Erdhi 11 shtatori, sigurisht me kujtime tė hidhura dhe njė farė ankthi nė Amerikė, sidomos nė Niujork. Radioja kombėtare suedezė dje, mė 10 shtator, transmetoi njė program pėrkujtimor pėr ngjarjet e 11 shtatorit. Pikėrisht nė atė kohė Anna Lindh, ministreja jonė e punėve tė jashtme, shkoi nė shitoren e madhe NK nė Stokholm pėr tė blerė rroba. Ajo ishte si zakonisht pa rojė. Befasisht njė burrė me thikė nė dorė u vėrsul mbi tė dhe e goditi disa herė nė barkė dhe nė shpinė. Dhunuesi u zhduk pa u diktuar.
Nė mėngjesin e kėsaj dite, 11 shtatori, Anna Lindh vdiq nė spital. Suedia ėshtė nė pikėllim, njerėzit qajnė nė rrugė, nė vendin e ngjarjes vendsen lule. Tė gjithė jemi shumė tė brengosur. Anna - e gjallė, e interesuar pėr cdo gjė, politikane aktive dhe gjithashtu nėnė, nuk jeton mė.
Dhe shoqėria jonė e hapur - a do tė zhduket? A do tė kemi Suedinė e rojėve, Suedinė e kontrollimit policor nė cdo lagje, njė vend pa liri dhe mundėsi demokratike? Si mendojnė tė huajt tė cilėt kanė ardhur kėtu pėr t'i shpėtuar dhunės policore, diskriminimit dhe luftės nė vendlindje?
Nė duhet tė bėjmė cmos pėr tė mbrojtur shoqėrinė e hapur - kudo ku jemi. E ardhmja e botės kėrkon mundėsi pėr tė gjitha kulturat por jo pėr tė gjitha traditat dhe paragjykimet. Disa zakone dhe praktika antidemokratike duhet tė hiqen. Por nė shumicėn e rasteve nevojat dhe dėshirat i kemi tė pėrbashkėta nė kėtė botė. Tė luftohet terrorizmi po, edhe terrorizmi komercial qė gjejmė nė Internet me reklamat e neveritshme tė cilat na imponojnė pa pėlqimin tonė. Sindikatat dhe mafiat duan tė shkatėrrojmė shoqėrinė tonė, mė duken aq tė pamėshirshme sa Usama bin Laden me shokė .... por qendrėn e kanė nė SHBA dhe jo nė Afghanistan.... Dhe lufta kundėr terrorizmit vazhdon me mjete dhe metoda shumė tė gabuara!
Suedezėt janė sot tė pikėlluar, tė poshtėruar nga armiqtė e shoqėrisė sė hapur. Anna ishte shumė popullore .... po ruaj dy letra nga ajo, nė tė parėn ajo mė falėnderon pėr Antologjinė letrare shqip dhe suedisht, nė tė dytėn ajo mė shpjegon qėndrimin e qeverisė nė lidhje me njė zyrė nė Prishtinė pėr viza dhe probleme tjera. Kur u vra Zoran Xhinxhici ajo ishte vetėm disa qindra metra larg, nė Beograd pėr vizitė. Reporteri suedez e pyeti: A mos mund tė ndodh kjo nė Suedi? Ajo bėri njė lėvizje tė irritur nė shėnje mohimi-
Sot ne e dimė: Ajo e ndan fatin e kryeministrit tonė Olof Palme, i cili u vra nė rrugė nė vitin 1986. Partia socialdemokrate ėshtė bėrė parti dėshmorėsh.... Sepse protagonistėt e shoqėrisė sė hapur kanė paguar shtrenjtė, me jetėn e tyre. Ne jemi shumė tė pikėlluar, edhe unė kam dėrdhur lotė, pėr Anėn, pėr familjen e saj, pėr fatin tonė nė tė ardhmen e pasigurt...
Nga Suedia e errėsirės...
Krijoni Kontakt