Qellimi i hapjes se kesaj teme ka te beje me nje ceshtje teper te komplikuar te Kombit tone dhe qe ne shume raste eshte mbuluar me nje boshllek te madh dhe nuk eshte sqaruar aspak.
Cilet jane Deshmoret e Kombit tone? Cilet persona duhet te futen ne kete kategori?
Si koncept, Deshmor quhet dikush qe ka dhene jeten e tij per ceshtjen Kombetare. Por kufiri i ketij koncepti eshte teper fleksibel dhe aspak i percaktuar mire ne rastet konkrete ne praktike.
Kombi yne ka me mijera deshmore te cilet ne vite e shekuj kane dhene jeten e tyre per nje ceshtje teper madhore.
Por pavaresisht nga qellimet e tyre, rruga te cilen ata kane ndjekur ka bere qe shqiptaret te jene teper te percare per ti caktuar meritat njerit apo tjetrit, madje ne shume raste kemi arritur deri aty sa dhe ti mohojme ato merita.
Deshmoret e periudhes Para Luftes se Dyte Boterore jane me te percaktuar dhe ne shume pak raste ka mendime ndryshe.
Problemet me te medha i perkasine pikerisht periudhes se asaj Lufte dhe pas saj.
Gjate regjimit komunist, historia e Shqiperise u shtremberua dhe u ndryshua sipas interesave te pushtetit dhe popullsia u indoktrinua jashte mase me fakte te rreme dhe ideollogjira boshe. Ne fund te fundit, i thone 50 vjet, pra gati 3 breza te rritura ne nje fryme te plote mashtrimi dhe imponimi te mendimit.
Gjate periudhes postdiktatoriale shume fakte te reja filluan te dilnin ne drite nga historiane apo nga persona qe i kishin jetuar vete dhe ishin deshmitare okulare te shume ngjarjeve.
Sot historia shqiptare po shkruhet me drejte dhe me qarte dhe brezat e rinj po njihen me fakte te reja, me anet pozitive dhe negative qe shoqerojne cdo ngjarje apo person.
Pra psh. eshte mesuar qe Ballistet nuk paskan qene ata qe u satirizuan gjate periudhes komuniste, por njerez patriote qe luftuan kundra pushtuesit.
Ai qe udhehoqi rezistencen shqiptare ndaj Italise fashiste ishte Majori Abaz Kupi.
Cetat e Hysni Lepenices ishin ato qe kane kryer luftime teper te ashpra ndaj fashisteve ne zonen e Vlores etj etj.
Figura e Ahmet Zogut u ridimensionua dhe parlamenti shqiptar e njohu si Kryetar legjitim te Shtetit Shqiptar.
Njeri prej bulevardeve kryesore ne Tirane u emerua "Zogu I" dhe pak nga pak po i njihen te gjitha meritat qe pati ai ne formimin e Shtetit te Ri Shqiptar.
Me kete nuk dua te them absolutisht qe ai ishte person Perfekt ne te gjitha drejtimet, por duke lexuar faktet e drejta, pa mashtrime gjithsecili nga ne eshte i lire qe te gjykoje dhe ti jape cdokujt meritat dhe te metat qe e kane karakterizuar.
Ne shume ambiente shqiptare dhe ne kete forum gjithashtu, prej vitesh jane bere debate te forta ne lidhje me ngjarjet e Luftes se Dyte Boterore dhe asaj qe ngjau ne Shqiperi.
Eshte bere e qarte tashme se ne Shqiperi ka patur me te vertete Lufte Civile, pavaresisht se nuk eshte pranuar asnjehere me pare.
Eshte debatuar shume ne lidhje me Daten e Clirimit ku disa mendojne qe eshte 28 Nentori e disa te tjere 29-a.
Por ajo qe mua me ka shqetesuar gjithmone, nuk ka qene kjo gje, por ajo me thelbesorja, ndarja e shqiptareve sipas bindjeve politike duke mos bere nje gjykim te qete te situates dhe faktit me shqetesues.
Cilet jane Deshmoret e Kombit?
Qeveria Demokratike u mor teper me ceshtjen e Dates se Clirimit duke harruar ridimensionimin e figurave qe luftuan dhe dhane jeten per Kombin.
Dhe keta nuk ishin vetem Partizanet, por ka dhe shume shqiptare te tjere qe i perkisnin organizatave te tjera qe nuk drejtoheshin nga komunistet.
Une dikur ne forum kam pas thene qe: Nuk mund te shkoj tek Varrezat e Deshmoreve perderisa atje nuk jane varrosur te gjithe ata qe e meritojne dhe perderisa atje ka dhe shume persona qe nuk kane shkrepur nje pushke kundra te huajit, por kundra shqiptarit qe kishte bindje te kundert politike.
Ne ato varreza gjenden trupat e personave qe kane bere masakra ne popullsine shqiptare dhe qe nuk kane luftuar ndonjehere kundra pushtuesit.
Perse kjo gje?
Pikerisht nga ajo qe ndodhi dikur ne Shqiperi, ku fituesit e Luftes Civile shkruan Historine sipas deshires dhe interesit te tyre.
Le ti analizojme pak keto grupime:
Partizanet, te cilet ne pergjithesi ishin njerez te rinj, shume prej tyre adoleshente, te cilet u ngriten per te luftuar kundra pushtuesit fashist.
Shumica prej tyre nuk kishin bindje politike dhe as qe kuptonin ndonje gje nga politika. Lane shtepite, familjet, tokat, bagetite dhe u ngjiten malit.
Shume u vrane dhe padyshim qe kane nderin te jene ne Eliten e Kombit dhe meritojne Nderimin e te gjithe shqiptareve.
Nga ata dolen gjalle nga lufta, pati shume qe u persekutuan me pas, pasi nuk ishin dakort me menyren e drejtimit te shtetit. Shume prej tyre u rebeluan dhe folen dhe per kete u persekutuan dhe u vrane nga regjimi komunist.
Padyshim qe dhe keta duhet te konsiderohen si Deshmore te Kombit pavaresisht se shume prej tyre nuk kane as varr sot.
Gjithashtu pati dhe nje grup tjeter te cilet nuk u morren me luften, por me agjitacion e propagande dhe u angazhuan ne eleminimin e kundershtareve politike duke shkaktuar masakra te pashembullta ne popullsine civile te pambrojtur. Regjimi komunist keta i ka konsideruar si heronj, por mendoj qe keta nuk e kane nderin te quhen te tille.
Pervec Partizaneve, ishin dhe Ballistet dhe Legalistet. Ballistet ishin force me e organizuar ne fillim dhe krijuan cetat e para luftarake kundra pushtuesit. Abaz Kupi udhehoqi rezistencen shqiptare kundra pushtuesit italian, por dihet qe ishte e pamundur qe ti behej balle nje force aq te madhe ushtarake qe ishte nisur per te pushtuar mbare kontinentin.
Shume balliste jane vrare duke luftuar me pushtuesin megjithese shifrat ekzakte sot mungojne dhe merita iu mohua per gjysem shekulli.
I takon shtetit shqiptar qe tua njohe keto merita dhe ti nderoje si Deshmore te Kombit. Eshtrat e tyre e kane vendin ne Varrezat e Deshmoreve.
Gjithashtu dhe Legalistet kane meritat e tyre, megjithese keta ishin nje force politike me pak e organizuar dhe qe ne nje moment te vecante u bashkuan me Ballin.
Akuzat per Kolaboracioniste te Fashizmit.
Kjo eshte nje pike me vete qe kerkon shtjellim te vecante.
Ky ishte preteksti qe perdoren Komunistet per te filluan vellavrasjen ndermjet shqiptareve.
Por ketu duhen sqaruar disa gjera.
Cilet mund te akuzohen per Kolaboracioniste dhe cfare demi i shkaktuan ata Kombit dhe Ceshtjes Kombetare. Gjithashtu duhet theksuar fakti qe ishin vetem disa individe qe te gjetur midis dy zjarresh vendosen qe te bashkoheshin me pushtuesin.
Balli Kombetar u themelua nga nacionaliste dhe u udhehoq nga parimet nacionaliste. Legaliteti i themelua nga perkrahes te Mbretit.
Partia Komuniste u themelua nga disa shqiptare nen udheheqjen e Jugosllaveve Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit. Gjithashtu qe ne kohen e themelimit te saj dhe me vone, ajo parti pati shume ndikime nga Partia Komuniste Jugosllave dhe kjo gje padyshim qe nuk mund te pelqehej nga forcat nacionaliste shqiptare te cilet e shikonin jugosllavine si Armik qe kishte zaptuar tokat tone, na kishte vrare e persekutuar me dekada e shekuj.
Por dihet qe per komunistet nuk ekziston koncepti Komb dhe te gjithe jane Vellezer, pavaresisht nga perkatesia etnike apo rracore.
Megjithate rreziku eminent ishte fashizmi italian, keshtu qe te gjithe kreret e forcave politike u mblodhen ne Mukje per tu bashkuar ne NJE TE VETEM, PA DALLIME FEJE, KRAHINE APO IDEJE.
Ky ishte qellimi kryesor i asaj konference dhe u vendos qe te gjithe shqiptaret te Bashkoheshin per te Luftuar Pushtuesin dhe ne vazhdim per Bashkimin e Trojeve Etnike.
Ketu ndodhi dhe carja e madhe. Komunistet tradhtuan marreveshjen e arritur dhe filluan luften ndaj shqiptareve me bindje te ndryshme politike. Ata vendosen te bashkepunonin me komunistet jugosllave gje qe nuk u pranua absolutisht nga forcat nacionaliste.
Keta te fundit u gjeten midis dy zjarreve, nga njera ane komunistet dhe nga ana tjeter pushtuesit fashiste.
Disa prej tyre zgjodhen te bashkepunonin me fashizmin duke pare si rrezik me te madh per Shqiperine dhe Trojet Shqiptare Regjimin Komunist qe mund te instalohej ne rast se keta do te fitonin.
Dhe Koha pak a shume u dha te drejte.
Por problemi tani pas shume viteve nuk shtrohet tek merita e njeres apo tjetres pale ne lufte, por tek Ata qe Dhane Jeten ne Lufte per kete Komb.
Ne rast se do te menjanonim Kolaboracionistet atehere duhet filluan me pare nga Komunistet te cilet bashkepunuan me armikun tone shekullor, Serbine dhe Jugosllavine duke prere ne Bese Shqiptaret e Kosoves dhe te Trojeve te tjera, ashtu si nacionalistet e Shqiperise.
Pastaj mund te kalojme tek Kolaboracionistet e fashizmit qe sic e tregoi koha ishte relativisht e keqja me e vogel qe i ndodhi popullit tone.
Por po ti futemi kesaj gjeje, do te hapim me teper konflikte dhe plage, prandaj mendoj se eshte koha qe ato plage te mbyllen perfundimisht.
Duhet bere nje Rikoncilacion Kombetar ku te gjitheve ti njihen Meritat pavaresisht nga Rruga e Ndjekur.
Pra ne Varrezat e Deshmoreve duhet te gjendet eshtrat e te gjitheve, Partianeve, Ballisteve e te gjithe te tjereve qe dhane jeten ne Luftime.
Duhet te njihen meritat e luftetareve Kosovare me ne krye Shaban Palluzhen te cilet nuk e nderprene luften nga Jugosllaveve dhe u prene ne Bese nga vete Shqiptaret.
Dhe per te ardhur ne Kohet e Sotme. Duhet te njihen si Heronj te gjithe ata qe luftuan dhe u vrane ne Lufte ndaj Serbise dhe po vriten akoma sot e kesaj dite. Shqiptaret duhet te lene bindjet politike kur vjen puna tek Mirenjohja per Gjakun e Derdhur dhe ti rezervojne nje cope toke si nderim per ate gjak.
Duhet te permenden e te mos harrohen ata shqiptare nga Shqiperia qe dhane jeten ne Kosove dhe ata shqiptare te Kosoves qe luftuan dhe u vrane ne Shqiperi.
Pak shqiptare e njohin emrin e Indrit Cares dhe te djemve te tjere qe luftuan me trimeri.
Deshmoret Shqiptare kushdo qofshin duhet te nderohen. I takon shtetit shqiptar dhe shoqerise shqiptare qe te jape kontributin e saj ashtu si sikur kur te gjithe u mbodhen me parrullen:
"Pa dallime Feje, Krahine, Ideje".
Krijoni Kontakt