te falemnderit eagle black mirpo nuk e di mjeku po thote qe qumeshti eshte i balancuar e i permban te gjitha vetem s emu po me doket qe eshte teper i plote e po me dhimbset se shume i plote eshte rrath rath e po mundohna bile ndonje qaj apo vetem uje
ylli i mëngjesit
shume i trash o e nga trashesia mishi ju ka nda rrath rrath, ne kendej nga kosova ashtu i themi ju me duket se i thoni bullafiq
ylli i mëngjesit
ja kemi ba te gjitha egzaminimet kardiologjike si dhe analizat e tjera per te qene me te sigurt sepse keto 15 vitet e fundit ne QKU-Qendren klinike universitare te kosoves ska pas femije aq te shendosh qysh 2 muajsh, me te shendoshin e kish pas 6500 po flasim per diten qe i mbush 2 muaj, ndersa ky diten qe i ka mbush 2 muaj i ka pas 8500
ylli i mëngjesit
te gjitha analizat i kan dal super vet gjenet jane ne pyetje
ylli i mëngjesit
qumeshti i nenes forcon muskujt e gojes tek foshnja pos te tjerash
meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...
Tani von ne nje kampion nga te gjith grat e evropes u analizua qumshti dhe ai i nenave shqiptare doli me me vitamina naturale e ai me i pastri .
Qartesoj kete te fundit duke shtuar qe ishte dhe qumeshti me i paikunuar nga lendet e shumta konservuse o detergjentet qe berdoren tashme ne cdo vend te evropes.
Fillimisht Leka te jetoj gjate me shendet te mire e lumturi dhe me prind.
Ne postin e parë, kur permende 8500gr, mendova se e keni shkruar gabimisht sepse femiju nuk mund te shtoj per dy muaj me shume se 2500gr por me posht e pash se keshtu qenka.
Sa kg ka lind Leka sepse nga kjo qe po shkruan po duket se ka lindur mbi 5 kg apo jo?
Kur po thua nuk e merr biberonin, cka eshte biberoni? A eshte gota qe ka kapakun me vrima? Nese nuk gaboj kjo eshte per femijet mbi 6 muaj e jo per beba. A po ndoshta biberon e quani shishen e qumështit?
Nese Leka ka lindur nen 5 kg atehere lirisht mund te thuhet se keni qumeshtin e fort ose i jepni me shume se qe duhet, sepse per 2 muaj ti shtoj mbi 3500 eshte e tepert.
Analizoni dieten tende, provoni te ndrroni dhe shikoni si po shkon te beba. Gjithashtu mos i jep gji me gjate se 20 minuta nga njeri e 20 nga tjetri gji dhe çdo 3 orë. Vezhgo peshen per 1 muaj dhe nese ka shtuar mbi 1kg atehere provo te shkurtosh ne 15 minuta dhe per çdo 3 orë.
Sa herë del jasht beba, normalisht ish dashur te del sa here te pin qumesht por kjo varet sa shpejt e perpunon organizmi. Nga kjo peshë qe po tregon po duket se femiju i juaj nuk del edhe aq shpesh apo jo?
Bebave, e aq me pak bebes tuaj nuk i duhet qaji e as uji sepse qumeshti i nënës i permbanë te gjithat. Nena qe ka gji te mjaftueshem eshte e rekomanduar te ushqej femiun deri ne 6 muaj, madje edhe nese nuk i jep asgje tjeter, prap femiju do ti ka vitaminat e duhura.
Mirepo kur ti mbush 4-5 muaj mund te fillohet gradualisht ti ofrohet ushqimi si psh molle e shtypur, patate e shtypur apo pire siq i kan then ne Kosove. Femiu duhet te filloj ushqim tek kur te fillon te ulet vet dhe te mban koken lart. Kjo zakonisht ndodhe ne muajin e 6 te femijut. Gjithashtu edhe pse fillon me ushqim qumeshti i gjinit prap do ti duhet femiut por nese vendos me ndal krejtesisht atehere duhet ti japesh qumesht formula deri ne moshen 1 vjeqare e pas moshes 1 atehere qumesht te lopes. Normal sa me gjate qe do te pin qumesht aq me mire per eshtrat e femiut.
Une kam vajzen ( Gurra) 5 javeshe dhe ka shtuar 1020gr ndersa ka lindur 3800gr. Nese e shikon vajzen time edhe te kjo kan filluar rrathet neper kembe dhe duket se po plotesohet mirepo kur po thua se femiju yt 8500 atehere mund te paramendoj brengen tuaj.
Nuk duhet te brengoseni shume mirepo kish me qenë mire te kontrolloni dieten e Lekes. Nuk ju sugjeroj te ndaloni te ushqyerit me gji sepse edhe nese filloni me formula prap do te varet sa do ti japesh. Keshtu qe ne vend se te ndaloni krejtesisht atehere gradualisht ja zvogelon masen e qumeshtit.
Normalisht ne javet e para beba pinë 30-60ml e kur ti mbush 1 muaj veq i duhet 90-120ml, kjo per cdo here qe te ushqehet ndersa gjate 24 oreve po flasim prej 400-800ml.
Ndersa mbi 2 muaj beba do te pinë prej 120-180ml apo 700ml deri ne 1l gjate 24 oreve.
0-2 javë 30-60ml (çdo herë)
2-8 jave 90-120ml(çdo herë) ndersa gjate 24 oreve 400-800ml
2-6 muaj 120-180ml (cdo here) ndersa gjate 24 oreve 700ml - 1L
Normalisht per cdo kg te femijut duhet ti jipet 150ml qumesht mbrenda 24 oreve dhe nese e kalkuloni peshen e femijut tuaj mund te dini nese i jepni mjaft apo jo.
1kg=150ml
2kg=300ml
3kg=450ml
4kg=600ml
5kg=750ml
6kg=900ml
7kg=1050ml
8kg=1200ml
8.5kg=1275ml femiut tuaj i nevojitet sipas peshes qe ka. Por nga mosha, vetem 2 muaj, atehere kjo eshte e dyfisht me qe kerkohet ne moshen e tij.
Eshte veshtire te dihet sa ml i jepni meqenëse vetëm me gji e ushqeni por nese ke mundesi te perdorni pompen dhe ti mbushni shishet, me kete mund te dini sa ml ka nje gji e sa tjeteri dhe nga kjo shishe mund te dini sa po pin Leka per 1 herë e pastaj leht e kalkulon, sa here ne dite dhe ne fund gjithesejt.
Sidoqoft nese te duhet ndonje info me shume me lajm, si nëna te bebave me moshë gati njejte, mund te shkembejm info.
Ju pershendes
Ardita, nëna e Lekes 6.5 vjet dhe Gurra 5 javeshe(30.jan.09)
P.S Kam shkruar me emer te Flag, burrit tim
se kisha menduar kurre te ishte kaq i shtrenjte qumeshti i nenes
ti gezohesh edhe nje pike qe del
ca femra qe lindin ne manyre te natyrshem e kane me pak problem prodhimin e qumeshtit, sepse kontakti i pare trup me trup me femijen e pershpejton prodhimin, ndersa mjafton nje operacion dhe qumeshti vonohet mbi 6 - 7 dite dhe femija nje here te fuse biberonin ne goje e ka shume te veshtire ta pranoje gjirin dhe kur e pranon nga lodhja se nuk i vjen aq sa duhet dhe lehtesisht si ne biberon nuk di te pije ne menyre korrekte por nga padurimi kafshon
ne maternitet ishte nje frigorifer ku nenat vinin qumeshtin e terhequr me pompe dhe shikoje ca shishe te vogla te mbushura me 2 apo 3 ml qumesht dhe e ruanin si gjene me te shtrenjte per t'ja dhene femijes .......................
Upss ngaterrova teme
pershendetje Marya
Edhe une kam 10 dite qe kam lindur dhe vajza ime akoma nuk ma heqen qumshtin e gjoksit se u mesua me bibiron,,e heq me pompe dhe ja jap sa e ve ne gjoks qan se nuk e thieh dot sa pi bibironin nxiton sa nuk mbytet e ze dhe lemza,, po kam frike a e demton pompa gjoksin
urime ela dhe me jete te gjate cupa, ja shpetove tani, megjithese fillojne meraqe te tjera, shpresoj se ke pasur lindje te lehteEdhe une kam 10 dite qe kam lindur
mesohen se e kane me te lehte me biberon, femijet kane nje uri te dhimbshme dhe duan tu vije shume qumesht ne pak kohe dhe lehtesisht , pa shume sforcimedhe vajza ime akoma nuk ma heqen qumshtin e gjoksit se u mesua me bibiron
mos u be merak , edhe cupa ime keshtu e pine me nxitim gati e gelltit te gjithe koken e biberonit dhe shpesh sikur mbytet,hiqja biberonin sa te qetesohet dhe mos e mba te shtrire , mbaje te ulur ,dhe perpiqu pas pirjes mbaje ne krahe rreth 30 min sa ti dali ajri qe gelltit bashke me qumeshtin nga nxitimi.,,e heq me pompe dhe ja jap sa e ve ne gjoks qan se nuk e thieh dot sa pi bibironin nxiton sa nuk mbytet e ze dhe lemza
pyetje te tilla nuk kane vend kur vjen fjala per shendetin e femijes, perpiqu ti japesh sa me shume qumeshtin tend te pakten tre muaj, e di qe eshte e lodhshme, sa te del edhe kurrizi , por me mire te dale kurrizi tre muaj te pakten se sa te vuash gjithe jeten me nje femije qe te semuret shpesh......po kam frike a e demton pompa gjoksin
ka kremera, quhet lanoline, nas nuk gjen atja, perdor kremera me baze vaseline, ose stick qe perdoren kur thahen buzet ne dimer
megjithese tash nuk e pranon gjrin , insisto se do mesohet, do ndieje afshin tend dhe do qetesohet , ky kontakt stimulon edhe qumeshtin.
Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 21-06-2011 më 06:43
Mua me duket, sikur ska shume qe ti kerkoje ndihme, sugjerime si tja beje se te vinte te yack-je. Kur e linde kaq shpejt ti? Damn, koha fluturon, dhe ne se marrim vesht fare. Urime njehere, ne lidhje me lemzen, ashtu i ze lemza sa jane ne muajin e pare. I ze shpesh. Kije parasysh sa here ta ushqesh, mbasi te mbarosh, ktheje pak si permbys ose ngrije pak ne preherin tend, veri 1 dore para te gjoksi , ne te njejten kohe ti mbash dhe koken, dhe bjeri pak mbrapa, lehte te kurrizi derisa te degjosh qe do gromesije. Kjo eshte e rendesishme sa here te mbaroj se piri, pasi kur pijne thithin dhe ajer, dhe u krijohen gazra ne stomak dhe kane dhimbje barku. Duke ja nxjerre jashte, i rehaton, dhe jane me te qete.
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Krijoni Kontakt