Nė 75- vjetorin e lindjes sė shkencėtarit tė parė qė bėri evidentimin e unitetit dhe tė diversitetit nė zhvillimin e kulturės ilire gjatė epokės sė hekurit nė Shqipėri si dhe tė etnogjenezės autoktone tė saj nė kėtė trevė jugore tė Adriatikut

Frano Prendi, Themeluesi i Prehistorisė Shqiptare

Dr. Moikom Zeqo

Para disa ditėsh mė erdhi pėr t’u takuar nė zyrėn time, nė Muzeun Historik Kombėtar, miku im i vjetėr dhe shumė i ēmuar, arkeologu Frano Prendi. Mė tha se do tė shkonte disa kohė nė Francė, nė Paris ku jetonte njė nga vajzat e tij e martuar. E njoh mirė Frano Prendin, njoh akribinė e tij shkencore tė rrallė, tipin e tij tė mirė dhe gazmor, tepėr tė butė dhe pasionant. Por njoh mirė nė substancė krijimtarinė e tij tė pazakontė shkencore dhe e quaj veten me fat qė pėr mė shumė se 10 vjet kam qenė koleg me kėtė njeri. Para se tė ndaheshim si rastėsisht mė tha se ky ishte viti i 75- vjetorit tė tij tė lindjes. Unė u stepa dhe ndieva njė trishtim tė thellė pėr faktin qė ky shkencėtar me njė kontribut kaq tė madh nė arkeologjinė shqiptare ėshtė gati i harruar tėrėsisht nga mediat, nga buja ciklike qė ekziston sot nė Shqipėri dhe i lėnė nė harresė tė pamerituar nga kolegėt e tij. Askush nuk ka shkruar dy radhė, qoftė pėr 70- vjetorin e Frano Prendit, qoftė edhe tani nė 75 vjetor nuk ka programuar askush qė tė organizohet njė veprimtari nderimi, ku tė paktėn tė thuhen publikisht meritat e veēanta shkencore dhe njerėzore tė Frano Prendit. E ndiej nė mėnyrė thelbėsisht tė vetėdijshme tė them diēka “urbi et orbi” pėr kėtė figurė e personalitet tė spikatur tė kulturės kombėtare nė Shqipėri.
Frano Prendi ka lindur mė 1928 nė Shkodėr, ku kreu studimet e mesme. Nė momentin historik ai u lidh aktivisht me antifashizmin shqiptar dhe ka statusin e veteranit tė luftės. Studimet e larta i bėri pjesėrisht nė Fakultetin Filozofik tė Beogradit dhe pjesėrisht nė Fakultetin Historiko-Filozofik tė Sofies, ku u diplomua si arkeolog mė 1951 me rezultate tė shkėlqyera. Pas studimeve u emėrua arkeolog, ku gjithė jetėn qe i tillė, pa u dyzuar. Ai ka qenė krijuesi dhe drejtuesi i sektorit tė prehistorisė nė Institutin Arkeologjik tė Tiranės. Krijimtaria kėrkimore me Prendin fillon mė 1953 nė varrezat tumulare ilire, qė nga viti 1960 qe drejtuesi kryesor i gėrmimeve tė mėdha dhe tė vėshtira, si nė vendbanimin shumė tė rėndėsishėm prehistorik tė Maliqit, tashmė gjėrėsisht i njohur nė arkeologjinė botėrore, nė vendbanimin neolitik tė hershėm tė Podgorisė, nė vendbanimin neolitik tė Kamnikut tė Kolonjės, nė vendbanimin prehistorik tė Sovjanit tė Korēės, nė shpellėn e Blazit tė Matit, nė qytetin ilir tė Irmajt dhe nė atė tė Lisit. Botimet dhe monografitė e tij shkencore tė njė cilėsie tė lartė, botuar nė shqip dhe nė gjuhė tė huaj po i bėjnė njė krijimtari tė admirueshme, qė nuk pėrfshihet nė disa vėllime tė mėdha. Frano Prendi, si arkeolog i terrenit ka jetuar me vite nė ekspeditat arkeologjike, mes njerėzve me njė kujdes tė spikatur, por nuk ėshtė shkėputur nga tryeza e shenjtė e dijetarit, duke shfrytėzuar njė bibliografi kolosale. Ndėr meritat e patjetėrsueshme tė Prendit janė:
1. Krijimi i shkollės sė prehistorisė shqiptare pėr herė tė parė nė Shqipėri, ku u pėrgatit njė brez i tėrė historianėsh qė punojnė nė kėtė rrafsh ende dhe sot; 2. Futja e metodave bashkėkohore, qė nuk njiheshin mė parė nė gėrmimet arkeologjike tė prehistorisė; 3.Veprimtaria shumėvjeēare mėsimdhėnėse universitare; 4. Orientimi dhe udhėheqja e drejtpėrdrejtė e arkeologėve tė rinj, duke luajtur kėshtu rolin e njė dekani tė arkeologjisė nė Shqipėri.
Mė 1997, kur unė studioja nė Washington D.C. nė bibliotekėn e madhe tė Dumbarton Oaks befas pashė nė vėllimin e tretė tė botimit akademik tė Kembrixhit “The Cambridge Ancient History”, nėn udhėheqjen e dijetarit gjenial anglez Hammont, tė pėrfshirė tė parin studim pėrgjithėsues tė njohur nė botė nga Shqipėria “The prehistory of Albania”, tė shkruar nga Frano Prendi.
Askush deri mė sot nuk e ka arritur njė lartėsi tė tillė, pėr tė qenė nė nomenklaturėn e dijetarėve mė tė mėdhenj nė Evropė nė botimin me rėndėsi botėrore tė Kembrixhit. Ky studim i Frano Prendit fare mirė mund tė botohej nė njė libėr mė vehte. Aty mund tė kuptosh kapacitetin e tij, pėrvojėn e shumėfishtė dhe modernitetin bashkėkohor tė koncepteve tė tija arkeologjike. Vetė Hammont e ka cilėsuar studimin e Prendit si “studim tė pėrsosur”. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė Frano Prendit i referohen dijetarėt e huaj, jo vetėm pėr kėtė studim fundamental pėr prehistorinė e Shqipėrisė por edhe pėr studime tė tjera tė botuara nė revistat autoritative tė arkeologjisė botėrore, kurse nė Shqipėrinė e tij dhe tonėn nuk dinė pothuaj asgjė pėr kėtė kontribut.
Prendi ka marrė pjesė nė shumė kongrese dhe simpoziume ndėrkombėtare si nė Angli, Francė, Gjermani, Hollandė, Itali, Turqi, Rumani, Bullgari, Greqi, Kroaci, Serbi, Slloveni, Bosnje, Spanjė etj. Ka mbajtur leksione pėr prehistorinė shqiptare nė Institutin Arkeologjik Gjerman nė Athinė, nė Universitetin e Athinės dhe atė tė Janinės, nė Institutin Arkeologjik tė Sofies, nė Universitetin e Leēes dhe tė Barit, nė institutin prehistorik tė Heiderbergut. Ai ėshtė bashkėpunėtor i Historisė sė Shqipėrisė, botim i vitit 1959 dhe i Historisė sė Popullit Shqiptar, 2002, botime kėto akademike. Ėshtė bashkautor i librit “Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė” dhe i botimit frėngjisht “Less Illyriens”. Ėshtė bashkautor i Katalogut tė Ekspozitės sė Hildeshajnit, nė Gjermani, qė ėshtė botimi shkencor mė i pėrsosur pėr arkeologjinė shqiptare nė botė. Ėshtė anėtar nderi i Institutit Arkeologjik Gjerman, anėtar nė Kėshillin Ndėrkombėtar tė Studimeve Indevropiane dhe Thrake, anėtar i Komitetit tė Revistės “Prehistoire Europenne” tė Universitetit tė Liezhit (Belgjikė) si dhe tė “Bulletin de la societe prehistorique Ariege Pyrennees”. Prendi ka pėrgatitur pėr botim monografinė mbi 300 faqe “Epoka e bronxit tė hershėm dhe tė mesėm nė Shqipėri”. Ai ėshtė pjesėmarrės nė disa botime enciklopedike, botuar nė frėngjisht dhe italisht, ku ka shkruar artikujt pėr historinė e Kaonisė si dhe pėr vendin e Shqipėrisė nė Evropėn prehistorike nė librin “Recherches franco-albanaises” V.I etj.
Ēfarė ka tė veēantė dhe tė pazevendėsueshme Frano Prendi?
Ai ėshtė themeluesi i prehistorisė shqiptare, e cila mė parė nuk ekzistonte dhe ndėr opinionin e shumė dijetarėve tė huaj, duke pėrfshirė edhe Leon Rey “prehistoria nė Shqipėri qe njė njollė e bardhė”. Tė themelosh njė shkollė dhe tė jesh prijėtar i prehistorisė shqiptare, si tė thuash Gjon Buzuku i studimeve prehistorikė nė Shqipėri nuk ėshtė njė gjė e vogėl dhe e parėndėsishme. Prendi ėshtė i pari qė krijoi sistemin e periodizimit dhe tė kronologjisė pėr tė gjitha epokat prehistorike, i pranuar edhe nė shkencėn evropiane. Ai ėshtė i pari qė shkroi pėr strukturimin e kulturave prehistorike shqiptare nė njė areal tė gjerė prehistorik tė Ballkanit dhe mė tej tė Evropės Juglindore. Ai ėshtė i pari qė bėri pėrcaktim tė specifikave rajonale tė zhvillimit kulturor nė Shqipėri gjatė neolitit dhe epokės sė metaleve tė hershme. Ai ėshtė i pari qė bėri dhe njė sintezė tė goditur tė artit tė epokės sė neolit dhe eneolitit. Ai ėshtė i pari qė bėri evidentimin e unitetit dhe tė diversitetit nė zhvillimin e kulturės ilire gjatė epokės sė hekurit nė Shqipėri si dhe tė etnogjenezės autoktone tė saj nė kėtė trevė jugore tė Adriatikut. E pėrmenda disa herė fjalėn “i pari”. Kjo ėshtė absolutisht e vėrtetė, sepse proverbi latin thotė “Scripta manent” d.m.th. “E shkruara mbetet”. Atėhere pse ėshtė kjo heshtje e pamerituar rreth kontributit tė Frano Prendit?
Para disa vitesh ai qe i vetmi arkeolog qė i mori tė gjitha votat pėr t’u paraqitur si kandidaturė pėr t’u bėrė anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė.

Pėrse vallė nuk e kanė bėrė akoma?

Mund tė kesh sy dhe nuk do qė tė shikosh, mund tė kesh veshė dhe nuk do qė tė dėgjosh. Po shkenca duke qenė logjikė e pamėshirshme kėrkon dhe vlerėsim racional tė pamohueshėm tė veprės dhe tė krijimtarisė sė Frano Prendit. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė kolegė tė tij kanė bėrė ēmos pėr ta lėnė mėnjanė, pėr tė mos e aktivizuar mė, kur ai ėshtė plot gjallėri dhe nė njė moshė ende tė fuqishme pėr tė punuar ashtu siē di vetėm ai.
Nė kapitullin e arkeologjisė shqiptare, prehistoria ka qenė zbulimi mė i madh, qė ndryshoi shumė gjėra pozitivisht dhe me fakte konkrete pėr autoktoninė. Njohės i mrekullueshėm i qeramikės prehistorike, Prendi asnjėherė nuk bėri marrėzira pėr tė thėnė qė preilirėt janė pellazgėt, ēka do tė krijonte ekuacionin e gjoja qeramikės pellazge nė gėrmimet prehistorike tė Shqipėrisė, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė dhe aspak e vėrtetuar.
Si pionier i kronologjisė prehistorike ai me seriozitet krijoi atė kronologji, qė sot shėrben pėr tė gjithė, madje edhe pėr kolegėt e tij. Si prehistorian i parė i madh i Shqipėrisė, Prendi i kalon pėr nga rėndėsia, kufijtė e vendit tė vet dhe ėshtė kėshtu njė dijetar i vėrtetė dhe i shquar edhe nė rrafsh evropian.
Kėto janė disa ravizime tė portretit tė Frano Prendit, mikut tim tė nderuar, i cili nė 75- vjetorin e tij tė lindjes ėshtė i tillė qė nuk mund jo vetėm tė harrohet, por gjithsesi ėshtė e detyrueshme nga tė gjithė ne, qė ai tė nderohet, sepse tė paktėn sipas mendimit tim statusin e akademikut ai e ka merituar tė paktėn qė 10 vjet mė parė. Nėse nuk e ka kėtė status nuk ėshtė faji i tij por i tė tjerėve.
Amen!

I pari studim pėrgjithėsues i njohur nė botė nga Shqipėria “The prehistory of Albania”, ėshtė shkruar nga Frano Prendi. Askush deri mė sot nuk e ka arritur njė lartėsi tė tillė, pėr tė qenė nė nomenklaturėn e dijetarėve mė tė mėdhenj nė Evropė nė botimin me rėndėsi botėrore tė Kembrixhit.

Ėshtė pėr tė ardhur keq qė Frano Prendit i referohen dijetarėt e huaj, jo vetėm pėr kėtė studim fundamental pėr prehistorinė e Shqipėrisė por edhe pėr studime tė tjera tė botuara nė revistat autoritative tė arkeologjisė botėrore, kurse nė Shqipėrinė e tij dhe tonėn nuk dinė pothuaj asgjė pėr kėtė kontribut.