Deshiroj te shkruaj ketu ne kete teme per fluturimin, per evolucionin e fluturimit te vertebroreve (kafsheve kurrizore sic jane shpendet) dhe insekteve. Dua te shkruaj per endrren dhe historine e perpjekjeve te njeriut per te arritur lirine e fluturimit. Keto shkrime jane te bazuara ne artikuj te perkthyer nga gjuha angleze dhe ne leximet personale rreth shkences se fluturimit. Shpresoj te jete nje diskutim interesant ne forum dhe ftoj te gjithe te shtojne diturine dhe mendimet e tyre rreth shkences dhe natyres se fluturimit. Deshiroj te shkruaj ne menyre kronologjike duke filluar me evolucionin e hershem te fluturimit dhe biomekaniken qe ben te mundur nje levizje te tille.
C'fare eshte fluturimi? Ne fjalorin anglez, 'flight' eshte levizja e nje objektit nepermjet atmosferes (ajrit) dhe hapesires (kozmike).
Para se ti futem evolucionit te fluturimit, duhet te flasim per menyrat e levizjes ne ajr.
E para eshte parashutja. Renja drejt tokes eshte parashutje edhe kur behet pa ndihmen e parashutes. Cdo objekt ka mundesine per nje levizje te tille e cila pa ndihmen e parashutes dergon ne perplasje te forte me siperfaqen e planetit.
E dyta forme e levizjes ne ajr eshte rreshqitja ne ajr. Ndryshimi ne mes parashutjes dhe rreshqitjes ka te beje me kendin e renjes drejt tokes i cili eshte 45 grade ose me i vogel. P.sh. kur hedh nje aeroplan te bere nga letra, ky objekt leviz ne drejtim horizontal per ca kohe derisa arrin siperfaqen e tokes. Parashutja dhe rreshqitja jane te kontrolluara nga graviteti dhe mund te arrihen jo vetem nga kafshet por edhe nga objektet e hedhura ne ajr.
Fluturimi eshte forma e trete e levizjes ne ajr dhe kjo eshte biomekanike ne nayre. Fluturimi ka te beje me perdorimin e muskujve special per te rrahur krahet me shpejtesine e duhur per te ngritur nje peshe ne ajr. Fluturimi eshte forma me e perdorur nga shpendet dhe insektet per te levizur ne ajr. Nje forme tjeter ne anglisht quhet "soaring" per te cilen gjeta si perkthim gjithashtu fjalen "fluturim" ne fjalorin shqip. Kjo forme e levizjes perdoret kryesisht nga shpendet e medhenj per shkak te peshes se rende. Gjate ketij lloj fluturimit, shpendet nuk rrahin krahet por qendrojne ne ajr me krahe te hapur per kohe shume te gjata dhe i rrahin krahet vetem per te zbritur ne toke dhe per tu ngritur ne ajr. Gjithashtu nganjehere i rrahin krahet per te rregulluar drejtimin dhe nivelin e lartesise. Ndryshimi me rreshqitjen ka te beje me kontrollimin nga ana e shpendit jo vetem te drejtimit te levizjes, por edhe me kontrollimin e pikes se uljes ne toke.
Do te vazhdoj me evolucionin e fluturimit ne vertebroret....
I
Krijoni Kontakt