Postuar më parë nga
_AuLoNa_
PS. Bato te vodha kete indekset e numrave... : P
Mirë bëre, sepse ka fjalë që nuk kuptohen nga të gjithë dhe ato duhen shpjeguar. Të përshëndes me këtë këngë për Kurveleshin, meqë je andej.
Postuar më parë nga
Dalan
Ja të paça Bato, një dolli për ty!
Gëzuar Dalan! Ja dhe unë po vij sot me një këngë të re.
Ansambli “Çipini” është një grup polifonik i kryesuar nga Tomor Lelo, që ka mbledhur disa nga emrat më të njohur të këngës labe. Kënga i kushtohet Kurveleshit, një zone malore të Labërisë, që është shquar në histori për luftra. Ajo këndohet nga dyshja e njohur e Grupit të Bënçës së Tepelenës, Goliku dhe Paroja, që edhe pse të kaluar në moshë, pasioni për këngën labe nuk u shteron.
Kurvelesh, zëmra ime – Grupi “Çipini”
Marrës: Golik Jaupi, Përparime Zilfaj
Kurvelesh, o mal mbi male
vapor i steresë¹ mbi halle
heronja përmbi st(ë)rralle
burojnë në këngë e në valle
Kurvelesh zëm(ë)ra ime
përvëluar, bërë thërrime
(përsëritet pas çdo strofe)
Këtu që përpara Hënës
gur i babës dhe i nënës
dhe loton dhe ja merr këngës
këtu dega i ngjan rrënjës
Këtu çdo ditë është një datë
këtu çdo gjurmë është një shpatë
këtu shkëmbonjat me borë
kanë përmbysur perandorë
Këtu besa dhe betimi
trimëria dhe guximi
këtu i pari çlirimi
ku pi foshnja qumësht gjiri
Këtu majat s'quhen maja
përmbi to janë bijtë e saja
këtu hordhitë e mëdhaja
hyjnë bejka² dalën llaja³
1) toka e thatë dhe e fortë e bregdetit
2) dele të bardha
3) dele të zeza
Krijoni Kontakt