INTERVISTE/ Ismail Kadare, shkrimtari yne i madh, analizon zhvillimet me te fundit ne Kosove. Pjesemarrja e perfaqesuesve te saj ne Samitin e Selanikut, raporti me nderkombetaret dhe rruga jo e pafund drejt pavaresise dhe integrimit europian. Nje rruge qe kalon paralelisht me heqjen e barrierave mes vete shqiptareve ne rajon

Nga Mimoza Cika-Kelmendi

Zoti Kadare, pas 4 vitesh te perfundimit te luftes ne Kosove, si do t'i vleresonit zhvillimet ne Kosove, rezultatet e deritanishme?

Njeriu duhet te jete i verber qe te mos e cmoje ate ndryshim te madh qe ka ndodhur, ndryshimet themelore qe kane ndodhur ne Kosove qe i dine te gjithe, s'eshte nevoja ti perserisim. Natyrisht pas nje vuajtje te gjate cdo popull ka gjithmone padurim qe gjendja te normalizohet sa me shpejt dhe une e kuptoj fare mire qe ne Kosove shqiptaret kane pretendime, kane ambicje pozitive per gjithshka, qe Kosova te evropianizohet sa me shpejt, qe ligjet te funksionojne, qe te shmanget nje lloj amullie me sa kam pare ne shtyp ,disa flama nga te cilat po vuan gjithe hapesira ballkanike sot, si puna e mafies, e krimit, e korrupsionit etj. Dhe te gjitha keto une i kuptoj fare mire. Vete ky padurim ka anen e vet pozitive, natyrisht kur nuk kthehet ne nje aksion trazues sic jane bere disa here perpjekje qe te krijojne acarime te renda qe demtojne rende kauzen shqiptare, te Kosoves.

Aktualisht ne Kosove institucionet vendase, parlamenti, presidenca, qeveria, politikanet ne pergjithesi pretendojne se ka ardhur koha qe te kene kopetenca me shume dhe pse jo, te gjitha kopetencat te kalonin ne duart e shqiptareve. Kete kerkese ju si e vleresoni zoti Kadare, a jane pjekur kushtet qe Kosova te drejtohet nga vete kosovaret?

Po. Derisa institucionet e Kosoves e kerkojne kete me kembengulje, kjo do te thote se kane besim ne kete gje, kane besim qe mund te jene te afte per te marre nje pjese te kopetencave.Une do te thosha ne kete drejtim qe Kosova, Ballkani, Shqiperia, te gjithe ne kemi ende nevoje per nje mbikqyrje europiane, bile do ta quaja mbikqyrjen europaine jo nje gje qe te cenon dinjitetin, autoritetin e ketyre vendeve, jo qe e cenon, por perkundrazi e ndihmon. Me duket se ka nderruar koncepti kur perpara kjo quhej ndikim kolonialist ose sundim kolionalist.Tani ndikimi europian kerkohet nga vete shtetet europiane. Te gjitha shtetet qe perpiqen te hyjne ne Europe si ato dhjete shtetet e ish lindjes qe hyne koheve te fundit, mbikqyrja europiane dhe ndihma europiane jane te lidhura bashkarisht, keshtu qe mendoj se duhet ndryshuar pak koncepti tradicional qe kemi per ate qe quhet sundim i te huajit. Te vijme konkretisht te Kosova. Une e kuptoj fare mire qe ka nervozizem shpesh per administraten e UNMIK- ut. Eshte e pashmangshme. UNMIK- u perfaqeson nje organizate te madhe boterore OKB, nje pjese e shteteve te se ciles nuk jane aspak me te zhvilluara se Kosova sidomos nga ana juridike ose nga ana e emancipimit, perkundrazi dhe natyrisht kjo oraganizate e madhe boterore ketu ka sjelle nje administrate, burokracia e se ciles nuk mund te perfaqesoje kurre anen e saj me te mire te botes. Prandaj ketu duhet te kete nje vullnet per mirekuptim dhe gjithmone nuk duhet humbur vizioni kryesor qe kjo adminsitrate sidoqofte udhehiqet nga nje pjese e perparuar e botes.

Pas 4 viteve te mbarimit te luftes ne Kosove, si e shihni te ardhmen e Kosoves, cili do te jete statusi i tij perfundimtar?

Per mua si njeri, si qytetar, si shkrimtar dhe per cdo shqiptar normal, kjo eshte nje gje qe nuk besoj se ngjall dyshime. Statusi i ardhshem i Kosoves eshte statusi i lirise, eshte statusi i pavaresise, eshte statusi i dinjitetit te plote te popullit shqiptar qe jeton ne Kosove ne bashkesine europiane. Kjo do te thote se kjo eshte e vetmja rruge e vetmja rruge nga duhet te ecet. Prandaj edhe ketu duhet lufta per pavaresi, deshira per pavaresi, puna per pavaresine me teper se lufta qe presupozon nje durim te madh, nje mencuri te madhe, qe nuk duhet humbur asnjehere strategjia, perspektiva qellimi kryesor. Kjo eshte nje rruge e padiskutueshme, ky eshte nje qellim i padiskutueshem. Kur them i tille, nuk them se do te vazhdoje apo do te vije pas shume dekadash .

Pershpejtimi i ketij hapi zoti Kadare ndikon pozitivisht per Kosoven dhe rajonin e Ballkanit?

Natyrisht cdo gje e mire qe ndodh ne Ballkan eshte e mire per te gjithe. Nje hapesire europiane ne Ballkan dhe Kosova tani per tani eshte pjesa qe ka me shume prani europiane se cdo zone tjeter e Ballkanit. Eshte nje gje e mire per te gjithe, eshte nje rrezatim i mire per te gjithe dhe s'ka pse te krijoje as xhelozi as nervozizem tek popujt e tjere, perkundrazi hapja e trasese europiane per popujt e Ballkanit perendimor kohet e fundit te gjithe e dine qe Europa ka shpallur angazhimin e saj shume me fort se perpara qe te kujdeset per Ballkanin perendimor dmth. per kete pjese te Ballkanit ku bejne pjese te gjithe Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe kjo eshte nje gje shume e mire per Ballkanin qe u vu si te thuash ne axhenden e dites, u vu me nje fare ngutje, me nje fare urgjence ndersa me perpara lihej si nje gje me mosbesim, si nje gje qe eshte veshtire se mund te ndodhi shpejt, kurse tashti kjo eshte nje gje pozitive se popujt e Ballkanit te gjithe, por ne rradhe te pare ne shqiptaret, por edhe fqinjet tane duhet ta kuptojne se ky eshte nje shans dhe ky shans ka 2 faktore kryesore: e para forcimin i lidhjeve me Bashkimin Europian nga njera ane dhe forcimin e lidhjeve me njeri- tjetrin domethene heqja e barrierave midis njeri- tjetrit per te parapergatitur keshtu ate qe quhet hapesira europiane. Dhe kjo mendoj une eshte garancia me e sigurte e problemit te pavaresise dhe statusit te Kosoves dmth. Kosova hyn ne menyre te gjere ne kete trase si te gjithe popujt e tjere.

"Dojce Vele"