Të nderuar z. Moderatorë, ju anëtarë të Forumit,
nisa këtë temë me qëllim të njohjes sa më të mirë të vendeve me rëndësi historike kombëtare, të cilat do tër të vizitohen.
Më thjeshtë, këtu ju ftoj të tregoni se ku në trojet tona etnike gjenden kështjella, kulla, ura, etj. me rëndësi historike.
Qëllimi pse po filloj një temë të këtillë është e thjeshtë por shumë domethënëse.
Që të dimë se ku gjenden këto vende.
Ka shumë kështjella e shumë objekte të tjera për të cilat kemi dëgjuar, do t'i kishim vizituar me shumë dëshirë, por nuk dimë se ku gjenden.
Prandaj, paraprakisht ju falënderohem për shkrimet tuaja këtu.
Leka nga Prishtina
Krijoni Kontakt