Nė vend tė parathnies pėr brezin tim
Po na djegin tė gjallė. Pėrtej kujtesės sė drurėve
gjithsesi, pėrtej kujtesės sė ēdo gjėje
po na djegin, duke na thėnė qetėsisht
se zjarri ėshtė mė fisnik se kalbja
dhe se tymi ėshtė fjala e fundit e pėrjetėsisė
sidomos kur ngjitet nė qiell...
Po na djegin; Tė gjallė e tė thyer
si nyjen e mbushur me rrathė tė drurit
me rrathė qė prej frikės sė kėtij zjarri
kahmot
kapėrthyer janė si flokėt e tė vdekurit urie.
Po na djegin tė gjallė e ky pyll, - thonė
vetėm pėr dru zjarri qenka mbjellė...
Miqve
Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet
drejt heshtjes sė vjetėr, asaj heshtjes sė butė
qė jetojmė qysh prej lindjes... Koha po shprishet
si njė flok i shkulur prej dhimbjes.
Tash nė vend tė ajrit thithim mall
dhe mes fjalėve tė fundit, nė ēantat e rėnda
fshehėm lotėt.
-Jetofshi miq, se toka e huaj ėshtė gjithmonė e njėjta;
-Jetofshi miq, fatin tuaj
qė nė njė puthje tė vogėl nganjėherė lindi dhe vdiq i paparė;
-Jetofshi miq, aq mirė sa ua paēa zili;
Se s' paska asgjė mė tė madhe nė botė
se zemra, asgjė mė tė rėndė se malli
vetė prej lėkurės sonė.
Nė trena tė kundėrt do tė hipim, mbi dy sirena
duart do t' i ngulim e mė vonė tė uritur
lotėt do gėlltisim me lodhje si bukėn e ngelur.
E tash, jetofshi miq
aq mirė
sa ua paēa zili!
14. 4. 1992 München
Krijoni Kontakt