Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 87 prej 87
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Njė veēori e metodės sė Ēabejt nė studimet folklorike ėshtė zbatimi i parimit diakronik. Kėshtu, nė Esenė shkencore pėr baladėn e njohur “Kostandini i vogėlith dhe kthimi i Odiseut”, ai krahas analizės sė thelluar tė motivit kryesor dhe pėrqasjeve me simotrat ballkanike, trajton edhe etimologjinė e emrit tė personazhit kryesor, shtresimet kulturore. Variantet arbėreshe janė mė tė hershme, ndėrsa tek emri Ymer Ago (ose Imer Ago) shikon njė ndikim islamik. Dijetari Eqrem Ēabej, nė referencė tė njė studiuesi hungarez, Karl Kerenji, na thotė se “prehistoriani i dėgjuar gjerman, Karl Shuhard shikon tek Odiseu “ilirin e vėrtetė’, sepse ky mbretėron mbi ishuj qė janė tė sferės ilire dhe dallohet me urtėsinė e me gjakun e ftohtė tė tij prej heronjve tė Iliadės”. (Vep. cit., f.208)
    Kontributi i Prof. Eqrem Ēabejt nė fushėn e Etnokulturės ėshtė i veēantė, origjinal dhe shkencor.
    Ai ka trajtuar njė rreth tė gjerė problemesh tė kulturės folklorike shqiptare nga njė kėndvėshtrimi kritik dhe ka dhėnė teza dhe mendime qė i kanė qėndruar kohės. Po pėrmendim studimet e tij si: “Kėnga e Leonorės nė poezinė popullore shqiptare”, “Kostandini i vogėlith dhe kthimi i Odiseut”, “Djana dhe zana”, “Vatra dhe Bota nė poezinė e De Radės”, “Themelet kulturore-historike: Populli dhe poezia e tij”, etj.
    Kur flet pėr njė nga pasuritė kulturore mė tė gjera dhe mė tė ēmuara tė kombit tonė, kėngėve tė kreshnikeve ose “ēifti vėllazėror, Muji e Halili”, gjen aty jo vetėm ndikime tė islamizmit, por edhe gjurmė tė kohės bizantine, madje shkon edhe mė tej, gjen gjurmė tepėr tė lashta, gjurmė ilire. Ai shkruan se “Mua te Muji e Halili mė pėlqen tė shoh analogjinė shqiptare tė lashtė e ndofta ilire tė atij ēifti vėllezėrish trima qė ndeshim te grekėt (Dioksurėt), keltėt, gjermanėt dhe indėt (Aēvins) si dhe nė epopenė heroike armene: Sanazar dhe Aslimetik, tė bijtė e mbretit Senekerin”. (Sh.Demiraj, f.40-41). Duke kuptuar kompleksitetin e origjinės dhe pėrhapjen e kėtyre kėngėve jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė vende tė tjera tė Europės dhe mė tej, Ēabej i madh thotė: “Ka shenja edhe pėr rolin dhėnės tė poezisė popullore shqiptare brenda kėtij qerthulli epik”. (Po aty, f.41). Kėtu sjell si argument ndėrtim tri-pjesėsh tė emrave tė heronjve tė kėtij cikli si: Gjergj Elez Alia, Destar Osman Aga, Sokol Hali Aga etj, etj; qė barazohen me emrat e tyre tri-pjesėsh me emra shqiptarė tė Veriut si Ded Gjo Luli, Prek Bib Doda, Prelė Memė Ujka, (ky nė Kosovė) me emra labe Metat Gjonligu, Isa Gjonzeneli, etj. Emra tri-pjesėsh tė personave ka pasur nė Shqipėri edhe nė kohėn e mesme, si Gjin Bue Shpata, Tanush Muzak Topia, etj. Emra tri-pjesėsh tė personave, qė i kanė sė bashku, si Veriu dhe Jugu i Shqipėrisė, janė gjurmė tė lashta tė njėsisė sė dikurshme shqiptare. (Vep. e cit., f.41)
    Dijetari i talentuar nėnvizon edhe njė fakt tjetėr se Gjergj Elez Alia, heroi popullor aq i kėnduar ndėr shqiptarė, boshnjakėt muhamedanė e bullgarė, rron te kėta dy popuj sllavė me emrin e parė shqiptar, Gjergj, Gerg.
    Studiuesit e kėtij cikli kanė vėnė re se figura dhe motive karakteristike pėr poezinė popullore jugosllave mungojnė nė poezinė e sllavėve tė tjerė. Ēabej mendon se “rrjedhin prej nėnshtrese ilire, tė cilėt sllavėt jugorė e ndeshėn kur pushtuan kėto vise.” Kėto analiza tė mprehta krahasuese e kanė shpėnė dijetarin Ēabej nė pėrfundimin madhor se “procesi sllavo-shqiptar i huamarrjes do tė ketė qenė kėtu i dyfishtė… Sllavėt, nė simbiozėn qė bėnė me shqiptarėt e moēėm, do tė kenė marrė lėndėn e kėngėve tė kėtyre dhe do t’ua kenė kthyer pastaj rishtas nė njė trajtė http://www.albatlanta.com/webpub/pub...ub.asp?ID=1399

  2. #82
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    329
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    A din dikush me naj shkru tekstet e kangėve tė krahinave qė janė aty sipėr, se nuk kuptohen?

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,603
    Faleminderit
    18
    196 falenderime nė 170 postime

    Histori kurrė e shkrueme (AT ZEF PLLUMI)

    Histori kurrė e shkrueme

    AT ZEF PLLUMI


    Nė njė ditė, duke kujtuar fratin katolik At Zef Pllumi nė tre vjetėt e ndarjes nga jeta - risjellim njė tekst tė shkruar prej tij mbi njė nga monumentet e kulturės shqiptare – “Eposin e kreshnikėve”, qė u propozua dje pėr ta dėrguar nė UNESCO, si sugjerim pėr t’u pėrfshirė nė listėn e trashėgimisė shpirtėrore botėrore





    Simbas udhėzimeve tė At Bernardinit (Palaj), nė ato vrojtimet e mia, qė po i shkruej pėr tė parėn herė, mue mė del se Cikli Legjendar i Kreshnikėve, asht njė mbeturinė, fragment, ose reminishencė e nji eposi homerik. Ndėrsa Homeri i kėndoi mėnisė sė Akilit, kėtu nė eposin tonė kemi dy vllazėn, Mujin dhe Halilin, qė kanė tė njajtat tipare me Hektorin dhe Lekė Paridin. Tanusha e Krajlit asht Helena e Trojės. Kotorret e Reja (Hercegnovi) asht Troja. Ashtu siē ishte i mbrojtun Akili nga zotat, pėrveē thembrės, po ashtu asht Gjeto Basho Muji i mbrojtun nga zanat.

    Simbas mendimit tem, ky Epos, i pashkruem ndonjiherė, por vetėm i transmetuem nėpėrmjet nji trashėgimie gojore, brez mbas brezi, natyrisht ka ardhė tue pėsue ndryshime, pėrshtatje tė kohėve dhe adaptime nga ma tė ndryshmet, ku pėrshkruhen tė gjitha epokat. Gjergj Elez Alija paraqet rezistencėn kundėr invazionit saraēen. Dueli i tij me Harapin bahet sambas tė gjitha rregullave e mjeteve kalorsiake tė asaj kohe mesjetare tė hershme qė i paraprijnė shume dokeve dhe luftave antiturke, tė cilat pėrshkruhen nė eposin sllav. Gjithashtu nė koleksionin: Benardin Palaj-Donat Kurti, dalin nė pah disa heronj legjendarė, tė cilėt nuk kanė tė bajnė me ciklin e dy vllazėnve Muji dhe Halili, sikur janė: Lule Frangu, Gjergj Elez Alia etj. Fragmentet e mbledhuna tė kėtij Eposi shihet mirė se kanė nji origjinė arbnore, sepse ndėr to nuk paraqitet lufta kundėr nji invazioni tė huej, por luftohet pėr bjeshkėt, kullosat dimnore ose bregdetare, pėr nuse e vajza tė grabituna, dashuni njerėzore e mbrojtje tė nderit burrnor.

    Duhet tė theksojmė se gjatė shekujve tė fundit tė mesjetės, prepotenca e tė gjitha religjioneve kėrkonte “Dishminė e fesė”. Kėshtu u desht qė tė gjitha kangėt e Eposit tė Kreshnikėve tė fillonin me Dishminė e fesė:



    Lum pėr ty, oi madhi Zot

    Qė s’jem kanė e Zoti na ka dhanė.




    Por fill mbas kėtyne vargjeve zhvillohet Eposi i Kreshnikėve, i cili nuk njeh Zot, Krisht as Muhamet, por asht krejtėsisht pagan, ku fuqitė e mbinatyrshme janė Orėt, Zanat e Shtojzovallet, Dielli e Hana edhe tri dhitė me brina tė artė, qė kullosin ndėr Lugje tė Verdha, ku rrin forca e msheftė e Zanave; na dėrgojnė nė paralelizėm te mitologjia e popujve Hititė, ndoshta edhe te dashi me lkurė tė artė nė mitologjinė greke.

    Nė kėtė Eposin tonė Legjendar kemi edhe dy ēashtje tė tjera tė randėsishme: emnat muslimanė si dhe gjeografinė e vendosjes sė ngjarjeve.

    Sa pėr emnat muslimanė, duhet tė themi, se nė kohėn e turkut, ato ishin tė imponuem. Marrim nji shėmbull. Nė legjendat tona kėndohet: Kostandini dhe Garentina. Ndėrsa nė motėrzime sheh veprėn Halili e Garria. Atėhere pvesim: ēfarė ndryshimi ka Garentina me “Garria”?

    Pra shekujt kanė ba punėn e vet, por gjurmėt kanė mbetė tė pashlyeshme. Kthejmė te emni i kryeheroit: Gjeto Basho Muji, i cili nė versionet sllave thirret Ēeto Basho Muji. Veprimet qė nuk e kalojnė shekullin XVI. Thuhet se Ēeto Basho Muji dhe Halili ishin persona historikė dhe i kanė vorret nė Banja Lluka tė Kranjės. Mund tė jetė e vėrtetė, sepse emnat e heronjėve legjendarė pėrdoren shpesh nga prindėt pėr fėmijėt e tyre. Ndėrsa eposi ynė asht krejtėsisht legjendar, pa kurrgja historike, krejt mitologjik. Gjeto asht emni shqiptar: i gjetuni, sepse edhe ky pėsoi fatin e shumė herojve legjendarė si p.sh. Romuli e Remi, por kėtė nė vend qė ta mbante ulkoja, muer gji prej Zanės sė malit e kėshtu u ba drague. Por edhe emni islamik Mujo pothuajse asht nji pėrkthim i emnit shqip, sepse prijėsi i madh i popullit tė Izraelit kje edhe ai fėmijė i gjetun e i vunė emnin Moiseh. Kėshtu shkurtimi i emnit Musaja bahet Mujo (Moises).

    Megjithkėtė emnat muslimanė ishin nji mburojė pothuejse e domosdoshme pėr tė sigurue lirinė e kangėve. Kėto kangė nuk ishin vetėm kangė, por shkolla tė vėrteta ku malsorėt shqiptarė mėsojshin se ēka asht burrnia, bujaria, trimnia, ndera, drejtėsia e virtuti, doket e kanunet. Nė ēdo shtėpi shqiptari aty nė mur qėndronte e varun lahuta. Mbasi rehatoheshin bagėtitė, aty rreth votrės ndizej zjarri flakada. I zoti i shtėpisė merrte lahutėn dhe kėndonte mirė apo keq, ashtu siē dinte, kangėn e parė. Mbas tij e merrshin lahutėn djemtė, kushrinjtė ose nipat, ndėrsa ma tė vogjlit, me vėmėndjen ma tė madhe, ndigjojshin kangėn kreshnike qė shqiptohej dalėngadalė, pėrcjellė me tonin monoton tė lahutės.

    Nuk ishte pėrrallė, por ishte mėsimi ma i madh: ēdo shqiptar ishte lindun pėr mė u ba kreshnik, pra me to formoheshin idealet e jetės.

    Ky Epos Legjendar i Kreshnikėve shtrihej vetėm nė njė zonė tė caktueme tė Veriut tė Shqipėrisė. Nuk kėndoheshin kėto kangė as nė Zadrimė, as nė Pukė, as nė Mirditė dhe as nė Bregun e Bunės. Ishin veēori vetėm e malsorėve tė Malėsisė sė Madhe ose tė Lekėve. Kėto fise janė Hoti, Gruda, Triepshi, Shkreli, Kelmendi (Vukėl, Selcė, Nikē e Bogė), Kastrati si dhe Nikaj-Curraj e Krasniqja; Paci e Bytyēi janė Shkrel. Edhe nė Dukagjin kėndohet ky Cikli Legjendar, por vetėm pėr induksion, sepse ishte nji pykė mbrenda territorit ku zunė vend Lekėt e Malsisė sė Madhe dhe martesat midis tyne tashma ishin tė zakonshme.

    Nė rininė time kam folė me shumė pleq tė Malsisė sė Madhe. Tė gjithė pa pėrjashtim, mė kanė thanė se kishin ardhė nga Bosnja. Tradita ka, ndoshta, ma vlerė se nji dokument arkival. Simbas traditės, Lekėt e Malsisė sė Madhe banojshin nė Klladushė, Jutbinė e Krahinė (Krajna), tri qendra shqiptare, tre ishuj tė mbetun mbrenda nji territori tashma tė banuem prej sllavėve. Ishin tė gjithė ēobanė delesh. Ndėr ata ishuj shqiptarė asht ruejtė kostumi shqiptar “xhubleta”, e cila gjindet nė “Kulturėn Mikene”.

    Ekzistenca e kėtyne fiseve shqiptare dėshmohet nga dokumenti i parė i gjuhės shqipe, kur nė gjykatėn e Republikės Raguziane pyetet dishimitari: “Kur e more vesh vrasjen e filanit?”. Ai pėrgjigjet: “Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”. (Ndigjova nji za nė mal qė thėrriste nė gjuhėn shqipe). Pra, po ato doke qė shqiptarėt i kanė pėrdorė deri nė gjysmė tė shekullit XX pėr me lajmue vdekjen e ēdo njeriu. Kėshtu nė shekullin XIII vėrtetohet nji ishull banorėsh shqiptarė pėrmbi Raguzė. Nga historiani Gelcich nė librin “La Zeddla e dinastia dei Balscidli” merret njoftimi se sa herė qė Balshajt kishin luftė me Republikėn e Raguzės, kėto grupe shqiptarėsh i shkojshin nė ndihmė, kundėr Raguzės, dhe u binin forcave tė saj mbas shpine.

    Dihet historikisht se Republika e vogėl e Raguzės nuk kishte lidhje tė mira me Serenissima tė Venecias, por bashkėpunonte me fuqitė e Evropės qendrore si Austria e Hungaria. Duket se qyteti Hercegnovi (Kotorret e Reja), u themelue nėn mbrojtjen hungareze e austriake dhe pengonte kullotat dimnore bregdetare tė barinjėve shqiptarė. Nė Eposin legjendar gjejmė se kreshnikėt shqiptarė vishen “maxharisht”, pra me kostumin patronė tė vendit. Kotorri vėrtet ishte nji komune indipendente, qė kishte edhe monedhėn e vet, njilloj si Ulqini, Shkodra etj. Asht nji histori e mbulueme me mjegulla ajo e komunave dalmato-shqipare.

    Nga dy ekspedita, qė kam ndėrmarrė nė kėto vitet e fundit, mė del se vendet e pėrshkrueme nga rapsodėt ma t’izoluem tė botės, si ato tė Currajve t’Epėr, janė krejstsisht tė sakta me ta dhanat gjeografike. Nė historinė kishtare tė Shqipnisė kemi edhe nji tjatėr tė dhanė tė ēuditshme qė na e pėrforcon ndodhjen e grupeve shqiptare nalt mbi Raguzė, ndėrmjet saj, Splitit e Zarės, pra shi ku ndodhen Klladusha, Jutbina e Krajna (krahina qė pėrmėnden nė Rapsoditė Legjendare). Nė vitin 1455 Imzot Pal Engjėlli, Ipeshkėv i Drishtit, emisari ma i randėsishėm i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skandėrbeut, emnohet Ipeshkėv i Krajnas. Vetė historiani, qė e sjell kėtė fakt, Farlati, mbetet i ēuditun sepse mendonte pėr Krajėn afėr Shkodrės, e cila po aty ngjitun kishte Arqipeshkėvinė e Tivarit, Primat i Shqipnisė dhe i Serbisė, si dhe dy dioqeza tė tjera, Ulqinin dhe Shasin. Megjithkėtė pėrkufizimet e nxjerruna nga dokumentat e Vatikanit e pėrcaktonin Arqipeshkėvinė e Krajnės tė kufizueme me Raguzėn, Splitin e Zarėn, atje ku ndodhej dioqeza. Pra asht e kjartė se Imzot Pal Engjėlli, nji ndėr njerėzit ma tė shquem tė asaj kohe, ish transferue te shqiptarėt qė banojshin jashtė territorit shqiptar si arqipeshkėv i tyne dhe me detyrėn e Internuncit Apostolik, tue mbajtė titullin arqipeshkėv i Krajės dhe ipeshkėv i Drishtit. Kėshtu na e sjell Farlati, se me kėtė detyrė tė re u emnue nga Papa Nikolla V nė vitin 1455 dhe e mbajti kėtė titull derisa vdiq.

    Guxoj me shprehė mendimin se gjatė kėsaj kohe duhet tė ketė fillue edhe eksodi i gjatė i njė pjese tė kėsaj popullsie shqiptare nėpėr rrugėn e gjatė: Bosnje, Sanxhak e Kosovė, deri qė kanė mbėrrijtė nė ato vende qė kanė sot, tue lanė kėshtu rrugės fragmentet e kėtij Eposi tė rrallė, i cili pėsoi edhe ndryshimet e kohės. Me guxim historik e parashtrova kėtė mendim, sepse tue lexue Farlatin shoh se mbas vdekjes sė klerikut tė madh, nuk emnohet ndonji tjetėr shqiptar nė vendin e tij, por nji kroat, dhe mbas pak vitesh ajo seli ipeshkėnore u shue krejt.

    Tue lexue fragmente tė Eposit tė Kreshnikėve Legjendarė mbledhė e botue nga At Bernardin Palaj e At Donat Kurti, mė vjen vetvetiu nji pyetje: ē’lidhje e pėrputhje kanė kėto me doket e maleve, tė botueme nga At Gjeēovi? Nė Kanunin e Lekė Dukagjinit (botim i 1933) nuk pėrmendet askund “bejlegu”, dueli, ose “fusha e mejdanit”. E, pra, tė shumtėn e herės, nderi i marrun, grueja e grabitun e kufijt e tokės, nuk janė zgjidhė me pleq kanuni, por vetėm nė fushė tė mejdanit, tue i hjedhė kundėrshtarit “mollėn e kafshueme” ose “mollėn e bejlegut”. Sigurisht qė Gjeēovi nuk mund e shtinte kėtė nė Kanunin e Lekės, sepse mė kujtohet mirė se nė “Arkivin Franēeskan” ishte dosja e dokumentave qė fliste pėr nji bejleg qė do zhvillohej nė vitin 1904 apo 1905 nė Grudė tė Malsisė sė Madhe, me tagana, si motit. Dosja pėrmbante letrėn qė frati i Grudės i dėrgonte Arqipeshkvit tė Shkodrės dhe i kėrkonte udhėzime se si tė vepronte. Arqipeshkvi lėshoi nji letėr qarkore pėr tė gjithė klerikėt e Dioqezės sė Shkodrės qė tė viheshin nė veprim pėr ta ndalue kėtė doke antinjerėzore dhe pėr kėtė, porosiste ai, tė pėrdoreshin tė gjitha mjetet qė kishte nė dispozicion kisha katolike, si me kėrcėnimet me zjarrin qiellor, me mallkimet ma tė mėdhaja qė do t’I jepeshin edhe atyne qqė do tė shkojshin me e pa kėtė ngjarje mizore, se pėr tė dy bejlegtarėt as qė mund tė flitej, mbasi ata vetė, vullnetarisht, ia kishin falė mishin e shpirtin djallit tė mallkuem. Porositeshin tė gjithė klerikėt e Dioqezės, kryesisht tė Malsisė, qė me krenė e burra tė urtė tė tė gjitha bajraqeve tė mblidheshin ndėr kuvende tė burrave e t’u shpjegohej mirė se ē’dėnime tė tmerrshme do tė vinin nga Zoti i gjithėfuqishėm pėr shkak tė kėsaj dokjeje mizore, qė tashma ishte zhdukė gjithkund. Gjithashtu porositeshin klerikėt qė me anė tė burrave ma tė urtė qė kishte Malsia, tė kėshilloheshin e tė vihej mes atyne dy bejlegtarėve pajtimi. Mbas nji veprimi tepėr tė zellshėm nė tė gjithė Malsinė, u mbėrrit qė ky bejleg i Grudės tė mos ndodhte dhe kjo qe i mbrami ndėr tė gjithė malet, e qė atėhere u hoq nga Kanuni i Lekėve. Unė nuk di nė se kjo doke e shėmtueme shtrihej edhe ndėr male tė tjera tė Dukagjinit, Lumės, Hasit, Dibrės, Malsisė sė Lezhės, Mirditės, Kėthellės, Kurbinit, Zadrimės etj. ku nė tė vėrtetė ky Cikėl i Kreshnikėve Legjendarė ishte i panjohun, prandaj mendoj qė edhe At Gjeēovi nuk e pėrfshiu ndėr doket e maleve, por vetėm si nji veēori tepėr krahinore.

    Pėrsėri po kthehem te emnat e kreshnikėve tė Eposit Legjendar. Cikli i Mujit e Halilit nė pėrgjithėsi asht islamizue ndėr emna gjatė eksodit nėpėr Bosnjė, Sanxhak e Kosovė e deri nė fillim tė shekullit XX edhe nė disa rite tė fesė islame, sambas krahinave. Ndėrkaq mbetet i pandėrruem emni i kreshnikut Gjergj Elez Alia, i cili nuk ban pjesė nė kėtė Cikėl; nji hero human, i pėrmasave gjigande, qė preferon vdekjen, por jo kurrė robninė, as marren familjare e personale, ose turpin. Lufton pėr nderin dhe lirinė, pra kemi tė bajmė me nji luftė antifeudale.

    Sė fundi do tė vij te ēėshtja kryesore, se cila asht origjina e kangėve tė kreshnikėve dhe cilit popull i pėrkasin ato.

    Sipas mendimit tim, ndoshta edhe i gabuem, kurrkush nuk mund tė lavdohet pėr nji origjinė tė pasigurt. Dihet se njerėzit, qė nė fillimet e veta, me anė tė fjalės artistike, shprehėn dishirat, gėzimet, vuejtjet e heroizmat, tė cilat janė tė pėrbashkėta ndėr tė gjithė popujt.

    Kėshtu ngjet qė i njėjti motiv, si pėr shembull “Rozafa e murosun”, tė gjindet ndėr shumė vende tė Gadishullit Ballkanik e ndoshta mė larg, tue fillue qė nga ndėrtimi i ndonji kishe nė Rumani, me Urėn e Shejtit shpesh nėpėr Serbi e ndėrtime tė tjera tė mėdha pėrgjithė vend. Mendoj se tė gjitha kėto legjenda kaq tė bukura, janė reminishenca ose e kanė rranjėn diku larg, nė fillimet e historisė, ku ēdo vepėr e madhe njerėzore kėrkonte flijimin njerėzor. Gjithashtu si nė letėrsitė biblike kemi prijsin ushtarak Jefte qė flijon vajzėn e vet e po ashtu nė letėrsinė klasike ku Agamemnoni flijon Ifigjeninė. Ndėr tė gjitha kėto kuptimi i vėrtetė vjen nga se populli e di se tė gjitha veprat e mėdha tė botės kėrkojnė sakrifica tepėr tė kushtueshme pėr ndjenjat familiare tė ēdo populli.

    Po si ky motiv kemi edhe atė tė Halil Garrisė ose Kostandini e Garentina ose Doruntina.

    Po tė njėjtėn gjė e mendoj edhe pėr kangėt e Ciklit tonė tė Kreshnikėve. Tue lexue ato tė mbledhuna e tė botueme kam formue idenė sikur kėto tė ishin fragmente tė nji poemi tė pėrmasave homerike, i coptuem dikund atje ndėr mallet Dinarike. Sllavėt e shqiptarėt kanė marrė e trashėgue copa tė kėtij Eposi tė madh. Nuk rrahet ma ēėshtja e origjinės sė tyne tė dyshimtė ose tė panjohun, sepse ato pijnė ujė nė tė njėjtin burim. Ēashtja kryesore asht ajo e studimeve krahasuese dhe kėto studime krahasuese na pėrkasin vetėm ne shqiptarėve, sepse sllavėt i botuen ato pothuej njėqind vjet para nesh, dhe para botės atyne u njihet autorėsia. Nuk asht puna vetėm te autorėsia. Randėsi kryesore ka cilėsia, kryesisht etike, estetike, juridike, poetike dhe filozofike-historike. Pėr kėtė punė madhore duheshin pėrgatitė shkencėtarėt tė pėrsosun ndėr tė gjitha dėgėt e historisė, kritikės, tė vėshtrimit tė gjuhėsive. Mendoj se kjo do tė ishte kanė detyra kryesore e Institutit tė folklorit, dhe jo kultivimi i folklorit tė ri nė festivalet propagandistike ku buēiste zani idioto-servil:

    “Enver Hoxha, tungjatjeta

    N’ato male, n’ato shkrepa!”



    Nė pėrfundim mendoj se do tė kemi parasysh:

    a) Pjesa mė a emadhe e letėrsisė klasike greke e botnore ashtė frymėzue dhe zhvillue mbi traditėn e mitologjisė e tė folklorit; si rrjedhim mendoj se nuk mund tė ketė letėrsi artistike tė nji populli pa tabanin nė folklorin e zgjedhun kombėtar.

    b) Krahas studimeve tė gjithanshme tė kėtyre visareve tė vjetra, duhet t’i ruejmė dhe t’ua lamė trashėgim breznive tė reja tė kėtij populli. Ndėr shkolla tona pėrmenden kėto?


    28/09/2009

    standart.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #84
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,066
    Faleminderit
    100
    119 falenderime nė 99 postime
    “Eposi i Kreshnikėve”, njė vėshtrim ndryshe

    Prof. dr. Agron XHAGOLLI

    Kėrkimet, botimet dhe studimet e eposit tė kreshnikėve te shqiptarėt janė relativ isht tė vona. Pėr mė tepėr, ato janė realizuar nė njė kohė tejet tė shtyrė, krahasimisht me praktikimin e tyre tė mirėfilltė dhe pėr fat tė keq, jo atėhere kur eposi gėzonte qarkullimin mė aktiv. Nisur edhe nga kjo e vėrtetė, mendojmė se jo tė gjitha pėrfundimet e arritura janė tė plota, tė drejta dhe tė padiskutueshme. Tė gjitha sa janė thėnė pėr eposin e kreshnikėve, duke vėnė nė dukje ndihmesėn dhe vlerėsimin e tė gjithė atyre qė janė marrė me ndriēimin e kėtij lloji folklorik, natyrisht qė kanė qenė tė kushtėzuara nga njė njohje reale, por relative, e arealeve shqiptare, tė cilat e kanė praktikuar atė.

    Thellimi i kėrkimeve

    Deri pėrpara Luftės sė Dytė Botėrore ka pasur pėrpjekje tė vlerėsueshme nga individė tė pėrkushtuar1 pėr tė kryer kėrkime rreth kėngėve tė kreshnikėve, por ato kanė qenė tė kufizuara, nė hapėsira tė caktuara dhe jo gjithė pėrfshirėse. Pėrgjithėsisht pėrmes tyre krijohet njė tablo e pėrgjithshme rreth tematikave qė pėrcjell cikli shqiptar i kreshnikėve, ndonėse jo nė mėnyrė shterruese, por nuk mund tė pėrftohet njė hartė e plotė e shtrirjes dhe e praktikimit tė kėngėve tė tij. Fakti qė deri nė atė periudhė ishin mbledhur gjithėsej vetėm 160 tekste kėngėsh tė kreshnikėve ėshtė dėshmia mė bindėse e njė tabloje tė tillė.
    Njė punė mė sistematike dhe e organizuar pėr kėngėt e kreshnikėve fillon pas ngritjes dhe funksionimit tė institucioneve shkencore nė Tiranė dhe nė Prishtinė, menjėherė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, duke mundur tė realizohen kėrkime nė mjedise tė gjera dhe pėrfaqėsuese. Por, gjithsesi, ndarja e shqiptarėve nė hapėsira tė ndryshme politike, nuk krijonte mundėsi pėr tė ndėrmarrė kėrkime tė bashkėzanuara dhe sa mė shterruese. Ndaj ka pasur edhe pėrfundime jo tė plota dhe gjithėpėrfshirėse. Le tė kujtojmė kėtu se deri vonė ka qenė e pohuar dhe pranuar se pėrgjithėsisht kėngėt e kreshnikėve janė praktikuar ndėr shqiptarė nė njė hapėsirė qė pėrgjithėsisht ėshtė shtrirė nė Veri tė lumit Drin, thėnė konkretisht nė kėtė mėnyrė: “Kėngėt pėr kreshnikėt shtrihen nė njė truall tė caktuar, i cili ndodhet mbi lumin Drin. Nė kėtė shtrirje tokėsore, Malsia e Madhe (Hoti e Gruda, Kelmendi, Shkreli, Kastrati), Kraja, Rranxat e Shkodrės, Dukagjini, Postrriba, Shllaku, Nikaj-Mėrturi, Malsia e Gjakovės (Krasniqja, Gashi, Berisha, Bytyēi), Kosova, pėrbėjnė trevėn e mirėfilltė tė ciklit tė kreshnikėve”2. Nė vazhdim ėshtė pohuar se “Subjekte tė kėtij cikli kanė hyrė nė repertorin e epikės legjendare edhe tė krahinave mė nė jugė: Kukės, Dibėr, Mat, Krujė; ndonjė kėngė, si ajo e Brahim Ketės sė ri, ka zbritur deri nė zonat veriore tė Tiranės dhe tė Elbasanit”3. Po tė njėjtėt studiues kanė pranuar, se “Si fenomen i bartur nga malėsorėt e veriut dhe emigrantėt kosovarė, vendosur nė krahinat jugėperėndimore tė rrethit tė Shkodrės, nė Malin e Kalajt dhe nė Bregun e Matit tė rrethit tė Lezhės, nė rrethin e Krujės, tė Durrėsit, Kavajės, Elbasanit, Lushnjes dhe tė Fierit kėnga pėr kreshnikėt ruhet edhe nė kėto vise, po deri mė tani vetėm midis bartėsve, pa u pėrhapur nė banorėt vendas”4. Nė kėtė mėnyrė, mbi bazėn e arritjeve te deriatėhershme, janė shprehur Z. Sako dhe Q. Haxhihasani, nė parathėnien e vėllimit tė parė tė kėngėve legjendare.
    Duke e respektuar sė tepėrmi punėn dhe realizimet e dy profesorėve tė nderuar tė folkloristikės shqiptare, duhet pranuar gjithashtu se ata nuk patėn mundėsi qė ta pėrcillnin realisht jetėn e kėtij cikli nė tėrė arealet e praktikimit tė tij ndėr shqiptarė. Pohimi i tyre se kėto kėngė praktikoheshin edhe nė Kosovė, pa bėrė pėrcaktimet konkrete se nė cilat krahina etnografike tė Kosovės janė praktikuar kėngėt e kreshnikėve, apo mospėrmendja e hapėsirave tė shqiptarėve nė Maqedoni, tė cilat janė praktikuese tė kėtyre lloj kėngėve, besojmė se pėrbėjnė dėshminė mė tė mirė tė asaj qė shprehėm dhe mė lart... Por nuk vonoi, kur studiesit nė Kosovė, pas realizimit tė ekspeditave tė ndryshme, arritėn nė pėrfundimin se kėngėt e kreshnikėve nė Kosovė janė praktikuar konkretisht jo nė tė gjithė Kosovėn. Kėtė e shohim nga vendburimi i regjistrimeve nė tekstet e kėngėve tė botuara, por dhe pėrmes ndonjė informacioni tė shkruajtur5. Po kėshtu, studiues tė caktuar kanė realizuar kėrkime edhe pėr kėngėt e kreshnikėve ndėr shqiptarėt nė Maqedoni, duke ndriēuar sė tepėrmi hapėsirat e praktimit, jo nė treva tė kufizuara, por nė njė shtrirje tė gjerė6, gjė e cila e shton dukshėm dhe bindshėm pėrmasėn e hapėsirės praktikuese tė eposit legjendar shqiptar.
    Nė kėtė mėnyrė, kėrkimet e ndryshme, tė kryera nga individė tė ndryshėm, kohė pas kohe, e kanė zgjeruar sė tepėrmi bazėn aktive tė praktikimit tė kėngėve tė kreshnikėve. Por gjithėsesi, dėshmitė e ndryshme rreth praktikimit tė kėngėve tė kreshnikėve na kanė ardhur nė mėnyrė tė fragmentarizuar, pasi secili prej mbledhėsve e ka pėrcjellė kėtė lloj kėnge vetėm nė ato hapėsira ku ka punuar, duke mos e krijuar dot tė plotė atlasin gjeografik tė praktikimit tė kėngėve tė kreshnikėve. Tashmė, besojmė se ka ardhur koha qė prej tėrėsisė sė punės sė tyre tė ēmuar ėshtė krijuar mundėsia pėr shqyrtime mė tė plota, mė gjithėpėrfshirėse. Prej kėtej pastaj mund tė nxjerrėsh pėrfundime mė tė pėrgjithshme, tė cilat, pa dyshim janė njė ndihmesė e rėndėsishme pėr folkloristikėn shqiptare dhe mė gjerė, pasi dukuria nuk paraqitet mė aq e izoluar, siē mendohej dikur.

    Jo vetėm lahuta

    Zgjerimi i hapėsirave etnografike nė tė cilat ėshtė praktikuar kėnga e kreshnikėve ndėr shqiptarėt ka shtruar nevojėn e shikimit tė tyre nė kompleksitetin e jetės sė tyre reale. Duke bėrė fjalė pėr kėngėt e kreshnikėve ėshtė pohuar se “Vegla me tė cilėn shoqėrohen kėto kėngė ėshtė lahuta”7. Dhe, ndonėse ky instrument ėshtė mjaft I pėrhapur ngado nė botė8, janė bėrė pėrpjekje pėr tė nxjerrė nė pah origjinalitetin e tij te shqiptarėt, sikur pastaj ky argument do tė nxirrte bindshėm pėrparėsitė e eposit tė kreshnikėve te shqiptarėt. Mosnjohja e hapėsirave reale tė praktikimit tė kėtyre kėngėve, rrjedhimisht as e mėnyrave tė tė kėnduarit, nuk lejonte shikimin nė kėndvėshtrime tė tjera, jashtė ngulmimeve pėr origjinalitetin e instrumentit tė lahutės ndėr shqiptarė. Pėrveē shoqėrimit me lahutė, si mė tipiku, ėshtė pranimi se vetėm nė kohė mė tė vona kjo lloj kėnge ėshtė pėrcjellė edhe me sharki e ēifteli. Mirėpo, kėrkimet mė tė vona kanė sjellė informacione mė tė plota. Midis tė tjerash, janė sjellė dėshmi me shumė interes rreth mėnyrės sė tė kėnduarit tė kėtyre kėngėve. Por nė asnjė rast nuk ėshtė dhėnė ndonjė njoftim rreth pranisė sė shumėzėrėshit nė tė kėnduarit e kėtyre kėngėve, pa asnjė lloj shoqėrimi instrumental. Pėr herė tė parė kėtė lloj informacioni shumė tė rėndėsishėm e kemi pėrcjellė pėrmes punės sė studiuesve nga Kėrēova, tė cilėt kanė pohuar njė realitet krejt tė veēantė. Ndonėse Kėrēova shtrihet nė hapėsirat gege, dhe prej kėtej do tė duhej qė kėngėtimi tė ishte nė tė parametra tė njėjtė, si tek tė gjitha krahinat e tjera gege, gjė qė e kemi pėrcjellė gjatė dy ekspeditave nė fshatra tė ndryshme tė saj, sė bashku me kolegun R. H. Bogdanin, hasim kėtu njė mėnyrė tė dallueshme kėndimi, dhe kjo jo vetėm pėr kėngėt e kreshnikėve.
    Jo me mė pak interes ėshtė dhe njoftimi se nė Martanesh ndonjė kėngė e qerthullit tė kreshnikėve, siē ėshtė konkretisht ajo e Brahim Ketės sė ri, ėshtė kėnduar pa shoqėrim instrumental, me njė zė, gojė mė gojė, pra nė homofoni9.
    Nėse vėzhgimet e mėhershme kanė pėrcaktuar se pėrgjithėsisht kėnga e kreshnikėve ėshtė kėnduar nga njė individ, kryesisht mashkull, i cili njėkohėsisht luante dhe nė instrumentin e lahutės, siē e thashė mė lart, kėrkimet mė tė vona kanė dėshmuar se kėto kėngė janė praktikuar edhe nė grup burrash, nė shumėzėrėsh, por dhe nga gratė.
    Sidoqoftė, ndonėse mendojmė se pėr kėngėt e kreshnikėve duhen kėrkime edhe mė tė thelluara dhe mė tė zgjeruara nė tė gjitha hapėsirat shqiptare, pėrkatėsisht lėndės folklorike qė kemi tani pėr tani nė duar, mund tė pohojmė se kėnga e kreshnikėve ėshtė praktikuar nė njė hapėsirė shumė mė tė gjerė se sa ka qenė e njohur deri vonė dhe se kjo lloj kėnge ėshtė praktikuar jo vetėm me shoqėrimin e lahutės, dhe jo vetėm nga burrat. Pikėrisht, edhe rastet e pėrmendura mė lart janė dėshmi bindėse, qė meritojnė shqyrtime mė tė thelluara.

    Vendas dhe tė ardhur

    Shkitazi nė njė kumtim tė paradisavitėshėm kam pėrmendur praninė nė kėngėt e kreshnikėve tek banorėt e Kelmendit tė njė numri kėngėsh, nė tė cilat pėrcillen pėrplasjet midis vendasve dhe tė ardhurve nga deti. Dhe kam theksuar se “Pėrjashtimi gjithnjė tė shtyn tė dyshosh. Mos vallė kėto krijime paraqiten tė kontaminuara”?10 Dhe mė tej, duke pasur parasysh pikėrisht kėtė tip kėnge, kam shprehur hipotezėn: “Kėto kėngė e kanė bazėn e tyre nė njė periudhė mė tė hershme se sa ajo e dyndjeve sllave. Kur kėta tė fundit u paraqitėn krejt tė ndryshėm nga ē’ishte menduar e vepruar fillimisht, atėhere pėrkundėr tyre u vu i gjithė arsenali material e shpirtėror. Midis tė tjerash, edhe kėngėt e pėrmendura mė lart, si shprehėse tė raporteve tė vendasve me ardhėsit nga deti, tė njė periudhe mė tė hershme, nė thelbin e tyre u shfrytėzuan pėr tė shprehur raporte e qėndrime tė caktuara. Pėrveē pėrshtatjes, natyrisht qė nuk mund tė mos kishte edhe krijime tė reja, gjithnjė mbi bazėn e arritjeve mė tė mira nė periudha tė mėparshme”11. Gjithnjė e mė shumė kohėt e fundit, nė saje tė publikimeve tė ndryshme, ėshtė shtuar numri i kėngėve tė kreshnikėve nė tė cilat i huaji ėshtė ardhės nga deti. Kjo e pėrforcon atė qė e kemi thėnė mė herėt se nė rastin e krijimeve tė tilla ndofta kemi tė bėjmė me njė bazė krijuese mė tė hershme. Me fjalė tė tjera, kjo do tė thotė se krijimet e pėrmendura kanė shprehur dhe pasqyruar pikėrisht pėrplasjet vendas – ardhės nga deti, tė cilat, siē dihet, janė realitete historike tė dėshmuara. Dhe nė pėrsėritje faktike tė situatave tė ngjashme, dihet se folklori shfrytėzon gjedhe, modele, por dhe bazėn krijuese, tė pasuruar me dukuri tė reja. Vetėm nė kėtė mėnyrė besojmė se mund tė shpjegohet prania e atyre krijimeve qė shprehin apo pasqyrojnė pikėrisht pėrplasjen vendas – ardhės nga deti.

    Lloji i vargut

    Njė problem shumė i mprehtė dhe shumė i diskutueshėm ka qenė pėrcaktimi i llojit tė vargut me tė cilin janė ndėrtuar kėngėt e kreshnikėve, jo vetėm tek shqiptarėt. Besojmė se nė tė gjitha debatet, ngulmimet, pozicionimet e ndryshme nuk ėshtė mbajtur parasysh natyra e vėrtetė e krijimeve folklorike. Edhe nė ndonjė rast tė veēantė kur teorikisht ėshtė pranuar se vargu i krijimeve folklorike duhet parė nė bashkėjetesėn e vet me melodinė, nė rrafshin praktik ėshtė ndjekur po rruga tradicionale, e kjo jo vetėm nė folkloristikėn shqiptare. Thjesht ėshtė pohuar, duke bėrė gjithfarė pėrpjekjesh affirmative tė tė quajturit varg 10-rrokėsh, se kėtė lloj vargu te shqiptarėt e gjejmė jo vetėm te kėngėt e kreshnikėve, por dhe nė lloje e nė zhanre tė tjera. Siē kuptohet, edhe nė rastin e shqyrtimeve metrike tė teksteve nė krijimet folklorike janė ndjekur kriteret e metodikės sė letėrsisė. Dhe pėrfundimet nuk kanė qenė ato tė duhurat dhe tė pritshmet.
    Natyra dhe karakteri sinkretik i folklorit nėnkupton se jeta e mirėfilltė e tė gjitha krijimeve folklorike realizohet nė harmonizimin, shkrirjen e tė gjithė atyre elementeve qė pėrbėjnė njė krijim folklorik. Kjo do tė thotė se dhe tekstet e kėngėve tė kreshnikėve jetėn e tyre reale e kanė tė shprehur nė tė kėnduarit e tyre. Ndaj mendojmė se nuk do tė ishte e drejtė qė metri i kėtyre kėngėve tė realizohet si pėr njė poezi tė mirėfilltė letrare, jashtė natyrės sinkretike tė tyre, si njė shkrirje me njė melodi tė caktuar. Por deri mė sot kėshtu ėshtė ecur. Edhe pėr kėngėt e kreshnikėve, ashtu si pėr tė gjitha kėngėt e tjera folklorike, janė pėrdorur tė njėjtat kritere si pėr njė poezi tė artit tė kultivuar. Por duhet thėnė se kjo mėnyrė pėrcaktuese e metrit tė kėngėve tė kreshnikėve realisht e denatyron vetė kėngėn e kreshnikėve dhe nuk sjell pėrfundime tė drejta e tė sakta. Vetė gjuha me tė cilėn kėndohen kėto kėngė ka karakteristika tė ndryshme nga njėri popull te tjetri, ndaj theksat bien nė pozicione tė ndryshme dhe ndikojnė nė zgjatimin apo shkurtimin e tingujve tė ndryshėm. Me njė fjalė, metri i vargut tė kėnduar duhet tė pėrcaktohet mbi njė bazė reale dhe jo hipotetike, duke shtuar apo hequr tinguj, rrokje apo fjalė onomatopeike pėr tė arritur nė ruajtjen e njė metri tė paracaktuar. Ndaj mendojmė se do tė ishte e domosdoshme qė tė ndryshohet baza konceptuale e realizimit tė metrit tė kėngėve folklorike. Besojmė se pas kėsaj edhe pėrfundimet do tė jenė mė tė sakta dhe mė specifikuese.

    Hipotezė

    Sė fundmi, duke parashtruar kėto vėshtrime ndryshe lidhur me eposin e kreshnikėve, mund tė shtrojmė edhe ndonjė hipotezė. Pėrgjithėsisht deri tani ėshtė pranuar se kėngėt e kreshnikėve kanė pasur njė bėrthamė praktikimi tė pėrcaktuar rreptėsisht, me tendencė shtrirjen drejt zonave mė periferike. Argumentet kanė qenė tė lidhura me praktikimin e tyre vetėm nė zonat mė malore, tė lidhura ngushtėsisht me pėrdorimin e lahutės. Mirėpo, logjika e kėtyre sjelljeve tė reja nga terreni real, shtron nevojėn e njė rishikimi tė konceptimit tė deritanishėm, bėrthamė rrezatuese, me tendencė shtrirjen periferike. Mund tė ketė ndodhur edhe ndryshe. Mundet qė praktikimi i kėngėve tė kreshnikėve, nė njė periudhė historike tė mėkahershme, tė ketė pasur njė shtrirje mė tė gjerė dhe mė pėrfshirėse. Me kalimin e kohėve, pėr shkaqe tė ndryshme, nė vise tė caktuara kjo lloj kėnge doli nga praktikimi dhe u ruajt mė mirė nė disa treva tė caktuara, tė shėnuara si mė tė mirėfilltat. Njėkohėsisht, ajo funksionoi edhe nė disa “ishuj”, ku pėr arsye tė caktuara, u ruajt dhe mbijetoi.
    Mbėshtetės pėr kėtė hipotezė ėshtė dhe fakti se nė kėta “ishuj” janė gjetur edhe trajtesa temash tė veēanta dhe origjinale. Por, gjithashtu, kemi dhe njė pikėmbėshtetje tjetėr nga etnokultura shqiptare nė favor tė mendimit qė shprehėm mė lart. Dihet tashmė, pėrmes studimeve tė etnologėve, se veshja me fustanellė ka pasur njė shtrirje mbarė shqiptare, por me kalimin e kohės ajo nė vise tė caktuara doli nga praktikimi12. Rrjedhimisht, supozojmė se e njėjta dukuri mund tė ketė ndodhur edhe me kėngėt e kreshnikėve.

    Milosao
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime

    Muji dhe Halili

    Eposi i kreshnikėve (ose Cikli i kreshnikėve) ėshtė njė epos legjendar i pėrbėrė nga kėnge tė ndryshme epike, ku kėngėt kryesisht shoqėrohen me lahutė. Zonat ku eposi kėndohet janė tė shumta nė Shqipėrinė e sotme. Mendohet se ai ėshtė i pranishėm nė zonat si Malėsia e Madhe, Dukagjin, Has e shumė rrethe tė tjera. Pėrveē territorit tė Shqipėrisė, cikli kėndohet edhe nė zonat e Kosovės, si Pejė, Gjakovė, Prizren, Deēan, Rahovec e tė tjerė. Nė qendėr tė kėtij eposi, qėndrojnė dy vėllezėrit Muji dhe Halili. Nė epos tregohen historitė e tė dy vėllezėrve, si edhe ka edhe njė kėngė ku pėrfshihet vajtimi i Ajkunės pėr birin e saj Omerin (aktualisht kėnga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunės").
    Tabela e pėrmbajtjeve
    [fshih]

    o 8.1 “Vajtimi i Ajkunės”
    * 9 "Fuqia e Mujit"



    Kryesisht trojet veriore tė banuara prej shqiptareve, sidomos mbi lumin Drini : nga bregdeti veriperėndimor deri nė krahinat verilindore, duke pėrfshire Krajėn, Malėsinė e Madhe, Dukagjinin, Nikaj - Merturin, Malėsinė e Gjakovės, etj.

    Kėnge tė kėtij cikli kėndohen dhe nė jug tė Drinit, sidomos nė Pukė, Lumė e Dibėr. Ndonjė subjekt haset dhe nė Lezhė, Krujė dhe krahinat veriore tė Elbasanit e tė Librazhdit. Nėpėrmjet malėsoreve, tė zbritur qė nga fillimi i kėtij shekulli e kėtej, si edhe te kosovareve tė shpėrngulur, ato kanė ardhur deri nė rrethet Elbasan, Durrės, Lushnjė e Fier.

    Nė shkence ai njihet me emėrtimin eposi i kreshnikeve ose cikli i Mujit dhe i Halilit, kurse nė popull - kėngė kreshnikesh, kėngė tė Mujit e tė Halilit, kėngė tė moēme trimash, kėngė lahute etj.

    Ky epos, qė pėrbėn njė pjesė tė rėndėsishme tė epikės legjendare shqiptare nė pėrgjithėsi, jeton jo thjesht si njė relikt i nderuar dhe i ēmuar etno - kulturor, por kryesisht pėr mesazhin e madh qė sjell - rezistencėn nė emėr tė lirisė, tė sė drejtės e tė dinjitetit, - si dhe pėr vlerat e larta artistike. Ėshtė mjaft elokuente bindja e thelle e malesoreve sė "Kėngėt e kreshnikeve e burojnė njėrin, e banjė trim, i shtien zemėr tė durojė plumbin, gjakun luftėrat ku tresin meshkujt". Ja pse, sipas dėshmive tė bartėsve popullore e tė studiuesve, kėto janė kėnduar tradicionalisht e janė dėgjuar me kėnaqėsi e nderim tė veēante jo vetėm nder kuvendet e gjera popullore, nder dasma e festa tė tjera apo pranė oxhakut te kullave karakteristike malėsore netėve tė gjata tė dimrit, por edhe para fillimit te njė beteje, madje edhe nė zjarrminė e luftės. Ja pse shtėpia pa lahute, shtėpia ku s'kėndoheshin kėngė kreshnikesh, konsiderohej si "shtepi e lanun", qė s'meriton respekt.

    Pėr vete rrethanat e disfavorshme historiko-shoqėrore tė sė kaluarės (pushtimi osman, niveli i ulet i zhvillimit ekonomik etj.), qė kanė kushtezuar edhe gjendjen e shkencave shqiptare nė atė kohe, interesi pėr eposin e kreshnikeve ėshtė i vone. Po tė pėrjashtonim njė fragment tė shkurtėr qė botoi albanologu i njohur e i nderuar Gustav Majer (G. Mayer) mė 1896 ("Albanesiche Studien" VI), do tė duhet tė thoshim se mbledhja edhe botimi i kėtij eposi realisht filloi nė krye tė shekullit tonė, sidomos nė vitet 20. Ndėr botimet kryesore tė gjertanishme do tė mund tė pėrmendeshin : "Epika legjendare", vėllimi I dhe II (1996, 1983), "Chansonnier épique albanais" (antologji frėngjisht, 1983) "Kėngė kreshnike" (Prishtine, 1974).

    Krahas botimeve me materiale faktike, filluan edhe studimet e eposit tė kreshnikeve. Nė fillim ato qenė kryesisht shėnime tė thjeshta e mbresa, qė erdhėn duke u thelluar e u zgjeruar disi gjatė viteve '30, pėr tė arritur sot njė nivel mjaft tė kėnaqshėm. Kurorėzimi i gjithė kėsaj punė studimore u bė me simpoziumin "Epika heroike shqiptare", (Tirane, 20-22 tetor, 1983), ku morėn pjese edhe mjaft studiues tė huaj dhe materialet e te cilit u botuan tė plota nė pėrmbledhėsin "Ēėshtje tė folklorit shqiptar", vėll. II dhe III (1986).
    [redakto] Tiparet kryesore

    Eposi i kreshnikeve i ka tė gjitha tiparet e zhanrit, por edhe veēoritė specifike, qė lidhen me klimėn historike-shoqėrore e kulturore ku lindi, u rrit, u maturua e jeton. Se pari, ai ka tri veēoritė kryesore : epizmin, frymėn heroike dhe legjendaritetin.
    [redakto] Epizmi

    Eposi i kreshnikeve e pasqyron jetėn nė forme tablosh tė gjera "objektive". Frymėmarrja e gjere ėshtė e pranishme nė ēdo ind tė tij : nė pėrleshjet dhe dyluftimet homerike, nė madhėshtinė e heronjve dhe tė botės qė i rrethon, nė pėrmasat e larta dhe tradhtitė tronditėse, nė ndjenjat dhe mendimet e thella (Muji, p.sh., kur mendohet "shikon barin kah po rritet"), nė gjatėsinė e poemave (mesatarisht dalin me 200, por edhe me 500, edhe me 1000 vargje), nė gjatėsinė e vargjeve (pėlqehet mė shumė dhjetėrrokėshi i bardhe - njė varg me mundėsi tė gjera shprehėse) etj. Por epitetin objektive ne e vumė nė thonjėza, sepse rapsodi shtiret sikur vetėm tregon objektivisht si kanė ndodhur ngjarjet, kurse nė fakt ai mban njė qėndrim tė caktuar, qofte edhe duke lėnė atė tė nėnkuptuar. Nė tė njėjtėn kohė, nė epos janė tė pranishme, do tė thoshim, me shumice, edhe detajet, situatat, trajtimet, personazhet e njė reference lirike : dashuria midis vėllezėrve e shokėve, dhimbja e humbjes sė njė personi tė dashur, gėzimi i takimeve miqėsore, ngjyrat plot shkėlqim tė njė peizazhi dhe lektisja para tij, portreti i njė vashe. Njė shembull pėr shprehės lirizmi ėshtė, fjala vjen, vajtimi i thekshėm i Ajkunes, gruas sė kryetrimit, mbi trupin pa jetė tė djalit tė saj tė vetėm. Veēse le tė vihet re qė edhe kėtu gjithēka pėrthyhet nėpėrmjet prizmit epik, ruan pėrmasat epike - dhembja e thelle e nėnės, mallkimi i saj i fuqishėm, keqardhja e elementeve tė natyrės dhe e bishave tė malit : Qyqe vetėm rrugėn paske marre, / Kan’ zan’ vend yjt’ vajin me e ndie !/ Kur ka dalė nder Lugje t’Verdha, / Ather’ nana hanen ka mallkue : / - T’u shkri-mt’ drita ty, o mori hane, / Qe s’ na ēove atė nat’ nji fjale, / N’ Lugje, t’ Verdha shpejt me dalė, / Bashk’ me hy n’nji varr me djale !... Kur ka shkue te varri i djalit, / Ka pa hin treqind vjeē ; / Ahi ishte rrema - rrema, / Nji ma t’bukurin mbi varr po e shtin. / Mir’ po pshtetet pėr deg’ t’ ahit, / Pikon loti mbi varr te djalit. Kanė lanė kangen zogjtė e malit, / Kanė lanė kangen me veshtrue ! / - Po a s’e din se kush ka ardhe, / Qe nuk ēohesh pėr m’u fale, / More i miri i nanes - o ? / Amanet, o more bir, / Dil nji here ksi burgut t’ erret, / Fol me nanen qė t’ka rrite : / S’ m’ ke lan’ kurrė kaq shumė mė prite ! . . . / More Omer i nanes - o! / A thue Gjogun me ta prue ? / Dil nji her’ pėr me lodrue, / Bjer nder gurra me u freskuč , / Kėrko majat bashk’ me zana, / Se ty varrin ta ruen nana, / More i miri i nanes - o !...

    Edhe rrėfimi ėshtė gjithashtu epik. Ai ėshtė plastik, monumental, i gjerė, solemn, shpesh mjaft i hollėsishėm, zakonisht i shtruar, me njė qetėsi sublime, pa ekzaltime, eufori e kuje, me njė force tė brendshme e tė natyrshme. Nė tė zėne vend tė gjerė pėrsėritjet e formave tė ndryshme ("Kqyr ēka bani krajli pėr me ba", "Pak u vonue, shum’ s’ u vonue"), deri nė pėrsėritjet e gjera epike, intonacioni zakonisht horizontalisht ose me dallgėzime tė lehta. Edhe melodia qė shoqėron poezinė ėshtė e qetė, recitative, disi monotone, por e thelle, si jehone malesh e kohėsh tė lashta. Ajo dėgjohet me endje, sepse plotėsohet nga dramaticiteti i ngjarjes, nga efekti i fjalės a i figurės poetike.
    [redakto] Fryma heroike

    Eposi shqiptar i kreshnikeve, siē del edhe nga kuptimi qė ka marre fjala kreshnik , ėshtė njė epos heroik. Fryma heroike e pėrshkon atė fund e krye ; me brumė heroik ėshtė ngjizur ēdo strukturė e mikrostrukturė e tij.

    Veēse kėtu heroizmi nuk del si diēka e jashtme, si vetėmburrjes a si mjet pėr tė tėrhequr simpatinė e dikujt. Ai ėshtė krejt spontan, genuin, i brendshėm, buron nga domosdoshmėria e rezistencės dhe e pėrballimit tė rreziqeve e tė vėshtirėsive. Eposi e paraqet heroizmin si mėnyre mendimi, sjelljeje a veprimi, qė ve nė qendėr tė sistemit tė tė gjithė vlerave trimėrinė, vetėmohimin, qė i quan ato atribute tė pandara te njė mjedisi shoqėror tė pėrcaktuar etnikisht, tė njė mėnyre tė veēante organizimi shoqėror. Ai e trajton heroizmin si njė tradite tė lashte, si njė kult tė vėrtete, si njė model etnokulturė tė kristalizuar, madje tė sakralizuar, gjatė shekujve : Zoti t’ vraft, bre Krajle Kapidani, / Pes’ dekika liri me tė dha -ne. / Tjetėr t’ mir’ nė t’ paret s’na kan’ lane, / Kurrnja nėsh veē mos me dek’ nė t’ shkrue -me, / Por me shpata m’ u pre tue kendue.
    [redakto] Legjendariteti

    Kėtė veēori ia jep eposit tė kreshnikeve tipi i mendimit poetik mbi bazėn e tė cilit ai ėshtė ngjizur e qė mėshiron. E ky ėshtė mendimi poetik legjendar, njė tip mendimi poetik karakteristik pėr njė shkalle tė caktuar tė zhvillimit shoqėror e qė, siē dihet, i paraprin mendimit poetik historik.

    Ky tip mendimi pėrben themelin specifik tė eposit tė kreshnikeve si zhanėr me vete, pėrcakton mėnyrėn e pėrvetėsimit tė realitetit prej kėtij eposi, mėnyrėn e raportit midis sė vėrtetės artistike dhe sė vėrtetės historike, natyrėn dhe tere sistemin e mjeteve shprehėse. Thelbin e kėtij mendimi e pėrben fondi i gjerė i elementeve mitike, pėrrallore, fantastike, qė e shpreh realitetin nė mėnyre tė legjendarizuar, jo sipas parimeve tė ngasjes a tė mundėsisė, por, nė radhe tė pare dhe kryesisht, sipas parimeve tė sė mrekullueshmes.

    Njė nder shprehjet e kėtij tip mendimi nė eposin e kreshnikeve ėshtė prania nė tė e njė lende tė gjerė poetike qė, pėr nga origjina, lidhet drejtpėrdrejt ose tėrthorazi me mitologjinė, kryesisht me poetiken mitologjike. Midis morisė sė elementeve tė kėsaj lende do tė mund tė pėrmendeshin : njė varg figurash mitike, tipike shqiptare, qė veprojnė nė epos me cilėsinė e personazheve artistike (zanat, tė lumet e natės, orėt, /shtojzovallet, gjarpėrinjtė qė u japin force kreshnikeve ose u shterojnė plagėt) ; zogjtė qė paralajmėrojnė ngjarjet ose marrin e shpien amanete ; vende tė kulteve pagane (Mrizet e Mėdha, Lugjet e Verdha, krojet, pyjet, shpellat) ; trupat qiellore qė komunikojnė me njerėzit ose "marrin ndore" (Dielli, hėna, yjet) ; "shpjegimet" e origjinės mitologjike tė kreshnikeve (Muji u bė i tille, p.sh., nga qė piu "tamel gjini nga zanat) ; lindjet dhe rritjet e mrekullueshme (p.sh. maturimi si kreshnik qė nė moshėn shtatėvjeēarė) ; ngurosjet dhe ēngurosjet e heronjve ; vdekjet dhe ringjalljet ; metamorfozat e lloj - llojshme fantastike (p.sh. kthimi i njeriut nė qyqe) ; mjetet ndihmese tė mrekullueshme ose, siē janė quajtur ndryshe, mjetet magjike (unaza magjike, qumėshti i gjirit tė nėnės, lėngu i luleve, uji qė shėron sytė, molla e arte) ; kundėrshtaret pėrbindėsha (Arapi i zi, Bajlozi) ; etj. Mbi themelet e poetikes mitike, ėshtė sajuar edhe gjithė ai sistem figurash hiperbolizuese ose personifikuese.

    Duhet thėne veēse e gjithė kjo lende mitologjike nė epos e humbet karakterin sakral, deri- diku zhvishet nga besimi nė tė si realitet dhe kthehet nė lende estetike, nė lende qė ndihmon njohjen dhe pikturimin e realitetit sipas ligjeve artistike qė ndihmon pėr tė theksuar ide tė caktuara e pėr tė karakterizuar personazhet e situatat. Kuptohet atėherė sė eposi nuk mund tė identifikohet me mitologjinė.

    Si shprehje tjetėr e mendimit poetik qė pėrmendėm, i cili pėrforcon karakterin legjendar tė eposit, do tė mund tė kuptohej edhe poetika pėrrallore, e zhveshur nga vetėdija e mirėfillte historike dhe mbi bazėn e sė cilės janė krijuar me njė bukuri tė rralle figurat e motivet imagjinare fantastike.

    Ne fakt edhe pse nė epos historia ndihet qartė e buēet pas ēdo situatė a personazhi, jepet jo aq me detaje konkrete, reale, por nė mėnyre globale, nė trajte ideali, si lėng historik ; edhe pse ėshtė e pranishme, mjegullohet, errėsohet nga hija e personazheve dhe situatave madhėshtore. Prandaj kėtu si nė baladat legjendare, pėrrallat legjendare, koordinatave historike tė kohės e tė hapėsirės u mungon saktėsia e plotė, ka diēka tė pėrcaktuar. Me sakte do tė mund tė thuhej se kėtu historia pėrthyhet nėn prizmin e poetikes legjendare, koha dhe hapėsira janė kohė dhe hapėsire epike, jo identike me kohėn dhe hapėsirėn reale.

    Nė eposin e kreshnikeve nuk kemi lėvizje lineare tė kohės historike. Kėtu zotėron pėrfytyrimi i njė kohė konvencionale, qė nuk i nėnshtrohet datimit, qė nuk e pėrfill kronologjinė, qė rrjedh ndryshe nga rrjedha reale dhe historike e saj. Nė epos koha mund tė ndalet, tė kthehet prapa, tė ngadalėsohet a tė pėrshpejtohet (jo rralle, p.sh., dielli e ndal vrapin e tij, nata zgjatet, pranvera vjen me shpejt). Kjo bėn qė edhe ngjarjet tė mos vijnė gjithmonė njėra pas tjetrės, sipas njė rendi real kohor, por tė mund tė nderojnė vendet ose tė ecin paralelisht. Nga ana tjetėr, koha ėshtė thuajse gjithmonė e shkuar e largėt, gjė qė duket edhe tė shprehjet : "Njė here e njė kohė", "Kėshtu m’kanė thanė se ā ba moti" etj.

    Nė eposin shqiptar tė kreshnikeve karakterit konvencional, epik tė kohės i pėrqaset edhe karakteri konvencional i pėrfytyrimeve pėr hapėsirėn. Edhe kėtu kemi diēka tė pėrcaktuar. Hapėsira, si tė thuash, jepet nė vija tė trasha e ndahet po kėshtu nė botė tė heronjve e nė botė tė huaj. Rrjedhimisht koncepti i eposit pėr hapėsirėn nuk pėrkon plotėsisht me vendbanimet reale historike, edhe kur aktivizohen toponimet e tyre. Nė tė njėjtėn kohė, sipas poetikes legjendare, nė njė bote tė papėrcaktuar, sidomos kur ajo ėshtė e largėt, ashtu si nė kohėn e largėt, mund tė ndodhin lloj-lloj ēudirash, tė hasen tė papritura dhe vėshtirėsi qė pėrballohen vetėm nga guximi dhe forca e kreshnikeve. Kėshtu qė papėrcaktueshmėria dhe largėsia relative kohore dhe hapėsinore nuk janė vetėm rezultat e legjendaritetit, por edhe mjaft pėr ta rritur atė, pėr tė rritur karakterin e jashtėzakonshėm dhe prestigjin epik tė ngjarjeve.

    Diēka e tillė vihet re edhe tek antroponimia e tė vlera e numrave. Pėr eposin ka rendėsi jo emri i personazheve, por qenėsia, pėrmbajtja, karakteri, profili artistik, botėkuptimi dhe psikologjia e tyre. Prandaj emrat edhe mund tė ndėrrohen. Nė fakt nė eposin shqiptar tė kreshnikeve njė pjesė e mirė e personazheve mbajnė emra myslimane. Ky ėshtė rezultat i kohės sė sundimit osman (fundi i shekullit XV-1912) e ka ndodhur edhe me krijime tė tjera tė lashta poetike shqiptare, tė cilat tek arbėreshet e Italisė, si dhe nė mjaft krahina tė vendit, ruajnė edhe sot e kėsaj ditė personazhe me emra mė tė hershme tė krishtere : Kostandini i Vogelith, p.sh. (heroi qė rikthehet ditėn e martesės sė gruas), ėshtė riemėruar Ymer Aga, Kostandini tjetėr (vėllai i vdekur qė ringjallet pėr tė plotėsuar fjalėn e dhėne, - tė ēoje pranė gjinisė motrėn e martuar larg) ėshtė kthyer nė Halil Garria, Hyseni i vogėl etj. Madje nė ndonjė rast procesi i islamizimit ka mbetur nė mes : nė njė variant tė baladės sė rinjohjes motėr-vėlla, vėllai quhet Gjon Pretrika (emėr i krishterė), kurse motra Fasilet (emėr mysliman) ; tek emri i njė kreshniku Gjergj Elez Alia - pjesėn e parė e kemi tė krishtere, kurse tė tjerat myslimane. Edhe njė varg numrash (pėrdorim me tė gjerė kanė : 3, 7, 9, 12, 30, 40, 300) nuk kanė vlere reale, matematike, por janė kryesisht konvencionale, numra epike klishe (pėrdoren, p.sh. pėr tė dhėne idenė e shumicės e tė madhėsisė).
    [redakto] Karakteri polistadial

    Vete lėnda poetike e eposit shqiptar tė kreshnikeve dėshmon se ai nuk ėshtė krijuar njėherėsh. Si ēdo fenomen tjetėr artistik ai ka pasur lindjen, veterritjen, maturitetin dhe pleqėrinė e tij me njė shtrirje tė gjatė nė kohė. Gjatė kėsaj kohė ēdo periudhė historikė i ka dhėne eposit njė lende tė caktuar historiko-shoqėrore e poetike, ka lėnė vulėn e saj nė tė. Prandaj eposi, ashtu siē na erdhi qė kur filluam ta njohim, u ngjan dėborave alpine ku shtresa zė shtresėn, ose njė pikture tė vjetėr mbi tė cilėn janė hedhur shtresime tė reja. Kjo i jep atij karaktėr tė spikatur polistadial. Sigurisht, vete poetika legjendare qė zotėron nė epos, fakti qė ai, si formė artistike, disi e "tjetėrson" realitetin e mund tė aktivizoje edhe nė kohė tė vona, lende me origjine poetike tė stėrlashte, pėrzierja nė ndonjė drejtim i lendes sė shtresave tė tij, bėn qė kėto tė fundit tė mos dallohen lehte ; por folkloristika shqiptare ka dalluar tashme qarte mjaft prej kėtyre shtresave.

    Gjithsesi, janė krejt tė dallueshme dy shtresa, ajo paraosmane dhe ajo pas pushtimit osman. Nė tė vėrtete shtresa pas pushtimit osman ėshtė tepėr e hollė nė krahasim me tė paren. Ajo pėrbehet kryesisht nga emrat myslimane tė disa kreshnikeve, nga armėt e reja qė hasen ndonjėherė (armėt e zjarrit), nga ndonjė element tė leksikut me prejardhje osmane, nga ndonjė incident i rralle11 ose kėngė (si tė tillė kemi vetėm njė), qė i bėn jehonė konfliktit shqiptaro-osman. Kjo ėshtė njė shtresė qė i ėshtė hedhur eposit tonė si njė farė pelerine e lehte e plot tė ēara, tė cilėn eposi mund ta rrezoje vetėm me njė lėvizje tė shpatullave tė tij tė fuqishme.

    Shtresa tjetėr, paraosmane, ėshtė shtresa bazė e eposit, qė i jep atij fizionominė ideoartistike si njė formė e veēante folklorike. Ajo ėshtė pakrahasimisht mė "e trashė", e plotė dhe e rėndėsishme sa shtresa pasosmane. Ėshtė pikėrisht kjo qė zbulon dhe e pėrcakton eposin si zhanėr, si formė tė veēante folklorike, si monument artistik, me volumin, strukturėn dhe formėn e tij. Ajo pėrbėhet nga gjithė ato elemente qė u pėrmenden mė lart, kur u fol pėr karakterin legjendar tė eposit, si dhe nga gjithė problematika themelore, lėnda baze historiko- shoqėrore, etnografike, muzikore etj., pėr tė cilat do tė flitet mė poshtė. Por edhe brenda kėsaj shtresė dallohen nėnshtresa tė ndryshme. Kuptohet se, pėr arsyet qė u pėrmenden, dallimi i tyre ėshtė disi me i vėshtirė dhe kufijtė mė pak tė pėrcaktuara. Kėshtu, nė epos gjejmė elemente tė matriarkatit (vendi i veēante i nėnės, nė njė kohė kur babai i kryekreshnikeve mungon krejt, elemente tė respektimit tė "vijės sė tamlit", vendi i veēante i dajės-avunkulati etj.), por edhe tė tilla (dhe ato pėrbėjnė shumicėn) tė patriarkatit ; zana diku paraqitet nė fazėn e saj mė lashtė, "tė eger", si forcė armiqėsorė pėr kreshniket (p.sh. tė kėnga "Martesa e Mujit"), por me tej njerizohet (humbet virgjinitet-in, fiton njė konstitucion psikologjik si tė malesoreve, - mban besėn, behet vėllam me kreshniket, - i ndihmon ata dhe u kėrkon ndihme, pėrzihet nė punėt e tyre), ashtu, madje nė njė mase mė tė madhe, si perėndite e "Iliades" ; ndonjė figurė tjetėr, edhe pse ruan thelbin e vet tė origjinės mitologjike, nė ndonjė drejtim thith lende historike relativisht tė vonė. Bajlozi ėshtė njė pėrbindėsh, qė vjen nga deti, por mban emrin e njohur nga hierarkia evropiane mesjetare - Bajulus - dhe kėrkon taksen karakteristike feudale bizantine "tym pėr tym", (ishte shkruar diēka qė unė s’e kuptoja).

    Njė gjendje e tillė na lejon ta pėrfytyrojmė rrugėn e eposit shqiptar tė kreshnikeve si atė tė njė topi dėbore qė e nis rrukullimen nga maja e malit, rritet gjatė saj, pėr tė ndaluar diku, pėr t’u shkrire disi duke humbur pjesė tė tera e duke "fituar" ndonjė shtrese tė re. Por bėrthama kryesore e kėtij masivi mbeti qė mbeti e paprekur. Kjo i ka ndihmuar folkloristet shqiptare tė pėrcaktojnė njė varg kėngėsh (rapsodish) qė i pėrkasin kėsaj bėrthame e qė, bashke me rapsodi tė tjera, pėrbėjnė fondin e lashtė a mė tė vone, por, sidoqoftė, paraosman tė eposit. Prej tyre po pėrmendim sa pėr shembull : "Martesa e Mujit", "Fuqia e Mujit", "Martesa e Halilit", "Gjergj Elez Alia", "Deka (= vdekja) e Halilit", "Omeri prej Mujit", "Muji i varruem (= i plagosur)", "Ajkuna qan Omerin".
    [redakto] Mirėfilltėsia popullore (karakteri fshatarak)

    Teoria e pėrgjithshme e eposit ka provuar se ai lind nė atė kohė, nė ato vende, nė ato krahina tė njė vendi, nė atė komb, popull a shtrese tė popullit ku ka probleme tė mėdha, shqetėsime tė mėdha, ballafaqime tė mėdha. Eposi shqiptar i kreshnikeve i ka gjetur problemet e tilla tė populli shqiptar, me sakte tė pjesa fshatare e tij. Ishte pikėrisht kjo pjesė, qė ishte e interesuar mė shumė se kushdo tjetėr pėr problemet madhore qė trajton eposi. Jo vetėm kaq, por edhe zgjidhja e kėtyre problemeve nė epos behet nga pozitat psikologjike e botėkuptimore, kryesisht tė fshatarėsisė sė thjeshtė, qė ėshtė mėsuar tė jetoje me pune tė ndershme, me zemėr e duar tė pastra. Ja pse nė epos zgjidhja e problemeve qė shtrohen behet pėrgjithėsisht nga pozita e jo nga sulmi pėr tė pėrfituar nga ajo qė u takon tė tjerėve ; nga trajtimi me dinjitet i tė huajve e jo nga mendjemadhėsia (nė epos flitet me respekt edhe pėr armiqtė, vlerėsohet trimėria e tyre ; ata mund tė urrehen, tė dėnohen e tė vriten, por nuk mposhten).

    Nė epos jepen me plot ngjyra e saktėsi mjediset fshatare, kryesisht malore (ku dielli "shumė" po shndrit e pak po "nxeh"), natyra qė i rrethon, mėnyra e jetesės sė njerėzve qė janė mėsuar tė pėrballojnė ashpėrsinė e terrenit e tė klimės, rreziqet dhe vėshtirėsitė. Aty nuk ka as edhe njė gjurmė nga mjediset e molepsura, "shkėlqimi" i jetės, mirėqenia dhe orgjitė feudale. Por ndryshon puna kur jepet, tė themi, jeta e antagonisteve, tė cilėt notojnė nė luks, ndonjėherė edhe nė ves. Ja njė pėrgjigje plot interes qė i jep Kraleviē Markut kreshniku Musa Arbanasi, pasi kujton lindjen e tė parit nė saraje tė mėdha e shtroje tė buta : Mue shqiptarja e ashpėr me lindi / Atje tė dhente, nė gurre tė ftohte, / Me plaf tė zi me mbėshtolli, / Me fije ferrash me lidhi, / Me qull tershere me ushqejti.

    Edhe mjetet artistike me tė cilat trajtohen problemet, janė tipike pėr folklorin fshatar ; sigurimi i gjithė arsenalit tė figuracionit nga mjediset blegtorale, bujqėsore e nga natyra.

    Karakterin e mirėfillte popullor, folklorik ia jep eposit edhe tipi i rapsodit, i bartėsit dhe ekzekutuesit tė tij. Kėta kanė qene tėrėsisht blegtore, bujq e fshatare tė thjeshtė, qė kanė kėnduar pėr qejf tė tyre. Pra, s’ka pasur rapsodė oborresh, rapsodė profesioniste e qė tė kenė kėnduar pėr hesap tė tė "mėdhenjve", duke i lavdėruar ata, kundrejt njė shpėrblimi.

    Mirėfilltėsinė popullore, folklorike e dėshmon edhe mungesa nė epos i ndikimeve tė artit tė kultivuar.
    [redakto] Forma (mėnyra) e ekzistencės

    Dihet se eposet njihen nė dy forma : si unitete integrale, tė plota, tė ndėrtuara si tėrėsi me njė logjike artistike dhe kohore tė caktuar, dhe nė formė kėngėsh (rapsodish) tė veēanta. Dihet gjithashtu se forma e parė ėshtė fryt i iniciativės krijuese tė individėve tė veēante, qė bashkojnė pjesėt nė njė tė tere. Eposi shqiptar i kreshnikeve jetoi dhe vazhdon tė jetoje nė formėn e dyte. Secila prej kėngėve tė tij trajton njė problem tė veēante, njė ēėshtje, qė nė lindje, nė rritje e gjer nė zgjidhje tė saj ; prandaj ēdonjėra paraqitet si njėsi e plotė e me vete artistike. Pėr kėtė arsye ato janė quajtur edhe epe, edhe poema. Por tė gjitha ato formojnė njė mase kompakte e koherente poetike.

    Ato i bashkon tematika, fryma e pėrgjithshme, personazhet e kristalizuara qė lėvizin nė tė gjithė hapėsirėn e eposit, format kompozicionale dhe strukturat, mjediset e zhvillimit tė ngjarjeve, mjetet shprehėse stilistiko-figurative dhe intonativo-melodike. Kuptohet se poemat, duke jetuar si njėsi artistike tė mėvetėsishme edhe pse ruajnė farė mirė thelbin, bėrthamėn kryesore e me tė gjerė, kanė pėsuar edhe ndryshime nga koha nė kohė, nga krahina nė krahine apo nga rapsodi nė rapsod ; pra, ato i janė nėnshtruar variacionit kohor a hapėsinor, fenomen ky i njohur pėr tė gjitha format folklorike. Kėshtu qė eposi, edhe nga pikėpamja e formės sė ekzistencės, mbeti si njė zhanėr i paprekur, i natyrshėm dhe i mirėfillte folklorik.
    [redakto] Tematika Rezistenca

    Tema kryesore e eposit shqiptar tė kreshnikeve ėshtė rezistenca : rezistenca pėr ruajtjen e trojeve, bjeshkėve, kullotave, shtėpive, nderit e dinjitetit tė botės sė kreshnikeve, tė fisit, tė familjes dhe individit ; rezistenca, konflikti dhe lufta kundėr forcave tė natyrės, tė pėrfaqėsuara nga zanat nė fazėn e tyre tė "egėr" (kėnga "Martesa e Mujit"). Nė tė gjitha rastet e tjera rezistenca e kreshnikeve lidhet me forca tė pėrcaktuara etnikisht. Vetėm nė njė ose dy kėngė si forcė e tillė dalin osmanet (kėnga e dyluftimit tė Musa Arbanasit me Kraleviē Markun dhe kėnga "Muji dhe Halili tė mbreti", pėr tė cilat u fol). Vetėn nė fare pak kėngė (ato mund tė numėrohen me gishtat e njėrės dore) si forca tė tilla dalin "Krajli i Talirit" (mbreti i Italisė), maxharet, gumatet, venedikasit (Bajlozi i eposit ėshtė Bajlusi - i dėrguari i Venedikut). Nė te gjitha kėngėt e tjera si forca tė huaja, me te cilat lidhet rezistenca e kreshnikeve, janė shqete (shkjete) - sllavet.
    [redakto] Tema te tjera

    Mund tė thuhet se temės bazė, rezistencės ndaj shqeve, i nėnshtrohen te gjitha temat e tjera, si : lindja e mbinatyrshme e heronjve, mosmarrėveshjet e keqkuptimet e pėrkohshme midis vete kreshnikeve, marrėdhėniet familjare, rrėmbimet e ndėrsjelleta tė kuajve, tė grave etj. Kėshtu, forca e jashtėzakonshme qė fiton kryekreshniku Muje me ndihmen e zanave, konsumohet pėr t’u rezistuar shqeve ; mosmarrėveshja midis vėllezėrve Muje e Halil, qė gati sa nuk arrin nė dyluftim (kėnga "Halili i qet bejleg Mujit"), gjykohet nga nėna e tyre si diēka qė do ta uronin shqete. Nė kėtė mėnyre terė eposin e pėrshkon fryma e rezistencės kundėr shqeve, fryma e alarmit te vazhdueshėm pėr shkak tė tyre, fryma e pasigurte dhe e nevojės sė vigjilencės sė pėrhershme pėr tė ruajtur botėn kreshnike "mos mė hy as korbi".

    Nė vargun e gjatė tė poemave qė pėrbėjnė eposin, situatat ku zbėrthehen temat janė nga mė tė larmishmet, mė fantastiket, mė tėrheqėset, mė madhoret, gati marramendėse. Kemi aty kulla hijerėnda, ku gdhijnė e ngrysin ditėt e armėpushimeve heronjtė ; marrėdhėnie midis vėllezėrve, kunatave, vėllamėve ; zjarre alarmesh qė paralajmėrojnė rrezikun ; zana qė i afrohen kullės sė kreshnikut nė muzg pėr t’u ankuar pėr diēka ; festa qė ndėrpriten nga njė kushtrim rrėnqethes ; marshime tė gjata, ndeshje tė egra nė bjeshke, dyluftime, pas mbarimit te tė cilave toka mbetet djerre nga zhgėrryeja e kėmbeve tė njerėzve e tė kuajve ; ndjekje homerike midis pamjeve madhėshtore tė natyrės ; karvanė dasmoresh qė lėvizin drejt dasmash tė rrezikshme ; krushq tė ngrirė a tė copėtuar ; endje si nė ankth kreshnikesh tė qorruar ; motra qė kėrkojnė rrugėn e kthimit tė vėllait tė plagosur me anėn e njollave tė gjakut ; turma korbash qė kakarisin mbi kufomat ; kronj qė skuqen kur nėnat lajnė rrobat e djemve tė kthyer nga lufta ; varre tė vetmuara e burgje tė errėta ; rėnkime tė vdekurish qė s’mund tė ngrihen te ndėshkojnė fyerjet ; vajtime tė madhėrishme e mallkime me pėrmasa tė pėrbindshme. Shkurt, siē janė shprehur me tė drejt studiuesit, njė aksion tė ethshėm, qė vazhdon qindra ditė apo qindra vjet, e qė pėrbėn materien poetike tė eposit.

    Se fundi, lidhur me tematiken e eposit tė kreshnikeve vlen tė pėrmendet se nė asnjė rast nuk kemi konflikte fetare. Njė argument plus nė kėtė drejtim ėshtė edhe fakti se eposi ka jetuar e jeton nė mėnyre tė gjallė e gjithė respekt dhe nė elementin katolik.
    [redakto] Bota dhe jeta e kreshnikeve

    Jeta dhe veprimtaria e kreshnikeve zhvillohen rreth Jutbinės, qytet i vogėl nė Kroaci. Teatri kryesor i ngjarjeve shtrihet nė viset veriperėndimore tė Gadishullit Ballkanik (Zader, Senjė, Kotorret e reja etj). Por nė epos rrethi i veprimeve zgjerohet dhe shkon nga Shqipėria nė Brigjet e Tunės (Danubit). Gjeografia e eposit pėrfshin, veē toponimeve tė mėsipėrme, edhe tė tilla si Vlora, Shkodra, Tetova, Budini (Budapesti), Bosnja, Rumelia, Maxharia, Toliri (Italia), Venediku, Turqia ; madje, nė raste tė rralla, edhe Moskovi e Bagdadi. Veē kėsaj, pėrmenden dendur edhe toponime tė paidentifikuara gjeografikisht si Bjeshkėt e Nalta, Lugjet e Verdha, Klysyrat e Zeza, qė mė shumė tingėllojnė si legjendare. Siē mund tė vihet re, toponimia e eposit nuk pėrkon plotėsisht me territorin e pėrhapjes sė tij, siē e njohim qė nė fillim tė shekullit, qė kur eposi nisi te mbidhej prej studiuesve. Njė dukuri tė tillė shkencat shqiptare e shpjegojnė me dy shkaqe, qė ndėrthuren midis tyre. Njėri ėshtė i natyrės historike, tjetri i natyrės artistike.

    Dihet se Iliret, tė parėt e shqiptareve, dikur shtriheshin nė vėri deri nė brigjet e Danubit. Dyndjet nė masė tė sllaveve dhe pėrpjekjet pėr t’u stabilizuar nė Ballkan (intensiteti i tyre mė i madh i hershem u pėrket shekujve VI-VIII), bėnė qė elementi ilir e mė vonė iliro-arbėror, tė tėrhiqet gjithnjė e mė shumė nė drejtimet jugperėndim, pjesėrisht tė asimilohet, diku-diku te mbetet edhe si ishull. Pra, kufiri i shtrirjes sė elementit tė shtyrė e nė tėrheqje, ishte gjithmonė nė lėvizje. Atėherė nuk ėshtė krejt pa kuptim tė supozohet, merret vesh, me njė siguri mjaft relative, se bėrthama e eposit shqiptar tė kreshnikeve sjell jehonėn e njė stadi tė hershem tė caktuar tė kėsaj lėvizjeje.

    Nė tė njėjtėn kohe, siē u tha, hapėsira dhe koha e eposit, si zhanėr qė ka nė themel legjendaritetin, janė hapėsire dhe kohe epike. Pėr mė tepėr, ky zhanėr i lejon vetes qė, si kohėn dhe hapėsirėn e largėt, t’i pėrdore pėr tė rritur legjendaritetin, prestigjin epik. Nė kėtė kuptim gjeografia e eposit, nga ana artistike, ėshtė plotėsisht e pėrligjur.

    Shoqėrisht kreshniket dhe ajo shtrese e popullit qė ata pėrfaqėsojnė janė tė organizuar nė bashkėsi te lira fshatare : nuk i paguajnė detyrime askujt, kanė si preokupacion tė pėrhershėm "mos me u ba raja", udhėhiqen nga prijės tė zgjedhur midis me trimave e me te virtytshmeve sipas moralit tė tyre, nuk njohin asnjė zot veē prijėsit, vendimet e rėndėsishme i marrin bashkėrisht nė kuvendet e mbledhjet e gjera.

    Kėto bashkėsi tė lira jetonin nė vendbanime te ngulura, qė thirreshin katunde. Ndonjėherė nė epos pėrmenden edhe lagje tė veēanta, p.sh. lagjja Potureshe.

    Ekonomia e tyre ishte kryesisht blegtorale. Nė shumė poema pėrmenden grigjet me dhen e dhi ose gjedhe, pėrmenden kullota e tėbanat e tyre (stanet verore). Nė poema tė tjera tregohet se edhe vete kreshniket shpesh merreshin me gjueti (njė skenė madhore gjuetie kolektive e kemi te "Martesa e Mujit"). Nė poema tė tjera akoma ka mjaft tė dhėna qė dėshmojnė se bashkėsitė e lira fshatare, ku bėnin pjesė kreshniket, merreshin edhe me bujqėsi (figuracioni i marre nga mjedise bujqėsore, - "Po a t’ kan’ plasun sytė e ballit, / Kėshtu me i shkrepe demat e kularit", - tregime si ai pėr Mujin qė, kur ėshtė duke lėruar me qete e mbrehur nė parmendė dhe njė kalimtar e pyet se ku i ka kullat Muji, i tregon drejtimin duke ngritur parmendėn me gjithė qė, etj.) Pra kreshniket nuk njohin vetėm zanatin e luftės. Ata dalin kėshtu si reparte tė armatosura tė bashkėsive tė lira fshatare qė vigjilojnė buze kufirit, por edhe, sa herė kanė mundėsi, e nderojnė shpatėn me kėrrabėn a parmendėn.

    Kreshniket banojnė nė kulla tipike shqiptare, kulla tė ndėrtuara jo vetėm pėr banim, por edhe pėr mbrojtje (me mure te trasha e frėngji) ; ushqehen me produkte blegtorale - bujqėsore tė pėrpunuara nė mėnyre etnikisht tradicionale (p.sh. hanė nga njė dash tė pjekur, pinė verė a raki) ; vishen e mbathen malėsorēe (nė epos kemi njė rekuizite tė terė veshmbathjeje dhe orendish shtėpiake karakteristike : lėkurēet, tirqit, opingat dhe kapuēi i bardhe gjysmėsferik, fustanella- "fistani" -, jakucja, shtretėrit prej druri, ēerepėt pėr pjekjen e bukės, mjelcet prej druri, kungujt e verės) ; ata luftojnė me topuzė, mizdrake, heshta, shigjeta, shpata, gurė (mė vonė hyjnė nė epos armėt e zjarrit).

    Eposi e jep botėn e kreshnikeve si njė botė etnikisht tė veēante, tė ndryshme nga ajo e tė huajve, edhe nė pikėpamje tė veēorive kulturore ose traditave etnike, te gjithė konstitucionit etno-psikologjik.
    [redakto] Mosha e eposit

    Njė varg arsyesh na bindin se eposi heroik i kreshnikeve e nisi rrugėn e vet artistike mjaft herėt.

    Se pari, do tė rikujtojmė lėndėn e gjerė me origjine mitologjike e pėrrallore, mendimin poetik legjendar, reminishencat e matriarkatit, qė u pėrmenden. Nė kėtė fond tė lashtė do tė duhej tė shtoheshin edhe elemente tė hershme muzikore (forca e madhe pėrgjithėsuese dhe karakteri i qėndrueshėm intonativ, prania e njė "fjalie" muzikore tė vetme qė pėrsėritet e ndryshuar gjate kėngėve, modet e gjymte dy - re - katėr tingullore, karakteri i ndieshem recitativ), si dhe disa fjale e forma gjithashtu tė hershme gjuhėsore qė janė ruajtur tė ngurosura, tė fosilizuara (fjala gjegjem me kuptimin dėgjoj, folja djerg me kuptim vepror kalimtar - dėrgoj, ēoj, zbres diēka a dike, forma foljore nderin nė vend te nderojnė ose nderonjen, pėrmbysja e gjymtyrėve tė kohės sė kryer - pshtue kam, dalė kanė - nė vend tė kam pshtue, kanė dalė etj.) Janė pikėrisht kėto elemente qė i kanė bėrė studiuesit objektive tė pranojnė gati njėzėri lashtėsinė e eposit shqiptar tė kreshnikeve. Le tė citojmė njė konstatim tė M. Lambercit : "Elementet shqiptaro - ilire, figurat e besimit popullor shqiptar, qė janė tė gjalla, si edhe armėt e vjetra janė dėshmi kujtimesh tė njė datė fort tė lashte".

    Shkencat shqiptare marrin nė konsiderate teorinė e pėrgjithshme tė eposit, e cila ka pranuar tashme se ēdo epos me pėrmbajtje tė tillė epiko - legjendare ėshtė fryt i periudhave historike, kur kapėrcehet faza e bashkėsisė primitive, e shoqėrisė thjesht fisnore dhe kur bashkėsi tė tjera popullsish mė tipare tė njėjta etnike hyjnė nė rrugėn e kristalizimit tė kombėsisė. Pėr historinė shqiptare kjo faze pėrkon me periudhėn e kalimit nga bashkėsitė e gjera etniko-politike ilire (shek. V-VI) drejt formimit tė kombėsisė shqiptare (shek. X-XIV). Shekulli i XIV ėshtė kufiri kohor kur kapėrcehet historikisht ai tip mendimi poetik qė plazmonte eposin heroik legjendar, kur shter procesi i mirėfillte i kėsaj poezie dhe zhduket domosdoshmėria historike qė lind kėtė poezi. Nė prag tė pushtimit osman kishin ndodhur procese tė tilla (zhvillimi ekonomiko-shoqėror e politik - kalimi nė fazėn e zhvillimit tė plotė tė feudalizmit), te cilat po zėvendėsonin brenda folklorit mendimin poetik legjendar me mendimin poetik historik, i cili nisi tė krijoje epiken historike. Qė eposi shqiptar i kreshnikeve e mbylli qerthullin e vet krijues nė shekullin XIV, dėshmon edhe vete folklori shqiptar : sipas njė legjende, kur Muji ndeshi njė bari mė pushkė dhe provoi nė pėllėmbėn e vet sė plumbi i pushkės, i kėtij "teshi" (sendi) tė vogėl, tė shpoka, e kuptoi se mbaroi epoka qė kishte nevoje pėr ta, pėr heroizmin e forcėn e madhe fizike, prandaj, bashke me kreshniket e tjerė, u fut nė njė shpellė tė thellė pėr tė mos dalė kurrė mė.

    Ky proces provohet edhe nga vete tematika e eposit tė kreshnikeve. U tha se tema e tij kryesore ėshtė rezistenca kundėr trysnisė sė tė huajve, kryesisht tė sllaveve. Historikisht dihet qė kjo trysni e rezistencės filloi qė nė dyndjet e para tė sllaveve nė Ballkan nė shek. VI-VII, pėr tė vazhduar edhe mė vonė, sidomos nė shek. XII-XIV, nė kohėn e shtrirjes sė sllaveve drejt jugut, perėndimit e juglindjes sė Ballkanit (koha e Nėmanjideve). Sigurisht rezistenca kundėr trysnisė sė tė huajve, nė njė fazė tė caktuar, u gėrshetua me rezistencėn e fshatarėsisė sė lirė kundėr depėrtimit feudal. Por nė rrethanat e Shqipėrisė feudalet ishin mė tepėr tė huaj. Ndofta pikėrisht pėr kėtė arsye nė epos nuk gjejmė asnjė rast rezistencė kundėr feudaleve vendas.

    Si rrjedhim do tė mund tė thuhej se eposi shqiptar i kreshnikeve e nisi rrugėn e vet artistike qė me fillimin e rezistencės kundėr dyndjeve sllave, pėr t’u maturuar nė shek. XII - XIV e pėr t’ia lėnė vendin pas kėsaj eposit historik shqiptar. Me tej ai do tė vazhdojė tė jetojė, madje do ta theksoje karakterin e vet polistadial, por si njė formė artistikė me fytyrėn e kryer kryesisht nga e kaluara, cilėsinė e njė zhanri folklorik paraosman.
    [redakto] Gjykime

    Mendohet se eposi e ka origjinėn e tij nė para dyndjeve sllave nė territorin e Ballkanit. Teksti i kėngėve tė ndryshme tregon pėr betejat e dy vėllezėrve me grupe sllave, duke e bėrė kėtė cikėl mė shumė njė rrėfim tė rezistencės sė popullsisė etnike aty, kundrejt fiseve sllave. Nė kėto luftime, Muji dhe Ajkuna humbasin Omerin. Ky epos epik ngjason shumė nė formimin e tij epik, me "Iliada" dhe "Odisea" dhe ėshtė Eposi i kreshnikėve njė epos me vlera etnokulturore. Mendohet se kėngėt, nė shumicėn e rasteve kėndoheshin pėr "miqtė e ardhur" si njė mėnyrė dėfrimi. Pa dyshim kėto kėngė nuk mund tė mungonin nė festat e ndryshme tė malėsorėve, edhe pse ėshtė e dyshimtė ideja se kėngėtarėt nuk merrnin asnjė shpėrblim pėr tė ekzekutuar kėngėt e kėnduara.

    Jo shpesh herė dhe jo radhė herė, studiuesit debatojnė mbi kėtė epos. Njė mendim se Ajkuna ėshtė nė tė vėrtetė gruaja e Omerit, dhe jo nėna, nuk ėshtė shumė i pėrhapur, edhe pse njė mendim i tillė ekziston. Sa do i pabazuar tė jetė ky mendim, do tė duhej njė analizė e thellė nga persona tė specializuar nė kėtė fushė pėr tė mbėshtetur kėtė mendim. Pėr momentin ideja mė e saktė ėshtė se Ajkuna ishte nėna e Omerit dhe gruaja e Mujit duke u mbėshtetur te kėnga elegji "Ajkuna qan Omerin", qė ėshtė njė vajtim tipik i njė nėne pėr tė birin e saj. Njė debat tjetėr jo shumė i pėrhapur ėshtė origjina e eposit. Pak persona shprehen se Muji dhe Halili janė Boshnjakė. Megjithatė njė mendim i tillė do tė ishte pa bazė, sepse cikli vetė flet pėr luftėrat e popullit etnik shqiptarė kundra tė ardhurve sllavė. Megjithatė kėto janė debate qė nuk kanė shkaktuar trazira nė aspektin kulturor.
    [redakto] Kėngėt mė tė njohura tė eposit

    Nė tė vėrtetė Eposi i kreshnikėve ėshtė njė epos i pasur me kėngė tė shumta. Mė poshtė paraqiten disa nga kėngėt mė tė njohura tė kėtij eposi :

    * Martesa e Mujit
    * Fuqia e Mujit
    * Orėt e Mujit
    * Ajkuna qan Omerin
    * Martesa e Halilit
    * Muji e tri zanat e malit
    * Halili pret Pajo Harambashin

    [redakto] Literaturė
    Books-aj.svg aj ashton 01.svg Ky material duhet bartur tek projekti i Librave Books-aj.svg aj ashton 01.svg


    [redakto] “Vajtimi i Ajkunės”

    Drita a dale e drite s’po ban,
    ka le dielli e nuk po nxeh :
    ēa ka ba Gjeto Basho Muji ;
    Djalin n’dhe Muji e ka shti...
    A dredhe Muji e nė shpi ka shkue,
    nana e djalit po e pyet ;
    - Mujo, djalin ē’ma ka gjete ?
    N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete ?
    Qyqe vetėm rrugėn paska marre,
    kane zane vend yjt’ vajin me e ndie !

    Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,
    atėherė nana hanen ka mallkue :
    - T’u shkimte (shoftė) drita ty, o mori hane,
    qe s’ma ēove atė natė nji fjalė,
    n’Lugje t’Verdha, shpejt mė dalė
    bashkė me hy n’nji varr me djalė !
    Kur ka shkue te varri i djalit,
    ka pa ahin treqind vjeē,
    ahi ishte rrema-rrema,
    nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin

    Mire po pshtetet pėr degė t’ahit
    pikon loti mbi varr te djalit
    Kane lanė kangen zogjtė e malit,
    kane lanė kangen me veshtrue !
    - Po a s’e din se kush ka ardhe,
    qe nuk cohesh pėr m’u fale,
    more i miri i nanes-o ?
    Amanet, o more bir,
    dil nji here ksi burgut t’erret,

    fol me nanen qė t’ka rrite
    s’m’ke lanė kurrė kaq shume me prite !
    More Omer i nanes-o ;
    A thue gjokun me ta prue ?
    Dil nji here pėr me lodrue
    bjer nder gurra me u freskue
    kėrko majat bashke me zana
    se ty varrin ta ruen nana,
    mori i miri i nanes-o !

    [redakto] "Fuqia e Mujit"

    Lum e lum pėr t’lumin Zot,
    Nu’jem kanė e Zoti na ka dhanė !
    Kurr ish’kanė Muja djalė i ri,
    M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni ;

    Coban lopesh zotnija e ka ba,
    Pėr gjith ditė bjeshket Muja tu’i kerkue ;
    Pėr gjith ditė nder gurra t’u u freskue,
    Pėr gjith ditė nder mriza tuj pushue
    Rruge as shtek pa njofte nuk ka lanė

    M’i ēon lopėt gjithhere ku s’i’n kanė
    ‘I nate lopėt cobanit i paskan hupe
    E tu shpija nu’ka mujte me dredhe
    Buze nji shkambit m’u ndalė asht ngushtue

    Asht ule djali aty pėr me fjete
    Paj dy djepa aty ki’n qillue ;
    E kan marre brimen e tuj kjajte
    M’asht avite Muja me i shikjue
    Po i pajton tuj i pekunde
    E t’dy djepat ika vun nė gjumė
    Bardhe si drita dy Zana atėherė kanė ardhe
    - Ty, qysh tė thonė – Mujon e kan pvete-
    Zo’ ! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete !-

    Muja atėherė shka u ka thanė
    Rrogtar lopesh un kam qillue
    Pėr gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
    Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
    M’kan hupe lopėt, e askund s’kam mujte mė i gjete
    Ktu m’xu nata e u ngja pėr me fjete
    S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie
    Ishin kanė tuj kajte keta dy fmi
    Kurrkund carje fmia nu’m’kan lanė

    M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
    I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue
    Po Zo’ ! shka jeni me gjithė ket drite ?-
    - Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
    - Tuj u sjelle na njėrzvet me u ndihmue,
    Ti c’farė ndere, Mujo, po na lype ?
    Qi dy djepat na ike vu nė gjumė ?
    A don force, Mujo, me qindrue ?
    A don lufte, Mujo, me luftue ?

    A don gja, Mujo, a don mall ?
    A don,dije, Mujo a don gjuhe ?
    Lyp shka te duesh Mujos te i kan thanė
    Kqyr Muji atėherė c’ka qite e ka thanė :
    - Shpesh po m’ngucin cobanija
    Shum inad cobajt si me kanė

    Paj me force me ja u kalue un due
    Njana shoqes Zanat atėherė i kan thanė :
    - Tamel gjiut Mujit pėr me i dhanė
    Tamel gjiut i kan dhanė me pi
    Me tri pika djalin m’a kan ngri
    E ika fale Zoti kaq fuqi
    Sa me e luejte shkambin ma t’madhin
    - Kape gurin ! - Zanat i kan thanė
    Njimi okesh e ma guri ish’kanė

    E ka kap gurin njimi okesh
    Badihava peshue me duer e ka ;
    Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma
    Njana shoqes Zanat atėherė i kanė thanė :
    - Edhe do tamel Mujos me i a dhanė
    E ka marre tamlin Muji e e ka pi
    E ka kape gurin me e peshue
    Deri nė gju ai gurin e ka cue
    E ka ugje prap n’toke e ka pushue

    Kqyre Zana sa mire ka thanė :
    - Edhe pak gji Mujo me i a dhanė
    I ka dhanė prap gji pėr me pi
    Sa don Zoti t’i ka dhanė fuqi
    E e ka marre gurin me e peshue
    Deri nė shoge (brez) gurin e ka cue
    E kan pa Zanat e kan kqyre
    Njana tjetrės prap te i kan thanė :
    - Opet (pėrsėri) Mujit gji lypet me i dhanė

    E ka marre Muji gji me pi
    O ! se c’po i ep edhe Zoti fuqi
    Kenka ba si me kanė drangue
    Ka marre gurin me e peshue
    N’cep te krahit Muji e ka vdue
    Njimi okesh gurit i ka qindrue
    Njėna shoqes Zana c’ka i ka thanė :
    - Tjetėr gji Mujit mos me i dhanė :
    Pse tjetėr gji Mujit pėr me i dhanė

    E batis dyrnjan ana-m’ane,
    Atėherė Zanat Mujin po e zhgjertojne
    Se sa t’vogėl qi po flasin :
    Pėrmbi krye hana tuj i shikjue
    Pėrmbas shkambit hija tu’u zgjatue
    Sa miqsisht me te kan kuvendue
    Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thanė :
    - Probatin na, Mujo, duem me te xane :
    Fol ti, Mujo tash qysh po thue ?-

    - Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue !-
    E ka fale Zoti sabahin
    Ferk e ferk Muji kanka cue
    I ka gjet lopėt e nė shpi ka shkue
    N’fushė t’Jutbines Muji kur a ra
    Bytym shoket e mbledhun i ka pa
    Se me Mujin aty i’n kenė msue
    Me i a mujte Mujit tuj ladrue
    Kqyre seri Muji shka ka ba :

    I a ka nise me cobaj me ladrue
    Send ma t’fortin me dore e ka kape
    Pese konope perpjete i ka dhanė
    As kurrkush me fole nuk po flet
    Se me thue kur po i bjen
    Dekun n’toke gjinden po i qėte
    Prej zotnis – tha – Mujit asht largue
    Prej zotnis – burri kur asht da
    Ka dredhe n’shpi - tha – nanen pėr me e pa

    *Tha – I a ka nise Muji tuj punue
    *Tha – I a ka nise Muji tuj luftue !
    E n’sa lufta Muji si po bjen
    Ai gjith here me ndere si po del


    Martesa e Halilit
    Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh !
    C’po e merr fryma rrapin e Jutbines !
    Bore e madhe paska ra :
    Randojne ahet pėr me u thye
    Kanė cetinat vetėm kreshtat
    Ushtojne lugjet prej orteqesh
    Prej orteqesh kah po bijne nder gropa
    Kanė ra vashat me gja nė lume

    Kanė gjete lumin ngri akull
    Kanė nise vashat me lype krojet
    Kanė gjete krojet tane ngri hej !
    Ka dalė Muji me kreshnike
    A thue ndeshet me ndoj gja malit
    Sa shpejt diellin ma zu reja !
    Shpejt ma endi njėi pelhure t’gjane e t’gjate
    E ia ka veshun majat rreth e rrotull
    Qe kur jane kap trimat-o te lumi

    Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
    Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin
    Ngrine trimat, u sharruen
    Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit
    T’tane pėr darke Muji i ka ndalė
    Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
    E ka vu njė barre dru t’vogėl nė zjarr
    Treqind vete prihere m’u nxeh…
    Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe

    Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet !
    Kanė marre llafin e po llafiten
    Kanė marre gazin e po gazmojne
    Kanė nise trimat Mujin, po pyesin
    - N’vater tande, Muje, kemi qėllue
    mos na ki rande pėr nji fjale…
    Qysh Halilin s’e martove ?…
    Jane martue krejt mosha e tij…
    Djemt’e tyne n’loje te tane kanė dalė

    A t’u dhimbsen paret pėr me i dhanė ?
    A t’u dhimben dasmat pėr me i ba ?
    Tutna djalin dikush po na e rre
    Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja
    Rob te gjalle djalin po e zane
    Le konakun, Muje, po ta fikin
    Ma zi fisin, Muje, po na koritin…
    - Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
    Se mire hallin po ma ditki, burra !…

    Ju t’pavllazen shoke s’keni qėllue
    Kujt po i dhembe dasmat pėr vlla t’vet ?
    Ky edhe s’asht or burra cub flligshish
    Mire e njihni se asht daji trimnish-
    Atėherė djali ka nise me fole
    - Kah kam vlla e kah kam moter
    vdeksha para n’u martofsha
    se gjithė gratė e Krahines ku jane
    se gjithė vashat e Jutbines ku jane

    bash si motra qė po m’duken
    dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit
    po s’e mora Tanushen e kralit
    E une Tanushen vete e kam pa
    Gja ma t’mire s’sheh njėri nėn kete diell
    Vetulla e saj e drejte si fiskaja
    Shtegu i ballit si shtegu i malit
    Kur merr hana me prendue
    Syni i saj si kokrra e qėrshis

    E ka qėrpikun si krahu i dallendeyshes
    Fytyra e saj si kuqet molla n’dege
    Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
    Goja e vogėl si lulja qė shperthen
    Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
    Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
    Qafa e saj si qafa e pellumbit
    Shtati i saj porsi shtat cetine
    Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)

    Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta
    Kurrrkund nji shteg qė nuk me late
    Pėr me dalė deri nė Krajli !-

    Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue !
    Sa shpejt deti ka ndigjue !

    E e ka cue nji fryme te forte
    E e ka cue njė fryme te nxehte
    Bijne orteqet nėper gropa
    Ushtojne malet si prej motit !
    Por tri dite e ma s’ka zgjate
    A shkri bora e ka ra n’lume
    Por tri jave e ma s’ka zgjate
    Cka e ka ba lumi ate te bardhe ?
    T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det

    Cpo kendojne bilbilat n’mal
    c’po lodrojne femija n’fushė
    - Shpejt mė dalė te t’bani (stan nė bjeshke)
    se ka shperthye ahi ! –
    Atėherė djali Mujit i ka thene :
    - Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhanė…
    Atėherė djali i ka kcye gjokut n’shpine :
    - T’mire u pafshim ! – Mujit i ka thanė
    Ka marre rrugen pėr krali

    Dy here djalin kurkush s’e ka pa
    Kalojne male e kalojne lugje
    Kalojne brėshtė (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
    Kal ojne dite e kalojne nėt…
    - C ’ka ka hana qė s’po del ?
    Kan e pyet bilbilat e malit
    Pritni pak more zogjt e malit
    Ju me kndue tjetėr pune s’keni
    Hana sonte ka ndodhe zane

    Ka nji ndore (ne mbrojtje) me pėrcjelle…-
    Qatėherė djali sa kish ra n’breg t’lumit
    Ka lidhe gjokun brenda nė nji imshte (ahishte me drure te rinj)
    Imshta ishte tane ahishte
    Vete shatorret nėper muzg te nates po i lyp
    Kur ta mbrrite tė cadra e kuqe…
    Ka zane vend pėrmbas nji lisi
    Rranjėt e lisit shpernda nė lume …
    Sa urtisht djali qė po e msyn (sulmon)

    Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
    Kamba-doras asht avite…
    - Po ket fytyre ku e ka pa
    qe po me gjet me te Halilit ?-
    Ma gjate djali s’ka durue :
    - Po je a njėri qė ke bese ?
    - Te thafshin krahet more djale i ri
    se fort thelle qė paske hy !…
    Hajde brenda, kopil (djale i shkathet) ; - po i thote

    Se ja vdesim te dy pernjihere
    Ja te dy kemi shpetue !-
    Atėherė djali brenda ka hy
    E ka marre vasha pėr dore
    Shpejt e shpejt te nj’ode i prin…
    I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat…
    Krejt si cike djali po ngjan…
    N’breg te detit, pėrmbi shkamb
    Dymbedhjete katesh kulla e nalte

    Kurrkund shoqen nuk e kishte
    Treqind hapash kulla e gjane
    Te tana ballet guri te lemue
    Anash krejt guri te latue
    Latue shkambi prej mermeri
    Aty gurrat me flladite
    Aty kopshti me u mahite (pėr te kaluar kohen)
    Aty velat me valzue (pėr te lundruar)
    Me valzue pėr shpine te detit…

    Me Halilin brenda kanė hy…
    Sa fort shpejt kralica gati asht ba !…
    Kur ka pa sokol Halilin
    A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni…
    Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
    Fill te krali paska shkue…
    - Te kanė ardhe cubat e Jutbines
    e ty kullat t’i kanė zaptue
    erzin marre, cikat cnjėrezue ! -

    Krali shpejt qėnka shtrengue
    t’dy prej krahu krajli i ka kape…
    n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye
    rrugen e madhe Tanushes ia ka dhanė
    Mire po e ndal Jovani (njė mik) e po e pyet :
    - C’asht ky vaj Tanushe lum motra ? – i thote-
    Se kso britme kure nuk kemi ndi !
    - Rob kanė zane Halilin e Mujit
    e mue rruget tata m’i ka dhanė

    ma pėr t’gjalle te shpia mos me kthye !…
    Nji fjale Mujit te dera me ia cue
    Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
    Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe ! –
    E ka gjete nji njėri te beses
    Menjihere Mujit naten ia ka nisun
    N’nestret nadje djali asht kape te kulla
    Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
    T’madhe burri paska nise me qėshe :

    - A t’kam thanė taraku (dem, mezat) i Kotorrit
    se Kotorret kanė me ta hanger kryet ?…
    Ka dalė trimi nė beden te kulles
    Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
    - S’kam cka u them more aget e mi
    vec me koriti sokol Halili
    Me u shtrengue burra si te mundni
    Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen ! –
    Kanė ba ashtat trimat me ushtue

    Kanė ba lumin trimat mu turbullue
    Kanė ba gjoket trimat me fluturue
    E t’jane kape te Kotorret e Reja…
    Neper rane t’detit Muji i ka shpernda :
    - Ver me goje mos guzoje kush me ba…
    Se shume njėrez qėnkan mbledhe n’Kotorre !
    Me kushtrim krali i ka thirre –
    Midis logut asht nji djale i ri
    Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh

    Ai asht Halil aga i ri
    Mbare Kotorret me ate po qėshin :
    - A po e sheh Halil, vdekjen me sy ?
    Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qėn ?
    Kuvend burrash djali paka shtrue…
    - S’asht ngushte njėriu deri n’dite te vdekjes
    - Fjalen e mbrame nė pac me e fole
    se ty jeta m’at hu t’u ka sose !…
    - Pese dekika (minuta) liri me me dhanė :

    Tjetėr t’mire nė t’paret nuk na kanė lanė
    Kurrnji nėsh mos me vdeke nė shtrat
    Por me shpate m’u pre tuj kendue…-
    Edhe duert mire ia shpengojne
    Ia kanė dhanė lahuten nė dore
    Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre
    Krejt po e kendon kangen nė gjue te pareve
    Qaty Muji nėper fushė ka dalė
    E e ka ba nji piskame te madhe

    Jane shembe kullat gjer nė themele
    U trand deti me hy brenda
    Kanė gjemue malet si pėr mot t’lig !
    Kurrnji trimat nuk po e lanė me ike
    Lufte e rrepte aty qė po bahet
    Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
    Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
    Notojne kurmat thelle nė det
    Notojne trupat nėper gjak

    Hic s’po lodhet Gjeto Basho Mujei
    Sa thelle trimi me paska hy !…
    Muji djalin e ka shpengue
    A turre djali si i terbue
    Gjalle me dore kralin e ka zane
    Me shpin nė hu ditet i mbaroi
    Qatėherė burrat kanė rroke unat (urat e zjarrit)
    Shpejt qyteti ka marr zjarr
    Ka marre zjarr krejt nė fund e nė maje

    Sa fort Muji m’asht terbue !
    Aspak dhimbe trimi s’po ka
    As pėr kulla qė rrenohen
    As pėr t’vdekun qė shkrumbohen !…
    Tri here dielli ka prandue
    Tri here hana ka ague
    Kurrkund zjarri me pushue

    Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Eposi_i_kreshnik%C3%ABve"
    Kategoritė: Pėr pėrmirėsim | Transporto
    Mjete vetjake
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 15-12-2010 mė 03:53

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Hakmarrja e legjendės


    Foto: Jetmir Idrizi Legjendat Muji dhe Halili, tė cilėt kanė jetuar vetėm nė imagjinatėn e shkrimtarėve, janė ringjallur nė njė fshat tė Drenicės.

    Nė telin e Lahutės, ata edhe mė tutje shkulin lisa dhe peshojnė shkėmbinj. Muji dhe Halili kanė qenė dy malėsorė qė kanė pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendės, ishin shtatgjatė, muskulorė dhe me mustaqe tė gjata.
    Madje, fshati Marinė i Drenicės ka njė lidhje shumė tė veēantė me kėta dy malėsorė. Kėtė lidhje e bėjnė mė tė fortė dhe tė prekshme tre gurė tė mėdhenj, tė cilėt qėndrojnė afėr shkollės sė fshatit.

    Brez pas brezi nė Marinė me rrethinė tregohen legjenda se si kėta gurė janė peshuar nga duart e Mujės dhe Halilit.
    Ndėrsa profesorėt e shkollės fillore nuk kanė nevojė t’ua vizatojnė nxėnėsve madhėsinė e gurėve nė dėrrasė tė zezė. Ata i kanė vetėm pak metra larg shkollės dhe fėmijėt kanė mundėsi edhe t’i shohin nga afėr.

    “Sė pari kur i kanė gjuajtur gurėt Muji dhe Halili, si ka ra kėtu njerėzit kanė menduar qė ėshtė tėrmet, por kur ka ra ka shpėrthye uji”, rrėfen Kushtrimi i cili ėshtė nė klasėn e tretė.
    Marinasit kėta tre gurė i ruajnė si sytė e ballit. Ata besojnė se kush i prek gurėt, mund t’i ndodhė ndonjė fatkeqėsi nė familje. Nė kėtė mėnyrė, gurėt janė ruajtur nga dėmtimi.

    “Nuk kanė guxu, kush e ka prek atė janė domtu tė gjithė. Kush e ka prek iu ka kajt nana”, thonė njė banor i fshatit Marinė.
    Vėrtetėsinė e tyre nuk e konteston askush nė Kosovė. Madje as tė rriturit.

    Ata besojnė se kėta tre gurė janė hedhur nga duart e Mujės dhe Halilit nga fshati Gradicė, i cili gjendet tri kilometra larg Marinės. “Para 150 vjetėve kėta gurė janė kėtu, dy kėtu e njė qatje. Thonė qė i kanė gjuajt prej Qyqavice, Tali e Muja kėta e Halili atė”, rrėfen Metush Hoti nga fshati Marinė, duke treguar me gisht gurėt e mėdhenj.

    Madje edhe mėsuesit besojnė fort nė legjendėn e kreshnikėve. Kamber Hoti kėtė bindje ēdo ditė ia transmetohen edhe fėmijėve nė shkollėn fillore nė Marinė. Ai tregon se si kanė ardhur kėta gurė nė fshatin e tyre. “Ėshtė kap guri me dy duart, edhe ėshtė hulat edhe ėshtė hedh sa ka pas fuqi nė lartėsi shumė tė madhe. Kėsaj loje i kanė thėnė gurapeshė”, tregon ai.

    Ndryshe nga banorėt, sociologu Shemsi Krasniqi thotė se legjenda qė ėshtė thurur pėr kreshnikėt Mujin dhe Halilin ka njė mesazh tjetėr. “Mesazhi i vėrtetė i saj ėshtė se fuqia njerėzore ėshtė shumė e madhe, dora e njeriut ėshtė shumė e fuqishme, mundet me bė ēudi, mundet me bė mrekulli”, vlerėson Krasniqi.

    Pavarėsisht kėsaj, mėsuesit dhe banorėt e fshatit Marinė e kanė ndėrmend t’i ruajnė kėta gurė, nė mėnyrė qė legjenda pėr Mujin dhe Halilin tė mos vdesė kurrė. “Si punėtor i arsimit kam propozuar qė t'iu sigurohet njė bazė, tė ruhen, por ku me gjet njerėz qė do ta kryejnė atė punė”, rrėfen Sejdi Mziu, mėsues i vjetėr nė kėtė fshat.
    Kėta tre gurė janė krenaria dhe njėkohėsisht burimi i njė frike tė vjetėr tė fshatarėve. Ata qė janė munduar tė ndryshojnė vendin apo formėn e gurėve tė Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnė mė.

    “Njė person e ka shpinė qatje, ia ka hek njė copė pėr me zidu njė bunar, qatė dit iu ka sėmur njė djalė , i ka mbet sakat, tash ka vdek, por gjatė gjithė jetės u kanė sakat”, rrėfen Metush Hoti, banor i kėtij fshati.

    Ndėrsa, mėsuesi Kamber Hoti di edhe njė rrėfim po kaq tė errėt pėr fuqinė mistike tė gurėve. "Njė shtėpi nė lagjen time atje ka bė thyerjen e gurit tė madh, por ajo shtėpi e atij personi qė e ka thye gurin, ėshtė shuar, vetėm njė djalė prej asaj familjeje ka mbijetuar”, tregon mėsuesi.

    Ndėrsa sociologu Shemsi Krasniqi vlerėson se frika qindravjeēare e banorėve ėshtė e natyrės psikologjike. Sipas tij, mosrespektimin e kultit e lidhin me fatkeqėsi. “Fatkeqėsitė gjithmonė ndodhin, por bashkėsia, popullata e projekton fatkeqėsitė si pasojė e njė veprimi qė nuk e ka respektuar kultin apo vlerėn qė e ka krijuar bashkėsia”, shton Krasniqi.

    Ndėrsa kryeimami i Kosovės, Sabri Bajgora, ėshtė mė i drejtpėrdrejt. Ai thotė se banorėt e Marinės janė duke bashkėjetuar me njė frikė tė paarsyeshme, qė nuk ekziston nė realitet.

    “Ky ėshtė njė besim i kotė, njė besėtytni, qė nuk ka tė bėjė absolutisht me tė vėrtetėn. Kėto janė vetėm trillime djallėzore qė janė ngulitur nga imagjinata tė sėmura tė njerėzve se nėse lėvizet ky guri do t'i ndodhė dikujt diēka nė familje”, thekson ai.

    Edhe Don Shan Zefi nga Kisha Katolike e Kosovės mendon po ashtu se kjo ėshtė thjesht njė legjendė.
    “Ėshtė shumė e qartė se kemi tė bėjmė me njė mitologji. Fuqia e Zotit mund tė bėjė mrekulli, por nė kėtė rast, nė kėtė fshat, mendoj se kjo ėshtė thjesht njė legjendė dhe nuk ka tė bėjė asgjė me tė vėrtetėn”, thotė Zefi.

    Por, mėsuesi mė i vjetėr nė fshat, Sejdi Mziu kėmbėngul se ajo nė tė cilėn besojnė fshatarėt nuk ėshtė e trilluar. Ai thotė se vėrtet kanė ndodhur raste kur njerėzit kanė vdekur, pėr shkak se janė mundur t’i dėmtojnė kėta gurė. Ai tregon disa raste tė punėtorėve qė kanė punuar nė ndėrtimin e rrugės. Sipas tij, shumica e atyre qė e kanė lėvizur njėrin gurė nga vendi tashmė kanė vdekur.

    “Nuk ėshtė besėtytni, ėshtė fakt se tė gjithė ata qė jo me qėllime tė kėqija, por edhe me qėllimin mė tė mirė, kanė pėsuar. Prandaj kjo nuk ėshtė rezultat i besimit, krijimit tė njė bindjeje, por ėshtė e vėrtetė”, rrėfen Mziu.

    Rrėfimet pėr gurėt ēdo ditė ushqehen me frikė tė re. Pėr ta tashmė janė thurur shumė rrėfime. Sipas banorėve, dikur afėr kėtyre gurėve janė shfaqur edhe krijesa tė papara mė herėt. Sipas tyre, kėto krijesa kanė shėrbyer si mbrojtės tė gurėve tė Mujit dhe Halilit.

    “Unė si unė, tash nė moshėn 65 vjeēare e mbaj mend gurin kur ka qenė sa grushti. Me i thanė dikujt qė guri rritet ndoshta ēuditet, por kėta janė gurė tė shenjtė”, thotė mėsuesi tjetėr Kamber Hoti.

    Por, nė kėtė teori nuk beson sociologu Krasniqi. “Nuk besoj qė gurėt rriten, por rriten fjalėt, shtohen besimet”, thotė ai, duke nėnqeshur.
    Baca Kamber ka edhe njė rrėfim edhe mė trishtues, qė iu ėshtė thurur gurėve tė Mujit dhe Halilit, qė marinasit i ruajnė si sytė e ballit.

    “Shumė njerėz e kanė pa njė gjarpėr tė madh nė zgavrėn e gurit tė madh dhe verės prej zhegut kėndon. Ka qenė me njė kaqurotė, pergj shumė tė madhe dhe ka dalė nė kohėn kah 8:00...9:00 e mėngjesit”, rrėfen Kamber Hoti.

    Por, a del dikush brenda dhe jashtė Marinės qė ka guxim tė dėmtojė kėta gurė?
    “Jo, kurrė, se kush i ka dėmtuar, ia ka pa sherrin”, thotė Metushi i bindur nė fuqinė shkatėrruese tė gurėve.

    Edhe mėsuesi Kamber thotė se gurėt e Mujit dhe Halilit nuk bėn t’i prekė askush. Sipas tij, ēdo njeri qė i dėmton ata mund tė vdesė nga mallkimi i gurėve.
    Ndėrsa sociologu Shemsi Krasniqi nuk beson nė kėto rrėfime tė errėta tė banorėve. Megjithėkėtė, ai thotė se as vetė nuk do tė kishte guxim t’i dėmtojė kėta gurė.

    “Personalisht nuk iu besoj, por personalisht nuk do t'i dėmtoja nė asnjė rast, as nuk do tė provoja nė asnjė rast t’i bindi popullatėn qė nuk ka nevoje t’i besojė kėsaj... Lėri njerėzit le tė mendojnė nė mėnyrėn ēfarė tė duan”, shton ai.
    Ndėrkohė, nė oborrin e shkollės sė Marinės vazhdojnė tė luajnė fėmijėt, derisa rrėfimi pėr mallkimin e gurėve do tė rritet bashkė me ta. Mė fėmijėt do tė rritet edhe frika e hakmarrjes sė legjendave.
    Sociologu Shemsi Krasniqi vlerėson se mitet nė kėtė fshat vėshtirė se do tė zhduken ndonjėherė.

    “Pėr faktin qė fshati ėshtė i populluar dhe nuk ka tendencė tė braktiset fshati, mendoj se ky kult do tė vazhdojė tė mbijetojė edhe nė gjeneratat e ardhshme”, thekson ai.
    Nė kėtė janė tė bindur edhe marinasit. “Miti pėr paprekshmėrinė e tyre do tė ekzistojė sa tė ekzistojė njerėzimi”, thotė mėsuesi Sejdi Mziu.

    Historia e Mujit dhe Halilit

    Nga malet e Ēiēavicės, pasi kanė pirė qumėshtin e zanės, Muji dhe Halili kanė bėrė garė se cili mund tė gjuajė gurė mė larg se tjetri. Natyrisht ata gurė kanė qenė tė pėrmasave shumė tė mėdha, por qumėshti i zanės u ka dhėnė atyre njė fuqi mbinatyrore. Dhe gara kishte pėrfunduar pikėrisht nė fshatin Marinė, ngase gurėt qė janė gjuajtur prej tyre, janė pėrplasur nė tokėn qė sot quhet Marinė. Pėrshkrimi i personazheve ėshtė i mbinatyrshėm; ata flasin me orėt, luftojnė me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lumė, i kanė mustaqet nga njė pash, e hedhin topuzin me aq forcė sa ngrihet pluhur nėntė pashė lart etj. Heronjtė e kėtyre legjendave janė tė shumtė, por kryesorėt janė Muja e Halili.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #87
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,066
    Faleminderit
    100
    119 falenderime nė 99 postime
    Eposi i Kreshnikėve, e nominuar pėr tė qenė pjesė e UNESKO-s

    Eposi i Kreshnikėve ose siē njihet nga populli, mėnyra e tė kėnduarit me lahutė ėshtė miratuar nga Kėshilli Kombėtar i Kulturės Shpirtėrore pėr t’u nominuar pėr tė qenė pjesė e UNESKO-s.

    Kėtė n’a bėnė me dije anėtari i kėtij kėshilli Vaso Tole me tė mbaruar mbledhja. Tashmė grupi i punės i pėrbėrė nga emrat mė tė njohur tė albanologėvė dhe studiuesve tė folklorit, epikologė, etnologė, antropologė do tė fillojnė punėn qė “Eposi i Kreshnikėve”, monument i trashėgimisė kulturore shqiptare t’i jepet njė vleėe ndėrkombėtare.

    Tole ėshtė i vetėdijshėm se i pret njė punė e madhe, sipas tė cilit kjo pasuri shpirtėrore do tė prezantohet si kryevepėr nė rrezik pasi ėshtė nė rrezik zhdukjeje, pasi vetėm 10 lahutarė ka nė tė gjithė vendin.

    Tole tha se “ ėshtė shumė e rėndėsishme ruajtja e kėsaj vlerė tė rrallė kulturore e cila mėsohet nė mėnyrė individuale, ku mė i vjetri ėshtė 100 vjeē dhe mosha mesatare 40.

    ABC
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •