KODRA MBERRIN NE TIRANE
Ka mberritur dje ne Tirane, ashtu sic edhe ishte premtuar, piktori i njohur Ibrahim Kodra. Sot ai do te prezantoje ne ambjentet e Galerise Kombetare te Arteve rreth 44 vepra origjinale te tij, nder te cilat jane edhe pese punimet qe ruhen prej vitesh ne fondin e galerise shqiptare. Dje Kodra, pas mberritjes ne vendlindje, nuk ka mbajtur asnje deklarate per gazetaret, nderkohe qe thuhet se edhe kushtet shendetesore te piktorit qe eshte cilesuar si i fundit i postkubisteve nuk kane qene shume te mira. Gjithsesi, deri me tani, organizatoret e udhetimit te Kodres ne Shqiperi nuk kane pranuar te japin hollesi mbi detajet e udhetimeve e tij ne vendlindje. Nga ana tjeter, ekspozita qe do te celet sot nuk do te permbaje, sic ishte premtuar, punimet retrospektive te piktorit, por thjesht punimet e fundit te tij, te cilat me se shumti i perkasin vitit 2002. Ashtu sic tregojne ata qe e njohin mire, Kodra i shet menjehere punimet e reja te tij. Ne Itali me piktorin e madh jane te lidhur edhe dy menaxhere, te cilet e paguajne Kodren 5000 euro ne muaj ne kembim te te gjitha prodhimeve te reja te tij. Gjithcka e re e postkubistit shitet sapo perfundon se punuari e, si rrjedhoje e kesaj, ekspozita aq shume e perfolur nga artistet shqiptare nuk do te permbaje tjeter vecse punimet qe kane mbetur ende te pashitura te Kodres. Ky realitet i ka lene disi te zhgenjyer edhe njerezit e artit ne Shqiperi, per te cilet eshte perfolur gjithnje se e njihnin fare pak piktorin nga Ishmi i Durresit per qe per shume vite beri emer dhe fame ne Itali. Punimet e Kodres qe do te prezantohen per here te pare ne Tirane jane sjelle nga fondi i vete Kodres, nga koleksionisti privat Renzo Calzavaro dhe punimet origjinale te viteve 1925-35 qe ruhen ne Galerine Kombetare te Arteve.
* * *
Ideja per te sjelle Ibrahim Kodren ne Shqiperi, lindi qe ne pranveren e ketij viti kur drejtues te Galerise Kombetare u munduan te festonin 85-vjetorin e lindjes se tij se largmi. Atehere ne festen e vaket, i vetmi qe arriti te mbante gjalle kujtimin e Kodres, ishte miku i tij, shkrimtari Visar Zhiti, i cili nepermjet kujtimeve qe ruante nga takimet me piktorin u mundua te krijonte nje ide te munguar te artistit mes radheve te kritikeve dhe kolegeve shqiptare te Kodres. Gjithsesi, atehere u pranua qe ai prezantim ishte fare i vaket, po te kihej parasysh fakti se Ibrahim Kodra ishte shqiptar, dhe nuk ishte e drejte qe ai te njihej aq pak nga shqiptaret. Kjo i detyroi artistet e Galerise qe te shkonin me tej ne projektet e njohjes me artin e te fundmit te postkubistit te madh. Megjithate edhe ekspozita qe do te hapet sot nuk le shume shpresa. Te vetmet qe mund te ndihmojne ne njohjen e Kodres ne Shqiperi do te jene kopjet e artikujve qe shtypi italian ka shkuar nder vite per artistin. Jane rreth 50 artikuj qe do te ekspozohen se bashku me punimet e sjella nga vete piktori. Megjithate artdashesit do te mjaftohen edhe me kaq. Rendesi ka qe Kodra do te jete per here te trete me artisteve shqiptare. Edhe pse pa punime retrospektive, piktori i njohur me origjine shqiptare me ne fund do te kete mundesi te hyje me te vertete ne jeten artistike te vendit te tij.
a.c (C) Koha Jone
Krijoni Kontakt