Keni shume te drejte. Edhe une bie dakort me ju.
Po shpjegoj librat e mij.
Padurimi i Zemres - Stefan Cvajg
Eshte rrotull nje ushtari qe marton nje vajze te pasur qe nuk ecen dot sepse donte ta bente te lumtur. S'u tregoj me shume se me duket sikur do e prish efektin e librit.
Wuthering Heights - Emily Bronte
Drame me kusherinjte, e me vellezer e motra, e me shoke... rremuje e gjitha! Por shume prekese & romantike. Ne Anglisht eshte teper e lodhshme ta lexosh pasi eshte shkruajtur shume kohe me pare.
Perbindeshi - Ismail Kadare
Pasqyron mitologjine Greke me kalin e Trojes dhe Helenen, por eshte me moderne. Me sa mbaj mend une (pasi kam 10 vjet qe se kam lexuar, dhe dikush tjeter mund ta shpjegoje me paster) vajza, Helena, ishte e fejuar. Takon nje djale tek darka e fejeses dhe iken me te.
To Kill a Mockingbird - Harper Lee
Eshte rrotull viteve '50 ne shtetet e jugut te Amerikes kur atehere kishte shume diskriminime kundra zezakeve. Flet per nje vella e moter dhe te jatin e tyre i cili eshte avokat dhe merr persiper te ndihmoje nje zezak i cili eshte akuzuar per perdhunimin e nje vajze te bardhe.
The Handmaid's Tale - Margaret Atwood
Eshte shkruajtur ne vitet '70-'80, dhe autorja ka marre ndodhira nga gjithe bota dhe i ka futur ne kete liber. Kur i bashkon te gjitha keshtu, bota te duket teper e veshtire... dhe e neveritshme. Me mire lexojeni vete dhe krijoni idete tuaja.
Dune - Frank Herbert
Keto serite jane vertete droguese! Eshte shkruajtur me shume imagjinate dhe kujdes. Nuk me nderruan jeten, mendoj, por besoj qe shkrimtari qe i shkroi eshte nje gjeni. Ka disa referime tek Islami dhe shkruan pak per kulturen e Lindjes se Mesme.
Kete me poshte, nuk e permenda me pare, por po e ve dhe kete ne liste:
1984 - George Orwell
I njejti autor qe shkruajti "Animal Farm" ku te gjitha kafshet jane te barabarta, por disa kafshe jane me te barabarta. Eshte shkruajtur ne 1948 (ve re numrat 48/84) ku George Orwell shkruan per te ardhmen. Liber teper... i erret (s'di tjeter fjale ta shpjegoj).
Krijoni Kontakt