij Dhurata Meksi, ka paraqitur dje në gjykatë pretendimet në lidhje me padinë për shpifje të ngritur ndaj Agim Shehut. Në konkluzionet e saj Meksi i është drejtuar gjykatës duke përmendur disa pika kryesore. Në radhë të parë, Meksi ka kërkuar dëmshpërblim në lidhje me akuzën e shpifjes për shkak të detyrës nga Agim Shehu, ish- drejtor i përgjithshëm i policisë dhe nga revista e përdyjavshme "Koha". Shpërblimi kap shifrën e 100 mijë dollarëve. Meksi tha dje se çdo rresht i botuar nga Agim Shehu në revistën "Koha" është fyerje publike për bashkëshortin e saj. Madje ajo dje përmendi edhe faktin tjetër se Shehu ka fyer botërisht edhe babain e Aleksandër Meksit, Gabriel Meksin, duke e quajtur atë bashkëpunëtor të grekëve. A.Ç
------------------------
Flegmatiku Meksi i cili e filloi detyren si kryeminister duke blere vetura luksoze per banden e hajdutve te cilet perbenin (fatkeqesisht per ne)qeverine e tije eshte shqetsuar per "dinjitetin" e tije.
Po per dinjitetin e Shqiperise more Meks si nuk u shqetsove ndonjihere..
Ne kohen tende lulezuan korrupsioni..padrejtesia e privatizimit dhe ndarjes pronave...dhe mbi te gjitha Prostitucioni.
I zoti per vete qenka Meksi dhe hu gardhi per hallet e popullit.
Krijoni Kontakt