.SA KOHE DUHET TE PRESIM DERI NE MOMENTIN E INTERVISTES ?
Eshtė e kuptueshme qė , menjėherė, me marrjen e vendimit pėr tė emigruar, pjesa mė e madhe e personave qė dėshirojnė kėtė gjė, ėshtė qė tė marrin sa mė shpejt vizėn. Pėr ēka i takon kandidatėve nga Europa Lindore, dėshira e tyre ėshtė e pėrshpejtuar dhe prej rėnies sė shpejtė tė vlerave tė tė mirave materiale, ku prej shitjes sė tyre bazohen pothuajse tė gjithė kandidatėt pėr emigracion, pėr tė patur fondin e nevojshėm te vendosjes sė tyre nė Kanada (fond, i cili i kalon zakonisht tė 10 mijė $ USA, pėr njė familje standart, me dy femijė). Pėr kėtė gjė, komuniteti i emigrantėve tė mundshėm, ėshte mjaft sensibėl ndaj shumė formulash magjike, tė cilat mund tė shkurtojnė periudhėn e kėtij procesi.
Teksti i mėposhtėm ka pėr qėllim rikujtimin e elementėve pėrkufizues tė sistemit kanadez tė seleksionimit si dhe pėr tė kuptuar ēfarė mund tė bėhet dhe ēfarė smundet pėr tė shpejtuar pėrfundimin e nje dosje emigracioni.
Pėrpara se ti referohemi periudhės sė procesimit (processing times), duhet qė tė kemi parasysh faktin se, sistemi kanadez i seleksionimit nuk ėshtė njė llotari, siē ėshtė ai amerikan. Ai bazohet nė njė seri tė sofistikuar kriteresh, pėrmbushja e tė cilėve nuk ėshtė fare e lehtė pėr pjesėn mė tė madhe tė kandidatėve dhe, tamam pėr kėtė, kėrkon njė pėrgatitje tė vazhdueshme dhe mjaft tė hollėsishme, si pėrpara, ashtu dhe pas vendosjes sė dosjes nė ambasadė. Qėllimi kryesor, pėr tė cilin kandidati angazhon njė profesionist (avokat apo kėshilltar), duhet tė jetė nė rradhė tė parė, jo shkurtimi i periudhės sė procesimit tė dosjes, se sa realizimi me sukses i pėrfundimit tė saj nėpėrmjet marrjes sė vizės sė rezidentit tė pėrhershėm nė Kanada.
Mbas prezantimit tė kėtyre tė dhėnave nė fillim tė kėtij materiali, tani le tė merremi me hollėsirat e sistemit tė seleksionimit, me pasoja mbi periudhėn e procesimit tė dosjeve. Qė nė fillim duhet tė kuptojmė se qė tė gjitha zyrat kanadeze tė vizave (konsullata, ambasada, apo dhe qėndra procesimi), respektojnė mjaft strikt dy rregulla bazė:
- Menjėherė mbas regjistrimit tė dosjes, me respektimin e tė gjitha kushteve legale (respektivisht, pagesa e taksės sė procesimit , kompletimit korrekt tė formularėve si dhe vendosjes bashkė me to, tė gjithė dokumentave tė nevojshme), njė kėrkesė pėr emigracion e cila plotėson minimumin e 60 pikėve nė letėr (paper screening), do tė ēojė nė mėnyrė tė sigurtė nė programimin e njė interviste, pėrvec rasteve kur kandidati ka fatin qė ti akordohet viza pa intervistė (duke pėrfituar prej njė interview waiver). Eshtė, pra, komplet pa bazė frika e disa personave qė, kalimi i njė periudhe kohe mė tė gjatė pa u programuar ndonjė intervistė, do tė thotė braktisja e kėtij rasti ose mbyllja e dosjes prej autoriteteve kanadeze.
- Tė gjitha kėrkesat pėr emigracion tė cilat i takojnė njėrės dhe tė njėjtės klasė emigrantėsh (independent immigrants, family class, refugee claimants etj.), janė tė programuara pėr intervista strikt sipas rradhės sė regjistrimit tė tyre (on a first come, first servedbasis). Megjithatė, kjo rregullė, aplikohet vecmas nė nivelin e cdo konsullate dhe jo nė nivelin e sistemit nė pėrgjithesi. Pėr kėtė gjė, dy kandidatė tė cilėt kanė vendosur kėrkesėn e tyre nė tė njėjtėn ditė, por nė konsullata kanadeze tė ndryshme, nė mė tė shumtėn e rasteve, do tė programohen pėr intervista nė data tė ndryshme, nė varėsi tė ritmit tė punės tė cdo njėrės prej tė dyjave konsullata. Nė kuadrin e ēdo njėrės prej tyre, rradha aplikohet strikt, dhe asnjeri, qoftė ai avokat apo funksionar i ambasades, nuk do tė mund tė rregullojė dosjen e ndonjė kandidati nė mėnyrė qė tė kalojė rradhėn, mbi tė tjerėt.
Krijoni Kontakt