Ne receptor degjohej nje piu e zgjatur qe keputej pikerisht aty ku nuk e prisje, e pasi mbushej me fryme clirohej serish per te marre formen dixhitale te pritjes.
Diku tej ne qoshen e qytetit ,ne nje apartament nga ata te cfardoshmit, nje cerre shurdhuese leshohej ne shkrydhje tingujsh qe pasi shperndaheshin neper dhome, do te gjenin rrugen per tek veshi i gruas se shendoshe qe ne ato momente ishte duke lare enet e darkes se djeshme.
Ne levizje te ngatheta ajo iu drejtua telefonit, ngriti receptorin, dhe kembengulja u tret bashke me tingujt.
Alo!
Prit nje sekonde!
Grua e shendoshe???
E c'me duhet mua nje grua e shendoshe, ose me mire c'mund te thosha une per te???
Jo, jo.
Kjo skena e gruas se shendoshe nuk eshte e pershtatshme per hyrjen e nje tregimi me telefon. Kete pjese po e ruaj per ndonje tregim tjeter.
Pra ku e lame?
E lame tek zilja e telefonit qe bie si e cmendur diku ne nje cep te qytetit dhe firon ne hapesiren e dhomes, ne nje nga ato apartamentet e cfardoshem ku ndodhet nje, nje, nje dreq.......cfare ndodhet.
Vrit mendjen, cfare ndodhet ne dhomen ku bie zilja???
Ah, po, ne dhomen tjeter ndodhet nje cift qe eshte duke bere dashuri.
Tingujt rrihnin terbueshem orendite e dhomes, e pastaj vibronin mbi trupat e zhveshur qe perpeliteshin te kapur nga ethet e pasionit. Ai beri te ngrihej per te kapur receptorin, por ajo qe nuk donte te humbiste puthjen pasionante iu var ne qafe dhe nuk po e linte te pergjigjej.
Zilja vazhdonte te binte si e terbuar ndersa cerr-cerret te vena ne rradhe shtynin padurueshem njera-tjetren.
Ai po e humbiste durimin, e po keshtu edhe une, qe tani kisha filluar te shaja me ze te larte, por qe njekohesisht nuk kisha nder mend te hiqja dore nga perpjekja ime per te folur me te.
Po ai cdo te beje tani?
A do ti pergjigjet telefonates sime?
Te jemi pak realist, c'do kush do te ishte indiferent ndaj nje telefonate kur ne shtrat ka nje femer te bukur. Edhe pse nuk kam thene azgje per femren me te cilen ai ehste duke bere dashuri, mendoj se ajo duhet te jete shume sexy, pasi ja njoh guzton personazheve te mij.
Ja tani ai u ngrit, kapi kabllin e telefonit, dhe pasi e shkuli plot nervozizem, per te vrare mundesine per kete bisede kaq te nevojshme per tregimin tim.
Nje piu e zgjatur me shpoi veshin.
Jo, perfundimisht as nje cift qe jane duke bere dashuri nuk eshte i pershtatshem per tregimin tim.
Me duhet dikush tjeter ne anen e receptorit.
Pip, pip.... telefoni perpiqet te seleksionoje personazhin e pershtatshem qe shume mire mund te jete nje mesoburre, tullac si cice, qe vuan nga tensioni e qe nuk mund ti rrezistoje ziles acaruese te telefonates sime, e qe patjeter do te me pergjigjet.
Pip, pip, pip kumbonte membrana e veshit, qe pasi e percillte tingullin besdises ne te gjith trupin, ua tejconte ate qimeve te ngritura perpjete.
Pip, pip.
Zilja cirrej fuqishem, e telefoni do te kish lotuar nga pamundesia per tu ngjirur.
"Per momentin nuk ndodhem ne shtepi. Ju lutem lini mesazhin tuaj pas sinjalit akustik, pip"
Mu,t .
Ai idiot nuk ndodhet ne shtepi.
Jo keshtu nuk mund te shkruaj nje tregim me telefon.
Prit nje sekonde.
Po sikur ne anen tjeter te telefonit te vendos nje plak azilant, i cili sot eshte duke festuar 80 vjetorin e ditelindjes, dhe pret nje telefonate nga i biri me te cilin nuk ka folur per 30 vjete. .
Po, ide gjeniale.
Mund ti jap tregimit nota prekese .
Ne dhomen e azilit nje zile telefoni butesisht shkund polenin e nje tufe lulesh qe jane vendosur mbi te njeten komodine me telefonin, e qe kane persiper nje mbishkrim, "u befsh 100 vjec".
Mbas disa tringellimash nje grua rreth te 35-ve e cila quhej Roza
dhe qe ishte nje nga punonjeset e azilit ngriti receptorin.
Pa e lene te thoshte as edhe nje fjale iu drejtova:
"Roza, dua te flas pak me zotin...., c'emer ti ve prsonazhit tim?
Po dua te flas me zotin Xhelo, ( ky emer mu duk i pershtatshem)".
Nga e dini ju qe une jam Roza, une nuk kam folur ende, pyeti ajo pa kureshtje, nga ana tjeter e receptorit.
"Idiote, une jam autori, dhe si pasoj une di gjithcka, pasi une po te krijoj ne kete moment qe jemi duke folur" u perpoqa ti shpjegoja, ndersa ajo shume indiferente leshoi vetem nje "ashtu" sikur nuk kishte besuar azgje nga ato qe po i thosha.
Po ne nuk kemi asnje me emrin "Xhelo" ne azilin tone- tha Roza e cila nuk kishte arritur te me kuptonte.
"Roza, kjo nuk eshte pergjigja qe duhet te me japesh. Mendohet se ekziston nje njeri me emrin Xhelo, dhe une duhet te flas me te"
"Me kupton"- u perpoqa tia shpjegoja.
Ashtu- tha Roza jo pa ironi.
"Atehere ju lutem na merrni pak me vone, pazi zoti Xhelo momentalisht eshte duke bere nje klizem"- mu pergjigj Roza dhe mbylli telefonin pa me lene te thosha asnje fjale.
"Ku,rva" shava plot inat duke besuar se Roza ishte nje nga personazhet me te hidhur qe kisha krijuar ndonjehere..
Mire pra, po sajoj nje personazh me emrin Maria, pasi te tilla personazheve ua kam marre doren, i krijoj lehtesisht, bile edhe lehtesisht mund ti manipuloj.
Pra ne anen tjeter te telefonit ndodhet nje vajze 23 vjece e dashuruar marrezisht me te dashurin e saj, por disa arsye eshte pak e merzitur me sjelljen e tij ne keto kohet e fundit.
Ai ka dite qe nuk e ka marre ne telefon, dhe ajo e pret, e dien mungesen e tij.
Qendron e ulur perpara pasqyres, shikon veten me kujdes dhe ndihet jo shume e bukur, ose me mire dyshuese ne pamjen e saj. Telefonin e ka sjelle edhe me prane vetes, dhe pret pambarimisht zilen e telefonit.
Zilja bie, e si nje flad i mbushur me pretendime shkund cdo nerv te sajin.
Ajo pret edhe pak sekonda, var doren e saj hollake mbi receptor, dhe degjon zerin e tij te embel.
Alo, Maria!
Me ka marre malli Maria.
Ajo hesht, ska goje per te me thene asnje fjale.
Maria, mos hesht Maria.
Te lutem me thuaj dicka Maria, te lutem me thuaj qe me ke falur.
Me falni, por i keni rene numrit te gabuar u degjua zeri i saj i permbajtur, qe shprehte pasigurine nese kishte bere mire qe po ia priste keshtu biseden atij qe e kishte pritur per ore te tera.
Pastaj piu i zakonshem kumboi tmerresisht brenda meje.
Uleriva nga terbimi.
Ne djall vafte ky tregim me telefon.
Nuk mund ta vazhdoj me keshtu, me keta personazhe idiote te cilet nuk pranojne te me ndihmojne per ta bere ate, ku per here te pare u perpoqa te isha edhe une personazh.
Krijoni Kontakt