Vladimir Karaj
Tirane - Nje baba qelloi mbi vajzen e tij dhe te dashurin e saj, duke i lene te plagosur rende, dje ne mengjes rreth ores 5.30, pasi i kapi ne flagrance. Pa u mbushur muaji nga ngjarja e Berxulles kur babai qelloi dhe vrau te bijen, dje nje tjeter prind ka qelluar mbi femijen e tij. Ngjarja ndodhi ne periferi te kryeqytetit ne rrugen Myslym Keta. Kristofor Zeka dhe Fatmira Eminaj, 24 dhe 17 vjec, u qelluan me cifte nga Skender Eminaj, babi i Fatmires. Burime nga policia thone se menjehere pas ngjarjes babai eshte zhdukur dhe nuk eshte mundur te kapet.
Ngjarja...
Nje njolle e madhe gjaku ne nje depozite uji ne taracen e shtepise se fqinjit te familjes Eminaj, tregon per kobin dhe tmerrin. "Ai eshte plagosur ne te dy duart, te cilat i kishte vene para fytyres per tu mbrojtur nga plumbat e ciftes, ndersa ate predhat e sacmeve e ka zene ne gjoks, prane zemres", keshtu tregojne fqinjet qe i kane pare te dy pas ngjarjes. Gjithcka ka filluar rreth dy muaj me pare me historine e dashurise, mes dy te rinjve. Kristofor Zeka ushtar i sapoardhur ne Tirane nga Karavastaja fshat i Lushnjes, prane repartit 1023 te Xhenios, njihet me Fatmiren 17-vjece qe banonte prane shtepise se oficerit te Kristoforit. Ky i fundit kishte vajtur disa here ne shtepine e eprorit per ta ndihmuar ne pune. Aty dhe eshte njohur me vajzen. Dje ne mengjes, aty rreth ores 3.00, Kristofori ka shkuar t'i bej nje vizite te dashures se tij. Me sa duket ata kishin lene takim dhe vajza ka dale ne oren e lene. Te dy jane ngjitur ne taracen e shtepise fqinje (qe ishte dhe shtepia e oficerit te Kristoforit), ku kane qendruar deri ne te zbardhur. I ati i vajzes Emini eshte zgjuar ndoshta per te shkuar ne pune, por ne shtepi ka pare qe vajza nuk ishte ne shtrat. Kur ka dale jashte e ka pare me Kristoforin ne shtepine e fqinjit. "Te ngrihen leshrat e kokes perpjete, po ta shohesh vajzen tende ne ate fare feje", tregon nje fqinj i Eminajve, si per ta justifikuar veprimin e 46-vjecarit. "Cnderim" kete fjale ka menduar Skender Eminaj ashtu si dhe Ruzhdi Qinami pak kohe me pare, kur qelloi pa iu dridhur dora mbi vajzen e tij. Te rinjte nuk e kane pare, as e kane degjuar. Ndersa ai eshte kthyer menjehere ne shtepi, "Vetem gjaku e lan turpin", kete nen te kanunit 46-vjecari e ka vene menjehere ne jete. Ai ka rrembyer ciften e mbyllur diku ne dollapet e shtepise dhe ka dale serish. Mesa duket ai i eshte afruar dy viktimave, pasi muret e pengonin te qellonte nga larg. Dy te rinjte e kane kuptuar ate qe u kanosej, kur ai ka qene fare prane dhe nuk ka patur me asnje shanc per te ikur. Kristofori eshte qelluar i pari. Me sa duket kur ka pare gryken e armes qe kerkonte koken e tij, ai ka ngritur duart, per tu mbrojtur, kjo ka bere qe plumbat e ciftes ta zene ne parakrah. Me pas, pa iu dridhur dora, Eminaj ka drejtuar gryken earmes mbi femijen e tij. Plumbi i nisur nga duart e babait e ka zene ne gjoks duke e lene te plagosur rende. Menjehere pas kesaj, duke kujtuar se i kishte vrare, babai eshte larguar nga vendi i ngjarjes, pa e kthyer koken pas. Fqinjet kane dale jashte te alarmuar nga krismat. Kane pare trupat e gjakosur te dy te rinjve dhe menjehere kane bere transportimin e tyre per ne Spitalin Ushatarak. Ndersa dikush ka lajmeruar policine.
Policia ne kerkim te prindit vrases
Menjehere pas mberritjes ne vendngjarje, policia ka filluar hetimet per te gjetur autorin. Pas marrjes ne pyetje te deshmitareve dhe provave te gjetura, eshte arritur ne perfundimin se autori i ngjarjes ishte babi i Fatmires 17 vjece i cili ishte larguar. Burime nga policia bejne te ditur se jane vene menjehere ne ndjekje te tij, por deri ne oret e vona te pasdites se djeshme ai nuk ishte gjetur. Policia thote se akoma nuk ka informacione te sakta per vendndodhjen e 46-vjecarit.
Spitali, te rinjte ne gjendje te rende
Burime nga Spitali Ushtarak ku jane shtruar dy te rinjte bejne te ditur se dy viktimat e plumbave jane ne gjendje shume te rende. Te dy si vajza ashtu edhe djali kane humbur shume gjak. Djalit i eshte dhene te pakten tre here gjak ndersa burimet thone se ai kishte akoma nevoje. Mjeket thane se vajza ishte ne gjendje me te rende se djali, pasi plumbi e kishte marre ne kraharor, duke iu afruar shume zemres. Akoma ata nuk jane te sigurte per jeten e saj dhe nuk e thone me siguri nese vajza do te shpetoje. Djali nderkohe i ka shpetuar vdekjes, por perseri mbetet ne reanimacion per shkak te gjakut qe ka humbur dhe plages. Sipas mjekeve atij i jane demtuar rende duart.
Familjaret e vajzes do te marrim "hak"
Tre bura qe vijne verdalle ne Spitalin Ushtarak, teksa pijne cigare thone neper dhembe se do te marrin "hak". " Kjo gje nuk perfundon ketu", thone ata. Nderkohe qe tek dera e salles se reanimacionit qendron gjate gjithe kohes nje polic ushtarak qe ruan 24-vjecarin. Eshte e pamundur te komunikohet me te afermit e vajzes, pasi ata nuk pranojne te flasin. Por edhe kur i pyet per ngjarjen shmangen duke thene vetem se dikush e ka qelluar dhe nuk tregojne per rrethanat.
Krimi ne familje me i ashpri, me i tmerrshmi
20 maj- Clirim Bicaku djeg rende me benzine gruan dhe foshnjen, ndersa kjo ishte duke i dhene gji. Ngjarja ndodhi ne Babrru, ne periferi te Tiranes.
23 qershor-Lumnie Lumaj ka qelluar mbi burrin e saj Shaqir Lumaj, pasi ky e keqtrajtonte, ngjarja ka ndodhur ne Shkoder.
04 korrik-Ruzhdi Qinami, ka qelluar mbi vajzen e tij, 16 vjece, pasi ajo nuk ka dashur te fejohej me njeriun qe ai i kishte zgjedhur.
14 korrik- Rrexhep Shala, oficer ne repartin ushtarak te Mjekesit ka qelluar me pistolete gruan e tij 41-vjecare Dallendyshe Shala dhe me pas ka qelluar veten.
26 korrik- Babai qellon mbi vajzen dhe te dashurin e saj,pasi i gjeti te dy bashke.
Car jane keto njerez te pashpirt, nuk i kuptoj keta kriminela qe marrin jeten e te afermeve te tyre.Valle thua te jene djaj???
Krijoni Kontakt