Grupi Ndėrkombėtar i Krizave kritikon UNMIK-un se ka lejuar ndarjen e Kosovės
--------------------------------------------------------------------------------
Nju Jork, 3 qershor 2002 - Grupi Ndėrkombėtar i Krizave (ICG), njė institucion politik i pavarur, ka kritikuar ashpėr Misionin e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), qė, sipas tij, ka lejuar ndarjen e Kosovės nė enklava serbe dhe shqiptare.
Nė njė raport tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG) thuhet se UNMIK-u ka bėrė shumė pak pėr tė sfiduar influencėn e vazhdueshme tė Beogradit nė veriun e dominuar nga serbėt.
Pavarėsisht rezolutės 1244, sipas sė cilės Misioni i Kombeve tė Bashkuara duhet tė ketė kontroll mbi gjithė territorin e Kosovės, Serbia ende kontrollon shėrbimin shėndetėsor, arsimin dhe drejtėsinė nė enklavat serbe nė veri.
Raporti i ICG-sė shkruan se Beogradi madje ka financuar grupe qė kanė pėrdorur dhunėn ndaj policisė sė Kombeve tė Bashkuara, veēanėrisht nė qytetin e Mitrovicės. Situata, sipas raportit rrezikon tė kėrcėnojė bisedimet pėr tė ardhmen e Kosovės.
Krijoni Kontakt