Shqiptare te ndershem!
Pasiqe nje pjese bukur e madhe e pjesemaresve ketu jetojn jasht atdheut, desha te ju ftoj te tubojm ketu tekste kengesh kushtuar atdheut.
Dihet se shqiperia gjate kohe ish e izoluar nga bota e jashtme, keshtu qe per bashkatdhetaret ne kufijt e shtetit nuk ish aq prezente dukuria e gurbetit, dhe me kete mua perzonalisht do te me behej qejfi te dija se a ekziston edhe ne shqiperi nje kulture e tille, e cila per shembull ne trojet shqiptare te jugosllavise, sidomos ne kosove, pothuajse ka qene me e kultivuara ne lemine e muzikes.
Ju deshiroj caste sentimentale dhe shpresoj qe vargjet te ju impresionojn duke i lexuar, dhe patjeter ti ndegjoni kenget nese ju jepet mundesia!
Per ne fillim:
Ilir Shaqiri
"Udhet e mia"
Nga do qe te shkoj
eci dite e nate
m'pyesin zogj't e malit
nuk me lene rehat
M'pyesin ata m'pyesin
sikur nuk e dinë
ku shkojn kosovaret
pse n'kosove nuk rine?
Deti't po te shkoj,
dita m'behet nate
m'pyesin val't e detit
nuk me lene rehat
m'pyesin ata m'pyesin
sikur nuk e dine
ku shkojn ulqinaket,
pse n'ulqin nuk rrine?
Sharrit po ti ngjitem
eci dit e nate
m'pyesin zogjt e malit
nuk me len rehat
m'pyesin ata m'pyesin
sikur nuk e dine
ku shkojn tetovaret
pse n'tetove nuk rrine?
m'pyesin ata m'pyesin
sikur nuk e dine
ku shkojn preshevaret
pse n'presheve nuk rrine?
Nga do qe te shkoj
njeri i pa fat
enderra per atdhene
nuk me len rrehat
m'zgjojne ata m'zgjojne
e sikur e dine
zemra ime m'thot
do't kthehem n'prishtine
do't kthehem n'prishtine
do't kthehem n'prishtine
Flm
Krijoni Kontakt