Buqja
Sa ëmbël qeshet
e vogla Buqe,
i ka blerë baca
sandale të kuqe !
Ia urojnë shoqet
e shokët e vet:
“Sa të bukura Buqe
t’i mbash me shëndet!”
Embël qesh Buqja
si lulja në degë,
me sy e faqe
të kuqe si shegë...
Buqja
Sa ëmbël qeshet
e vogla Buqe,
i ka blerë baca
sandale të kuqe !
Ia urojnë shoqet
e shokët e vet:
“Sa të bukura Buqe
t’i mbash me shëndet!”
Embël qesh Buqja
si lulja në degë,
me sy e faqe
të kuqe si shegë...
Ndryshuar për herë të fundit nga Sirena_E_Vogel : 01-08-2003 më 19:15
Cuteness !
Ç’ke harruar moj Valbonë?
Sot, kur shkonim për në shkollë,
pse u ktheve si veri?
Ç’ke harruar moj Valbonë?
ç’ke harruar në shtëpi?
Mos vallë stilolapsin,
a mos vallë bojrat në kuti?
Ç’ke harruar, moj Valbonë,
që u ktheve si veri?
Thotë Valbona e gëzuar:
-Asnjë gje s’kisha harruar.
po, kur ika, u nxitova,
gjyshen nuk e përqafova.
Cuteness !
Pry, Pry Deleza...
-Pry, pry, deleza,
kaçu - kaçurreleza,
ç’do më japësh sot?
- Qëngja që të luash,
qumësht sa të duash,
edhe gjalpë plot!
- Pry , pry, deleza,
kaçu - kaçurreleza,
S’ke tjetër peshqesh?
- Do të mbledh nga delet
gjithë kacurrelet
dhe do të vesh!
Pry, pry, deleza,
ti ç’do, shoqa ime?
Të jesh djale i mbarë,
në mësim i parë.
gjithë lavdërime!
Cuteness !
Stinët
Me të shtatë ngjyrat,
mbi letrën e bardhë,
vizatoj natyrën
si piktor i rrallë.
Fushën gjelbëroj,
dhe çel luleshqerrën,
kështu në mes tonë
unë sjell pranverën!
Gjithë kalamajtë
plazheve i mbledh,
zverdh grurin e artë
dhe verën sjell ....
Rrushin pjek në vreshta,
zogjtë larg i shpie
dhe, papritur, vjeshta
përmbi letër bie ...
Erën ve të fryjë
edhe retë t’ikin,
ujin bëj të ngrijë
dhe kam sjellë ... dimrin.
Cuteness !
Nëna
Ti ke pak zjarrmi,
Vogëlushe Leonorë,
e nënës i digjet
zemra në kraharor.
Ndodh në mëngjes
S’të hahet - nuk ha,
urinë e tërë botës
nëna at’ ditë e ka...
Oh, papandehur gishtin
e gërvishte pak,
e di ç’ndodh me nënën?
Zemra i pikon gjak!
Mbi shtrojën më t’butë
ajo shpesh këlthet:
- Kam dro’ ndonjë pupël
vashëzën mos ma vret.
Cuteness !
Përtaci
Një njeri përtac,
s’punonte aspak
Puna më e vogël
i bëhej farmak.
Një herë s’kish ushqim,
Bukë si jepte tjetër,
pra shkoi të ulet
tek një dardhë e vjetër
Dardha kishte kokërra
të mëdha kërcak,
të ëmbëla sheqer,
pjekur për merak.
Por përtaci ishte
njeri për cutdi,
përtoi t’i shkundte,
në hije u shtri.
Hoqi dhe kapelen,
pranë vetes e la
- Bini këtu brënda,
o ju dardha - tha.
Priste kokrra dardhës
nga degët e saja,
kur një dardhë e madhe
u shkëput nga maja,
thirri fortë përtaci
- Obobo ç’hata !
Cuteness !
Te lumte dora Moj Sirene!
Faleminderit Sirena e vogel, na zgjove kujtimet e bukura te femijerise, per te cilat njeriu gjithmone ka nostalgji.
Ja, po sjell nje vjershe nga femjeria, me te cilen te pershendes ty, Sirena e vogel:
Te lumshin duart
Per nje vajze une po tregoj
Pse ate une fort e cmoj
Kur nga shkolla, kthen ne shtepi
Mos kujtoni se kot rri.
Dhomen fshin edhe pastron
Canta, libra,... rregullon...
Kur prej pune nena vjen,
Cdo gje gati, ajo gjen.
Te lumshin duart, moj e mire,
Te ka nena, xhevahir!
*||*Before i speak, I have something important to say.*||*
*>~<*Thinking is one thing no one has ever been able to tax.*>~<*
^*>The way i see it, if you want the rainbow you gotta put up with the rain<*^
[
Sa e bukur ajo vjersha jote Griselda, faleminderit....
Cuteness !
Anytime...
*||*Before i speak, I have something important to say.*||*
*>~<*Thinking is one thing no one has ever been able to tax.*>~<*
^*>The way i see it, if you want the rainbow you gotta put up with the rain<*^
[
po ate per nje m qe ti se ve fjala mik behet ik pse se ke postuar se eshte e bukur
Hi o Sirena_E_Vogel me shkrive fare me keto vjershat po gjwete dhe ndonje tjeter shkruaje te lutem. te lumshin duart e vockla ke marr 10 me halikopter sot apo e do me yll??
Afroi buzet te te shuaj zjarrin.
Po ti me thua;
-- Ý marr! A shuhen zjarret me zjarre!?
Tani mu kujtua kjo mua....Postuar më parë nga SUPERGOLDENBOY
po ate per nje m qe ti se ve flala mik behet ik pse seke postuar se eshte e bukur
Për një shkronjë
Për një "D" që ti se vë,
fjala derë bëhet erë,
dhe shtëpia ngel pa derë.
Për një "M" që ti se vë,
fjala mik bëhet ik
Ç'bën kështu more Besnik,
a i thuhet mikut ik?
Cuteness !
Faleminderit, me ate po merrem tani, mos ki merak se do ve edhe ca te tjera... LOLPostuar më parë nga ComeAsYouAre
Hi o Sirena_E_Vogel me shkrive fare me keto vjershat po gjwete dhe ndonje tjeter shkruaje te lutem. te lumshin duart e vockla ke marr 10 me halikopter sot apo e do me yll??
Cuteness !
Kenge per shiun
Shi, shi, o baba-shi,
bjer, bjer-o me furi,
shi, shi, o baba-shi,
jepi tokës pak freski!
Shi, shi, o baba-shi,
ku ke qene gjer tani?
Presin arat
plot me grurë
presin pyjet
plot me drurë,
presin lulet, trëndafilat,
jaseminët, karafilat,
presin rosat edhe patat
sqepkuqet, qafëgjatat.
Cuteness !
Kam një qëngj, që ha bar
Kam një qëngj, që ha bar,
me një zile në qafë varë,
kam një qëngj, një larosh,
që ma quajn bukurosh.
Giçi - giçi, blot me gaz
unë e ndjell, ai vjen pas,
be-be-be blegërin,
vjen nga prapa e m’arrin.
E me brirë, tak e tok,
do të më hedhë m’u përtok,
po s’më hedh, se më ka shok,
prandaj lozim të dy tok.
Cuteness !
Abetares...
Abetare, Abetare,
Je e dashur, ledhatare,
Je e mirë si manare,
E ëmbël, e ëmbël fare.
Ti për dijet je buronja
Qumësht nëne ke në shkronja,
Qumësht nëne, fjalë eti,
Erë lulesh, dallgë deti,
Fllad, puhizë plot freski.
Dhe shkreptima, dhe stuhi,
Erë mjalti luleshqerrë,
Por dhe spec edhe piper,
Në u dashte ndonjëherë...
Abetare, libri i parë,
Ti mësove shkencëtarë,
Ti mësove sa shkrimtarë
Dijetarë dhe bujq në arë...
Abetare, Abetare,
Ledha-ledha ledhatare
do të marrim pas për fare,
Pas për fare si manare.
Në çdo klasë, përgjithmonë
S'të harron kjo zemra jonë...
Cuteness !
kto vjershat te kujtojne vitet e pare te shkolles gjate dimrit kur visheshim trashe edhe shkonim ne shkolle shpejt te zinim vendin e pare ne rresht(kids!)...lol edhe hunda na skuqej nga i ftoti...the gud old days..te lumcin duart sirena u got ma respect for rembering them muahz for ya
The Heart Has Reasons That Reason Cannot Know
awwwww sa me kishte marr malli per kto
se ke ide how much it touched me...
te lumshin te dyja duart je sh e mir muahhh
po nga i ke marr moj se un i kisha harruar .
ej kto kan qen ne abetare apo ku s enuk me kujtohet
muahhhh ciao xxxxxxxx
What we do does not define who we are. What defines who we are, is how we rise when we fall!!
Kisha ca libra te klases se pare ne shtepi, kur po i lexoja nje ditePostuar më parë nga angelgirl
po nga i ke marr moj se un i kisha harruar .
ej kto kan qen ne abetare apo ku s enuk me kujtohet
thash, pse mos ti ve disa vjersha tek "Vogelushet Shqiptar".
Disa prej tyre jane nga Leximi 1, dhe disa te tjera nga libri "Festa e Abetares" LOL
Cuteness !
Krijoni Kontakt